Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- A eshte kjo bota e femrave apo meshkujve? / women's world or men's world (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17347)


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:00:

A eshte kjo bota e femrave apo meshkujve? / women's world or men's world

Sot po diskutoja rreth kesaj "women's world or men's world"

Po degjonin kengen "James Brown - this is the men's world" dhe ashtu pa dashje lindi diskutimi.

Eshte e vertete qe burri ka qene gjithmone lider , por dhe koka ka qafen qe mbahet.


Pra Kush e sundon boten femra apo mashkulli ??

It's a mans world - James Brown







Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:06:

dhe ketu ku jam une femrat/grate nuk kane te drejte as te ecin vetem ne rruge ...!!! sad but true


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 00:10:

Mendimi i pare qe me erdhi eshte MASHKULLI patjeter...Por femra ne ditet e sotme ka nje rol shume te rendesishem per mos te thene mjaft influencues...

Merr shembull nga Michelle Obama...nje avokate e shkelqyer qe e coi Barak-un ne shtepine e bardhe...
Te kujtojme si fillim Barak Obama do kryente stazhin ne kabinetin e saj...atje u be edhe njohja decizive...
Gjithashtu edhe historia e Hilari Clinton me Bill...tregoi qe ajo eshte vertet nje femer me shume karakter...sot si sekretare shteti, imagjinoni cfare vendimesh merr ajo ne mes shume burrash shteti...
Me ka habitur po ashtu ish-kryeministria e Izraelit...nje femer beton...

Kaq per momentin.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:18:

Teme interesante do dalin ne pah maskilistat e vertete ketu :p

sa per temen thon qe mbas nje mashkulli te sukseshem qendron nje femer e zgjuar ...me ket shprehje jam e une


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:21:

Citim:
Teme interesante do dalin ne pah maskilistat e vertete ketu


e prisja dicka te tille po jo nga ty angel

Pra ju mendoni qe nje president drejtohet nga nje grua ?!

Mua me duket nje cik me e thjesht , me i fuqishmi gjithmone fiton.


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 00:28:

Absolutisht jo...por gruaja sot mund te drejtoj shtetin sikurse nje mashkull...


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:32:

Smoke problemi eshte qe edhe shume faj nuk ju ve ketyre maskilistave vertet sepse qe kur jemi rritur qe te vegjel na ka henger shpirtin mentaliteti i semure qe mashkulli eshte superior ne gjithcka.

Me vjen keq qe ne vendin tim eshte akoma ky mentalitet se thone e kete gjen tjeter qe; nqs do me pa sa te perparuar jane meshkujt ne nje vend shiko sa te emancipuara jane femrat


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`


me i fuqishmi gjithmone fiton.



e sakte me i fuqishmi fiton ska rendesi eshte femer apo mashkull.


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 00:49:

Juve keni te drejte por

Sa lidere ferma ka pare e gjithe bota , dhe si mendoni qe ne nje kohe bota do kete lidere femra po aq sa meshkuj?
Un mendoj angel se kjo teme nuk ka te bej me te qenit maskilist ose jo.

cecilia , e njejta pyetje eshte dhe per ty , kujton vertet qe femrat jane dhe do jene te sukseshme po aq sa meshkujt ne ne cdo aspekt ?!!


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 00:52:

po shume pak lidere femra pse sepse nuk i lejojne meshkujt te dalin ne siperfaqe ketu doja te dilja.

Nejse ky eshte mendimi im seshte e thene qe te jete e pranushme nga te gjithe as nuk pretendoj 1 gje te tille.


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 01:02:

Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Juve keni te drejte por

Sa lidere ferma ka pare e gjithe bota , dhe si mendoni qe ne nje kohe bota do kete lidere femra po aq sa meshkuj?
Un mendoj angel se kjo teme nuk ka te bej me te qenit maskilist ose jo.

cecilia , e njejta pyetje eshte dhe per ty , kujton vertet qe femrat jane dhe do jene te sukseshme po aq sa meshkujt ne ne cdo aspekt ?!!




Eshte pak e komplikuar si ceshtje per te vetmen arsye sepse as mashkulli s'mund te riprodhoj si gruaja...
Po ta marrim pak me gjere si teme do thoja asnjehere bota s'do njohi aq femra sa ka njohur meshkuj...

Liderit e vertet do ngelen meshkujt...

Vetem dicka dua te shpreh qe nje femer ben me shume se nje mashkull...Ajo eshte nene, ajo eshte grua, ajo eshte bashkeshorte, ajo eshte ne cdo vend kurse me vjen keq te them nje mashkull eshte vetem ne zyre...


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:15:

Citim:
[i]
Vetem dicka dua te shpreh qe nje femer ben me shume se nje mashkull...Ajo eshte nene, ajo eshte grua, ajo eshte bashkeshorte, ajo eshte ne cdo vend kurse me vjen keq te them nje mashkull eshte vetem ne zyre... [/B]



Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 01:17:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia



Eshte pak e komplikuar si ceshtje per te vetmen arsye sepse as mashkulli s'mund te riprodhoj si gruaja...
Po ta marrim pak me gjere si teme do thoja asnjehere bota s'do njohi aq femra sa ka njohur meshkuj...

