Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga Indrit datë 09 Prill 2004 - 21:31:

Poezi nga Indriti.

Nuk e di.

Erdha, por as vete se di nga erdha.
I habitur pashe rrugen dhe perpara u derdha.
Do iki nga kjo bote, desha apo nuk desha
Si erdha?!! Si e gjeta kete rruge?!
Nuk e di.

I ri apo i vjeter jam une ne kete bote plot andrralla?
A jam i lire te veproj, apo jam i lidhur fort me pranga?
A jam ne gjendje te drejtoj veten apo vec ne raste te rralla?
Sa shume me pelqen ta di , por…
Nuk e di.

Rruga qe po pershkoj eshte e shkurter apo pa mbarim?
Se di ne ngjitem lart, apo fundosem thelle ne deshperim?
Ndoshta po ndjek nje shteg qe s'ka pasur kurre fillim?!
Mos valle bota qendron ne vend,e koha ecen me nxitim?!
Cuditerisht nuk e di.!

Ah i mjeri une sa drejt i shkova rruges se pasosur!
Tashme nuk e di ne jam gjalle apo ne toke i varrosur.
Pasi nuk di gje ndjehem shume i lodhur e i brengosur.
Shpirterish jam shume i vrare te di dicka por…
Nuk e di.

Cfare kam qene une perpara se te behem njeri i persosur?
Mos valle kam qene toke, apo nje majmun i zgjebozur?!
Mos valle kam qene i lire neper xhungel e tashme i burgosur?
Cfare kam qene valle?
As kete nuk e di.


Postuar nga Indrit datë 09 Prill 2004 - 21:41:

shenim!

Kjo poezi ben fjale per nje njeri pesimist ne jete, per nje njeri qe ndjek nje rruge pa fund, per nje njeri qe nuk di se nga ka ardhur, nuk di se perse jeton nuk e di se cdo behet me te.
Por njeriu I mencur eshte komplet kunder me keto ide, ai e di se nga ka ardhur, e di perse jeton, dhe e di shume mire perfundimin e tij.
Per me shume ju ftoj te lexoni me poshte.


Postuar nga Indrit datë 09 Prill 2004 - 21:45:

Zoti.
Kush e Krijoi boten me gjithe kete bukuri?
Kush ja dha natyres, gjithe kete hijeshi?
Kush Krijoi njeriun, veshet edhe syte?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka te dyte.

Ngjyren trendafilit, valle e kush ja dha?
me arome kaq t'kendshme valle e kush e mba?
Kush veçoi njeriun, permbi çdo gje tjeter?
Kush? Vetem Nje Zot qe nuk ka shok tjeter.

Natyrën e vdekur, valle e kush e ngjalle?
Pranveren pas dimrit, kush e ben me ardhe?
Kush e ringjall njeriun, pasi eshte bere toke?
Kush? Vetem Nje Zot, qe s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun qe token gjelberon?
Kush e krijoi henen qe motet i nderron?
Zogjte qe fluturojne qiellit, valle e kush i mba?
Kush? Vetem Nje Zot qe shok tjeter s'ka.

Njeriut qe mendon, me dyshim s'i mbete,
Zoti i ka dhene mendjen, le te gjykoje vete,
Parajsa dhe ferri na presin ne ate jete
Çfare te besh ketu, atje ke me gjete.


Postuar nga Indrit datë 25 Korrik 2004 - 17:52:

Unë Sot

E djeshmja ime ishte për të më
mësuar mua se e nesërmja do të
varet nga
ajo që do të bëj unë sot.

Sot kam vendosur të përballem me
jetën krejtësisht i bindur se kjo ditë
nuk do të kthehet më kurrë .

E sotmja është mundësia e fundit që
më jepet mua për të jetuar
me dinjitet,
pasi askush nuk më siguron mua
se do ta arrij agimin e së nesërmes.

Sot do t’i vë në lëvizje të gjitha
mundësitë e mia - kohën time ,
do t’i jap jetës sime formën më të
bukur,
do ta shfrytëzoj çdo minutë
me përkushtim dhe dashuri
për ta bërë të sotmen një ditë
të ndryshme dhe të veçantë
të jetës sime.

Sot do ta mposht pesimizmin dhe me
buzëqeshjen time do të pushtoj botën
duke shpresuar gjithmonë të arrij
më të mirën.
Sot do ta kthej çdo punë të rëndomtë
në një vepër vërtetë madhore.

Sot do ta kem këmbën në tokë
për të qenë më pranë realitetit
dhe vështrimin në yje për t’i
dhënë formë së ardhmes sime.

Sot do ta gjej kohën për të
qenë i lumtur dhe do t’i lë gjurmët
e ekzistencës sime në
zemrat e të tjerëve.

Sot po të ftoj ty të fillojmë një ditë
të re ku do të ëndërrojmë dhe
besojmë se çdo gjë është e mundur
dhe të jetojmë atë me dinjitet.

Sot unë të ftoj ty të jetojmë për hir
të Zotit.

Ditë të mbarë dhe një të nesërme
më të mirë.


Postuar nga Indrit datë 17 Gusht 2004 - 17:29:

Kape Castin

Kape Castin.

