Forumi Horizont | Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Licensimi i Microsoft, reklama te Top Çengel. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15868)
Licensimi i Microsoft, reklama te Top Çengel.
Te gjithe ju qe banoni ne Shqiperi besoj se e keni vene re reklamen e fundit ne Top Channel ne lidhje me Microsoft qe thote: Sigurohuni te jene te pastra.
Nese e mbani mend, Sala jone i dashur takoi Bill Gates ne Angli vjet dhe e cilesoi kete si nje takim nga me te rendesishmit duke na prrallisur me premtime per nivel injorantesh, per kompjutera me bollek nga Microsoft etj etj.
Shumkush qe eshte i fushes se informatikes dhe internetit e di fare mire se c'do te thote binomi "Bill Gates" dhe "Microsoft Windows". Qe mos ti futem llafeve te teperta, kur une e pash ate lajm ne TV gjeja e pare qe thash ishte:
Sala po takon Billin qe te shikojne mundesine e hapjes se filialit te Microsoft ne Shqiperi me qellim qe te shikojne mundesine e licensimit te PCve me Windows ne administraten e shtetit. Me pas, hapi i dyte do te jete ai i licensimit te Windows tek subjektet private dhe e treta, disi me radikale por qe nuk me cudit aspak, kontrolli edhe i kompjuterave individuale. Do te ngrihen strukturat perkatese qe do te bejne keto kontrolle dhe nderkohe, do te pasojne dhe pislleqet e zakonshme si: Billi i jep license per 5 dollare per PC per Win XP dhe Sala e deklaron 100 Dollare per PC per Win XP (qe do te dalin nga buxheti i shtetit) dhe llogjike qe 95 Dollare do te humbasin ne ndonje vrime te zeze ne qender te galaksise...
Une i bie trashe trashe por me poshte mund ta analizojme gjithcka deri ne detaj.
Me pergenjeshtroni nese jam gabim!
Plotesisht dakrot me ato qe ke shkruar me lart.
Une nuk jam e fushes se informatikes ( dhe nuk ia them fort ketyre llafeve ) ,por mendoj se te behet nje licensim i sistemit te W.Xp eshte dicka shume e parakohshme per Shqiperine , sidomos kjo po te shtrihet edhe tek popullsia.
Po mendoja qe nqs licensohet W.Xp edhe per popullin e thjeshte , i bie qe nqs une dua te blej nje pc te paguaj edhe 100$ e programit? Epo nqs eshte keshtu, besoj se tregu Shqiptar( tregu i shitjes se pc) do te kete zbritje ne kete aspekt. Sot Shqiptaret me kete standart jetese qe kane bejne kursime vjetore e mujore per te blere nje pc te thjeshte 700-800 EU, ku Wind. eshte falas komplet...:p imagjino kur te behet me cmim...dhe nje cmim alla Berisha....
U bene mbi dhjete vjet, qe edhe une i shkreti hapa syte, u bera me kompjuterr, po asnjehere, asnjehere nuk kam blere asnje software, program, dreq e shejtan. Aq me teper Microsoft ........... .
Normalisht ne faqen zyrtare te Microsoft KETU nje CD me 1 license (dmth perdorim per nje PC) kushton aq sa thote aty, 300 Dollare per New License, dhe 200 Dollare per upgrade ose azhornim nga nje version me i vjeter i Windows.
Une thash ne fillim 100 USD duke llogaritur qe eshte blerje masive dhe meqe eshte institucion shteteror do ta kete nje skonto. Nese e shohim ne prizmin e Bill Gates, atehere ai e jep me 5 USD nje license meqe behet fjale per nje vend qe ka ardh nga bota e trete dhe po hyn ne te dyten. Eshte i mbuluar me korrupsion, mafje, absurditet, rrumpall-llek, genjeshtra sy per sy edhe ne TV, qeveritare te akuzuar per gjithefar krimesh, dhe drejtore tatimesh ne arrest shtepie por qe nuk e humbasin vendin e punes... Billi thote: FCUK, me mire 5 USD sesa hic fare. ..
