Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Të ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Sa veta ne forum e pijne kafene? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11477)


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Prill 2006 - 21:19:

Sa veta ne forum e pijne kafene?

Per ata qe e pijne lajme te mira dietologet specialistët e Insitutit Kombetar te Studimeve per Ushqimet ne Itali mendojne pirja e kafese zgjat jeten. Madje thone qe eshte nje pije e pasur me veti antioksidante dhe me vitamina. Sipas tyre, pirja e 3-4 filxhan kafeje ne dite eshte e lejueshme. Jam kurioze nqs kane deshire te analizojne kafene tone "turke"

Une e pij. Nuk jam maniake por ka dite qe e kaloj normen varet nga sezonet.

Po juve?


Postuar nga Klodel datë 21 Prill 2006 - 21:41:

une po nuk piva dopjo turke ne mengjes nuk me hapen syte. ndersa gjate dites kam nevoje edeh per nja 3-4 kafe te tjera. niveli i kafeines ne trup eshte i domosdoshem per mua te funksionoj normalisht


Postuar nga ~Enigme~ datë 21 Prill 2006 - 21:55:

Talking Ja disa shifra!!

3 filxhanë kafeje ne dite jane plotesisht brenda normave dhe te rekomandueshme sipas artikullit

60-vjeçaret nese pijne kafe ka mundesi te rigjenerimit dhe te forcimit te kujteses
54 % ulet te burrat rreziku I prekjes nga diabeti nese pijne gjashte kafe ne dite
30% ulet te grate rreziku I prekjes nga diabeti nese pijne gjashte kafe ne dite

Kafeina ne kafe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Përdorimi i saj mund të lehtësojë dhimbjet e kokës, bën mirë për mëlçinë si dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cerozës dhe gurëve në veshka. Tashmë nuk mund të mohohet se kafeja është e mirë edhe për parandalimin e disa prej sëmundjeve, për të cilat është punuar shumë për zbulimin e mënyrave të parandimit. Të sëmurët që vuajnë nga sëmundja e azmës, pirja e një filxhani kafeje në ditë do t i ndihmonte në parandalimin e krizave të shkaktuara nga kjo sëmundje. Autori: Mimoza Kërmezi

Kush mendonte se kafeja conte ne perkeqesimin e shendetit??????????
Dhe se perdorimi I shpeshte I saj shkaktonte pagjumesine, dhimbje koke e shume efekte te tjera anesore.????????????????


Postuar nga Admirali datë 21 Prill 2006 - 22:22:

Hmmm

Atehere ne mengjes ne universitet pi nje kafe te shoqeruar me nje cope kek, pastaj ne 9:30 kur kemi nje pushim te vogel, pi dhe nje tjeter, nga mesdita patjeter dhe nje kafe te trete. Nqs kam mesim dhe mbasdite 2 te tjera jane te domosdoshme, dhe nqs kaloj nga restoranti ku punon nje shoku im, nje kafe tjeter duhet me e pire.

Personalisht minimumin e kam 2 kafe ne dite, maksimumi varet nga situata. Kafe turke nuk pi, se nuk me pelqen, ka shume "llum kafeje".


Postuar nga lost_soul datë 21 Prill 2006 - 22:58:

edhe une grupit na bashkoi kafja i perkas...
i pi te gjitha llojet e kafeve.. amerikonce, taljonce, turke, ... kam provu iher kafe vietnameze.. gjo e lezetshme


Postuar nga Cindi datë 22 Prill 2006 - 00:09:

Une e pij Eliniko e dashur Enigma. (yack) Never turqiko

Tani qe ta marr vesh une, na paska dal deficit industria e kafes kohet e fundit dhe duhet me konsumu me teper kafe, se keshtu po vene keto te rejat shkencore kohet e fundit. Rrofte uniteti midis shkencave dhe kompanive prodhuese.

Po e rrit masen, ne dhjete ne dite.............


Postuar nga Topolina datë 22 Prill 2006 - 03:17:

Un se pi caffen as sme pelqen fare ndoshta e pi 2 caffe ne muaj


Postuar nga NS-6 datë 22 Prill 2006 - 04:30:

enigem,pyetja me mire do kishte qene "a ka nenji qe nuk pi kafe ktu ne forum?"
kohet e fundit nuk po ja arrij mo me ato gotat e vogla....kom fillu me e pi me shishe coca-cola
sa per sheqer e pi te mesme me pak si shoku xhemal


Postuar nga amor alucius datë 22 Prill 2006 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
enigem,pyetja me mire do kishte qene "a ka nenji qe nuk pi kafe ktu ne forum?"

