Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Pse njerezit vdesin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1452)


Postuar nga dieak datë 18 Korrik 2003 - 21:45:

Pse njerezit vdesin?

Pse njerezit vdesin? Vertet mbas vdekjes ka nje jete tjeter, dhe kjo eshte vetem nje prove, nje kalim? Vertet ekziston nje jete tjeter pas kesaj???


Postuar nga beba datë 22 Korrik 2003 - 13:00:

Talking ç' te te them!!!

Deri me sot s'eshte kthyer njeri prej se pertejmes...


Postuar nga beba datë 22 Korrik 2003 - 13:04:

Re: Pse njerezit vdesin?

Citim:
Po citoj ato që tha dieak
Pse njerezit vdesin?



Se per mendimin tim, si çdo gje tjeter (çdo qenie), lindim,zhvillohemi,vdesim,nuk duhet te kete 1 pse.


Postuar nga ks datë 22 Korrik 2003 - 21:08:

Re: Pse njerezit vdesin?

Citim:
Po citoj ato që tha dieak

Vertet mbas vdekjes ka nje jete tjeter




Po si jo vetem se eshte cik e lagesht e myket dhe plot me qenije te bezdishme qe te gryejne,sdq nuk eshte e thene nje arkivol i mire i zgjidh keto probleme


Postuar nga lorie datë 06 Gusht 2003 - 01:29:

o njerez?

perse duhet te diskutoni per vdekjen,friken me te madhe te njerezimit? Pse na i kujtoni keto gjera?Une e di per ke bien kambanat(e heminguej), per te gjithe bien. Njerezit duan te lene gjurme,kjo eshte arma e vetme qe kane kundra vdekjes, te mbeten te perjetshem ne mendjet e njerezve duke bere dicka te madhe.Nuk te mjafton fakti qe se shpejti do vdesesh edhe ti por kerkon edhe PSENE qe s'ka shpjegim se keshtu eshte ndertuar cilki i jetes?


Postuar nga Lakanderi datë 27 Gusht 2003 - 11:33:

A ka jete pas vdekjes?

Ka shume gjera ne bote,qe nuk shpjegohen dot.Me e rendesishmja nder keto eshte pyetja e Lories.LLogjikisht dhe nje nga pyetjet me te rendesishme dhe kardinale per cdo njeri,sado indiferent qofte.
Gjerat me te rendesishme ne jete nuk jane te dukshme,ose patjeter te kuptueshme per cdo njeri.Sepse cdo njeri eshte i ndryshem,nga menyra si kupton,perjeton,etj.Dhe kjo pyetje eshte e padukshme.Te rralle jane njerezit,qe flasin hapur dhe shpesh per vdekjen.Megjithese teorikisht te gjithe e dine,qe cdo cast mund te vdesin(nga nje aksident ose dicka tjeter) shumica e shikon vdekjen si nje fenomen shume te larget,qe s´ka lidhje me ta,te pakten per nja 50 vjet.Dhe si zgjidhjen me te mire gjen indiferencen,d.m.th. e heq nga lista e bisedave madje dhe e te menduarit.Mendoj se kjo sjellje e jona eshte sjellje frikacaku.Vdekja eshte nje fenomen qe nuk duhet te ngjalle frike por te te beje qe sa here ta kujtosh ta jetosh thelle jeten,te duash me shume,te falesh me teper,te mos jesh aq siperfaqesor dhe ta harxhosh kohen me gjera pa vlere.
Vdekja te kujton se nje mundim i pafund per te qene materialist eshte dhe ai humbje kohe.
Dhe ne fund,me e rendesishmja: Vdekja te tregon qe jeta ne toke sado e suksesshme ose e deshtuar,nuk mund te jete e gjitha.Sepse asgje nuk zhduket por vetem transformohet.Aq me shume jeta e nje njeriu.
Mua me pelqen qe kjo pyetje eshte e pashpjeguar:ka apo jo jete pas vdekjes?
Cdo njeri eshte i lire te jetoje,te mendoje,te beje ate qe do.Dhe asgje nuk eshte e qarte per njeriun,nese ajo kalon pragun e vdekjes.Pra eshte ceshtje besimi personal per kedo.
Ka qe besojne,se ka jete pas vdekjes por ka dhe nga ata qe nuk besojne.
Une besoj ne ate qe thote Jisu Krishti :
"UNE JAM RRUGA,E VERTETA DHE JETA .
KUSH BESON NE MUA NUK DO TE VDESE POR DO TE KETE JETEN E PERJETSHME."


