Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga belkisa datë 28 Gusht 2007 - 21:52:

Citim:
________________________________________________

Po citoj ato që tha Indrit


Mos me kerkoni!

Mos me kerkoni,miq te nderuar
mos me kerkoni me mallengjim
tashme nga ju larg jam larguar
ne shteg te erret ne rruge pa kthim.

Mos me kerkoni me neper vargje
Me sjam aty kam ikur larg
Si lot jam tretur neper faqe
Nje lot i thare, as djeg as lag.

Mos me kerkoni, mos me kerkoni
si vese mengjesi jam tretur une
Me nuk vij pas, nuk mundem dot
kam ikur larg, pa name pa gjurme.
_______________________________________________

oh shume e  trishtueshme ......... kjo poezia e fundit.

hope not really said!!!!!.........
_____________________

rrjedhje loti…, reflektim…, dhimbje….

_________________________________________________
Po citoj ato që tha Indrit

ÇANTA E UDHËTIMIT


O çantë

A nuk u lodhe nga udhëtimi

A s’të ka ardhur koha për t’u kthyer

Të kam mbajtur mbi supet e mia një kohë të gjatë

Dhe kurrizi më është kërrusur

... U lodha ...

Udhëtim akoma udhëtim...

Drejt një bote të panjohur

U bëre jastëku im

Ajo me të cilën ndaja jetën time

Shoqëruesja e udhëtimit tim të gjatë.

... Ah moj çantë ...

Ti që mbajte dhembjet dhe rënkimin tim

Ruajte të fshehtat e mia...

E çmendur je ti!

Je e dashuruar pas udhëtimit!?

Ti nuk ke as vend as vatan

Kurse unë

Kam humbur vatanin dhe ëndrrat e mia ...

Nuk kam strehë që më mbulon

As vatan që më strehon.

Sillem vërdallë rrugëve

Dhe jam këtu

Duke ecur e ecur

I humbur mes rrugicash

Kaloj male e lumenj

Këmbët nuk më mbajnë më...

Nuk di a kam vend në këtë libër

Asgjë nuk më kujtohet

Përveç lotët e nënës në çastin e ndarjes

Ti o çanta ime

Të lutem, më thuaj

Kush e shkroi që ne të dy të jemi shokë rruge

Të përgjërohem me atë që të bëri ty

Shoqëruesën time të përjetshme.

Të lutem...

A nuk ka ardhur koha që të të lë në një cep

Që t’i tregoj rrëfimin shoqes time të jetës

Në takimin që kam ëndrruar prej kohësh

E di që je xheloze për këtë

Ngase ti kërkon të qëndroj me ty

Të shetisim çdo vend të kësaj bote

Sikur SINDIBADI

Të bëhem rob i yti.

Mos u frikëso moj çantë

Se akoma më merr e më dërgon aty ku dëshriron ti

Por, do të më humbasësh një ditë...

E do të merr malli për mua

Ti do të plakesh

Do të jesh e arrnuar

Por mos u mërzit

Nuk ka mërzi më te madhe

Se të humbasësh vatanin

Dhe të mos mund të kthehesh atje

Lerma mua mërzinë...

Ajo është shoqja ime e jetës

Është bashkëudhëtarja ime

Herë e mund e herë më mund

Kam frik të vdes dhe të lë vetëm

Kush do të mbajë pas meje?

Kush do të kujdeset për ty, o çanta ime?

Tek ti shikoj atdheun tim

Shokët, familjen

Fëmijërinë time, ditarin tim

Rënkimet e thellësisë së shpirtit

Nga pesha e kohës së pluhurosur

E mbushur me helmin e verdhë që rritet e rritet

Tallet me ne, na rethon

E pastaj na hedh nëpër rrugë

Të errëta e qorrsokaqe.

O çantë ...

A nuk ka ardhur koha të kuptosh

Se ai që humb vatanin është

I pa vend në këtë botë të çmendur.

Pa vend, pa identitet

Është thjesht një

______________________________________________

p.s. paqja te prifte indrit dhe suksese ne krijimtarine tende poetike kudo qofsh; ke shpirt te madh si i cdo poeti.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98] 99 100 101 102 103 104 105 106 107 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.