Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 946 947 948 949 950 951 952 953 954 [955] 956 957 958 959 960 961 962 963 964 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 20 Janar 2012 - 22:31:

Magjia e te berit gjerat ndryshe.....

Gjerat filluan te jene ndryshe qe kur ndame si familje planet e Vitit te Ri, qellimet e secilit. Prej entuziazmit do i kisha shkruajtur ne cope letre se cfare thane ata te dy, por padurimi i festave, muzika, dritat, fustanet,makiazhet, buzeqeshjet, kercimet, i ben fjalite e tyre te gdhendeshin ne mendjen time si germa te shnderritshme te shkruara ne beton gri.
Gjerat filluan te jene ndrsyhe me heret se aq, ne Nentor, ne Tetor? Apo Majin qe shkoi? Cataclyst te tille zor se e pershkruaj me nje fjali, nje perkufizim te thjeshte Websteri me 2 apo 3 sqarime me pas.

Por gjerat jane ndryshe sot. Sikur te jem ringjallur,sikur nje femije te kuptoje per here te pare se cokollata ka shije te embel, dhe i hapet nje bote tjeter shqisash dhe shijesh dhe perjetimesh qe nuk i dinte se ekzistonin por qe ngjarjet rrodhen si efekt dominosh aq bukur sa e cuan pikerisht tek cokollata e embel, e zeze ,e erret, e bardhe, me arra, me krem brenda. Ferrero cfare?

Nuk e di ju, por ky vit eshte nje vit ku shume gjera do ndodhin dhe pak gjera nuk do ndodhin. Ky vit eshte viti ku dashuria do shtohet ne syte e njerezve,do dergjet ne fjalet e tyre, do derdhet ne veprimet e tyre, do jete nje vit ne te cilin ai qe renkon do fluturoje dhe ai qe eshte i lodhur do riperterihet, asaj qe i jane shteruar energjite do kerkoj dhe do gjej. Do jete nje vit ku nqs nuk rrezikoj do humbas dhe nqs do humbas do jete teper vone, dhe nqs do jete teper vone do ia nis nga fillimi dhe kjo perseri do jete riperteritje. Ia vlen qe nje person t'ia nis nga fillimi ,nga zero-ja ndonjehere, e ben njeriun me mirenjohes....per gjithcka, PER GJITHCKA.
Ndoshta eshte si ajo puna e maceve qe thuhet se kane 7 jete, e nqs do bie poshte 7 here, patjeter qe duhet gjetur nje kafshe tjeter per te cilen flitet se ka 8 jete ,apo 9?

Kete muaj me ka ndjekur ideja se ka kaq shume gjera per te bere.
I AM HAUNTED! Ideja qe une dhe vetem une mund te shkruaj ashtu sic une shkruaj dhe mund ti them gjerat ashtu sic di ti them dhe krijoj pikturat ashtu sic di ti krijoj dhe keshilloj njerezit ashtu sic di ti keshilloj, dhe te nxjerr foto ashtu sic di ti nxjerr fotot,dhe te percjell shprese dhe dashuri ashtu sic di, dhe te sherbej po ashtu,dhe te guatuaj ratatouille...., te le nje gjurme , dhe te enderroj ashtu si......

DHE ME BREN PERBRENDA E NJEJTA GJE- A PO BEJ MJAFTUESHEM?
Nje brejtje te tille e kam nevoje, me nxit, me motivon perbrenda. Nuk eshte si ai motivimi sikur shkul dhembet, i ngadalte, i forcuar, ndoshta do quhej anti-motivim, sepse zemra nuk eshte pas veprimeve, pas fjaleve.
Eshte tek ZEMRA ( cuer) ku mblidhen te gjitha gjerat dhe pasionet.
Nje motivim pa zemer, do ishte i hidhet. Pa zemer nuk behet gje, vecse rrihet ne cepin e dhomes e strukur duke numeruar yjet nga larg, ose lufton duke shtrenguar dhembet sa te thyen dhe ia ve fajin te tjereve se pse tu thyen. E nqs dhembet arrijne te jente te forte, kthehesh ne arrogante, ul te tjeret poshte qe iu thyen ne proces apo qe s'kishin dhembe fare per kesoj punesh.
ZEMRA pas cdo veprimi eshte balm per shpirtin tim. Nuk dua te bej si atehere kur i vija me qellim vetes te gatuaja me shpesh dhe per tu frymezuar shikoja filmat 'Ratatouille' apo 'No Reservations' per te gatuar dicka unike se perndryshe..... Dhe me pas teksa motra kishte patur te njejten ide ( kish gatuar ratatouille prej filmit qe pame), une as qe e mora mundimin te gatuaja se ma kish 'kaluar.'
Sens te tille gare, qe une te jem e para.....jo, nuk ia vlen vertet, e para te them fjalen e fundit, e para te jem e para. DUA T'IA LE DJEMVE LOJEN E GARAVE. U SHKON ME SHUME ATYRE.
Zemra lidhet ngushte me dorezimin,me duart lart, me mendimin qe Ratatouille po s'u be nga dora ime, asnjeri nuk do e provoje si shijon kur e bej une. Menyra e zemres eshte e thjeshte, eshte e hapur, eshte autentike, sfidon erresiren. Dua autenticitet. Tashme kam nxjerre flamurin e bardhe. Zoti le te bej c'te doje me zemren time te frikesuar sepse nuk dua te jem e para, dua te jem e Tija dhe ai eshte Master i Autenticitetit.
Ndaj dua motivimin e paster dhe te sinqerte dhe kjo brejtje e fundit qe nuk po bej mjaftueshem eshte pikerisht motivim qe vjen per te arritur te prek zemrat me zemren time shume, shume me shume se c'mendoja me pare.

KETE VIT DUA TE NDRYSHOJ BOTEN, TI VE ZJARR!!

P.S. E ku i dihet, ndoshta do e provoj si behet ratatouille ndonje dite.


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 946 947 948 949 950 951 952 953 954 [955] 956 957 958 959 960 961 962 963 964 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.