Postuar nga Gjoni datë 22 Shtator 2003 - 02:27:

A eshte kthyer njeri nga te vdekurit?

Ne fakt une di disa njerez te cilet jane kthyer nga te vdekurit. Por per rastin tone ai me historiku eshte Jezusi!
Po e le me kaq per tani...
Flm dhe gjithe te mirat.


Postuar nga SUNBELOVED datë 25 Shtator 2003 - 04:17:

pse njerezit vdesin ???

C hall do behesh po te mos vdisnin? Vjen vetvetiu atyre qe nuk i vjen vrasin veten


Postuar nga elbasanlliu_2003 datë 10 Tetor 2003 - 01:58:

hi edhe ty ....

Njerezit vdesin nga kanceri. Edhe sa per ty SUNBELOVED ne nuk vrasim veten ne Elbasan, por vdesim nga kanceri pa mbushur 40 vjec. Nuk te njoh por e shikoj qe po kerkon ndonje ndertese shumekateshe qe te fluturosh, por nqs ke ndonje mendje te tille vertitu nga ndertesa e Vodafonit se do ta ndiesh veten si Juri Gagarin, por kujdes se mos biesh me surrat.


Postuar nga hirushja datë 15 Nëntor 2003 - 07:03:

Ja si mendoj une...

Kete bisede e kisha edhe disa dite me perpara me shoqerin time. Une mendoj qe ne kete bote qe jemi ketu, jemi vetem per nje kohe te shkurter dhe cdokush qe vdes, vdes sps Zoti e di se ke do zgjedhi ne jeten tjeter qe quhet parajsa. Zoti ta mer jeten ashtu sic ta jep.


Postuar nga FrOsTy C datë 15 Nëntor 2003 - 07:54:

Ik O ue po kta o na mallengjyen fare. Ja ta them un pse vdesin ropt. Eshte e cuditshme po ata njerzit nga ana ime seç kane nje allergji a ku dreqin ta di une se cfare dhe vdesin po te hane fiq. E seç na doli nje i mençur nga ato anet tona me nje klase e gjysem shkolle dhe tha "hengri fiq e vdiq" e opaa e besuan te gjithe. Okej hajt shnet dhe vdekje te kendshme.


Postuar nga ADELAIDA datë 15 Nëntor 2003 - 13:35:

Pse njerzit vdesin??? Pse njerzit duhet te jetojne???

Natyra vet ka vene disa rregulla dhe njera nga keto eshte ekuilibri....
Te vdesim eshte sakrifica qe duhet te bejme per ti lene te tjeret te jetojne..
Duhet qe ne ta braktisim rrugen e ekzistences sone per te lene dike tjeter qe te eci mbi te...
Por a nuk mendoni qe eshte kaq e padrejte???Ndonjehere me duket se eshte nje altruizem i tepruar ky i yni,mgjth e di qe zgjedhjet nuk i bejme ne ....por me pelqen te konsideroj veten pronare te jetes time dhe te zgjedhjeve te mia duke mos dashur te pranoje faktin qe dikush ose dicka na trajton si kukulla ne doren e tij...Sjemi gje tjeter vecse disa manikin qe na kane hedhur ne kete kosh me emrin Bote dhe na kane thene:Luani derisa une tju them STOP!!!

Me pas shume mendojne se vjene nje rruge tjeter ne te cilin duhet te ecim por me ndryshim nga e para ketu nuk ka kufizime,nuk ka tabela qe thone Stop ne fund te kesaj rruge....Une do pyesja se si eshte e mundur kjo,mos valle ky Dikush per te na shperblyer na jep perseri frenat e ekzistences sone ne ate Bote....???


Postuar nga botaed datë 15 Nëntor 2003 - 20:18:

Vdekja vin si pasoje e nje procesi te natyrshem te cilin nuk ka tre drejte ta sfidoje kush. Une do e shikoja pergjigjen tek fati i caktuar dhe riinkarnimi.


Postuar nga FrOsTy C datë 16 Nëntor 2003 - 00:23:

ej pse ma fshive postimin. me do shum prandaj...e di une.


Postuar nga déjà-vu datë 16 Nëntor 2003 - 02:43:

Talking

Perse njerezit vdesin??!!

Pyetja ime eshte: perse njerezit lindin???

