Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)


Postuar nga iliriusa datë 17 Mars 2004 - 04:39:

Lamtumire

Kam frike,
e doren drejt teje zgjas.
Ne erresire,
mes hijeve te endrrave te therras.
Gishtrinjte,
me prekin dhe' gjethe, humbetire
Ne boshllek,
ty s'te gjejne, as shpirtin tend te lire.
Kam frike,
por me tek ty nuk vij
Ti iken
por me tek ty s'do te vi
Zgjas doren
e mbledh nje grusht me gjethe
Me s'do te therras
ne erresiren e ftohte te neteve.....


Postuar nga iliriusa datë 22 Mars 2004 - 08:25:

Nostalgji

Neonet jane dehur
me drite kete nate
kete nate te heshtur
ku gjithecka fle
dhe yjet shtegtojne
te verber atje larte
mes galatikave te arta
te mbeshtjell nga re.
Nate qe nota heshtje
hedh mbi pentagram
e pemet marrin fryme
ne te shurdheten qetesi
e une kam deshire ta nis ku e lam
megjithese sonte s'mundem
sepse mungon ti!


Postuar nga iliriusa datë 22 Mars 2004 - 08:32:

Syte dhe shpirti

Syte e mi me dhembin
shpirti im me vret,
Ndjenjat thelle me presin
me shume se dhimbja vete.

Nuk dita kurre te mbaj
mbi vete brenga e faje
me lotet qe une qaj
ti sy shpirtin caje.

Se une rikthehem aty
tek te njejtat gabime
te bej te qash ty sy
ty pre te dhimbjes sime.

Ndaj me mire them
te mos kisha shpirt a sy
ne erresire te endem
ne germadhat e thatesis aty.

Te bie pertok mbi gure
te pres gishtrinjte ne xham
per kockat qe thyhej mos te kete kure
as lot mos te kete per duart qe can.

Te endem shkretetirave
derisa te mund
shpirtin tim prej syve
une ta qaj gjekund.

Te bredh une oqeanet
derisa te gjej
Nje hon ku prej shpirtit
syrin ta hedh tej.


Postuar nga amor alucius datë 10 Prill 2004 - 16:02:

Thumbs up

Shume te bukura,mua me pelqen vecanerisht e dyta...


Postuar nga durrsake_topolake datë 18 Qershor 2004 - 00:01:

PENDIMI

Betimi qe ish dhene,
shune shpejt u harrua,
deshi me shume me "tradhetine"
si mjaftoi me fjala TE DUA

Dhe qe atehere me se pa,
theu betimin e tradhetoi,
me pas i binte kokes me grushta,
se fjala "te dua" shume i mungoi.


Postuar nga iliriusa datë 09 Gusht 2004 - 03:42:

Trishtim

Nuk me trishtojn ditet qe iken
as qielli qe pertyp cdo mengjes te tjera ngjyra
as yjet qe ndrisnin por papritur u fiken
as dyert qe mi hapi jeta, por nuk hyra.

S'me trishtojn buzeqeshjet qe si rigjej dot
apo kujtimet magjike qe vendosa ti fshihja
ne ndonje liber te vjeter a ne shkarravinat mbi bllok
qe ti mbaja mend ku ishin kur te doja ti gjeja.

S'me trishton koha qe do kaloj ne pendim
apo pse s'do degjoj me ato magjepse fjale
as syte e ty qe s'veshtrojne me me adhurim
me trishton fakti qe ti me vrave boten e s'me thua 'me fal!'


Postuar nga Sy_jeshilja datë 09 Gusht 2004 - 06:33:

Unhappy

Shume e bukur .


Postuar nga agata datë 09 Gusht 2004 - 11:18:

pershendetje iliriusa


E juaja eshte kjo poezi..?
e ndjere dhe e bukur...


Postuar nga i_lire datë 12 Gusht 2004 - 01:34:

Teper e thelle ne kuptim. Flm qe e ndave me ne. Me ler te ndaj une me ty nje poezi te Bilal Xhaferit, nje nga te preferuarat e mia:

Eja trishtim

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.

...dhe mbasi te vi trishtimi - te t'kalofte ashtu si do te t'vi, uroj te maresh "faljen" dhe qetesine tende iliriusa. Pershendetje!


Postuar nga iliriusa datë 12 Gusht 2004 - 03:23:

Trishtimi eshte nje ngjyre me teper e jetes!

