| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Si mendoni kur degjoni shqiptar qe shajne shqiperine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1906)
Si mendoni kur degjoni shqiptar qe shajne shqiperine
Une jam banuese ne Amerike qe prej 6 vitesh. Ne shume raste kam degjuar shume Shqiptare qe pergojojne Shqiperine. Revoltohem shume kur i degjoj. Shpesh her futem dhe ne depade per kete. Une mendoj se kur shan vendin tend ke mohuar veten.
Askujt nuk i vjen mire kur degjon te tjeret qe shajne vendin tend,vendin qe te rriti ,te edukoj dhe te beri njeri.Por si duket keta njerez kesaj fazes se fundit te evolucionit i kane shpetuar.
Edhe mua me ka rene rasti te bisedoj njehere ne chat me nje djale qe kishte vite qe jetonte jashte dhe filloj te shanta shqiperine,e per me teper shqipetaret.Nuk ka gje me te ulet se sa te shash vendlijndjen tende sado e keqe qe ajo te jete.Keta lloj specie jane ata qe u ka pare syri disa venede te huaja dhe kujtojne se kane arritur majat e civilizimit dhe te kultures.Por keta jane te vetmit njerez qe nuk dine se cfare eshte kultura dhe civilizimi sepse nuk kane gjene me te rendesishme :respektin dhe krenarineper vendin e tyre dhe njerezit e saj.
Prandaj o njerez respaktoni vendin tuaj qe te dini te respektoni dhe veten!
Me thoni ku ka si SHQIPERIA ?
Me vjen shum keq qe degjoj ketu pytje dhe aq me keq kur degjoj te shahet Shqiperia Vendi i shqiptarve ku aty kemi ler dhe aty kemi deshir te vdesim te gjith sepse esht vendlindja aty ku mesuam abc aty ku nenes i thon nen e bukes i thon buk.
Un shetita te gjith bottemm shteti Angles me tha Pashaporten po as kund nuk pash vend me te bukur si shqiperia as nuk mundet te shoh kurr kjo ndoshta ndoth sepse jam Shqipetar
Ato qe ofendojn shqiperin jan njerez pa vler dhe jan kot Vertet shqiperia nuk esht per tu lavderuar po aman as per tu shar nuk esht sepse .Ai qe shan Shqiperin tregon kulturen e tij dhe kulturen e familjes se vet nuk di qa te them po nuk ka kund si Shqiperia
Ky ishte mendimi im
Faliminderit per mirkuptimin
Te them te drejten shum njerez nga hallet jane bo te shajne vendin e tyre ku kane lindur.Por ne te vertet nuk eshte Shqiperia ajo qe duhet te shajme ne sepse atje kemi lindur dhe eshte vendi jone, por politikanet ata jane per ti share dhe per ti urryer.
ky eshte menimi im.
Shqipnia asht vendlinia jone, e ajo na dha gjithcka ca kena ose s'kena. Edhe Shqipnia asht pjes e jona jo vetem veni jone, pranaj si thojne da njerez te peshtysh mbi te peshtyn mbi vete.
A mund te shahet ndonjeher nena qe te ka ber koken? A mund te shahet nena se te ka len fukara? A mudn te shahet se te ka ber te bukur apo te shemtuar? Kuren e kures nuk mund te shahet apo te gjukohet nena. Ajo do te jet gjithnje nena jote dhe asnje nuk ka per te te dhen te drejte po qe se e shan.
E njejta gje eshte dhe me token ku ke lindur nuk shahet kur sepse ajo fjale bie mbi ty qe e shan dmth ti ke shar veten tende prindrit e ty. Dhe nje nje ri qe shan dhe gjykon token e tij dhe prindrit e tij eshte jashte normalitetit njerzor. Ky njeri nuk mund te hyj me te njerzoret, vecse mund te quhet nje qenje e gjalle asgje me teper.
Edhe kafshet qe jan te pandergjegjshem nuk e mohojne dhe nuk e perbuzin vendin ku kan ler. Po jetojne normal atje ku kan reskun.
Keshtu qe keta njerez nuk mund te klasifikohen as ne rangun e kafsheve, por vec jan gjallesa qe zoti me zemergjeresin e tij i ka lejurar te jetojne per asgje.
PO mire Keni
Une kam shkruajtur edhe njehere tek kjo tema por tani po e marr pak me parasysh. Doja te thoja a mundem une te behem e keqe qe me perpara thoja qe vija nga nje shtet te tjeter vetem sps e urreja faktin qe shoqeria ime angleze do me perbuzte, e urreja faktin qe ato e shanin shqiperine vetem sps ne si shqiptare kemi marre nje emer te keq ne Angli. Vertet tani po mendoja si mundem une te jem e keqe vetem sps po e mohoja se jam shqiptare perkundrazi jane ato njerez qe vijne ketu dhe mendojn sikur kane kapur qiellin me dore dhe na bejne ne te tjereve te marrim nje emer te keq e te mohojme qe jemi shqiptare. Une e thashe qe kam qene vete edhe ndoshta akoma e bej sps me vjen turp te them qe jam Shqiptare sps kemi marre nje emer te keq ketu ne angli por kjo nuk do te thote qe une jam e keqe sps e di shume mire sesi eshte shqiperia dhe sesi do te behet mbas ca viteve por jane njerezit qe po e shkaterrojne emrin e shqiperise. Flas per ato qe bejne gjera nga me te ndryshme dhe nuk duan te ja din fare se neve ne prek shume kur nje Anglez na shane Kombin tone. S'ma merr mendja qe une jam ajo e keqja ketu por jane te tjeret qe mundohen te fshijne emrin e bukur qe e kemi dhe qe duhet ta respektojm dhe qe eshte " Shqiperia".
Ju pershendes.
Hirushja ti ben nje mohim momental te vendit tend por jo se nuk e do apo e shan, keshtu qe ne kete rast ndryshon puna, megjithese edhe rasti jot nuk me duket fort i arsyshem. Ne vitin 1991 une emigrova per here te pare ne jeten tim ne Greqi dhe me then te drejten rash ne nje njeri te mir por nuk ndenja as 6muaj dhe u ktheva ne Shqiperi per mos tu kthyer kur me mbrapsh. Dhe arsyje qe u ktheva ishte diskriminimi qe filloj ne ate koh, me operacionin fshesa te dhjetorit, dhe prbuzja e shqiptarev ne ate vend. Nje pjes e shokeve te mi qe dinin dhe gjuhen qendruan duke nderuar emrat dhe duke u hequr si vorjoepirjoh. Kjo gje mua nuk me pelqente dhe pranova kthimin ne shqiperi, dhe ate jet me pak te ardhura po te qet ama.
