Forumi Horizont Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 965 966 967 968 969 970 971 972 973 [974] 975 976 977 978 979 980 981 982 983 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)


Postuar nga lorie datë 25 Prill 2012 - 00:35:

The Hunger Games

Suzanne Collins.

Mu desh shume kohe te percaktoja ne desha ta shihja apo jo. Me ne fund, pasi lexova nje artikull review mendova ta shoh filmin. Ne fakt me vjen mire qe e pashe. Nje parodi e vertete e gjithckaje qe me rrethon ishte fokusuar aq bukur aty.
1-Tregonte boten qesharake te njerezve te pasur, sponsoreve, njerezve qe vijne shtresa mbi zemren dhe ndjenjat a tyre dhe jane gati te paguajne per defrim packa se defrimi mund tu zeje venat e miresise, dashurise dhe se mos ben vaki te embelsise. Se po te 'skuqen njecike prej sikletit' apo te rrezikojne njecike te behen 'cheesy' do ishte vertete fundi i botes...

2-Por pervec rangut individual , do shtoja dhe ate shoqeror dhe pse jo kulturor. Shpesh here me duket se jeta ketu eshte kaq 'easy' dhe per kete me ben kaq 'uneasy.' Aspekti i tille si p.sh. 'le te defrehemi dhe te shikojme x film qe eshte bazuar mbi x gjenocid ne nje vend te humbur te botes, te qajme per disa ore dhe te harrojme me tej mbi dhimbjen e tjetrit duke u ankuar per padrejtesine a rradhes...'
Por keshtu bene dhe teleshikuesit e Hunger Games ne film. Jo vetem kaq, por ata simpatizuan, qeshen, mbyllen syte teksa lojetaret vriteshin dhe mendoj edhe thane 'oh this Katniss girl is so sweet ,she only killed in self-defense and mourned for Rue.' C'ironi!
Panem-vendi ku ndodhen ngjarjet e filmit eshte bazuar mbi 'panis et circenses' ( Latinishit: buke dhe cirqe) ku ne kohen e lashte beheshin vrasjet e njerezve ne arenat e gladiatoreve dhe te tjeret defreheshin.
(see D.Jacoby)
Mendoj do ishte me mire sikur si shoqeri te mos viheshim ne dijeni te disa gjerave, ose me mire ne menyre personale do ishte me mire te mos vihesha ne dijeni te disa gjerave sepse dy gjera do ndodhnin: a) indiference pas shokimit fillestar b) aktiviste per te permiresuar gjendjen.
Une luhatem midis te dyjave. Me ze inati qe ne disa raste s'mund te bej me shume dhe neper dhembe permend thenien e Migjenit: 'Ah qe s'kam nje grusht te forte, ti bie mu n'zemer malit qe z'bezane' dhe ne te njejten kohe ndihem fajtore kur di gjendjen dhe s'leviz gishtin sepse me shume se kurre pjeset ne Bibel per te ndihmuar ata qe nuk ndihmojne dot veten behen kaq te qarta per mua.

3- Ne fakt nuk e di ne do ishte me mire te isha ne dijeni te nje situate apo jo-luhatem. Dhe kjo me ben te mendoj per tematiken e dyte ne film: Diktatura.
Dukej qarte ne film qe Distriktet ishin nen diktature; jeta e njerezve aty ishte jashtezakonisht e limituar prej atyre qe e kontrollonin.
Por duke menduar pak me thelle, mendoj se edhe shoqeria qe defrehej prej Hunger Games ishte nen diktature. Perse do behej nje buje kaq e madhe per Hunger Games, pse do defreheshin kaq shume keta njerez? A nuk ishin lojerat e gladiatoreve ne kohen e lashtesise nje distraction prej gjerave qe vertet mbanin peshe ne jeten e atehershme? E nqs nuk ishte kjo gje, me siguri ishte nje diktature e shpirtit....

Jam kurjoze se si do rrjedhojne ngjarjet ne filmat e tjere te ketij libri.


Reference: Douglas Jacoby http://douglasjacoby.com/podcasts


  Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 965 966 967 968 969 970 971 972 973 [974] 975 976 977 978 979 980 981 982 983 » ... E fundit »
Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.