Liderit e vertet do ngelen meshkujt...

Vetem dicka dua te shpreh qe nje femer ben me shume se nje mashkull...Ajo eshte nene, ajo eshte grua, ajo eshte bashkeshorte, ajo eshte ne cdo vend kurse me vjen keq te them nje mashkull eshte vetem ne zyre...



Cec sjam dakort me ty skemi pse justifikohemi mbas faktit qe jemi nena bashkeshorte etj etj

Edhe meshkujt jane baballare e bashkeshorte por ama e realizojne qellimin e tyre per te qene lidera. kete duhet te bejne dhe femrat dhe jo te fshifen mbas detyrave familjare .


Postuar nga cecilia datë 16 Tetor 2009 - 01:25:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Cec sjam dakort me ty skemi pse justifikohemi mbas faktit qe jemi nena bashkeshorte etj etj

Edhe meshkujt jane baballare e bashkeshorte por ama e realizojne qellimin e tyre per te qene lidera. kete duhet te bejne dhe femrat dhe jo te fshifen mbas detyrave familjare .




Edhe une jam dakort me ty angel, por realiteti eshte ndryshe sepse si i thone nje fjale te urte popullore 'baba te ze me b**e".

Ti je femer revolucionare...
Ah se me kujtove edhe dicka tjeter psh nqs ti jeton me nje mashkull ne nje shtepi, i kerkon atij te gjitha te drejtat e barabarta (njesoj me te tuat) e di si do jete pergjigja e tij?!

gjeje,se pergjigjen time ta them me mbrapa.


Postuar nga SmoKer datë 16 Tetor 2009 - 01:26:

Nqs nje hajdut futet ne shpi per te vjedhur , kush tenton ta ndaloj burri apo gruaja ?

Bota eshte e te dyve , dhe asnjehere nuk mund te thuash qe eshte e femres apo mashkullit ,

edhe vete James e thote aty ,,,burri nuk do ishte asgje pa zemren e nje gruaje

megjithese ka shume per tu diskutur kjo teme , keshtu me ndodhi sot :p


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 01:28:

Cec kam jetuar e kemi qene te barabarte ne cdo vendim e ne cdo pergjegjsi.

Smoke jetoj vetem po te me hyje hajduti ne shtepi ate kembezen di ta shtyp e une njesoj si mashkulli :p


Postuar nga Petter datë 16 Tetor 2009 - 01:30:

Pergjigjen per kete teme skan fund e ngjashme me: a ka bere veza pulen apo pula ka bere vezen :lol:


Postuar nga erious datë 16 Tetor 2009 - 01:51:

.

femrat (pa dallim ngjyre ) dhe zezaket (pa gjini)... ju peshon truri me pak se ai i mashkullit si rrjedhoje kane me pak neurone, e provuar shkencerisht.

marim si shembull ariun e cirkut qe ta kuptoni paster.

ariu i cirkut e nget biçikleten, ndersa ka njerez qe nuk dine ta ngasin... megjithate kjo nuk e ben ariun e cirkut me te zgjuar nga keta njerezit as me superior

kshu pra muhabeti


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 01:56:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.

femrat (pa dallim ngjyre ) dhe zezaket (pa gjini)... ju peshon truri me pak se ai i mashkullit si rrjedhoje kane me pak neurone, e provuar shkencerisht.




Gjatë muajve të parë të jetës tek njeriu numri i qelizave në tru është i njëjtë, si tek meshkujt dhe tek femrat, por me futjen në lojë të hormoneve seksuale, si testosterone, truri i mashkullit dhe i femrës pëson ndryshime të dukshme. Truri i mashkullit zhvillohet më shumë në një zonë, ndërsa tek femra në një zonë tjetër, për të sjellë më pas ndryshimet mes dy sekseve. Kjo shpjegojnë shkencëtarët, ka të bëjë me një proces që quhet “hara-kiri i neoroneve” (vetvrasja e neuroneve).

Gjatë zhvillimit të sistemit nervor, vërehet fillimisht prodhimi i qelizave nervore të njëjta, për të dyja sekset, të cilat me kalimin e kohës vetvriten. Mendohet se 20 deri 80 për qind e neuroneve që kanë lindur vdesin.Përgjegjës për këtë zhvillim bëhet testosteroni i cili bëhet shkak për këto vdekje tashmë të programuara. Me fjalë të tjera, hormonet shtyjnë vetvrasjen e neuroneve në pjesë të caktuara të trurit.

More vesh ti testosteron :p


Postuar nga erious datë 16 Tetor 2009 - 01:59:

.

ço ky shpjegim (koti) gjith pasion ?

a kan apo s'kan me shume tru meshkujt se femrat ?

e pik


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 02:01:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.

