Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Edi Rama, nje Politikan frikacak
Opozita që (nuk) duhet
-Pjese nga nje shkrim i soten:Arben Rrozhani-
Ndoshta duhet “sqaruar” pak opozita e “prekur” për kritikën ndaj Edi Ramës në gazetën “Shekulli”. Fillimisht duke renditur ndonje prej reagimeve te “Shekulli Online”.
Një komentues, duke rrëmuar arkivën e gazetës “Shekulli” kujton se: “Edhe për 21 janarin ka patur një qëndrim të ashpër ndaj Edi Rames. Dhe më poshtë sjell linkun e një editoriali të shkruar nga kryeredaktori i Adrian Thano, botuar në 28 janar 2011, një javë pas masakrës së qeverisë ndaj popullit protestues me titull: “Me lule dhe qirinj përballë të akuzuarit për vrasje (?!)”, paragrafi i fundit i të cilit ishte: “Por le të kemi të qartë, një gjë. Të gjithë.. Ne të “medias” dhe gjithë “burrat e shtetit” qofshin të shitur apo të frikësuar. Zemërimi i popullit është sot më i madh se kurrë. Atë nuk do ta shuajnë dot plumbat. Por atë nuk do ta shuajnë dot as lulet dhe qirinjtë. Jo, i dashur Edi. Ti nuk e ke këtë të drejtë. Kjo është një gjë shumë më e madhe se ty. Lulet dhe qirinjtë i vendosëm që në 22 janar. Ti, sot ke dy rrugë: Ose të pranosh të jesh trupëzimi politik i këtij zemërimi, ose të mos jesh më lider. Zgjidh të parën. Ndryshe, ky zemërim do të marrë edhe ty përpara, bashkë me vrasësit e 21 janarit”.
Për të mos i dhënë më shtysë imagjinatës së të papunëve të opozitës, komenteve denigruese ndaj medias që ka qenë gjithnjë në krah të opozitarëve dhe popullit të vuajtur, mesazherëve që bëjnë politikë vetëm me sms-ra dhe debatit pa bukë për orientimin politik të medias antiqeveritare, do të themi nja dy fjalë për opozitën që ishte, luftoi dhe erdhi në pushtet, edhe pse me mashtrime se të tillë e ka genin, por ama erdhi, sepse kishte dëshirën, motivin dhe energjinë për të ardhur në pushtet, pra për PD-në, për të thënë se si (nuk) duhet të jetë opozita, edhe pse edhe në këtë krahasim mund të ketë një problem “etik”, nga krahasimi mes PD-së dhe PS-së, siç ishte tingëlloi krahasimi mes Ramës dhe Metës, si politikbërës.
PD-ja e Sali Berishës nuk e pranoi humbjen që ditën e katërt të daljes në opozitë. Në 3 korrik 1997 mori armët, gjoja për të mbrojtur nderin e cënuar të monarkistëve të humbur në referendum për ndryshimin e formës së rregjimit dhe sulmuan selinë e KQZ-së. Berisha ende president ishte në krah të tyre, se nuk mund të pranonte humbjen edhe pse ishte ai dhe pushteti i tij, fajtori i djegies së Shqipërisë, vjedhjes së shqiptarëve te firmat piramidale, mbi 4000 jetëve të humbura dhe imazhit të rrënuar të vendit në arenën ndërkombëtare. Nuk u dorëzua dhe shfrytëzoi 13-14 shtatorin 1998, kur me bomba, antitanke dhe molotovë sulmoi e pushtoi institucionet. Në 17 shtator, siç është fiksuar në fotot e kohës, si fajkua, ngrihej mbi supet e mbështetsve të paktë dhe ngulmonte për rrëzim qeverie, edhe pse bota e braktisi, edhe pse një ditë më pas do tia hiqte imunitetin e deputetit shumica e majtë në Kuvendin e Shqipërisë.
Për shumë muaj zvarriti mbështetësit e paktë në mitingje, sulmoi sërish institucione si në 28 nëntor 2000 dhe edhe pse u ndalua për disa orë si kriminel ordiner në policinë e Tiranës, nuk e zbraps.
Mori pjesë nëpër fushata zgjedhore, ku më shumë humbi se fitoi. Krahas luftës guerile brenda vendit, dërgoi ata të paktë njerëz me njohje për të denoncuar në kancelaritë e huaja, mashtrimet zgjedhore, “Dushkun e vogël” apo “Dushkun e madh”. Një vandak dosjes të trasha blu udhëtuan sa nga Brukseli në Uashington. Deri në 2004 kur ulej këmbëkryq para selisë së qeverisë së drejtuar nga Fatos Nano, Sali Berisha nuk iu nda rrugës, mitingjeve dhe ambicies për të rimarrë pushtetin. Edhe pse vendi kishte ecur përpara, duke rimëkëmbur atë Shqipëri të shkatërruar që kishte lënë në pranverën 1997.
Dhe këto të gjitha, duke mbledhur çika-çika njerëz e kontribute modeste, sepse askush nuk shkonte më te ajo seli e bastisur deri në qindarkën e fundit në 1997 nga demokratët e ikur nga pushteti. Dhe nuk u ep derisa në një vit i veshi PD-së së vjetër lëkurën e paqtë të KOP-it me imazhin e ri të shpresëdhënësve, për të rimarrë pushtetin e lënë në 3 korrik 2005 nga socialistët e zhytur në llumin e korrupsionit, kleptokracisë dhe vetëkënaqjes. Për të marrë pastaj qeverinë e me radhë të gjitha pushtetet.
Ky paralelizëm aspak “etik” mes një opozite, si PD, që kur vjen në pushtet i sjell vetëm fatkeqësi popullit dhe një opozite, si PS, që kur ka pushtetin, e ka për të keqen e vet, bëhet për të thënë shtruar një pyetje: Mos kjo opozita e sotme e ka të keqen se edhe pse opozitë me pushtetin qendror, është e kënaqur, sepse tek e fundit, ka pushtetin te copa e majme e pushtetit vendor? Dhe nuk i leverdis të luftojë edhe kur ia vrasin njerëzit që mbledh në protestë, edhe kur ia vjedhin ditën për diell votat që përkrahësit hedhin për të?
------------------------------------------------------------
-nga Vizioner-
Sic shkruhet dhe lihet te kuptohet ne Artikullin me lart, por, njekohesisht shpreh dhe une mendimin tim se;
Opozita shqiptare dhe me sakte drejtuesi i saj Edi Rama, me (mos)veprimet e tije tregon se s'eshte gje tjeter vetem nje Dogamxhi dhe Frikacak Politikan!
Ai, iku me bishtin nder shale nga bashkia kur, Krimineli Sali dhe zagari i tije Basha e VODHEN ne "mes te dites" dhe ne sy te te gjithe Shqiptarve dhe Botes.
Ai, nuk di-ti te mbroje Karriken e vet nga hajdutet, dhe jo me te mbroje Voten e popullit, te mbroje Demokracine e nje vendi!!!
Pa pike Burrerie, pa pike Karakteri, pa pike Morali e la popullin-elektoratin e tije qe e mbeshteti dhe e besoji gati verberisht ne Dogamt e tije rreth Demokracise dhe ruajtjes se Votes se Lire, ne dore te Krimineleve!
Ne Intervisten e tije te fundit, para pak ditesh th se "Nuk i veje flaken Shqiperise se vodhi Saliu votat"!!!???
Per cfare flake e ke fjalen Z. Rama!?
Kur ti, nuk shikoke akoma dot tymin qe po i del Shqiperise nga flaka qe i ka vene Krimineli Sali Berisha atehere, je nje Politikan QORR qe vetem per karriken tende ke menduar gjithe keto kohe!
Ne, perkrahesit e tu, duke besuar ne idete e tua te mbeshtetem edhe kur ti beje nje hap prapa ne rrugen per rrezimin e Diktatorit. Te mbeshtetem sepse besonim se pastaj do te beje tre hapa perpra, por ti, jo vetem qe nuk ndejte ne po ate vend, por ike me bishtin nder shale!
Ti zgjosh-japesh shpresa njerzimit nuk eshte gjithmone e lehte, duhet kohe, por ti perdhunosh ato, duhen vetem pak minuta.
Kur ti, nuk ndjen ne shpirtin tend vuajtjen e popullit tend, mjerimin dhe pasigurine e jetes, diktaturen e instaluar qe po venit jeten e atije populli, nuk ndjen dhimbjen e familjeve te te vrareve me 21 Janar te cilet te ndoqen, te cilet dolen ne rruge per Demokracine dhe zhdukjen e Diktatures nuk meriton te jeshe as Udheheqesi i JONE!
Ti, nje frikacak, je "strukur" tani ne jeten tende Luxoze dhe fatet e vendit i le ne dore te Krimineleve!
