Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 18 Prill 2004 - 19:01:

Poezi dhe brenge

Kanceri

Ne qielli pishat
prape grisn enderrat
dhe shelgjet prape
zgjaten krahet nen shi
dhe floket e gjate i shkulen dhimbjet
perseri perseri..

Koridoret e erret me priten ne heshtje
pllakat i ndjejne hapat bute mbi shpine
mes qindra hapash mes mijera hapash
njohen te mite
Erdhe prape ? Te prisnim

Batanijet gri , kartelat , xhamat
rrugicat shtruar me asfalt
globet e bardhe e sallat e medha
shiringet, aget
Erdhe? Te pritem gjate.

Nje njolle e vogel
per ti keputur enderrat ne mes
per ta bere mamane te cmendet
dhe te ike prej meje e trembur

Nje njolle vogel
per te humbur cdo shprese..
per ti lene te gjitha te gjitha
E perse mister i shekullit
nga thellesia kohrash valle erdhe gjer tek ne

Nje njolle vogel metastaze
cfjale dhimbje cfjale e frikshme
sa pa kuptim te te kthej ne hic
sa pa kuptim ti lesh te gjitha
e perbindshme

Po une do te jetoj
pishat ne re
qielli,shelgjet te gjithe me thone
si do ikesh nga ne,
pse do ikesh nga ne
po une do te jetoj

Zeri i nenes,ajo qan
Alo: alo: sflet dot :Alo degjon
jam nena jote
Babai ne letrat e gjata plot mall..
po une do te jetoj

Jam i ri
po ceshte jeta
As per ti then po dashurise nuk mjafton
dhe ajo kerkon dhe ajo pret
si ta quash jete kete

E di kancer i zi
qendron i zi ne lotet e mi
doktor pse ma fsheh nuk kam frike
e di doktor e di
po une duroj
se dhimbjen e kam njohur qe ne femijeri
por une do te jetoj me shpirtin tim
afer Zotit me dashuri
ne jeten e cila nuk ka vuatje
ne jeten kur cdo dhimbje
eshte larguar tutje

O Zot forcoji zemrat prinderve te mi
ata me rriten ne femijeri
qan nena me lotet e saj
dhe babai i djek faqet me vaj

Mos u merzisni o prinder te mi
Une me ju do jem ne amshim
ne lendinat e jetes se bukur pa kthim
Atje ku Zoti do na jape dashuri

Lotojne syte e zemra preket
nena e gjore si hiri tretet
babi nis e vajton
per djalin qe me mall e kujton.

jam ketu prane jush mos me harroni
dhimbjen nga zemra gjithmone largoni
do vi nje dite dhe do takohemi
prane jush o prinder do qendroj,

dhe lotet derdhen si burim dhimbjesh
qajne zemrat dhe shpirtat
Por asnjeher shpresen se humben
se djalin e tyre nje dite do takojne
lot lot..............


Postuar nga vlora-angel datë 18 Prill 2004 - 21:35:

Re: Kanceri

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Ne qielli pishat
prape grisn enderrat
dhe shelgjet prape
zgjaten krahet nen shi
dhe floket e gjate i shkulen dhimbjet
perseri perseri..

Koridoret e erret me priten ne heshtje
pllakat i ndjejne hapat bute mbi shpine
mes qindra hapash mes mijera hapash
njohen te mite
Erdhe prape ? Te prisnim

Batanijet gri , kartelat , xhamat
rrugicat shtruar me asfalt
globet e bardhe e sallat e medha
shiringet, aget
Erdhe? Te pritem gjate.

Nje njolle e vogel
per ti keputur enderrat ne mes
per ta bere mamane te cmendet
dhe te ike prej meje e trembur

Nje njolle vogel
per te humbur cdo shprese..
per ti lene te gjitha te gjitha
E perse mister i shekullit
nga thellesia kohrash valle erdhe gjer tek ne

Nje njolle vogel metastaze
cfjale dhimbje cfjale e frikshme
sa pa kuptim te te kthej ne hic
sa pa kuptim ti lesh te gjitha
e perbindshme

Po une do te jetoj
pishat ne re
qielli,shelgjet te gjithe me thone
si do ikesh nga ne,
pse do ikesh nga ne
po une do te jetoj

Zeri i nenes,ajo qan
Alo: alo: sflet dot :Alo degjon
jam nena jote
Babai ne letrat e gjata plot mall..
po une do te jetoj

Jam i ri
po ceshte jeta
As per ti then po dashurise nuk mjafton
dhe ajo kerkon dhe ajo pret
si ta quash jete kete

E di kancer i zi
qendron i zi ne lotet e mi
doktor pse ma fsheh nuk kam frike
e di doktor e di
po une duroj
se dhimbjen e kam njohur qe ne femijeri
por une do te jetoj me shpirtin tim
afer Zotit me dashuri
ne jeten e cila nuk ka vuatje
ne jeten kur cdo dhimbje
eshte larguar tutje

O Zot forcoji zemrat prinderve te mi
ata me rriten ne femijeri
qan nena me lotet e saj
dhe babai i djek faqet me vaj

Mos u merzisni o prinder te mi
Une me ju do jem ne amshim
ne lendinat e jetes se bukur pa kthim
Atje ku Zoti do na jape dashuri

Lotojne syte e zemra preket
nena e gjore si hiri tretet
babi nis e vajton
per djalin qe me mall e kujton.

jam ketu prane jush mos me harroni
dhimbjen nga zemra gjithmone largoni
do vi nje dite dhe do takohemi
prane jush o prinder do qendroj,

dhe lotet derdhen si burim dhimbjesh
qajne zemrat dhe shpirtat
Por asnjeher shpresen se humben
se djalin e tyre nje dite do takojne
lot lot..............



