Forumi Horizont
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Cili varjant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17726)


Postuar nga ~Enigme~ datë 19 Mars 2010 - 00:10:

Cili varjant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte?

Ne koleksionin "Pikepamje te Ngjashme", një ekspozitë bamirese që u hap kohët e fundit në Somerset House në Londër, varet një pikture e portreteve te dy burrave. Të dy janë veshur në të zeza. Të dy kanë sytë xixëllues dhe buzëqeshje te djallëzuar. Ai ne te majtë është më i vjetër, me mjeker dhe kapelle,ndersa ai ne te djathe është djalosh i ri dhe intensiv. Portretet janë me nje kompozim te zymtë, me nje ndricim te mjeshteruar, tone te mbytura dhe gri te zbehta.

Burrat janë Prince William, trashëgimtar i fronit britanik dhe perkrahes e ekspozites, dhe Jeff Hubbard, një njeri që dikur ishte i pastrehë që është trajnuar kohët e fundit si një fotograf në sajë të një programi drejtuar nga "Krizat", një organizatë bamirëse britanike për të pastrehë."
Burimi: The Economist
***************
Pikerisht ky artikull per te qene me sakte paragrafet siper me shtyjne te krijoj kete sondazh (for the hell of it - Ku eshte teme e cedruses kur te duhet!)
Po qendroj asnjeanese mqs hapa temen.
PRA:

Cili variant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte qofte kjo ne raporte pune, shoqerie, apo dashurie ? Arsyetoni pergjigjen

A: Bote te ndryshme dhe endrrat te ngjashme?
B: Endrra te ndryshme dhe bote te ngjashme?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 19 Mars 2010 - 02:29:

Re: Cili varjant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte?

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Cili variant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte qofte kjo ne raporte pune, shoqerie, apo dashurie ? Arsyetoni pergjigjen

A: Bote te ndryshme dhe endrrat te ngjashme?
B: Endrra te ndryshme dhe bote te ngjashme?



Instiktivisht do kisha zgjedhur te parin, po meqe ketu kerkohet arsyetimi po perpiqem te lodh trurin tim te vogel e te sqarohem dhe me veten jam qe jam.
Pike se pari, mendoj se ketu duhet bere edhe nje dallim gjinor, dua te them, raportet brenda se njejtes gjini ndryshojne nga raportet midis gjinive te ndryshme (nenkuptoj ketu raportet e punes apo ato te miqesise). Ne marredheniet brenda se njejtes gjini ndahen, shkembehen, krahasohen pak a shume te njejtat ide, emocione, eksperienca e endrra, ndersa ne marredheniet midis nje femre e nje mashkulli prezantohen e shkembehen eksperienca te ndryshme, qe mund te jene te nevojshme per te pergjuar e vrojtuar (pa pasur implikime te metejshme) ne pjesen me intime te nje bote qe eshte kaq e ndryshme dhe e panjohur nga e jona, por njekohesisht edhe kaq plotesuese.
Gjithsesi, une mendoj se pavaresisht nga cfare mbart nje person (mashkull apo femer qofte), pavaresisht nga prejardhja apo e kaluara personale, endrrat dhe pasionet jane teper te forta e domethenese per te krijuar nje raport te mirefillte. Megjithese, do te doja te shtoja, eshte e veshtire qe dy bote te njejta me njera-tjetren te kene endrra dhe pasione krejt te ndryshme.. nuk di c'mendojne te tjeret.


Postuar nga Morfine datë 19 Mars 2010 - 03:13:

Thumbs up Cili varjant (A apo B) sjell nje nivel mirekuptimi te larte?

Citim:
Po citoj ato që tha Heyday

Gjithsesi, une mendoj se pavaresisht nga cfare mbart nje person (mashkull apo femer qofte), pavaresisht nga prejardhja apo e kaluara personale, endrrat dhe pasionet jane teper te forta e domethenese per te krijuar nje raport te mirefillte. Megjithese, do te doja te shtoja, eshte e veshtire qe dy bote te njejta me njera-tjetren te kene endrra dhe pasione krejt te ndryshme.. nuk di c'mendojne te tjeret.



.


