Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga lela datë 30 Tetor 2003 - 21:51:

zoti

besoni te zoti?


Postuar nga cancer datë 30 Tetor 2003 - 22:33:

Nuk besoj te zoti dhe nuk do rri tani te jap argumente per kete sepse gjithmone grricem me te tjeret per kete teme dhe sot skam nge te bej debat. Po them vetem nje gje: Pashe nje dite ne rruge nje makine ku ishte shkruajtur anash "Zoti e do Shqiperine" (si duket makine e ndonje kishe), dhe thashe me vete: Pa le te mos ta donte, kushedi ku do ishim tani


Postuar nga lela datë 31 Tetor 2003 - 17:46:

z

po ne neshqiperi na ka mallkuar zoti HAHA prandaj jemi shume prapa (perpara) zoti nuk eshte njeri po un mendoj se eshte si ta shpjegoj fuqi natyre


Postuar nga ADELAIDA datë 07 Nëntor 2003 - 02:34:

Zoti per mua eshte vetem nje shpikje e te dobteve dhe strehimi i viktimave....Eshte thjesht nje iluzion i krijuar nga ata qe kane nevoje ...Qe kane nevoje si nga ana shpirterore ashtu edhe ekonomike (keta te fundit me shume se kushdo tjeter jane ,ata qe drejtojne kisha e xhami )
A nuk te duket absurde besimi ne ekzistencen e tij kur gjithcka qe ai te premton eshte nje jete me te mire pas vdekjes...Pas vdekjes???e kush ma siguron qe kjo ekziston???
E shikoni sa absurde eshte ideja..te premtojne dicka te cilen nuk do kesh mundesi kurre ta provosh sa je i ndergjegjshem ,sa jetone kete jete ,sa je gjalle...

Gjyshi im thoshte gjithmone qe Zotin e kemi krijuar ne dhe ai ekziston sa here qe ne kemi nevoje per te....


Postuar nga KOKUTHI datë 10 Nëntor 2003 - 22:48:

po

shkurt une besoj te zoti,ZOTI ekziston dhe kjo ska pike dyshimi.mjafton ti beshg pytje vetes pse jeton?pse eshte e ndertuar e tille kjo bote?kush e ka ndertuar jeten time dhe pse vdes?kush e ka krijuar kte univers?ather do te kuptosh qe eshte nje dore qe i ka bere te gjitha keto,AI eahte nje dhe ne jemi rober te TIJ.FLM ERDISI


Postuar nga Keni datë 11 Nëntor 2003 - 05:16:

Besoj me bindje.

Besoj ne zot se eshte ati yne krijuesi i gjithshkaje dhe drejtuesi i jetes ton te perditeshme. Pa Atin ton (Zotin) nuk do te ishim ne dhe nuk do te ishte kjo qe ne shikojme dhe jetojme.
E pse mos te besojme te ati dhe te bibla te cilen ati yne e ka shkruajtur me doren e mbi 40 autoreve te cilet jan frymezuar preja atit ton per qindra vet me radh.
Lexoheni njeher biblen apo kuranin dhe do te shikoni se cfar shkurhet aty. Aty nuk do te gjeni asgje te keqe dhe cdo keshill dhe mesim qe eshte shkurar ne to eshte teper i vlefshem dhe shume edukues. Ateher perse mos te besojme ne zot kur ne te gjitha veprat qe jan shkruar nga Ai ka vetem miresi? Bejani kete pyetje vetes dhe do te shikoni se mendimet tuaja do te ndryshojne dhe do filloni te besoni ne Atin ton.
Mendoni per nje moment sekur te gjithe njerezit te besonin ne zot dhe te permbushnin me perpikmeri te gjitha ato qe thuhen ne bibel. Kjo do ishte jeta e vertet e permtuar prej atit ton. Do te kishte vetem gezim dhe hare kudo, miresi dhe paqe, nuk do kishte luftra dhe vuajtet dhe njerezit do ta donin njeri-tjetrin si veten e tyre.
Po te mendosh gjith keto gjera te mira qe na premton ati ne besimin e tij,ateher do besosh me bindje.
Zoti ju bekoft dhe ja u ndricofte mendjen.


Postuar nga Sy_jeshilja datë 11 Nëntor 2003 - 06:42:

Bashkohem me Kenin.
Kjo teme nuk eshte per diskutim, ose nqs pyetja do ishte drejtuar ndryshe ,ndoshta besoni apo jo,secili mund te shfaqte idete, po egzistenca e Tij, nuk vihet dot kurre ne dyshim. Kjo pyetje nuk qendron o shoke.
S'kam kohe ta shtjelloj po merrni lexoni biblen ,(po nuk pertuat ),ne fund te fundit nuk ju gjen gje e keqe, edhe nqs nuk doni ta besoni ate qe shkruan, lexoji per te shtuar njohurite tuaja. Bibla (kuranin nuk e kam lexuar), eshte nder librat me te cmuar te njerezimit .Jua hap ato syckat e bukura dhe ju ben te mendoni ,nga erdha dhe ku do shkoj ?


Sycka po iken se ka provim neser .

Peace njerez !


Postuar nga jam_ai_qe_jam datë 11 Nëntor 2003 - 10:31:

Kurani dhe Bibla dy libra me rendesi Shkencore te nivelit me te larte.
Dakordohem me Kenin kur thote se "po te benim ashtu siç na Porosit Bibla dhe Kurani,nuk do te ket luftra,gjakderdhje te kota,por do ket paçe e miresi,"sepse qe ne te dyja thuhet keshtu.