Qe nje organizem te pushoje se jetuari dhe per pasoje te vdesi,me pare duhet te pergjigjemi perse ky organizem lind.
Per mendimim tim eshte vdekja eshte pasoje e lindjes se nje trupi,detyrimisht fillimi i nje proçesi biologjik qe siç ka nje fillim ne kete rast ka edhe nje fund.....e ky fund eshte vdekja.Thuhet qe nje qenie ndergjegjesohet plotesisht kur arrin ta pranoje vdekjen si nje pjese e proçesit biologjik te caktuar me pare.....
Dhe pikerisht kur qenia me superiore ne shkallen e inteligjences,arrin ta pranoje kete fakt fillon edhe degradohet me plakjen e tij,si pasoje fillon edhe te kaloje ne statuse pak te admirushem siç jane mos patja e kontrollit mbi pjesen derrmuese te funksioneve te trupit...

Nuk ka rendesi nese ty vdekja te merr ne nje shtrat spitali,i qete si lopet indu nen ndonje doze morphine i rrethuar nga dashuria e familjareve qe ne ato momente ,mendimin e pare qe kane eshte akti i noterise qe ti ke firmosur mbi trashegimine........ose thjeshte te jesh i ndergjegjesuar qe vdekja ty te takon,dhe eshte e vetmja gje nga e cila nuk ka shmangje......e rendesishme eshte qe ti te ndergjegjesohesh qe kjo jete eshte tmerresisht e shkurter per tu kuptuar .

P.s Edhe Krishtit ju desh te vdiste me pare ne Toke e pastaj te ngjitej ne qiell.....e te mendosh qe ishte nje qe bileten e kishte ne klas te pare.


Postuar nga i panjohuri datë 20 Nëntor 2003 - 21:19:

pse

njerzit vdesin sepse,pas ksaj jete ka nje bote tjeter qe i pret,pergatituni o njerez,punoni mire dhe luftoni te keqen,se vertet denimi do jet shume i dhimbshem per atat qe punojen keq,dhe lumturia do te jet e madhe per ata qe punuan mire.


Postuar nga ADELAIDA datë 21 Nëntor 2003 - 03:15:

i panjohur

E pse nuk duhet te qendrojne ne kete Bote por duhet te vdesin qe te shkojne ne Boten tjeter....???
Pse a nuk eshte me mire kjo Bote ,ku sido qe te sillesh nuk ka njeri qe te te gjykoj nqs veprove mire apo keq...???
A nuk eshte me mire te jetojme ne kte Bote ,pa dashur te sakrifikojme asgje per te fituar nje vend ne parajsen apo ferrin tokesor???


Postuar nga i panjohuri datë 22 Nëntor 2003 - 18:38:

hmmmmmmm

nje shkencetar i madh thot,njeriu behet i ditur ather kur ai kupton qe ai nuk di asgje,une po te jap rastine eliderit te grupit (quen) fred mercury ne castet e vdekjes ai ka thene,me mire do ishte te jetoja nen hijete pemes kembet me balte atje ne afrike,sesa te jetoja ne kte jete te piste.ca i duhej me shume FREDit ai pasuri kishte,fame po ashtu,bente gjithcka qe donte,ti flet per veten tende se je mire,po ata qe jan ene afrike qe po vuajne,kush mendon per ta?jane mire ne kte bote ata?ata nuk jan njerez te jetojne si puna jote?mos te jetojne ne mizerje,PO ai naten fle rruges neper shi dhe ai mire eshte ne kte bote...?


Postuar nga i panjohuri datë 22 Nëntor 2003 - 18:48:

vazhdim

po ai qe eshte jetim,qe i ka vdekur familja dhe ai duhet te jete miore ne kte bote...?i burgosuri,i vetmuari,?nje njeri qe ka punuar gjith jeten e tij vetem mire ne kte bote,i erdhi fundi vdiq,Nje kriminel qe vrau gjith jeten e tij dhe beri keq,i erdhi fundi vdiq,te y te njetin perfundim,pse nuk duhette marre ky njeriu mire shperblim,ku do e marre?krimineli ku doi e marre denimin...?)

