Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Vin Zefiri
Udhetimi
U nisa drejt yllit trokites
qafmalit i rashe
kopshtin e mbretrise e kalova
kenge zogjesh degjova
mbi petalet
e Trendafilave Mbreterore
ty te pashe
E une ju nenshtrova
madheshtise kaltersise
urdherat tua zbatova
Dhe i dhashe Fjales
i dhashe Shkendise
dhe lindi Dielli
me emrin tend te Madh
ne Yllin Trokites
Atehere
ia behen inkuizitoret
ti je i enderrave
me akuzuan
me larguan
dhe djeje qijeje krijuan
yje e kenge thuren
dhe para syve mi leshuan
trurin ma operuan
per kafshe ligjeruan
ate bote
nje drite e pashe ne zemer
yllin trokites e takova
nuk u verbova
sonte kur vuajtja per TY
po shemb çdo gje...
trokitje ne porte
trokitje ne zemer....
o shtroje e humbjes
e rrethuar me grila
o kohe e humbur
ne lartesine e lakmise
o prove e dashurise
te nje dashurie te humbur
trokitje...trokitje...trokitje
Ylli im Trokites...
dhe krijova kutine e zeze
per syte e mashtruar
duhet riperseritur
shekull i gabuar
dhe prap trokitje
derisa po rrotulloja guret
neper gishtat e mi
dhe shkelqimi i rrejshem u fik....
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.