Forumi Horizont
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kuiz? Lumenjt e Botes. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8725)


Postuar nga erzeni_be datë 27 Qershor 2005 - 23:31:

Kuiz. Lumenjt e Botes.

Pershendetje.

Po paraqes nje kuiz , nese mund ta quanin te tille , mbi lumenjte e botes. Ky kuiz perbehet nga disa pyetje me kater mundesi pergjigjeje per secilen nder te cilat vetem njera eshte e sakte.

(Pergjigjet e sakta ju a tregoj profesori juve me vone)


Ja dhe pyetjet:

Pyetja nr° 1
Cili lum afrikan nuk derdhet ne Oqeanin Atlantique:

a) Kongo
b) Zambeze
c) Sanaga
d) Nyon

Pyetja nr° 2
Cili eshte lumi qe nuk "takohet" kurre me detin

a) Okavango
b) Wouri
c) Nil
d) Niger

Pyetja nr° 3
Cili lum i Venezueles, ne A. e Jugut buron ne Sierra Parima (Masivi Guyanais, Venezuele) i cili derdhet ne Oqeanin Atlantik duke formuar nje delta (trekendesh) prej 25.000 km2:

a) Amazona
b) Parana
c) Magdalena
d) Orenoque

Pyetja nr°4
Cili lum nuk ndodhet ne USA:

a) St-Laurent
b) Misisipi
c) Rio Grande
d) Mackenzie

Pyetja nr°5
Cili lum nuk derdhet ne Oqeanin Indian:

a) Huang He
b) Irrawady
c) Salouen
d) Mekong

Pyetja nr°6
Cili lum buron ne malet Altai (Mongoli) dhe derdhet ne Oqeanin Arktik:

a) Amour
b) Ob
c) Tarim
d) Amou-Daria

Pyetja nr°7
Cili lum nuk ndodhet ne Indi:

a) Gange
b) Brahmapoutra
c) Tigre
d) Indus

Pyetja nr°8
Cili eshte lumi europian i dyti per nga madhesia:

a) Volga
b) Ren
c) Danube
d) Dnieper

Pyetja nr°9
Cili lum buron ne Sapnje, kalon neper Portugal dhe derdhet ne Oqeanin Atlantik afer Portos:

a) Ebre
b) Elbe
c) Jucar
d) Douro

Pyetja nr°10
Cili lum nuk ndoshte ne Belgjike:

a) Sambra
b) Escaut
c) Meuse
d) Yser

Pyetja nr°11
Cili eshte lumi me i gjate i Azise:

a) Huang He
b) Chang Jiang
c) Mekong
d) Amour


Postuar nga unforgiven datë 28 Qershor 2005 - 02:17:

1. Zambeze
2. Okavango
3. Amazona
4. St. Laurent
5. Huang He
6. Amou-Daria
7. Tigre
8. Danube
9. Douro
10. Sambre
11. Huang He

erzeni_be: e di qe dhe te gjitha mund te jene gabim, por me ke kthyer disa vite pas me kete quiz..gjithmone me ka pelqyer gjeografia..


Postuar nga erzeni_be datë 28 Qershor 2005 - 12:13:

Citim:
Po citoj ato që tha mona

1. Zambeze
2. Okavan


5. Huang He

7. Tigre
8. Danube
9. Douro
10. Sambre

erzeni_be: e di qe dhe te gjitha mund te jene gabim, por me ke kthyer disa vite pas me kete quiz..gjithmone me ka pelqyer gjeografia..




Mona me behet qejfi qe gjeografia te pasionon, dhe kjo duket qarte nga 63% e pergjigjeve te sakta.

Kur te kem kohe, (sepse tani jam gjoja ne pune) do t'i shkruaj dy fjale per seicilin lum.


Postuar nga unforgiven datë 28 Qershor 2005 - 23:00:

4. Mackenzie, sepse Mississipi dhe Rio Grande ndodhen ne USA.
6. me propabilitet po them OB
11. Chang Jiang

Per te treten as nuk e kam idene..


Postuar nga erzeni_be datë 28 Qershor 2005 - 23:12:

Per pyetjen e trete behet fjale per Lumin Orenoque.

Ja dy fjale per kete lum:

Orenoque, eshte nje lum ne Venezuele, ne A. e Jugut, i cili buron ne Sierra Parima dhe derdhet ne Atlantik duke formuar nje delta prej 25.000 km2.