ME RESPEKT


Postuar nga ADELAIDA datë 23 Nëntor 2003 - 06:22:

i panjohur

Nuk dua te diskutoj bindjet e tua nqs ekziston ose jo jeta pas vdekjes....Ti thua se duhet te vdesim per te fituar perjetesine por kete te fundit nuk na i verteton askush qe ekziston ...
Mendon se nqs dikujt jeta nuk i ka ofruar te njejtat mundesi si shume te tjereve atehere ky njeri duhet te vrasi veten???
E di cfare ???Nuk mund ti varim shpresat ne dicka te panjohur ,e vetmja gje qe na ngelet ne dore per te rifituar ato mundesi qe jeta nuk na i dha ose na i mori eshte vetem te luftojme....Vdekja eshte opsioni i fundit qe duhet menduar por ky ngelet si opsion per humbesit...


Postuar nga volter datë 28 Nëntor 2003 - 20:39:

Wink elbasanlliu_2003

elbasanlliu_2003?!!!!
Sa here qe kam lexuar postet tuaja me jane dukur shume te vonuara dhe te nje lloj mekanizmi jo autentik.Sikur deshiron te marresh forcen dhe te besh kerdi tek askushi...dhe here-here i quanKODOSH I BEUT.// E shoh me te madhe se keni prirje me shume nga e keq sesa nga...//, dhe vazhdoni t'i jepni vetes suaj sirupe te lodhura edh aq te afshuara. Mund te them se je i vetmi qe futesh ne boten e disa anetareve dhe i konsideroni ato si ure talljeje, por mos harroni se ka edhe qe te bejne tape dhe ne moment mundte harrosh te pyesesh per veten se a jam ne forum apo jo!!! MIREKUPTIM!!! Kam nderin e veçante edhe per ju. nese i kuptoni fjalet ne perberje me posto me nje


Postuar nga volter datë 28 Nëntor 2003 - 20:46:

alor

pse njerezit vdesin???
Une do te thoja se njeriu nuk vdes por trupi i tij kalon ne rrethana tjera, varesisht nga ...Ndersa shpirti i tij regjistrohet ne boten e shpirtrave.............


Postuar nga Ana datë 16 Dhjetor 2003 - 23:43:

Vdekjen e konceptoj si transformin i procesit te jetes, si jete ne nje nivel tjeter.
A shkeputet shprti nga trupi dhe a vazhdon te jetoje pasi trupi vdes?

Me pelqen shume ta besoj, dua ta besoj, por sado te them me goje qe po, brenda vetes nuk bindem qe shpirti im mund te egzistoje ne forme ajri, pa gjakun dhe zemren dhe trurin tim. Do doja shume te besoja qe jeta ime nuk do kete fund, edhe pasi zemra te pushoje se rrahuri, por a njohim njeri qe eshte kthyer se pertejmi dhe na ka thene qe takoi gjyshin e vdekur??

Jo. Krishti dhe Lazari. Hmm. Si spjegohet qe gjithe ata qe jane ngjallur kane egzistuar ne kohera te lashta, qe asnjeri nuk i ka pare? Si ka mundesi qe nuk eshte ringjallur dikush pak me i vonet, qe ta njihnim dhe ne e te merrnim pak shprese?

Kur te vdesim, do behemi lule e peme, do ushqejme natyren, energjia nuk humbet, ajo vetem transformohet......

Ja pse vdesin njerezit.


Postuar nga ThE_MaStEr datë 26 Dhjetor 2003 - 14:05:

pse vdes??

Zoti e beri njeriun qe te vdesi qe mbas saj ai te marri gjykimin qe meriton pranaj kujdes KI FRIKE PERENDINE


Postuar nga ThE_MaStEr datë 30 Dhjetor 2003 - 10:13:

Lool njeriu qe kur ka filluar egzistencen e tij ka filluar duke zbuluar gjerat qe zoti ka krijuar dhe vazhdon edhe sot edhe per cdo gje ka nje "pse"? po ca te te them ty une ti e ke mendjen tjeter kund , pastaj ti nuk ke frike nga vdekja pranaj flet kshu ( te mbaj mend ti je ai qe i kane rrene te zezat mbi krye)


Postuar nga jimmy84 datë 15 Janar 2004 - 17:42:

me kenaqen keto postimet.gjeje shpjegime fetare shkencore biologjike filozofike tallje.Per mendimin tim vdekja eshte proces jetesor si lindja uria apo etja por une per vete e kam ndare mendjen e di qe do vdes dhe s`kam frike nga vdekja keshtu qe s`e vras mendjen"perse vdes njeriu"por "perse jeton njeriu"


Postuar nga Agape-storge datë 15 Janar 2004 - 17:49:

Question Pse vdesin njerezit?