Tani jam prej 7vjetesh ne Amerik dhe per krenarin e vendit tim ne vendin para te targes se makines kam vendosur flamurin shqiptar qe nuk mund ta nderoj me asnje flamur tjeter. Panvarsisht nga nami i keq qe kemi ne shqiptaret une krenohem me vendin tim dhe me flamurin e kombit tim.
Hirushja me kupto ti je nje njeri shume i mir sic jemi te gjith ne shqiptaret qe me zemer dhe me shpirt e duam vendin ton te dashur.
Me shume respekt per ty keni
Pershendetje hirushja
Per mendimin tim eshte ndryshe kur flet shqiptari me shqiptarin dhe e thene shqip shet dengla duke share shqiperine.Ne e dime shume mire se nga vime, edhe cilet jemi, e dime edhe ku ishim para 12 vjetesh. Por ashtu sic thua edhe ti ndonjehere nuk eshte se e mohon por nuk ke ze qe ta mbrosh shqiperine. Flas te pakten per ketu ku jam une. Shqiptari vret shqiptarin aq sa gazetat shkruajne per nje jave te tere. E cfare mund te mendojne te tjeret pastaj edhe si t'ua ndryshosh mendimin kur nje total prej 3 milion fillojne e vrasin njeri-tjetrin ne fund te botes. Edhe cuditerisht tek shume shqiptar degjenerimi ka arritur kulmin aq sa harrojne vlerat tona te verteta dinjitet edhe familje. Per keto njerez nuk kam koment se te degjeneruar kane qene qe ne shqiperi vetem u shpjegoj te tjereve se ajo eshte pjesa me e shemtuar e shoqerise shqiptare. Ne jemi shume me teper se aq edhe jam krenare me teper se mund te isha po te isha prej kudo qofte neper bote. keni edhe une e kam flamurin ne vend te targes se pare. Eshte kenaqesi, krenari edhe nje ndjenje lirie qe te le te marresh fryme ashtu sic do.
Le ti harrojme ato edhe te pergatitemi te festojme 28-29 nentorit. ne ketej po behemi gati. Mezi po pres.
Per Brunen dhe Kenin.
Une bie dakort me mendimet qe me shkruajtet me perpara dhe e di shume mire qe ne shqiptaret kemi ndryshuruar shume tani qe ka ardhur demokracia. Do te doja te shtoja edhe dicka qe vertet me pelqeu menyra sesi ju festoni festat e shqiperise ose duke vuar flamurin shqiptare qe ti thoni nje populli te huaj qe ne jemi dhe do e jemi Shqiptare te mire midis njeri tjetrit. Nuk e di a me kuptoni por ketu tek ne nuk ndodhin keto gjera sps ne radhe te pare ai qe po organizon nje feste per shqiptaret mundohet te fitoj per vete e jo te mendoj sesi te bej dicka te bukur per ne shqiptaret qe ndodhemi prej viteve larg shqiperise. Edhe njehere do te shtoja qe tani eshte teper vone per te krijuar nje mendim te mire tek nje shtet i huaj sps jemi vete te keqijnt e vetes. Jam gjithashtu dakort me ju kur thoni qe ato qe nuk duan te mbajn kombin, traditat dhe kulturen e tyre ato jane njerez vertet pa vlere.
Ju pershendes dhe shpresoj qe te kaloni nje kohe te bukur ne festen e 28- 29 Nentorit
Pershenedetje
Mir Dita te gjithve. Un siq e kam shkruar dhe me siper ato qe shajn shqiperin nuk jan shqipar.
Shqiperia esht nje ven i bukur qe na e dha dhurat i madhi zot dhe qe nuk ditem ta zvillojm as qe ta mbajm.
:Nese ndonjeri do jet i rregjistruar ketu ne Angli do ta kuptoj siq e ka kuputuar Hirushja ,mua me vinte shum rend kur e kam dhe intervjuzin tim sepse avokatja qante me lot , dhe me thoshte;" Shqiperia nje vend i bukur si ka munddesi te ndothin keto gjera te keqija" ,un i thoja vertet shqiperia esht e bukur po shqiperin e kan shkaterruar vet Shqipetaret,
Ne nje faqe interneti Angleze shkruhet e theksuar bile. "MOS SHKONI NE SHQIPERI SEPSE SHQIPERIA ESHT NE LUFT".?pa spjegim.
O NJERZ KU KA GJE ME TE REND SESA TE LESH SHQIPERIN VENDIN TEN. ,ATY KU MESOVE TI THUASH BUKES BUK DHE NENES,NEN,DHE BABAS,BABA.A KA GJE ME TE KEQE SI KJO QE SOT ATO QE JAN ME NEGATIV NE,ALNGLI,BELGJIK,ITALI,OSE USA , T JU NDOTHI DIQKA DHE MOS TE JEN TE ZOT TE SHOFIN NDOSHTA NENEN NDOSHTA BABEN NDOSHTA DIKE TJETER QE TI JAPIN LAMTUMIREN E FUNDIT KU KA GJE ME TE REND SI KJO, ME THONI.
Disa do thoni po pse nuk kthehesh ne shqiperi po nuk kthehem sepse .Shqipera esht a pa stabilizuar esht ne kriz vertet nuk ka kushte normale per jetes . shkollat merren me lek ke frik te dalesh ne Tiron se te vrasin per lek KA DHE SHUM TE TJERA po po po te gjitha keto jan reale po i shofim gj'do dit ne tv dhe NE Realitet
Faliminderit.( fjalet per shqiperin nuk mbaron kurr ).ZOTI QOFT ME JU KUDO SHQIPTAR TE DASHUR.BYE!
Pershendetje te gjitheve !!!!!!
Per mendimin tim ata qe shajne Shqiperine mohojne veten ne rradhe te pare. E dime qe ne Shqiperi ka pasur situata e periudha ne te cilat jeta ka qene e veshtire, per shume arsye, gjithashtu jeta vazhdon te jete e veshtire aty, por kemi dhe gjera te bukura.
Shqiperia eshte nje perle dhe njerezit po te dine ta mbajne do ishte me mire.
