Forumi Horizont Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dritëro Agolli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=95)
-- I madherishmi Dritero (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=673)


Postuar nga Fajtori datë 16 Mars 2010 - 00:13:

Macet në Shkurt

Macet një herë në vit themelojnë parti,
Shkurtin e kanë muaj themelimi,
Bëjnë programet plot macëri,
Macet një herë në vit themelojnë parti.

Macet bashkohen e bëjnë debat,
Bëjnë "mjau-mjau" mbi programet,
Natë e shkurtit të shkurtër zgjat,
Macet bashkohen e bëjnë debat.

Macet pas themelimit në oborr,
Nxjerrin thonjtë, zihen e bëjnë mitingje,
Dëgjojnë maçokun e madh orator,
Macet pas themelimit në oborr.

1991


  Gjithsej 143 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 143 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.