Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Të shkruash letër është shumë më shumë se përpjekja për të "mobilizuar" mendimet dhe për t’i standartizuar ato në forma të përcaktuara gjuhësore. Është shumë më shumë se njollosja e një bardhësie nga gjurmë fjalësh që mundohen,ashtu të rreshtuara estetikisht të shprehin dicka,ndoshta një shqetësim të brendshem. Të shkruash letër është kontakt dhe prekje , është në të njëtën kohë rilindje dhe ndjesi. Të shkruash letër është një akt dashuror midis gërmash që mbartin brënda formave të tyre të vogla potenciale ndjenash dhe mendimesh të pakufinjta por që me dëshirë koncentrohen në një gdhendje gërmësore dhe fjalësh , me dëshirën jo vetëm për të shprehur veten ,por mbi të gjitha për ta parë dhe njohur atë në një dimension tjetër, atë të “Letrës”.
Letra është një ballafaqim , një bisedë dhe shpesh herë një shuplakë që të shkund nga gjumi ku mund të zhytesh herë pas here.
Letër është kjo natë hëna e së cilës miklohet nga shiu melankolik , është ky moment relaksi dhe shtendosje shpirtërore, ku shpirti lundron në qilimin e fidanëve dhe i lejon vetes thurjen e ëndrrave të “kapshme” ose "jo".
Letra është kurthi që i ngremë vrapimit të kohës përmes minutave. Letra nuk është gjë tjetër vecse një mal me puzzle, gjatë leximit të së cilës duhet të kesh durimin për të kuptuar gërmëzimin e ndjenave. Dhe vetëm atëhere kur arrin të formosh puzzl-in mund të thuash se ke arritur të kuptosh dhe të njohësh vërtetë dorëshkruesin ose letërshkruesin. Por kjo nuk ndodh asnjëherë. ….!!
E hene, me 02 mars '09
ora 00:24
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.