Megjithate nuk mund te flasesh keq per Shqiperine asnjehere, aq me teper me te huajt. Duhet folur mire per vendin tone, kudo qe te jemi e me kedo qe te jemi, qe ti tregojme te huajit qe ka nje Shqiperi me gjuhe, traditat dhe njerezit e mire te saj!
hirushe
Cdo njeri ka mendjen e vet,di te arsyetoj sipas menyres se vet dhe te veproj ne baze te kesaj arsye...askush nuk ka te drejte te te gjykoj per ate qe je ose bene dhe aq me teper ne kete kohe kur dihet se cfare eshte shenderuar Shqiperia dhe shiptaret per Boten...Por ajo qe kemi ne si detyre dhe mund te them se deri diku eshte edhe misioni yne ne Bote,qe tu tregojme te tjereve qe Shqiperia nuk perbehet vetem nga shqiptare qe vrasin njeri tjetrin,Shqiperia nuk duhet te perfaqsohet ne Bote me trafikante,hajdut,mashtrues,vrases...sepse keto jane larg vlerave dhe emrit ``shqipetar``...Ne jemi ata qe jemi ,por jo ata qe dukemi...jo ata qe na ka dal nami...Ne jemi nje popull qe me shume se kushdo tjeter respekton vleren dhe vyrtytin,por perjashtime ekzistojne kudo...Ajo qe duhet te bejme eshte qe tu tregojme Botes ate ane te medaljes qe nuk kane njohur nga ne ,ose me mire nuk duan te njohin....Une te pershendes dhe te uroj nje jete sa me te lumtur kudo qe je dhe cfaredolloj gjeje qe ben,pasi kjo eshte ajo qe te fal kenaqesi dhe asnje nuk ta heq dot kete te drejte....Te besh cfare te te bej ty te ndjehesh mire...Pacim yllo
shqiperia
po kur ti vet se do vendin tend si mund ta duan te tjeret
Bepi
Se di kujt ju afrua ky mesazh qe kishe shkruajtur por besoj se nuk ishte per mua pasi une e bera shume te qarte se pse une ne sy te anglezeve, u mundoja te thoja se isha nga nje vend tjeter. Dhe nuk eshte se e beja me qellim sps une erdha me nje shtet dhe sic mendojn ca veta, ju jepet rasti te genjejn vendin e tyre. Besoj se cdo njeri tani e di qe ne shqiptaret kemi nje nam te keq ketu ne angli. E them dhe njehere qe uhe e dua Vendin tim, perkundrazi ka raste qe edhe e permendi shume shqiperine ne nje shoqerin qe me kuptojne, pra qe nuk mendojne qe une jam e huaj por thjesht nje njeri qe vjen nga nje vend tjeter dhe plote bote.
Adelaide zemer, je shume e mire dhe te falenderoj shume sps je vajze qe jep mendimet me te kuptueshme ketu. E them dhe njehere qe une nuk e urrej vendin tim por do vi edhe ajo dite ku ne do te mburremi me vendin tone, por tani per tani ne akoma nuk jemi futur ne Europe prandaj bejne edhe keta te huajt keshtu me ne.
te perqafoj Adelaide.
Hirushke.
Ti mos u merzit se çfare thone te tjeret, mjafton qe ato qe the ti mendosh ne te vertete , per te tjerat mos u bej merak. Te gjithe e dime opinionin e te tjereve per shqiptaret( pavaresisht se shumica e thone kete ngaqe e kane degjuar dhe jo sepse kane patur te bejne me shqiptaret). Dhe shikoje sa mire tu pergjigj Brunia dhe Adelaida, do te thote se nuk je e vetmja qe mendon keshtu , fundi i fundit ti ke guximin dhe e thua te verteten pa u trembur, po ç'tu besh disa te tjereve qe ndryshe flasin dhe ndryshe bejne.
Me respekt
black_eagle001
Ajo qe thashe ,mbeshteste zgjedhjen e hirushes por jo aprovimin e saj.....
Une mund ta justifikoj dhe besoj se te gjithe mund ta bejne,sepse te gjithe jemi ne dijeni per opinionin e Botes kundrejt nesh....
Njeriu ne fund te fundit duhet te jet aq egoiste sa te ve interesin vetjak kundrejt atij shoqeror ....
Une per vete se kam provuar te jetoj jasht per nje kohe te gjate dhe kjo sme ka lejuar te mesoj se si do te veproja ne keto raste....
Po ti si vepron ne lidhje me kete ceshtje???
Hirushe edhe une te perqafoj fort zemer....
Adelaide
Nuk flas per aprovim te saj, dua thjesht ti jape te kuptoje se nuk ka bere ndonje krim dhe te mos e ndieje veten ne faj per ate qe tha. Nuk e di nese me kupton tani
Une si veproj??? Sikur ta di qe neser nuk do marr me fryme po ta perseris ,atehere do te bertas me te madhe ; Jam SHQIPTAR dhe vij nga Shqiperia
Re: Adelaide
Citim:
Po citoj ato që tha black_eagle001
Une si veproj??? Sikur ta di qe neser nuk do marr me fryme po ta perseris ,atehere do te bertas me te madhe ; Jam SHQIPTAR dhe vij nga Shqiperia

Hahahahaha
Si po veproj tani. Ketu ku jam kam dhe nje shokun tim gjerman dhe ai po qesh me te madhe se me njeh shume mire dhe me thote te te shkruaj "rrofte nacionalizmi shqiptar"
Gjithashtu te pershendesim te dy ty dhe te gjithe shqiptaret kudo ku jane .
P.s Nese do te vazhdoj te jetoj dhe neser e tutje, do te vazhdoj avazin Jam SHQIPTAR.....
black_eagle001
Ti je krenare qe je shqiptare kurse une jam krenare per ty dhe faktin qe ekzistojne neper Bote njerez si ti....
Edhe une ju pershendes ju te dyve (pjesen e vetme qe le pa pershendetu ti,se mi pershendete gjithe te tjeret) 
Pa shiko.
Me pelqen fakti qe ti e thua qe je shqiptare, por une mendoj se eshte pak me e veshtire per ne vajzat qe jetojne larg shqiperise (flas per ato qe kan seder) sps na vret fakti qe na perbuzin vetem sps jemi te huaja. Por une e thashe me ato qe me kuptojne ju them te drejten, dhe gjithashtu flas me shume kenaqisi per vendin tim. Po per ato qe nuk na duan neve, nuk ju them se nga vi sps me vret sedri kur me shajne ne sy te publikut. Adelaide, po te ishe ne vendin tim mendoj se te njejten gje kishe per te bere sps jane njerezit te atilli ketu ose kudo qe te jene?