ço ky shpjegim (koti) gjith pasion ?

a kan apo s'kan me shume tru meshkujt se femrat ?

e pik



a mund te them 1 barcalete per trurin e mashkullit me jep leje loool


Postuar nga AndreaPirelli datë 16 Tetor 2009 - 05:41:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia

nqs ti jeton me nje mashkull ne nje shtepi, i kerkon atij te gjitha te drejtat e barabarta



I KERKON te drejta te barabarta ???????????????????
Per cfare te drejtash behet fjale .......... para se te te bej pyetjen tjeter??????????????


Postuar nga Anemone datë 16 Tetor 2009 - 05:56:

Bota e te dyja paleve,se n'a habitet !


Postuar nga erious datë 16 Tetor 2009 - 14:21:

.


qe femrat nuk jane te barabarta me meshkujt... kete e din dhe bufi

dhe s'ka pse te jene te tilla, e para sepse natyra e njerezore s'varet nga ndjenjat e deshirat tona, si dhe e dyta barazia nuk na lumturon.

per vete nje gje di te them... kurr nuk kam pare femra aq te shkaterruara moralisht, psiqikisht, por dhe ekonomikisht ne shqiperi, sa ç'po shoh sot ne perendim

femrat ne shqiperi, ne te shumten, vuajne per gjera te vogla, ato jane zonja te fatit te tyre, te shpirtit te tyre duke metrizuar akoma situaten shoqerore... ngaqe ato vazhdojne te jene qendra e vemendjes dhe e potencialit burreror.

e kunderta ndodh ne perendim... ku po te mos perfytyrohet e vleresohet ne rolin e kurves (si dashnore pa kufi e tabu) nje femer e humb komplet interesin, potencialin e saj.

ajo nuk eshte me qendra e vemendjes... qendra e botes.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 14:32:

e thashe une jetojme ne shoqeri maskiliste ku bejne cdo gje qe femrat te rrine me poshte tyre ska qene vetem sot por gjithmone keshtu

po mua sma ndjen shume une them the world is mine e pik loool


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 17:15:

Citim:
Po citoj ato që tha erious
.qe femrat nuk jane te barabarta me meshkujt... kete e din dhe bufi

dhe s'ka pse te jene te tilla, e para sepse natyra e njerezore s'varet nga ndjenjat e deshirat tona, si dhe e dyta barazia nuk na lumturon.

per vete nje gje di te them... kurr nuk kam pare femra aq te shkaterruara moralisht, psiqikisht, por dhe ekonomikisht ne shqiperi, sa ç'po shoh sot ne perendim

femrat ne shqiperi, ne te shumten, vuajne per gjera te vogla, ato jane zonja te fatit te tyre, te shpirtit te tyre duke metrizuar akoma situaten shoqerore... ngaqe ato vazhdojne te jene qendra e vemendjes dhe e potencialit burreror.

e kunderta ndodh ne perendim... ku po te mos perfytyrohet e vleresohet ne rolin e kurves (si dashnore pa kufi e tabu) nje femer e humb komplet interesin, potencialin e saj.

ajo nuk eshte me qendra e vemendjes... qendra e botes.



Te gjitha keto jane komplet mbrapsh dhe pjelle e fantazive maskiliste.

E para, femrat ne perendim nuk jane me te shemtuara, por me te palyera ne jeten e perditshme. Kur lyhen dhe vishen per te terheq meshkujt ja kalojne 20 vjeçareve qe nxjerrin byçen ne Shqiperi.

Se dyti, femrat ne Shqiperi lyhen dhe pispillosen pikerisht sepse meshkujve si Erious u pelqen ti mbajne ne pozicionin e prese seksuale.

Se treti, femrat qe duken yje ne Shqiperi jane moshe e vogel. Shpejt martohen, pjellin dhe mbyllen ne shtepi. Me kaq i japin fund feminilitetit dhe nuk i shikon me verdalle. Perkundrazi, femrat ne perendim bejne qejf deri ne moshe te thyer (40-50 vjeç). Nuk jane te bukura si 20 vjeç, por as nuk hedhin feminilitetin ne plehra per t'iu dedikuar kelysheve dhe familjes.

Se katerti, mbatja e interesit seksual ne menyre te vazhdueshme eshte jo-produktive, sepse kerkon teper energji qe duhet te shkojne ne drejtime te tjera. Prandaj Shqiperia lloc ne mjerim; sepse eshte nje treg i madh seksual ku harxhohen energji te perditshme ne ate drejtim. Dhe ja pse maskilizmi ka lidhje direkt me prapambetjen shqiptare. Dhe ja pse ta ngrefin ne Shqiperi edhe kur blejne buken.

Se pesti, kurveria dhe marredheniet jashte martesore jane shume me te perhapura ne Shqiperi, sepse jemi mesuar qe duhet te kerkojme vazhdimisht seksin dhe nuk duhet te ndahemi nga grate e burrat. Ne perendim (nje shokut tim i) thote gruaja "Dua nje tjeter" dhe mirupafshim. Ne gjithe vitet e jetuara jashte nuk kam degjuar aq kurveri dhe etje per femra sa degjoj 2 jave ne Shqiperi. Ne perendim shpesh jane me besnike; eshte paradoksale por eshte keshtu.