Ti, me (mos) veprimet e tua, do te ngelesh ne histori si DESHTAKU me i Madh politikan i gjithe kohrave shqiptare.
Ti, je nje HIC!
Populli të do, bash për këtë ditë!
Vargje nga Arben Duka
U bënë ca kohë,
Që gjëkund s’je dukur,
Kryetar i dashur,
Vallë ku je strukur?!
Dil dhe ngrije zërin,
Na le me Saliun,
PS ka fituar,
Jugun dhe Veriun!
Ka fituar thellë,
Edhe pse vota rrodhën,
Edhe pse barbarët,
Tiranën na vodhën!
Dhe pse të luftuan,
Maskarenj nga tanët,
Dhe pse s’të votuan,
Kastriot Islamwt!
Saliu vazhdon,
Me inagurime,
Ndërsa opozita,
Vazhdon me pushime!
Po ti dil o Edi,
Dil dhe prishja festën,
Dhe mbaje të gjallë,
Në popull protestën!
Në vapën e gushtit,
Hekuri po ftohet,
Kur ti të kujtohesh,
Asnjëri s’do çohet!
Kur je vrarë e vjedhur,
Nuk duhet shumë mend,
Ta kuptosh se vendin,
S’e ke në Kuvend!
Po e ke në shesh,
Në ballw të revoltës,
Jo në funerale,
Në kujtim të votës!
Ti ngrihu nga gjumi,
Gjëmo opozitë,
Populli të do,
Bash për këtë ditë!
----------------------------------------------------
Kujt i thua, nje FRIKACAKU!?
Nuk e mendoja te ishte i tille,
i dhurova shpresen,
por Edi, ia vuri fshesen!
Ai i ndigjon shume “nderkombetaret”,
por harron se nder to (mund) fshihen dhe tradhetaret!
Hm… nuk jam Poet, por disa fjale rimojne e dalin nga shpirti vetvetiu.
Te shikosh tani, nje Edi Rame te strukur diku, me friken ne shpirt se mos e vret Krimineli Sali, duke lene Popullin ne duart e Diktatorit Mafioz!!!
Po te pakten te kete guximin te dali ne popull e te thote hapur “Kam frike. Terhiqem . Gjejeni vete rrugen e Lirise nga Diktatori”!
Por, Ai, as kete s’po ben, as per kete s’paska guxim!!!
Edi Rama, zgjohu, zgjohu sa se kemi humbur shpresen tek ty.
Po me vjen e qaj, jo nga vargjet qe i kushtohen ktij merdes , po nga mendimet qe shprehen per te.
ça thu o vizio me qafsh??? ai as Burre nuk eshte e jo me politikan.
Frikacak ka qen e do mbetet, nese ka nje baze ku ka qen mbeshtetur saher eshte Droga e pislliku qe e karakterizon,,
ndaj mos derdh lot e vargje deshperimi per te, se sja vlen.
Ja se shum shpejt do ja heqin dhe te vetmen gje qe e lidh me Politiken e te rri si legen,, s'ka fytyr ai per te qen kryetar partie ..
Ankthi i panevojshëm i gushtit
Këto ditët e fundit ka qenë e pamundur të mos ndjesh ankthin në rritje të njerëzve ndaj letrës së hapur të Edi Ramës, ku përcaktonte kursin e ri të vetin e të Partisë së vet.
Është pak e vështirë të ndash me vijë se sa ndikon letra e sa ndikojnë efektet e vapës së gushtit. I keni parë ata njerëzit që edhe pse janë në makina me kondicioner, i japin makinës çuditshëm në rrugë, me veprime të pamenduara e të papritura, duke rrezikuar veten e ty? E keni vënë re sa keq i bën vapa shoferëve?
Imagjinoni tani një person që e kanë vënë të ngasë një autobus me njerëz në një rrugë që nuk i shihet kreu, nën vapën e presionit popullor. Ky autobusi, mirë që është i mbushur plot me njerëz që kanë midera të çuditshme e nuk u dihen orekset, por ka fatin e keq të jetë i vetmi që e bën atë rrugë e plot njerëz të jenë kapur pas tij si kalamajtë te spondet e skodave dikur. Dhe tani, njerëzve u thuhet me një letër, zbrisni nga autobusi, se nuk shkon për “atje”.
Mbi letrën
Ta shohim pak këtë letrën. Nuk dua as ta analizoj, e as të shpjegoj. Më intereson më tepër reagimi ndaj letrës sesa “letra”. Thelbi i gjësë është pak a shumë e kundërta e asaj që të gjithë prisnin prej Edi Ramës. Kjo letër, vjen pas mijëra “letrave” virtuale të hedhura nëpër blogje nga njerëz të frustruar nga realiteti politik e ekonomik i këtij vendi, në intervista aleatësh e nga pretendime militantësh.
Është fare i dukshëm presioni i ngritur mbi Edi Ramën për ta çuar luftën deri në fund, me mjetet e deri tanishme, revolta, greva urie e etjeje, bojkotime parlamenti, denoncime zgjedhjesh, etj. Ishte ajo çfarë prisnin njerëzit prej tij, kur, tani marrin vesh se “iku vapa me gushtin”. Prandaj kursi i ri, ai i bashkëpunimit institucional për kodin, i ka lënë të gjithë të trashur, të pezmatuar e irrituar.
I reduktuar, mesazhi i letrës erdhi në veshin e shumë vetëve, i tillë: “protestat bëjini vetë po deshët, se unë nuk kam ndër mend ti udhëheq. Pushtetin do e marr kur të më vijë rradha”. Nuk do shumë mend për ët kuptuar pse shumë njerëz gjykojnë se ky nuk është frymëzimi i duhur për një “Shqipëri tjetër”.
Në sytë e shumë vetëve ajo letër është një tradhëti, tradhëti ndaj fëmijëve të Ziver Veizit, tradhëti ndaj atyre që u gjakosën me 21 janar, tradhëti ndaj atyre që dolën për zi më 28 janar, tradhëti ndaj atyre që ia dhanë me pahir votën së fundmi, të bindur se Rama është e keqja më e vogël.
Ka nga ata që besojnë se një marrëveshje nën tavolinë duhet të jetë bërë, dhe se diçka i është premtuar. Ka të tjerë që besojnë se më shumë kanë ndikim tek ai fjalët e ambasadorëve sesa interesat e elektoratit të majtë.
Shkurt, të tërë ata që njoh e plot që nuk njoh, janë pezmatuar keq. Ata ndjehen të tradhëtuar.
Por jo unë.
Mbi tradhëtinë
Arsyeja pse nuk jam aspak i zhgënjyer, e aq më pak i pezmatuar, është se nuk kam pritur kurrë asgjë nga Edi Rama.
Ajo që po u ndodh njerëzve është zhgënjimi nga një ëndërr që nuk ka ekzistuar në të vërtetë. Ata kishin vënë pritshmëritë e gabuara tek njeriu i gabuar. Me këtë nuk dua të them që Edi Rama është burrë i keq e as frikacak. Nuk kam informacionin e mjaftueshëm për ta gjykuar. Thjesht, ai nuk ishte personi ku duhej shpresuar.
Duke i kërkuar që të bëhet luftëtar, të marrë përkrenaren e të zhveshë pallën (atë prej metali) për të udhëhequr protestat (edhe të dhunshme) njerëzit i kanë kërkuar atij diçka që ai nuk mundej atëherë e nuk mundet tani ta bëjë. I gjendur nën presion, ka shumë kohë që ai është përpjekur ta luajë atë rol. Por, nuk është roli i tij dhe për këtë ai nuk ka asnjë faj.
Arsyeja pse njerëzit i kishin vënë të tëra shpresat te Edi Rama, mund të jenë disa. Madje, disa kishin vënë dhe më shumë se shpresat, kishin vënë NJË shpresë, të vetmen! Si njeriu që luan fishën e vet të fundit në kazino me të cilën i merr të tëra ose humbet gjithçka.
Disa e kanë bërë sepse në mënyrë të pandërgjegjëshme e shohin zgjidhjen për hallet e Shqipërisë në mënyrë institucionale. Presin që zgjidhja të vijë brenda establishmentit politik. Dhe në këtë varfëri politike, mundësitë e zgjedhjes janë të mjera.
Disa, i kishin hedhur shpresat aty, sepse, mendojnë bardh e zi. Ka njerëz që e shohin politikën si fushë shahu, ku luajnë vetëm gurë të bardhë e të zinj. Meqë ka ca vjet që po fiton i ziu, i vunë shpresat tek i bardhi. Nuk e di se çfarë i bën të besojnë edhe pas 20 vjetësh drama politike se, establishmenti politik i majtë është më i aftë ta ndërtojë këtë vend se i djathti.
