Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijimet e Lozonjares (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7025)


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:38:

Krijimet e Lozonjares

Sikur mbarpsht...
Sikur mbrapsht...diten e vrara ti mund ti ktheja
te rigjeja rrugen time...
A do te perdorja se perzhituri ne llaven e fatit tim...te ndalja
te synoja larg por me koken pas..
a kam aq force??????
Te di perfundimin,diku BRENDA meje
per te ditur ate qe nuk duhet te di..
mbrapshte ditet e humbura..mund ti kthej
rrugen time serish ta rigjej???


E di qe mbrapsh me s mundt te kthehem...
dhe ate jete ta zhduk...dhe me mos ta rigjej
te kerkoj me duar me shpirt..fatin e vertet..
qe te kaluaren mos ta rigjej as un dhe as ai vete...
Kur ai fat prangat mi hodhi ne mish
une ja puthja duart e tij
eshte rast i pashembullt te dish
qe xhelatin ta puth ta dua...

Eh pra dua ta rigjej veten ne nje jete normale
ku buzqeshja ime te ndriçoje
dhe asgje me mos te kujtoj...
e dua jetn e dua fatin e dua butesin e dua e dua...
gjithçka une dua...te dua dhe ty...qe akoma se di te vertet qe do kem nga ti......


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:40:

Si gjethe...

Une jam si gjethe e brishte
qe dridhet shpejt nga flladi
jam si cirke uji
qe thyhet lehte tek pragu

Jam si vaji i shpirtit
qe mberrin tek loti
jam si drite ...netet
qe i rrotullon moti

Jam gjithçka ç fare thyhet
jam gjithçka ç fare shkrihet
jam gjithçka qe bie
e perseri ringrihet


Jam si gjithe te gjallet
jam si gjithe te vdekurit
trembem lehet prej mishit
nuk thyhem kurr prej hekurit


Une jam si gjethe e brishte
qe dridhet shpejt nga flladi
se gjethe qe merr era
dhe e çon te pragu....


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:42:

Pa titull

Ti ndeshesh me dallge te xhindosura
se di se ka nje perfundim
se di se keto enderra te gjakosura
zhgenjimi i ka bere denim.

E lotet qe s duken nga verbimi,
jetojne relishte ne brendesi
Ti njeri qe s ke sy mendimi,
e kupton fjalen pafajsi?

Kuptoje deshiren qe jeton
me deshperim kurorezoje
Fali me vone nje iluzion,
me zjarrin e vetmise dashuroje.....


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:45:

Leter per ty....

Sikur te kisha ne dore Boten..
do te kembeja me qef me veten time
ne jemi te perkethelur nga dashuria e madhe apo te munguara prinderore
si pasoje pavarsia dhe fortesia jone kane themele te dobeta
ndaj duhet te ushtrohemi me shume me rolin e vetvetes..
kane thene:Eksperienca e vetme e lirise totale:Te kesh gjene me te rendesishme ne bote pa e zotruar ate....
sikur ta kisha ne dore VETEN TIME
do e kembeja me qef,me TY...
une jam e perkedhelura nga dashuria,si pasoje liria ime burgoset nga ndjenjat......
....dhe une humbas magjine e saj.....
sikur te kisha ne dore ...te mos kisha asgje..veç qiellin e yjet mbi mua dhe ligjes e pashkruara te fiseve brenda meje...
do isha njeri....do kuptoja se te DASHUROSH nuk do te thote te ZOTROSH..por TE DHUROSH VETVETEN NE KEMBIM TE ........VETES...


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:48:

Kur.....

Kur...
....Tani lutem të të prek
Lutem te mos jete teper vone..
...se kur deshe ti te me prekesh..
ishte teper heret..
...o zot kurr s do te egzistoje me koha?!


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:50:

Pa titull....

