Forumi Horizont | Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shkaktari i korrupsionit u gjet. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6929)
Shkaktari i korrupsionit u gjet.
E pra me ne fund u gjet edhe shkaktari i korrupsionit ne Shqiperi!
Sipas konkluzioneve te ministrit tone te dashur Bello, shkaktari i korruspsionit ne vendin e shqipeve na qenka vete populli shqiptar.
Ka shume mundesi qe tek tuk edhe ndonje politikan apo pushtetar te kete gisht ne korrupsion, por eshte populli i thjeshte shkaktari kryesor i korrupsionit.
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=27405
E pra a nuk meriton nje cmim Nobel ministri jone???
Mendoj se kjo ka te beje me politiken dhe jo me diskutimet shoqerore.
Sidoqofte edhe te fajesohet komplet qeveria per korrupsionin eshte utopi. Ne perbejme popullin, populli perben qeverine dhe nepunesit, keshtu qe jemi te gjithe ne nje varke.
Ah dhe dicka. Problemi i korrupsionit eshte i lidhur dhe me tolerancen ndaj krimit. Qe te luftojme korrupsionin duhet te zbatojme ligjet, te fusim ne burg profesore, mesues e mjeke (por dhe doganiere, tatimore e police). Nuk eshte cudi te perfundojne ne burg te afermit tane. Por...
..Jemi popull njerezor ne, nuk fusim profesoret e mjeket ne burg kur marrin leke nen dore...
Shkaktari i korrupsionit u gjet.
Kam qeshur me kete mesazhin tende trojani edhe pse nuk eshte per te qeshur...
fajtor jam dakort me ato qe thoni ju, por si do qe te jete nje ministri nuk i takon te flasi keshtu..ligjet nuk i ben populli , ato behen nga shteti, dhe me ndihmen e tij zbatohen nga populli...
Citim:
Po citoj ato që tha sabina
ligjet nuk i ben populli , ato behen nga shteti, dhe me ndihmen e tij zbatohen nga populli...
******* Mesazh i fshire *********
--------------------------------------------
Nga administratori:
O mjeshter, mos e banalizo diskutimin kaq shume. Nuk mund te flitet vetem me gjuhen e forces. Pak miresjellje spontane te lutem.
---------------------------------------------
Re: Shkaktari i korrupsionit u gjet.
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
E pra me ne fund u gjet edhe shkaktari i korrupsionit ne Shqiperi!
Sipas konkluzioneve te ministrit tone te dashur Bello, shkaktari i korruspsionit ne vendin e shqipeve na qenka vete populli shqiptar.
Ka shume mundesi qe tek tuk edhe ndonje politikan apo pushtetar te kete gisht ne korrupsion, por eshte populli i thjeshte shkaktari kryesor i korrupsionit.
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=27405
E pra a nuk meriton nje cmim Nobel ministri jone???
O FAJTOR CA KE ME MUA TI ? APO PO TE SHAJ IDHUJT E TU KOMUNISTE ?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
. Problemi i korrupsionit eshte i lidhur dhe me tolerancen ndaj krimit. Qe te luftojme korrupsionin duhet te zbatojme ligjet, te fusim ne burg profesore, mesues e mjeke (por dhe doganiere, tatimore e police). Nuk eshte cudi te perfundojne ne burg te afermit tane. Por...
..Jemi popull njerezor ne, nuk fusim profesoret e mjeket ne burg kur marrin leke nen dore...
Hi Unstoppable
Keshtu si thua ti, pergjegjesite bien ne sfera institucionale, lart e me lart per te perfunduar te kryeministri apo presidenti. Ne fakt eshte teoria me e perhapur ne gojedhanat shqiptare.
Por edhe po te mos jete keshtu ne spjegimin qe i ben korrupsionit perdor fjale konfuze qe nuk kane asnje domethenie njerezore apo ligjore. Psh. Cfare dmth "administrata shteterore"? Pse qenka gjithe administrata shteterore e korruptuar? Keta jane nje klan njerezish apo kushdo te hyje ne administrate behet i korruptuar?
Ndryshimi mes mendimit tend dhe timit eshte se ti spjegon korrupsionin me nje teori eskluzivisht top-down, ku hipotizohet nje koke e korruptuar qe prish gjithe ndergjegjet e atyre poshte. Une mendoj se qeveria dhe partiaket kane fajin e tyre ne mos luftimin e korrupsionit, por korrupsioni do ishte i pamundur nese populli nuk do e pranonte si fenomen.
Problemi ne menyren tende te mendimit qendron se justifikohet cdo fenomen korrupsioni i nivelit te ulet me prishjen e nivelit me te larte. Keshtu nuk ka faj doktori se ka rrogen e ulet, nuk ka faj mesuesi se ka rroge te ulet, nuk ka faj polici se ka rroge te ulet... pastaj... nuk ka faj dogenieri se ka shefin qe vjedh, nuk ka faj shefi se ka zv.ministrin qe ben te njejten gje, nuk ka faj zv.ministri se ka ministrin po ashtu... dhe se fundi nuk ka faj asnjeri se eshte kryeministri i korruptuar.