Këtu politika nuk luhet me gurë të bardhë e të zinj, por luhet në fushë me dritë e fushë pa dritë, prej nga vijnë iluzionet e të bardhës e të zezës. Fituesi, luan në fushë të errët. Kundrështari, pret ti zërë fushën. Prandaj ngjajnë përherë të zinj kur janë në pushtet. Luajnë në të errët.
Disa, i vunë shpresat tek Edi Rama duke qenë pragmatistë. Është e vetmja figurë në opozitë, dhe sigurisht nuk ka kohë as për të shpresuar e as për të punuar për të sjellë kalorës të rinj. Duhet ndërruar pushteti tani, e le të shpresojmë që në qeveri do jetë ndryshe sesa në bashki.
Ka dhe të tjerë që për fat të keq, nuk shohin dot më larg se hunda e tyre.
Të tërë këta, ca me gjysmë zemre e ca me shpresë të plotë i ngritën pritshmëritë nga Edi Rama shumë lart. Dhe tani ndjehen të zhgënjyer. Për mua, i vetmi zhgënjim është që Edi Rama ka humbur sensin e humorit e të batutës, ka humbur të qenit “interesant”. Kjo po që është një humbje reale, një zhgënjim real. Por jo se humbi kalin dhe shpatën!
Ai, nuk ka pasur asgjë prej luftëtari me shpatë. Sigurisht, do kish qenë më e udhës të mos i bënte njerëzit të ëndërronin, por, me zermëgjerësi edhe mund ti falet. Fundja, deshi të ishte në lartësinë e një heroi postmodern. Nuk ishte rradha e tij.
Letra e tij është akti i sinqeritetit të parë, pas shumë kohësh. Ai, nuk mundet dhe e di që nuk e luan dot atë rol. Mendja ma do që për shumë kohë ka besuar se edhe mund ta luajë. Piktorët, nuk mund të luajnë “doktorash”.
Edi Rama ka lënë pas një shëtitore para ish-pallatit të pionierëve – gjëja e vetme e bukur në këtë qytet mostruoz – dhe ca vizatime mbi ftesat e seminareve ku ka marrë pjesë. Boll kërkuat prej tij më shumë. Lëreni të qetë.
Si tek filmi Matrix, ai nuk ishte “the One” dhe nuk ka pse mban ankth për këtë.
Mbi njeriun
Unë nuk kam votuar këtë radhë. Më saktë, kam votuar kundër të 2 kandidatëve. Të dy kishin kaluar vite në pushtet dhe na kishin dhënë mundësi të shihnim sesi dinë të qeverisin. Sigurisht, plot njerëz votuan për interesat personale, po unë s’kam punë me ta. Kam punë me ëndërrimtarët. Me ata që, me gjysmë-zemre, por prapëseprapë me shpresë, e hodhën votën këtë radhë. Unë nuk kam votuar. Sepse, nuk kisha e nuk kam pritshmëri për asnjërin nga kandidatët.
Atëherë, ku duhet shpresuar? Nëse ky jo, ai tjetri jo, atëherë kush do të vijë me shpatë në dorë ta çajë këtë lëmsh të pistë në mes e ta bëjë këtë vend më të njerëzishëm?
Nuk e di. E vetmja gjë që mund të them me siguri është se kush nuk mundet ta bëjë. Asnjë nga këta që keni në listat e votimit. Sa më të qartë të jeni për këtë, aq më të ulëta pritshmëritë, aq më i vogël zhgënjimi, dhe aq më shumë do rrini duke parë në horizont për një shpresë tjetër. Një shpresë, jashtë këtyre emrave e këtyre partive.
Ajo që na duhet tani nuk është thjesht një hero. Është ca më shumë. Është një mbinjeri në kuptimin niçean të fjalës. Rrjeta e pistë është bërë e frikshme, gradualisht po ndyhet çdo funksion shtetëror e qytetar. Thuajse çdo qelizë e funksionimit të shtetit është e korruptuar. Prandaj druaj se thjesht një hero nuk mjafton.
Për të mos i hyrë edhe më thellë përrallës së mbinjeriut, e vetmja gjë që mund të them është që unë besoj se një njeri do të vijë herët a vonë.
Ky vend nuk ka ardhur deri këtu mes shekujve, kot. Diçka, një ekuilibër i çuditshëm mes të mirës e të keqes në disa pika të historisë sonë ka bërë që e keqja mos e fundosë dot këtë vend. Historia ka treguar që ne kemi qenë në këtë pikë më shumë se një herë. Ata njerëz me flamuj e si të dehur nëpër rrugë janë parë edhe para 90 vitesh. Atëherë bërtisnin “Dum Babën”.
Koha për një njeri ka ardhur. Nuk e di sesi, por, do ta njohim.
Mbi pyetjen
Shumë njerëz do donin ti bënin shumë pyetje Edi Ramës. Disa me të ngecur, disa të drejtpërdrejta, disa njerëzore, disa pa përgjigje. Dis mbi të ashtuquajturën “tradhëti” e disa naivë “sa para ke?”.
Unë nuk e kam pasur e as e kam kërkuar fatin që ti bëj ndonjëherë ndonjë pyetje. Nuk kam se çfarë ti pyes. Siç ju thashë nuk kam pritur kurrë që ai të ishte heroi dhe nuk ndjehem i zhgënjyer nga ai.
Pyes veten se çfarë i mban këta njerëz këtu? E kam fjalën për këta që kanë vjedhur dhe janë bërë të pasur brenda muajsh pasi morën një post. I dimë të gjithë me emra, shumë i njohim dhe personalisht. Pasi kanë fituar aq para (“sa për 3 breza” thuhet), më lind pyetja, “pse rrinë akoma këtu”.
Pse rrinë të durojnë baltën në fytyrë, përfoljet në media e në tavolina për korrupsion, si mundet të jetojnë ata e fëmijët e tyre mes një energjie negative urrejtjeje që i rrethon? E vetmja përgjigje e pakënaqëshme dhe e paplotë që më vjen, është, “se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër”. Përveçse të vjedhin e të kenë pushtet të pamerituar, nuk do dinin ç’të bënin. Qoftë dhe me disa milionë euro në bankë.
Ndryshe nga këta që si profesion të vetëm në jetë kanë “pushtetarin”, Edi Rama është piktor. Mbase, po të ikte diku tjetër, ka një profesion që mund të rifillojë. Ka diçka me të cilën mund të merret, ta zemë, në Francë.
Tani që e mendoj, mund ti kisha bërë një pyetje. Vetëm një, që kam frikë se as ai vetë nuk e ka përgjigjen.
“Pse, do që të bëhesh kryeministër?”
-Nga Koloreto Cukali-
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
“Pse, do që të bëhesh kryeministër?”
-
ColdFire pershendetje!
Nuk te ktheva pergjigje-komentova, jo per mungese respekti por se shume i zene kete jave me pune dhe nuk funksionon truri per Politike
E vazhdojme ne fundjave komentimin
hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
hahaa spo ju besoj syve Vizio paska ndru mendim per edvinin![]()
![]()
Një krahasim, shumë krahasime
-Nga Gjergj Thanasi-
Nuk mund ta harroj personelin e një hoteli në Sejshell (një grup ishujsh në Oqeanin Indian), në shtator të vitit 1997: Kur u thashë që jam shqiptar, mu përgjigjën: “Aha Shqipëria, kallashnikovë, Berisha, shumë kallashikovë…”.
Sot, kryeministri shqiptar i ngjan më tepër se kurrë ledi Makbethit në përpjekje për të larë njollat e gjakut nga duart. Ai po kërkon me ngulm te shkulë nga mendjet e shqiptarëve ngjashmërinë e tij me Gedaf-ët e botës arabe, një synim ky shumë i vështirë për t’u realizuar. I vështirë sepse ngjashmëria e tij me diktatorët arabë të rrëzuar apo në rrëzim e sipër është kaq e dukshme sa edhe më skeptikut do ti mjaftonin pak minuta lundrim në internet që ti shkonte menjëherë mendja tek krahasimi.
Që në ’90-n Berisha, njëlloj si Gedafi uzurpoi një revolucion të filluar nga të tjerët dhe e moli atë si mjelësja lopën. Njëlloj si Gedafi e bëri Shqipërinë të famshme për të keq në të katër anët e botës vetëm pak vite më vonë. Njëlloj si Gedafi por me shkallë zvogëlimi përdor mercenarë të huaj – ai mijëra nga vendet e Afrikës, ky gjysëm dyzine serbësh me pasaportë të Malit të Zi. Gedafi përpiqej ta blinte përkrahjen perëndimore me naftën e Libisë, ky përpiqet t’i blejë lobistët me paratë e shqiptarëve të varfër. Ai përkrahte terroristët nga IRA te Abu Lidali, ky nga al Aramaini te raketat e supit për Hizbullahun. Ai vrau protestuesit para zyrës së tij, dhe ky bëri të njëjtën gjë.