Une jam prane teje por nuk e di,..
kur je prane meje a ndjen dhe ti?
Se ka diçka si fushe magnetike
qe i ben castet pa fryme magjike...
Une jam me ty dhe e kuptoj
kur zemra rreh,te dashuroj?!
Ti je per mua mik apo mendon:
Se une nuk ndjej,une nuk jam prane,
se jemi bashke,por det pa ane,
se endrra thurim dhe deshirojme,
por fjalet,eh fjalet,na trethetojne,
se duart prekin krejt rastestesishte,
se jane pa faj veshtrime miqsh.
Ah zemer zemer!zemer e uruar
Ma vodhe kohen qe kam te cmuar
keq ma trallise te brishten Mendje..
dhe enderroj ,enderroj me endje...
perrallen e lashte qe fundin s ja di..
sheeet...do e them une a do e thuash ti!?


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:52:

Pa titull

I zhveshur nga ndjenjat
kacafytur me ndjenjate..
e lodhur nga loti
lagem nga loti....
E etur për puthje
zhuritem pa puthje....
i vetem pa ty..
të kerkoj ty
te vishem me endje
nga prekja jote..
te trembem me deshire..
ne buzët e tua..
te digjem pervelohem..
ne afshin tende..
te zhytem e perhumb..
TEK TI.....

Jam e cmendur???!!!!!!!


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:54:

Erdha....Dhe do iki...

Une erdha papritmas ne Bote..
Dhe qava do iki papritmas..
dhe do qajne per mua
Tash jam ende,pluskues ne universin JETE
dhe qaj dhe qesh...
Enigmatikë mbetet metaforizma e jetes.
Ashtu si nje mirazh qe shfaqet papritmas
ne shkretetiren athere kur dielli eshte ne zenith
dhe nxehtesia shkrin
Ajrin token..gjithësinë
Ashtu shfaqet jeta..
ne nje embrion
kur dashuria eshte ne zenith
dhe afshi pasionit shkrin
dy trupa e dashuruar..

Une erdha papritmas ne Bote
dhe do iki papritmas
por nuk dua te jem Mirazh
qe shfaqet dhe vdes bashke me ajrin
pa lene gjurma..
do le pak nga shpirti im ne ajer
qe mbetem dhe kur dielli te perendojë.....


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:56:

Ti duhet te dish se....

Me rendon pesha e ndergjegjes
me shtyp..me merr frymen..
me shkakton dhimbje
ah sa dhimbje...
dhe shpirti me ngrin...
si nje trup nen ortek debore
perpelitet frikshem e kerkon te dale..
me rendon me shtyp pesha
e ndergjegjes time...
e ndersa ndjenjat me persillen vrullshem
si shtjella uji qe perpijne
ndergjegjia ime eshte sonata
ndjellese e sirenave qe me cmendin e ndjek pas si nje hije
dhe une i pluskoj me kot si uliksi
i udhetimit tim te mbushur ne veprime te marra
pa mundur te mberrije ne
itaken e qetesise se shpirtit....
me rendon pesha e ndergjegjies time
me shtyp..me mbyt
AH VETEM TI MUND TE PLATITESH LUFTEN DHE TE VESHESH PAQEN
MES MEJE DHE ATIJ VETEM TI...........


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 19:58:

Dua te pushoje ne krahet e neglizhimit..
dua te jetoj me lotet qe s mbarojne...
kjo jete sjellja ime ndaj zhgenimit
keto jane qellimet e mia qe enderroj...


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 20:34:

O lot i desheperimit dhe i mallengjyes...
ti jeton perjetesin te pashterrshme
ne vullkanin e enderrimit te shperthyes...
ti je e vetmja qartesi e mistershme...........


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 20:36:

enderroj enderrime....
qe s kerkojne fund asnjeher...
e ne zemren time...do te sjell veç mendime..
qe loti im i mgrohte dot si shterr...


Postuar nga volter datë 21 Dhjetor 2004 - 20:38:

Dua te te shoh ne sy..
ty o qnje qe fantazon,..
te shoh qendrimin tende perball vetvetes...
perball asaj qe ti thua...
art i te qenurit fshehtesi...


