Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Michael Jackson lamtumire !! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17149)
Michael Jackson lamtumire !!
Vdes nga nje arrest kardiak ne moshen 50 vjeçare Michael Jackson,mbreti i muzikes pop,aq shume i perfolur vitet e fundit per nje sere ngjarjesh jo gjithmone pozitive !
I shtruar me urgjence ne spital ne Los Angeles rreth ores 18 (sipas ores se Tiranes) vdiq pak ore me vone ! Personat e aferm deshmuan se Michael-it filloi ti bllokohej frymemarrja ndersa ndodhej ne shtepine e tij ne Holmbly Hills dhe therriten ambulancen ! Personeli i ndihmes se shpejte deklaroi se Miachael Jackson nuk merrte me fryme qysh prej mberritjes se tyre ne shtepine e tij !
uauuu
wwoooooooooooooowwwwwwwwwwwwww sme besohet.
Deri tani po degjoja lajme dhe s'dhane gje.
50 vjec i beri te pakten
Sa keq!
Kaq i ri!
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
wwoooooooooooooowwwwwwwwwwwwww sme besohet.
Deri tani po degjoja lajme dhe s'dhane gje.
E pashe e pashe, rrofte interneti thuaj, se une po shikoja tv.
Me vjen shume keq dhe mua.
Shum lajm i dhimbshem.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
50 vjec i beri te pakten
Muzika humbi nje nga kengetaret me te medhenj ....me vjen keq me te vertet
Lutem per shpirtin e tij
Michael Jackson - Will You Be There
Sec ka nje fatalitet qe i ndjek pas gjithmone artistet ... sikur nuk mund te jene artiste deri ne fund po te mos e kene kete hije qe i ndjek pergjate jetes. S'ka qene nga te perferuarit e mi por ka bere historine e muzikes boterore. Ne te thjeshtet ikim e vime por "keta" ngelen ...
Nuk ishte arrest kardiak jo,mendohet overdoze qetesuesish,ose ai ka qene verte i semure per vdekje,dmth pa shpetim...kur dihet qe nnje vit me pare iu diagnostikua kancer ne lekur dhe kocka...
Megjithate ...R.I.P Jackson....
:((((((((:((((((((((:
ngushellime .
Eshte e pabesushme qe njerez si majkell vdesin.por megjithate ai la shume ne kete bote dhe do te ngelet legjende.
personalisht gjithmone me ka pelqyer muzika e tij.kercimi .the cdo koncert te bukur qe ka ber.
personalisht un e falenderoj per ate muzik te bukur qe beri per ne .jam shum i lumtur qe jetova muziken e tij dhe per shum kohe na ka bere te kercejm dhe te ndjehemi te lumtur.
shpresoj qe te jete ne paqe atje ku eshte .ngushellime;(
te shpreh dicka sinqerisht
edhe une e jetova shume muziken e maikut, por per mua ai kish vdekur me kohe ne ate vetmine dhe boten e tij te vegjelise.
the poor guy never grew up and that's what it made me more sad regarding to this famous pop singer than his death.....
Nuk e di perse por une e perjetova shume kete lajm. Ajo qe me beri pershtypje sot teksa po flisja me disa miq te mi eshte se ata e gjykonin per vlerat njerezore,morale te tij. Pffff ne fund te fundit kjo eshte nje fature hesapet e se ciles i lan para tjera kujt. Neve s'na mbetet gje tjeter vecse ta duartrokasim per kontributin e tij muzikor. Kaq!
http://www.youtube.com/watch?v=d5q59xIFMrg
Nje njeri qe ndoshta mediat e shaktarruan sepse ai nga akuzat qe i bene per pedofili doli I PAFAJSHEM ......per mua mbetet nje nga kengetaret me te medhenjt te botes ...fjalet e tjera nuk kane me vlere vlre ka muzika e tij ....
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Nje njeri qe ndoshta mediat e shaktarruan sepse ai nga akuzat qe i bene per pedofili doli I PAFAJSHEM ......per mua mbetet nje nga kengetaret me te medhenjt te botes ...fjalet e tjera nuk kane me vlere vlre ka muzika e tij ....
ndoshta nuk ishe i lumtur po me muziken e tij lumturoi e do te lumturoi njeres ne shekuj.....