Ai vrau ministrin e luftës së qeverisë opozitare të Bengazit, këtij ia vrau një dorë e panjohur deputetin opozitar në prag të shtëpisë. Ai përdor djemtë si qehallarë të pushtetit, ky përdor djalin, gocën e kollovarin. Ai nxjerr on line spikere televizioni me kobure në dorë, që betohen për kokën e Gedafit, ky nxjerr gra-burra e burra-gra që trembin fëmijët nga ekranet qeveritare, duke sharë puçistët e duke lavdëruar Doktorin. Atë zemërimi popullor e dëboi nga Tripoli për në vendlindje, për në Sirte. Ky ende banon në mes të Tiranës dhe zullumet që ka kryer në kurriz të vendlindjes e ndalojnë të kthehet e të banojë në Tropojë.
Po Edi Rama a ngjan me kundërshtarët e Gedafit? Absolutisht jo! Ata janë në shumicën e rasteve heronj. Ky i yni është thjesht shef opozite. Ata nga dashuria për lirinë mësuan me çmim gjaku “zanatin” e ushtarit profesionist. Këtu te ne shefi i opozitës shkruan pamflete publicistike. Opozita libiane angazhonte informaticienët më të mirë në rradhët e saj madje edhe indianë e jug-koreanë për të bërë propagandë e luftë elektronike kundër Gedafit; qehallarët e këtij tonit refuzonin ofertat për propagandë elektronike gjatë fushatës me sebepin se nuk ja vlente sepse Edi Rama e paskësh të fituar garën me këtë kollovarin e Doktorit. Sot këta qehallarë i gëzohen fondeve që vodhën gjatë fushatës, kurse socat e mjerë po dëbohen nga bashkia me dyzina. E kështu me rradhë…
Ky i yni mendon se është krishti Panteokrator, por është larg, shumë larg të qenit vigan liberator. Sot shqiptarët kanë nevojë për njeriun e shpresës, ky u premton arrnime partie me rrobaqepës Cacin. Ky i yni beson, se po qe poshtë fikut, një ditë fiku do kalbet e do t’I bjerë kokrra në gojë. Kryengritësit libianë ditën të bëhen aleatë me Amerikën, Italinë, Gjermaninë, Anglinë apo Katarin, ky i yni edhe kur media ia ngre topin (duke zbuluar allishverishet e pafundme të Gedafit të Tiranës) nuk e bën dot pikë. I madh, shumë i madh është ndryshimi i bash-opozitarit të këtushëm nga heronjëtë e Tarabullusit…
Rama: Kuvendi, vendi ku do të bëhemi avokati i të drejtave të qytetarëve
Deputetët e Partisë Socialiste do të hyjnë në Kuvend njëherë e mirë. Në mbledhjen e grupit parlamentar para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama është shprehur se opozita do të punoi fort për integrimin e Shqipërisë. Në këtë mënyrë Rama tha se çështje emergjente për deputetët e PS-së do të jenë 12 prioritet e raportit të Komisionit Evropian të vitit 2010 për Shqipërinë.
“Duhet të bëjnë çmos që ky refuzim të mos përsëritet në tetor edhe pse shanset janë minimale për shkak të plagëve që KE ka diagnostikuar, duke vënë 12 rekomandimet. Puna e grupit tonë do të fokusohet me ngulm te 12 prioritetet, do jemi më shumë se asnjëherë partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane”, ka theksuar kreu i PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar.
Rama nga ana tjetër theksoi se “lufta opozitare” në parlament do të rifokusohet tek të ashtuquajturat aferat e mëdha korruptive të qeverisë si Gërdeci, rruga Durrës-Kukës dhe Vrasje e 21 janarit. Ky hap vjen pas daljes së informacioneve të reja nga kabllogramet e WikiLeaks. Kreu i PS i bëri apel Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë nisur edhe nga faktet e reja.
---------------------------------------------------
Turp te keshe mor Frikacak!
Do hyke (jo to jo, se ske mandat. I bane llogarite gabim) ne Parlament e do na luftoke atje Korrupsionin e Vrasjet!!!???
Kush do te "luftoje"!? Gramoz Banditi-Ruci !?
Banditi do luftoje Banditet-Kriminelet!?
Turp te te vije, sepse pshurre mbi besimin qe te dha(ne)me!
Rama mund te jete ashtu siç e pershkruan Vizio, vetem mos harro se ai ka ngulur kembe aq thelle ne Ps saqe nuk ja shkulin as krtiket liberale as ata radikale.
Me vjen keq qe je rreshtuar ne krahun radikal. Une mund ta kuptoj shume mire arsyen pse je rreshtuar ne ate krah, e thjeshte: urrejtja per Berishen. Kjo ne fakt nuk eshte arsye por kauze apo ideal siç e quan ti. Mirpo kjo kauze e drejte per ty nuk eshte kauze per te gjithe. Tani me lejo ti jap nje te drejte justifikimit te Rames qe per faj te Berishes nuk djeg Shqiperine.
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Rama mund te jete ashtu siç e pershkruan Vizio, vetem mos harro se ai ka ngulur kembe aq thelle ne Ps saqe nuk ja shkulin as krtiket liberale as ata radikale.
Me vjen keq qe je rreshtuar ne krahun radikal. Une mund ta kuptoj shume mire arsyen pse je rreshtuar ne ate krah, e thjeshte: urrejtja per Berishen. Kjo ne fakt nuk eshte arsye por kauze apo ideal siç e quan ti. Mirpo kjo kauze e drejte per ty nuk eshte kauze per te gjithe. Tani me lejo ti jap nje te drejte justifikimit te Rames qe per faj te Berishes nuk djeg Shqiperine.
Citim:Te me pyeste mua Rama, ndoshta do ishte ne pushtet sot.
Po citoj ato që tha arturm
Piktor, i drejte arsyetimi yt (vetem fakti qe ben "me faj" Berishen eshte nje fitore e madhe per Vizion).
Por ka nje problem dhe nuk eshte i vogel, marrja e pushtetit ose heqja e uzurpatorit (quaje si te duash).
Kemi debatuar shpesh bashke per kete por nuk arrijme ne nje konkluzion.
Dy jane menyrat per te marre pushtetin (apo per te hequr uzurpatorin), me zgjedhje ose me revolucion. Tani, ashtu si thua ti jam dakort edhe une, ta perjashtojme revolucionin.
Ngelet me zgjedhje, apo jo?
Por kur, PER TE DISAJTEN HERE nga kutite e zgjedhjeve, dihet cfare hyn por nuk dihet cfare del, dhe ne dore "daljen" e ka gjithmone Berisha, cfare duhet te beje sipas teje Rama apo ndjekesit e tij si Vizio? Duhet te presin akoma zgjedhjet e rradhes, te cilat E DIME MIRE DHE UNE DHE TI do fitohen prape nga Berisha?
Mu pergjigj te lutem cfare duhet te beje Rama ne kushtet kur DIHET MIRE E SHUME MIRE qe edhe ne zgjedhjet e tjera do ndodhi e njejta gje?
Rama frikacak nuk eshte, por edhe politikan nuk bie ere fare
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Te me pyeste mua Rama, ndoshta do ishte ne pushtet sot.
Kemi nje problem me radikalitetin.
Radikaliteti u perqendrua vetem tek marrja e pushtetit, zaptimi i tij dhe mbajtja per nje periudhe te gjate te mundeshme te tij.
Kjo u vu re fill pas humbjes se zgjedhjeve te 8 majit.
Te gjitha, pa perjashtim te gjitha ato beteja ligjore dhe marreveshjesh etj u bene ne kurriz te popullit nga Partia socialiste qe mendonte se do merrte pushtetin me 2009, me pas mendoi ti lexonte si politike zgjedhjet lokale te 8 majit etj.
E gjitha kjo tashme peshon rende mbi popullin shqiptar.
Tashme fale bashkpunimit te opozites kemi nje kryeminister te forte, nje president te dobet dhe te gjitha institucionet qe varen nga presidenti tashme varen nga kryeministri.
Po te kish fituar Ps as qe do degjohej fjala pendese, nejse kjo eshte çeshtje morali dhe ne po flasim per politike.
Pra ne udhen e shtruar nga Ps qysh ne 2007 biles qe kulmoi ne prillin e 2008 nuk kemi te bejem aspak me reforma te verteta elektorale apo kushtetuese por me objektiva te pasterta qeverisese, ku sipas kesaj llogjike ai qe merr pushtetin ja ben gropen nje here e mire ose te pakten per njezet vjet tjetrit.