Postuar nga lorie datë 21 Dhjetor 2004 - 21:07:

shume pasionante jane shkrimet ,Lozonjare nice job.


Postuar nga amor alucius datë 22 Dhjetor 2004 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Dua te pushoje ne krahet e neglizhimit..
dua te jetoj me lotet qe s mbarojne...


Nice


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:14:

Pa titull...

Zgjata doren te kepusja nje lule...
por gemusha u largua nga une...
i shkova pas duke vrapuar..
por ajo u largua me shume
pastaj u zhduk ne thellsine e pyellit...dhe une e humba nga syte
deri sa pashe nje dre..te vogel.....dhe me pas edhe nje te dyte..
ju afrova shume prane...dhe ata qe te dy nuk u larguan nga une...u mata ti ledhatoja....dhe perseri ata nuk vrapuan...por kur dora ime njerin dre takoi..tejpertej trupit tim depertoi....dhe kur e habitur veshtova perreth s kishte me drere,lule apo peme skishte arome pishe apo ere ...si nje nate pa yje pa hene kishte vec errsire...nje errsire e rende..dhe une ne mes te nates..ne mes te territ qendroja e habitur ne kembe e habitur duke pyetur veten pse?

isha kaq e cuditur...................


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:15:

Ti qesh&e nuk di se te pelqej marrezisht...
apo une genjej vetveten time(ne te vertet)
Rri e te shikoj vall....fundi i botes
dhe ti prape qesh...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:17:

O zemra ime,o vetmi..
te pime sonte,gjithesesi...
je mall nje dhimbje dhemb atje ku jemi..dhe nuk jemi ne..
pas muresh kokë me kokë kurthojne
harrimin e harrimit tone.
Po qofte ne Dajt a Monparnas
nje shishe me vere te ndjek pas..
sa vlen nje gellenjke e sa j nuk vlen
as fama as froni qe shkelqen,,
e tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit:Vorri i Bamit.
O zemra ime...o vetmi..
Te pime sonte gjithsesi....


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:20:

Harroje..kete dashuri qe ti ke per mua..
ate dashuri qe une ..me nuk e dua..
harroi te lutem syte e mi..
se ato s kane faj..per kete dashuri..
nuk e di me shikimin e tyre ata c'shperhen,ndoshta te dehin!
E ne mengjes ne dere troket serish i embel e i zbehte..nuk e kuptova si ishte trishtimi ne cast,ia mora asaj me sy te perlotur drejt teje te vij..
Pra puthme ne sy trishtimin ma hiq...mos qofshim te dashur....
te mbetemi miq..............


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:22:

Pa titull

Nese pranveren e ndjek dimeri...
shpresen e ndjek pikellimi..
mengjesin e ndjek nata..
ylberin e ndjek stuhia..
s'do te thote qe dashurine ta ndjek vetmia...

ne qofte se s'me besoni mund ta provoni
dhe ju vete do ta shikoni..
se jeten tuaj do ta mbuloje qetesia harmonia,paqja dhe lumturia...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:25:

Te jesh jetim...eshte natyrale..
por te jesh jetim ne dashuri eshte anormale..
te dashurosh do te thote te durosh
te sakrifikosh por edhe te dhurosh..
te falesh por edhe të fitosh..
se fundi ...te duash edhe te jetosh..
dashuria ky margaritar qe nuk blihet ^por dhurohet
nuk shitet....
dashuria ...kjo lule që cel ne cdo stine
zhduk ne miliona njerez vetmine..
i dhuron paqe e miresi
sa mire...sa fat...kush e perjeton kete mrekulli


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:26:

Kur je afer disa njerezve qe te mbajne pezull...
eshte mire..sepse zgjat disa ore disa dite..
afer mimozave..i pakundermuar.
afer dashurise,i pa dashuruar..
afer qetesise,i pa shqetsuar..afer teje dhe e vetmuar...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:30:

Mbledh fuqi dhe zgjohem....
Eci..
e kush e di prej nga ...
kush e di se prej kur..
eci vetem eci unë...
se jam toke se jam rrugë..
jam botë
jam e etur per rrugë
jam e rrafshët..ne siperfaqe,..
kur njerzit perpiqen te mbahen..
edhe une me ata...ne horizonte
Prej meje e tutje jane rruget e gjata..
do eci te arrij horizontet..a mundem??
po si jo...hmm
deri me sot kam ecur kembe zbathur...
qe te dinja vleren e te mbathurit...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:32:

Pa ty???...