Kisha per te shtuar edhe dicka! Black_ eagle une kam qene ne belgjike dhe besoj se edhe ti aty jeton, nuk jam e sigurt?
Ju pershendes.
Lexova pjesen me te madhe te opinioneve dhe me thene te vertetn eshte e rend te degjosh qe shqiptaret shajne vendin e tyre.
Une banoj ne Kanda dhe shume shpesh jam ndeshur me kete fenomen i cili egziston me teper (ndoshta jam dhe gabim) tak adoleshentet te cilet me cdo kusht perpiqen ta fshehin identiteti e tyre. Ose ne te kundert e shajne Shqiperin. Te mos vazhdoj me teper une revoltohem dhe me vjen shume shume shume inat me ata njerez po nejse gjithkush e tregon veten e tij.
Shendt te gjitheve atyre qe jane vertet shqiptar.
per shqiptaret qe shajne shqiperine
Hm.....
eshte nje fenomen qe ndoll jo vetem me shqiptare....po secili ban kryq ne balle te vet...
a ban me ja hjeke shtetesine shqiptare e pashaporten..........
me i mohu kthimin e tyne ne atdhe.....
e se kam vetem per ata qe e shajne po edhe qe per interesa i kane shite veten e tyre.....
Psh ketyne sportistave tone ne Greqi si te peshengritjes edhe te hedhjes se shtizes.... ''me pelqejne shume'' kur thone per greqine Patridha Mas..
kur njeriu humbet dicka atehere e kupton se cfare vlere kishte per te...
CIAO 3SH
A e keni vene re qe shumica e atyre qe shajne shqiperine lavderojne Greqine.
Lindure ne shqiperi, rritur ne shqiperi dhe megjithese nuk e kane pare kurre greqine pap i duket me e mire.
Dhe me e bukura eshte se te tere personat qe kam degjuar te shajne shqiperine vetem kane mbaruar 8 klase shkolle.
me vjen keq qe shqipetaret kane emer te keq ne shumicen e vendeve te botes, fama eshte e merituar. Kane bere gjera shume te keqija dhe shume shpesh kur mer parasysh sa eshte popullsia.
Megjithate nuk mendoj se eshte arsye qe dikush te paraqitet me nacionalitet tjeter per arsye te fames se keqe. Ata persona nga vende te tjera (anglia ose te tjera) qe gjykojne nje njeri duke u bazuar nga nacionaliteti qe ka nuk e meritojne te behen shoket ose shoqet e cdo njeriu. Keshtu qe une mendoj se ne kete rast ne perfitojme sepse nuk demtohemi duke lidhur shoqeri me persona te tille.
Cdo person duhet te gjykohet ose vleresohet per vlerat, personalitetin, edukimin, karakterin dhe formimin qe ka dhe jo nge nacionaliteti, besimi, hobies etc.
Une kam pasur fat te mire te udhetoj ne greqi, itali, amerike, canada dhe kudo kam pare nje mosafrim te te huajve kur e marrin vesh se je shqipetar(ne greqi me teper) ne fillim por mbasi njihesh dhe ata te njohin se kush je dhe cfare mendimesh ke atehere fillojne dhe te shikojne si nje person te zakonshem.
Une mendoj qe cdo shqipetar nuk duhet te kete turp te thote se eshte shqipetar, kudo qe te jete.
E verteta me e hidhur per shqipetaret(qe ndodh me shpesh) eshte se nuk punojme me njeri tjetrin, te ndihmojme njeri tjetrin, por mundohemi ta ulim njeri tjetrin sepse mendojme se duke vepruar keshtu do ti rrisim vlerat vetes.
You uroj suksese dhe mbaresi kudo qe jeni. Lumturi dhe prosperitet.
Gezuar krishtelindjet dhe vitin e ri!
Fizikanti
E di si me duket mua sikur gjithe keto qe shkruajte i shkruajte edhe per mua edhe per ata qe shajn Shqiperine.
Sikur e bera te ditur qe e kam bere me nje fare moshe por tani e them plot krenari qe jam Shqiptare.
Nuk me vjen mire qe nuk e kuptoni mire se ku dua une te dal.
Do te te pelqente ty qe une me nje moshe kur duhet te isha e qeshur, e lumtur me shoqerine te shanin dhe te te thonin qe kthehu andej nga ke ardhur. Ja pra une e perballova ate gje vete pa ndihmen e asnjerit sps as mesuesit nuk donin te ja dinin.
Edhe njehere e bej te ditur qe edhe pse jam larguar nga Shqiperia, perseri kam mall dhe jam shume krenare qe jam Shqiptare dhe nuk po e them vetem sa per te lare gojen.
Ju pershendes.
I lexova gjithe postimet dhe te them te drejten vertet Shqipetaret kane nam te keq, por kot s'thone me mire syri se sa nami.
Po pse vetem te keqija bejne shqiptaret, Jo!
Dua t'u tregoj te raste shkurt.
Ketu ne shkolle kam patur ne grup nje djale shqipetar, por qe e mora vesh vetem kur kishim per te dorezuar nje projekt,Gjate gjithe vitit gjithe grupi e dinte per rus, sepse kishte emer rus, dhe une isha i vetmi person qe nuk me pershendeste, por ky muhabet nje vit te tere.Shpesh mendoja dhe thoja eshte shqiptar, se dukej qe nga koka,plus pse s'fliste thjesht Hi!
Ne fund te vitit i duhej projekti, dhe e dinte qe une isha e vetmja qe e kisha mbaruar nga grupi. Afrohet dhe me flet shqip-Hi Mona, A mund te me ndihmosh pak per projektin.
Nuk e kam ndjere veten me te poshteruar ndonjehere, por ja qe ka tipa te tille. por mendoj keta jane njerezit me deficenca ne vete, sepse i thone te mohosh egzistencen tende.
Dhe rast i dyte: Ne banke kur me duhej te hapja llogari bankare- njera nga sportelistet me pyeti nga isha dhe iu pergjigja nga shqiperia.
dhe a e dini sa me perzemersi mu pergjigj: Ne headoffice te Bankes sone punon nje shqiptare, goxha e pergatitur dhe e respektuar-Albina Karamitri.