Ps:Sycke te keshilloj ta lexosh edhe Kuranin,pamvarsisht se je e krishterë,eshte nje Kryeveper qe do te te sjell qetsim shpirteror dhe shume shume lumturi.


Postuar nga anaz datë 11 Nëntor 2003 - 12:52:

Jam plotesisht dakord me Kenin

Eh a egziston Zoti!!
Sigurisht jo vetem qe egziston por edhe vepron ndjeshem ne jetet tona.
Nuk e di a keni provuar te keni nje mardhenie sa me te afert me Perendine duke ju lutur Ati dhe te shijoni bekimet dhe pergjigjet e lutjeve.
Eshte e mrekullueshme te dish se dikush atje lart te shikon te mbron dhe te do shume pa interes.
Se di por nese do te mbyllja syte do ta imagjinoja Zotin si nje njeri te mencur te veshur me te bardha i cili qendron i ulur ne nje fron dhe veten time si jo te denje per tjua afruar dhe per te folur me te por dashuria e tij eshte aq e madhe saqe vjen me zgjat doren dhe me ledhaton koken duke me thene mos u tremb une jam ketu per ju dhe nuk ju braktis kurre.
Eshte kjo ndjesi qe me shoqeron kudo dhe me ben te ndihem mire por sigurisht edhe leximi i bibles fjales te Perendise me ndihmon te jem sa me prane Tij.
Si mund te them qe nuk ka Zot kur gjith krijimi bertet fort
ku gjithcka eshte e krijuar nga nje dore e mbinatyrshme.
Kush mund te krijonte boten me ligjesite e saja pervec se dores se Krijuesit tone.
Se di por te vesh ne dyshim egzistencen e Zotit eshte vertet e pakuptimte.
Nuk di cte them me vetem Zoti ju bekofte te gjithve.


Postuar nga anaz datë 11 Nëntor 2003 - 12:58:

Si vepron Zoti ne jeten tuaj?

Mendoj se nje pjese e madhe e antareve te Forumit besojne tek Perendia.
Do te doja qe secili prej nesh te jape nje deshmi se si Zoti vepron ne jetet tona, ndoshta kjo do te ndikonte edhe tek te tjeret qe nuk besojne per te bere nje hap perpara.
Pres pergjigjet tuaja...


Postuar nga ADELAIDA datë 11 Nëntor 2003 - 20:19:

Ajo qe shikoj ketu eshte thjesht deshira juaj per te besuar ne dicka te mbinatyrshme....Deshira dhe nevoja gjithashtu qe dikush i drejton jetet tona...Kerkoni te gjeni nje shkak per gjithe fatkeqsite tuaja dhe po ketij shkaku i vishni edhe pronesine e gezimeve tuaja...Mqs njeriu qe eshte qenia me e persosur ne planetin toke nuk eshte i afte te mare persiper pronesine e ketyre shkaqeve atehere kerkojme dicka me madhore,me supreme dhe me perfekte se njeriu per ta bere shkaktare...
U permend shume fjala Bibel & Kuran por cfare jane ato per ju?Fjala e Zotit ???Eshte e vertete qe kjo na eshte mesuar por si e shkruajti ai ate...
Te gjithe e dime qe nje liber i tille nuk ka rene nga qielli por e ka shkruajtur dora e nje tokesori dhe mua me duket absurde qe dikush nga larte tja ket diktuar...Gjithsesi kjo nuk i ul aspak vlerat ketyre librave sepse ne fund te fundit cdo liber ka nje histori te trilluar brenda dhe mgjth ai pelqehet dhe lexohet....

Nuk dua ketu te gjykoj asnje ne besimin qe ka por thjesht mendoj se Zoti eshte per ju ai iluzion qe ju jep force per te ecur perpara me shpresen e pas jetes,nje enderr e bukur ku humbisni kur ky realitet te zhgenjen....


Postuar nga Keni datë 12 Nëntor 2003 - 04:12:

ADELAIDA e kuptoj nga shkrimet e tua qe nuk je besimtare po ateiste ne mednimet e tua. Kjo vjen nga qe ke dije shume te pakta rreth besimit dhe nuk di ne c'menyr jan shkruar keto libra te shenjte.
Nuk dua te zgjatem mbasi nuk mund te kthej besimin qe ti ke renjosur ne veten tende por do te keshilloja miqsisht qe ti hidhje nje sy bibles dhe kuranit e ti lexoje njeher. Mendoj se do ta gjesh vetveten ne to dhe do te ndryshosh shume mendimin dhe bindjet e tua.
Me shume respekt keni.


Postuar nga hirushja datë 12 Nëntor 2003 - 05:03:

Qe mos ta zgjas shume..

une besoj ne Zot.


Postuar nga ADELAIDA datë 12 Nëntor 2003 - 05:09:

Keni

Ate u mundova te thosha edhe une me siper ,qe nuk kam djeni se si jane shkruar keta libra te shenjte,prandaj kerkova edhe ndihmen e njerezve qe besojne per te ma treguar kete gje....
Nqs askush nuk e di atehere kjo nuk ben gje tjeter vecse verteton ate qe une thashe me siper...

Pastaj gabohesh kur thua ``besimin qe une kam rrenjosur ne vete`` pasi eshte dicka qe e ka rrenjosur ne mua vete jeta,faktet ,arsyea.....
Ajo qe doja te thosha me postimet e mia dhe qe ne fakt duhet te gjehej tema per diskutimin tuaj eshte fakti qe pse besoni se Zoti ekziston dhe jo nqs une jam ateiste ose jo.....
Mund te besoj fare mire ne kete enderr te bukur ,ne kete iluzion te kendshem qe quhet Zot por vetem sepse kam nevoje dhe besoj se keshtu eshte edhe per ju.....Te me thote ndonje nqs gaboj!!!!