Dashuro dhe nga askush mos kij frike
Kape castin dhe mos e ler te te ike
Jeta jepet vec nje here
Ndaj dhe eshte me shume vlere

Shekujt ikin rradhe-rradhe
Si te ishin muaj
Emri yne do harrohet
Do mbesim te huaj.

Nje tjeter brez me pas do vije
Dhe gjurmet tona do te zhduken
Mbi eshtrat tona bar do mbije
Dhe re te zeza ne qiell do duken.

Dhe qielli me ne do te zemerohet
Me re i vrenjtur do jete plot
Gjithcka e jona do te harrohet
E ne te dy do qajme me lot.


Postuar nga Indrit datë 06 Dhjetor 2004 - 22:57:

Te vrane ,te vrane pa te drejte

Mbaj mend qe kishim nje shok
qe ishte i mire me te tere
qe qeshnim e loznim me te tok
Bardhok e therisnim Bardhok.

Kur erdhi vjeshta me shira
dhe ditet moren te ftohur
mengjesi e la tek avllia
i vrare nga plumb i panjohur.

Menduar u mblodhem rreth tija
merzine dhe keqardhjen si sosem
mbasdite vajtonte shoqeria
i hodhem dhe e varrosem.

Vajtuam per te kohe te gjate
ne netet e gjata pa mbarim
ju lutem Zotit te larte
me te, te na bashkoje ne amshim.

Mbaj mend ate vit beri dimer
dridhej dhe lis dhe purteke
dhe era vertiste pasthirrmen,
Ej te vrane, te vrane pa te drejte.


Postuar nga Indrit datë 06 Dhjetor 2004 - 23:05:

Angry Ngaqe smund te vij kurrme

Jam vone
Tmerresisht jam vone
Tek ju per te ardhur
Nga ju per te ikur
Koha eshte bluar
Mulliri im bluan brenge...
Ju lutem mos thoni kjo tjetergje...
Do kem kohe te harroj veteveten
ngaqe smund te vij kurre me.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 01:32:

Ai njeri jam une

Ai njeri me bluze te vjeter
per cdo dite i vetem permes qytetit
mes dites se verbuar
Shihet shtrember
Ai njeri jam une.
Qyteti ska drita
mes qytetit shkruhet:
Erresira eshte e bukur
Nenkryetari i bashkise se qytetit
do te mbledhe bashkine
te deboje njeriun qe ecen vetem.
Permes qytetit.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 01:37:

Te ndahemi (Varianti i dyte)

Te ndahemi sa ka mbetur pak besim
Te ndahemi te mos vuaje me ky shpirti im
Te ndahemi naten te mos na shohe njeri
Te ndahemi, te ndahemi te t’harroj ty.

Se kam te lehte ndoshta as dhe ti
Te ndahemi te mos marr me vesh per ty
Kur u bashkuam ish dite me diell
Te ndahemi me deshmitar henen ne qiell.

Ne ndarjen tone yjte le te bejne sehir
Te ndahemi naten keshtu eshte me mire
Te ndahemi sa nuk eshte thare loti ne sy
Te ndahemi mbase eshte me mire per te dy

Te ndahemi dhe le te fryje furtune
Te kujtojme vec ditet qe u deshem shume
Te ndahemi e mos mendo per mua
Ta fshijme nga kujtesa fjalen:’te dua”

Te ndahemi ne fshehtesine me te madhe
Me pas ti harrojme keto brenga edhe halle
Te ndahemi te mos na shohe askush
Te fshihemi ne vreshta mbuluar me rrush.

Dhe qielli le te shpohet ate nate
Dita te mos vije nata t’jete e gjate
E ashtu te lagur te dy te vrapojme
E njeri-tjetrin perjete ta harrojme.

Te ndahemi dhe te harrojme cdo gje tonen
Te ikim larg, sa me larg ta hedhim kemben
Te ndahemi dhe te ikim sa me larg merguar
Ta fshijme nga kujtesa kete enderr te mallkuar.
Te ndahemi


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 01:39:

Kerkova!

Kerkova ca pika loti ne sy
Po me ishin thare
Kuptova se ste mendoja ty
Por jeten ne varr.
Kerkova te dija dicka me teper
Te hyja thelle ne labirinthet e jetes
Kerkova prej vetes nje kujtim te vjeter
Qe te me kthente driten e shpreses
Kerkova, kerkova pafund…
Por ate qe doja se gjeta askund.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 01:43:

Era.

Era ferferin zhurishem
Dhe gjethet e pemeve ferferijne
Tashme cdo gje ka ikur zhurmshem
Dhe netet kurre me spipetijne.

Era fryn si e marre
Fytyren time perkedhel
Nga era deti vjen me dallge
Dhe malli zemren time ther

Era bucet ne veshet e mi
Tamam si nje tupane
I heshtur mendoj dhe rri
Per te gjoret jargavane.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 01:46:

Shpesh trishtohesh.

Shpesh trishtohesh e di
Bosh te duket gjithcka
Ditet si proze plot bezdi
Merzia ti zgjat e ti ha

Trishtohesh per mua e di mire
Me spret njeri tjeter me spret
Ky malli te shton edhe thinje
Vetmia te mbyt e te tret


Postuar nga unforgiven datë 08 Dhjetor 2004 - 04:18:

Indriti ke shpirt te mrekullueshem!!!
Lum vjerra qe do te te kete! Te uroj nga shpirti vec dite te bukura dhe lumturi..