Indriti shume e bukure kjo ,por ne te njejten kohe dhe shume prekse dua te them se me pruri shume kujtim te hidhura!!!!!!!!!!!!por nejse doja te te thoja se ke shume talente dhe meriton shume ne kete jete atdhetare urime te metejshmete uroj.

me respekt vlora-angel


Postuar nga Indrit datë 19 Prill 2004 - 03:12:

Re: Re: Kanceri

Citim:
Po citoj ato që tha vlora-angel


Indriti shume e bukure kjo ,por ne te njejten kohe dhe shume prekse dua te them se me pruri shume kujtim te hidhura!!!!!!!!!!!!por nejse doja te te thoja se ke shume talente dhe meriton shume ne kete jete atdhetare urime te metejshmete uroj.

me respekt vlora-angel



Pershendetje!

Faleminderit per konsideraten por ajo qe dua te them eshte se edhe une kam pasur nje kosto shume te larte nga kjo semundje e rende.

Me rrembeu shume te aferm, po ashtu edhe vete jam kuruar per kancer komplet nje vit, kur isha maturant.
Deshi Zoti mjeket gabuan, ose ndodhi mrekulli qe tani jetoj.
Ju pershendes.


Postuar nga agata datë 19 Prill 2004 - 21:29:

pershendetje indriti
kam lexuar shume poema te tuat e qe me kan pelquer shume.
por kjo e fundit ishte shum e tristueshme.

por, ashtu si vlora-angel edhe un te uroj suksese e shpresoj te kesh nje kariere shkrimtari te arritur.
pershendetje.


Postuar nga enderra datë 19 Prill 2004 - 23:13:

urime nga zemra

Tani sapo e pashe kete teme dhe desha te te uroj ty, Indrit, shendet, mbaresi dhe vazhdo shkruaj gjithmone. Thjesht ngela me goje hapur kur pashe keto vargje. Sepse nuk tregojne vetem qe ti di te shkruash bukur por edhe qe ke nje bote te brendshme shpirterore te bukur.
Edhe njehere urime nga une dhe shpresoj te jesh me te vertete mysliman ashtu sic e ke shkruar tek emri
e.


Postuar nga Indrit datë 20 Prill 2004 - 01:52:

Pershendetje Sabina dhe enderra.

Ju falenderoj qe te dyjave per keto fjale .

Edhe une gjithmone i Lutem Zotit qe te me beje musliman te mikre jo vetem me fjale por edhe me vepra.
Them gjithmone o Zot mos bej qe veprat e mija te bien ne kundershtim me fjalet qe tthem.

Ju falenderoj edhe nje here.
Me shume respekt. Indriti.


Postuar nga Shtojzovalle datë 16 Qershor 2004 - 14:58:

I nderuar Indrit,


te prekshme ishin ato vargje tuaja, gjat leximit me dukej se edhe une gjendesha mes atyre rreshtave, o zot si e ndiej dhimbjen tuaj, e di shume mire e di---------------------------

Shtat pash e mbyllur ne dry me dukeshin ditet ne spital, cdo levizje ne koridor me sjellte shprese se mos valle dikush do hapte deren e asaj dhome e cila ishte e mbushur plot e perplot dhimbje, sahere paze jam pershendetur nga ajo dhome, nga rrezet e diellit ne perendim, nga vet jeta.

fale mendimit tim pozitiv dhe forces se larte shpirterore jam ne jete dhe ende perqafoi jeten, asgje ne bote nuk eshte me me vlere se sa jeta e njeriut, cdo gje tjeter eshte banale nese krahasohet me te.

Te uroje nga zemra energji te pashterrshme dhe mos u mposht kurre nga diagnozat e mjekeve se edhe ata gabojne.

me shume dashuri

L.


Postuar nga Indrit datë 16 Qershor 2004 - 20:45:

Pershendetje!

E nderuar moter!

Me lejo fillimisht tju pershendes fort dhe tju uroj nje jete sa me te lehte, sa me te bukur dhe te bardhe ashtu sikur keni edhe zemren.

Eshte e vertete qe sumundja eshte nje sporove e madhe do nje durim te forte por perseri ajo te ben me te matur me te llogjikueshem me te vlefshem per jeten, me te meshireshem dhe me te sjellshem me te semuret.
Vuajtjet te japin force, por qe duhet te jemi te sinqerte qe ato nuk kalojne fale shpreses se pashtershme por fale fuqise qe te jep Zoti ne keto raste.