Postuar nga Keni datë 12 Nëntor 2003 - 05:21:

ADELAIDA

Eshte shume per te sqaruar. Doja te thoja qe nuk doja te ofendoja ne asnje pike. Vecse te dhash nje keshille dhe ta jap perseri, lexoje biblen dhe do ti gjesh te gjitha pyetjet qe te mundojne.
Me respekt keni.


Postuar nga ADELAIDA datë 12 Nëntor 2003 - 05:47:

Keni

Nuk u ofendova aspak por vetem doja te sqaroja kete gje....
Tani per te qetesuar ty ,te them qe e kam lexuar biblen (jo te gjithe)
por e vetmja gje qe fitova ishin pyetje te reja....


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 12 Nëntor 2003 - 05:57:

Smile

Citim:
Po citoj ato që tha Keni
Besoj ne zot se eshte ati yne krijuesi i gjithshkaje dhe drejtuesi i jetes ton te perditeshme. Pa Atin ton (Zotin) nuk do te ishim ne dhe nuk do te ishte kjo qe ne shikojme dhe jetojme.
E pse mos te besojme te ati dhe te bibla te cilen ati yne e ka shkruajtur me doren e mbi 40 autoreve te cilet jan frymezuar preja atit ton per qindra vet me radh.
Lexoheni njeher biblen apo kuranin dhe do te shikoni se cfar shkurhet aty. Aty nuk do te gjeni asgje te keqe dhe cdo keshill dhe mesim qe eshte shkurar ne to eshte teper i vlefshem dhe shume edukues. Ateher perse mos te besojme ne zot kur ne te gjitha veprat qe jan shkruar nga Ai ka vetem miresi? Bejani kete pyetje vetes dhe do te shikoni se mendimet tuaja do te ndryshojne dhe do filloni te besoni ne Atin ton.
Mendoni per nje moment sekur te gjithe njerezit te besonin ne zot dhe te permbushnin me perpikmeri te gjitha ato qe thuhen ne bibel. Kjo do ishte jeta e vertet e permtuar prej atit ton. Do te kishte vetem gezim dhe hare kudo, miresi dhe paqe, nuk do kishte luftra dhe vuajtet dhe njerezit do ta donin njeri-tjetrin si veten e tyre.
Po te mendosh gjith keto gjera te mira qe na premton ati ne besimin e tij,ateher do besosh me bindje.
Zoti ju bekoft dhe ja u ndricofte mendjen.



KENI plotesisht dakort me ty jam une, e ke thene tamam ti, s'kam car te heq as car te shtoj.
Edhe une besoj shume te ZOTI

Pershendetje!


Postuar nga Keni datë 12 Nëntor 2003 - 06:02:

Adelaida

Bibla eshte Libri i Librave, Libri me ane te te cilit Zoti flet dhe zbulon vetveten. Bibla eshte libri me i lashte qe ekziston, eshte i vetmi liber i frymezuar 100% nga zoti. Ajo permban historin njerzore duke filluar me krijimin e botes e te gjithsise, krijimin e njeriut te pare, historine e patriarkeve nga Abrahami te Moisiu, etj., krijimin e popullit te perendis dhe historin e tij neper shekuj deri ne ardhjen e shpetimtarit te njerezimit, birit te perendis, Jezu Krishtit, pastaj vazhdon me historine e kishes primitive dhe perfundon me krijimin e ri.
Bibla, si liber ze fill rreth 1500 vjet para Krishtit dhe u kompletua rreth 100vjet pas Krishtit. Shkruesit e saj te frymezuar nga Fryma e Shenjte ishin 40 dhe kane lene 66 libra qe formojne biblen. Pra bibla eshte shkruajtur per rreth 1600vjet.
kliko ketu per te lexuar biblen

Keto qe shkruajta me lart jan mar pjeserisht nga hyrja e bibles dhe une ti solla ketu qe te jesh me e qart mbi shkrimin e bibles dhe mbi autoret qe e kan shkuar biblen. Ne qoftese ti ke pyetje mund ti hapesh si tema dhe te diskutohen nga te gjithe. Vetem ne kete menyr mund te te ndihmoja per kurjozitetin tend mbi biblen.
Me respek keni.


Postuar nga darke datë 13 Nëntor 2003 - 04:30:

...the whole of the Creation... my own existence... enough to believe in Him... the other things are other things... who knows the other things...

...i have wondered during all my life about everything... i don't think right now like i though before... and surely i don't think right now like i will think next year... i believed once in everything... not now

kiss Anaz


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Nëntor 2003 - 18:54:

Keni

Te frymezosh dike per te shkruar nje liber eshte nje gje dhe tia diktosh atij fjalet dhe mendimet e tua eshte nje gje tjeter...Menyren se si jeta ne toke u krijua dhe me pas u zhvillua mund te jet vetem nje person qe mund ta di....dhe ne kete rast Zoti...
Atehere si eshte e mundur qe keta 40 njerez e kane shkruajtur ate kaq sakte???Zoti jua tregoj atyre ???


mqs po diskutojme per Zotit ne kete teme atehere mendoj se eshte e vlefshme qe pyetjet e mia rreth ekzistences se tij ti bej ketu apo e kam gabim???