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 19:36:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Indriti ke shpirt te mrekullueshem!!!
Lum vjerra qe do te te kete! Te uroj nga shpirti vec dite te bukura dhe lumturi..



O Mona po pse lum vjehrra moj aman.
hahhahahahaha tamam si nena ime dhe ti.
Nejse e kam thene une mos qellofte vjerra ime me dobesi zemre se ka per te rene permbys me te paren here qe te me shohe.

Edhe une ju uroj cdo te mire ne kete jete te perkoheshme.

I thone nje fjale;'FJALA QE DEL NGA ZEMRA E MIRE DEPERTON LEHTESISHT NE NJE ZEMER TE MIRE.
Me respekt.


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 19:42:

Kerko rrugen.

Vuajtjet e tua
Mos ja trego askujt!
Bota eshte e vogel
Per te kuptuar
Mbaji per vete ato
Mesohu prej tyre
Ato te forcojne
Jeta ka te papritura
Prandaj mos prit meshire
Nga te tjeret
Ata jane mbyllur ne vetvete
Jane privatizuar!
Sillemi verdalle
Ne kete jete labirinthi
Kerko rrugen andej
Nga nuk mbyllet asnjehere!


Postuar nga Indrit datë 08 Dhjetor 2004 - 19:47:

Thirret ne demokraci.

Thirret ne demokraci
Te tjereve ua kufizoni!
Thirret ne demokraci
Dhe cdo dite sajoni!
Thirret ne demokraci
E nga ajo frikesoheni!
Thirret ne demokraci
Dhe vetem krime beni!
Thirret ne demokraci
Dhe vete dhune ushtroni!
Thirret ne demokraci!
Te tjeret shume i pengoni!
Thirret ne demokraci
Dhe vetem per vete e doni!
Thirret ne demokraci
E demokrate vete s'jeni!
Thirret ne demokraci
Por ide fashiste keni!
Thirret ne demokraci
Dhe me te krenoheni
Ju s'jeni demokrate
Kete vone do ta kuptoni.


Postuar nga El_Fatih datë 09 Dhjetor 2004 - 16:31:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Indriti ke shpirt te mrekullueshem!!!
Lum vjerra qe do te te kete! Te uroj nga shpirti vec dite te bukura dhe lumturi..



I Agree


Postuar nga Indrit datë 09 Dhjetor 2004 - 22:51:

Wink Po more dentist po.

Nuk e kuptoj perse thoni te gjithe vjerra vjerra, pse vetem per vjerren qenkam i mire une?

Po me detyroni ta marr nje nuse qe te mos e kete nenen.


Postuar nga Indrit datë 09 Dhjetor 2004 - 23:10:

Malli!

Te dua te thashe si edhe ti
dhe shpirti u sherua
por mallin e ndezur ne gji
ska det ne bote qe e shuan.

Ca piuka shiu rane nga qielli
edhe une ndjeva si akulli ftohte
ky mall i madh zemren ma theri
i madh malli sa kjo bote.

Syte shkendija rrufeje leshojne
ashtu sic leshon qielli
jane verbuar dhe thone
ah, ky mall i zi na theri

Rruges eci me plot mall
i heshtur e i menduar rri
nga vetvetja dot nuk dal
ky mall i zi me merr per ty.


Postuar nga Indrit datë 30 Dhjetor 2004 - 02:33:

Thumbs up Do te marr

Do ti marr ngjyra ylberit
dhe me to do te pikturoj
sa inat do ti vije "vrerit"
qe me te boten do ndryshoj

Do ti marr aromen lules
dhe do te deh boten mbare
do ti marr krahet flutures
dhe do te vallezoj ngadale.

Do ti marr ngjyren detit
dhe do te vizatoj dy sy
nuk jane sy qe i perkasin mbretit
por te perkasin vetem ty.

Do ti marr egersine malit
ujin e ftohte do ti marr
do ti marr shpejtesine kalit
dhe do ti hidhem permbi shale

Do te marr oshetimen e pyellit
Kengen e zogjve do te marr
ndoshta edhe melodine e fyellit
si thua te marr dhe nje kitare

Do te marr nje stilolaps blu
e do te shkruaj mbi te bardhe
ne oxhak do te hedh ca dru
dhe do te ngrohem ne flake

Oh!harrova te marr ca gure
dhe pse jane te ngrire do ti marr
me to do te bej nje mure
aty poshte ne livadh.

Do te marr edhe nje peisazh
por kete here do shkoj me larg
do te marr pishat andej ne plazh
dhe valen qe bregun lag.

Do ja marr kaltersine detit
ujin e paster si kristal
do ti marr kuroren mbretit
qe te moj vaze te ta fal.

Me pas do marr dhe zemren time
si bore te pashkelur lart ne mal
Do e shkul nga gjoksi pa ndjere dhimbje
se te dua shume moj vajze.

Kete me siper sta them me lajka
por ta them me te vertete
zemren do ta ve tek e jotja
qe aty te mbese perjete.

Indriti.


Postuar nga Indrit datë 08 Janar 2005 - 17:55:

Dashuria.