Sala, nga ana e tij mendon: OK, te gjitha te mesipermet jane te verteta, une nuk do nxjerr gje? Aty krijohet nje ndermjetesi si puna e Meikos qe i shiste fishek Delijorgjit, qe ky ja shiste Diverolit nepermjet Evdin LTD. Fisheku nisej me (bie fjala) 10 lek dhe katandisej te amerikanet me 50 dollare. Se ku shkonin diferencat nga 50 USD ne 10 Lek, nuk ka nevoje per koment ashtu sic nuk do te kete nevoje per koment diferenca nga 100 Dollare qe do dalin per license nga buxheti i shtetit, ne 5 dollare qe do perfundojne ne xhepin e Billit.
Ja kam friken hipotezave te mesiperme pasi do ndodhi si me ligjin e duhanit te cilen inspektoret e vune ne zbatim ne 12 te nates ne te cilen ligji hynte ne fuqi(packa se me shembullin konkret, pas pak javesh asnje nuk e rruajti me...)
Nuk e di se kur do detyrohemi ne si individe te paguajme per licensat por nese behet fjale qe leket qe leket qe do te refuzojme te paguajme, jane ne nj efare menyre MINUS nga xhepi i Sales... kam pershtypjen se shume shpejt do duhet te integrohemi ne sistem se pastaj s'do te jete cudi nese e shohim emrin ne gjykate per shkelje te ndonje ligji absurd per realitetin Shqipetar.
Me korrigjoni nese jam duke ja futur kot, qofsha gabim per opinionet e mia personale.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
.... nese jam duke ja futur kot, ...
Une personalisht Microsoftin nuk e komentova pothuajse fare. Biles e pergezova qe do te na i jepte me 5 USD. Ndersa z. Kryeminister te cilin e shava para e pas, siper e poshte, ti nuk denjove ta komentosh. I fute sa per te lare ... gojen... nje koment ne fund qe korrupsion behet me gjithcka. Dakort jam qe tema do hapur diku tjeter nese degjeneron ne debat politik por sidoqofte thelbi eshte qe pergjigjia jote nuk eshte e denje si replike ndaj times. Duket thjesht sikur je munduar te shmangesh debatin, ose larg larg te mbrosh z. Kryeminister sepse ke folur 5% per 95% tim dhe 95% per 5% tim.
Komente?
Me shume se kaq nuk mund te me kishe keqkuptuar.
Per zotin kryeminister nuk behet vone fare fare, dhe me vjen keq qe e paske marre venger repliken time (se nuk ishte e tille), sado e padenje mund te jete dukur.
Komentin e fundit (politik) e bera thjesht per te mos perzire politiken me informatiken, (e perseris) Berisha nuk me intereson dhe ne pergjithsi politika nuk me intereson. Politika me intereson vetem si princip, nga ku vjen edhe komenti i mos-paragjykimit te veprimeve te kryeministrit. Kryeministri mund ta kishte emrin Haxhi Leshi, dhe une do te kisha thene te njejten gje.
Permenda faktin qe qeverite dhe kompanite e medha kane nevoje per nje OS qe kane nje stabilitet dhe popullaritet te madh. (komente ?)
Thashe qe cmimi 5$ eshte mjaft i arsyeshem dhe shume i favorshem per shqiperine. (komente ?).
Thashe qe fakultet shqiptare jane ne gjendje te mjerueshme dhe nje kontrate e tille do t'i ndihmonte (komente ?)
Mund te diskutojme gjate nese ke deshire, pa paragjykuar njeri-tjetrin per "qellimet e fsheta" te replikave.
Pershendetje.
Koncepti im ishte qe Billi do ti japi me 5 USD Shqiperise por qe ne duart e institucioneve do te figuroje shume me shtrenjte. Ndersa ti e komenton sikur do te figuroje 5 USD. Nese do koment per konceptin tend atehere mendoj se:
1. Stabilitet dhe Popullaritet jane te ndryshme. Unix, Linux, BSD kane stabilitet dhe jane falas, Windows ka popullaritet por kushtojne, shume madje. Per popullin ne institucione me mire Windows per mendimin tim, paguan shteti fundja. E di qe do thoni qe ne paguajme taksat por fundja, keshtu ecen sistemi...
2. Shume dakort qe 5 USD eshte i favorshem, vet e hodha si teze. Por dalim ne fillim... A do te paguaje shteti nga buxheti aq pak? Apo do te ndodhi ndonje pisllek ne tenderat e famshem dhe do ne taksapaguesit do te shohim qe leket e rrugeve dhe pleherave shkojne ne destinacione pa lidhje?