Se gjashti, uria seksuale qe karakterizon shqiptaret eshte ne perpjestim te zhdrejte em lirine e femrave. Sa me shume te shkosh ne veri te Evropes, ku seksi dhe femrat jane te lira, aq me pak shqiptaret gjejne impulsin pervers per te dominuar dhe nenshtruar femrat. Aq me shume femrat jane te zonjat e vetes dhe aq me shume shqiptaret duhet te dalin nga loja "terhiqe mos e keput" qe kane luajtur gjithe jeten. Ndoshta prandaj te duken "jo te bukura" dhe "jo interesante".

Se shtati:
po te mos perfytyrohet e vleresohet ne rolin e kurves (si dashnore pa kufi e tabu) nje femer e humb komplet interesin, potencialin e saj.
Kjo shpreh vetem botekuptimin dhe mentalitetin tend. Nuk me habit aspak qe ke pikepamje maskiliste, perderisa e paske ngjyrosur boten me humbje respekti ndaj femrave qe nuk jane per seks. Ne boten time femrat jane respektuar gjithmone. Dhe nuk jam i rrethuar fare nga shqiptare.

:0predru


Postuar nga BIONDIA datë 16 Tetor 2009 - 17:49:

eshte 50% e femrave dhe 50% e meshkujve ...


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 18:55:

Fajtori me pelqeu shkrimi yt.

Tani femra eshte me e pavarur se kurre. Nuk po shikohet me thjesht si objekt sexy, apo shtepiake ashtu sic ndodh rendom ne Shqiperi. Jane vet meshkujt me indiferentizmin ndaj familjes, dembelizmin qe po e bejne femren te marri frenat e familjes ne dore.  Pra femra me dashje apo pa dashje po ben dhe detyrat qe me pare konsideroheshin ''te burrave''. Po kupton qe ajo mund t'ja dali vet dhe pa ndihmen e mashkullit, pa forcen e tij fizike, dhe qe nuk ka nevoje per pranine e domosdoshme te tij qe te ndihet femer, apo e vlefshme.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 18:57:

Tani po diskutojme per femrat e meshkujt shqiptare apo ne pergjithsi ne bote qe ta kapim temen tamam ?


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 19:13:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Tani po diskutojme per femrat e meshkujt shqiptare apo ne pergjithsi ne bote qe ta kapim temen tamam ?


Besoj se duhet ti marrim vec e vec se dhe dy realitetet jane te ndryshme. Ne Shqiperi dihet qe eshte bota e meshkujve akoma per aq kohe qe pjesa me e madhe e femrave jane pa pune, shtepiake, te varura plotesisht te burrat, dhe nga ana tjeter ke meshkuj ne nje perqindje te madhe pa shkolle,  me mentalitet  te vjeter maskilist, me nivel te ulet kulture, qe nuk mund ta shikojne dot femren si te barabarte me veten e tyre.  


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 19:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Besoj se duhet ti marrim vec e vec se dhe dy realitetet jane te ndryshme. Ne Shqiperi dihet qe eshte bota e meshkujve akoma per aq kohe qe pjesa me e madhe e femrave jane pa pune, shtepiake, te varura plotesisht te burrat, dhe nga ana tjeter ke meshkuj ne nje perqindje te madhe pa shkolle,  me mentalitet  te vjeter maskilist, me nivel te ulet kulture, qe nuk mund ta shikojne dot femren si te barabarte me veten e tyre.  



Po pse moj vec e vec pse vendi e ben 1 femer apo mashkull te sukseseshem e te jete superior ndaj te tjereve????!!!

Pse ky paragjykim per femrat shqiptare te Shqiperise nuk e kuptoj xhanem, nuk e di kujt i referoheni ju por une jetoj ne TR e kam shume shoqeri ketu e nuk kam njoft asnji femer sic i pershkruani ju me siper perkundrazi jane te zgjuara te zonjat e vetes punojne e sigurojne vete jetesen e tyre e dine e vete sesi ta organizojne jeten ne menyre te tille qe mos ju behet monotone. Moj ska te beje fare barazia me burrin a te dashurin sepse ne rradhe te pare jetojme per veten tone pra duhet te jetojme per vete jo ta kuptojme jeten te varur prej tyre, po nuk patem respekt e kerkesa ndaj vetes sone si mund te pretendojme te kene meshkujt ndaj nesh.


Postuar nga BIONDIA datë 16 Tetor 2009 - 19:43:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Po pse moj vec e vec pse vendi e ben 1 femer apo mashkull te sukseseshem e te jete superior ndaj te tjereve????!!!




Ky eshte mentaliteti i shumices se ato qe jetojne jashte kane dicka me superiore ndaj te tjerave dhe nuk eshte aspak e drejte se ka ketu femra dhe njoh qe jetojne 100 here ma keq se ato ne shqiperi ...kushurirat e mia ne shqiperi jetojne me maqina mbas bythe i dilte koha per cdo gje per femijet palester dhe defrimet ku te donin ndoshta ma shume se une ishin burrat e varur nga ato me dukesh mua dhe jo e kunderta ...nuk e ben diferencen ku jeton njeriu por kultura e tij po qe rrit ne nje ambient"dru me pre" smund te presesh respekt dhe edukate nga ai ...


