Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Me care losnit juve kur keni qene te vegjel? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4444)


Postuar nga Sykaltra datë 17 Dhjetor 2004 - 21:40:

SA TEME TERHEQESE!NA KUJTUAT VEGJELINE!

...e kujtoj me shume nostalgji lagjen e vjeter,Shkoder"ISA BOLETINI".
Eh, kam pasur nje kukull 500 lekshe, hahaahahahha!
Per Zotin nuk u genjej!
Ishte koha atehere,
mami e vinte per zbukurim ke krevati i saj ,
sa dilte ajo per pune e merja dhe lozja me te!
Po ca ndodhi nje dite?!-Mora nje stilolaps(pasi edhe me stilolaps flija),
dhe e shkaravita ne fytyre kukullen!
Ca me gjeti mua ?-Mire qe kam ngrene nje shuplake te madhe(qe e kujtoj dhe tani),
por mami e hodhi kukullen ne plehra!
Kam qare per ate kukull, shume biles!
Shyqyr qe ishim kat i katert , se do hidhesha nga balkoni qe ta merja!
...
Nejse, kam pas i shoqe me emrin Dorina.Jetonim balle per balle!
E dini ca benim ne te dyja?!
Merrnim tenxheret dhe i vinim ne koke,hahaahha...
Pastaj kishim top llastiku,dhe loznim ne shkalle...
Ca lodrash me aman?!
Me vone kur erdhi demokracia,urraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa...
Kam pasur aq shume lodra, sa NUK KISHA KU T`I VIJA!
kAM IKUR E VOGEL ,7 VJECE PA I MBUSH AKOMA,POR KUJTESEN E KAM
TE FORTE SHUME!
Shpresoj te mos ju kem merzitur!

ju perqafon _Sykaltra.


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 88 89 90 91 92 93 94 95 96 [97] 98 99 100 101 102 103 104 105 106 » ... E fundit »
Trego 119 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.