Sa dua te harroj keto caste paty..
zemren nuk e ndjej te me rrah ne kraharor..
Te dua...me mungon...te dua..te harroj..
te dua..te dua...te dua,dhe mbleksem coroditur me mendimet endacake qe fluturojne per tek ti ne cdo moment...

Dalngadale po fiken yjet dhe terri mbetet bashke..me mua
ne lojen e pagjumë te vargjeve tona pa zë......
A me do..a mendon te shpetoj nga ky obsesion??
Eshte vetem..dhe do te jete...zeri jot qe me kthen ne mrekullin e shtat te lumturise dhe me perhumb embel e embel ne dashuri...eja..
eja me prek engjell i pa shpirt i brishtë qe me ke flakur tutje pa meshire ne qiejt e tu.....eja me merr
Me ke premtuar pavdeksine.te lutem eja me mire nja cast me ty....se ..pafundesisht vetem....


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:34:

Oh, sa dashuri ndiej...

Adhuroj sa me shume vargjet e tua...poezite
per mua..jane ferr..dhe parajse..
mes vargjeve linda perseri..
ku aty ndodhet dielli .....dhe rete me shi..
jeta ka gjithashtu dhe shume fatkeqesi..
por njohja me ty ishte MREKULLI

Akoma se besoj qe te dua..te urrej dhe pastaj te adhuroja..
Le te mbetet si rrefim...si fillim
vazhdimisht....mbarim...
le te mbeten 3 fjale...
DASHURI...URREJTJE...ADHURIM


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:36:

E luaj dot..rolin e flladit???

Rri duke ndjekur gjurmet e flladit,
sepse flladin ti e do.
Të pelqen kur ai fytyren tënde perkethel,
te prish si nje capkene kacurrelet e tua..
Po a s'mund ta luaj rolin e flladit?
Të te perkedhel me doren time,
e ti ne faqe të ndjesh...
lekuren time te mendafshet...
dhe aromen e parfumit tim.
Të te shpris floket...
ti shkrijë gishtrinjet e i..
ne flokun tende plot vezullim...
Pra a mund te luaj rolin e flladit...dhe ti te me duash..
sic do ate shpirtin tim???????????????


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:40:

Skena e shpirtit tim...

Per ty...!!!



Skene....ama jo nga ato tetatrale.
Por si ato....

Vecse pa perde.......
Skena ështe e hapur,e perde nuk ka askunde
Me mire qe nuk jane se perndryshe....

e strukur në një qoshe te ërret s do verehesha une....


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:42:

Heshtje...

Dua ta mbys heshtjen tende...
se jam lodhur nga ajo..
dua ta vras heshtjen tende,se jam lodhur nga ajo..


dua ta ze me grushta heshtjen tende..
se mua po me torturon me meshirë..
dua ta ha me dhembe si e lajthitur..heshtjen tende
se mua shpirtin po ma bren..
Dua të mallkoj heshtjen tende,
me shpirtin qe me ka mbetur,se mua po me tre pak nga pak
kjo HESHTJA JOTE..


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:46:

Ndoshta jam...

Ndoshta jam pa ndjenja..
nje gur në vendë te zemres kam ..
ndoshta jam pa shpirt..
e shpirtin tëndë lenduar kam...
Ndoshta jam pa ënderra..
e ëndrrën tenden kam shkatrruar..
por nje gjë është e sigurtë..
Me Ty..dahsurauar s'jam..
dhe për këtë besoj...
asnje faj nuk kam?...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:48:

Për një ditë...u bëra princeshë...!