Faleminderit per komplimentet tuaja, kur shkruajta kete poezi isha ne nje gjendje te tille emocionale qe s'mund ta titulloja ndryshe vecse "Trishtim" Desha vetem t'ju falenderoja qe me rikujtuat se edhe pse gjerat nuk ecin sic dua s'eshte detyrimisht e thene se po ecin keq!
Edhe se cdo moment i hidhur e lot i derdhur eshte nje perl e dhimbshme e shkulur prej shpirtit, por dosido e bukur ne egzistencen e tirshtuar te saj!
Faleminderit!
Ps. S'besoj ta marr ndonjehere ate "Me fal!" te shume-deshiruar por ndoshta eshte me mire keshtu...
Ne te vertet dhimbja e bene me te veshtire por edhe me te shpejt lamtumiren!!!


Postuar nga oliinter datë 20 Tetor 2004 - 14:35:

Pershendetje

Si ju duket kjo?
-Mirmëngjes!
-Ka gdhirë?
Cfarë do të thotë të mos kesh dëshirë të zgjohesh?


Postuar nga iliriusa datë 30 Tetor 2004 - 00:24:

Me pelqen!
Pergjigjia me konkrete:
Shkel qetesin e nates si roje e endrrave te te tjerve, ndersa ne mengjes kur dielli hap syte i lutem mos te verboj endrrat ne syte e mi. Kthehem menjan dhe ndjek endrrat nga pas teksa ato largohen te trembura nga zerat e botes qe eshte zgjuar nga erresira....


Postuar nga oliinter datë 30 Tetor 2004 - 17:25:

Ti....

Ti ...

Nje fjale e pathene mbete ti,
Nje varg qe kurre nuk u shkrua.
Kujtimin tend thelle ne zemer groposur,
Pluhuri i harreses e ka mbuluar!!!...

Pershendetje!


Postuar nga Army_Girl datë 18 Nëntor 2004 - 04:17:

ilirusa me kane terhequr shkrimet e tua edhe kur nuk kam qene anetare e ketij forumi. Shkruan vertet bukur dhe paster.

Mos prit qe dikush te te kerkoja falje, nese gjithcka ka mbaruar , lere jeten te vazhdoje ne rrjedhen e saj.


Gjithe te mirat Army_Girl


Postuar nga oliinter datë 18 Nëntor 2004 - 13:55:

Thumbs up Hey what's up

That's pretty cool body. Congratulations


Postuar nga Amstel datë 19 Nëntor 2004 - 02:09:

PERSHENDETJE

ILIRUSA nice loool


Postuar nga dancenation datë 02 Dhjetor 2004 - 18:44:

Nese me haron ti mua,
une skam per te te harruar.
Gjithcka mund te ndodhe ne jete,
mos me harro dhe ti mua.


Postuar nga iliriusa datë 28 Dhjetor 2004 - 04:33:

Melankolia

Veshtroj deren me nje trishtim te vjeter ne shpirt
dhe veshtrimi im rreshqet ngadal
sikur te jete duke ndjekur hapa largues, te hiret
por dera as eshte hapur, prej saj askush s'ka dal.


Dhe dhoma shuhet, humbet pa pritur
tek shpaloset nata me krahe te ftohte.
Hije formash shfaqen nen nje drite te mekur
ndersa shpirti kerkon nje krijese te bute, nje qenie te ngrohte.


Melankolia e huaj me shtrihet mbi lekure
e veshtroj deren per sa kohe s'e di,
Nostalgjia e brisht per dicka te bukur
me kujton se prej deres pres dike te vij.


Postuar nga iliriusa datë 31 Mars 2005 - 09:54:

Egzitonte dikur,njehere dashuria

Besoja dikur tek dashuria,
cudi sa larg me duket tani kjo 'dikur'...
Tani s'besoj me tek dashuria
eshte iluzion i bukur por c'e do i ndryshkur.

Besoja dikur tek dashuria
dhe bota ishte atehere kaq e bukur
tani s'besoj me tek dashuria
bota eshte e hidhur e qielli i rrudhur.

Besoja dikur tek dashuria
kerkoja mes shpirtrash te gjeja dy sy
por tek kembet e mia ra dashuria
-e gjeta te vdekur, kokevarur aty!