Nga te gjitha keto qe shtrova dhe u mundova te shpjegoj mesiper, nuk eshte se desha te merresha me Edi Ramen por me principet e politikes se gabuar te nje llogarie te gabuar dhe keshtu me rradhe.
Persa i perket problemit te kutive qe su hapen dhe mire bene.
Imagjino te hapnin kutite e Beratit dhe te vertetonim aty akuzen e Veliajt kundra Braçes, cili do ishte perfundimi?!!!
Citim:Ne po flasim ne parim.
Po citoj ato që tha arturm
Edhe po ti shkruaja vete keto rreshtat e tu nuk do ta shprehja kaq qarte mendimin tim. Jam 1.000.000 here dakort edhe me presjet dhe pikat (do shtoja edhe absurditetin e KQZ partiake, kur KQZ-ja insititucionale kish funksionuar shume mire ne 2005).
Dhe keto nuk jane gabime por FAJE te Rames.
E vetmja beteje ku une e mbeshtes Ramen deri ne fund eshte ajo e HAPJES PERFUNDIMTARE TE KUTIVE, dhe kete nuk e bej per hater te Rames por per hater TE ZGJEDHJEVE TE NDERSHME ne Shqiperi.
A e kupton se sa e rendesishme eshte kjo? Hapja e kutive dhe verifikimi i "cfare eshte bere aty" NGA TE DYJA PALET nuk do i vlente zgjedhjeve "te shkuara" por zgjedhjeve "te ardhshme". Mendoj se ata militantet qyrashe qe (shpesh edhe me iniciative personale) bejne pislleqe ne zgjedhje DUKE E DITUR MUNDESINE E HAPJES SE KUTIVE PAS PROCESIT DO MENDOHEN MIRE PARA SE TI BEJNE KETO PISLLEQE SEPSE DO VENE NE BURG ATA DHE JO PARTIA.
P.s. Personalisht mendoj se prioriteti i Shqiperise eshte shporrja e Berishes per te vetmen arsye sepse ai eshte SHUME I RADIKALIZUAR si me PD por edhe me PUSHTETIN, ndersa mandoj se do jete me e lehte ne nje faze te movonshme te hiqet edhe Edi.
Citim:Lexojme se anetari ne fjale eshte i shqetesuar per marrjen e statusit kandidat per ne Be.
Po citoj ato që tha Endri
Une e shoh reformen zgjedhore qe te ulim qeverine bashke me opoziten si kryesore. Bashkepunimi per te vene standarde te ndershme ne zgjedhjet e ardhshme. Mos te kemi parregullsira dhe trazira te kota. Ku keshilli evropian bashke me komisionin e venecias, osbe dhe odihirin te na ngeli ne klase. Ne ende nuk e dijme nese do marrim statusin kandidant muajin qe vjen. Ka shanse dhe mos ta marrim. Dhe pastaj gjithe bashke qytetaret ne shqiperi do e pesojne. Gjithe kjo sepse kemi nje klase politike jo te pjekur. Ku ne nje far menyre eshte pasqyra e njerezve ne shqiperi. Prandaj keta te fundit duhet te kryqezojne gishtat dhe shpresojne qe BE ti japi statusi kandidant.
BE muajin qe vjen mund ti japi gishtin e mezit Shqiperise. Sepse ne nje muaj nuk mund te behen dot reforma qe duhet ishin bere 2 vjet me pare. Dhe ndoshta do kene meshire dhe t'ja japin vetem sepse te dy grupet politike jane ulur ne tryeze. Shpresoj te jete kjo e fundit.
Berisha autokrat blegtoral, Rama i squllët, ndërkombëtarët pa parime.
Intervistë me Prof. Rexhep Qosja. Me shkurtime nga Telegrafi
p.s. Dhe une, po shkepus nje pjese te saje qe mu duk me e goditura;
Telegraf: Ndërkaq, opozita ka hequr dorë nga protestat dhe Edi Rama shkruan editoriale me kushte dhe kërkesa për Berishën. A mund të quhet ky një aksion i ri opozitar për ta larguar Berishën nga pushteti?
Qosja: Shaka politike janë këto! Nuk largohet Sali Berisha prej pushtetit me editoriale. Editorialet nuk përbëjnë aksion politik. Ato, editorialet, janë zëvendësim i aksioneve demokratike, që përfaqësojnë protestat, demonstratat, grevat, me retorikë boshe; ato janë lutje si lutjet biblike a kuranore, por pa patosin e tyre etik.
Telegraf: Por Edi Rama i ka drejtuar ditët e fundit një ftesë për debat publik Sali Berishës. Pas një mërie dhe konflikti më se dyvjeçar, sa interesant dhe produktiv e shihni këtë ballafaqim midis këtyre dy liderëve të politikës shqiptare?
Qosja: Ky debat politik, që ju me të drejtë e quani ballafaqim, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, në asnjë pikëpamje nuk mund të jetë produktiv.
Gjuha e tyre politike është plotësisht e harxhuar dhe e papërfillshme për opinionin, sepse ajo nuk ka për bazë bindshmëri morale politike. Debati midis tyre, midis një intelektuali dinakërisht të përmbajtur, siç është Edi Rama dhe një populisti të hallakatur, për të cilin gënjeshtrat janë Bibël e Kuran, siç është Sali Berisha, do të ishte vetëm një ndryshor i zbehtë, qesharak, në të vërtetë tragjikomik i dramave që shfaqen në teatrot amatore.
Në vend se të humbja kohën duke e shikuar dhe dëgjuar atë debat, unë do të lexoja, në të vërtetë do të rilexoja, romanin e Balzakut, “Shkëlqimi dhe mjerimi i lavireve”.
Vizio perpiqu te shkruash me shkronja te vogla qe te duket kendshem shkrimi here tjeter!
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Vizio perpiqu te shkruash me shkronja te vogla qe te duket kendshem shkrimi here tjeter!
Ua ka fut koken ne hale te dyve , Qosja
me vjen mire kur lexoj kritika dhe analiza te ashpera direkte ndaj rames dhe berishes, jo vetem nga qosja por shume intelektual ne pergjithesi.
tregon sadopak funksionim te lire demokratik te shoqerise shqiptare.
lirine e shprehjes maksimale, dicka e mire vjen nga kjo heret apo vone them une
-------- Por une mendoj se Edi nuk eshte nje poltikan frikacak , por nje politikan Medioker qe ka mangesi ne perceptimin e koncepteve ne te berit e politikes ne Opozite
-Por qe natyrisht ne PS, Edi eshte me i miri
Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-------- Por une mendoj se Edi nuk eshte nje poltikan frikacak ,
Visioner nuk jam dakort me shkrimin tend te fundit.
Cfare kuptimi ka "te kthehemi ne dhe te vritemi"?
Nuk mund te krahasosh rolin ton me rolin e Rames.
Ne jemi persona qe, sic thua ti, shtyjme kohen duke folur per politike dhe NUK KEMI ASNJE IMPENJIM KARSHI ASNJE SHQIPTARI DHE MBI TE GJITHA SHQIPERISE.
Ndersa Edi Rama eshte aty ku eshte sepse U KA PREMTUAR (nje pjese te madhe te shqiptareve) DICKA. Atehere duhet ta arrije ate qe ka premtuar ose te hiqet menjane.
NUK JA KA POROSITUR MJEKU QE TE PERBALLET ME SALI BERISHEN.
Mendoj se te gjithe ketu, ne kete forum apo edhe ne gjithe shqiperine, te djathte dhe te majte, jane te lodhur me Sali Berishen dhe me politiken qe ai ka prodhuar dhe prodhon (jam i bindur qe ai qe e mbron Salen ose ka interesa ose "aq mbush").
Mendoj se, une dhe ti po e po, por edhe nga Piktori e deri tek Lulja, do "ta hidhnin poshte qe neser" Saliun nqs Edi Rama (ose ndokush tjeter) i ofronte nje alternative vizion te ri qe ta conte politiken shqiptare drejt nje funksionimi europian. Per fat te keq Rama nuk na e afron as neve (dhe jo me Piktorit apo Lules) kete gje.
Obama morri nje lume me vota ne SHBA, dhe nje shumice e madhe e tyre ishte edhe republikane. Pse?
E pra, nuk mund te besh nje paralelizem mes nesh dhe dhe Rames. Nqs e ben le te rije, nqs jo, te iki dhe mos na iludoje kot.
Me kujtove me kete qe shkrove historine e Luan Hoxhes.
KOMANDANTI I FORCAVE TONA TE ARMATOSUR, GJENERAL BIRI I BOTES, VETE DHE QAN TEK AMBASADORI AMERIKAN SE KA FRIKE PER JETEN. A mund te thuash ti, "po pse s'vete une te behem gjeneral" dhe ta justifikosh ate? JO, une mendoj qe ky nuk eshte paralelizem i drejte.