Shume njerez kane pyetur
Ceshte dashuria?
Te tjere ju jane pergjigjur:
Dicka larg nga vetmia.

Dashuri o mall i zjarrte
Per mua je nje gjest
Kur valle do ta nxjerr malle
Qe sa vjen e me shume djeg.

Dashuri e merguar
Kthehu perseri
Une ste kam harruar
Shpesh mendoj per ty.

Shume kohe mendoj per ty
O dashuri e merguar
Dhe do me vije cudi
Nese ti me ke harruar.

Shume larg nga bota jam
Dhe larg nga dashuria
C’do gje e hidhur ngjan
Ashtu sikur vetmia.

Sa kohe duhet te ngushellohesh
Me veten qe pergjigjie s’kthen
Por sa shume duhet te pendohesh
Per cka iken dhe me s’vjen.


Postuar nga Indrit datë 08 Janar 2005 - 18:00:

Dashuria nuk vdes.

Dy zemra u kthyen ne nje
Dy shpirtera pranuan njeri tjetrin
Me pas u zune per hic gje
I hapen rrugen vrerit.

Vreri ish dinak ju mbuloi syte
I zbrazi teresisht i beri te lehte
Qe secili te gjnte nje dashuri te dyte
Dhe per shume kohe te mbetej e fshehte.

E mistereshme jeta u tregua
E heshtur me plot te papritura si gjithgji
Nga kjo vreri plotesisht u mashtrua
Dhe mori rrugen ne pune te tij.

Por jeta se la qe te largohej
E mbertheu me kthetrat e saj
Qe vreri me pas te pendohej
Dhe te dergjej, te dergjej ne vaj.

U shkri ky vrer e u be det
Por tashme qe teper vone
Se ai kish lene te shkrete
Nje dashuri kaq te njome.

Vreri me pas avulloi
Dhe jeta u ngrit serish ne piedestal
Kjo keto te rinj ndihmoi
Te ndreqnin kete gabim te madh.

E harruan dashurine e dyte
Dhe prej saj serish u ndane
Sepse e donin te paren si syte
Dhe te vdiste nuk e lane.

Te dy tashme jetojne ne mirekuptim
Respektojne e duan njeri-tjetrin
E kuptuan tashme se bene gabim
Ate dite qe u bashkuan me vrerin.

Kuptuan se dashuria nuk vdes
Se qendron e fresket perplot arome
Si lulja e mbuluar me vese
Qe kurre s’vyshket, por rrin e njome.

Te gjithe mbeten te hutuar
Cte ish valle kjo qe ndodhi
Me njeri-tjetrin zemeruar
Dhe perseri Zoti i mblodhi.


Postuar nga Indrit datë 22 Janar 2005 - 22:56:

C'pate moj nga puthja e pare!!!

Shpirti im nje pyll ne zjarr
bore ne mal pa shkelur ti
cpate moj nga puthja e pare
qe u shkrive si qiri!!!

Oh se zjarr ne gji kam ndezur
gjersa mendja ty tu mbush
ska me vuajtje srri gje pezull
ska me akull permbi prush.

Persri rashe ne furtune
fatin prape e kam ne dore
cdo me teper ti nga une
se sa prushin permbi bore?!!

Hip se te vrava zbrit se te vrava!!!


Postuar nga _mIzZzA_ datë 20 Shkurt 2005 - 06:17:

Oh shum CutE aTo PoeZit kiss kiss


Postuar nga volter datë 03 Mars 2005 - 23:23:

indrito e paske gervishtur lapsin e forumit, dhe e ke rreqethur te tere forum...

Te lumte djali!

P.S : Kujdes mos ia kalosh Ervin Hatibit!!!

Suksese te dyfishta!


Postuar nga Indrit datë 29 Mars 2005 - 13:35:

flm per leximin dhe ndjekjen tuaj ne kete teme, ju jam shume mirenjohes.
Nderkohe qe do te vijome nga pak.


Postuar nga Indrit datë 29 Mars 2005 - 13:58:

ÇANTA E UDHËTIMIT


O çantë

A nuk u lodhe nga udhëtimi

A s’të ka ardhur koha për t’u kthyer

Të kam mbajtur mbi supet e mia një kohë të gjatë

Dhe kurrizi më është kërrusur

... U lodha ...

Udhëtim akoma udhëtim...

Drejt një bote të panjohur

U bëre jastëku im

Ajo me të cilën ndaja jetën time

Shoqëruesja e udhëtimit tim të gjatë.

... Ah moj çantë ...

Ti që mbajte dhembjet dhe rënkimin tim

Ruajte të fshehtat e mia...

E çmendur je ti!

Je e dashuruar pas udhëtimit!?

Ti nuk ke as vend as vatan

Kurse unë

Kam humbur vatanin dhe ëndrrat e mia ...

Nuk kam strehë që më mbulon

As vatan që më strehon.

Sillem vërdallë rrugëve

Dhe jam këtu

Duke ecur e ecur

I humbur mes rrugicash

Kaloj male e lumenj

Këmbët nuk më mbajnë më...

Nuk di a kam vend në këtë libër

Asgjë nuk më kujtohet

Përveç lotët e nënës në çastin e ndarjes

Ti o çanta ime

Të lutem, më thuaj

Kush e shkroi që ne të dy të jemi shokë rruge

Të përgjërohem me atë që të bëri ty

Shoqëruesën time të përjetshme.