Egzitonte dikur,njehere dashuria
ne nje tjeter bote ne nje tjeter kohe.
Eshte mekat i madh per brengat e mia
qe kam te asaj bote shpirtin, e jetoj ne kete kohe.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 31 Mars 2005 - 09:58:

Urime per poezite!

Shume te bukura!


Postuar nga iliriusa datë 02 Prill 2005 - 04:47:

Smile

Faleminderit per urimin tuaj Sykaltra_Gangos!
Perpiqem!
Pershendetjet e mia!


Postuar nga Ruby_DR datë 17 Maj 2005 - 17:10:

iliriusa je nje talente me te vertet komplimenti jan shum
te bukra

me respekt


Postuar nga artidr datë 17 Maj 2005 - 17:49:

NATE TRISHTIMI

Nje nate e erresuar
Nje nate Me klithma
Degjoj zerin tend
E dashur dhe te dua
Bertisja Por ti koken
Se ktheve mua sme degjove
Me le ne vetemi per mua
Smendove do te rri ne vetemi
Do te rri dhe te Lotoj
Se vetem Ty e dashur Vetem Ty te Dashuroi


Postuar nga artidr datë 17 Maj 2005 - 18:12:

Zhgënjim!

Të dua i thash diellit në mëngjez, një re ma mbuloj....
Të dua i thash lulës në lëndinë, një erë e marrë ma rrëzoj....
Të dua i thash gurit mjekërrthinjur, u ngrit kokës më qëlloj....
Të dua i thash zogut mbi degë, hapi krahët fluturoi....
Të dua i thash lumit sydallgëzuar, u tha s´di ku shkoi....
Të dua i thash dhelprës së qiellit, një yll ziliqar s´ma lëshoj....
Të dua i thash vajzës, iku shpatit të ëndërrës s´më dëgjoj.
E tash me vetë " ç´zhgënjim "
mbeta veq me lotin tim.....


Postuar nga Amstel datë 21 Maj 2005 - 01:35:

artidr
shume prekse urime te dyja ishin te bukura vecanerishte e dyta.


Postuar nga artidr datë 24 Maj 2005 - 15:28:

>Lamtumir<

Lamtumir per her te fundit
kthe koken edhe nje here.
Me kurre s'do te takohemi
as ne vjesht as ne pranver.

Lamtumir kur te me thuash
doren fort shtrengoma ti
Mos harro te me shikosh
edhe nje here drejt ne sy.

Lamtumires po i afrohet
casti fundit i se vertetes
kisha dashur ne ate moment
ti them lamtumire edhe jetes.

Kurr s'e kam menduar
kete cast te rend e tragjik.
kurr s;do te kisha besuar
se ty de kam vertet........


Postuar nga iliriusa datë 09 Qershor 2005 - 10:05:

Faleminderit per komplimentin tuaj Ruby_DR.
Respektet e mia gjithashtu!


Postuar nga iliriusa datë 09 Qershor 2005 - 10:35:

Nje nate pa gjume, une dhe hija jote

Nje nate pagjume, une edhe hija jote
prap dosido ndihem krejt vetem
Si nje krijes e huaj jo prej kesaj bote
ndersa yjet nen peshperimat e mia treten.

Po eci ngadal e po shkaterroj hapa
hapat qe hodhe kur vije drejt meje
Po marre fryme lehte e ne intervale te gjata
po coptoj kujtimet qe mora prej teje.

Shkel kujdesshem mbi dyshemen e ftohte
ja ketu, tamam ketu, ti me the te dua,
Shkarraviz hicin qe s'e harroj dot
e fshij me gishtrinj, e gervish me thua.

Ketu krejt papritur nje dite erdhe ti
e une te veshtroja mbeshtetur tek ky mur
ti me pe ne sy, ne syte e mi te zi
e the: S'a te dua s'do ta dish dot kurre.

Une ngerdheshem lehtas teksa te kujtoj
ngre pakez vetullat edhe mbyll syte
gjithecka qe ti the s' mundem ta harroj
dje se me gezonte, sonte se me mbyt.

Befas pyes veten: Sonte cfare po ben?
Teksa rrotull vjen ne kete dhome te ftohte
vjen e shkon e iken prap je ne nje vend
cudi se si as dhimbjen se braktis dot sot!