Postuar nga Keni datë 14 Nëntor 2003 - 02:01:

ADELAIDA!
Ti the qe e ke lexuar biblen, kurse une them se nuk e ke lexuar. Ne bibel tregohet qart se si zoti i eshte shfaqur ketyre personave (autoreve te bibles dhe njekohsisht besimtareve te tij) dhe i ka diktuar ligjet dhe drejtimin e ruges qe duhet te ecte njerzimi. Ndersa ngjarjet njerzit i kan shkruar nga vet duke i perjetuar. Keut me posht dote jap dias te dhena qe mund ti lexosh ne bibel. "Zanafilla 3:9,10,11,1213,14,15,16,17,18,19. Eksodi 3 : 4 deri 22 dhe Eksodi 4: 1 deri 23. Levitiku 1: 1 dhe ne vazhdim. Ekeshtu me radhe por une nuk mudn te gjeja me mbasi me duhet koh ti gjej ne bibel. Ja pra ketu shihet qart se si zoti ka komunikuar me njerezit me te besuar te tij te cilet kan shkruar kete liber. Po ta lexosh biblen do ti gjesh te shpjeguara te gjitha pyetjet e tua.
Mua me vjen mir qe ti me ben pyetje por nga ana tjeter me vjen shume keq qe nuk jam aq i aft sa ti shpjegoj te gjitha ato pikpyetje qe te mundojne mbasi do me duhet teper koh qe te studjoj me shume biblen per ti gjetur me fakte pergjigjet e pyetjeve te tua.
Zoti te bekoft dhe ta ndricoft mendjen.


Postuar nga ADELAIDA datë 15 Nëntor 2003 - 14:34:

Keni

Une thashe qe e kam lexuar biblen por jo te gjithe.....
Nuk e di ndoshta fajin dhe shakqet ndonjehere duhet ti gjejme edhe tek vetja...dhe ne kete rast tek ajo pjese e karakterit tim qe i prgj besimit tek te tjeret....Me nevojiten fakte per te besuar ndoshta edhe atje kur nuk eshte nevoja per te tilla...
Por pera i perket ceshtjes se ekzistences ose jo te Zotit shume kane nevoj per fakte kurse shume te tjere te vedijshem qe nuk mund ti gjejne mjaftohen me shprehjen:``I lumtur do te jete ai qe beson tek mua pa kerkuar prova ``...
E pra une me ose pa deshiren time i perkase kategorise se pare dhe kjo nuk ka te beje me deshiren ose jo per te besuar por me karakterin tim...
Edhe une si shume te tjere kam nevoj per te besuar tek Zoti,per te gjetur ngushellimin tek ai dhe per ti kerkuar te bej mrekullira me jeten time...por e verteta eshte qe kjo do mebtet vetem nje deshire...
Me respekt ...


Postuar nga Rodolf datë 21 Nëntor 2003 - 01:36:

zoti eshte nje?

une per vetem time te them se egziston per mua bje fuqi mbi natyrore por per gjith egziston ja pse?
zoti eshte nje fuqi mbi natyrore ku ai krijon cdo gje ne jete tek ai duhet te mbeshtetemi ja perse marrin disa shembuj:

1.Nje njeri kur vdes cfardo qoft feje islame,katolike apo tjeter pse nuk e hudhim ne kantat e mbeturinave apo dikand tjeter por perkundrazi ne e mbulojm me dhe dhe i bejm ato adetet cka i kemi?

2.pse nje vetur kur e lem ne rruge vete ajo nuk leviz,por kur hipim ne ajo fillon te leviz ateher ka nje fuqi mbinatyrore qe edhe token e leviz?

3.kush e pru kuranin ne kete bote,mos e ka zbuluar ndonje shkenctar apo dikush tjeter?

4.pse jane te ndrtuara xhamiat dhe kishat?

5.perse ne agjerojm ne muslimanet?

6.perse krishteret ose fejat tjera ndoshta edhe ata kane ndonje fest ?

per keto gjera per ata te cilet nuk besojne se nuk ka zote hapnja pak adresen www.albislam.com dhe ju mund te beni pyetje dhe mundet te gjeni matrial.
kaq kisha une per vetem time dhe ju keshilloj te gjithve ata te cilet nuk besojne se nuk ka zot ato jane shume gabim le te marrin pak matrial tek adresa me lart le bazohen pak te kto shembujt te cilet i kam shkruajtur me lart dhe le ta hapin adresen e lart permendur..

ju pershendes te gjithve...


Postuar nga ADELAIDA datë 21 Nëntor 2003 - 02:06:

[QUOTE]Po citoj ato që tha Rodolf
[B]1.Nje njeri kur vdes cfardo qoft feje islame,katolike apo tjeter pse nuk e hudhim ne kantat e mbeturinave apo dikand tjeter por perkundrazi ne e mbulojm me dhe dhe i bejm ato adetet cka i kemi?........................

PRGJ ...1)Nuk di te ta shpjegoj lindjen e ketij zakoni por mund te te them dicka rreth arsyes pse lindi...Varrosja e kufomes se nje qenie humane eshte respekt ndaj trupit dhe jo ndaj shpirtit...

2.pse nje vetur kur e lem ne rruge vete ajo nuk leviz,por kur hipim ne ajo fillon te leviz ateher ka nje fuqi mbinatyrore qe edhe token e leviz?

PRGJ 2)Ka disa ligje shume here me te vertetuara dhe te bazuara ne kete bote qe shpjegojne kete ...qe kane te bejne me ligjet e natyres...Ndryshimi i vetem me Zotin eshte qe keto ligje jane vertetuar dhe prandaj me duket me e pranueshme qe ti besojme keto...

3.kush e pru kuranin ne kete bote,mos e ka zbuluar ndonje shkenctar apo dikush tjeter?

PRGJ 3)Kuranin nuk e ka hedhur njeri nga qielli por e ka shkruajtur dora e nje njeriu e nje qenie humane....dhe ti mqs je simpatizant i fesa islame duhet ta dish me mire se mua...