Të lutem...

A nuk ka ardhur koha që të të lë në një cep

Që t’i tregoj rrëfimin shoqes time të jetës

Në takimin që kam ëndrruar prej kohësh

E di që je xheloze për këtë

Ngase ti kërkon të qëndroj me ty

Të shetisim çdo vend të kësaj bote

Sikur SINDIBADI

Të bëhem rob i yti.

Mos u frikëso moj çantë

Se akoma më merr e më dërgon aty ku dëshriron ti

Por, do të më humbasësh një ditë...

E do të merr malli për mua

Ti do të plakesh

Do të jesh e arrnuar

Por mos u mërzit

Nuk ka mërzi më te madhe

Se të humbasësh vatanin

Dhe të mos mund të kthehesh atje

Lerma mua mërzinë...

Ajo është shoqja ime e jetës

Është bashkëudhëtarja ime

Herë e mund e herë më mund

Kam frik të vdes dhe të lë vetëm

Kush do të mbajë pas meje?

Kush do të kujdeset për ty, o çanta ime?

Tek ti shikoj atdheun tim

Shokët, familjen

Fëmijërinë time, ditarin tim

Rënkimet e thellësisë së shpirtit

Nga pesha e kohës së pluhurosur

E mbushur me helmin e verdhë që rritet e rritet

Tallet me ne, na rethon

E pastaj na hedh nëpër rrugë

Të errëta e qorrsokaqe.

O çantë ...

A nuk ka ardhur koha të kuptosh

Se ai që humb vatanin është

I pa vend në këtë botë të çmendur.

Pa vend, pa identitet

Është thjesht një numër në pasaportë.


Postuar nga Isra datë 05 Prill 2005 - 11:27:

poezi te indritit

Vjershe per me te nderuarin.

O njeri i madh, o prijes i njerezimit
Erdhe ne nje kohe kur bota te kerkonte
Kur faqen e saj erresira mbulonte
Erdhe ta ndriçosh,fund ti japesh mjerimit.

Kur ishte harru krejt rruga e njerezimit
Kur njerezia dhene ish ne besime te kota
Me idhuj paganesh kur mbushur ish bota
Erdhe ti dhurosh dekretin e shpetimit.

Kur gjithe bota mbare ish ne armiqesi
Kur vellavrasja ishte ne rendin e dites
Kur e drejta matej me tehun e thikes
Erdhe ti dhurosh paqe dhe harmoni .

Kur korrupsioni mbulu kishte dhenë
Asnje norme morali kurre me nuk njihej
Se ç`ishte e mira kurre me nuk dihej
Ti i solle driten ti i solle fene.

Ti jetim u linde dhe jetim u rrite
Pa asnje kujdes e joshje prinderore
Por mbi ty vu dore veç dora hyjnore
Ne rangun me te larte ti me te u ngjite.

Ti nuk ishe mbret as dhe diktator
Spranove nderime as edhe kurore
Kurora jote ishte drita e ZOTIT
Prandaj ti perjete qendron madheshtor.

Vepra jote prek çdo aspekt te jetes
Ti i mesove njerezimit si te jetojne
Marredheniet mes tyre si ti rregullojne
Ti i mesove botes dhe jeten pas vdekjes .

Nga pellgu i injorances ti nje popull qite
I dhe ne dore pishtarin e qyteterimit
E bere te afte per ndjenjen e besimit
Ta ka borxh gjithe bota kete rreze drite.

Ti i dhe njerezise me te saktat sqarime
Mbi ZOTIN mbi boten me te lartat mendime
I mesove botes qellimin e jetes
Dija e sakte ushqehet me te tuat mendime

Si triumfator ashtu siç te ka hije
Ti ne Meke u fute me nje mije besimtare
Krenarise kurejshe nje rob i vure te pare
Rruga ty tu shtrua me kurore lavdie.

Para gjthe armiqve solemnisht lexove
Dekretin me kumbues qe njeh historia
Sot midis nesh merr fund armiqesia
I le te tere te lire dhe nuk i denove .

Kur Evropa vuante ne kulmin e mjerimit
Kur ende nuk dinte se çish pastertia
Kur per çdo semundje perdorej magjia
Ti i dhe asaj, driten e qyteterimit .

Njerezit e medhenj gjithmone te admirojne
Asnjehere s`perdore dhune e detyrim
Idete nuk kane jete me force e shterngim
Prandaj dhe me nderime emrin ta kujtojne .

Sundimtaret e tjere se gjalli u shenjteruan
U veshen me buje dhe me salltanet
E shpesh u ngjiten gjer ne hyjnitet
E porsa kaluan rreptesisht u mallkuan.

S`lane pas vetes tyre veç simbole prangash
Gjurme tiranie, kala e ndertime
Qe botes u sollen vuajtje e mjerime
E pas tyre u bene çerdhe merimangash .

Ndersa vepren tende e te shokeve te tjere
Qe u derguan tok si pejgambere
Jetuan dhe shkuan me emer te mire
Bota i falenderon dhe ua di per nder.