Karakteritike e veçante e tij eshte se radhitet nder lumejt me prurje me te madhe ne bote(30.000m3/s), pas Amazones (175.000 m3/s) dhe Kongo (39.000 m3/s).

Karakteristike tjeter eshte se mbi kete lum ka nje ure te vetme (foto)


Postuar nga Isra datë 29 Qershor 2005 - 18:44:

prsh erzen
edhe mua me ka pelqyer gjeografia po ne memorie jam pak keq rreth lumenjve..

Shume prej lumenjve te permendur si kisha degjuar ndonjehere..


Postuar nga erzeni_be datë 29 Qershor 2005 - 19:00:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
prsh erzen
Shume prej lumenjve te permendur si kisha degjuar ndonjehere..



Cilet konkretisht?


Postuar nga agata datë 30 Qershor 2005 - 16:58:

Urime Erzeni per temen..

Me cuditi fakti qe lumi Orenoque kishte vetem nje ure..! eshte i gjate 2160km, je i sigurte per kete?
duket qarte qe nuk kalon nga Franca


Postuar nga erzeni_be datë 30 Qershor 2005 - 20:37:

Flm Sabina

Gjatesia e lumit Orenoque eshte 2140 km
Siperfaqja totale e shtratit eshte 953.000 km2


E çuditshme, nje ure e vetme mbi lumin Orenoque...
e cila ndodhet prane kryeqytetit te provinces Bolivar, Cuidad Bolivar, qytet ky i themeluar me 1595.


Postuar nga Keni datë 30 Qershor 2005 - 20:48:

Erzeni urime per temen dhe falenderoj per pasurimin e ketij nenforumi. Une personalish nuk kam shume koh ne dispozicjon dhe e kam len pak pas dore, megjithse kam shume materjale mbi gjeografin e botes.
Pres me kenaqsi ndonje pyetje tejter.


Postuar nga erzeni_be datë 30 Qershor 2005 - 20:54:

Keni

Flm Keni.
po jemi kolege te mire ne mor lal apo jo.

Se shpejti kam ndermend te postoj nje kuiz mbi liqenet, por pasi te kem thene dy fjale per secilin lum.


Postuar nga erzeni_be datë 02 Korrik 2005 - 21:01:

Lumi Zambeze

(Ujevara e Viktorias)


Zambeze, eshte nje lum ne Afriken e Jugut dhe ben pjese ne kater lumejt me te gjate te Afrikes, pas Nilit, Kongos dhe Nigerit.

Eshte i gjate 2.750 km, buron ne Zambi , me pas ben nje devijim te vogel ne Angola dhe rikthehet serish ne Zambi duke kaluar pergjate kufirit me Namibine, pastaj vazhdon ne Zimbabve, pershkon Mozambikun dhe derdhet ne Oqeanin Indian.

Shtrati i tij perbehet nga nje siperfaqe prej 1.33 milion km2.
Eshte nje lum me prurje modeste, shirat e nentorit dhe te marsit perbejne prurjet kryesore te tij.

Prurjet normale te lumit Zambeze jane 2000/3000 m3/s, por ne shkurt 1956 ato kane arritur 32.800 m3/s.

Vendi me spektakulare i lumit Zambeze eshte Ujevara e Viktorias, me e madhja ne bote, me nje gjeresi prej 1.700 m dhe lartesi 108 m, e cila ndodhet ndermjet Zambise e Zimbabvese.

Zambeze eshte pjeserisht i lundrueshem.

Tjeter karakteristike e lumit Zambeze, dhe kjo e aspektit ekonomik, eshte se mbi te jane ndertuar dy hidroçentrale te fuqishme, njeri ne Kariba qe ushqen Zambine dhe Zimbabvene, ndersa tjetri ne Kahora Basa ne Mozambike i cili ushqen Afriken e Jugut dhe Johanesburgun.


Postuar nga Astronauti datë 25 Qershor 2006 - 18:55:

Talking

Cili liqe ka piken me te thelle:

Liqeni i Shkodres
Liqeni i Viktorias
Liqeni i Ohrit
Liqeni i Bajkalit
Liqeni i Bodensee
Liqeni i Pogradecit

??



ps. Erzeni

Pamje fantastike e ujvare se liqenit Viktoria.


 
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.