4.pse jane te ndrtuara xhamiat dhe kishat?

PRGJ 4)Ashtu si trupi jone ka nje strehe ashtu edhe shpirtit i eshte krijuar nje e tille....Ajo qe duhet te theksoj eshte fakti qe jane krijuar nga vete nejriu per qellimet dhe synimet e tij....

5.perse ne agjerojm ne muslimanet?

PRGJ 5)Do isha me te vertete kureshtare qe ta dija arsyen pse???

6.perse krishteret ose fejat tjera ndoshta edhe ata kane ndonje fest ?

Te gjitha keto pyetje qe ti parashtron i rreferohen vertetimit per ekzistencen e Zotit dhe keto nuk bejne gje tjeter vecse plotesojne figuren e tij....Por ajo ne te cilen une do te insistoja eshte fakti qe keto tradita,zakone vet feja eshte krijuar nga ata qe kane me shume perfitime....
E perseris qe qellimi i vetem i te gjitha ketyre eshte PERFITIMI....


Postuar nga unforgiven datë 21 Nëntor 2003 - 02:44:

Adelajda ben mire te besosh, se jeta s'eshte nje moment!

Besimi fetar i njeriut konsolidohet ne rradhe te pare nga familja prej nga ai rrjedh. Dhe mendimi im eshte qe familjet e konsoliduara ne breza kane besuar ne zot, nuk ka rendesi ne Jezus, apo Allah.Se dyti femija duke u rritur ne nje ambjent ku prinderit besojne, dhe po te besosh nuk je kurre i keq, rriten me pozitive se ne nje familje pa asnje lloj drejtimi.Se treti shtetet me te zhvilluara ne bote, nqs shikoni fillimin e dickaje gjigante, ne gjyq a ku ta di une puna e pare eshte betimi me doren mbi Bible ose Kuran.

Kurse ne Shqiperi as mund te flitet per fe, mund te flitet per njerez qe besojne por jo per fe.Ne nje vend ku gjenden me dhjetra institucione fetare te emertimeve te ndryshme, katolike,ortodokse, myslimane,bahaj,bektashinj...e nuk i mbaj mend sa te tjera; c'fare prisni ju te ndodh-sigurisht vetem kaos.Eshte si puna e atij babait qe martohet disa here dhe ka femije te barqeve te ndryshme, a mund te jene ata perfect?
Une besoj dhe do deshiroja qe te njerezit te besonin me shume ne Zot, dhe bota, Jeta do te ishte me ndryshe. Njerezit do ishin me humane, dhe vellai s'do vriste vellain, apo vellai te shkonte me motren a kusheriren sic po ndodh rendom ne Shqiperi.

Zoti u bekofte te gjitheve.


Postuar nga ADELAIDA datë 21 Nëntor 2003 - 03:25:

Re: Adelajda ben mire te besosh, se jeta s'eshte nje moment!

Citim:
Po citoj ato që tha mona

Une besoj dhe do deshiroja qe te njerezit te besonin me shume ne Zot, dhe bota, Jeta do te ishte me ndryshe. Njerezit do ishin me humane, dhe vellai s'do vriste vellain, apo vellai te shkonte me motren a kusheriren sic po ndodh rendom ne Shqiperi.

Zoti u bekofte te gjitheve. [/B]


Derisa je akoma nje femije dhe nuk ke krijuar akoma personalitetin ,idete,mendimet,vlerat e tua morale...atehere ndikimi i familjes tek ty eshte akoma i madh por kur rritesh dhe te gjitha keto i formon dhe i krijon arrin te realizosh se cfare eshte me e mira per ty...dhe rrjedhimisht cfare eshte edhe me e besueshmja....
Prandaj ne nje moshe kur arsyea njerzore eshte zhvilluar ndikim te madh tek ty dhe mendimet e tua ka vete koha....

Persa i perket asaj qe the me siper....Nqs nje pjeses e prifterinjeve & hoxhallareve ,prej te cileve duhet te filloj besimi,nuk do ishin te shquar si pedofil dhe shume epitete te tjera atehere .....kjo Bote po qe do ishte me e mire....


Postuar nga lorie datë 21 Nëntor 2003 - 03:44:

a besoj tek Zoti?

me perpara isha ateiste, si Adela.Nje ekzistencialiste qe vinte ne dyshim gjithcka,skeptike.
ndersa tani kam filluar te besoj.
Mendoj qe nuk eshte vetem nje trill apo imagjinate e njerezve te deshperuar dhe te dobet.
Pervecse nje pike referimi eshte nje udherrefyes sesi te hapesh syte dhe zemren,se si te gjesh force dhe te kesh besim tek njerezit,se si te gjesh lumturine ne gjerat me te vogla dhe te jesh mirenjohese per gjithcka qe te jepet.
Nqs ngaterroni Fene si institucion dhe besimin ,atehere gaboheni rende.(asnjehere s'me kane pelqyer ritet dhe zakonet fetare,cdo gje qe lidhet me fene dhe borgjezine e tyre, me prifterinjte)
mendoj qe gjithcka duhet te filloje nga shpirti ,nga brenda.Besimi eshte ai qe te mbush boshllekun dhe te ben ti marresh disa gjera ashtu sic jane ,pa bere shume se-ra???? -qe s'kane shpjegim.

pershendetje....


Postuar nga Rodolf datë 30 Nëntor 2003 - 23:36:

zoti eshte nje dhe nuk ka tjeter

saj perket zotit kete le ta lezoje ADELAIDA e cila deshironte te gjej pergjigjen se per cfar agjerojm ne ?
nese deshiron te marrish informata se perse ju lutem hapeni te kjo teme FEJA ISLAME /
ju pershendes te gjithve.