Ne prandaj e kemi vene ne ate detyre (dhe nuk e ka vene njeri me zorr) qe ne diten e caktuar ai te jape edhe jeten per Shqiperine (imagjino sikur ta kapte armiku ate fare gjenerali, do e bente ne breke).
Keshtu qe paralelizmi yt nuk eshte me vend, per mendimin tim.
Eshte nje zgjidhje qe kemi bere, shume nga ne ne emigrim jane te diplomuar dhe bejne pune te rendomta por nuk qahemi, edhe Edi ka zgjedhur ate rruge dhe le ta coje deri ne fund pendryshe le te rrinte neper plazhet e Frances, apo jo?
Do dilte dikush tjeter ndoshta me i mire.
P.s. Pavaresisht qe e "nxiva" pak situaten, nuk mendoj se ka ndonje rrezik REAL per jeten e Edi Rames, apo dajes tend ne Shqiperi (ka shume gazetare ne shqiperi kundra rregjimit dhe, shyqyr zotit, gjalle jane).
Politika/partia nuk eshte prone private as e Edit dhe as e Berishes kete duhet te kuptoje ky milet qe e voton. Personalisht nuk do pyesja per ngjyrimin partiak( i majte/i djathte) ne zgjedhjen time por do votoja personin qe me ofronte ate alternative funksionimi europian sic thote me lart arturm. Fatkeqsisht nuk shof asnji alternative pervecse largimit nga politika shqiptare te Berishes dhe Rames.
Do te doja shume qe koha e megallomaneve te mbaronte njehere e pergjithmone ne Shqiperi.
Fatkeqsisht megallomani i radhes eshte aspranti per kryeminister. Termin "rilindje" zakonisht ta cakton historia dhe jo deluzionet.
Ik or trap, humb ne 2013 dhe shporru.
Edi nuk eshte megalloman aspak , eshte cun i mire
-E vetmja e mete e tij eshte neneshtrimi total qe ka ndaj politkes greke --dhe kjo ben qe te perjetesohet Berisha ne pushtet
Edi kur flet thote vetem :Ekonomia, ekonomia ......Duke folur vetem per ekonomine Edie e trjaton Shqiperine jo si shtet , por si krahine autonome .....
Sepse vetem krahinat autonome nuk kane politike ( behet fjale per politken e jashteme sepse aplikimi i pavarur i politkes se jashteme eshte simbol i pavarsise )
, ato jane te lejuara te flasin vetem per ekonomine.....
Po ne jemi shtet , dhe shteti nuk ka vetem ekonomine por ka edhe politke te jashteme e cila eshte shume delikate dhe me probleme per Shqiperine ---
...Nderkaq qe Edi nuk flet fare per politken e jashteme .....
Ai harron qe njerezit jane krijesa politke ....
Ja ke thene kete te fundit? Dergoji msg ne twitter se eshte shpirt njeriu, i pergjigjet te gjitheve.
Raimond,
Edi Rama eshte antagonist dhe sektar tipare shume te keqija ne politike. Ai largoi Meten (nga koalicionet), largoi Islamin e ndonje tjeter.
Ai provokoi 21 janarin, pavaresisht se njerezit meren vetem me vrasjet qe natyrisht eshte e rende, por ai e provokoi. Ai i futi te tijet ne greve urie etj etj. Ai njeh vetem politiken esktreme. Koha nuk i dha te drejte per keto veprime.
Megaloman. Kur nje njeri flet per "rilindje shqiptare" a thua se po clirohemi nga turku, kur dikush i jep vetes atribute prej clirimtari te tille cfare e quan ti? Ai i ndan njerezit si te pushtetit 5% dhe te varferit 95% dhe ky qe po lufton per 95%? Me fal po 50% (+/-) e njerezve votojne Berishen, a s'e kupton ai qe lufta per fitore behet per njerezit qe qendrojne ne mes? Ketyre njerezve kushtrimet prej kreshnikesh qe ben Rama u duken donkishoteske.
Rama eshte berishisti me i xhindosur ne Shqiperi. Ai vepron si Berisha perdor metodat e tij, vetem se eshte kopjac i keq dhe ka cerekun e zgjuarsise se Berishes.
Cun i mire? Ok. Por mendoj qe koha per uleritje, ultimatume, rilindje, largime nga partite etj etj duhet te mare fund. I fundit duhet te ishte Berisha dhe shpresoj te jete ai.
Edi eshte 1 k*qe gomari asgje me shume
Moj motra shprehja sikur eshte koqe gomari, pse duhet me asterix, oj?
Ore une nuk e di qe te kete qene frikacak qy Edi, ne eshte bere tani, kushedi kushedi
Ne pergjithesi politikanet tone jane si pellumbat ne Skinner Box. Mesojne si funksionon butoni me prova dhe gabime. Pas shume vjetesh kane mesuar si funksionon politika dhe si te qendrojne gjate. I tille eshte rasti me Sali Berishen, qe vrau e preu dhe coi shtetin ne lufte civile. Tani Sala ben kompromise me Fatos Nanon dhe Ilir Meten, nderkohe qe ka formuar banda ekonomike. Edi Rama eshte ne fillimet e veta dhe ben gabime nderkohe qe meson avash avash. Te vetmit qe e hane ne kete mes jane populli. Por edhe e meritojne perderisa ka njerez si Raimondi qe lavderojne inteligjencen e politikaneve qe kane inteligjence pellumbash.
Ore vertet mendoni se politiken shqiptare e bejne politikanet shqiptare?
Ky titulli " frikacak " duhet ndryshuar se nuk ka lidhje fare ajo pune me frikacakllek
Ajo eshte dicka tjeter .... po nejse
Problemi eshte ketu --Demokracia funksionon me nje mareveshje ndershmerie qe kur votohet te respektohet e drejta e votes
Ne te kundert nqs ti i vjedh votat qendron ne pushtet gjithe kohes
Sala i vodhi ne 1996 e rrezuan--Erdhi Nano,..Te gjithe menduan se tani do vihej drejtesia ne votime dhe ne gjithska
Nano filloi vjedhjen e votave ne menyre skandaloze --Me dhune , me para , me polici ..me cdo gje
Nano nuk binte kurre nga pushteti, se sa here vidhte votat ne votime , OSBE thoshte qe votimet ishin te sakta
Por Nano bente vjedhje skandaloze fare ---dhe OSBE nuk i thoshte azgje
Rugecet e PS-se benin ligjin , Opozita me Salen ne krye protestonte --Per 2 vjet rresht Sala bente mitingje cdo dite --As te huajt dhe as nje nuk e cante trapin --Votat vidheshin dhe PS-ja ishte gjithmone ne pushtet
PS-ja nuk binte me nga ppushteti kurre ,por ja futi Meta qe u largua dhe aty u percasne votuesit dhe kriminelet qe vidhn in votat poshte
Ketu fitoi PD-ja dhe erdhi ne pushtet
Tani Sala ben lojen e Nanos , se ai e pa c'bente Nano ....dhe keshtu vazhdon ajo pune reaksion zinxhir.....
Por Edi nuk ka faj fare ne gjithe kete mesele
Edi ka faj vetem per nje gje --Qe nuk rremben brenda ne axhednen e tij edhe paqtriotizmin ne menyre qe ta lere Salen te vetmuar dhe te mari mbi 70 % te elektoratit
Si dhe gabimi tjeter fatal i Edit eshte qe nuk ben Aleance me Meten dhe ta coje vendin ne qeveri teknike ,ne kete menyre i heq Sales mundesine per te vjedhur zgjedhjet e ardheshme
USA ne luften e dyte boterore beri aleance me Stalinin per te rezuar nje armik akoma me t emadh Nazzimin
Ndersa Edi nuk ben aleance me Meten, meqense Meta ka vjedhur
Ketu e ka gabim , sepse vetem ne aleanca nuk ka moral --Ka vetem interesa
Ndersa ne cdo gje tjeter , ne veprimet politke ka moral --sepse Morali rezaton poshte ne popull ku gjendet edhe Fajtori qe eshte nje koqe gomari ,
virtytet , te cilat populli i perdor si sistem referimi ne gjithe jeten e tij te perditeshme shoqnore , dhe dashurore , forumore ..biles biles edhe kur shkon te beje Amore .....
Sepse Emanuel Kant thote : Rendesi kur kryen nje akt ka rendesi baza morale nga e cila ti nisesh ta kryesh ate akt , jo vete akti
Dmth --Nqs ti je tuj ec ruges dhe te del Amorja perpara , thua me vete , tuj u mendue ....Tja kercas Amores, mbi c'arsye duhet me ja kercit ?
