| Forumi Horizont | Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 984 985 986 987 988 989 990 991 992 [993] 994 995 996 997 998 999 1000 1001 1002 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- flash (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4777)
Part II
Te Krishteret kane te drejte: eshte mendjemadhesia qe ka qene shkaku kryesor i fatkeqesive ne cdo komb, ne cdo familje, qe ne fillimet e botes. Veset e tjera mund ti bashkojne njerezit: mund te gjesh shoqeri te mire dhe shakara dhe miqesira mes njerezve qe dehen apo qe jane te papermbajtur seksualisht. Por mendjemadhesia gjithmone do te thote armiqesi-eshte armiqesi. Dhe jo vetem armiqesi njeri me njeri ,por armiqesi me Zotin.
Tek Zoti, ndeshesh me dicka qe eshte pakrahasueshmerisht me superior ne cdo aspekt. Nqs nuk e njeh Zotin per te tille -dhe prej kesaj e njeh veten si asgje ne krahasim - ti nuk e njeh Zotin fare. Persa kohe qe ti je mendjemadh, ti nuk e njeh Zotin. Nje njeri krenar ( mendjemadh) gjithmone eshte duke ulur poshte njerezit dhe sendet: dhe patjeter persa kohe qe je duke pare poshte ,nuk mund te shohehs dicka qe eshte lart teje.
Kjo na sjell tek nje pyetje te tmerrshme. Si ka mundesi qe njerezit qe duken se po konsumohen prej mendjemadhesise thone se besojne tek nje Zot dhe e paraqisin veten shume fetare? Me vjen keq te them se po adhurojne nje Zot imagjinar. Ata ne teori e pranojne qe jane asgje ne prezencen e ketij zoti fantome por ne te vertete jane gjate gjithe kohes duke imagjinuar sesi ai ( Zoti) i aprovon ata dhe mendon per ta se jane shume me te mire se njerezit e zakonshem: domethene i paguajne nje 'penny' perulejeje (humility) Zotit per te marre ne kembim nje 'pound' mendjemadhesi kundrejt njerezve. Supozoj eshte per keta njerez qe Krishti po mendonte kur tha se disa njerez do predikonin per te, do nxirrnin demone ne emer te tij, por qe ne fund te botes ai do tu thoshte se nuk i njihte ata. Dhe cdo njeri nga ne mund qe ne cdo moment te bie ne kete kurth-vdekjeje. Fatmiresisht kemi nje test. Sa here qe e gjejme veten te mendojme se jeta jone fetare po na ben te ndihemi mire - mbi te gjitha qe jemi me mire se dikush tjeter - une jam i sigurte se nuk po influencohemi nga Zoti, por nga djalli. Testi i vertete i te qenit ne prezencen e Zotit eshte nqs ti e harron veten fare ose e sheh veten si nje objekt i vogel dhe i papaster. Eshte me mire ta harrosh veten fare.
Eshte nje gje e tmerrrshme qe vesi me i keq se gjithe te tjerat futet tinezisht ne qendren e jetes sone fetare. Por e shihni se pse eshte kjo gje. Veset e tjera dhe me pak te keqija, vijne nga influenca qe ben djalli tek ne npm natyres tone kafsherore. Por kjo nuk vjen aspak nga natyra jone kafsherore. Vjen drejt prej ferrit. Eshte komplet shpirterore: rrjedhimisht ka natyre shume te qete dhe tinzare dhe akoma me vdekjeprurese. Per te njejten arsye krenaria ( mendjemadhesia) shpesh perdoret qe te munden veset e tjera me te thjeshta. Mesuesit, ne fakt, perdorin krenarine apo vete-respektin e djalit (nxenesit) qe ta 'detyrojne' te sillet ne menyre te mire: shume njerez kane mposhtur frikacakerine, apo lust ( deshire intense seksuale- s'e di si perkthehet kjo ne shqip -ky eshte perkufizim i shkurter) apo temperamentin e tyre te keq, duke mesuar te mendoje se keto gjera jane poshte dinjietit te vete -pra prej krenarise. Djalli qesh. Ai eshte krejtesisht i kenaqur kur te shesh ty te behesh i vetekontrolluar seksualisht apo i guximshem kur gjate gjithe kesaj kohe po te ve nen Diktaturen e Krenarise- ashtu sic do ishte krejtesisht i kenaqur te shihte te kuruara ulcerat e extremiteteve ( perniosis) nqs do lejohej ,ne kembim, te te jepte kancer. Sepse krenaria eshte kancer shpirteror: te ha perbrenda cdo mundesi per dashuri, per tu ndjere mire madje dhe mundesi per te patur 'common sense.'
Perara se ta le kete teme, me duhet te ruhem mbi disa keqkuptime qe dalin:
to be cont....
| Gjithsej 1128 faqe: « E parë ... « 984 985 986 987 988 989 990 991 992 [993] 994 995 996 997 998 999 1000 1001 1002 » ... E fundit » Trego 1128 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.