| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)
Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje....
dhe titullin.
Pleshti me xixellonjen
ra ne dashuri
pleshti xhuxh edhe i zi
ky emrin e kishte Plluc
i thonin edhe Pleshtuc
i ati emrin e kishte Pleshtan
i thonin edhe Prreshtan
i dashur lexues ,mos qesh
kur emrin ne pleshta ta gjesh
se xhuxhat jane te vjeter
dhe emri u duhet patjeter
E shihni si plluci i zi
ra brenda ne dashuri
filloi akoma te ligej
filloi akoma te nxihej
I ati e shihte dhe behej vrer:
Pse Pllucit shendeti s'i merr?
pse Pllucit koka i dhemb
dhe dhembja i shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
s'e kam pare kurre
ka mbetur kocke e lekure
c'me gjeti mua te shrkretin plak
e kam te vetem,jam bere merak....(kaq mbaj mend)
Mos i ke shkruajtur ti????
Titulli mos eshte
"Edhe kafshet kane ndjenja"

Jo...diku e kam lexuar por tani kam gjendje amnezie(normale per te pagjumet).

titulli eshte:"Bucsi eshte tek ura"
Insoja po nxjerr pretekstin e amnezise.
une mendoja se do ishte e lehte, ka edhe fjalen PLESHTI brenda ,gjysmen e titullit e keni gati.
he se ju ndihmova.
P.S. Bucsi ,kam shkruar per buburreca si ato te Kafkes ,per pleshta jo,mos e ngaterro
Une nuk e kam lexuar, e kam pare ne tv,shume vjet me pare , me duket ka qene ne nje nga mbremjet e vitit te ri, nuk jam shume e sigurt. E recitoi nje nga ato te estrades se Durresit . Une dija qe titullin e kishte vetem Pleshti.
Sorry po nuk me kujtohet me asgje me shume . Di qe ne ate kohe u pelqye shume dhe interpretimi ishte shume i bukur .
Lori, kjo eshte ca e veshtire, te ngelet ta japesh vete pergjigjen .
oh c'mon!
s'e dija qe ishte recituar ne estrade.
kjo e beka me te lehte per tu gjetur.
E ka shkruar shkrimtar shqiptar,dhe nuk eshte poezi ,eshte shume me e gjate.
Eshte poeme................
lorie
mos e ka shkruar gje Dritero Agolli ?
uroj qe te jem e sakte
pacim
Pleshti nga Perrallat e Ezopit.
njeriu xx
je e sakte.
e ka shkruar Dritero Agolli.
titullin po e them une
OEMA E PLESHTIT.-e famshmja poema e pleshtit dhe xixellonjes
per hir te dashurise qe ka Plluci per Xixellonjen, Prreshtani organizon nje "cete" ne kerkim te saj qe ta bej te birin te lumtur.Por pas shume peripecish ,e gjenje veten duke ndjekur xixa fallco,endrra te thurura ne ajer.....
kush i ka shkruar vargjet:
A eshte kame ajo qe shoh perpara
me dorezen nga dora ime ?
Po ta kap; s'e kap dot
por te shoh aty akoma
pamje fatale !
s'je e ndershme per doren si per syrin.
Apo mos eshte vec kame e mendjes
krijese e rreme
qe rrjedh nga truri i vrare dhe i nxehur?
Te shoh akoma aq formeshkoqur
sa ajo qe nxjerr tani nga mylli
me prin per rrugen ku do nisesha
dhe te tilla arme kam per te perdorur......
kjo eshte e lehte faree.
nuk keni asnje ide?
pa mendohuni .
Eshte e shkeputur nga nje tragjedi e famshme....
p.s.tani ju ndihmova shume.
lorie
nuk jam e sigurt por po e them mos i ka shkruar gje Migjeni,sepse nga dialekti dhe nga menyra e shprehjes se te shkruarit me ngjante me te
jo Ela
nuk e gjete.
mos e merr fjalen kame per kembe(ne gegerishte) lol.
Ketu eshte nje fjale krejt tjeter.
Pastaj Migjeni nuk ka shkruar tragjedi.
Makbethi
ps: kame=thike
Lazarati
po, shume i sakte
Makbethi eshte.
Vargjet sic dihet jane te Shekspirit .
