Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 952 953 954 955 956 957 958 959 960 [961] 962 963 964 965 966 967 968 969 970 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 03 Shkurt 2012 - 23:30:

Si ndryshohet Bota 101: 'Me fal'.

Ne nje bote ku ka shume dhimbje,me e llogjikshmja do ishte dhe te kishte shume 'Me fal.' Me shume te lendosh ,me shume duhet te kerkosh falje. Por nuk ndodh shpesh keshtu....aspak. Ndodh e kunderta. I fshehim dhimbjet tona sikur te donim te fshihnim nje sekret kaq te madh,ashtu sic bora e bardhe mbulon barin e zverdhur te vjeshtes qe iku ,ashtu sikur te jesh ne ballo maskash dhe mbi fytyren e hidheruar te vesh nje maske te shderritshme. Asnjeri s'e merr vesh me pas ne ishe e turbullt apo qeshje ate nate kur ajo beri ate koment ose ai u soll ashtu. Asnjeri pervec Zotit dhe teje.

Pse eshte kaq e veshtire qe pas gabimit te bere te kerkoj falje disa dite me vone..? Pse te mos ndoh po ate nate? PSE DUHET TE NDODHE GJITHSESI? Pse zemra duhet te zere kaq shtresa te trasha sa per te depertuar nje fije peruljeje duket sikur eshte 'mission impossible.'

Dhe fjalet e Tij jane kaq te thjeshta dhe kaq te veshtira: Nese ti pra po paraqet oferten tende te altari,dhe atje kujtohesh se yt vella ka dicka kunder teje,lere atje oferten tende para altarit dhe shko pajtohu me pare me vellane tend;pastaj ktheu dhe paraqite oferten tende. (Mateu 5:23)

Thjeshtesia kurre s'ka qene kaq sfiduese, dhe thjeshtesia gjithmone ka thyer kockat me te forta....

Te thuash 'Me fal' eshte kaq e sikletshme. Sepse 'ME fal' prej zemres, sinqeritet i zhveshur nenkupton qe te mos i shpetosh momentit, jo te vizitosh te njejtin problem pas 1 ore sikur te te kishte zene nje amnezi e cuditshme morale, apo nje dite, nje muaji ,apo nje viti, nje jete... apo nje perjetesie?

Sa e veshtire...sepse ekspozon veten ne nje vulnerabilitet emocional te nje shkalle qe nuk do te doje por qe do ishte krejt e drejte gjithsesi. Eshte te pertypesh egon per hir te se drejtes dhe une, une jam fejuar ne drejtesi..sepse eshte shkruar: Do te fejohesh me mua perjete;do te fejohesh me mua ne drejtesi,ne paanshmeri,ne miresi dhe ne dhembshuri. Do te fejohesh me mua ne besnikeri, dhe ti do te njohesh Zotin. ( Osea 2:19-20)

Ne nje bote ku ka shume dhimbje dhe pak 'me fal' tregon se jemi shume ego-medhenj ,tregon sesa shume kemi nevoje per nje superhero te na shpetoje nga vetvetja. Dhe te ndjekesh Krishtin eshte te humbasesh vetveten qe ta gjesh ate.

Sepse pelerina e heroines me shkon vetem kur kam pare ne x-ray,lengun e bardhe te beje flutura dhe depertoje perbrenda,te zbuloje se cfare nuk shkon ,te marr nje doze te mire realiteti ,te kthehem tek baza, tek dashuira ime e pare dhe te them 'Me fal.'



P.S. Where is my cape? Gotta change the world...


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 952 953 954 955 956 957 958 959 960 [961] 962 963 964 965 966 967 968 969 970 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.