Por ka nga ata qe duan te injorojne
Lavdine tende te madhe dhe rrugen perpara
Qe i solle botes dhe ne menyre te papare
Duan ta luftojne dhe ta asgjesojne

Por gabohen rende se drita e fese
Asnjehere nuk zhduket sa te jete jeta
I keqi do te zhduket me te keqiat e veta
Ajo do te jete gjithmone e kurre nuk do te vdese

Feja nuk mund te zhduket me menyra mizore
As me djallezi as manovra te tjera
Ata do te deshtojne ashtu si nga hera
Forca e saj qendron ne natyren njerezore .


Kurora e bukurise


Dliresia dhe bukuria jane te tuat pasuri
Dhe as qe ka kurore me te bukur,nga kjo qe ti gezon,
Nga zilia e madhe qe miresia pati per ty,
Tejet e deshperuar permbysi, dhe shembi te sajin fron.

Shpirti yt i teri u derdh permbi dliresi,
Si rrezet e drites fytyra te vezulloi
Mbi kuroren tende leshoi rrezet dielli
Dhe ne syte e ty blune qielli leshoi.

Kur kalove ti qielli ndaloi vajin
Zerish ne horizont bluja zoteroi
Nje engjull i bukur mbi ty pikturoi
Dhe pas shkurtit Zoti, per ty solli majin.

Per ty, kenges sec ja merr bilbili
Per ty nis e cel edhe jasemina
Per ty vrau veten edhe trendafili
Po na vdes nga smira edhe trendelina.

Nga paraqitja jote ylberet u skuqen
Nga turpi dhe hena mori ngjyre te kuqe
Lulet neper vazo te gjitha u vyshken
Nga zilia per ty, mori buzeburbuqe.

Prej teje edhe djalit zemra sec ju drodh
Ju ndez dhe kaq shpejt u shkri si qiri
Nje dashuri e madhe brenda saj u mblodh
Per bukurine tende, per buzet,per ty.


Nga buzeqeshja jote si nje yll mengjesi
U godit gjithesia me dridhje termeti
Gjethet te babitura rreshqiten nga deget
Nga ky prush i zjarrte shkrine ajsberget




Dhurata e bajramit.

Cfare ke deshire te te dhuroj per bajram?
Sepse per ty o shpirt asgje nuk me dhimbset
Cdo gje qe zoteroj ne k’te bote per ty e kam
Dhe dashuria per ty sa vjen e rritet.

Mos valle ke nevoje te kesh pak nektar?
Po ku ka nektar me te embel se buzet e tua!!
Mos ke nevoje per nje kenge me kitare?
A mos ke nevoje qe serish te them te dua.

A mos ke nevoje te te dhuroj nje trendafil?
Apo do qe per ty, te blej nje tufe lulesh
Thuame cfare kerkon prej meje engjelli im?
Vetem hape gojen dhe ne cast do ta kesh.

Mos valle ke nevoje per byrzylyqe te arta?
Apo ke nevoje per nje varese te shkrire ne ar
Mos valle per kordel qe te mbash floket e gjata
Apo per nje onaze te shtrenjte margaritar?

Ndoshta ske nevoje per byrzylyqe te arta
madje as per varese ne ar te shkrire
sepse pa dashuri byrzylyku ngjan me pranga
ndersa varesja do te ngjaje me zinxhire.

Po atehere e dashur valle cfare te te jap!
Qe pergjithmone e lumtur te jesh
Me te shtenjte se shpirtin asgje jo nuk kam
Zemren time e dashur ne dore do ta kesh.

Ti per mua me e shtrenjta do te jesh
dhe perjete me mua dua qe te rrish
Ti per mua e dashur je nje mbretereshe
Vetem mjafton qe kete ta dish.



I MIRI NUK VDES(variant)
1.
Mu vra ky shpirt,mu nderz ky çan
Bashkë me sytë dhe zemra qan
Një dhimbje e madhe në shpirt të prek
Të përvëlon zemrën,si prush të djeg

2.
Thellë në shpirt kjo dhimbje mbin
shkatërron ëndërrat, thyen qetësinë
të jep imunitet, shumë të forcon
të bën të mësosh , të edukon .

3.
Kjo dhimbje bën shpirtin të vajtojë
syrin të qajë,lot të pikojë
kujton njeriun se do largohet,
dhe thjesht në lot do të kujtohet.

4.
Kjo dhimbje bën zemrën të tronditet
fytyrën të zverdhet dhe të venitet
e bën njeriun qe të mendojë
se një ditë Zotin do ta takojë…

5.
Duhet të dish o i venitur
se një ditë do ta lësh këtë botë
do të tretesh të bëhesh tokë
për këtë ditë je përgatitur ?

6.
A je përgatitur vallë
zemrën tënde ta pastrosh
Veç të mira të veprosh
Dhe për jetë të mbetesh gjallë.

7.
Një njeri që bën veç mirë
mos mendoni se do t`vdesë
shpirti i tij kaq i dlirë
në zemrat tona do të mbese.



8.
Puna e tij e bën të gjallë
Pavaresisht se jo mes nesh
ai do të ketë një gradë të lartë
pranë Zotit në xhen’net.

9.
Prandaj zemër, ti mos qaj
se të mirët kurrë nuk vdesin
ata përjetë do t`jenë gjallë
në xhen’nete po na presin.


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2005 - 14:14:

Ohhhhhh

Te falenderoj Isra qe me lexon e njekohesisht qe ke postuar disa poezi te miat
per te te pershendetur ty po shkruaj dicka me poshte.