Postuar nga ~Enigme~ datë 24 Mars 2010 - 19:37:

Po ngaterohem pak HeyDay me kete citimin qe ka bere Morphine per te vetmin fakt se po me duket e domosdoshme te percaktojme konceptin bote te ngjashme/te njejta.

Po flasim per raporte njerzish qe vijne nga i njejti vend? Apo per ata qe jane nga vende te ndryshme apo bote ne konceptin e prespektives?

Psh ne paragrafin qe solla ketu behet fjale per 2 njerez qe vijne nga i njejti vend por botet e tyre jane filturar ne 2 prizma te ndryshme ku gjenden para pasionesh te ngjashme. Nje gje tjeter qe me vjen ne mendje per momentin jane ato vende qe mbartin ne formimin e tyre kulturen e lashte por njekohesisht formohen ne boten moderne ku ata jetojne.

Dhe ah se mos harroj thjesht per ta hapur pak dhe kanaten tjeter te dritares ka dhe nga ato raporte dashurie qe i prekasin te njejte gjinie mos harrojme...


Postuar nga shelgu datë 24 Mars 2010 - 21:42:

Me ngaterron pak "ai veshtrimi i djallezuar i princit.

Me shume do kerkoja ta quaja veshtrim"birkurve".
Megjithate votova per variantin e dyte. me duket me afer se vertetes ne rastin e kesaj ekspozite.

Ne konceptimin e gjeneralizuar po ashtu, megjithse duke thene "gjeneralizuar" i afrohesh me shume konceptimit filozofik te ceshtjesdhe ne kete rast behet fjale per nje konceptim statistikor (sondazh i mirefillte). Ndoshta Enigma me vone do ta beje nje gje te tille, ne pjesem mbyllese.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 24 Mars 2010 - 22:12:

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Po ngaterohem pak HeyDay me kete citimin qe ka bere Morphine per te vetmin fakt se po me duket e domosdoshme te percaktojme konceptin bote te ngjashme/te njejta.

Po flasim per raporte njerzish qe vijne nga i njejti vend? Apo per ata qe jane nga vende te ndryshme apo bote ne konceptin e prespektives?

Psh ne paragrafin qe solla ketu behet fjale per 2 njerez qe vijne nga i njejti vend por botet e tyre jane filturar ne 2 prizma te ndryshme ku gjenden para pasionesh te ngjashme. Nje gje tjeter qe me vjen ne mendje per momentin jane ato vende qe mbartin ne formimin e tyre kulturen e lashte por njekohesisht formohen ne boten moderne ku ata jetojne.

Ndoshta percaktimi duhej bere qe ne fillim.. Ja ti psh, c'mendon per rastin konkret?


Postuar nga kotka datë 25 Mars 2010 - 00:11:

VOTOJ "B"


Postuar nga ~Enigme~ datë 26 Mars 2010 - 02:22:

Cedrusa po thua qe ke te njejta enderra me princin apo kini bote te ngjashme :p Po pse me ben t'i nxjer me zor xhevairet ..s'ka erdhur mbyllja akoma. Prandaj hajde begeniseni temen, se do zbuloni pak e nga pak gjera interesante ja dhe rekllamimi me ndihmen e cedruses u be

Haidi (me lejo te te theres keshtu me pelqen me shume) kemi te bejme me nje nderthurje komplekse njerzish dhe premisin se nje raport te funksionoje ka nevoje komunikimin (pavarsisht kulturave te ndryshme) dhe qellimin e perbashket.

Kjo teme ka te vetmin motiv te thyeje klishete (ku dashur pa dashur u shfaq me siper) dhe te jape nje permase matje.


Postuar nga shelgu datë 26 Mars 2010 - 18:18:

Princi, princi.

Kotka si je ti motra, na ke mungu fort.


Postuar nga Deb* datë 26 Mars 2010 - 18:46:

Mire do ishte nga nje ane te kishim endrra te ngjashme edhe pse bote te ndryshme. Kjo do na sillte me prane njeri-tjetrit, por njekohesish shume boring.
Enderra te ndryshme bote te njejta. Nese do kishim endrra te ndryshme, kjo do te sillte qe dhe botet te ndryshonin, te ishin te ndryshme.
Nuk di ke te zgjedh.


 
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.