| Forumi Horizont | Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Qytet e vjetra historike apo moderne? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5378)
Qytet e vjetra historike apo moderne?
Duhet qe nje qytet te ruaj ndertesat e vjetra historike apo duhet ti shkaterroje ato dhe ti zevendesoj me ndertesa moderne?
Pershendetje darke!
Te pakten per mendimin tim, nje qytet eshte e ndershme t'i ruaje ndertesat historike, sepse ato flasin me shume per artin e nje vendi te caktuar...S'do mend me shume, kaq kisha...
Mirekuptim
Pershendetje plloshtani,
edhe... a nuk jane ndertesat e reja nje art i ri i arkitektures?
Ciao darke
Po me habit.
Gjithmone kam patur pershtypjen se ti ke dicka te besh me art ose arkitekture, ose me dicka te ngjashme.
Pyetja qe po drejton, per mendimin tim eshte nje pyetje krejtesisht retorike.
Sigurisht qe cdo qytet duhet te ruaj fizionomine, historine, kulturen e tij. Packa se ne shqiptaret gjetem nje produkt te ri dhe mjaft efikas;!!! CIMENTON (BETONIN)
Dhe ne nje kohe rekord mund te ndertojme nje ndertese gjigande ne forme katrore, ose me sakte si kuti shkrepse vendosur mbi njera tjetren ose ne krah te njera tjetres, ose dhe te dyja te kombinuara me njera tjetren.
Mos te harrojme se arkitektura eshte dhe duhet te jete shume afer arteve sesa inxhinjerive, dhe mos te ngaterrojme arkitekturen me inxhinjerine e ndertimit apo te rruga-ures.
Sot ne kohet moderne, efikase dhe shume rendimentale, arkitektura ka kaluar ne plan te dyte ose te trete ose ne shume raste eshte harruar krejtesisht.
Pare nje muaji isha ne Prage. Aty pashe kishen e Skt. Vites. Nje arkitektur fenomenale, e nje klasi superior dhe te pashoq. Por mos te harrojme se u mori cekeve as pak as shume 600 vjet ta ndertonin, dhe ne hyrjen kryesore jane vendosur kater statujat e arkitekteve me kryesore, te cilet sipas deshires se tyre jane dhe varrosur ne kete kishe.
Analistja ka postuar disa foto magjepese te Prages te vjeter.
http://www.forumihorizont.com/showt...ht=magjia+e+nje
Pra dhe sic i thone dhe fjales se urte popullore:
Miq te rinj te zesh por kurre mos harro te vjetrit.
pershendetje trojani
Darke, une mendoj qe shume qytete europiane e kane zgjidhur fare bukur kete "problem" duke krijuar lagje te reja me ndertesa moderne dhe duke ruajtur pjesen historike. Dhe per mendimin tim eshte menyra me e mire. Keshtu nuk humbasin vlerat dhe traditat historike te qytetit por gjithashtu edhe zhvillohet arkitektura moderne.Por gjithmone flas per ato ndertesa qe kane vlera te verteta arkitekturore dhe historike.
Po ti Darke si mendon?
a nuk jane ndertesat e reja nje art i ri i arkitektures?
Komplet dakort me kete qe the ti...darke
Duhet qe nje qytet te ruaj ndertesat e vjetra historike apo duhet ti shkaterroje ato dhe ti zevendesoj me ndertesa moderne?
faleminderit for your answers
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Mos te harrojme se arkitektura eshte dhe duhet te jete shume afer arteve sesa inxhinjerive, dhe mos te ngaterrojme arkitekturen me inxhinjerine e ndertimit apo te rruga-ures.
Per te ardhur me prane realitetit. Excuse me Darke, i need to speak in Albanian
.
Nuk mund te gjendet nje pergjigje universale, sepse ka shume faktore qe merren parasysh ne ruajtjen ose prishjen e ndertesave te vjetra.
Ka qytete, si puna e Beratit dhe Gjirokastres, qe kane vlera te padiskutueshme si historike ashtu edhe turistike. Ka te tjera, si puna e Tiranes, qe nuk kane qendra te mirefillta historike, prandaj mund te ruhen vetem disa ndertesa te vjetra si kujtim i te kaluares, pa pretenduar se do sjellin turizem.
Ne gjithe kete aresyetim hyn padyshim edhe faktori financiar. Per shembull ka familje qe jetojne akoma ne shtepi shume te vjetra por mezi presin te ndertojne shtepi te re duke prishur te vjetren, pa menduar gjate per aspektin monumental. Kjo eshte krejt normale sepse me mbrojtjen e monumenteve duhet te merret shteti jo qytetari i thjeshte. Por cili shtet mund ta mbroje kete ne Shqiperi kur kemi kaluar tere keto vite tranzicion, korrupsion dhe lufte civile?
Eshte veshtire te krahasohet Italia dhe Spanja me Shqiperine. Fakti qe ana financiare ka rol te rendesishem duket ne Bari. Qendra e vjeter e Barit ka qene nje e panjohur me rrezik te madh po te hyje ne te. Alabaket e vegjel vidhnin cantat vazhdimisht dhe nese hasnin rezistence te fusnin dhe nje dru. Sot kjo situate ka ndryshuar krejtesisht brenda 3-4 viteve, duke e bere nje zone turistike per tu patur zili. Vlerat monetare te ndertesave kane shkuar ne qiell. Pra kjo eshte nje menyre te ruhen qendrat historike dhe ndertesat. Eshte pak e mundshme te ruhen gjate keto nese nuk ka mirembajtje dhe rikostruksion, prandaj dhe tentacioni per ti prishur ne kembim te ndertesave te medha eshte me i madh. Nuk e di sa u spjegova, por thjesht doja te merrnim parasysh te gjitha aresyet qe cojne ne prishjen apoo ruajtjen e pasurise monumentale.
Re: Qytet e vjetra historike apo moderne?
Citim:
Po citoj ato që tha darke
Duhet qe nje qytet te ruaj ndertesat e vjetra historike apo duhet ti shkaterroje ato dhe ti zevendesoj me ndertesa moderne?
duhet gjetur nje zgjidhje
per fat te keq kjo nuk varet nga ne.
do ish bukur sikur te ndertoheshin qytete te bukura,dhe ato te vjetrat te ruheshin.
Citim:
Po citoj ato që tha neo_matr1x
per fat te keq kjo nuk varet nga ne.
do ish bukur sikur te ndertoheshin qytete te bukura,dhe ato te vjetrat te ruheshin.
Darke eshte me te vertet nje teme shum e bukur me shum rendesi dhe me vler.
Jam i mendimit qe ne asnje menyre nuk duhet te prishen ndertesat e vjetra,kuptohet nuk flasim per pallatet e Enverit por per ndertesa qe te cilat tregojn me te vertet prejardhjen dhe kulturen ton.Shpresoj qe qeveria e tanishme po meret sadopak me to per kujdesin dhe mirmbajtjen e tyre.
Qe te kthehem tek nje pyetje qe eshte pak me lart ku thot nuk varet nga ne,do te thoja qe eshte e vertet kjo sepse ne nuk jemi qeveria po te pakten ndihmojm dhe shpresojm qe keto probleme qe ne shtrojm ketu te bihen ne vesh te qeveris dhe ta shikoj me seriozisht problemin.
...nuk jemi qeveria por e zgjedhim qeverine
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.