Perfundimisht ju pershendes edhe nje here perzemersisht dhe ju uroj cdo te mire ne jete, suksese dhe lumturi.
Vellazerisht Indriti.


Postuar nga El_Fatih datë 03 Korrik 2004 - 01:48:

Indrit!

E lexova kete poezi qe paska kohe ketu.
Ajo qe dua te them eshte qe ti hedhesh tutje keto kujtime pasi te stopojne shume kur i kujton.
Une te kam pare kur kuroheshe dhe e di si qe katandisur prandaj them se e ndjej me shume nga cdo anetar kete poezi.

Poezia eshte me te vertete shume e bukur por me shume eshte e dhimbshme.
Uroj qe te gjendet sa me shpejt ilaci i kesaj semundje.
Po ashtu vellacko uroj qe te mos perseritet me ky vit per ty.
Fatjoni!


Postuar nga Indrit datë 05 Korrik 2004 - 22:57:

Smile Fati!

edhe une perfitoj nga rasti tju falenderoj per cdo gje i dashur.


Postuar nga dena datë 07 Korrik 2004 - 15:31:

Ndermjet ketyre pergezimeve te mesiperme edhe une dua te te pergezoj, per vargjet prekese qe kane dale nga shpirti yt artist.
Me kujtuan nje shoqen time e cila akoma po vuan nga kanceri, dhe me e keqja eshte se ajo nuk e di se cfare ka, jeton me shpresen se neser do te behet me mire dhe i lutet Zotit te sherohet qe te shetisi perseri me miqte e saj, ti gezohet jetes sepse eshte mjaft e re...........
Ne njerezit, gjithmone kur e humbim dicka e kuptojme vleren e saj, sepse kur e kemi nuk dime ta shfrytezojme...
Te uroj ta pasurosh krijmtarine tende me te tille frymezim kuranor..!



------------------------------------------
Te gjithe kemi aq fuqi sa t'i durojme fatkeqesite e te tjereve.


Postuar nga Indrit datë 21 Shtator 2004 - 13:47:

Letra qe su sos kurre!

Jam e ulur ketu ne shkalle
dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir me ka marre malli per ty
ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
Bir vetem ty te kam
bir per ty zemra me qan

Me mire te binte termeti
sesa te egzistonte kurbeti
Ke ikur larg refugjat
dhe gjumi sme merr dit e nat
Bir mos te ka ndodhur gje?
se letra nga ti nuk kam marre me.
kam shume kohe qe po te pres
nga ky mall nje dite do vdes.
Shikoj tutje ne horizontin e larget
dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
nga koka mend po pellcas
nga buzet me iku dhe ai pak gas.
tashme te pres te vish
atje me sdo te rrish
nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti
Ndaj eja o i vogelthi im
se ty te kam falur dashurine.
Ti je gezimi me i madh qe kam
nena as me jeten e saj nuk te ndan.

Ti linda bir te perkunda ne djep
te rrita,u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe jashte bente shterngate, furtune.
Me keto dy duar djepin ta perkunda
per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda

Babane dot se njohe e di
s'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi
por nje nate te lige vdekja e gjeti
e di bir e di, u rrite pa baba
por nena vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
Kur kthehesha me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje se te doja shume.
Dhe tani te dua per mua je kerthi
he pra bir i nenes kur do te vish ti?

Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
nena te eshte plakur nga floku ne thua
Motra ste ka pare eshte pergjeruar
ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
kane qe ate dite qe ike larg merguar.
Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
as vete se di se si kane duruar
kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!

Eja pra o bir se une po te pres
te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
se kur u largove dukeshe i mitur
Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
mbart ne shpine te saj shume te deshperuar

Eh o biri nenes nuk di cte te them
kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
Me motren kam folur, leter i kam derguar
me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
Eh ta dish o bir si endet shpirti im
nje here ne k'te bote nje here ne amshim.

Nuk di o bir jo, cte te them vertete
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
koka sec me zien malli me ka copetuar
Eh o bir i nenes rri ketu te pres
nje here te te shoh e pastaj te vdes
Po i lutem Zotit te leshoje murlan
per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.

O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
nena rri e pret e djali boten bredh.
nena rri e pret, e djale aty nuk ka
eshte bere e skalitur, veteveten po ha.

O ju dallendyshe qe veni e vini
djalit tim te vetem adresen a ja dini?
Pyet e pyet nena, por me kot
as murlan as zogj nuk ja sjellin dot

Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
e vuri nen koke qe kollaj te vdese
nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.


Postuar nga ESHI datë 02 Tetor 2004 - 18:11:

C'te te themi Indrit.? Di te them qe 5 vjet jete me shkurtove me ket poezi (leter).
Good luck per te gjithe emigrantet ane e mbane botes kudo qe te jene.


Postuar nga Indrit datë 12 Tetor 2004 - 21:43:

Citim:
Po citoj ato që tha ESHI
C'te te themi Indrit.? Di te them qe 5 vjet jete me shkurtove me ket poezi (leter).
Good luck per te gjithe emigrantet ane e mbane botes kudo qe te jene.