Une nuk e pi S'mund te ja ndiej as eren.
Ti ke ndonje problem me ato qe se pine kafene? :p


Postuar nga Eria datë 23 Prill 2006 - 19:38:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
enigem,pyetja me mire do kishte qene "a ka nenji qe nuk pi kafe ktu ne forum?"




Ka mer,pse kishit ndonje gja ju.
une spara e preferoj kafen,per te mos thene qe se fus ne goje.ceshtje shije!


Postuar nga Lela_Dr datë 26 Prill 2006 - 13:46:

Une pi 3-4 kafe ne dite


Postuar nga halfgang datë 26 Prill 2006 - 15:59:

pa tre kafe ne dite rralle shume rralle shpetoj... mire apo keq pa kafe syte nuk hapen....


Postuar nga ksenia datë 26 Prill 2006 - 16:45:

Citim:
Po citoj ato që tha halfgang
pa tre kafe ne dite rralle shume rralle shpetoj... mire apo keq pa kafe syte nuk hapen....


Edhe une tre kafe ne dite konsumoj...Madje sapo e piva nje tani


Postuar nga ~Enigme~ datë 26 Prill 2006 - 18:27:

Shenjat e nje mungese kafeine
Varesia qe krijohet nga kafeina jo vetem te ata qe pine disa kafe ne dite por edhe te ata qe pine vetem nje ne mengjes mund te behet e dukshme me simptoma si psh nese jeni zgjuar vone dhe nuk kini kohe te pini kafe .......ndiheni te lodhur apo dhimbje koke dhe muskujsh dhe artikulacionesh?

Studiuesit kane arritur ne kete perfundim pas analizimit:
-1 person nder 3 mes atyre qe nuk kane pire kafe ne mengjes ka thene se kishte dhimbje koke ndersa
-13 nder 100 persona kane thene se u ishin shfaqur simptoma qe lidheshin me mungesen e efikasitetit ne pune.


Postuar nga agata datë 26 Prill 2006 - 19:01:

Edhe un jam nje nga ato qe jam "dependante" e varur nga kafja, pa te nuk me hapen syte dhe nuk jam aspak efikase ne pune...


Postuar nga SPELAEAN datë 01 Maj 2006 - 18:46:

kafeja eshte si te thuash DROGA ime


Postuar nga NS-6 datë 01 Maj 2006 - 21:12:

Citim:
Po citoj ato që tha SPELAEAN
kafeja eshte si te thuash DROGA ime


hmmm...paskan fillu me e marre me hunde me duket


Postuar nga roke datë 17 Maj 2006 - 13:18:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Une e pij Eliniko e dashur Enigma. (yack) Never turqiko

Tani qe ta marr vesh une, na paska dal deficit industria e kafes kohet e fundit dhe duhet me konsumu me teper kafe, se keshtu po vene keto te rejat shkencore kohet e fundit. Rrofte uniteti midis shkencave dhe kompanive prodhuese.

Po e rrit masen, ne dhjete ne dite.............


jam dakort me football.skane faj jo se nje ice cofey eshte $1.80 dhe 4 te tilla i bie te lesh $8 plus tips(bakshish) vete nje $15 per qejf.Po dite per dite kjo gje i bie nje bill e bukur ne fund te muajit.Prandaj pini kafe sa tju pihet se me dhune edhe sexy i tepert te ben dem:p


Postuar nga cupka datë 17 Maj 2006 - 18:16:

Citim:
Po citoj ato që tha roke

me dhune edhe sexy i tepert te ben dem:p



seksi me dhune me duket se quhet perdhunim o shoku Koci!
Une nuk jam fare e varur nga kafeja, ndonje latte apo machiato i pij per kenaqesi por jo per te vene ne pune trurin, kemben apo veshet.
Konsumimi i kafese pa rendiment eshte i demshem per organizmin, mos e lejoni trupin te funksionoje ne varesi te dozave te kafese.
Your body is your temple, be good to it.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 17 Maj 2006 - 18:40:

une se pi fare.......


