| Forumi Horizont | Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Jashte eshte ftohte. Perse do te dalesh ne kete ore? Nata me zhurmat e saj te mistershme do te mjegullojne me keq orgazmen e mendimeve qe te ka mpire muskujt. Hena nuk can me koken te zbardhe sado pak rrugicen e mocalte ku zbrazet fuqia e kembeve te tua. Me degjo mua. Une nuk te genjej. Mund te genjehet vetja? Hmm… ndoshta po, pork y nuk eshte nje nga ato raste. Une jam ti dhe ti je ai qe me ben mua te egzistoj. Une jam zeri brenda teje. Nuk jam mesuesi yt apo udheheqesi yt. Ti je krijuesi im. Une jam zeri brenda teje qe te hap syte, te nxeh muskujt dhe te shkarkoj adrenalinen ne gjak. Une pa ty nuk egistoj, ti pa mua je asgje. Kafshe qe ecen me dy kembe dhe qe vesh bluza me menge te shkurta kur eshte vap dhe xhupa me push kur eshte ftohte.
Jashte eshte ftohte. Mos dil ne kete ore. Shtrihu te flesh dhe degjo orkestren e ndergjegjes tende kur luan pjese nga sinfonite e thjeshtezimit. Zgjidhja eshte e jotja. Une jam ketu. Me thirr dhe ndoshta do te te pergjigjem. Mos harro, une nuk jam vartesi yt, jam shoku yt i udhetimit. Kujdesu te mbash timonin drejt dhe une do te lexoj harten per ty.
Jashte eshte ftohte. Tani eshte vone. Asgje nuk ka per ty ne kete ore. Gjithcka po fle kurse ti shfryn si tufan i zemeruar. Asgje nuk ka jashte vec nje te ftohti te mallkuar dhe zera te cuditshem qe ngaterrohen ne cdo veprim tendin. Zera te zymte qe dine te qeshin dhe te shurdhojne cdo vendosmeri tenden dhe te verbojne cdo perpjekje ne kohe.
| Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 90 91 92 93 94 95 96 97 98 [99] 100 101 102 103 104 105 106 107 108 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.