T'u dhashë e gjitha me mish dhe shpirtë..
e manhitur me ëmbelsinë e puthjeve të tua..
fitova gjithë parajsën dhe per një ditë....
u bëra princeshë...me kurorën e fjales "T!E DUA"


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:50:

Afrohu dhe me ngroh zemeren...
qe per ty po vuan..
afrohu dhe largo dhimbjet..
qe aq gjate me munduan..
afrohu me afer dhe ne syckat e mi shikom...
afrohu dhe me thuaj nje fjale..vetem nje..
me thuaj qe me do..
shiko syte e mi dhe do gjesh dashurin..
qendro prane meje dhe do te fal lumturine..
mos rri larg,sepse syte lot me pikojne..
me shiko me vemendje...shikoje keta dy sy qe te dashurojne
me ler te te prek floket...ngadal te te ledhatoj me ler te te them nje fjale..
te te them..te DASHUROJ..
mos i hap krahet qe te fluturosh..por hapi krahet qe te me perqafosh
une nuk leviz dot..jam ne akulle ngrire..afrohu dhe me puth buzet...
dhe shuaje kete deshire...
Ketu jam dhe po te pres qe prane meje te ulesh..eja zbukuroje
dashurine tone...beje nje kurorre lulesh.....
afrohu ngadal dhe me fal ngrohtesin..qendro me mua..
Qe te kem dashuri.....


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:52:

Nese Loti me tregon...

Nese lotime tregoi se zemren ma ka tretur ne te bukurin sy.....
eshte dhimbja e embel e largesise...qe ajo po me djeg..po me djeg....
A jam i marre..a jam e dehur...a jam simbad detare ne anjijen tende...?
Me terratisen sytë nga mungesa jote...
dhe veshet e zbehen degjimin e tyre..pa zerin tende dhe buza...buza harron te pershperise...te puth te ndjeje.......eh
Eh qe malli me ka marr dhe kerkon ne kujtime...diten e pare athere kur te putha ty i dashuri im...ty apo dashurin time...athere kur ne ty gjeta..Shpirtin tim....
Nese loti me tregon se zemra ka humbur ne syte e tua,te lutem kthehu e te me veshtrosh e te me kthesh regetimin e jetes...dashurinë..zemren....dhe ......TY....


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:54:

E fyer...
për fyerjen....
pas fyeres...


e zhgenjyer,e lodhur e brengosur,
e vrarë,e raskapitur,e katosur,
e shperbërë,pe pavendosur...........


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:56:

Jemi mesuar tani,edhe kur duhet te qeshim qajme,
kur duhet te qajme qeshim....mire eshte kjo,...

E mora dhimbjen e hodha ne zjarr
zjarri u shua....
e mora dhimbjen e hodha ne det..deti u pervelua...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 16:58:

Të duash...

Të duash me shpit
ne ferr
bën Parajsen

Të duash me shpirte
ne parajse
ben Krahe Engjesh

Të duash me shpirtë
ne SHPIRTË
Ben jetë!


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 17:03:

Asnjehere......këtë e bëra sot...

ASNJEHERË NUK MUNDA TE MOS JU DUA...
AS ATHERE KUR ME PLAGOSËT NE SHPIRT...
ASNJEHERE NUK MUNDA TE MOS JEM ATY...(KU NDJENJA DHE JETA KRIJOJNE PËSHTJELLIM).....
AS ATHERE KUR NE "SYRIN VORBELLUES"KISHA VETEN TIME......
ASNJEHERE NUK MUNDA TE SHPJEGOHEM...
AS ATHERE KUR ME JETEN TE BARAZOVA TY....
ASNJEHERE NUK MUNDA TA MOHOJ,(POR MIRA HERE JU ULERITA 1MILOON HORIZONTEVE:TE DUA)....
ASNJEHERE KUR TI NUK ME DEGJOJE....
DHE JA QE ASNJEHERE NUK TE KUPTOVA,
SE TE DUASH DO TE THOTË TE JETOSH!......
ASGJE TJETËR S'KA ME RENDESI......


