Forumi Horizont Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 »
Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lajmerime faqesh web (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=141)
-- Faqe Shqiptare ne Internet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12408)


Postuar nga panti datë 19 Korrik 2006 - 17:49:

radio emigranti

Radio Emigranti është një web-radio shqip që është mundësuar nga një bashkëpunim midis Vlorenj.Com dhe RadioEmigranti.Com. Kjo radio mund të dëgjohet me një kompjuter që përmban një program që "lexon" formatin mp3 si Windows Media Player, Real Player, iTunes dhe shumë të tjerë.

Të gjithë ne që jemi në emigracion kemi mallin për vendin tonë, për të afërmit tanë, madje edhe për gurët e vendlindjes. Kur dëgjojmë një këngë apo valle shqip na duket sikur çmallemi pak me vendin tonë, sikur jemi atje dhe sikur i harrojmë pak problemet e ditës dhe mbushemi me energji të reja për të ecur përpara. Pikërisht këtë synon të bëjë RadioEmigranti : të krijojë disa momente çlodhëse për emigrantët shqiptarë kudo që janë.

RadioEmigranti shpreson të jetë pranë jush në jetën e përditshme por edhe në momente gëzimi. Repertori i RadioEmigrantit është mjaft i gjerë dhe përmban këngë popullore dhe valle nga të gjitha krahinat dhe trevat shqiptare, muzikë të lehtë, muzikë nga nostalgjia, moderne, remikse nga DJ të njohur dhe me talent.

Projekti i RadioEmigrantit është mundësuar nga përparimet e teknologjive të internetit. Vazhdimi i këtij projekti ka nevojë për ndihmën tuaj. Ndihma juaj mund të konsistonte në disa aspekte:


bërja e njohur e kësaj radioje
sugjerimet dhe vërejtjet për këtë projekt
pjesëmarrja në pjesën interaktive të këtij projekti
mund të na dërgoni krijimet tuaja muzikore
RadioEmigranti iu ofron mundësinë artistëve t'iu bëjnë publicitet falas CD-ve dhe krijimeve të tyre. Në këtë rast ju lutemi të na dërgoni me email publicitetin tuaj (mundësisht në formatin mp3) në adresën: publicitet@radioemigranti.com

RadioEmigranti iu ofron mundësinë biznesmenëve të reklamojnë biznesin e tyre tek RadioEmigranti duke dërguar me email publicitetin e tyre (mundësisht në formatin mp3) në adresën : publicitet@radioemigranti.com

RadioEmigranti shpreson të plotësojë diçka që ka munguar për një kohë të gjatë për emigrantët shqiptarë.

Ju urojmë të kaloni momente të këndshme në shoqërinë e RadioEmigrantit.


  Gjithsej 106 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 »
Trego 106 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.