Teme interesante.
Jeta (ne dukje) jetohet shume mire edhe pa menduar per vdekjen, pa folur apo patur frike ajo . Megjithate , pavarsisht nese jemi apo jo te vetedijshem ,ne jemi qenie per vdekjen. Rrojme me idene se nje dite do vdesim, kjo na shtyn qe t'i gjejme nje kuptim jetes dhe te bejme sa me shume gjera para sa te na vije dhe ne koha ta leme kete bote.

Sic thote Hajdegeri "Po ta dije njeriu qe do vdese neser, nuk e fut copen e mishit ne frigorifer"

Vdekja pra eshte nje nga gjerat me te rendesishme qe e ka bere njeriun ai qe eshte.

Cfare ndodh pas vdekjes?
Ca gjera te lashtet i kane thene mire . "Kur jam une vdekja s'eshte. Kur eshte vdekja s'jam une." - Epikuri ; Perse ta kemi frike vdekjen atehere?!


Shume besimtare vura re tek kjo teme. Nuk eshte gje e keqe te besosh, por kriteri i pare i filozofise: Mendoj pra jam, sikur nuk perputhet shume me fjale te tipit: Zoti i di keto pune..............?! (keto fjale te kujtojne hoxhe e prifterinj injorante)


Postuar nga jimmy84 datë 15 Janar 2004 - 17:54:

agape

ajo thenia"mendoj prandaj jam"eshte pak me e thelle se c`mendon ti.Thellohu pak.


Postuar nga Agape-storge datë 15 Janar 2004 - 18:03:

O jimmy

Me ndihmo pak ti se s'po e kuptoj dot.


Postuar nga jimmy84 datë 15 Janar 2004 - 18:05:

Po te mos ekzistoje nuk do shkruaje ne kete forum
te ndihmova pak?


Postuar nga Agape-storge datë 15 Janar 2004 - 18:11:

Jimmy

Une mendoj se e dija kuptimin e ""mendoj pra jam" para se te shkruajaj ne forum.

Dhe them qe s'me the noi gje te re.

Me duket se nuk po e kap kontekstin dhe qellimin pse e perdora prandaj mos bej si i zgjuar kot.


Postuar nga ThE_MaStEr datë 17 Janar 2004 - 03:49:

Dmth sqrarohu ca do qe te te shpjegojme se kshu smer vesh as gomari bariun ....


Postuar nga Agape-storge datë 20 Janar 2004 - 14:43:

Nqse me drejtohesh mua une nuk kam nevoje te shpjegohet gje, mgjte nese mendon se kam nevoje per sqarim, Jepi.


Postuar nga unforgiven datë 20 Janar 2004 - 22:04:

Jeta eshte kalimi midis dy stacioneve Lindjes dhe Vdekjes. Perderisa eshte e kushtezuar dhe e limituar njekohesisht, e ndervarur ne individe jeta levron midis limiteve te saj.
Dhe perderisa egzistenca e limiteve eshte e padiskutueshme , dhe egzistenca e vdekjes eshte lidhur pazgjidhshmerisht me piken e vet ne hapesire dhe kohe.
E vetmja gje qe i ngelet cdo njeriu eshte ta vleresoje kete limit kohe dhe ta shfrytezoje me maximumin e mundshem per te lene te vetmen gje nga natyra e vet humane, Emrin.


Postuar nga volter datë 26 Janar 2004 - 20:10:

"Njeriu vdes vetem atehere kur harron te marre fryme."
Mirekuptim!!!


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 26 Janar 2004 - 21:42:

pse njerezit vdesin?

eshte 1 lloj sikur te pyesesh "Pse thyhet qelqi?" pra c'do gje e ka 1 fillim dhe 1 fund..per mendimin tim njerezit vdesin sepse ashtu eshte ne ligjin e natyres: lind,jeto,vdis..(mgjths nuk me pelqen kjo e fundit) ne duhet ti rrespektojme,sepse imagjinoni ca kuptimi do te kishte te kishim Skenderbeun GJALLE me gjithe te emen ,tani gje interesante do te ishte,por pak e cuditshme....nejse keshtu mendoj une....


Postuar nga ADELAIDA datë 31 Janar 2004 - 17:54:

Mesazhet chit-chat midis antareve ne kete teme u fshine nga une.Me vjen keq qe ju pres hovin e diskutimeve cuna por kjo ndodh sa here qe gaboni nenforumin ku duhet postuar...