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 17:05:

Vetem pyes...

Pyes syrin,pse loton...
Pyes qiellin,pse gjemon..
Pyes shpirtin ,pse renkon..
Pyes zemern pse s`punon...
Pyes trishtimin,pse gezon...
Pyes dhimbjen,pse belbezon...
Pyes ujvaren,pse nuk gurgullon...
Pyes dallgen e detit,pse nuk valezon...
Dhe te gjitha me pergjigjen me heshtje lakonike...
Drita e dy zemrave u shua ne menyre tragjike................


Postuar nga Lozonjare datë 22 Dhjetor 2004 - 17:45:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
shume pasionante jane shkrimet ,Lozonjare nice job.



Falemindewrit Lori....




Plloshtan te falenderoj nga zemra per postimet e mia qe i ke bere ne kete Teme...

Me te vertet kur i pashe u gezova pa mase...

Ju faleminderit shume..


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:02:

Imazhi

G. Rada

Imazhi yt qartësoi një efekt pozitiv në mendjen time
Saqë tash nuk mundem të numëroj dashurinë tuaj
Në këtë ditë pa diell nga gjurmët dhe emocionet e thella.
Gocë me talent të rrallë, dhe me frymë dedë…
Në cilën mendje paske ruajtur tërë atë peshë truri?!
Duart tuaja të arta që shkruajtën për heshtjen time,
Më kanë vezulluar mendjen si një monedhë e re…
Do të imagjinoj gjithë jetës të ulur në një karrocë ëngjëjsh,
Që gjithmonë rri e zgjuar në mendjen time…


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:04:

Shpresë e gjallë

G. Rada

Tani edhe nësë vdes, nuk më dhimbsej jeta fare dot,
Sepse Ti ishe një krijesë që ma bluajte mendjen goxha,
Dhe në heshtje të qetësisë më dhurove konvergjencën e plotë.
Nuk mbaj mend prej një kohë të gjatë të më nxehej truri kaq shumë,
Dhe të më vlojë në disa gradë celcius…


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:06:

Heshtja e juaj

G Rada

Ju jeni ai bilbili që këndoni
Mbi veshin tim për të dalë pasuria e shpirtit tim
Je kristali më brilant për mendjen time…
Një cicërimë zogjsh, do të zgjojnë tru të dytë për time lozonjare.


Postuar nga Lozonjare datë 22 Dhjetor 2004 - 18:07:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Heshtja e juaj

Gerta Rada

Ju jeni ai bilbili që këndoni
Mbi veshin tim për të dalë pasuria e shpirtit tim
Je kristali më brilant për mendjen time…
Një cicërimë zogjsh, do të zgjojnë tru të dytë për time lozonjare.





Hej Plloshtan faleminderit shumeeee....me ke bere te kem emocione ...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:08:

pa titull

G. Rada

Do të vij me gjithë ndjenjat e thella,
Dhe do t'u them rrugëve qëndisuni,
Me gjethet e verdha, dhe të kuqerremta…
Bagazhi i thellë shpirtëror do të lidhet,
Si një kurorë e ndritshme për ty,
Do të shkëlqejë si hëna katërmbëdhjetëshe me plotë feks;
Kuptoj gjethet e vjeshtës se si vallëzojnë,
Kuptoj erën e ajnikut qe fryn me aq zë të lehtë,
Kuptoj freskinë e kesaj dite,
Kuptoj vetëdijen time të nxehtë në këtë vjeshtë të stolisur...
Që më hapën shtigje të reja me këto bukuri të rralla...
Po të mundja ta pushtoj gjithë qenien time do ta kisha marrë,
Dhe për nderin tuaj do të kisha dhënë,
Në një kujtim të mirë…

Poeteshe me brume


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:11:

shpirt!

