Forumi Horizont Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Zgjedhjet Parlamentare 2013 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18743)


Postuar nga arturm datë 28 Qershor 2013 - 01:58:

Piktor!
A kam qene objektiv une kur ne oponence me PS kam thene:

Edi Rama ka bere harakiri me ndryshimet kushtetuese ne akord me Berishen?
Edi Rama nuk duhet te kandidoje per nje mandat te katert ne Tirane?
Edi Rama nuk duhet te pranoje ne grup parlamentar Dritan Priftin sepse ishte ipokrizi?
Edi Rama u tregua inkoerent kur u fut ne Parlament pas greves se urise (jo se nuk isha dakort me futjen, por pas dy vjetesh bojkot duhet te pakten te pranosh qe bojkoti ishte zgjidhje e gabuar)?
Kur nuk me ka pelqyer asnjehere lyerja artistike e Tiranes bojra bojra?
Kur i shtriu doren Sali Berishes pas Gerdecit?
Kur, pas politikeve, u fut ne zgjedhje per administrativet me te njejten KQZ te Ristanit e pastaj qahej nga Ristani?
Kur nuk beri dot aleance as me Hysni Milloshin dhe si rrjedhim humbi 1800 vota?
Kur e kam quajtur imoral takimin e Lalezit me Ilir Meten?
Kur them edhe sot qe aleancen me Meten Rama do ta paguaje shtrenjte ne drejtim te luftes kunder korrupsionit sepse shumica e atyre qe votuan LSI do kerkojne vende pune (dhe Iliri i trajton mire militantet e tij keshtu qe do rikthehet modeli i 20 perqindeshit me Salen)
etj etj etj.

UNE MENDOJ SE PO.

Ndersa nga shkrimet e tua me i kritikuesi ka qene ai "Jozefina ja ben 8 me 2 Boshtinarit" , ose edhe ato pak here qe ke "kritikuar" ja ke bere politikes (ose dyshes Rama-Berisha) ne pergjithesi, por asnjehere Sali Berishes me emer dhe mbiemer.

Sa per premtimet, nuk jam aq naiv sa te besoj qe Rama do beje mrekullira, asnje qeveri ne bote nuk e ploteson 100 programin elektoral, por ne Shqiperi keto premtime per momentin nuk kane rendesi (sipas meje), sepse ekonomia shqiptare eshte jashte c'do sistemi dhe rron vetem fale emigranteve.
E vetmja shprese qe kam une eshte qe te pakten te mundohet te rindertoje nje shtet te ri institucional, me institucione te pavarura dhe shtet ligjor. Liderat vene dhe vijne Piktor, sistemi duhet te jete i qendrueshem.
Kjo do ishte nje fitore e madhe, crrenjosja e Berishizmit institucional.
Fati deshi qe Rama te kete edhe votat e nevojshme per ta bere kete, keshtu qe pas kater vjetesh nuk mund te gjeje justifikime.

Ne fund te fundit, kjo mendoj qe eshte diferenca midis meje dhe teje, pas kater vjetesh une nuk kam asnje problem qe MOS t'ja jap me voten Edi Rames.


  Gjithsej 126 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 126 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.