Ne kaq heshtje e qetesi
ndjej vajtimthin e nje shpesi
psheretin me ze te ti
jet'e trembur se mos vdesi.
ok gjeni autorin e ketyre vargjeve
Mos eshte Lasgushi?
Ai eshte, radha juaj
Nje tjeter:
Ndaj, ç’më lodh me amanete?
Ku di unë amanet!
Gjersa kam damar poeti,
Do të puth si një poet.
Po kete kush e ka shkruar
Nuk ish engjelli i sketerres
Ai mundonjesi qe kall tmerr
Oh"sa i ngjiste ndajnateheres
Asdrite,as nate,as dite,as terr
Jo e lehte por super e lehte.Kto i ka shkruar Shekspiri dhe jane fjalet e mbretit Makbeth. Gjeje kete: Ka kohe qe s'shihemi dhe e ndjej si te harroj une dalngadal, si vdes tek une kujtimi yt, si vdesin floket dhe gjithcka.
Citim:
Po citoj ato që tha dido
Jo e lehte por super e lehte.Kto i ka shkruar Shekspiri dhe jane fjalet e mbretit Makbeth. Gjeje kete: Ka kohe qe s'shihemi dhe e ndjej si te harroj une dalngadal, si vdes tek une kujtimi yt, si vdesin floket dhe gjithcka.
E bukur kjo poezi e Kadarese,por s'ma do mendja ta dine shume kete: Nga ke ardh o vashe as me thua,ato naze o moj sa ti dua,ndalu pak e fol ni fjal me mua,me thuj ni fjal pash syte e tua.
makbethi Lorie! nuk pate ndonje gje me te veshtire?
e dija, po kjo?
Jashtë meje
gjithë bota zien në luftë e në ëndërr.
Po dhe brenda meje
gjëmon zëri i saj.
Jashtë meje
dashurojnë, vriten, lindin
miliona.
Po dhe brenda meje
dashuria,
vrasja,
lindja
me të njëjtin shkulm veprojnë.
Mimoza Ahmeti
Hë?
Outside me
The whole world reels in battle and dream.
But inside me too
Its voice resounds.
Outside me
They are loving, killing, giving birth
To millions.
But inside me too
Love
Murder
Birth
Are just as active.
Ma ka nisur dikush ne e-mail, perkthim i Robert Elsie.
i sakte ,ajo eshte.
i guess this was easy too.
Nje poezi qe sa here e lexoj me krijon dhimbje...!!! Mbase sepse eshte kaq e vertete dhe reale per jetet tona emigrante. Po sjell disa vargje te fundit te poezis, kush e ka shkruar?
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë se zemra,
asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirë
sa ua paça zili!
E ka shkruar Alban Bala. Ja poezia e plote:
Miqve
Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes së vjetër, asaj heshtjes së butë
që jetojmë qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si një flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash në vend të ajrit thithim mall
dhe mes fjalëve të fundit, në çantat e rënda
fshehëm lotët.
-Jetofshi miq, se toka e huaj është gjithmonë e njëjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
që në një puthje të vogël nganjëherë lindi dhe vdiq i paparë;
-Jetofshi miq, aq mirë sa ua paça zili;
Se s' paska asgjë më të madhe në botë
se zemra, asgjë më të rëndë se malli
vetë prej lëkurës sonë.
Në trena të kundërt do të hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e më vonë të uritur
lotët do gëlltisim me lodhje si bukën e ngelur.
E tash, jetofshi miq aq mirë
sa ua paça zili!
Edhe mua me pelqen shume!
Pershendetje te gjitheve
Gjejeni kush e ka shkruar kete!
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Re: Pershendetje te gjitheve
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Gjejeni kush e ka shkruar kete!
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin -
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e një shprese
të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Pershendetje
That was easy one! Check this out!
LETËR NËNËS
O Nënë, tani kam para!
Ta marrë djalli! Kam!
Por jam pa motër, pa vëlla…
Dhe mbeta pa vatan!
O Nënë, kam dhe dollarë,
Por Nënë, ku je ti?
Do doja këmbet të ti laj
E ujët të ta pi…
O Nënë, kam pronat e mija,
Por më mungon diçka,
Diçka e madhe sa Perëndia,
Që s’blihet me para…
Edhe pse kam, o Nëna ime,
Jetoj si murg i gjore,
Pa miq, pa shokë, pa gëzime
Si kallzi ne dëborë…
Punoj, jetoj, po s’di përse,
Ropatem, heq e vuaj,
Se mbeta Nënë, pa Atdhe,
Një korb në dhe të huaj…
What do you think?