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 19:43:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Po pse moj vec e vec pse vendi e ben 1 femer apo mashkull te sukseseshem e te jete superior ndaj te tjereve????!!!

Pse ky paragjykim per femrat shqiptare te Shqiperise nuk e kuptoj xhanem, nuk e di kujt i referoheni ju por une jetoj ne TR e kam shume shoqeri ketu e nuk kam njoft asnji femer sic i pershkruani ju me siper perkundrazi jane te zgjuara te zonjat e vetes punojne e sigurojne vete jetesen e tyre e dine e vete sesi ta organizojne jeten ne menyre te tille qe mos ju behet monotone. Moj ska te beje fare barazia me burrin a te dashurin sepse ne rradhe te pare jetojme per veten tone pra duhet te jetojme per vete jo ta kuptojme jeten te varur prej tyre, po nuk patem respekt e kerkesa ndaj vetes sone si mund te pretendojme te kene meshkujt ndaj nesh.



Te jap te drejte, por Shqiperia nuk eshte vetem TR, dhe jo te gjithe ata qe kane zbritur ne TR kane arritur te ndryshojne mentalitet, te kulturohen. Ti vet nuk je e martuar. Gezon pavarsi te plote tani per tani sa je beqare e s'ke njeri mbi koke. E shikon sa vrasje po ndodhin ne Shqiperi nga burrat kundrejt femrave? I vrasin per tradheti, xhelozi. E shikojne femren akoma si prone e tyre. Femra Shqiptare eshte shume e ndrydhur angel ne krahasim me femren jashte. Kjo eshte dhe arsyeja me e madhe e divorceve. Mosperputhje pikepamjesh, mentalitetesh, dhuna fizike, psikologjike qe ushtrojne burrat ndaj femres per ta patur poshte vetes. Jo te gjitha femrat ne Shqiperi kane mundesi punesimi. Kur kam qene ne Shqiperi mesuese, nx e klases sime vinin nga shtresa e varfer, ku te gjitha nenat ishin shtepiake nga e keqja. Shumica e kishin lene veten pas dore tregonin shume here me te medhaja ne moshe sec ishin, te paveshura mire etj. Nuk besoj se keto femra kane ndonje vetvleresim te madh per veten. Ti je e re, dhe shoqerine tende e ke te moshes tende apo te nivelit tend shoqeror.

Ti ke qene dhe ne  malesite e veriut dhe ke pare se cfare vendi ze femra atje para burrit. Kur flas per Shqiperine flas ne pergjithesi, dhe jo vetem per nje shtrese te caktuar  intelektualesh qe jeton ne Tirane, apo qytetet e medhaja.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 19:54:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Te jap te drejte, por Shqiperia nuk eshte vetem TR, dhe jo te gjithe ata qe kane zbritur ne TR kane arritur te ndryshojne mentalitet, te kulturohen. Ti vet nuk je e martuar. Gezon pavarsi te plote tani per tani sa je beqare e s'ke njeri mbi koke. E shikon sa vrasje po ndodhin ne Shqiperi nga burrat kundrejt femrave? I vrasin per tradheti, xhelozi. E shikojne femren akoma si prone e tyre. Femra Shqiptare eshte shume e ndrydhur angel ne krahasim me femren jashte. Kjo eshte dhe arsyeja me e madhe e divorceve. Mosperputhje pikepamjesh, mentalitetesh, dhuna fizike, psikologjike qe ushtrojne burrat ndaj femres per ta patur poshte vetes. Jo te gjitha femrat ne Shqiperi kane mundesi punesimi. Kur kam qene ne Shqiperi mesuese, nx e klases sime vinin nga shtresa e varfer, ku te gjitha nenat ishin shtepiake nga e keqja. Shumica e kishin lene veten pas dore tregonin shume here me te medhaja ne moshe sec ishin, te paveshura mire etj. Nuk besoj se keto femra kane ndonje vetvleresim te madh per veten. Ti je e re, dhe shoqerine tende e ke te moshes tende apo te nivelit tend shoqeror.

Ti ke qene dhe ne  malesite e veriut dhe ke pare se cfare vendi ze femra atje para burrit. Kur flas per Shqiperine flas ne pergjithesi, dhe jo vetem per nje shtrese te caktuar  intelektualesh qe jeton ne Tirane.



Normal qe seshte vetem Tirana por ama ato femra qe kane dashur te behen dicka ne jete e kane bere dhe ja kane dale.