Postuar nga Indrit datë 06 Prill 2005 - 14:17:

Paradoks në ditët tona

Paradoksi i këtyre kohërave
qëndron në atë se sot ne kemi
rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta.
Shumë shpenzojmë e pak kemi
Shumë blejmë e pak kënaqemi
Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla
Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë
Grada me kate, por fort pak ndjenja
Më shumë njohuri e më pak gjykim
Më shumë ekspertë, por më shumë probleme
Më shumë mjeksi, por më pak shëndet
Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend
Zemrat fort pak na qeshin,
Ecim me shpejtësi rrufe, fort shpejt zemërohemi
Qëndrojmë vonë e ngrihemi tejet të lodhur,
fort pak lexojmë e fort shumë na tërheq televizori,
Pendohemi rrallë.
Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë
Flasim pa mbarim, rrallë duam, shumë urrejmë


Sigurojmë jetesëm por nuk jetojmë
Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë.
Rrugën për në hënë e kemi bërë shtëpinë tonë
Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë
Kemi pushtuar hapësirën e jashtme
Por nuk gjejmë dot atë të brendshmen.
Kemi më shumë por jo më mirë
Kemi pastruar ajrin e ndotur shpirtin
Kemi shpërbërë atomin por jo paragjykimet.

Sa shumë shkruajmë e sa pak mësojmë
Sa shumë plane e sa pak besnikë.
Sa shumë vrapojmë sa pak presim.
Sa shumë informacion, sa pak dije
Sa shumë fjalë sa pak komunikim

Kohë e fastfudeve dhe mezitretjeve
E mbipeshës dhe mendjelehtësisë
E fitimeve kolosale dhe marrëdhënieve mikroskopike
Kohë e paqes botërore dhe dhunës familiare

Më shumë kohë e lirë, por më pak çlodhje
Më shumë ushqim, por më pak shëndet
Të ardhura me bollëk e divorce në masë
Shtëpi të rrethuara dhe familje të shkatërruara.
Udhëtime rrufe e ambalazhe të asgjesuara
Trupa mbi peshë dhe moral i flakur.


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 16:54:

Shpirt i trazuar.

Ne mes t’erresires me te bardhe shkrova:ndal!
Papritur ne zemer me zuri nje mall.
Nuk e di se c’ishte per perendi!
Por mu duk se malli me erdhi nga ti.


E terhoqa kemben zvarre dhe ngrita pluhur
E coptova zemren e gjakosur dhe te shthurur.
Me pas nuk e di se c’ndodhi me saktesi
Qe zemra ndjeu kaq ftohte nga ti.


E rrembeva shpirtin tim neper det
Por ai tha:luaj me ty o i shkrete
Kjo loje akoma zgjat, zgjat…
Dhe me pas nate, pa fund…nate.


Nate e gjate neper shtigje
Shpirti endet neper brigje
Zemra kerkon shpirtin binjak
Qe ta ngrohe sado pak.


Postuar nga Indrit datë 05 Maj 2005 - 17:28:

Hena.

Nje mbrembje
E zune henen
E peshtyne
Ne sy
E rrahen
Zvarriten
Lane token
Ne te zi.
Ja thyen
Ciflosen
Te sajat pasqyra
Me gur
E verbuan
Me shtize
Te mos ndrije
Me kurre.
Nga e rrahura
Me kamzhik
Gjymtyret
Ja ndrydhen.
Me shtrengimet
E vrazhdeta
E djersiten
E shtrydhen.
Por jo
as me kaq
Mundimet e henes
Su sosen
Me pas
Permbi te
hodhen dhe
e varrosen.
Me ne fund
Ogurzinjte
Mbi gurin e varrit te saj
Shkruan:
Ketu do pushoje
E mira perjete
Ne fituam
Fituam…
Se diten
Ogurzinjte
Qe e verteta
Nuk mbulohet perjetesisht
Me balte.
Sado thelle
Ta varrosesh
Nje dite patjeter
Ajo do dale
Do te dale.


Postuar nga Indrit datë 21 Maj 2005 - 00:37:

Nese kam faj me thuaj.

Nese kam faj
Ndjehmeni
Te mos vdes me faj
Ne shpine
Nese kam faj
Merrmeni
Ma merrni dhe lirine
Nese kam faj
Me lini ne meshire
Ndoshta per ju
Keshtu eshte me mire
Nese kam faj
Denimin te vuaj
Nese kam faj
Te lutem ma thuaj
Me thuaj…


Postuar nga Isra datë 23 Maj 2005 - 14:43:

Re: Nese kam faj me thuaj.

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Nese kam faj
Ndjehmeni
Te mos vdes me faj
Ne shpine
Nese kam faj
Merrmeni
Ma merrni dhe lirine
Nese kam faj
Me lini ne meshire
Ndoshta per ju
Keshtu eshte me mire
Nese kam faj
Denimin te vuaj
Nese kam faj
Te lutem ma thuaj
Me thuaj…




hemmmm, pretty good.....!

ske faj jo, faji mbetet gjithmone jetim


Postuar nga Indrit datë 24 Maj 2005 - 14:01:

ahahahahah Isra meqe ka mbet faji jetim mendova ta merr une kesaj here, cte besh kom cik zemren e dobet
flm qe me ke ndjekur
paqe.