Postuar nga tresh datë 01 Dhjetor 2003 - 16:27:

te besosh apo te mos besosh??

nese besojme te zoti????
s'po ka shume rendesi ...
kane thene se edhe sikur te mos ekzistonte zoti duhet ta krijojme per te gjithe ata njerez qe duan te besojne e sado pak gjejne ngushellim ne besimet fetare e ne zotin....

Diku ne kete teme te forumit lexova se :..... Kurani dhe Bibla dy libra me rendesi Shkencore te nivelit me te larte....
me thane te drejten une nuk shoh aspak shkence ne keto dy libra....
mendoj se ne keto jane dy librat me te arrire qe jane shkruar ndonjehere sepse ne to shihet perpjekja e njerezimit per tu permiresuar e per te ecur perpara ne menyren me te drejte e me te sakte....e kjo arrihet si me forcen e bindjes,besimit,simboleve e forces (dhunes) me te cilen shprehen keto dy libra
Jane 2 librat me te veshtire qe ekzistojne per tu lexuar e jo kushdo mund ti lexoje....

..KENI e ADELAIDE vazhdoni diskutimin qe filluat se ishte shume interesant

ciao nga 3Sh


Postuar nga Rodolf datë 03 Dhjetor 2003 - 00:09:

zoti eshte nje?

Saj perket se si vepron Zoti ne jeten time mund te them se Zoti vepron edhe mire edhe keq?
mire zoti vepron ateher kur ben ti veprime te mira?
keq zoti vepron ateher kur ben veprime te keqe?
Ju keshilloj te gjithve te cilet nuk besojne se ka nje fuqi mbi natyrore per ta gjith njerezit e cdo feje?


Postuar nga Keni datë 03 Dhjetor 2003 - 01:41:

Re: zoti eshte nje?

Citim:
Po citoj ato që tha Rodolf
Saj perket se si vepron Zoti ne jeten time mund te them se Zoti vepron edhe mire edhe keq?
mire zoti vepron ateher kur ben ti veprime te mira?
keq zoti vepron ateher kur ben veprime te keqe?
Ju keshilloj te gjithve te cilet nuk besojne se ka nje fuqi mbi natyrore per ta gjith njerezit e cdo feje?


Rudolf jam dakort me pjesen e par por me te dyten nuk jam dakort.
Kur thua si vepron Zoti ne jeten ton, Ai nuk vepronkur keq por vetem mire dhe te meson vetem per mire.
Kur ti ben veprime te keqia, aty nuk vepron Zoti por djalli. Vetem djalli eshet i destinuar te veproj keq ne mendjen tone.
Pershendetje nga keni.


Postuar nga ESHI datë 03 Dhjetor 2003 - 11:02:

Nuk e di se sa vepron ,por me ka ndodhur qe shpesh (ndoshta nga eksperiencat qe kam kaluar ne jete) te pyes veten nese me te vertete ekziston nje zot , dhe nqse po,perse disa trajtohen si te njerkes e disa si te nenes...????


Postuar nga anaz datë 04 Dhjetor 2003 - 19:19:

sigurisht qe Zoti egziston Eshi.
Dhe menyra qe ju thate pse vepron me disa si te nenes dhe disa si te njerkes jemi vet ne qe e vendosim kete mardhenie.
Nese i qendrojme prane ai do te na mbushe me bekime dhe nese do i qendrojme larg eshte djalli ai qe do te veproje keq tek ne dhe jo Zoti.
ok!
Te pershendes shume


Postuar nga Rodolf datë 10 Dhjetor 2003 - 01:08:

zoti eshte nje dhe duhet te besojsh se ka zot

me trego ti tresh se per cfar arsye nuk ka renedes te besojme tek zoti?
prej nag jane krijuar te gjitha keto gjera ne bote ?
mos i ka dhan ajnshtajni apo dikush tjeter?
keto i ka dhane vetem zoti dhe tjerit i kane zbuluar?
ju pershendes?


Postuar nga tresh datë 10 Dhjetor 2003 - 17:19:

per rodolf

lexoje ma mire.qa kam shkru e mos u kam per nji fjale....

une se kam mohu kurr ekzistencen e zotit edhe e kam thane qarte ne mesazhin e maparshem...
masandej diskutimi im nuk kje aq me permbajtje fetare se sa me thane RANDESINE QE KA ZOTI ne jeten e perdithsme

...kane thene se edhe sikur* te mos ekzistonte zoti duhet ta krijojme** per te gjithe ata njerez qe duan te besojne e sado pak gjejne ngushellim ne besimet fetare e ne zotin....




*edhe sikur= per mu do me thane qe ekziston, po ekziston mundesia qe per te tjeret nuk ekziston e nuk e njohin ate.
**duhet ta krijojme=edhe ketyne njerezve duhet me i kriju mundesine me besu ne dicka ne nje zot e ne nje perendi.

ciao


Postuar nga Rodolf datë 11 Dhjetor 2003 - 00:12:

per tresh

te pershendes ty tresh dhe te gjith antaret e forumit?

une bash bukur te tregova?
me trego te drejten e ke shkruar vete kete apo e ke marr te gatshme?
me trego a jane keto provokime apo?

citoj? Kurani dhe Bibla dy libra me rendesi Shkencore te nivelit me te larte....
me thane te drejten une nuk shoh aspak shkence ne keto dy libra....

perse mendon se keto dy libra te shejnta nuk kane lidhje me shkencen?
me trego ti para e pastaj te tregoj une ?
dhe do ta shpjegoj me mire me shembuj?
ne ketu bisedojm lirisht dhe nuk hidherohemi asnjeher?
kjo eshte nje bised e lire dhe eshte e drejta e secilit te thote ate qe ka per te then?
ju pershendes/


Postuar nga tresh datë 11 Dhjetor 2003 - 00:47:

ciao rodolf

ciao rodolf

ca kam shkru jan te miat e si marr te gatshme
po mu me pelqen me provoku pse keshtu i baj te tjeret me mendu....