Sdua te flas per jeten time ketu ne forum dhe pse dikush e di mire, por po them qe kam pasur 1 lidhje te gjate me 1 mashkull kemi bashkejetuar bashke e kemi konsideruar kete lidhje si shoke te mire pervec te tjerave sigurisht se mos keqkuptohemi ; bile e kemi nxitur njeri tjetrin te luftojme me shume per ate qe i kishim vene qellim vetes. Se kam ndjere ndonjehere veten inferiore perkundrazi jam ndjere e vleresuar dhe e perkrahur nga ai ne cdo moment nga vendimet qe me jane dashur te marr ne situata te ndryshme.

Shoqeria ime eshte e grupmoshave te ndryshme. Mundesisht rri me me te medhenj se vetja ime pse sepse perfitoj me shume prej tyre kam cmesoj me pak fjale.

Pra une ne Shqiperi kam arrit te jem 1 femer e pavarur te bej 1 jete normale ku argetimi sme mungon e cfare dua i arrij jam e zonja qe ato cka dua e i ve synim vetes i arrij gjithmone.

Tani une doja te te pyesja ty si femer qe jeton ne Europe cfare ke arritur atje me shume se cmund te arrije ne Shqiperi?


Postuar nga Anemone datë 16 Tetor 2009 - 19:59:

Cfare mundet te arrije nje femer ne Europe?
Ate qe nuk shihet edhe nuk perkufizohet me konture fjalesh: mos qendrimin ne shtepi me rroba te perlyera nga njollat e gjelles,edhe pispillosjen deri ne dhembe per te pire nje kafe 50lekeshe


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone
Cfare mundet te arrije nje femer ne Europe?
Ate qe nuk shihet edhe nuk perkufizohet me konture fjalesh: mos qendrimin ne shtepi me rroba te perlyera nga njollat e gjelles,edhe pispillosjen deri ne dhembe per te pire nje kafe 50lekeshe



Ca po thoje Anemone se nuk e kapa

meqe ra fjala ku pihet kafja 50 lek se skam pa gje ketu ne TR kafe te tilla


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 20:09:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Normal qe seshte vetem Tirana por ama ato femra qe kane dashur te behen dicka ne jete e kane bere dhe ja kane dale.



Tani une doja te te pyesja ty si femer qe jeton ne Europe cfare ke arritur atje me shume se cmund te arrije ne Shqiperi?



Me shume? Ne Shqiperi kam qene e fejuar, jo e martuar e me femije. Jeta ka qene krejt ndryshe. Normal qe jeta ime ka ndryshuar. Nuk mund te beje krahasime se kam jetuar jete te ndryshme. Cfare kam bere me shume? Jam bere shofere e mire.  Jam e sigurt qe ne Shqiperi burri nuk do ma linte makinen ta ngisja vetem ndonjehere, ashtu sic nuk e ngasin motra dhe kusherirat e mia edhe pse e dine ta ngasin. Jo se burrat jane xheloze, por kane frike se rruget Shqiptare nuk jane shume te sigurta, apo te rregullta. Shoferet ne pergjithesi nuk i respektojne rregullat e qarkullimit rrugor? Gjer nga keto vogelsirat fillojne ndryshimet. Femra ne pergjithesi ne Shqiperi nuk gezon te drejtat qe ka jashte. Ketu nje grua me femije  kur e shikon qe burri nuk eshte per te nuk ka frike ta lere se nuk e le shteti te ngeli  rrugeve. I ofron  leke per qerane, ushqime e ca leke ne dore per nevojat e familjes. Eshte shteti ne Shqiperi ne rradhe te pare qe e detyron femren ti nenshtrohet mashkullit edhe kur ai se meriton, sepse e vetme e ka te pamundur ta perballoje jeten. Mos flasim pastaj qe ketu s'ke te drejte te prekesh femren me dore, sikur dhe nje pellembe se perfundon ne polici.

 


Postuar nga Fajtori datë 16 Tetor 2009 - 20:12:

Me detaje nuk dilni gjekundi. Pergjigjia ime ishte per nje mentalitet te caktuar qe e shikon femren te pabarabarte. Ose si nje objekt qe duhet te qendroje statike, e palevizur ne shoqeri dhe histori, ne menyre qe eksitimi i meshkujve te vazhdoje te qendroje i larte dhe mos kene frike se nuk do kene ereksione ne te ardhmen, siç u ndodh kur dalin neper Evrope e shikojne femra te palyera ne orar te punes.


Postuar nga Anemone datë 16 Tetor 2009 - 20:14:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Ca po thoje Anemone se nuk e kapa

meqe ra fjala ku pihet kafja 50 lek se skam pa gje ketu ne TR kafe te tilla



Epo, ja nje e "mire" tjeter e femrave ne Shq,nuk e fusin kurre doren ne xhep, sa edhe cmimet e kafeve nuk i marrin vesh. Duhet te qendroj me gjate ketu pasi me kushton me pak.


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 20:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone


Epo, ja nje e "mire" tjeter e femrave ne Shq,nuk e fusin kurre doren ne xhep, sa edhe cmimet e kafeve nuk i marrin vesh. Duhet te qendroj me gjate ketu pasi me kushton me pak.