PER KUJTESE:NenForumi :FILOZOFIA> Pse njerezit vdesin?

Ps:Nqs postimet jashte teme do te vazhdojne ,do fshihen ...

Shpresoj te me keni kuptuar!!!


Postuar nga ThE_MaStEr datë 31 Janar 2004 - 22:10:

UNe te kuptova


Postuar nga Nostalgia datë 01 Shkurt 2004 - 10:32:

Nuk me besdis shume ajo pyetje: perse njerezit vdesin?
Eshte dicka shume normale, me kete dituri lindem, me kete po rritemi. Eshte tamam cikli i jetes. Thjesht me tmerron kur mendohem se si dekompozohet trupi i njeriut. Nje njeri plot gjalleri e jete, me gjak ne vena e flesh, kthehet ne dhe........Te pyes perse?? eshte pyetje pa kuptim! Sic eshte pa kuptim edhe: perse vdesim!
What u dont know, it won't hurt u..keshtu qe meson te jetosh me gjithcka..deri sa te vij fundi
pra..make the most of ur life..because its ment for living


Postuar nga ThE_MaStEr datë 01 Shkurt 2004 - 10:48:

Mua nuk me shqeteson fare fakti qe dekompozohet trupi pasi kur ka vdekur shpirti ai trup eshte i kote po me shqeteson fakti qe njerezit shqetesohen per faktin e trupit e jo te shpirtit ,,,,, nese une s'egzistoje atehere nuk e caj shume koken per trupin tim


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Shkurt 2004 - 02:43:

Me shqeteson vdekja e trupit sepse mendoj se bashke me te vdes dhe shpirti .


Postuar nga amor alucius datë 14 Shkurt 2004 - 16:38:

Talking Ehh

Eshte rrjedha normale e natyres,mos ju frikesoni vdekjes se shpirtit pasi nese keni bere dicka ne jeten tuaj do jua mbaj gjalle ate dhe shume vite mbas vdekjes trupore


Postuar nga ThE_MaStEr datë 14 Shkurt 2004 - 22:01:

Ore nuk e ka vrare njeri mendjen qe meqe ka bere gjera te medha do mbahet mend kur une perfundoj se egzisturi c'me duhet se une mbahem mend ne histori


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 19 Shkurt 2004 - 04:47:

Vdekja eshte cikli i natyres.
Pse-ne se dime por puna eshte qe kur iken s'vjen me. Tani asnje nga ne se di se c'fare na pret mbas vdekjes, por aman une s'kam dhe shm. qejf ta di. Se nese ju ka pesuar qe nje i afermi juaj ka vdekur (nje person qe e donit shume), atehere si jeni ndjere ne ato momente? Nuk besoj se keni menduar..."Epo shyqyr qe iku se do veje ne parajse," ky eshte komplet nje budallek. [s'dua te ofendoj asnje] Pika eshte qe kur vdes nje person s'ka me kthim mbrapsh-dhe kjo eshte nje nga gjerat e dhimbshme & te keqija te kesaj jete.


Postuar nga dena datë 01 Mars 2004 - 19:09:

njerezit vdesin, sepse jane te destinuar te vdesin, por vdekja nuk eshte e perjetshme, ah sikur te ishte.
Pse?
Sepse pas vdekjes behet gjyqi i Madh, ai gjyq qe do behet kur te doje Zoti, sepse, do gjykohet si i miri dhe i keqi,
sepse nuk mund te kete te njejtin perfundim si ai qe ka vuajtur tere jeten dhe ai qe ka vrare e ka prere, apo cfaredolloj veprash negative.
Une besoj bindshem se bota tjeter eshte vendimtare per te jetuar perjetesisht ne ferr apo parajse...
Nuk eshte bindje e kondicionuar vetem nga religjioni, por sepse vete etja per uje deshmon se ka uje, dhe etja per drejtesi deshmon se ka drejtesi.E meqenese kjo drejtesi ne kete bote nuk ekziston, atehere ne boten tjeter, patjeter......


Postuar nga ishpifuri datë 28 Korrik 2004 - 03:01:

Nuk e besoj nje gje te tille

Nuk e besoj nje gje te tille por gjithsesi e respektoj mendimin tend por ti ke parasysh qe kufoma qe une shof nuk eshte kurre e imja dhe kjo ne nje kuptim te thjesh na ben te pa vdekshem


Postuar nga Luarasi datë 08 Gusht 2004 - 14:35:

Smile Pse njerezit vdesin?!