Postuar nga Finding_Neverland datë 18 Maj 2006 - 02:10:

kafen nuk e pi,madje cuditem me ata qe e pine,ose me sakte qe e shijojne..


Postuar nga Zhylien Sorel datë 18 Maj 2006 - 02:23:

qe ka ngel kot ajo shprehja "hajde ta pim nje kafe" ka ngel.....

nejse....:p


Postuar nga NS-6 datë 18 Maj 2006 - 03:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Finding_Neverland
kafen nuk e pi,madje cuditem me ata qe e pine,ose me sakte qe e shijojne..


pse nuk e provon iher ene flasim prap...


Postuar nga METAXA datë 18 Maj 2006 - 13:07:

3-4 ne dite si vdekja. Nuk me del gjumi gjithe diten po se piva ate te mjesit i her


Postuar nga darma datë 18 Maj 2006 - 20:58:

une ngre te dyja duart njehere.........kohet e fundit nga 5 ne dite


Postuar nga ingmetalboy datë 19 Maj 2006 - 06:47:

1 deri 12 ne dite.
Une mendoj qe kafeja te behet mbrekullia e 8 e botes.


Postuar nga Sy_jeshilja datë 19 Maj 2006 - 08:32:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
1 deri 12 ne dite.
Une mendoj qe kafeja te behet mbrekullia e 8 e botes.



Funny !

Une nuk e di pse kam hequr dore nga kafja turke, sikur nuk me shijon me fare, kam rreth 2 vjet qe nuk e fus ne goje , i jam qepur ekspresit po nuk eshte kushedi se cfare ne krahasim me ekspreset  ne lokalet e shqiperise . Edhe nje cigare edhe vete....uhh ma dha ne tru tani ( kam lene dhe cigaren dreqi e mori ). Sidoqofte, pa 3-4 shots espresso ne mengjes nuk hapen dot syckat, shto edhe 4-5 luge sheqeri vete lere mos e pyet.


Postuar nga veber datë 19 Maj 2006 - 12:36:

une nuk pi shpesh kafe, po gjithsesi preferoj turken. Expresin e pi prej hallit se nuk ka kafe turke verdalle.


Postuar nga déjà-vu datë 01 Qershor 2006 - 23:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Finding_Neverland
kafen nuk e pi,madje cuditem me ata qe e pine,ose me sakte qe e shijojne..


Ndoshta me te njejten çudi me te cilen une lexoj fjalet e tua keto momente...

E ke hapur ndonjehere ate qesken me kafe ekspres, ate kafen e presuar fort...kur i pret buzet e qeskes, e mban ne lartesine e brrylave dhe e vetmja deshire qe ndihen ato momente eshte ta afrosh afer hundes dhe mbash ere??


Postuar nga buzeqeshja datë 03 Qershor 2006 - 00:52:

Deri para pak koheve se pija fare dhe u cuditsha kur te tjeret e shikonin por tani e pi dhe shum madje 4-5 cope ne dite po qe po por ka raste kur jam nervoze dhe me shum.Kafeja te largon stresin dhe te heq gjumin ja persee pi une.-....


Postuar nga déjà-vu datë 03 Qershor 2006 - 01:21:

Nje Illy, per mua ngelet numri nje. Kafen turke u bene vite qe se shijoj.


Postuar nga Topolina datë 08 Qershor 2006 - 23:42:

Nuk e po caffen pothuajse fare ndoshta 1 caffe ne jave edhe atehere kur jam me shoqeri...


Postuar nga oliinter datë 04 Dhjetor 2006 - 18:09:

ndonjehere ndodh qe te kaloj edhe 4 kafe ne dite.

por normale jane tre kafe ne dite


Postuar nga Balerina datë 05 Dhjetor 2006 - 01:14:

Une e pi kafene , por jo ate turken se e kam frike vetem kur e shoh.
Ndersa kafene qe pij une, cdo dite e pij, ne raste te rralla harroj ta pi. (mMmM starbucks :p)


Postuar nga Enya datë 05 Dhjetor 2006 - 23:04:

Une vetem kafe shqiptare pi, kafja amerikane ma shpif me duket si me ken lang groshet