Postuar nga iliriusa datë 03 Korrik 2005 - 02:12:

Nje poezi mbi xhinkset ngjyre blu

Rrotulloj stilolapsin ne gishtrinjte qe dridhen
e ul rrudhat e xhinkseve qe kam veshur
e fleta me s'kam ku mendimet te hidhen
rreth meje shuk letrash qe me zemrim kam mbledhur.

Fjale te zbehta me shkojne ndermend
i pershperis ne vetmin e ftohte te mureve
e dora papritur fillon, shpejton me rend
fillon e le shenime mbi zbehtesin e xhinkseve.

Shkrimi im i shtrembert me i shtrembert sot
Teksa shpejton mbi siperfaqen e ashper
Fjalet qe me ze s'mundem ti them dot
sot i formoj aty, me pika loti afer.


Postuar nga Amstel datë 16 Korrik 2005 - 02:49:

ilirusa ke shume talent ma ke kaluar ca meqe une kam disa mungesa ketu por megjithate besoj te arrij,por eshte e veshtire sepse ke teper talent.


Postuar nga iliriusa datë 17 Korrik 2005 - 10:46:

NIK_SERIOZI,
Keshtu mendoja edhe une, se kisha talent, derisa hyra ne forum edhe pashe se sa shume talent kane te tjeret. Duket sikur te gjithe jane poet a shkrimtar, te gjithe kane damar artisti ketu. Megjithate te falenderoj per komplimentin, me ben te ndihem mire dosido.
Pastaj, sa per te me arritur mua ti, nuk e dija qe ishim ne gare. Besoj se thjesht i japim kenaqesi vetevetes edhe te tjereve me ato qe shkruajm. Te pakten shpresoj!
Te falenderoj edhe njehere e uroj qe te lexoj krijime te tjera prej teje...
Respektet e mia!!!1


Postuar nga Amstel datë 17 Korrik 2005 - 14:25:

pershendetje

ilirusa uroj te jesh mire,
vertet nuk jemi ne gare ishte nji shaka e thashe sepse kam lexuar shume krijime te tuat qe me kan pelqyer shume prandaj thashe do te arrij.

sigurishte qe i japim kenaqsi vetvetes por edhe te tjerve eshte dicka qe e ndajme me shume forumista ketu,nuk me pelqen qe te nzjerr ndonje liber por thjeshte i ndajme sebashku.
ciao


Postuar nga iliriusa datë 18 Korrik 2005 - 10:23:

Lamtumire e paperfunduar

Portat e harreses nuk u hapen kurre
Era nuk i thehu xhamat e puthitur ne mur
E une skllave e kujtimeve te shkuara,
i mbaj si vath ne eshtrat e shpuara.
E jam e gjitha nje keshtjelle
qe mbart hirin e djegur te endrrave,
brenda lekures mbeshtjell.


Postuar nga iliriusa datë 19 Korrik 2005 - 09:22:

Nje fjale

Nje fjale,
sa lehte e thua
sa larg me mban.
Nga buzet e tua
nje fjale ti thua vec nje fjale.


Nje fjale sterzgjatet,
formon gishtrinje te cale
e mberthen nga fyti shpirtin tim.
Eshte vec nje fjale,
C'vlere ka nje fjale?

Si ta dish ti,
Ti shtremberon buzet, leviz nofullat
e shikon me sy te ftohet,
ngadal leviz vetullat
por s'thua nje fjale te ngrohte.


Boten e ngjyrose ne gri sot,
une ti shohe ata syte e tu te ftohte
edhe fuqin qe ka vec nje fjale,
s'ta shpjegoj dot.


Postuar nga Amstel datë 25 Korrik 2005 - 01:15:

Thumbs up

me te vertet shume te bukura urime.....


Postuar nga iliriusa datë 26 Korrik 2005 - 09:34:

Si gjithemon shume i sjellshem NIK_SERIOZI.
Faleminderit!
Pershendetjet e mija!


Postuar nga Amstel datë 27 Korrik 2005 - 17:19:

[QUOTE]Po citoj ato që tha iliriusa
[B]Si gjithemon shume i sjellshem NIK_SERIOZI.
Faleminderit!
Pershendetjet e mija!


edhe te miat lal edhe presim edhe te tjera
letra nga ty me pelqen shume se si shkruan.


Postuar nga iliriusa datë 30 Korrik 2005 - 07:14:

Thesari mes brinjeve te brishta

Ti merr shpirtin tim ne duar
hedh shikimin ne syte e tij
edhe pse une ia mbylla buzet
ti lexove ne plaget e tij.