Re: Pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
That was easy one! Check this out!
LETËR NËNËS
O Nënë, tani kam para!
Ta marrë djalli! Kam!
Por jam pa motër, pa vëlla…
Dhe mbeta pa vatan!
O Nënë, kam dhe dollarë,
Por Nënë, ku je ti?
Do doja këmbet të ti laj
E ujët të ta pi…
O Nënë, kam pronat e mija,
Por më mungon diçka,
Diçka e madhe sa Perëndia,
Që s’blihet me para…
Edhe pse kam, o Nëna ime,
Jetoj si murg i gjore,
Pa miq, pa shokë, pa gëzime
Si kallzi ne dëborë…
Punoj, jetoj, po s’di përse,
Ropatem, heq e vuaj,
Se mbeta Nënë, pa Atdhe,
Një korb në dhe të huaj…
What do you think?
Pershendetje
Pershendetje Jona_tr!
Autori i kesaj poezie eshte
Tasim Aliaj, 2004 Palermo, ITALI Chao.
Re: Pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha oliinter
Pershendetje Jona_tr!
Autori i kesaj poezie eshte
Tasim Aliaj, 2004 Palermo, ITALI Chao.
kush i ka shkruar keto vargje dhe po mundet titullin e pjeses:
...njerezit nuhasin
mban ere mish i djegur.
Dikush vrapon.
Kaska.
Shkelqime.
Mos hyni me cizme!
U thoni zjarrfiksave:
Ne zemren qe digjet hyhet me ledhatime.
Shpetoj vete.
Lotet e syve zbras si fucija.
Me lini te kapem per brinjesh.
Hidhem! Hidhem! Hidhem! Hidhem!
U shemben.
Prej zemres dot nuk hidhesh!
......
Maria!
Po shkretohen udhet e nates.
Ne qafe ndjej gishtat shtrenguar.
Hape!
Kam dhimbje!
A s'e sheh ,qe syte
Karficat e kapeleve te grave m'i kane shpuar?
......
Maria !
Nuk do?
Nuk do!
Domethene prape
Erresire,lageshti.
Zemren do marr
Ashtu si qeni
Qe mbart ,njomur lotesh,
Ne goje te tij
Kemben
e prere nga treni
Keto i ka shkruar i madhi Millosh Gjergj Nikolla(Migjeni).Me sakte se aq s'ka ku shkon.
Ndihme,Eshte shkrimtar i huaj.
Eshte Majakovski??
Po mona, e gjete.E mban mend titullin?
"re me pantallona", dhe Maria eshte vajza qe Ai ka takuar ne Odessa. Nuk e mbaj mend ne eshte tek prologu apo ne pjesen e fundit..
Nuk e di tamam ne perkthehet keshtu ne shqip poema, ne se jo dicka e ngjashme..
Shume sakte. 
rradha jote tani.
Po e marre un rradhen te me falni..
Gjejeni te kujt jane keto vargje.
Ti qave
Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Sabina kjo me sa mbaj mend eshte vjershe e Kadarese. Ne fakt dallohet edhe nga stili.
Bravo jimmy e ke gjetur..
ne fakt ashtu eshte dallohet stili i Kadares..
tani ta marri kush te doje rrallen..
pacim
Hej e mora prap vete rradhen.. 
gjejeni te kujt jane keto vargje..(nuk eshte e veshtire ne fakt..)
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.
me duket sikur asht e migjenit. E di qe e kam lexu ne tetvjecare dhe si stil me duket si i tij. Po mos te jete do me vije shume turp (megjithese jam 99% e sigurte) se me duket shume e perafert ne ton dhe stil me vjershen e lypsarit.
keila bravo.
E ke gjetur ..eshte i famshmi Migjeni
poema titullohet BALADË QYTETSE
ta kam lene ty rallen tani, ose le ta marre kush te doje (un kisha hyre pa rralle per vete) 
bye bye
po keto kush i ka shkruar?
1.
Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
Këto shkronja gjëzash s` I njoh un`as ti
Prapa perdes folmë, ç`folmë që të dy.
Kur të ngrihet perdja ngelim në habi!
2.