Hmmmmmmmmmmmmm. Kete se bera qe ti shkurtoj jeten askujt por dua te godas sadopak ne ndergjegjien e te gjithe emirgranteve shqiptare te cilet ikin dhe harrojne te kthejne koken pas nga prinderit madje ka edhe raste kur nena vdes dhe i biri nuk vjen por dergon telegram ngushellimi e kjo eshte dicka ne kundershtim me traditat tona fisnike e po ashtu ne kundershtim me moralin e paster njerezor.
Po ashtu neper fshatera e qytete ka pleq te mjere qe jetojne vetmuar e djemte e tyre jetojne jashte shtyetit me tere familje.
Pra nuk them te mos emigrojme pasi ne shqiperi nuk na ofrohet pune por ama te mos harrojme detyrat qe kemi kundrejt prinderve tane qe kane sakrifikuar cdo gje qe ne te jemi ata qe jemi sot.
Me respekt Indriti.


Postuar nga Indrit datë 03 Janar 2005 - 17:30:

Angry Cka zemra qe qan!!!

Mu vra ky shpirt,mu ndez ky xhan
bashke me zyte dhe zemra qan
Nje dhimbje e madhe ne shpirt te prek
te pervelon zemeren, si prush te djeg.

Thelle ne shpirt kjo dhembje mbin
shkaterron enderrat,thyen qetesine
te ben te qash dhe te forcon
te ben te mesosh te edukon.

Po cke o zemer qe qan valle
kur i miri kurre nuk vdes
shpiti i tij eshte gjalle
toka smund ta trese

Pse qan ko zemer valle
kur te miret kurre nuk vdesin
ata do jene te gjalle
ne Xhen-net po na presin.

Kaluan disa dite dhe shume vjet do shkojne
por shokun e dashur kurre se harojme
se keputet lulja,mbetet kundermimi
se keputet ylli, mbetet pas vegimi.


Postuar nga Sykaltra datë 10 Janar 2005 - 07:28:

C`KA ZEMRA QE QAN...

...TE GJITHA ZEMRAT QAJNE,TRISHTOHEN,
DIKUSH NGA DASHURIA,
DIKUSH NGA NJE LAJM I HIDHUR VDEKJEJE,
DIKUSH NGA MOS RELIZIMI I ENDERRAVE, E PAFUNDESI MENYRASH PER TE QARE...

JA PSH SOT, KUJTOJME VIKTIMAT E KARABURUNIT!
A KA DHEMBJE ME TE MADHE, PER ATO NENA, GRA DHE FEMI,QE HUMBEN
BIJTE E TYRE,
TE DASHURIT E ZEMRES,
FILIZAT E JETES!

UROJ QE ZOTI T`I MBAJE NE QIELL, SI ENGJEJ...

te pergezoj per poezine, urime te metejshme!

respekt_sykaltra


Postuar nga Indrit datë 11 Janar 2005 - 01:24:

Re: C`KA ZEMRA QE QAN...

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra
...TE GJITHA ZEMRAT QAJNE,TRISHTOHEN,
DIKUSH NGA DASHURIA,
DIKUSH NGA NJE LAJM I HIDHUR VDEKJEJE,
DIKUSH NGA MOS RELIZIMI I ENDERRAVE, E PAFUNDESI MENYRASH PER TE QARE...

JA PSH SOT, KUJTOJME VIKTIMAT E KARABURUNIT!
A KA DHEMBJE ME TE MADHE, PER ATO NENA, GRA DHE FEMI,QE HUMBEN
BIJTE E TYRE,
TE DASHURIT E ZEMRES,
FILIZAT E JETES!

UROJ QE ZOTI T`I MBAJE NE QIELL, SI ENGJEJ...

te pergezoj per poezine, urime te metejshme!

respekt_sykaltra



Te falenderoj per pjesmarrjen po ashtru edhe per lutjen.
nderkohe qe sme mbetet tjeter pervetemse ta mbyll me lutjen:

O Zot i Meshirshem: te semureve jepju shendet, te varferve furnizim, te burgosurve liri, mbrojtsve tanë ndihme, deshmoreve shperblimin me te mire, jetimeve përkujdesje e ngrohtesi, atdheut tone paqe e liri. (Amin)
Indriti.


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 21:20:

Angry Kam mall o njerez

Kam mall

Sapo dielli lind
zogu nis shtegton
fjalet e mia nenes
me cicerima ai ja con

Ne ballkon del nena
e me lot ajo qan
per te birin ne mergim
ka mall ta kete prane

shume here mendoja
kur prane nenes rrija
sado larg te jem
ne zemren e saj te flija

ah moj nene e embla nene
ne zemren time je gjithmone prane
je per mua me te vertete
me e shtrenjta ne kete jete.


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 21:23:

Më prit , Nene!

Ti më prit, mos u mërzit
Sepse unë do të vij një ditë
Do të vij, po të premtoj ,
Fort në qafë do të t`shtrëngoj.