BIBLA E KURANI....jane te shkrum prej njeriut po te diktum prej shpirtit te shejte e jane dhurate e zotit per njerezimin.....s'kam qa tham ma teper.

e perseris prap.aty s'ka shkence

me respekt 3SH


Postuar nga tresh datë 11 Dhjetor 2003 - 02:36:

....

.........


Postuar nga ADELAIDA datë 13 Dhjetor 2003 - 13:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Rodolf
me trego ti tresh se per cfar arsye nuk ka renedes te besojme tek zoti?



Per cfare arsye ka rendesi te besojme tek zoti???


Postuar nga tresh datë 14 Dhjetor 2003 - 18:18:

adelaide...

ku i ke lexu tana keto..

Citim:
Po citoj ato që tha ADELAIDA
Zoti per mua eshte vetem nje shpikje e te dobteve dhe strehimi i viktimave....Eshte thjesht nje iluzion i krijuar nga ata qe kane nevoje ...Qe kane nevoje si nga ana shpirterore ashtu edhe ekonomike (keta te fundit me shume se kushdo tjeter jane ,ata qe drejtojne kisha e xhami )
A nuk te duket absurde besimi ne ekzistencen e tij kur gjithcka qe ai te premton eshte nje jete me te mire pas vdekjes...Pas vdekjes???e kush ma siguron qe kjo ekziston???
E shikoni sa absurde eshte ideja..te premtojne dicka te cilen nuk do kesh mundesi kurre ta provosh sa je i ndergjegjshem ,sa jetone kete jete ,sa je gjalle...

Gjyshi im thoshte gjithmone qe Zotin e kemi krijuar ne dhe ai ekziston sa here qe ne kemi nevoje per te....



kur ti te me shpjegosh fije e per pe tana keto qe ke shkru, ''akuza'' ndaj besimeve fetare atehere une te pergjigjem.Ti mohon mbi 5000 vjet njerezim e qytetnimit Europian qe ne bazen e saj ka binomin judaiko-kristian.

masandej diskutimi im nuk kje aq me permbajtje fetare se sa me thane RANDESINE QE KA ZOTI ne jeten e perdithsme e ka me pase ne jete te jeteve.
Po deshte e shtjellojme qeshtien si nga ana fetare-sociologjike-filozofike-psikologjike, edhe pse e pohoj qe eshte nji gja shume e madhe me u kape me besimet fetare e me zotin e jashte ''kapacitetit' tem.
Pse vete Shen Agustini s'ka mujte me i dhane pergjigje kesaj qeshtje.

Nji here Shen Agustini qe po bate nji shetitje ne bregdet....
shef aty nji femije qe kishte hape nji grope e po hidhte uje nga deti ne grope..
Pyet femija me cfare merresh?
-Shen Agustini pergjigjet: po mendoj e me kuptu e shpjegu natyren Trinise se Shejte.
Femija-Kur te mbarosh se mendumi me ndihmon me kalu ujet e detit ne grope.
Shen Agustini thote:Ma perpara ke me mbaru ti se kalumi tane ujet e oqeaneve ne grope se une kete punen teme.....

Feja ashta nji qeshtje shume e madhe....une jam shprehe se baj vetem ''provokime'' me te cilat shpresoj me ba njerezit me mendu e shpresoj edhe me besu ne zot

ciao nga 3Sh


Postuar nga Klodel datë 15 Dhjetor 2003 - 23:27:

mendoj qe nuk ka nje sekonde ne jeten time ne te cilen mos e ndiej Zotin prezent. e di qe njerezit kane vullnetin e lire te zgjedhin rrugen e jetes, por mendoj se jeta ime eshte absolutisht e drejtuar nga Zoti dhe gjithshka ja le ne dore atij, sepse i di gjerat me mire se une.

Si i thone Ti je mik me i mire per mua sesa jam une per veten time.

Di qe me eshte gjetur prane ne momentet me te veshtira dhe nuk me ka lene asnjehere vetem, edhe ne ato momente kur duket shpesh sikur s'ka me shprese, gjithmone krijon nje balance ne jeten tende. merr dhe jep, dhe i gjithe qellimi eshte qe te kujtohet, qe ti te ecesh ne nej stad me te larte, dhe te jesh me afer tij shpirterisht, te shkeputesh nga kjo bote dhe ate ciltersine e shpirtit tend asgje materiale mos e preke. Ai nuk ka nevoje per ne, por jemi ne qe kemi nevoje per ate.

te teston, te provon, te provokon me 100 000 menyra, dhe nese bindet qe shpirtin e ke te cilter gjithsesi te jep shperblimin qe meriton.

Per vete i jam mirenjohese ne pafundesi.


Postuar nga Endri datë 16 Dhjetor 2003 - 05:33:

Mos prit te beje Zoti dicka Per ty por ti Dicka per Veten Tende.

Them qe njeriu duhet te besoj pasi eshte mire te kete nje stimul ne jete ne kete rast fetar.

Zoti nuk drejton jeten tone por veprimet tona e drejtojne ate. Them se Zoti eshte gjykatesi me i mire i jetes sone dhe sesa mire ti vleresohesh varet gjithcka nga ty duket filluar nga puna shpirti mireqenia dhembshuria e etj etj..