Postuar nga amoxil datë 14 Korrik 2005 - 18:22:

urime edhe ia kalofsh edhe Kadarese nje dite!





Postuar nga Indrit datë 28 Shtator 2005 - 19:38:

Pershendetje!

Amoxil , Isra dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur ne teme.
Ju sjell nje pershendetje te ngrohte miqesore nderkohe qe po ju pershendes me poshte me nje poezi.


Postuar nga Indrit datë 28 Shtator 2005 - 19:40:

Forca e dashurise!

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.

Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.

Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.

Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.


Postuar nga Lela_Dr datë 28 Shtator 2005 - 23:24:

Kjo poezia me pelqeu jasht mase. te lumte Indrito shume e bukur.


Postuar nga unforgiven datë 28 Shtator 2005 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.




Welcome back my friend!!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 28 Shtator 2005 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!



Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.



Pergezimet e mia Indrit vargje te bukura dhe mbreselense.


Postuar nga amoxil datë 29 Shtator 2005 - 05:52:

Si gjithmon pikant Indrit...urime për poezin e këndshme që na solle....


Postuar nga Demokrate4ever datë 29 Shtator 2005 - 06:12:

INDRITI Urime dhe suksese te metejshme ! Cdo shkrim i joti eshte nje vlere e arte dhe e papercaktuar.Gjithashtu dhe poezite shume te bukura te gjitha !


Postuar nga Indrit datë 29 Shtator 2005 - 23:06:

Pershendetje!

Ju falenderoj serish te gjitheve,Lela, unforgiven, Shkodrani i qeshur,amoxil edhe demokrate4ever, ju uroj nje dite te mbare dhe suksese kudo ne jete.
Nderkohe qe ju pershendes me nje tjeter poezi.
Indriti.


Postuar nga Indrit datë 29 Shtator 2005 - 23:08:

Strehëza ime


S'mogun s’e durokam dot,

S’qenka për mua ky qytet,

Sa më shtrydh

E sa më lodh

Si s’e gjej një çast të qetë?



Tjetër strehëzë është për mua

Një kodrinë,

Një livadh

Ku rrjedh kristalor një krua.

Ku pi ujë një pulëbardhë.



Ku me rrezet luan blerimi

Gjithë ngjyra,

Gjithë dritë,

Ku nga sytë çel gëzimi

Siç çel jasemina e brishtë.


Postuar nga Indrit datë 25 Tetor 2005 - 02:30:

Dielli

Dielli leshon rreze
dhe lete i largon
ndizet nje fije shrese
me k'te bota gezon.

Pervec drites e ngrohtesise
pervec jetes e dashurise
ai dhuron buzeqeshje
dhe perseri rreze.


Postuar nga iliriusa datë 25 Tetor 2005 - 10:33:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.

Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.

Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.

Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.




INDRITI2004 urime per poezit edhe talentin qe ke!
Poezia e mesiperme mu duk vertet e bukur, madje e bukur eshte pak, me mire po them fantastike!
Respektet e mija!


Postuar nga Isra datë 25 Tetor 2005 - 14:53:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Dielli

Dielli leshon rreze
dhe lete i largon
ndizet nje fije shrese
me k'te bota gezon.

Pervec drites e ngrohtesise
pervec jetes e dashurise
ai dhuron buzeqeshje
dhe perseri rreze.



indrito, kur e ke shkruar kete poezi (vjershe), me siguri o ke qene tap, o ke qene agjerueshem:p , ose ose........moment patetizmi
Epo duhet nje e tille me te prish syrin e keq


tung

p.S
pranon dhe kritika ëë


Postuar nga Indrit datë 26 Tetor 2005 - 03:30:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa



INDRITI2004 urime per poezit edhe talentin qe ke!
Poezia e mesiperme mu duk vertet e bukur, madje e bukur eshte pak, me mire po them fantastike!
Respektet e mija!



Iliriusa, ju falenderoj sinqerisht qe me keni ndjekur, nderkohe per te te pershendetur ty dhe per te kenaqur edhe Israne po postoj dicka te ngjashme me kete qe keni cituar.
Mund te mos jete aq e bukur sa e para sepse qortimi i Israse me beri ta postoj pak nguteshem


Postuar nga Indrit datë 26 Tetor 2005 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato që tha isra


indrito, kur e ke shkruar kete poezi (vjershe), me siguri o ke qene tap, o ke qene agjerueshem:p , ose ose........moment patetizmi
Epo duhet nje e tille me te prish syrin e keq


tung

p.S
pranon dhe kritika ëë



Isra, o te ,marte e mira
Kritikat na ndihmojne te ecim perpara mi si nuk u pranokan.
Fundja kete poezi e bera keshtu te momentit sepse mendova se eshte kohe qe kemi nevoje per rreze dielli.
Hade se te tregoj une kur te ftofesh ty
Atehere per te pershendetur Ilirin dhe per inatin tend po postoj kete


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.