E pra keto jane dy anet e medaljes, dhe ne duhet te ndikohemi nga positivja dhe te perpiqemi ti shtojme me shume vlera emrit shqipetar.
hirushja
mesazhi qe une shkruajta ishte ne pergjithesi dhe nuk i drejtohet asnje mesazhi ne menyre te vecante ketu por eshte ne lidhje me temen.
Une thjeshte shpreha mendimin tim ne lidhje me temen. Ne asnje menyre une nuk e shkruajta te shaj apo te ofendoj ndonje person ketu.
Fakti qe ti ke pasur nje experience te tille dhe ke vepruar ne ate menyre ne ate kohe nuk te fut ty ne ate grup shqipetaresh qe une permenda.
Cdo njeri ben gabime ose veprime qe i duken te drejta ne kohen dhe momentin e caktuar por me vone e kuptojne se ndoshta do te ishte me mire te vepronte ndryshe.
Une cdo person nuk e vleresoj nga gabimet qe ka bere me perpara por me sjelljen dhe mendimet e tanishme.
Ti je treguar me integritet te pranosh ne menyre te hapur se ke bere gabim qe ke mohuar se je shqipetare dhe se ke mesuar nga ajo sjellje dhe ke shprehur mendimet e tua ne lidhje me temen.
Une e vleresoj shume kete veprim dhe e perseris edhe njehere se messazhi im nuk do te thote qe ti futesh ne ate grup personash dhe nuk i drejtohet asnjerit drejt per se drejti.
Cheers!
Pasojat e vetizolimit
Si pasoje e nje vetizolimi 50 vjecar dhe moskontakti me boten e qyteteruar tek ne shqiptaret e Shqiperise u kultivuan vese jo te denja per nje njeri si cmira,zilia,vjedhja,vrasja etj.Pevac varferimit ekonomik ne u varferuan edhe shpirterisht,gje e cila eshte me pasoja per kararterin e njeriut.Fillimisht nga vendi u larguan kontigjentet me negative te shoqerise dhe duke rene ne kontakt me te huajt i treguan botes me veprimet dhe qendrimet e tyre nje njeri te xhveshur nga vyrtytet e mira njerezore.Pra u krijua nje pershtypje se te gjithe shqiptaret jane te shperfytyruar e negativ plus mediat ne perendim qe cdo gje e fryjne dhe sterzmadhojne.Kurse kontigjentet e mevoneshme te shqiptareve jane ndryshe por hajde dhe hiqe namin e keq qe na nxoren te pafytyret dhe llumi i shoqerise tone.Do tju jap nja dy shembulla.Degjuam ne TV e radio sikur disa shqiptar gjoja kishin kurdisur nje plan per te rrembyer kengetaren V.Beckham e cila rezultoi me nje bllof sepse rrembyesit ishin rumun dhe anglez dhe asnjeri shqiptar sepse per te mbuluar gjurmet thane se ishin Albanian.Para tre vjetesh gazeta e cila lihet falas ne hyrjet e Undergraundeve ne Londer Metro botonte nje foto te nje arixheske duke lypur ne Hide Park Korner me nje femije ne preher me shenimin nje shqiptare etnike duke kerkuar change.Si gjithe te tjeret e merrja edhe une ate gazete per te kaluar kohen dhe kur pash foton u revoltova pa mase,sepse ne kemi plot te keqia por ketu ne Londer nuk kam pare shqiptar te lypi dhe menjehere sa arrita tek vendi i punes ja tregova foton nje anglezi burre i mire duke i thene se kjo grua ketu niuk eshte shqiptare por Romanian gipsy.Ai ma tha mos ja ver veshin se eshte rubish newspaper.Kur u ktheva nga puna i shkrova gazetes se ne shqiptaret edhe mund te vdesim urie por kurren e kurres te lypin sepse e kemi per turp nje veprim te till.Beni mire tju kerkoni ID-n ketyre plehrave gipsy jo ti besoni qorrazi dhe do ishte mire te botoni ne gazete ata angleze qe rrijne tek Kash Machine dhe flejne ne dyert e shoppeve tuaj.Keto i shkrova ne shqip sepse shume pak shkruaja anglisht atehere.Mbas ndonje muaji lexova po ne kete gazete pergenjeshtrimin duke thene te verteten.Me kete dua te tregoje se disa plehra mundohen te hedhin mbi ne mutesite e tyre duke cfrytezuar namin e keq qe na ka dale.Te premten e kaluar dy djem shqiptar te cilet ktheheshin nga puna te lodhur ju liruan vendin nje cifti pleqesh angleze te cilet po rrinin ne kembe ne trenin e mbushur plot kur asnje tjeter nuk po e cante koken per ta.Kur u ulen plaka i pyeti djemte se nga cili vend ishin dhe ata i thane se ishin nga Shqiperia.Pleqte i falenderuan edhe kur zbriten nga treni.Mu be shume qefi per keta djem te cilet edhe pse te lodhur u treguan gentelman.Pra shumica e shqiptareve jane djem e vajza te shkelqyera.Edhe atje ku jane ne kurbet asnjehere nuk mendojne per akte terroriste kunder Europes ose Amerikes dhe perseri i shofin me syrin e keq kurse disa fytyra boboleshesh qe mbajne fustane si grate jane te preferuar te ndihmohen ndersa shqiptaret jo.Ku eshte e keqja?Ne Shqiperi tek ata politikane te diskredituar.Se fundi dua te them se ne cdo situate e rrethane duhet te themi jemi shqiptar dhe me sjelljen tone te kulturuar te ndryshojme ate djall opinion qe kane keta hipokrite e imorale e pedofil.Te rrojme e te vdesim si shqiptar kudo qe te jemi.
Per mua pergjigjja eshte relative sepse varet nga ambienti, dhe nga personat ku behet kjo sharje.
Nqs dikush shan me shokeve, ne nje ambient te njohurish nuk shoh ndonje gje te keqe, sepse kushdo nga ne ne menyre te vetedijshme apo jo, i veme ne pah mangesite dhe problematiken e vendit tone. Dhe kjo eshte arsyeja pse emigrojme, ne te kundert nuk do ikte njeri nga Shqiperia.