2.
Ti më prit, mos u dëshpëro
Nuk kam për tu vonuar,jo
Do vë krahë porsi një shpend
Dhe drejt teje do të rend

3.
Ti më prit duro dhe pak
se takimi s`do t`jetë larg
do të shtegtoj natë e ditë
se të dua me gjithë shpirt.

4.
Ti më prit, mos u dorëzo
Brengës,dhimbjes thuaji jo
Shumë duro, bëhu e fortë
Se kështu e ka kjo botë

5.
Ti më prit,më prit dhe pak
s`vij dot shpejt,ndodhem shumë larg
unë po rendem ditë e natë
por është rruga shumë e gjatë

6.
Ti më prit edhe ca muaj
mos e lër zemrën të vuaj
fshiji lotët që mban në sy
kam dëshirë unë, të qaj për ty

7.
Ti më prit lart në ballkon
të të shoh që në avion
dhe kur lart ti hedhësh sytë
të më gëzojë shikimi yt.



8.
Më prit Nene dhe pak duro
birin tënd mos e mallko
sepse mjaft jam i mallkuar
që kur ika larg mërguar.

9.
Nuk di Nene c`të të them më shumë
për ty lotët me shkojnë lumë
dhe s`kam ndërmend të ndaloj
derisa me sy të të shikoj

10.
Ti më prit e përmalluar
e di, malli të ka copëtuar
dhe unë i përmalluar jam
se më t`shtrenjtë se ty nuk kam.


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 21:26:

Vjeshte me lot.

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndjeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.


Ne dhimbjen tone
U lexuakerkan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me percillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si nje femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.
Kete do te deshiroja vertete, por ja qe kjo eshte e pamundur te ndodhe prandaj po te uroj prej se largu gezuar Tete Marsin dhe mos harro, se une te dua per cdo dite e jo vetem per tete mars.
Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i bindur per dashurine e meshiren Tende ne toke.”


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 21:36:

Per te gjithe...

Per te gjithe ju qe jeni lagr nenave ne kete, dite.
Per te gjithe ju qe do te deshironit te ishit sa me prane tyre sonte apo edhe neser.
Per te gjithe juve qe ju ka coptuar malli, per njeriun me te dashur, mendova te jem nismetar i kesaj teme.

Une per vete e nxora dufin tim dhe u shfryva plotesisht dhe ju ftoj edhe ju te beni te njenjten gje.
Ndoshta kjo eshte edhe dhurata per nenen per tete mars.

Jepini njerez.
Roni.


Postuar nga Klodel datë 07 Mars 2005 - 22:06:

une nuk mundem me.....

faleminderit Roneo shume prekese. Mos harro t'i thuash nenes cdo moment qe e do. une e pyes veten e ja kam thene mjaftueshem ....


Postuar nga Roneo datë 07 Mars 2005 - 22:49:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
une nuk mundem me.....

faleminderit Roneo shume prekese. Mos harro t'i thuash nenes cdo moment qe e do. une e pyes veten e ja kam thene mjaftueshem ....



asgje analiste, mendoj se nenat tona meritojne shume me teper e jo vetem lajka shkrimesh neper forume, por ama kjo eshte mundesia e vetme me kuptonnnnnnnnnnn.
Roni.


Postuar nga Klodel datë 07 Mars 2005 - 22:57:

ti nuk e di se sa


Postuar nga myzeqari datë 08 Mars 2005 - 01:56:

Lum ju qe i kini nenat ......................................................................


Postuar nga Roneo datë 20 Mars 2005 - 23:52:

Nëna

Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.


Nuk di nga t'ia nis, ashut siç nuk kam ditur e mundur asnjëherë, ta vlerësoj të plotë figurën tënde o nënë.
Nënë, unë u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha t'i shtohen futyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbeshtes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote! Ajo dorë që iu besua djepi! Ajo dorë që iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!

Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Kujt i prishej gjumi kur unë qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unë sëmuresha?
Ishe ti, nënë,


Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha
dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?
Ishe po ti, nënë, ti ishe.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?
Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtë.

O nënë, fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra. E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".

Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Mars 2005 - 21:14:

Re: Nëna

Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.

Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?

Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".

Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.




...Nuk di c`te them!fjalet kane ngecur ne gryke...dhe me mire po hesht!

Mami nuk krahasohet me asgje ne bote!-e kam idhull,shembull jete

dhe mrekulli qe kam nje Nene te tille!

Plot force,vullnet,bukuri dhe te zgjuar!

E vetmja dashuri qe nuk vdes kurre,-eshte dashuria e NENE-s...

Te lumte Roneo!...Te paste Mami me jete te gjate!-Nderoje gjithe jeten,

sepse Ajo meriton me shume sec japim ne Femijet!

respekte miqesore,syri...


Postuar nga Roneo datë 27 Mars 2005 - 17:34:

Re: Re: Nëna

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos



...Nuk di c`te them!fjalet kane ngecur ne gryke...dhe me mire po hesht!

Mami nuk krahasohet me asgje ne bote!-e kam idhull,shembull jete

dhe mrekulli qe kam nje Nene te tille!

Plot force,vullnet,bukuri dhe te zgjuar!