Cila eshte baza morale ? Kerkon ne vetvete te gjesh ne ndonje qoshe te ndergjegjes tende te pjerdhur ndonje therrime virtyt ......Po e gjete , ja kercet Amores pa merak --Po s'e gjete nuk ke te drejte , sepse njeriu ne fillim ja ben vet vetes gjykimin spese e ka sensin e drejtesise te lindur ne qenien e tij thote Kanti , pasta VETE NE GJYKATE
?--Dmth nisesh gjithmone nga dobia morale e aksionit tend me goditje te perqednruar ( aman o zot ku mi gjente Dulla keto llafe , sa i dhjere ishte ..) ne prapanicne e shtrember te Amorkes qe edhe punon edhe trajnohet ......edhe fle ne couch ,..edhe ben
Dmth per cdo gje qe ben duhet te gjesh arsyen morale brenda ne ndergjegjen tende , ne menyre qe te jetosh ne baze te regullave morale te shoqerise --Sic jane virtyti , sinqeriteti me te futme lopthi etj te ketij lloji qe eshte tip allau te ruajt
Pavaresisht kush manipulon politiken shqiptare jane ata politikane qe marrin vendimet. Edhe teoria e kospiracionit nuk duhet ndjekur kaq shume. Realiteti ia kalon ndonjehere fantazise, por shpesh eshte me banal se fantazia. Kjo ndodh se njerezit nuk kane qejf te fantazojne gjera te thjeshta, por perralla te komplikuara. Sa me pak njohuri te kene mbi dicka, aq me shume fantazojne.
Ne aspektin nderkombetar, nuk ka rendesi fare se kush e merr pushtetin ne Shqiperi, persakohe partia qe qeverris nuk i hap pune krimit te organizuar nderkombetar.
Ne aspektin kombetar ka shume rendesi, sepse po fitoi partia qe ti i kruhesh, ke pune dhe ke edhe fitime.
Ne anen tjeter, shoqeria civile po renohet ne menyre te tmerrshme, ne menyre te tille qe Shqiperise do i duhen edhe dy breza qe te arrije nivele civilizimi(numurimi fillon qe ne momentin qe goditet krimi).
Mondi thote: "Ndersa Edi nuk ben aleance me Meten, meqense Meta ka vjedhur "
O Rajmond, mund ta korigjosh kete fjali pak, fare pak, ja aq sa te marre nje forme si me te ngreneshme.
Avokati i “djallit”, një ekonomist dhe Edi Rama
Ilir Yzeiri
Sa herë që ndërron pushteti ose sa herë që opozita duket se mund të vijë në qeverisjen e vendit, unë bëhem skeptik dhe e përgatis veten që të jem përsëri në opozitë. Konkretisht tani, unë kam filluar të ndiej se si do të gabojë PS-ja dhe Edi Rama kur të vijnë në pushtet në vitin 2013. Kjo ndjesi që kam lidhet me një lloj perceptimi kolektiv, i cili, i lodhur nga qeverisja e keqe e PD-së, nga krimet monstruoze të kryera prej saj, e përgatit veten ose e gënjen veten se do të qeveriset ndryshe, madje, siç thonë sociopsikologët, e sheh opozitën si një qeveri dhe meqenëse nuk e pranon qeverisjen aktuale, e zëvendëson atë me opozitën. Mirëpo çfarë ndodh? Personazhet e opozitës vihen kështu në një filtër të dyfishtë.
Dhe… ndodh që ti në nënvetëdije ndien se pak gjëra ndryshojnë. Kam disa kohë që jo vetëm unë, por edhe një publik më i gjerë se unë, sheh në TV që për problemet ekonomike flet Arben Ahmeti dhe Mimi Kodheli. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë e mbajnë mend një seancë parlamentare për problemet e taksave ku zotërija Ahmeti kishte marrë një tabele dhe i tregonte popullit se si qeveria po e “rripte të gjallë” me taksën e sheshtë. Për këtë ai kishte zgjedhur si kategori – infermieren dhe na tregonte ne në tabelë, se një infermiere paguante më shumë taksë se kryeministri, e plot të tjera si këto. Pas kësaj u çua Ridvan Bode dhe i tha që kur ne morëm pushtetin kjo infermirja e kishte rrogën 12.500 lekë, sot e ka 32 000 leka se kështu flet Ridvani. Politika jonë fiskale ka dhënë rezultat sepse me anë të saj ne kemi rritur rrogat dy herë.
Kur të gjithë prisnin që argumentet e Bodes do të rrëzoheshin me argumente ekonomike, del Mimi Kodheli ose hija e zbehtë e Jozefinës në anën e majtë, dhe me një ton solemn thotë se kur të vijmë ne në pushtet do ta ndërrojmë këtë taksë. Jo! Në këtë mënyrë më mirë të mos vini kurrë në pushtet. Në qoftë se nuk kini argument tjetër dhe në qoftë se nuk argumentoni se përse duhet ndërruar sistemi fiskal, më mirë ndërroni argument dhe flisni për larjen e dhëmbëve. Më bëri përshtypje se edhe Edi Rama përdori po ashtu shembullin me infermieren. Tri herë gabim.
Nga pikëpamja e komunikimit dhe mediatizimit të tij, shembulli me infermieren nuk është gjetur mirë përkundrazi, është gjetur shumë keq. Në perceptimin e përgjithshëm infermierja nuk është kategoria që vuan, por ajo që e dyfishon pagën edhe me anë të korrupsionit në shëndetësi. Shembulli mediatikisht është gjetur keq dhe për ta promovuar atë është zgjedhur një ekonomist që nuk e zotëron artin e mediatizimit se ka një defekt të tmerrshëm në zë dhe mbështetet nga një zonjë që thotë vetëm një fjali : kur të vijmë ne në pushtet(kështu thotë zonja Kodheli).
Ndërsa lajmi tjetër se PS propozon Ardian Vishën për në KLD është trishtimi më i madh për gjithë ata që besojnë se opozita do të qeverisë ndryshe. Personalisht njoh me dhjetëra djem të rinj juristë të shkolluar në Perëndim, tepër të aftë dhe të kulturuar që janë pranë PS-së dhe është tragjike të mendosh se Ardian Visha, avokati që mbron të gjithë të akuzuarit e krimeve të pushtetit e të drogës, ky avokat që natyrisht është i aftë si profesionist, i aftë që të negociojë mes të pandehurit dhe gjykatës dhe që ka shpëtuar Fatmir Mediun dhe trafikantin turk, ky avokat i “talentuar” …propozohet nga Edi Rama për në KLD.
Kështu do të rilindë Shqipëria zoti Rama….? Më mirë të mbytet me Saliun sesa të rilindë kështu…
p.s. Ja kush eshte Politika dhe "Politikanet" shqiptare!!!!!!!
Re: Avokati i “djallit”, një ekonomist dhe Edi Rama
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Ilir Yzeiri
Sa herë që ndërron pushteti ose sa herë që opozita duket se mund të vijë në qeverisjen e vendit, unë bëhem skeptik dhe e përgatis veten që të jem përsëri në opozitë. Konkretisht tani, unë kam filluar të ndiej se si do të gabojë PS-ja dhe Edi Rama kur të vijnë në pushtet në vitin 2013. Kjo ndjesi që kam lidhet me një lloj perceptimi kolektiv, i cili, i lodhur nga qeverisja e keqe e PD-së, nga krimet monstruoze të kryera prej saj, e përgatit veten ose e gënjen veten se do të qeveriset ndryshe, madje, siç thonë sociopsikologët, e sheh opozitën si një qeveri dhe meqenëse nuk e pranon qeverisjen aktuale, e zëvendëson atë me opozitën. Mirëpo çfarë ndodh? Personazhet e opozitës vihen kështu në një filtër të dyfishtë.
Dhe… ndodh që ti në nënvetëdije ndien se pak gjëra ndryshojnë. Kam disa kohë që jo vetëm unë, por edhe një publik më i gjerë se unë, sheh në TV që për problemet ekonomike flet Arben Ahmeti dhe Mimi Kodheli. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë e mbajnë mend një seancë parlamentare për problemet e taksave ku zotërija Ahmeti kishte marrë një tabele dhe i tregonte popullit se si qeveria po e “rripte të gjallë” me taksën e sheshtë. Për këtë ai kishte zgjedhur si kategori – infermieren dhe na tregonte ne në tabelë, se një infermiere paguante më shumë taksë se kryeministri, e plot të tjera si këto. Pas kësaj u çua Ridvan Bode dhe i tha që kur ne morëm pushtetin kjo infermirja e kishte rrogën 12.500 lekë, sot e ka 32 000 leka se kështu flet Ridvani. Politika jonë fiskale ka dhënë rezultat sepse me anë të saj ne kemi rritur rrogat dy herë.