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
te shpreh dicka sinqerisht
per mua ai kish vdekur me kohe ne ate vetmine dhe boten e tij te vegjelise.
Kontrast
Nje nga kenget qe me ka ardhur me shpesh ne mend prej tij.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nje nga kenget qe me ka ardhur me shpesh ne mend prej tij.
"Mbreti i POP-it"
Kam qene femije,nga mosha 9 vjec,e degjoj per here te pare ne radio,ngelem e heshtur dhe dua ta degjoj serish e serish,u rrita bashke me muziken e tij...Per mua do ngelet Idol-i im...
Kengetari legjendar i pop muzikes Michael Jackson vdiq mbreme ne Los Angeles
Mua lajmi me ka prekur shume!
Sepse dhe si femij i kam degjuar kenget e tij, kam lexuar per jeten e tij...
Nje Kengetar i vecant!
Nuk ishte vetem nje Kengetar!
Aj ishte nje njeri qe gjithe bota e donte!
Nje njeri me nje zemer te but!
Nje njeri qe ka dhuajtur shume!
Zoti coft me te!
Michael Jackson 1958-2009
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Nuk ishte arrest kardiak jo,mendohet overdoze qetesuesish,ose ai ka qene verte i semure per vdekje,dmth pa shpetim...kur dihet qe nnje vit me pare iu diagnostikua kancer ne lekur dhe kocka...
Megjithate ...R.I.P Jackson....
Katt Williams mbi Michael Jackson
Nje rutine e pergatitur shume kohe me pare, pelqehej nga cdo njeri qe linte koment ne te. Tani te shohesh komentet, njerezit shajne Katt Williams sikur po mbrojne Jackson (po po, pas pilafit). Sa interesante ne njerezit!
Muzika e Michael Jackson eshte pelqyer nga nje numer shume i madh njerzish.
Personalisht me kane "fasinuar" gjithashtu edhe vidioklipet e tij.
Nje mikja ime qe e kishte pare ne nje koncert me tregoj qe ne koncertet e tij nuk shkohej vetem per kenget por edhe per spektaklin fantastik qe ai i ofronte fansave te tij...
Nje nga kenget e mia te preferuara eshte Dirty Diana, sepse me kujton çaste te caktuara te adoloshences qe nuk i arroj kollaj, ishte momenti i rremujes te 90-91 qe sapo kishin hyre kenget e Michael Jackson dhe kjo kenge me ka lene shume mbresa te asaj periudhes me shoqerine dhe kusherinjte e mi.
Eshte i Madh, edhe pse nuk jeton me, Michael-in do ta mbaj gjalle muzika e tij.
kjo eshte kenga ime e preferuar
http://www.youtube.com/watch?v=pveL3tM9ejw
Woowww Biondia kete kenge kisha kohe pa e degjuar.....fantastike
Kurse mua goca e di ca me vjen me shume cudi se ne kujtohemi per tjetrin kur ka vdek e jo kur eshte gjalle.... sa kohe mu bene mua ketu ne ket forum nuk mbaj mend te kem pare njeri te degjonte 1 kenge te tij ..... mbas nje jave do harrohet kjo teme e ai vete......
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Woowww Biondia kete kenge kisha kohe pa e degjuar.....fantastike
Ne fakt jane dhe rrethanat qe na e bene ta kujtojme, sepse nuk degjojme gje tjeter vec kengeve te tij, dhe na rikthehen kujtimet e dikurhsme me kenget e ndryshme te periudhave qe kemi kaluar.
Gjithsesi une e degjoj here pas here, sepse me pelqejne vertete disa kenge te tij.
Po te shikosh kenget e dikurshme qe degjonim ne nè forum Micheal ka qene me i frekuentuari, (sidomos per mua dhe Glaukus)
Por erdhet ju te rinjte me Buddha bar, dhe e harruat :p
Lela se kisha me te keq por qe kjo eshte natyra e njeriut ... doja te thoja qe robin duhet ta kujtosh ta duash e respektosh sa eshte gjalle..... po vdiq pak rendesi ka
pse moj ndikoheni nga te rinjte ju :p... e ne te rinjte e kena pas fiksim ket kengen e tij apo jo noto
Jo jo e di qe se kishe me te keq. Por keshtu ndodh kur nje person humb jeten, rikujtohet me shume, sepse e dime qe s'do te kemi me kenge te Michaelit. Ashtu sic ndodhi me te madhin Elvis dhe Freddyn
Nje nga artistet me te medhenj te shekullit te kaluar ne nivel performance: etja e tije per perfeksion, dedikimi dhe disiplina jane nje shembull per cdokend.