Tjeter problem eshte me te huajt, ketu mendoj se ka pjese karakteri dhe jeta e jetuar, Nje njeri me mungesa ngelet me mungesa, jo ne USA po kudo qofte..
Dhe dicka tjeter cdokush ka nje vatan, ka nje vendlindje ndaj dhe me duket se e extremizojme pak kete ceshtjen e Krenarise Kombetare.
what
kujt ti vij zor nga vetja
wow, un isha nje her ne klass ktu ne amerike, dhe mesuesja [po na pyste cfar eshte gjeja me e cuditshme qe keni pare, dhe nje djal shqiptar tha shqipria eshte shum e cuditshme se njerzit luftojn me njeri tjetrin dhe pushka bie cdo pse minuta dhe ka balt kudo etj etj.
dhe mesuesja u kthye nga un dhe une isha shum e turperuar, dhe i thash, se po pervec atyre shqiperia ka njerez shum te sjellshem dhe mireprites, ka dhe njerez te edukuar dhe shum te mencur, ka dhe male te larta ka dhe vende te bukura etj.
any ways un them se per shqiptaret qe shajn shqiperine tregojn sa budallenj jan se ato ne te njejten kohe po shajn dhe veten e tyre!
umm.. une pervete jetoj ne toronto.. prej gati 4-5 vjetesh edhe nuk kam digjuar ndonje ketu qe ta shaj shqiperine ose cfare vlerash shqiperia permban..
te kritikosh vendin tend per gjera normale si drita uje balte korrupsion shkolla pa xhama.. paga te ulta etj etj eshte gje normale.. ajo behet nga vete shqipetaret qe jetojne ne shqiperi edhe nuk eshte ndonje cudi pse edhe ne qe jemi jashte mund te kritikojme per gjera te tilla.. ajo nuk quhet sharje ndaj vendit.. ose mohim i vendit tend....
ato qe mohojne vendin e lindjes nuk jan te denje te quhen shqipetare..
Ej As E Vogel As E madhe
Ej As E Vogel As E madhe dhe un ne chicago jetoj dhe them se gjith ata shqiptaret se kan ikur nga jasht shtetit jan budallejn . Ketu ku jetoj un esht si village nje shqiptar e ka emrin shqiptar dhe mbiemrin shqiptar e drovi ne emer amerikan . Un shoku kam shum inat ku vajzat te bukura martohen ose dashurohen me amerikanet me dhemb koka ku degjoj se vajzat shqiptare dashurohen me amerikanet . Un shoku jam 15 vjec dhe sa gjera si kuptoj dhe sa gjera i kuptoj shum . Ej shoku po te bej nje pyetje si mendon ti se shoqja jote ose nje vajz shqiptare shum e bukur si ylle dashurohet me nje dhemb shtremb amerikan , ose me nje fytur te zi me zezaket . Ashtu un them se kjo sesht llotari kjo esht llatari sepse un me llotari kam ardh vet dhe jam nga gramshi . Prap dhe nje her ne klas ku ishja klas 7 sepse tani jam vit par ne gjymnaz , kam pyetur nje vajz shqiptare po ne ate koh ajo ishte klas 8 nje vit me i madh se meje dhe e pyeta " Dorina po ti cfar feje ke " " Dorina : Un ne shqiperi jam mysliman kurse ketu ne amerik jam krishter " un shoku u merzita shum sepse dhe un mysliman jam vet , u merzita shum derisa e shava shoqen . Ej shoku un po bej 4 vjet ne chicago dhe ne amerik , dhe kam mesuar se shqiptaret se shajn atdheun ku jan rritur me therime kan interes shum dhe i bejn qefin ketyrve amerikanet . Ej Shoku un jam shum atdhetar dhe un dua te shkoj ne shqiperi dhe i them babit se sa te marr pashaporten amerikane ne vitin 2005 un do e djek fare dhe do them hajd ku jemi par .
Ata qe flasin dhe shajne Shqiperine kane te drejte sepse shume Shqipetare qe jetojne ne Shqiperi sidomos Doganieret ose Policet sidhen shume keq me Emrigantet dhe se i shfytesojne ato,kur Ne po bredhim gjithe Boten dhe asnjeri nuk te ngacmon,por po te shkosh tek Vendi yt (Memedhe)qe mezi pret te takosh te afermit e Tu ose ke nje fatkeqesi ,ne pergjithesi mundohen kush e kush te lypi ca Leke se kujtojne se Ne Emrigantet i gjejme Leket Rrugeve.Kjo gje fillon qe nga Qeveria e deri tek Polici dhe po ta dini mire Historine e Shqiperise, jemi i vetmi Vend ne Bote qe luftojme njeri-tjetrin.Prandaj dhe Ata qe e shajne shqiperine kane te drejte.Edhe une si puna e shume Emriganteve vetem se kemi Familjen atje por sdo te me merte madhi kur per ate Vend te Madhkuar dhe qe cdo Dite vrasin Njeri-tjetrin.Une kam ikur qe ne Vitin 1990 dhe sa here qe shkoj ne Shqiperi kam hasur probleme te ndryshme edhe kohet e fundit.
Prandaj duhet te jemi te gjithe koshiente se vetem per ata te Afermit tane shkojme ne Shqiperi se ndryshe dote shtegtonim ne Brigjet e mrekudhueshme te Botes.
Dhe me kryesorja ai qe nuk eshte realist dhe i kundershton te se vertetes le te kthehet dhe te beje nje Jete sa me te begateshme ne Shqiperi.
pershendetije hirushija tung
pershendetije se pari perte xhith ne furum
po i lexova te xhitha urrejtija e popllit anglez ndaj neve SHQIPTARVE eshte shum e madhe .po une jetoj ne angli qe 6 vite
dhe ketu ne kent ka shum SHQIPTAR .
kijo eshte e keqija qe e mohojm qe jemi SHQIPTAR
une kam dexhuar shum rruges 2 SHQIPTAR duke folur ndermes veti anglisht dhe kijo eshte shum turp.perse e folin anglishte duke pasur xhuhen embel SHQIPEN .
