Forumi Horizont Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 989 990 991 992 993 994 995 996 997 [998] 999 1000 1001 1002 1003 1004 1005 1006 1007 »
Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)


Postuar nga Piktor datë 06 Shkurt 2013 - 00:30:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Asgje te re nga fronti i perendimit.
Kur ta mbaroj do t'ja jap Piktorit se ma ka kerku

Kisha harruar fare, ta paça borgj.

Libri i fundit qe kam lexuar eshte Leximi Letrar i klases se 5-te.
Shume interesant i pasur me autore. Do veçoja Odise Paskalin me tregimin e tij;

"Luftetari Kombetar".

Tregimi eshte i shkurter por i bukur, eshte i ndare ne dy pjese, ne pjesen e pare flet per femijerine e tij dhe gjurmet qe i kishte lene figura e Nexhip Benjes, Ne pjesen e dyte tregon per skulpturen e Luftetarit Kombetar qe dikush e kishte njohur se i ngjante Nexhip Benjes.

***

Ne vjeshten e vitit 1910 kur ishte 7 vjeç ai kishte pare me syte vet perpara shtepise se tij ne Permet nje komit te armatosur, i ri e madheshtor, me floke te gjate,gune, fustanelle te lirte, tirq e opinga me xhufke te medhaja. Kishte degjuar grate qe peshperitnin neper porta Nexhip Benja.

Ne kohen e mbretit Zog, pra ne 1932 kur po perurohehin nje sere monumentesh ne mbare Shqiperine, ne mengjesin e 28 Nentorit, Odise Paskali gjendej ne Vlore pasi perurohej varri monumental i Ismail Qemalit, ndersa perurimin e monumentit te Luftetarit te Kombit e kishin shtyre per pasdite vone.
Kur arriti para monumentit pau nje plake qe qante me ze.
-Korba une o bir.
U afrua nje plak e i thote.
Ky eshte Nexhip Benja, moj! Nuk eshte biri yt.


  Gjithsej 1007 faqe: « E parë ... « 989 990 991 992 993 994 995 996 997 [998] 999 1000 1001 1002 1003 1004 1005 1006 1007 »
Trego 1007 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.