G. Rada

E di që ju jeni një botë me shumë shpirt,
Dhe këtë forcë e kam gjetur vetëm tek ty,
Jeni një shpirt i bardhë që flet shumë...
S'e di, sot më ka pushtuar një ndjenjë e thellë.
Më duro se jam goditur thelle tek ty,
Pastaj krejt shllimet tua të pjekura më kanë terhjekur së tepërmi
Valët e bukura të jetës për ju më kanë dhënë shumë optimizëm.
Jam mirënjohës për ty,
Dhe të ruaj në shpirt, ashtu si trurin tim që e ruaj në kafkë…
Imagjonoj pasqyrën e shpirtit tuaj
Vetëm të imagjinoj…


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:13:

Me fuqinë e profetit

G. Rada

S'e di a e kam bërë një gjë të tillë?!
Nësë nuk e kam bërë dot,
Atëherë dua ta bëj sot;
Dua të marr fuqinë e profetit
Dhe të ligjëroj me forcën e frymës poetike,
Për tëre portretin tënd,
Për tëre urtësinë e fjalëve tua,
Për tëre kulturën tuaj të madhe,
Për tëre sytë e tu të mëdhenj,
Për tëre qenien tënde të bukur,
Pastaj të të përshkruaj dialogun e historisë së çudirave,
Me një ndjenjë të thellë poetike,
Me fuqinë e profetit,
Nergut për ty....o ëngjëll im

Lozonjarja dhe dora e saj e arte poetike
respkete


Postuar nga Lozonjare datë 10 Janar 2005 - 22:41:

Kush me frikson?!

Cfare kam frike?
kush me frikson?
çdo gje qe me rrethon
ç do kush qe jeton
ndoshta njerzit ne veçanti....
po po njerzit......
dhe pikerishte....
MIQTE E MI....
ata shkojne...mendojne..veprojne
por kurr ata s ngurojne te të lendojne...
te të shqetsojne...
apo te hidherojne...
me lehte per ta eshte fjala e lige...
se sa nje busqeshje..
apo pak perkedhelje....
nje fjale e th¨ne me butesi...
apo thjeshte nje heshtje ....
thjeshte nje qetesi.....




Lozka:


Postuar nga Lozonjare datë 10 Janar 2005 - 22:53:

Sheeeettttt

Sheeeeetttt eshte kaq qetesi
shiko atje po bie nje yll
mendo nje deshire
se ndoshta plotesohet
thone qe kur bien yjet
deshirat ralizohen
hmmmmmmmmmmmmm
e mendova...tani e ke radhen ti
eh per deshiren time duhet nje magji
pse eshte kaq e komplikuar??
eshte e pamundur per tu plotesuar
po si pse??
shhhhttttt nuk dua te prishet kjo qetesi
dhe ne asnje menyre s dua qe prishesi te jesh ti


Postuar nga volter datë 12 Janar 2005 - 18:01:

Wink

Shume te bukura keto, Lozka po ti kur gervisht me penen e trashe ne leter, si e kurdis mendjen, jam kurioz ta di, sepse ne poezite tua dicka ndjej: nje gdhendje te lakmueshme dhe nje origjinalitet i trashe...

shpresoj te te aktivizohet akoma me shume frymezimi dhe te gervishtish sa me shume qe te jete e mundur...

hajt shendet lozka

te puth plloshtani


Postuar nga volter datë 13 Janar 2005 - 21:07:

Thumbs down

Dashurome me veshtimin e syve te tua...

Dashurome me veshtrimin e syve te tua...
puthme me buzqeshjen e buzeve te tua....
flasim me rrahjet e zemeres....
heshtim me largesin tone...


Postuar nga volter datë 13 Janar 2005 - 21:09:

kur mendoj per ty...

Kur mendoj per ty...
dhe edhe shpirti me leshon
mendoj per gjëne me te bukur ne jete
mendoj se si mund te dashurohemi
NE TE DY.......


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.