E kam konsideruar perhere si nje njeri teper naiv dhe ne te njejten kohe ekstravagant. Me erdhi keq per humbjen e tije.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Kurse mua goca e di ca me vjen me shume cudi se ne kujtohemi per tjetrin kur ka vdek e jo kur eshte gjalle.... sa kohe mu bene mua ketu ne ket forum nuk mbaj mend te kem pare njeri te degjonte 1 kenge te tij ..... mbas nje jave do harrohet kjo teme e ai vete......
Edhe pse e harrojme per ca kohe dicka nuk do te thote qe nuk do te marre credits qe meriton ne nje te ardhme. Ja qe keshtu jemi gatuar ne qeniet njerezore Ange and Devil, te tille qe i veme rendesi momentit dhe asaj qe ben buje. Imazhit. Le te hapim nje teme te re per te gjithe ata qe jane te medhenj qe i harrojme nga perditesia dhe i biem shkurt me kenget qe na pushtojne mendjet sepse dikush ka paguar me shume minuta. Kam tim ate qe edhe pse nuk i behet shume buje tani Adrianto Celentanos ai ate degjon gjithe kohes. Gjithesesi Michael Jackson jemi dakort te gjithe qe despite the bad things he was accused of, he is and will always be the KING OF POP. He will always be remembered. a legend. best music. best dance moves. RIP Michael Jackson.
P.S cudi cecilia por une nderkohe qe kam ridegjuar te gjitha kenget e tij e sidomos Liberian Girl qe ka nje kuptim te vecante per mua fillova te qaj edhe une... Perqafoj
http://www.youtube.com/watch?v=latL...feature=related
we loved you michael ...i loved you
Une e radhis kacurrelin me Frenk Sinatren,Elvis Presley,bitles etj.Ai ishte nje legjende e pop-it ne gjithe boten.Kenget e tij ishin te mrekullueshme dhe do te ngelen te tilla.Ai do te kujtohet e respektohet nga e gjithe bota per zerin e tij te mrekullueshem,per performancen e persosmerine si artist.Ato qe thashe me larte duhet t'i dallojme nga Jackson si njeri.Mendoj se pasuria qe vuri ja rriti mendjen nje njeriu i cili rridhte nga llumi i Amerikes.Ai filloi te bente nje jete te cthurur duke humbur keshtu respektin e gjithe botes. Edhe pse ishte nje artist i madh e me vlera ai u la ne harrese e nuk kujtohej kush per te.Vitet e shkelqimit te tij ishin tashme nje kujtim i larget.Skandalet e bne ate qe te rrenohej ekonomikisht,gjersa sot ai llogaritet te kete mbi $ 400 milion borxhe.Po avash or qenbirqeni,ktheje koken nga vjen!Veset qe ai i beri instikte dhe ne kete menyre ai u la mbas dore e nuk kujtohej askush per te.
Me kujtohet nje burre plak te cilin e kam takuar ne nje fshat te Vlores;Ai thoshte se ky sua e ka bishtin sa te lepurit! Ose nje shprehje popullore qe perdoret ne Laberi.
''Vajti nga vajti e shkoi tek vendi i qenit''.
Dikush mund te thote qe e keni gabim.Une mendoj se jo,sepse bota duke analizuar veprimet e tragjedianit me te madh te kohrave Shekspirit e nxjerre ate homoseksual pasiv e jo mos te comentohet nje pedofil si ai.
http://www.youtube.com/watch?v=iL_N...feature=related
Nje nga te preferuarat e mija bashke me Liberian Girl, pavaresisht se zeri i tije sikur bie ne background nga ca beats teper prezente.
Vetem kush kercen ne nje forme pak-a-shume profesionale mund te kuptoje veshtiresite per te arritur levizjet koreografike te Jackson.