Vertet mendoni se gjithe keta njerez jane te korruptuar? Vertet paska faj ministri se vjedh doganieri?
Unstoppable. Une kam kohe qe vezhgoj ambjentin shqiptar dhe mundohem te kuptoj si funksionon. Kam arritur ne nje perfundim. Kushdo te vije kryeminister aty, edhe une po te shkoj, edhe ti po te shkosh, nuk mund te shkaterroje korrupsionin dhe krimin sepse tashme kjo eshte bere menyre jetese e shume personave. Nuk mjafton deshira jote per te luftuar strukturen, duhet qe te behet nje levizje e madhe, ku te perfshihet i gjithe populli (por dhe strukturat gjyqesore) per te ulur korrupsionin. Kjo sepse ka nevoje per ndihmen e secilit: te deshmitareve, te gjyqtareve etj etj etj.
Kete vere me ndodhi nje incident ne nje lokal. Nje si tip sherri te themi. Kur po dilja takova kamarieret dhe pronaret. E kishin pare cfare kish ndodhur por nuk kuptonin pse. As une nuk dija t'ja spjegoja se sherri nuk kishte patur asnje aresye. "Pronari me tha: Keta jane derra mor vlla, ketu eshte te ikesh nje ore e me pare". I thashe: "Ketu eshte te ikesh se askush nuk mban as pergjegjesine minimale. Psh sikur te therrisja policine ti do deshmoje cfare pe?".
"Jo, tha, sepse kam frike mos me thyejne lokalin heren tjeter".
E ketu permblidhet gjithe tragjedia e shqiptareve qe harxhojne trute ne Shqiperi:
Nje shoqeri qe te mbijetoje duhet te kete norma qe zbatohen nga te gjithe. Ligjet nuk mund te detyrojne njerezit te kene moral. Nuk mund as te ndergjegjesojne njeri per pergjegjesite civile qe ka. Ne Shqiperi njerezit kujtojne se gjerat i ben qeveria, edhe pusetat rrugeve qe i vjedhin jevgjit naten duhen vene cdo dite nga qeveria (bashkia etj). Askush, ama, nuk merr ne telefon policine kur shikon te vidhen kapaket e pusetave.
Ketu ku jetoj une (dhe ku jeton shumica e shqiptareve ne forum, dmth jashte Shqipes) nese hedh nje banane ne rruge njerezit te shikojne keq, dhe ka shume probabilitet te te flasin per mungesen e edukates civile qe ti tregon. Nderkohe ne Shqiperi secili mundohet te shikoje vetem punen e vet, me cinizem ekzemplar.
Shume shqiptare e dine se Gjermania mbahet per vend i paster, i rregullt dhe preciz. Kete nuk e bejne qeverite qe shkojne e vijne, por populli. Nderkohe qe populli yne, kaq simpatizant i precizionit gjerman, kujton se cdo gje vjen nga qeveria, nga Europa apo nga Amerika. Eshte retorika e perjetshme. Te gjithe gjejne fajtorin jashte vetes, por askush se kerkon brenda njehere .
E sidoqofte mendoj se qeveria jone mund te bente me shume per te luftuar korrupsionin.
Dhe se fundi mendoj se ai person qe do ndryshoje strukturen e korruptuar te jetes shqiptare do vritet sepse do preke interesat e nje klani apo individi.
...Por edhe kjo do sherbente, sepse do behej hero dhe ne kemi mungese heronjsh 60 vjetet e fundit.
Pershendetje, me fal per gjatesine e mesazhit.
P.s. Etniku, qe tani je ne listne time te injorimit
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Hi Unstoppable
Por edhe po te mos jete keshtu ne spjegimin qe i ben korrupsionit perdor fjale konfuze qe nuk kane asnje domethenie njerezore apo ligjore. Psh. Cfare dmth "administrata shteterore"? Pse qenka gjithe administrata shteterore e korruptuar? Keta jane nje klan njerezish apo kushdo te hyje ne administrate behet i korruptuar?
Citim:
Ndryshimi mes mendimit tend dhe timit eshte se ti spjegon korrupsionin me nje teori eskluzivisht top-down, ku hipotizohet nje koke e korruptuar qe prish gjithe ndergjegjet e atyre poshte. Une mendoj se qeveria dhe partiaket kane fajin e tyre ne mos luftimin e korrupsionit, por korrupsioni do ishte i pamundur nese populli nuk do e pranonte si fenomen.
1. Quhet bottom-up ideja qe ploteson top-down per te krijuar dicka te mesme ne teorine tone te korruprionit.
2. Ketu ku jetoj une nuk vene gjobe se hedh bananen, por ekziston presion i madh social qe eviton keto sjellje. Nuk mendoj se njerezit mesohen te sillen me ligj.