3. Fakultetet e Shqiperise le te promovojne sistemet operative falas nese nuk kane fonde. Sa universitete di qe kane Linux, Unix, BSD etj etj etj? Vetem Windows. Dhe pse? Sepse edhe katundaret dine ta instalojne. Institucionet nuk mund te paguajne katundare per licensa windowsi. Gjithashtu nuk kane buxhet per kesisoj punesh (instalime, ri-instalime etj) dhe si gjithmone ndodh e njejta gje. Ata qe kane nga nje kompjuter ne tavoline marrin ne cdo rast ndonje mik apo ndonje katundar me pak lek qe ti beje nje pune shkel e shko, pa llogaritur aspak pergjegjesite ligjore qe mund te krijohen ne te ardhme...
Ca pret ne nje vend ku kompania me e madhe e informatikes (Infosoft) shet PC me Windows te palicensuar?
C'te te them me teper, mund te te flas per ore te tera...
Ne qofte se MS do e licensoje Windows me 5$ atehere, aq do te jete cmimi per institucionet, pefshi edhe qeverine. Nuk shof se ku duhet te rritet cmimi?
Per popullin pastaj eshte pune tjeter. Ato jane licensa individuale dhe kuptohet cmimi eshte me i larte.
Sesi do te zgjidhet pastaj eshte ceshtje tjeter. Tenderi nuk hidhet per blerjen e Windowsit, sepse ajo eshte e vendosur, por mund te hidhet per kompanite e instalimit etj etj. Psh Infosoft mund te thote qe ta instaloj une per 10$ kompjuteri apo ku e di une. Natyrisht qe te gjitha keto vijne nga taksa paguesit. Korrupsion ketu mund te ndodhe sa te duash, se qeveria mund t'i pagoje Infosoftit 200$ per cdo instalim dhe 100$ i mer ministri apo kryeministri qe jep tenderin, por kjo nuk ka te beje me MS ne vetvete.
Fakulteti i shkencave ka pasur nje VAX i viteve 70. Ka edhe linux, por nuk eshte per perdorim te gjere. Keto sisteme operimi mund t'i hyjne ne pune studenteve te informatikes per studimet e tyre, por per perdorim te gjere s'ke cfare te perdoresh tjeter, vetem Window per momentin.
Une mendoj qe te gjitha problemet qe permende ti mund te zvogelohen me cmime te lira si 5$ (e shitur nga MS)
Ato sisteme qe permend Unix etj, nuk jane edhe aq falas.
Psh mer linuxin. Kernel i tij eshte falas, por cdo besh me te? Nqs kerkon nje sistem qe te beje ndonje pune duhet te blesh Red Hat apo Mandrake apo tjeter. Keto jane me leke. Ashtu sic eshte Solaris, apo ndonje Unix tjeter. E di qe mund te gjesh, si Linuxe- apo Unixe falas, por nuk jane sisteme per perdorim te gjere, dhe perderisa jane falas nuk kane as support (dhe kjo eshte e rendesishme)
Nese s'gabohem kam degjuar njehere nje konsulent te MS qe thoshte qe MS ia shet Dell-it me 5$ kopja. Dmth kur dikush shkon dhe blen nje kompjuter Dell me Windows te instaluar, cmimi i Windows it aty eshte 5$. Ndoshta vjen qe Dell i blen MS me miliona licensa.
Citim:Mua ketu microsofti me ka kerkuar dy here 143.50 Euro per ta bere timen xp-profesional sp2 .
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Normalisht ne faqen zyrtare te Microsoft KETU nje CD me 1 license (dmth perdorim per nje PC) kushton aq sa thote aty, 300 Dollare per New License, dhe 200 Dollare per upgrade ose azhornim nga nje version me i vjeter i Windows.
Une thash ne fillim 100 USD duke llogaritur qe eshte blerje masive dhe meqe eshte institucion shteteror do ta kete nje skonto. Nese e shohim ne prizmin e Bill Gates, atehere ai e jep me 5 USD nje license meqe behet fjale per nje vend qe ka ardh nga bota e trete dhe po hyn ne te dyten. Eshte i mbuluar me korrupsion, mafje, absurditet, rrumpall-llek, genjeshtra sy per sy edhe ne TV, qeveritare te akuzuar per gjithefar krimesh, dhe drejtore tatimesh ne arrest shtepie por qe nuk e humbasin vendin e punes... Billi thote: FCUK, me mire 5 USD sesa hic fare. ..