une punoj ne rresturant italjan dhe ju kam than te xhithve qe jam KOSOVAR
DHE KOSOVAR DUA TE VDES E KEMI NJE FLAMUR ME 2 KRENA KUQ E ZI
BILE JAM NGA TERITORI I DRENICES KU LINDI TRIMI LEXHENDARI ADEM JASHARI KU FILLOJ REZISTENCA E UCK USHTRIA CLIRIMTARE E KOSOVES
TUNG DHE DUA TE JU THEM TE XHITHVE QE JAM SHQIPTAR DHE KRENAR BILE TUNG RROFT SHQIPTARIA KUDO QE JENI TUNG
ATA QE E SHAJN SHQIPRIN ATA NUK JAN SHQIPTAR
PO SHUM INTERESAN ESHTE
PO UNE JU KAM THEN SHUM HER
NUK E DI SE JU KUJTOHET
SE ATA QE E SHAJN SHQIPRIN ATA NUK JANSHQIPTAR ATA JAN GREK OSE NAJ KOMBEI TIJETR DHE BEHEN SI SHQIPTAR
NE KOSOVE NE VITIN 1998 KUR FILLOJ LUFTA NE KOSOVE
MAXHUPET OSE ROMET JU KAN PRIR PARAMITAREVE SERB
DHE KAN MYTYR CIVEL SA KAN MUJTUR DHE KUR PERFUNDOJ LUFTA SHYQYR
MAXHUPET OSE ROMET THOJSHIN QE JEMI SHQIPTAR JO JO JO JO TI NUK JE SHQIPTAR DHE NUK KI VEND KETU NE KOSOVE TUNG KAQ KISHA PER KET TEM SHPRESOJ SE E KUPTOJN GABIMIN DHE NUK E HARROJ ATDHEUN .
DHE DISA FIJAL PER ATE DIJALOSHIN 15 VIJQAR PER ATE VAJZEN
MOS KI MARAK SE AJO VAJZA DOTE KUPTON GABIMIN POR DOTE JET SHUM VON KULTUREN E SHQIPTARIT NUK MUNDESH ME XHET KERKUND NE BOT TUNG TUNG
SHPRESOJ MA PAK MARTESA ME TE HUJVE DHE MA SHUM DASHURI ME NJERIN TIJETRIN RROFT SHQIPTARIA TUNG
Kosova_21
Na Rroft zoteri ne krye me ty bashke.
Tung tung
Hej, ca do te thot "tung" ?? se e kam degjuar shum her e nuk e di se ca do me thon!
tung = tungjatjeta.
TE FLM SHUM HIRUSHIJATE PERSHENDES OJ VAJZ DHE MAJE VETEN SI SHQIPTARE MOS U DERZO
PERSHENDETIJE
HIRUSHIJA TE FLM SHUM
PO TU KISHA LUT NGA ZEMRA MOS U DREZO NDAJ KETYR MINJAKVE ANGLEZ
TI JE SHQIPTARE DHE SHQIPTARE DOTE VDESH DUHESH TE JESH KRENARE PER NACINALITETIN QE KEMI AAAAA
TUNG
E DUA KOSOVEN SEPSE JAM KOSOVAR
E DUA SHQIPRIN SEPSE JAM SHQIPTAR
TUNG NGA ZEMRA IME I PERSHENDES TE XHITH ATA QE KAN XHAK SHQIPTARI TUNG
Kombinacia
O motra ku ke lindur ti ne Afganistan?Do te te them dicka:AI QE MOHON IDENTITETIN E VET NUK MERITON TE QUHET NJERI(se SHQIPTAR jo qe jo)Kjo nuk vlen vetem per SHQIPETARET por per cdo komb.OK?Pse qenka i mallkuar ky vend?Apo se te kane kerkuar para ca police idiote?MOS KERKO TE TE RESPEKTOJNE KUR TI NUK RESPEKTON VETEN (pikerisht te mohosh identitetin tend do te thote te shkelesh veten me kembe)Hajde motra udhe te mbare nga do vesh dhe ishalla s`te shohim me ketej,ne kete vend TE BEKUAR.
Mendoj qe une i dhashe pergjigje pyetjes.Vetem nje gje desha te shtoja:Kam vertet urrejtje per ata qe tallen me vendin e tyre dhe mburrin nje vend tjeter.Une nuk them qe duhet patjeter te jetosh ne SHQIPERI ose je tradhetar po ku do qe te vesh MOS HARRO KUSH JE DHE MOS E MOHO.
P.S LUM KUSH DO TE RROJE
DO TA SHOHE ZONJE
NAIM FRASHERI
Me vajza rendesi ka qe nje njeri te duaj vendin e vete dhe te jete krenar qe eshte shqiptar ,kjo ka rendesi se pse jemi larg dhe per cfare arsye mendoj se skan rendesi.duajeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee shhhhhhhhhhhhqiperineeeeeeeeeee.............................
Ne Fqinjet nuk na duan,Europa jo qe jo, mos ta duam dhe ne Shqiperine, vaj vatani, mjere mileti......................
ke plotesisht te drejte, pastaj une nuk ekuptoj si nje njeri mos e doje vendin e vete ku ka lindur, eshte rritur........................
Mbi te gjitha pershendetje te gjitheve.
.............................................................
Eshte e veshtire te flasesh per kete teme dhe ne te njejten kohe te bindesh te gjithe,por nje gje eshte e sigurt ne kemi lindur ne Shqiperi dhe nje atdhe te dyte nuk do te gjejme ngado qe te shkojme.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Te jetosh nen ndjenje e te qenit me pak se nje USA,Gjerman,Francez apo
Italian eshte e padeshirueshme dhe trishtimi te sjell deri ne nje pike qe
mund ta quajme te qenit i pafuqishem.GJithçka qe mund te besh do te jete
asgje.
Nuk eshte qe une e ndiej veten keq se jam me i varfer,por e ndiej veten
keshtu se jam shqiptare.(ata qe jetojne jashte me kuptojne)
Lind pyetja:çfare kane ata me shume se une,ose per te folur me qarte
çfare kane bere ata qe duhet te ndihen me,me ,me.........,me teper se une?
<
2)te mesmit ne shtete te tjera(..............................)
3)dhe ne te mjeret qe kemi dale te fundit na kane thene qe te zgjedhim nga shtetet qe kane mbetur d.m.th vetem Shqiperia>>.
.......................................................................................................................
Kjo periudhe eshte e veshtire per te gjithe dhe te gjithe jemi te pakenaqur
kush me shume e kush me pak,per te mos thene qe jemi te zhgenjyer.
Gjithe kjo eshte e drejte sa edhe vete jeta.
Por ne jemi vetem te inatosur me jeten,me gjendjen qe ndodhemi por jo me Shqiperine,me te kurre.