Ti e drejton Udhen e vete dhe ka disa rruge per t'ja arritur qellimit te gjata e te shkurtra dhe te gabuara dhe se cilen ti zgjedh ajo varet nga vetja jote pasi ti je i fuqishmi i vetes e jo Zoti.

Pershendetje


Postuar nga naki datë 02 Janar 2004 - 19:45:

çka është Zoti

Unë mendoj se Zoti është i pranishëm çdo kund dhe në çdo vend, dhe ne duhet ti besojmë dhe ti nënshtrohemi dëshirave të tij. Zoti na bekoft.


Postuar nga MEDVEGJALIJA datë 02 Janar 2004 - 20:02:

Si vepron Zoti në jetën time

Zoti është mrekullia më e madhe në botë . Zoti është krijuesi më i madh në botë,Zoti e ka krijuar planetin tonë dhe të gjitha gjallesat njerëzore, shtazore dhe bimore. Jeta e këtyre gjallesave mbi planetin tonë dirigjohet në mënyrë apsolute . Të gjitha proceset që ndodhin në ambientin që na rrethon Zoti i dirigjon dhe i kontrollon në mënyrë apasolute, unë jam në përcjelljen e Zotit 24 orë pa ndërprerë , Zoti me trurin tim dirigjon 70%, e unë trurin tim e dirigjoj 30% përmes karakterit që ma ka dhurue i madhi Zot. Në këtë 30% unë dhe të gjith njerëzit e botës kur bëjnë vepra të mira zoti na shpërblen, kur bëjmë vepra të liga Zoti na denon. Zoti gabimet nuk na i fal , gabimet i falim ne vet duke mos i përsëritur më. Zoti është i pavdekshëm kurse të gjitha gjallesat janë sikurse gjethet kur në pranver dalin dhe në vjesht bien në tokë dhe kalben , këtë proces Zoti e përcjell shekuj me rradhë, pra ky Zoti dhe kështu Zoti vepron në jetën time.


Postuar nga MEDVEGJALIJA datë 02 Janar 2004 - 20:11:

Si vepron Zoti në jeten time?

Një përmirësim gabimi: në vend Ky ...... Zoti duhet të jet Ky është Zoti.

kërkoj ndijes.


Postuar nga _Q_I_M_I datë 02 Janar 2004 - 20:30:

Pershendetje.
Zoti ka ber shum gjera ne jeten time qe nuk mundem ti pershkruaj.
Mbi te gjitha zoti i madh me thuroj jeten.
Zoti ne jeten time gjithmon ka vepruar .


Postuar nga hirushja datë 03 Janar 2004 - 00:39:

Them se Zoti te ben te njohesh edhe te miren edhe te keqen ne jete. Nuk mund them qe perhere ma ka dhuruar nje jete te lumtur, por them qe me ka bere me te forte.

Ndonjehere mendoj qe Zoti i jetes time jam vet une. Une jam ajo qe e rregulloj jeten time dhe une jam ajo qe nuk di si ta mbaj.


Postuar nga djal_qefi datë 03 Janar 2004 - 22:21:

tek mua ZOTI vepron edhe mire edhe keq

ZOTI ma dhuroj vet me fuqine e tij SHENDETIN dhe LUMTURINE
shendetin akoma e kam por lumturine ma mori perseri
kjo do te thote qe me mori engjilleshen time qe e doja


Postuar nga FIONA datë 09 Janar 2004 - 18:40:

Lightbulb ZOTI EKZISTON

E di qe ka njerez qe akoma kane dyshime mbi ekzistencen e nje Zoti dhe me thene te drejten me vjen keq per ta. Jo sepse jane per te ardhur keq, te mos keqkuptohemi, por nuk arrij ta kuptoj sesi mund te jene aq te verber sa te mos e vene re se ka aq shume gjera te perkryera. MEDVEGJALIJA thote se Zoti eshte krijuesi me i madh ne bote, ndersa une them se Zoti eshte krijuesi i vetem ne bote, dhe si krijues eshte i perkryer. Ai eshte nje krijues i perkryer qe krijon vetem gjera te perkryera. Jeta ime eshte e perkryer qe kur une i perkas Jezu Krishtit. Normal, ka edhe momente apo situata kur jo cdo gje shkon sipas parashikimeve te mia, por une e di se Zoti eshte gjithmone prane meje, edhe atehere kur cdo gje duket e erret. Uroj dhe lutem me gjithe zemer qe te gjithe ata qe e quajne Zotin nje qenie fiktive ta njohin ate ne jeten e tyre. Atehere po qe secili prej tyre do te mund te thoshte me plot gojen dhe me bindje te plote se Zoti ekziston dhe se nuk eshte nje gjykates sic e shohin disa, por eshte Burim Dashurie dhe Force.


Postuar nga anaz datë 09 Janar 2004 - 19:46:

Pershendetje

Pershendetje te gjithve dhe jam shume e lumtur qe Zoti eshte kontrolluesi i Jeteve tona.

Ndersa se per Aliun do te thoja qe Zoti nuk na jep kurre me shume sec mund te durojme dhe per kete jam shume e bindur, gjithcka qe na jep eshte nje prove per ne se sa besnik i jemi Ati.
Pra perballo gjithcka me gezim qe ke Zotin ne krah dhe ai nuk te braktis kurre dhe te qendron prane ne cdo moment dhe keshtu veshtiresite tona do te behen te perballueshme.
Eh te dashur vellezer Zoti eshte mbeshtetesi kryesor i joni dhe mos e harrojme kete dhe ti qendrojme sa me prane Ati.
Ai nuk na braktis kurre edhe kur ne na duket e kunderta por na do sepse eshte ai qe na krijoi.


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.