Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga Pellumb Syku datë 26 Nëntor 2007 - 21:39:

Vargu çalues

E qendis bregdetin e ketij muzgu
me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
enden e veniten, si rete mbi horizont,
njera pas tjetres. E behen trishtuese
ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
mbi therrmiat e reres, si çdo sekond,
pa Ty qe vazhdimesine me frymezon.

Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
qe perçart percjell ndjenja te trazuara,
me pulhirten dembele qe dal-ngadale
mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
E palos distancen, se kam shume mall,
te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

Ketu ne skaj te vargut tim çalues,
ky qiell nuk flet por vetem tkurret
ne bluhin e vet, e behet me i thelle
tek me len ne medyshjen e zeze.

Ah qiell, po me gllaberon zjarrin
qe me ndezi madherishem.
Ah muzg, po ma çakerdis fatin
me lojrat e tua
krejt te pa-hijshme,
per nje viktime si mua,
viktime dashurie.


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.