Forumi Horizont Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga Admirali datë 24 Prill 2007 - 02:22:

Eh...

Vetem ndonje postim te mirefillte ku te tregohet se kush ka qene shqiptari me i madh i kohrave nuk gjen ketu, gjithcka tjeter po.


Ndoshta kjo vjen dhe nga fakti qe nuk eshte kerkuar nje pasqyre me e qarte se cfare karakteristikash duhet te plotesoje nje figure per tu quajtur me i madhi i te gjithe koherave.

Vete koncepti i te gjithe koherave eshte i gabuar, pasi ne nuk dime asgje per te ardhmen e Shqiperise dhe figurave qe do te nxjerre ajo ne ate te ardhme, sa komplekse ka per te qene Shqiperia dhe ceshtja kombetare ne te ardhmen, etj.


Pastaj, per keto figura, a duhet pare dhe pranuar si ane negative ajo qe kane bere para se te benin dicka per Shqiperine, fjala vjen psh Ali Pashe Tepelena, ka qene hajdut para se tu bente Pasha nga Porta e Larte, kjo a duhet te ndikoje ne vleresimin e figures se tij? Skenderbeu para se te vinte e ngrinte flamurin ne Kruje ka qene komandant i trupave otomane qe luftonin ushtrite qe ishin kundra perandorise otomane, dhe per kete gje, a duhet llogaritur dhe kjo ne vleresimin e tij, apo duhen pranuar standarte te dyfishta? Ne kohen e Enver Hoxhes, u be elektrifikimi i Shqiperise, u zhduk analfabetizmi, gjakmarrjes iu dha fund, mgjt sistemi i tij nxorri shume viktima te pafajshme, prape a duhen marre keto parasysh apo jo?


Atehere, cilat duhet te jene karakteristikat e duhura per te pasur nje figure sa me te pranueshme?

Apo secili i jep sipas shijes dhe standarteve te veta. Dikush ngren ne qiell Sali Berishen se eshte demokrat vete, nje tjeter thote Enver Hoxha se nuk ka jetuar ne ate regjim kurre ose sepse ka qene familje komunistesh te privilegjuar qe nuk e njihnin tollonin e mishit/djathit etj etj.


__________________________________

Personalisht, mgjs ne nje postim timin ketu pata nxjerre Skenderbeun si shqiptarin me te madh, mendoj se ky vleresim i takon Ismail Qemalit dhe shqiptareve te tjere qe qene bashke me te ne ngritjen e Flamurit ne Vlore me 28 Nentor 1912, pasi ai eshte momenti ku Shqiperia u formua si shtet i pavarur me nje qeveri shqiptare me nje qellim dhe ide patriotike.


  Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.