Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 19 Shkurt 2010 - 05:43:

All'onorevole piacciono le donne (1972)

Regjia: Lucio Fulci
Skenari: Sandro Continenza, Ottavio Jemma, Lucio Fulci
Aktore: Lando Buzzanca, Laura Antonelli

Gianni Puppis eshte nje senator i njohur dhe i suksesshem. Tashme ai eshte kantidati kryesor per President i Republikes. I rritur me parime fetare, ai nuk esht mesuar te kete femra afer, aq sa e marrin per homoseksual. Por zbulon se deshira per femrat ekziston qe çke me te. Ne menyre te pavetedijshme ai prek bythet e femrave, ndonjehere edhe te princeshave apo amabsadoreve te huaja. I shqetesuar per kete semundje ai largohet disa dite nga parlamenti per tu kuruar.
Nderkaq mungesa e tij kthehet ne problem shteteror, partite levizin, policia kujton se do beje grusht shteti, mafia nderhyn, gjeneralet behen gati. Vatikani ndjek ceshtjen me preokupim, sepse Gianni Puppis eshte pikerisht njeriu i tyre, i edukuar qe nje dite te behej president i Italise.


Megjithese eshte krijuar ne 1972 skenari ka nje origjinalitet te paperseritur me vone. Eshte fantastike menyra si vihen ne loje aparaturat shteterore dhe fetare me ane te nje deshire te thjeshte per seks. Ne ate kohe Italia po fitonte nje vetedije te saj mbi lirite seksuale, liri qe me vone do shprehej neper kinematografi dhe politike.
Grushti i shtetit, i cili ne film flitet vazhdimisht, ishte vertet duke u bere para se te prodhohej ky film (Golpe Borghese, 1970). Askush nuk e di pse deshtoi, por lidhja me nje aspekt qesharak ne kete film krijon nje karikature te vertete te aktoreve te pushtetit.


Ne Shqiperi analogjia eshte evidente me minisitrin Ylli Pango, i cili humbi postin per ti futur duart nje femre. Nje fat te ngjashem pesoi Sabit Brokaj. Por nga ana tjeter filma te tille ne Shqiperi nuk ekzistojne. Nuk ka asnje film te tregoje pushtetin shqiptar me ironi. Dhe te mendosh qe analogjite mes filmit italian dhe Shqiperise se sotme ekzistojne qarte.

Kuriozitete:




Nje fargment:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.