E vetmja dashuri qe nuk vdes kurre,-eshte dashuria e NENE-s...

Te lumte Roneo!...Te paste Mami me jete te gjate!-Nderoje gjithe jeten,

sepse Ajo meriton me shume sec japim ne Femijet!

respekte miqesore,syri...



Sykalter me vjen me te vertete mire qe me ndjek ne keto qe shkruaj.
Per kete te jam mirenjohes sinqerisht.

Dihet qe nena eshte simbol i meshires, dashurise e sakrifices ne toke.
Ne asnjehere nuk mund tja shperblejme asaj punen fisnike qe ka bere per ne, por ama kjo nuk do te thote qe te mos mundohemi te jemi sa me te mire me te. te bejme sa mundemi qe te fitojme kenaqesine e saj.
Pra nena meriton cdo gje, bindje respekt, sherbim... por ama vertem adhurim jo pasi adhurimi eshte i Vecuar vetem per Zotin , nderkohe qe respekti i nenes konsiderohet adhurim i Zotit pasi Ai e ka urdheruar dicka te tille.
Per respektin tend po postoj dicka me poshte duke shpresuar te te pelqeje.
Me respekt Roni.


Postuar nga Roneo datë 27 Mars 2005 - 17:39:

Nena Ime e dashur.

Të falenderoj ngaqë ke folur me mua dhe që më ke bërë shoqëri kur isha në barkun tënd; ngaqë më ke thënë "dita që linde ti ishte dita më e lumtur e jetës sime"; për përqafimet dhe puthjet që më ke dhënë; ngaqë e përsërisje pa u mërzitur "nënë, nënë, nënë" derisa e mësova; ngaqë më vije mbrapa me shami që të mos fshija hundët me mëngët e trikos; ngaqë më nxitje që të pyesja përherë "përse, përse, përse"; për buzëqeshjet e tua aq të ngrohta; ngaqë ishe shoqja ime më e mirë; ngaqë më besoje mua; ngaqë nuk ishe një nënë që më doje vetëm prej së largu; ngaqë kur isha sëmurë më prisje tek koka tërë natën; ngaqë ke qarë me mua; ngaqë ke qeshur me mua; ngaqë më thoje "të dua"; ngaqë nuk më thoje "të pata thënë"; ngaqë më the pa i fshehur lotët se do të merrte malli kur po ikja larg; ngaqë sa herë që ulesh në tavoline më kujton mua se a kam ç'të ha, ngaqë më mësove se asgjë nuk fitohet lehtë dhe as suksesi pa mundim; ngaqë m'i ke dedikuar mua vitet më të bukura të tuat; ngaqë më ke mësuar të shpreh dashurinë, respektin; ngaqë je një nënë e mrekullueshme...
Dhe mbi të gjitha, ngaqë je nëna më e mirë në univers...
Faleminderit nënë e dashur...


As une nuk mundem me te vazhdoj...


Postuar nga Shkodrane82 datë 27 Mars 2005 - 19:33:

Vetem te shkruash fjalen "nene" te mbushet zemra me gezim
dhe emocion qe te pershkon cdo qelize te trupit, e jo me te fillosh
e te analizosh gjithe te mirat e saj qe nuk kane fund.
Ehh pra dhe une jam nje nder ato qe shkruaj per nenen time me mall,
dashuri dhe respekt hyjnor. Sa here me kujtohen syte e saj plot lot kur me pret dhe me percjell nga ato aeroporte..Kur me thote qe bije e nenes
si kam la carcafat qe ke fjete ti se mbajne eren tende....
E une nga ana tjeter e telefonit mbushem me lot, dhe me vete them..
Oh maj mami sa here e marr une jastekun tand ku ke fjete ti ate kohe kur ishe ketu...dhe i marr ere, e shtrengoj fort pas vetes se me duket sikur
te perqafoj ty...por jo prape nuk mundem te ta them...
Dhe bej si e forte...uaa ti s'je ne terezi te tham..ja do vi prape..!
Por gjithe kjo dashni u dyfishoka kur ti ne jete paske fatin e mire te bahesh nane..kur kalon te njejtat emocione e dashni qe ajo ka kalu kur te ka pase ty brenda saj....Per here te pare qe merr vesht se brenda tejet po rritet nje qenie engjellore, te qesh fytyra, degjon goditjen e pare te qesh i gjithe trupi..e keshtu vazhdon dhe jeton per 9 muaj me nje mrekulli brenda teje.
Dhe dashnia rritet e rritet perdite. Kur femija vjen ne krahet tuaja atehere ti thua...: Flm nene qe me dhe jeten, qe te mundem dhe une te shijoj kenaqesine e mjaltin e jetes te te qenurit nene.
Keshtu pra jeta fillon duke dashte nanen tende me gjithe forcen e shpirtit, dhe mbaron duke thane ne goje emrin e saj : O Nane.


Postuar nga Sunlight datë 05 Prill 2005 - 14:09:

pershendetje Roneo!