Shpirti im ka hapur krahet
dhe ne boshllek i ka mbyllur serish
as une vete s'ia kuptoj fjalet
qe peshperit ne dhimbjen e brishte.

Eshte e padrejte te jemi padron
te nje thesari te bute te tille
te zbrazim aty dhimbjen qe zgjon
cdo tjeter padron me shpirt te lire.

E fsheh une mes brinjeve te mia
e mbuloj me duar, gishtrinj delikat
mundohem ta mbroje sepse e dija
qe dikush ta preki eshte nje mekat.

Dhe ti merr shpirtin tim ne duar
e sheh buzet nga i rrjedh gjak
ne cdo plasaritje une kam kerkuar
te isha padron me nje thesar me pak!


Postuar nga Demokrate4ever datë 30 Korrik 2005 - 07:19:

Iliriusa Shume te bukura poezite . Urime .


Postuar nga i/e paregjistruar datë 30 Korrik 2005 - 07:20:

awwww sa bukur, komplimente


Postuar nga agata datë 31 Korrik 2005 - 00:24:

Urime iliriusa...
Shume te ndjera me duken poezite..


Postuar nga iliriusa datë 31 Korrik 2005 - 03:17:

Smile

Demokrate4ever, keila, sabina, ju falenderoj per komplimentet tuaja, po me beni te skuqem tani....
Pervec kenaqesis qe te jep vendosja e shpirtit ne forem shkronjash mbi flete, kjo eshte kenaqesia me e madhe qe mund te marresh nga poezia: Komplimentet!
Faleminderit serish!
Pershendetjet e mia me te sinqerta!
Bye!


Postuar nga iliriusa datë 01 Gusht 2005 - 11:17:

Dyer

Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido

Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire

S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.

S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.

S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.


Postuar nga iliriusa datë 26 Gusht 2005 - 09:10:

Nese pyet perse

Nese pyet pse po vuaj,
perse shpirti po me dhemb
pse e gjej veten te huaj
gjithemon zbathur dhe ne kembe?

Nese shpirtit i kerkoj
te me kthej nje pergjigje
lere te shkretin c'e remoj
mos ta shtyj ne ato shtigje.

Per nje moment ri mendoj
Pyes perse shpirti nuk ka dyer
qe disa ndjenja ti ndaloj
por edhe dyert do ishin shqyer.

Por jo me kot e jetojm
cdo moment njehere ne jete
qe ta mallkojm a gezojm veten
me te vetem nje here


Postuar nga Iyua datë 26 Gusht 2005 - 17:32:

iliriusa

Poezi te bukura Komplimenta nga un !!
~Evisa~


Postuar nga iliriusa datë 27 Gusht 2005 - 00:19:

Smile Evisa

Faleminderit per komplimentin tuaj!
Pershendetjet e mia, dhe gjithe te mirat!
Bye!


Postuar nga iliriusa datë 27 Gusht 2005 - 00:23:

Talking

NIK_SERIOZI,
duhet te te them faleminderit serish, apo nenkuptohet edhe pa qene e nevojshme ta shkruaj tani?
Nejse, respektet e mia!


Postuar nga Zhylien Sorel datë 29 Gusht 2005 - 20:48:

Thumbs up bravo ilirusa

hej ilirusa urime per poezit ,dukesh qe ke nje talent te radhe...
shume te ndjeshme dhe i perkasin nje bote qe jo te gjithe e njohin,faleminderit qe na jep shancin ta vizitojme ndo njehere...
Ke per tu ber nje shkrimtare vertet e madhe
ciao ti voglio bene


Postuar nga iliriusa datë 04 Shtator 2005 - 02:03:

Smile Hej Eric Darven

Ata qe nuk kane nevoje per ftese, nuk eshte e nevojshme as qe te japin falenderime.
Pastaj ti, edhe sikur mos te te lija une te hyje ne boten time, do ta hapje porten vete e do hyje brenda pa trokitur.
Edhe une te kam shume xhan.
Bye!!!


Postuar nga Amstel datë 04 Shtator 2005 - 15:32:

ilirusa si te kam mire meqe une nuk kam qene ketu se isha me pushime ne shq prisja te kishe shkruar ti....
apo edhe ti me pushime ke qene?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.