E vertet. Jo te gjitha por shumica presin vetem nga meshkujt te paguajne, prandaj i hedhin syte te zene ndonje te dashur me pare. Me nje fjale e lene veten ne dore te meshkujve.  

P.s Angel vetem po te jetosh jashte do e kuptosh ndryshimin, ashtu sic e kuptuam dhe ne.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:17:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Me shume? Ne Shqiperi kam qene e fejuar, jo e martuar e me femije. Jeta ka qene krejt ndryshe. Normal qe jeta ime ka ndryshuar. Nuk mund te beje krahasime se kam jetuar jete te ndryshme. Cfare kam bere me shume? Jam bere shofere e mire.  Jam e sigurt qe ne Shqiperi burri nuk do ma linte makinen ta ngisja vetem ndonjehere, ashtu sic nuk e ngasin motra dhe kusherirat e mia edhe pse e dine ta ngasin. Jo se burrat jane xheloze, por kane frike se rruget Shqiptare nuk jane shume te sigurta, apo te rregullta. Shoferet ne pergjithesi nuk i respektojne rregullat e qarkullimit rrugor? Gjer nga keto vogelsirat fillojne ndryshimet. Femra ne pergjithesi ne Shqiperi nuk gezon te drejtat qe ka jashte. Ketu nje grua me femije  kur e shikon qe burri nuk eshte per te nuk ka frike ta lere se nuk e le shteti te ngeli  rrugeve. I ofron  leke per qerane, ushqime e ca leke ne dore per nevojat e familjes. Eshte shteti ne ne rradhe te pare qe e detyron femren ti nenshtrohet mashkullit edhe kur ai se meriton, sepse e vetme e ka te pamundur ta perballoje jeten. Mos flasim pastaj qe ketu s'ke te drejte te prekesh femren me dore, sikur dhe nje pellembe se perfundon ne polici.

 




hahahaaa po ketu sa femra ka moj ne makine i ke pare apo jo?

marrin makinat kalamajte e burrat i nisin ne pune e dalin me njera tjetren shofin punet e tyre.
Pra ketu ska asnje ndryshim si ketu e atje ku je ti.

Divorci problemi qe dhe ketu femrat e pavarura sju ben syri terr te kerkojne divorcin sepse kane mundesine ekonomike ta perballojne jeten e tyre njesoj e atje.

Deb kane ndryshuar gjerat e ketu te pakten ne qytetet e medhaja as nuk diskutohen me keto gjera. Nejse se po dalim nga tema.

E vetmja gje qe sme pelqen eshte qe ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi paragjykohemi e futemi te e njejta kategori te ata njerzit " e varfer te pa shkolluar e te prapambetur" qe flisni gjithmone ju qe jetoni jashte (jo te gjithe sigurisht) neper tema te ndryshme por qe e keni komplet gabim. Nqse kam zgjedhur te jetoj ketu jam une ajo qe kam bere kete zgjedhje sepsejane faktore te tjere qe ndikojne e me mbajne te lidhur me kete vend jo se sjam e afte te kem mundesi te jetoj e punoj jashte.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Anemone


Epo, ja nje e "mire" tjeter e femrave ne Shq,nuk e fusin kurre doren ne xhep, sa edhe cmimet e kafeve nuk i marrin vesh. Duhet te qendroj me gjate ketu pasi me kushton me pak.



jo moj perkundrazi me njohin si "doreshpuar" sjam kurnace vetem qe kafet qe frekuentoj une spara i gjen me poshte se 150 lek minimumi prandaj ta thashe

sa per ate te lyeren e zhgeryeren une jam tip sipas vendit bej kuvendin dmth gjithmone i pershtatem vendit ku shkoj si ne veshje si ne grim.

E boll tani se ja bem lemsh temen Smoke :p


Femra force e madhe e pik morret vesh ju maskilista :p


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 20:25:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil



hahahaaa po ketu sa femra ka moj ne makine i ke pare apo jo?

marrin makinat kalamajte e burrat i nisin ne pune e dalin me njera tjetren shofin punet e tyre.
Pra ketu ska asnje ndryshim si ketu e atje ku je ti.

Divorci problemi qe dhe ketu femrat e pavarura sju ben syri terr te kerkojne divorcin sepse kane mundesine ekonomike ta perballojne jeten e tyre njesoj e atje.

Deb kane ndryshuar gjerat e ketu te pakten ne qytetet e medhaja as nuk diskutohen me keto gjera. Nejse se po dalim nga tema.

E vetmja gje qe sme pelqen eshte qe ne shqiptaret qe jetojme ne Shqiperi paragjykohemi e futemi te e njejta kategori te ata njerzit " e varfer te pa shkolluar e te prapambetur" qe flisni gjithmone ju qe jetoni jashte (jo te gjithe sigurisht) neper tema te ndryshme por qe e keni komplet gabim. Nqse kam zgjedhur te jetoj ketu jam une ajo qe kam bere kete zgjedhje sepsejane faktore te tjere qe ndikojne e me mbajne te lidhur me kete vend jo se sjam e afte te kem mundesi te jetoj e punoj jashte.