Sa here qe kam kohe hap forumin te letersia per te pare poezite e Indritit dhe te Lozonjares, kur befas me zune syte dhe poezite e tua..
Me bene shume pershtypje, jo te gjithe kane ate aftesi qe ato qe nuk mund te thuhen me goje ta percjellin me shkrim, ndaj fjalet per nenen nuk mbarojne kurre ashtu sic nuk mjaftojne fjalet per te adhuruar Zotin! (megjithese ehste nje krahasim jo i pershtatshem, por pothuajse aty afer)..



urime dhe suksese te metejshme...


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2005 - 14:26:

Brenge.

Te brengosur e kam shpirtin kete nate,
te sfilitur e copetuar,shkrub e hi,
qe kur ti ike sa larg sa larg
brengen ma mbolle ne gji.

Nje brenge te madhe mbaj ne shpirt
dhe sdi ne k'te bote kujt ti hapem
por brenga brenda meje ka mbire,
sa kohe kalojne e rrenjet zgjaten.


Postuar nga Indrit datë 07 Prill 2005 - 22:35:

Brenge!

I heshtur rri mendoj
merzia me pushtoj
pa fjale, pa gezim
ky eshte fati im.
mendoj, mendoj nuk di se sa
vetvetes me s'kuptoj
merzia po me ha
ditet si te dielat pa ngushellim
te merziteshme dhe askush
s'mund te te vije ne ndihme

Por papritur loti pikon
sikur prej meje ndjese kerkon
por zemra nuk tregon
kur ankthi e pushton.


Postuar nga Indrit datë 07 Prill 2005 - 22:44:

Dua te iki !

Dua te iki larg
larg botes, larg cmendurise
ditet e mija ti bej varg
larg stresit larg njerezise.

Larg cdo gjeje do doja te shkoja
te mos flitej me per mua
male kodra te kaloja
te arrij atje ku dua.

Do te shkoja sa larg sa larg...
andej ku shkojne dallendyshet
andej ku banojne pellumbat e bardhe
atje ku zemra kurre nuk vyshket.

Doja te shkoja shume , shume larg
dhe pas meje gjurmet ti fshinja
dhe neper shketetiren e gjate
asnje gjurme timen te mos lija.


Postuar nga Roneo datë 09 Prill 2005 - 22:36:

Pershendetje!

Shkodrane dhe Sunlight ju falenderoj per pjemarrjen ne teme.
Uroj te kaloni sa me bukur
Roni.


Postuar nga Indrit datë 10 Prill 2005 - 23:49:

Nëna

Pluhuri i këpucëve të saj është po aq i shtrenjtë sa syrmeja dhe fytyrat e fshira nga ky pluhur janë të larta sa fytyrat e vendosura në fronin e arte. Ajo është një qënie e dhimbshur dhe këtë dhembshuri e tregon gjithë jetën e saj. Të qënurit nënë është e lidhur me fëmijën e saj, me atë që thërret: “Nënë!”. Nëse nuk është fëmija, nëna nuk mund të jetë nënë. Nëna që luan rolin e një heroine. Ajo është në mendje, në zemra dhe në qiej. Ka nëna që zënë vend në letra, në pena dhe në romane.
Dheu është nëna e farës, burimi është nëna e lumit, Hava(eva) është nëna e njerëzimit, Merjemi nëna e një shpirti, Emine nëna e gjithë së vërtetës…
Gjithmone nena eshte e lidhur me femijen e saj dhe djali apo vajza e saj mbeten femije per te madje edhe nese lyhen me argjend ne floke.
Periudha e rritjes, jeta shkollore, jeta ushtarake e fëmijës janë të gjitha çaste të dhimbshme që ia bën gjakun ujë nënës dhe në të gjitha këto çaste ajo derdh shumë pika loti. Ndodh që arrin të ngushëllohet, por ndodh edhe që mbytet nga lotët e saj që i ngjajnë një përmbytjeje. Ajo ngushëllohet duke menduar që fëmijën e saj ia ka dhënë dhuratë shtetit, atdheut të saj.
O nëna ime e pafatë që vuan nga zemra, që sytë e tu janë të mbushur me lotë; kush qe ai që t’i bëri të gjitha këto? Kush ta theu zemrën? T’i thyejmë ato duar.
Tashmë mos qaj më, o nënë! Retë që janë formuar nga lotët e tu janë ngritur deri në horizont. Të gjithë ne po vrapojmë drejt rënkimit tënd, në buzët tona kemi këngën e shpëtimit, po vijmë drejt syve që qajnë me lajmin e gëzueshëm. Në emër të gjithë njerëzimit ne ulëm kokën dhe të kërkuam faljë moj nënë!
Te lutem nene me fal, per capkenlleqet e mija madje edhe per largimin larg teje... Me fal , me fal, me faaaaaaaaaaal...


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 00:06:

Se per pak harrova.....

Urime te gjitheve per shkrimet e bukura qe keni sjelle


Postuar nga durrsake_topolake datë 11 Prill 2005 - 00:50:

eh idrrito te pelqejne poezite e roneos, mua me pelqejne shume


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 16:51:

Brenge .

Buze detit rri mendoj
Deri ne pafundesi
Per dicka qe me mundon
Rrjedhin lotet e mi.

