Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Vin Zefiri
Nëpër Gjurmët e Vdekjes
(ikje nga vdekja n.1999)
Uragani i vdekjes vjen
vdekja shpon si heshta
mendimet hyjne
ne rrjeten e tarantules
dhe rruge nuk gjejne
mbyllem ne vetvete
gjej formulen e pajtimit me vdekjen
heshtje....qetesi.....ne veshet e mij.....
rrethon vdekja me litarin e hekurt
jeta hyne ne thellesine e zjarrit...
hyne ne hirin e feniksit...
takimi me vdekjen behet ligj
deshte s'deshte duhet ta besh mik...
duhet kaluar mbi uren ferrit
mbi uren e mekateve .....
atbote
xhveshesh nga frika
mekatet bien ne lumin e zjarret
dhe mbetem ai qe duhet te isha
udhetari i botes tejeter.....
ecja si i vdekuri mbi boten e gjalle
mik e kisha vdekjen...
mendimet me kishin mbaruar
kur ajri i perjetesise rrahte qepallat....
atje degjoja jehonat
mbi varreza e monstrumesh
hyra neper hijet e vrasjes
dola neper vrimen e gjilperes
se ketij mengjezi te percelluar nga flaka
e dites se katerdhjete....
te ores se lige qe ishte vjerrur
mbi ballin tim....
kam harruar lindjen dhe historine time
ne pasqyren e trurit tim...
shenjetoret m'a sjellin burimin shpirtit...
atehere
cikloni i shkatrrimit
hyn ne zemren time
nuke dija as fillimin e fundit
lumenjte vershuan amen
pyjet levizen
kur dielli lindi ne syte e mij
qe i kisha ngulitur mbi shkretiren e djegur
ku njerzit po luanin vallen e fundit
nene hipnozen e satanes
pastaj erdhen e na vizituan te vdekurit
na ftuan ne diten e madhe
te krijimit
te zbritjes
dhe te kthimit....
pastaj u takova
me mbretin e horizonteve te purpurta...
ne pllaken e profecise
ne ritin e lindjes se diellit
shpirtin tim e dorzova
shpirtin tim e kerkova...
mallkova veten ne mengjezin e lutjeve te mia
dhe nje dore nga thellsia
mbi siperfaqe deti dual
ne mengjezin e katerdhjete e nje
ne mengjezin e lindjes se gjakut.....
njerzite atebote
u ngujuan ne vrimen e çelsit...
duke pyetur per diellin e zi...
kur qyteti u zbrazune flinja
mbi fjalet e ardhura nga dielli
dhe zgjohesha
ne krahet e mpire te kondorit...
kur qielli ishte mbuluar me pluhurin
e dalur nga kellefi i shpates....
atehere
shiu i kuq kishte ra tridhjete e tri dite
ne lisin e djegur nga rrufeja
malet u perkulen
femijte e posalindur kishin folur
per token time
e te tjeret kishin ecur
mbi siperfaqen e ngrire
te ketij shekulli te pa shpirt...
mbi siperfaqen e shkretetires
ja beri predikuesi i apokalipses
diku prapa diellit...
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.