IQVLORA, ai eshte shpallur i pafajshem. Njerezit perreth tije kane perfituar nga njefare naiviteti qe e karakterizonte per ta zhvatur. Personalisht s'besoj akuzat e pedofilise ndaj tije, te pakten jo derisa te provohej e kunderta.
Edhe ky duhej ta kishte vendin ne burg,por per shkak te pareve te shumta qe harxhoi e qe borxhi po i shkonte !/2 bilion ,beri qe kacurelli te shpetonte.
Ky eshte njesoj si Lul Basha amor!
Po krahasojme hajdutin Basha me MJ tani. Eh, bélÃ_!
Oh ju lutem c'lesh Basha?!?
Me beri me zemer humbja e Michael Se sapo hapa pc tek zyra bera nje te bertitur nga cudia,sikur kush e di c'kishte ndodhur.
Personalisht kisha ridegjuar disa kenge te tijat para disa javesh.Edhe pas gjithe asaj Odiseje qe ka qene jeta e tij personale gati askujt nuk i shkon nder mend kur degjon muziken e tij.KEte e them ne emer te njerezve qe njoh dhe qe pelqejne Michael(qe btw ishte dhe kengetari i preferuar i tim eti ).
E kush eshte Michael Jackson?Nje njeri,por per te gjithe PASION.Do doja te gjeja fjalet per te shprehur se sa shume te vret humbja e nj personazhi te tille jo vetem per boten e muzikes por ne pergjithesi kush eshte rritur duke e degjuar,e si shume te tjere sot qe rriten me te tjere "heronj" nuk mund te mos te preket.
Sikur mbetemi veten ...paksa absurde ta konceptosh keshtu por jemi mesuar te jetojme me nje Michael Jackson apo nje Luciano Pavarotti dhe kur largohen kuptojme qe asgje nuk zgjat per gjithmone.Me idene e gabuar se aty jane i leme pas dore,kur kane sukses i duam,pastaj presim tìi poshterojme e me pas na vjen mendja e i ri-duam,ne te shumten e rasteve kur eshte vone.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Po krahasojme hajdutin Basha me MJ tani.Eh, bélÃ_!
http://www.latimes.com/entertainmen...88486.htmlstory
MJ me ka pelqyer ne menyre te kursyer.
Gjithsesi morali i tij i dyshimte, nuk ia ul vlerat si artist.
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
MJ me ka pelqyer ne menyre te kursyer.
Gjithsesi morali i tij i dyshimte, nuk ia ul vlerat si artist.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
kohet kane treguar se te gjithe artistet jane karakterizuar nga morali i dyshimte, piktoret, shkrimtaret, kompozitoret etj
me duket se ka nje fare lidhje midis artit dhe moralit te dyshimte gjithmone...
sa me te rinj te jene njerezit aq me me veshtiresi e pranojne vdekjen, sa me te moshuar behen aq me naturale u duket vdekja.
une do te thoja qe vdekja nuk ka te beje fare me moshen me shume, se sa me eksperiencen e jetes.
ka njerez qe shkojne mbi 100 vjet dhe nuk kane shijuar edhe ato me elementaret e jetes, ka te tjere qe vdesin te rinj dhe e kane shijuar dhe eksperimentuar jeten ne full
dhe Michael Jackson ishte nje nga keta.
ne fund te fundit ai i provoi te gjitha ne jete:
luksin, suksesin, ekstravagancen, terbimin, eksitimin, cmendurine, dashurine, pasionin, urrejtjen, gjyqet, vetmine, lirine, adhurimin, bukurine, plastiken, shnderrimin nga ajo qe nuk i pelqente ne ate qe i pelqente atij, manaxhimin e keq dhe makuterine e producerve te tij. ai i provoi dhe i shijoi te gjitha te mirat dhe te keqijat e kesaj bote.....
prandaj mos vuani shume rini. Ai e jetoi jeten e tij dhe misioni i tij kish mbaruar me kohe, cdo mision ka nje kufi sa kohe ke derguar mesazhin jashte vetes tende. behuni realiste. vdekja eshte njelloj si lindja, gjeja me normale ne bote dhe kjo dueht te na gezoje ashtu si edhe lindja.
me shume me mungon nje njeri kur largohet nga kjo bote dhe nuk i ka keto mundesi ta shijoje jeten e tij ne full.
sometimes people just like to act tragic....to forget the reality.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 102 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.