Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Made in Italy (1965)
Regjia: Nanni Loy
Skenari: Nanni Loy, Ruggero Maccari, Ettore Scola
Aktore: te ndryshem
Meqe mungonte ne kete teme thashe ta vendos tani.
Film nga Nanni Loy me rreth 30 episode te vogla qe pershkruajne Italine e bumit ekonomik me sarkazem. Ne cdo episod marrin pjese aktore te njohur (Aldo Fabbrizi, Alberto Sordi, Nino Manfredi, Walter Chiari, Anna Magnani, Pepino De Filippo, Catherine Spaak, Virna Lisi, Lea Massari etj.). Episodet jane krejtesisht te shkeputura nga njeri tjetri dhe zgjasin nga 1 minute deri ne 20 minuta.
Nanni Loy eshte autor i filmit Caffe Express (me Nino Manfredin qe shet kafe ne tren). I afte te shikoje aspektet tragjike te jetes se perditshme, kete e ka bere edhe tek "Made in Italy", edhe pse Italia ka qene ne bum te plote ekonomik. Skenari eshte i detjuar dhe i punuar me kujdes, gje qe me habiti ne fillim, por jo me pas, kur vura re se kishte vene dore Ettore Scola, nje mjeshter i skenareve te arritura. Pothuajse çdo episod le me nje shije keqardhje ne fund, sepse regjizori nuk tenton ta ktheje ne komicitet. Veç kesaj renditja e episodeve behet pa muzike dhe pa ndarje kushedi. Kjo e huton pak shikuesin, por gjithsesi formohet nje ide e Italise paradoksale, plot me difekte dhe cene.
Nje nga pjeset eshte shume e bukur dhe me kujtoi Shqiperine (shiko videon me poshte). Ne nje fshat te varfer femijet vijne verdalle, rruget jane me kalldrem ose pa shtruar. Dritaret pa xhama etj. Ne nje mur afishohet nje poster ku shkruhet "Aiutiamo l'India" (Le te ndihmojme Indine). Para posterit fytyra tipike njerezish te varfer dhe injorante, jo shume ndryshe nga ata ne poster. Nje grua me nje femije ne krah nuk di te lexoje dhe pyet "Cfare shkruhet". Nje burre fillon te lexoje rrokjet me veshtiresi, sepse as ai nuk di te lexoje. Kjo me kujtoi ndihmen qe Shqiperia jone pabukese do ti jape botes, qofte ne Indonezi gjate tsunamit, qofte ne Afganistan duke cuar ushtare.
Nje recension ne anglisht i NY Times i 1967:
http://query.nytimes.com/gst/fullpa...FB366838C679EDE
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.