Askush nuk eshte i inatosur me malet,me fushat,me qytetet,me muret,me vendin askush,askush.
Por jemi te inatosur,shume,deri ne piken qe ndan autokontrollin me çmendurine dhe nuk e di se per sa kohe mund te rezistojme akoma;jemi te
inatosur dhe duhet,vetem me disa persona:me ata persona qe mund te bejne diçka per vendin dhe nuk e bejne;vetem me keta jemi te inatosur.
Jo me Shqiperine,askush nuk e do me shume se ju,...........,ne..........une.
....................................................................................................
Kemi te drejte dhe çdokush ka menyrat e veta per te shprehur pakenaqesine ndaj çdo gjeje,por diçka qe ne shqiptaret e kemi me te theksuar eshte qe nuk duhet te ekzagjerojme ne gjithçka.
Sepse kjo shpreh prepotence ndaj te tjereve dhe domosdo ngjall polemika
dhe asnjehere konsensus.
Jeten te nderlikuar e bejne vetem shqiptaret ne Shqiperi dhe askush tjeter,por ata qe drejtojne vendin kane nje parim:sa me i varfer te jete populli aq me thjeshte do te jete per t'i mohuar te drejtat;dhe sot te te respektohen te drejtat nuk do te thote vetem te jesh i lire,sikurse te jesh i lire nuk do te thote te mos jesh i ngujuar,i pushtuar nga nje i huaj apo te jesh i burgosur.
Te gjithe shqiptaret duan te dine se deri kur vendi yne do te jete keshtu?!
Askush nuk di t'i ktheje pergjigje kesaj pyetje dhe eshte kthyer ne nje ekuacion te pazgjidhshem tashme.
Por do te doja te thoja qe deri kur pushtetaret te kene frike nga populli(ne kuptimin qe nuk i japim voten)dhe deri kur populli nuk do te kerkoje te drejtat e veta me kembengulje askush nuk do t'i jape gje,perkundrazi do t'i marrin edhe ate qe ka.Dhe me thoni nese nuk eshte keshtu,deri me sot te pakten.
Neqofte se ne shtetet evropane kerkohen mireqenie dhe rroga me te mira,tek ne duhet sepse nuk durohet me,te kerkohen ,drita,uje vende pune,me force duhet te kerkohe.
Deri atehere mos prisni asgje te re sepse nuk do te kete per ne asgje dhe besoj nuk duhet te presim edhe 20-30 vjet per ta kuptuar.
......................................................................................................................
Pershendetje te gjitheve.
Ne qofte se dikujt i pelqen te me thoje diçka o edhe gjithçka mbi ato qe kam shkruar ose mbi kete teme,mirepres te gjithe ne kete adrese:
ilcretino10@yahoo.it
bravo artilio ti po qe je shqiptar. ke te drejte qe shqiperia po perjeto nje periudhe qe e kane perjetura te gjitha vendet po ne nje te ardhme do behemi dhe ne si vendet ku studiojme o jetojme tant, po duhet vetem pak shprese...............................
ne duhet te mburemi q ejemi shqiptar
nuk mendoj se ndokush munt ta shan vendin e vet vetem ne qoftese eshte teper i revultuar por edhe ateher nuk duhet te shahet shqiperia e sa i pewrtket atyre qe e shajn shqiperin ato nok jane shqiptar por
Si ndihem kur shajne shqiperine???
Haa ketu ku une jetoj se kam pranin e shum shqipetareve, dhe kur degjoj nje theks shqipetari ose qofte edhe nje fjale ndihem sikur ate person e njoh prej kohesh, por kjo eshte une por ka disa te tjere qe ju vjen turp te thone se jane nga Shqiperia.
Nje dite ne pune vjen nje alamet buri dhe duke e ndihmuar per cka i nevojiteshe po i kerkoja dhe disa informacione si emer mbiemer e gjera te zakoneshme ne cdo aplikim qe dikush mbush. Kur i lexoj emrin mu duk shume emer i njohur dhe emer shqipetari, dhe e pyes se nga jeni me origjine pasi e ne te folur keni pak theks. Dhe pergjigjia qe mora qe jam nga shume large ti se di se ku i bie me mire mos e them. Po nga je shtova une per kureshtje me teper. nga nje vend far away tha ai edhe i don't really like talking about it. dhe me ne fund shtoi I am from Albania. une mese e sigurt qe ishte shqipetare i shtova ne shqip te pyeta e kembengula me teper nga mbiemri se mu duk shume i njohur ne gjuhen time. Ai mbeti shume i shtangur por ne te njejten kohe u ndihe dhe keq pasi tha se kam kohe qe kam ikur dhe sdua te them nga jam une jam nje citizent amerikan tani.
Kjo me beri shume pershtypje dhe vertet dua te them ndiheuni krenar te thoni nga jeni pasi asnjerit nuk i mungon kultura apo dituria edhe asnjeri nga ne nuk ka dicka te manget ose te paket nga keta njerez qe e kane pasur vetem fat te lindin ne nje vend me te perparuar se ne, perkundrazi se di ju por une kam qene e vlersuar nga shoqeria ketu se jame nje Shqipetare dhe me perpjekjet e mia edhe pse rrjedh nga nje vend me perparim me pak te zhvilluar se vendet e tjera kam harritur te njejta gjera edhe ndoshta pak me shume se keta njerez qe jane lindur e rritur ketu ku une ndodhem sot. Historia e vendit tone na ka lene shume qe ne te kuptojme me qarte veshtiresit e jetes.
Me ndodh shpesh here qe me pyesin nga jeni ju? dhe une ju them Jam Shqipetare. Pothuajse 90 % e ndjejne veten e injoruar pasi nuk e din ku ky vend ndodhet, ju do thoni por ne nuk jemi vend i zhvilluar te njihemi ne bote. Une per vete sjame ndjere keq kur thone se di ku i bie pasi ajo eshte injoranca e vet atyre qe nuk e dine pasi Shqiperia ka qene e do te jete gjithmone ne harte si kundersi te gjitha vendet e tjera.
Me pak fjale mos mohoni te thoni nga jeni nese e beni kete keni mohuar veten tuaj dhe te kaluaren, gjithashtu mos lejoni dike tjeter te shperndaj urrejtje ndaj vendit tuaj, nese e beni kete e keni lejuar ate person te ju urrej ju.
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.