3. Ideja bottom-up gjen problemin ne popull sepse dhe qeveria konsiderohe shprehje e vullnetit popullor. Megjithese eshte utopi edhe e kunderta, te mendosh se fajet jane vetem ne popull, kjo ide perfaqson mendimin tim te hershem mbi politiken shqiptare. Pra, qe ne kemi qeverite qe meritojme as me pak dhe as me shume. Ndryshe do kishim gjetur zgjdhje me kohe. Eshte indiferentizmi i shume qytetareve, por dhe oportunizmi i gjerave kur shikojne lekun me sy, apo kur ne qeveri hipen kusheriri, qe ben ligjet te relativohen si vete morali shume qytetareve. E kur morali behet relativ nuk lokalizohet me brenda njeriut, por tek eventet e jashtme. Dhe natyrisht qe ambjenti i jashtem manipulohet kollaj nga politikane, kusherinj, televizione, leke etj.
Jam qe jam po shtoj dhe dy rrjeshta. Qe morali te esteriorizohet sic ben populli yne nuk eshte normale, nuk ndodh zakonisht. Nuk kemi qene gjithmone keshtu, ne kohen e Enverit njerezit kane patur shume me teper bosht brenda vetes sepse ashtu i rriste partia, me ndergjegjen e larte (lol). Problemi erdhi kur njerezit u gjeten ne nje ambjent me rregulla te reja. Statuset e secilit dhe cdo gje filloi nga zero. Ne kete pike shume njerez filluan te pershtaten dhe per te bere kete duhet te perceptonin rregullat e reja. Fatkeqesisht keto rregulla nuk u konsoliduan kurre, sepse '97-a ktheu ne gjendje anarshie gjithe ekzistencen e shtetit shqiptar. Keshtu njerezve ju desh te fillonin nga e para, pas 5 vjet qeverisjeje PD-iste qe ruajti anshmerite biografike (duke politizuar moralin e drejtesise).
Ne 97, pra, ai popull filloi nga fillimi lojen e rregullave. Filluan nga fillimi te pershtaten me fenomenet e dites per te nxjerre buken. Dhe fenomenet qe dominonin ishin bandat, te cilet shqiptaret i pranuan per kohe te gjate. Me kalimin e kohes grabitjet i lane vendin korrupsionit dhe bandat i lane vendin kontrabandes (sic tha Agron Llakaj). Shqiptaret vazhduan te pershtaten dhe e bene menyre jetese korrupsionin apo kontrabanden. Nderkohe vazhdojne te thithin fenomenet e dites e ti bejne pjese te jetes, ti normalizojne e ti dashurojne...
Shqetesimet psikologjike qe sjellin periudhat e zgjedhjeve ne Shqiperi vijne sepse rrezikohet te ndryshojne rregullat e jeteses se perditshme. Nuk do jete me kryetari qe njeh ti po do vijne kryetare te tjere. Klane te tjera do shfrytezojne postet dhe fenomene te tjera mund te lindin. Ne fund te fundit asgje nuk eshte konsaliduar ne Shqiperi. Asgje istitucionale qe te mos varet nga qeveria apo prijesi i partise ne pushtet.
Morali vazhdon te krijohet nga suksesi i perkohshem i politikaneve qe hipin ne pushtet.
Kesaj, miku im, shtoji edhe psikologjine e limituar qe con njerezit ne binomin banal PS-PD. Mjafton te lexosh kete teme dhe kete forum.
Pershendetje Unstopp, isha i frymezuar
Fajtor
Ti e quan qeverine pasqyre te popullit...dhe sukseset dhe deshtimet e saj , plotesisht te gershetuara me nivelin i bazes ( bottom)!
Harron nje detaj te vogel qe eshte shtylla e cdo shoqerie...Ligji dhe zbatimi i tij !
Ligji imponohet nga qeveria dhe zbatohet nga te gjithe !
Populli my friend eshte nocion abstract...eshte nje si lloj turme me shume zero qe kur i del nje 1 perpara , behen miliona ! ( kete ta kam thene edhe diku tjeter )
Nje vend , nje popull , kreu i saj e udheheq drejt civilizimit apo degradimit te shoqerise !
Per mendimin tim , trupi ben ate qe i thote koka !
Kur koka eshte e semure , edhe trupi do jete i plogesht dhe pa imunitet ndaj cdo lloj virusi shoqeror !
Ne mund te rrime gjithe diten duke mbrojtur teorite tona por s'besoj se do arrijme t'ja ndryshojme pikepamjet njeri-tjetrit...keshtu qe , secili per vedi dhe Zoti per te gjithe
p.s Sa per ate piken e dyte ku njerezit nuk mesohen te sillen me ligj....je gabim buddy , pasi frika ndaj ligjit te ben ta respektosh ate qe me pas te behet menyre jetese ! Eshte pikerisht ky ligj qe mbron te drejtat dhe lirite e njeriut dhe cdo te mire qe gezojme ne kete bote te cilat nuk do te respektoheshin nese njeriu nuk do kishte pase frike ligjin dhe ndeshkimin e tij !...ne menyre figurative , dajaku ka dale nga xheneti (parajsa)
Kalosh mire grupo..
Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.