Angel  vetem nje pjese e vogel e femrave gezojne pavarsi te plote ekonomike ne Shqiperi. Edhe jashte e njejta gje eshte. Ato qe kane punera te mira, te tjerat me veshtiresi te madhe, dhe me ndihma nga shteti. Ti po e ben cik fushe me lule jeten ne Tirane. Atje eshte jeta shume e shtrenjte per ta perballuar e vetme e me femije. Kam jetuar vet nje fare kohe dhe burri im tere jeten atje. Shume mburren e shtirren ne Shqiperi. Atje shumica rrojne per tu dukur, per te tjeret. Kete e kam kuptuar kur kam ardh ketej.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


P.s Angel vetem po te jetosh jashte do e kuptosh ndryshimin, ashtu sic e kuptuam dhe ne.



e dashur te garantoj qe jam shume mire me jeten qe bej as dua te ndryshoj presjen jetes sime. Cndryshime moj une e krijoj jeten time ashtu sic dua une jo sic ben turma.

ah po jashte me pelqen te shkoj shpesh por si turiste ama te bredh e te shof ca e fap kthehem ne Tironen time me njerzit e mi e rehatin tim.Si thojn kot gur i rend ne vend te vet sido qe te jete ketu jam dikushi.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Angel  vetem nje pjese e vogel e femrave gezojne pavarsi te plote ekonomike ne Shqiperi. Edhe jashte e njejta gje eshte. Ato qe kane punera te mira, te tjerat me veshtiresi te madhe, dhe me ndihma nga shteti. Ti po e ben cik fushe me lule jeten ne Tirane. Atje eshte jeta shume e shtrenjte per ta perballuar e vetme e me femije. Kam jetuar vet nje fare kohe dhe burri im tere jeten atje. Shume mburren e shtirren ne Shqiperi. Atje shumica rrojne per tu dukur, per te tjeret. Kete e kam kuptuar kur kam ardh ketej.



Tirana ka o te pasur qe te thyjne koken me lek o te varfer Deb keshtu qe mendoje vete pse mos e kem fushe me lule une pershembull :p


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 20:28:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


e dashur te garantoj qe jam shume mire me jeten qe bej as dua te ndryshoj presjen jetes sime. Cndryshime moj une e krijoj jeten time ashtu sic dua une jo sic ben turma.

ah po jashte me pelqen te shkoj shpesh por si turiste ama te bredh e te shof ca e fap kthehem ne Tironen time me njerzit e mi e rehatin tim.Si thojn kot gur i rend ne vend te vet sido qe te jete ketu jam dikushi.



Flasim kur te martohesh dhe behesh me femije ne Shqiperi, mes mentalitetit Shqiptar. Do kesh te njejten pavaresi dhe moskokecarrje per jeten? 
Ah beqaria!
 


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Flasim kur te martohesh dhe behesh me femije ne Shqiperi, mes mentalitetit Shqiptar. Do kesh te njejten pavarsi dhe moskokecarrje per jeten? 

 



boooh kete se di prandaj jam dhe e veshtire ne zgjedhje me duket se do ngelem beqo gjithe kohes :p .... por 1 gje eshte e sigurt jeta eshte e shkurter per te menduar shume jam me parimin jetoje e shfrytezoje cdo moment ashtu sic do ti e jo sic duan te tjeret per ty; ah po mos harroj e respektin ndaj vetes kete e kam parasysh gjithmone po nuk respektove veten harroje qe te tjeret te te respektojne ty


Postuar nga Deb* datë 16 Tetor 2009 - 20:38:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


boooh kete se di prandaj jam dhe e veshtire ne zgjedhje me duket se do ngelem beqo gjithe kohes :p .... por 1 gje eshte e sigurt jeta eshte e shkurter per te menduar shume jam me parimin jetoje e shfrytezoje cdo moment ashtu sic do ti e jo sic duan te tjeret per ty; ah po mos harroj e respektin ndaj vetes kete e kam parasysh gjithmone po nuk respektove veten harroje qe te tjeret te te respektojne ty



Mire ben lol, vetem mos harro te respektosh dhe burrin, se i ngelet qejfi.


Postuar nga AngelDevil datë 16 Tetor 2009 - 20:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*


Mire ben lol, vetem mos harro te respektosh dhe burrin, se i ngelet qejfi.



respekt ndaj vetes do te thote te zgjedhesh 1 burre te respektuar moj pse kot po pres une rri mos me tremb nashi


Postuar nga Anemone datë 16 Tetor 2009 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Me detaje nuk dilni gjekundi. Pergjigjia ime ishte per nje mentalitet te caktuar qe e shikon femren te pabarabarte. Ose si nje objekt qe duhet te qendroje statike, e palevizur ne shoqeri dhe histori, ne menyre qe eksitimi i meshkujve te vazhdoje te qendroje i larte dhe mos kene frike se nuk do kene ereksione ne te ardhmen...




Kete mentalitet pelqen,perderisa e thekson,s'reagon,e akoma me keq: E ZHVILLON.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.