Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga BIONDIA datë 15 Gusht 2009 - 18:13:

Pranga 23-vjeçarit, përdhunoi një të sëmurë mendore
FIER - Një 23-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në fshatin Kallm të komunës Mbrostar Ura. Ai akuzohet për "kryerje të marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t'u mbrojtur". Mësohet se në pranga është vënë Dorjan Driza.
Arrestimi i tij është kryer pas denoncimit të familjarëve të vajzës së dëmtuar, e cila vuan nga problemet mendore. Burime të policisë shprehen se ngjarja ka ndodhur 5 ditë më parë, në fshatin Kallm.
Rreth mesditës, 23-vjeçari, duke përfituar nga njerëzit e paktë që ndodheshin rrugëve të fshatit e ka marrë vajzën me probleme mendore dhe e ka drejtuar në tokat jashtë fshatit.
Më pas, sipas denoncimit të familjarëve, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Por pas veprimit të kryer djaloshi është larguar, duke e lënë vajzën të shkonte vetë në banesën e saj.
Teksa kjo e fundit ka mbërritur në shtëpi, të afërmit kanë mësuar edhe për ngjarjen e ndodhur. Si rrjedhojë prindërit e saj kanë vendosur që të kryejnë denoncimin kundër 23-vjeçarit nga Fieri. Ky i fundit është vënë në pranga, teksa akuza e ngritur ndaj tij është kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me persona të pazotë për t'u mbrojtur(marre nga shekulli)

gjeja me e urryer qe mund te beje nje burre eshte kjo te kryeje marredhenie me nje njeri te semure te jam kunder denimit me vdekje por njeres qe sillen si ky do i vrisja pa problem fare...


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.