Pse vdesin njerezit eshte e ngjajshme me pyetjen; A ka civiloizime te tjera ne Univerz? Shpesh, mbas pyetjes se vdekjes gjithenje vijon pyetja; A ka jete mbas vdekjes? Po te mose kishte civilizime te tjera ne gjith kete Univerz te pa fund, atehere do te themi qe Univerzi eshte vend teper i pa shfrytzuar. Po te mos kishte jete mbas vdekjes atehere, jeta kishte qene teper e pa shfrytezuar. Po te mos vdisnin njerezit Toka do te ishte e mbi populluare perpara se te mbriheshin perparimet teknologjike, dhe nuk do te gjindej vend ne te per te jetuare. Njerezit do te ishin te uritur dhe nuk do te mund te vdisnin nga urija. Çfare ironije. Nje figure historike qe nuk kishte vdekur, deri tani kishte patur me qindra femije, mijera nipra mbesa, dhe qindra mije sternipa. Mund te beni matematike edhe vete. Per ate shkak Perendija krijoi vdekjen dhe shpirtrat e te vdekurve i çon ne hapsira me dimenzione me te gjera. Simbas disa teorive te fundit mbi Univerzin, supozohet se informata kur nuk humbet. Po te jete kjo e vertete, atehere informatat nuk do ti humbnin trurit edhe mbas vdekjes se tij.


Postuar nga margarita datë 19 Gusht 2004 - 23:19:

Njerezit vdesin sepse mbaron cikli i tyre tokesor

Njerezit vdesin sepse mbaron cikli i tij i te jetuarit d.m.th trupi humbet aftesine per te qene(nga femije behet i ri e me pas i moshuar) per pasoje shpirti largohet,pasi ai nuk mund te qendroje ne nje trup te dekompozuar.
Pra meqenese lenda trupore e njeriut nuk i shmanget dot ligjit kozmik ajo ka nje fund te cilin ne e quajme vdekje(une ne fakt do te deshiroja qe fjalen vdes ta zevendesoj me te nderruarit jete).
Ne lidhje me ate se a ka jete pasi trupi shperbehet(se ne fakt ai kthehet ne lendet nga i cili ishte perbere)patjeter qe po.
Besoj se te gjithe e dime ligjin fizik: " asgje nuk vjen nga hici dhe asgje nuk kthehet ne hic". Trupi shpirteror vazhdon te ekzistoje dhe kthehet andej prej nga erdhi (erdhi nga kozmosi dhe ne kozmos shkon).


Ju pershendes


Postuar nga Sunlight datë 21 Tetor 2004 - 18:04:

Wink adelaides.....

Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
Me shqeteson vdekja e trupit sepse mendoj se bashke me te vdes dhe shpirti .


Adelaida, ketu te sugjeroj te mos kesh frike, se trupi vdes eshte e sigurt, dhe e kemi provuar po ta hapim nje arkivol pas ca kohesh, do shohim vec pluhur, po shpirti nderkohe ku shkoi?
besoj se e ke vene re ne enderr, qe ndodhesh diku, qe vrapon, qe qan, qe fluturon apo dicka tjeter, pra te gjitha keto i kryen shpirti yt, nderkohe qe ti je e shtrire ne krevat, pra ndergjegja jote vepron pa qene nevoja e levizjes se trupit.
Ndaj dhe shpirti ekziston dhe pas vdekjes, vetem se eshte kompetence e Atij qe e krijoi..
Shpirti nuk mun dta shohim, vec e ndjejme qe e kemi.. ashtu dhe mendjen ne nuk e shohim, por e dime se e kemi sepse arsyetojme...


Postuar nga déjà-vu datë 21 Tetor 2004 - 21:43:

Re: adelaides.....

Citim:
Po citoj ato që tha Sunlight

Shpirti nuk mun dta shohim, vec e ndjejme qe e kemi.. ashtu dhe mendjen ne nuk e shohim, por e dime se e kemi sepse arsyetojme...



Jo,nuk ke si ta shikosh ''mendjen'' tek vetja sepse eshte e pamundur por tek te tjeret e kemi pare dhe per pasoje kemi bindjen qe eshte!
Ndersa shpirti eshte diçka qe kemi vetem me te thena sepse askush se ka pare.

Mendoj se vdekja s'ka te beje me shpirtin por me friken tone dhe paranoien per te lene diçka te mire mbas.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.