Forumi Horizont | Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Gjakmarrje apo hakmarrje? Asnjera as tjetra. Thuaj PO jetes dhe shekullit 21
Rreth dy vjet me pare nje nene e dy femijve u vra ne mes te qytetit me kallashnikov, duke paguar per nje krim qe djali i saj kishte kryer me pare.
Djali ne fjale eshte ne Spanje sot. Ai ishte vetem 19 vjec kur filloi te merrej me shitje droge sigurisht me shoqeri dhe grupin e tij. Nuk kaloi shume dhe u grind me nje nga bashkepunetoret. Filluan te ziheshin dhe ky djaloshi trim e vrau "shokun". "Shoku" kishte ne shqiperi dhe 2 vellezer te tjere mosha 21 dhe 15. Vrasesi u kap dhe sigurisht u fut ne burg ne Spanje. Sigurisht harroi qe kishte lene ne shqiperi nje nene 43 vjecare, e ve sepse i shoqi kishte disa vjet qe kishte vdekur me kancer, qe punonte e shkreta nate e dite sa per te nxjerre buken e gojes dhe per ti derguar sado pak djalit te "mbare" qe tani ishte ne burg. Vrasesi kishte gjithashtu dhe nje moter 13 vjec qe jetonte me t'emen.
Dy vellezrit e djalit te vrare sigurisht nuk mund te rrinin me duar bosh, sepse gjaku/haku i vellait duhej marre. C'do thoshte dhe "bota"? Mirepo e kishin keq, se vrasesi ishte ne burg ne Spanje. Si mund te prisin per 25 vjet?
Keshtu qe vendosen. Vellai 21 vjec beri planin dhe 15 vjecari meqe nuk e ze as ligji, ekzekutoi nje nene 43 vjecare ne mes te dites, ne mes te rruges, krahe per krahe me vajzen e saj, e cila e tmerruar bertiste " o ma, o ma" derisa e ema dha shpirt ne duart e saj.
Gjithe qyteti shkoi ne funeralin e kesaj nene, ajo pikerisht "bota", qe gjykonte pse nuk ishin te zotet te mernin hakun? 15 vjecari u burgos, por sa vjet? Ai eshte vetem 15 vjec. Vajza ngeli jetim dhe vetem ne mes te kater rrugeve. Nena e djemve tani humbi dy djem. Ama nderi u vu ne Vend.
P.S. Kete histori e di sepse kjo nene ishte shoqja me e ngushte e nenes sime
Gjithsej 110 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.