Tani nje ere e lehte fryn
Me fton qe te vallezoj
Larg dhimbjes ajo me shtyn
Qe dhembjen ta harroj.

Pa vjen vala ketu ne breg
E mbushur perplot shkume
Po trsihtimi valle pse erdh
Qe te vuaj kaq shume une?


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:05:

topolake

s'kam pasur fare kohe ti lexoj por shkrimet per nenen i ka te mira qerratai

fundja nuk ka rendesi ne me pelqejne mua. apo jo?


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:14:

Brenge!

Nje dite te lumtur kerkoj
Se di do ta gjej valle
Sa larg, sa larg shtegetoj
Eci dite e eci nate.

Nje tjeter bote kerkoj
E di qe shpejt do ta gjej
Aty shpirtin do gezoj
Eshte afer, kete e ndjej


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:17:

Qetesohu shpirt!

Shpirt i trazuar porsi deti
Dil dhe ti nje here ne drite
Dil e fol se s’behet qameti
Boll me ndenje si i ngrire.

Shipirt, o ti shpirt i trazuar
I venitur neper det
Dil nje here rri i gezuar
Boll me ndenje si i shkrete.

Shpirt i levizur si ne ferr
I llastuar perkedhelur
A me ben vetem nje nder?
Mos mu hiq me si i vdekur.


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:19:

Sa here!

Sa here me duhet te fle
Dicka pakuptim tensjonin ma ngre
Sa here qe ne gjume kot flas
Mbi shpirtin tim perplaset tallaz
Sa here qe ty te permend
Nje enderr e keqe me zgjon e me cmend
Sa here qendroj ne vetmi
Shikoj veten me ty ne perjetesi
Sa here furtuna vjen dhe me merr
Nje thirrje e forte zerin tim cjerr
Sa here ne kete nate kekoj nje qiri
Ta ndez shpirtin tim dhe ta fik perseri.

11 prill ora 04:30


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:21:

Rere

Rere
Do te behem si ty
Shume shpejt
Me pelqen heshtja jote
Shkelqimi yt me pelqen

Rere
Do te perfundoj si ty
Teresisht
Me gjithe trup
Me gjithe eshtra
Me gjithe sy…
Rere
Vec kam friken tende
Dhe mugesen e deshires qe ke ti
Une kurre nuk dua qe te shkelem
Ashtu sikur te shkelin ty
Rere…


Postuar nga Kacurelse datë 24 Prill 2005 - 18:13:

Vendlindja eshte atje
Shume larg nga mua
Te dashurin Atdhe e kam larg
E une ketu ne mergim po vuaj

Nuk eshte si me pare
Nuk eshte me sic e lashe
Tashme ka ndryshuar cdo gje
Rruget, pallatet, shtepite e cdo vend
Jane perparuar
E drejt Europes kane shkuar

Vendlindja ime e dashur
Sa shume me mungon
Sa here mendoj per ty
Trishtimi me mbulon

Nje dite do te kthehem perseri
E per ty do te kem te njejten dashuri
Por ce do se shume ke ndryshuar
E tashme une tek ty ndihem e huaj

Ska gje me te keqe ne kete bote
Kur ndjen se nuk perket
Ahere cdo gje behet e kote
Asgje nuk ka me vlere

Perse valle me detyrove te largohem
Ne kete kurbet te mallkuar te rritem
Perse sme dhe nje shanc te gezohem
Ta shijoj jeten ne vendlindje


Postuar nga Kacurelse datë 24 Prill 2005 - 18:15:

Wow me mallengjyet me poezite edhe shkrimet e juaja, ju lumte ishin te mrekullueshme me te vertete


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Prill 2005 - 20:34:

Indrit sec ka nje ndjenje shtryllese ne poezite e tua qe sa here qe i lexoj me japin pershtypjen e nje zogu qe jeton i mbyllur ne kafazin e padrejtesive te jetes.

gjithesesi je nje djal me zemer artisti.
bravooooooooo


Postuar nga oliinter datë 24 Prill 2005 - 20:37:

prsh

o Indrito ka te vjen gjithe ai frymezim mer???

une mezi bej nje poezi njehere ne jave plako


tung


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Prill 2005 - 20:48:

Re: Rere

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Rere
Do te behem si ty
Shume shpejt
Me pelqen heshtja jote
Shkelqimi yt me pelqen

Rere
Do te perfundoj si ty
Teresisht
Me gjithe trup
Me gjithe eshtra
Me gjithe sy…
Rere
Vec kam friken tende
Dhe mugesen e deshires qe ke ti
Une kurre nuk dua qe te shkelem
Ashtu sikur te shkelin ty
Rere…




Pershendetje Indriti!-Rera simbolizon jeten,dhe vershimi i vargjeve ndalon ne shpirtin tend...
Suksese te metejshme ne krijimtarine tende!

miqesisht Sykaltra


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Prill 2005 - 20:51:

Kam mall dhe une...

Sa mall...

Dhe sa me shume lexoj vargjet tuaja, aq me shume afrohem me boten time shpirterore aktuale....


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.