Ata që përfshtullën vertutat pa anë
Në mbledhje vertutash qiri shokësh janë
Nga kjo nat` e errët s` duallën në rrugë
Nga një preçart folën dhe në gjumë ranë.
3.
Me pahir më pruri sefte në trup mua
Veç habitjes tjatër nga jeta s`mu shtua
Ikmë me përdhunë s`dimë ç`ish qëllimi
Ardhmë ndejmë ikmë ç`ish s`u kupëtua.
4.
Kot më kot ca njerëz kapmë madhështinë
Disa për sy-zezat për qoshqet u ngrinë
Kur të ngrihen perdet do të kupëtohet
Se sa larg prej lagjes tënde do të rinë.
5.
Ca po vrasin mëndjen për fe për doktrinë
Disa të habitur sakt`dyshim gjë s`dinë
Njiherësh tellalli del nga ushja thotë
S`ësht`o të pa ditçim çthot aju dhe tinë.
6.
Blerore, zallishtja mjaft kemi shëtitur
Për dëfrim ndër qarqet krejt jemi vërtitur
Njeri nga kjo udhë s`dëgjuam të vijë
Të këthehet prapë aty ku-shtë ngritur.
7.
Kush e gatoi kupën dhe e pat përzjerë?
Qysh kudzon I piri ta pasjë në terë
Sa krerë sa pulpa sa duar të njoma
Ç`dashuri I çpiku ç`mëri I ka thyerë?
8.
Zemra ç`ëshë gjallja po ta kupëtonte
të pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
nesër që s`ndjen fare ç`do të marrç vesh vallë
kurse je ndër vete s`kupëton gjë sonte.
9.
Nga ardhja, nga ikja jonë ç`dobi vallë
Prej majit të shpresës ç`ish indi sa gjallë?
Ndënë rreth të rrotës sa shpirtra të pastër
Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalë?
10.
Kur filloj të sillet ku tasi I artë
Kur do gërmadhohet ky themel I lartë
Me peshën e mendjes s`kupëtohet kurrë
As që nuk peshohet me peshën e qartë.1.
11.
Faqe trëndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koçkorë koha zemrën pa I a djegur
Gjer u ça kërhëni shihe një qind degë
Bukuroshes dora flokët s`I a ka prekur.
12.
Ata që përpiqen vrasin mendjen janë
Qoftë lark si ca që më kot mjelin kanë
Petkë mos-kuptimi të vishnin më mirë
Se sot mëndjet vleftë sa një fill gjth s`kanë.
13.
Shkoj reja dhe bimën rish e lau me lot
Pa verë renk-gjyli nuk jetohet dot
Për ne vënt-dëfrimi kjo bim`ësht sot
Për ta vënt-dëfrimi bima jonë mot?
14.
Stamnën-çini mbrëmë, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bëra gjë të papëlqyer
Samna si ty isha, më tha por dhe tinë
Si mua do bëhesh a mëndje-gënjyer!
15.
Krejt shokët për kokë në dorë s`na ngelnë
Në këmbët e vekjes një nga një u shkelnë
Në mbledhët të jetës një lloj verë pinë
Dy tre vollt më parë u dehn`e s`u ndanë.
16.
Para meje teje, kisht dit` e natë
Për pun`është sjellë rrot e qjellit gjatë
Hap sytë ngadalë të shkelç përmi tokët
Bebe-syri vajzash është pluhur`I thatë.
17.
Në ç`do fushë q`është një lulishtë bërë
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tërë
Ç`do gjeth manushaqesh që mbleron nga toka
Nishan-faqesh janë prej gocash me sërë!…
18.
Cdo bimë që buzë lumit ka bleruar
Ka mbirë nga buz`e një vetij`ëngjëlluar
Mos shkel mbi ç`do bimë me çnder se ka mbirë
Nga pluhuri I një faqe lales të uruar.
19.
Brenda në trekt dije një poçar kam parë
Ndër shqelmë një copë balt`e kishte marë
Balta po I thoshte me gjuhën e vetë
Si ti kam qën`unë mos më merr pra zvarë.
20.
Poçarët kur dorën gjith në balt`e mbajnë
Mëndjen e mentimin duhet mos ia ndajnë
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venë
Baltë-trupash eshtë, ç`pandehin ku janë?
Mos jane gje "Rubairat" e Omar Khajamit? Por me duken si perkthim tjeter jo ai i Nolit.
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.