Sala, nga ana e tij mendon: OK, te gjitha te mesipermet jane te verteta, une nuk do nxjerr gje? Aty krijohet nje ndermjetesi si puna e Meikos qe i shiste fishek Delijorgjit, qe ky ja shiste Diverolit nepermjet Evdin LTD. Fisheku nisej me (bie fjala) 10 lek dhe katandisej te amerikanet me 50 dollare. Se ku shkonin diferencat nga 50 USD ne 10 Lek, nuk ka nevoje per koment ashtu sic nuk do te kete nevoje per koment diferenca nga 100 Dollare qe do dalin per license nga buxheti i shtetit, ne 5 dollare qe do perfundojne ne xhepin e Billit.
Ja kam friken hipotezave te mesiperme pasi do ndodhi si me ligjin e duhanit te cilen inspektoret e vune ne zbatim ne 12 te nates ne te cilen ligji hynte ne fuqi(packa se me shembullin konkret, pas pak javesh asnje nuk e rruajti me...)
Nuk e di se kur do detyrohemi ne si individe te paguajme per licensat por nese behet fjale qe leket qe leket qe do te refuzojme te paguajme, jane ne nj efare menyre MINUS nga xhepi i Sales... kam pershtypjen se shume shpejt do duhet te integrohemi ne sistem se pastaj s'do te jete cudi nese e shohim emrin ne gjykate per shkelje te ndonje ligji absurd per realitetin Shqipetar.
Me korrigjoni nese jam duke ja futur kot, qofsha gabim per opinionet e mia personale.
Linux eshte falas dhe kohet e fundit Ubuntu dhe Fedora jane duke fituar shume terren ne perdoruesit e thjeshte. Meqe personalisht perdor kohet e fundit Ubuntu mund te te informoj qe Ubuntu pervec suportit qe eshte dhe do te jete falas, ofron dhe versione LST ose ndryshe Long Term Support (deri ne 3 vjet) nderkohe qe versionet 6 mujore e kane 1 vit suportin.
Bej nje kerkim ne google perpara se te prononcohesh per sistemet operative (pervec Windows)
Per fakultetin e shkencave nuk po prononcohem. Me habit fakti qe si fakultet shkencash te ket nje ose dy PC me kesisoj sistemesh operative. Edhe sikur per qellime muzeale, duhej te kishte shume me teper. Mos te flas per Mac qe nuk njihet fare ne Shqiperi pervec se te Molla, ne Bllok.
Ehhh... Ku e nisem e ku u sosem.
Ti me te drejten tende debaton ne nje nivel me te pergjithshem ndersa une me te drejten time debatoj ne nje nivel me specifik. Do na duhej pak ndryshim ketu, s'ka ndonje tjeter qe i intereson te perfshihet me argumentat e tij?
Persa i perket licensave te Dellit, te ka shkuar ndonjehere mendja qe ikonat pa lidhje ne desktop si AOL apo Earthlink apo versionet trial te Symantec apo McAfee jane nje forme reklamimi te cilat lehtesojne Dellin nga kostoja e licenses se Microsoft?
...
Edhe mua me kujtohet takimi i sales me bill gates.sikur kishte te bente me ndonje bamires te madh e jo me nje njeri president te nje kompanie qe eshte gjobitur disa here nga komuniteti europian .puna eshte se politikanet tane jane mjeshtra te servilosjes ndaj kujtdo pak rendesi kane perfitimet reale qe vijne nga keto marrveshje .
Sa per kuriozitet dini gje a eshte e perfshire ne marrveshje edhe paketa office qe eshte goxha e shtrenjte dhe qe mund te zevendesohet fare mire me open office ?
Asnjeri mos e vrasi trrurin per kete lajm sepse ka dhe menyra te tjera ilegale per me e bere Windous XP full, pra me lixensuar.
Per kete me duhet me pergatit nje Tuttorial per te gjithe.
Per ate qe ka nevoje me bere windowsin e tij full atehere te me kontaktoje
ne adresen e E-m@ilit: gjak_pires@hotmail.com
Kaloni mire te gjithe.
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.