Postuar nga buzeqeshja datë 06 Dhjetor 2006 - 13:53:

un me kafe e egzagjeroj te them te drejten ngaqe lodhem shum mbi libra dhe gjithe dita me shkon tu pi kafe se ve re turke ,italiane apo amerikane mjafton te vije era kafe


Postuar nga tresh datë 06 Dhjetor 2006 - 13:56:

a don me te mesu nje kafe.....quhet bomba e studentit.....
ban kafe espresso po ne vend te ujit fut coca cola....te siguroj qe te len 2 dite pa gjume


Postuar nga Katilesha datë 07 Dhjetor 2006 - 00:38:

Kafen e pi shume......6 ne dite ....sidomos ate te mengjesit e kam fiksim fare...nuk shoh fare po nuk e nisa diten me nje kafe .......


Postuar nga CSS OPENDOOR datë 07 Dhjetor 2006 - 01:47:

KAFE PI 2 OSE 3 NE DITE.ME SHUME JO SKA BERE VAKI BILES KA RASTE QE S'PI FARE.


Postuar nga Demokrate4ever datë 07 Dhjetor 2006 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
a don me te mesu nje kafe.....quhet bomba e studentit.....
ban kafe espresso po ne vend te ujit fut coca cola....te siguroj qe te len 2 dite pa gjume



Ky stili yt tresh qenka i mire kur ben njeriu udhetime te gjata me makine..


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 07 Dhjetor 2006 - 04:55:

Po, pi..  3-4 ne  dite... per  arsye  se pi   cigaren


Postuar nga buzeqeshja datë 08 Dhjetor 2006 - 21:27:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
a don me te mesu nje kafe.....quhet bomba e studentit.....
ban kafe espresso po ne vend te ujit fut coca cola....te siguroj qe te len 2 dite pa gjume





ah tresh keka perfekte kjo kafja sapo e bana prov ndjehem shum ne forme tashi


Postuar nga Ari. datë 13 Dhjetor 2006 - 01:03:

une nuk pi kafe por kafeja me pi mua.....


Postuar nga erta31 datë 05 Janar 2007 - 01:03:

pi reth nje kafe ne dite, por ka dite qe e kaloj dhe normen, reth 4-5 kafe brenda 2-3 eresh.

ketu ne itali thone qe kafja te ben nervoz, mua me ben te kunderten, jam gjithmone e gezuar dhe ndjej nje lloj rikarikimi, kam filluar te pi kafen qe kur kam ardhur ketu, pasi kafja turke nuk me ka pelqyer asnje here, migjithate nuk duhet te qahemi per turken, kam provuar kafen gjermane, zvicerriane , hollandeze dhe amerikane ju them qe nuk futen ne goje, praktikisht uje me ngjyre te zeze.


Postuar nga Ari. datë 07 Janar 2007 - 18:31:

erta...

ahaa.... ke te drejt juve nga cezena e beni te mire kafen.. por ne nga riccione e bejme akoma me te mire... ahhhhaaaa


Postuar nga Ari. datë 07 Janar 2007 - 18:35:

erta...

ahaaa. edhe pershendetje.. me fal se harrova..se je edhe e re..dhe mire se erdhe..dhe.... gezuar


Postuar nga erta31 datë 10 Janar 2007 - 16:48:

ari77labi

flm ari per mikoritjen.

eshte e vertete ketu e bejne shume te mire, kurse ne riccione e kam pire shume kohe me pare e tani nuk me kujtohet se c'shije ka, por besoj shume te mire.


Postuar nga Eria datë 11 Janar 2007 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria



Ka mer,pse kishit ndonje gja ju.
une spara e preferoj kafen,per te mos thene qe se fus ne goje.ceshtje shije!



ja kam fut kot !!!
jo ste hapen syte ne mengjes pa i pire dy filxhan plot leng geshtenje!!!!


Postuar nga viper datë 13 Janar 2007 - 04:03:

un per vete pi kapucino dhe nje embelsire, pi dhe kafe, por jo me shume se 2


Postuar nga ridii datë 20 Janar 2007 - 02:46:

RIDII- DIOGENES

Thuajse te gjith qenkan 3 ose 4 qenkam me normalen ateher.Nuk e di ne eshte e sakt kjo qe kam degjuar se kafja per meshkujt dobeson memorien dhe e kunderta per femrat,por e kam degjuar shpesh {shpresoi te jet e kunderta}


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.