Forumi Horizont
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Kinematografisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=332)
-- Arriten Titanet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11192)


Postuar nga Mama Krenare datë 18 Mars 2006 - 00:07:

Arriten Titanet

Ky eshte nje filem i vjeter nga kinematografia italiane. Guliano Gema dhe Antonela Lualdi jane 2 actoret kryesore.

A ka ndonje njeri qe e mban mend kete film dhe qe mund te di se si mund te gjej nje kopje te ketij filmi?

Faleminderit dhe pershendetje te gjitheve.

Mamaja Krenare


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Mars 2006 - 14:46:

Talking

Une ste ndihmoj dot...por mund te me thuash kush regjizor e ka bere dhe per cfare flet?????


Postuar nga myzeqari datë 18 Mars 2006 - 15:45:

Re: Arriten Titanet

Citim:
Po citoj ato që tha Mama Krenare
Ky eshte nje filem i vjeter nga kinematografia italiane. Guliano Gema dhe Antonela Lualdi jane 2 actoret kryesore.

A ka ndonje njeri qe e mban mend kete film dhe qe mund te di se si mund te gjej nje kopje te ketij filmi?

Faleminderit dhe pershendetje te gjitheve.

Mamaja Krenare



Patjeter qe duhet te jesh nje nga fansat e medhenj te atyre filmave historik , qe ne ate kohe dhe une si femij (ateher) mezi prisja te vinte dita e trasmetimit tek RTSH . Filmin e mbaj mend shume mire dhe fytyrat e aktorve , emrat e pamundur !
Ku mund ta gjesh nuk kam ide


Postuar nga Mama Krenare datë 19 Mars 2006 - 14:43:

Arriten Titanet

Eric Darven,

Me duket por nuk jam shume e sigurte, se regjizori i ketij filmi eshte Duccio Tessari.
Filmi eshte ne kohen e gladiatoreve, dhe ben fjale per nje Mbret Grek ne Crete qe kishte vrare gruan. Vajza e tij Ermione " Antonella Lualdi" nuk ishte e lejuar te shikonte asnje nga djemte ne mbreteri. Keshtu qe ajo paraqitet tek nje nga gladiatoret ( Krios qe e luan Giuliano Gemma) si sherbetorja e princeshes. Emri qe ju paraqit Krios ishte "Calima" lexohet si Kalima, dhe keshtu rane ne dashuri.
Historia eshte me e gjate dhe me me shume detaje, por une te dhashe vetem nje ide se per cfare flet filmi.

Tani po kthehem nga ty Myzeqari,

Me vjen mire te degjoj se edhe nje njeri tjeter e ka pare filmin dhe e di per cfare flet. Dhe ti ke te drejte. Une jam nostalgjike per pak a shume cdo gjarje nga femijeria ime. Po ky film eshte me teper se sa nostalgji. Nepermjet emrit te personazhit ne filem ( Calima ) qe ishte komplet koincidence, une njoha partnerin me te cilin jetoj per mese 6 vjet. Madje edhe vajza jone 3 vjece e ka emrin "Calima" pasi ky eshte emri qe na lidhi se bashku.
Prandaj do te me pelqente shume qe te kisha nje kopje te ketij filmi.

Ju faleminderit shume te dyve per pergjigjet tuaja dhe ju uroj gjithe te mirat ku do qe jeni .


Postuar nga tresh datë 19 Mars 2006 - 15:45:

eh ato kohe te filmave me shpata me herkula me tarzana me vjen me qeshe kur i kujtoj

tesh sa per kerkesen:Arriten Titanet=ARRIVANO I TITANI=The Titans
mund ta sharikosh me e-mule.I bana nje kerkim dhe ky film ekzistote si ne version italisht si ne anglisht


Postuar nga trojani datë 19 Mars 2006 - 16:16:

Edhe mua me kujtohet. G.Gema luan rolin e Kriosit.


Postuar nga wydra datë 19 Mars 2006 - 20:44:

ahh, vdisja per ate film kur kam pas qene e vogel Fatkeqesisht nuk e mbaj mend mire historine, po me gjithe qejf do ta shikoja po ta gjeja gjekundi


Postuar nga Zhylien Sorel datë 19 Mars 2006 - 21:53:

...se kam pare....


Postuar nga Mama Krenare datë 19 Mars 2006 - 22:25:

Arriten Titanet

Hmm. E-Mule? Se kisha degjuar ndonjehere me pare.

Ne pergjithesi une kerkoj ne google, yahoo, IMDB.

Trojani,

Eshte E-mule pak a shume njesoj si Kazaa? Sa e sigurte eshte ta perdoresh e-mule ne kompjuter?

Arsyea qe pyes eshte se nuk do te doja te rrezikoj futjet a ndonje virusi te panjohur ne kompjuter.

Megjithese ne qofte se kjo do jete menyra e vetme qe une mund te gjej ndonje gjurme te ketij filmi do ta bej.

Faleminderit shume te gjitheve dhe ju pershendes e ju perqafoj me mall.


P.S. A ka ndonje shqiptar me banim ne San Diego, Amerike? Une po bej vitin e gjashte ne San Diego dhe skam pare nje shqiptar. Familja ime banon ne Missouri dhe ketu ku jam une te thahet syri per nje shqiptar.


Postuar nga wydra datë 20 Mars 2006 - 00:30:

po c'i do me qafsh, nuk thua shyqyr qe je vetem? Ta them nga eksperienca, sa rehat kam qene kur s'kam pas shqiptare afer, dhe sa sherre e probleme kur kam pasur disa... pa lere tani qe vecse shqiptare gjithandej... pupupu


e-mule eshte si puna e kazes, nqs s'ja thua shume nga kompjuterat s'esht cudi te marresh dhe viruse e trojane si dashje pa dashje. E ke provuar te blesh ndonje dvd nga dyqan online, nqs te intereson shume? Shif ne faqet italiane se mund ta kene.


 
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.