Kur të gjithë prisnin që argumentet e Bodes do të rrëzoheshin me argumente ekonomike, del Mimi Kodheli ose hija e zbehtë e Jozefinës në anën e majtë, dhe me një ton solemn thotë se kur të vijmë ne në pushtet do ta ndërrojmë këtë taksë. Jo! Në këtë mënyrë më mirë të mos vini kurrë në pushtet. Në qoftë se nuk kini argument tjetër dhe në qoftë se nuk argumentoni se përse duhet ndërruar sistemi fiskal, më mirë ndërroni argument dhe flisni për larjen e dhëmbëve. Më bëri përshtypje se edhe Edi Rama përdori po ashtu shembullin me infermieren. Tri herë gabim.
Nga pikëpamja e komunikimit dhe mediatizimit të tij, shembulli me infermieren nuk është gjetur mirë përkundrazi, është gjetur shumë keq. Në perceptimin e përgjithshëm infermierja nuk është kategoria që vuan, por ajo që e dyfishon pagën edhe me anë të korrupsionit në shëndetësi. Shembulli mediatikisht është gjetur keq dhe për ta promovuar atë është zgjedhur një ekonomist që nuk e zotëron artin e mediatizimit se ka një defekt të tmerrshëm në zë dhe mbështetet nga një zonjë që thotë vetëm një fjali : kur të vijmë ne në pushtet(kështu thotë zonja Kodheli).
Ndërsa lajmi tjetër se PS propozon Ardian Vishën për në KLD është trishtimi më i madh për gjithë ata që besojnë se opozita do të qeverisë ndryshe. Personalisht njoh me dhjetëra djem të rinj juristë të shkolluar në Perëndim, tepër të aftë dhe të kulturuar që janë pranë PS-së dhe është tragjike të mendosh se Ardian Visha, avokati që mbron të gjithë të akuzuarit e krimeve të pushtetit e të drogës, ky avokat që natyrisht është i aftë si profesionist, i aftë që të negociojë mes të pandehurit dhe gjykatës dhe që ka shpëtuar Fatmir Mediun dhe trafikantin turk, ky avokat i “talentuar” …propozohet nga Edi Rama për në KLD.
Kështu do të rilindë Shqipëria zoti Rama….? Më mirë të mbytet me Saliun sesa të rilindë kështu…
p.s. Ja kush eshte Politika dhe "Politikanet" shqiptare!!!!!!!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Ne aspektin nderkombetar, nuk ka rendesi fare se kush e merr pushtetin ne Shqiperi, persakohe partia qe qeverris nuk i hap pune krimit te organizuar nderkombetar.
Ne aspektin kombetar ka shume rendesi, sepse po fitoi partia qe ti i kruhesh, ke pune dhe ke edhe fitime.
Ne anen tjeter, shoqeria civile po renohet ne menyre te tmerrshme, ne menyre te tille qe Shqiperise do i duhen edhe dy breza qe te arrije nivele civilizimi(numurimi fillon qe ne momentin qe goditet krimi).
Mondi thote: "Ndersa Edi nuk ben aleance me Meten, meqense Meta ka vjedhur "
O Rajmond, mund ta korigjosh kete fjali pak, fare pak, ja aq sa te marre nje forme si me te ngreneshme.
Yyy sa e gjate. Si perfundim Edi Rama degjoi Raimondin ne facebook dhe doli ne TV te beje aleance me Meten. Po ato budallenjte e PS nuk e kuptuan dhe ideja e Raimondit vajti dem. Po ku kuptojne keta te PS aman. Edi duhet t'i bente punet pa i pyetur fare, me perjashtim te Raimondit qe duhet ta pyeste.
Ku e dine ata te PS xhanem cfare ka thene enciklopedia britanike, ku e dine cila marke shkon poshte pantallonave, apo ku e dine si hiqet tegeli. Jo per ironi por ti japim Cezarit ate qe eshte e Cezarit.
Fajtor ke pire vella ? Ke ndonje ide ti per problemin ne fjale thuje ....
Sa per tegelin , une aty ofrova ndihmen time , nuk thashe ndonje gje te keqe --ju e merni per ters --ok, or mik , pune per ju loooooooooool
Jua bëj më keq se në 21 janar….
Dr.Migena Aleksi
Votimi për anëtarin e ri të KLD, për disa ishte nje test për aritmetikën e mazhorancës në parlament, për të tjerë ishte një provë gjenerale për votimin e ardhshëm për Presidentin.
Ishte padyshim edhe shpërtallja e radhës me pandehmën se Berisha do të lejojë ndonjëherë një votim për të cilin është i bindur se nuk e fiton. Me të drejtë u komentua dje se Berisha e dëshmoi hapur që nuk do të lejojë në asnjë rrethanë të bëhen zgjedhje të cilat mendon se e nxjerrin të humbur. Por, mbi të gjitha ngjarjet e së enjtes në Kuvend, do të memorizohen për episodin shpërthyes në fund të seancës.
Në një video e cila është realizuar me celular deputeti Taulant Balla, shihet kryeministri i vendit që lëshon nga podiumi i Kuvendit fjalët: “E provuat më 21 janar. Doni ta provoni përsëri? Këtu jam, jua bëj më keq se më 21 Janar”. Kush vrau dhe pse u vranë demonstruesit e 21 janarit ka qenë e qartë që prej fillimit. Ky krim i asaj dite kur siç thotë Kadare “në skenë u thirr vdekja”, ndodhi në sytë e mijëra dëshmitarëve dhe në fokusin e dhjetëra kamerave.
Gjatë muajve që pasuan, ky kryeministër u përfshi personalisht në pengimin e hetimeve, në spekulimin me kronologjinë e ngjarjes, e më pas dolën në dritë provat me ndërrim tytash, prishje gjilpërash e fshirje serverësh. Por thirrmat e tij të enjten në Kuvend janë prova më e qartë që 21 janari nuk ka lidhje me të ashtuquajturën “përgjigje ndaj dhunës”, me historitë me puce fantazmash apo shëmtinë fyese të marrëzive me çadra pistoletë.
Kryeministri pohoi se 21 janari ishte një krim me paramendim. Prandaj u qëllua ndërkohë që demonstrata ishte shkrehur, prandaj u qëlluan njerëz me duar në xhepa, prandaj u qëllua pas shpine një turmë në ikje. Vrasjet dhe terrori i mëpasëm mbi protestues e kalimtarë në bulevardin e Tiranës nuk kanë patur lidhje me atë që ndodhi në demonstratë, por me atë që nuk duhej të ndodhte më pas. E pohon kryetari i Këshillit të Ministrave dora vetë. Pohon se ka vrarë me skenarin e qartë për të frikësuar dhe nënshtruar opozitën dhe se është i gatshëm ta bëj përsëri. “jua bëj më keq se në 21 janar…” (!)
Dhe opozita në fakt është nënshtruar. Asnjë opozitë në botë nuk do tërhiqej pas 21 janarit. Asnjë opozitë në botë nuk do ti lejonte vetes ti thoshte popullit të vet: tani, pasi ju vranë dhe ju përdhunuan, dilni e protestoni vetë. Asnjë opozitë në botë nuk do hiqej për hunde kështu gjithë këta muaj shkatërrues për vendin. Kjo nuk ka të bëj me stilet, fjalimet, mënyrat, apo qoftë edhe programet. Ka të bëj me zemrën.
Opozita për fat të keq nuk ka zemër. Për këtë shkak aftësia e saj për të krijuar frymë, për të ngjallur realisht shpresë përballë dikujt që jo vetëm vret e dhunon por edhe guxon ta shpallë botërisht autorësinë e krimit, lë shumë për të dëshiruar. Mbi të gjitha është e trishtueshme ajo nuk arrin të kuptojë se shkalla e kurajës civile të qytetarëve varet nga veprimet e saj, dhe jo e kundërta.
Frikacaku i deshtuar
.
Takohen sot: Rama dhe Meta
Takimi mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta, zgjati për thuajse një orë. U zhvillua në hotel Sheraton në Tiranë dhe në krah të Ramës ishte Gramoz Ruçi dhe në krah të Metës, Petrit Vasili.
Rama: Atyre që mllefosen nga takimi me Metën u them se dialog bëjmë dhe me kundërshtarin.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas përfundimit të takimit me kryetarin e LSI, Ilir Meta, duket se e kishte merakun më shumë tek fakti se pse u takua me Metën dhe jo tek fakti se çfarë u bisedua.
“Takimi i sotëm ishte rreth kuadrit të nismës sonë për të komunikuar me të gjithë drejtuesit e palëve parlamentare dhe për të eksploruar mundësitë e një procesi të dakordësuar në funksion të zgjedhjes së presidentit të Republikës, që të jetë mishërim i unitetit kombëtar dhe jo një noter partiak.
Kush çuditet apo mllefoset nga takimi im i sotëm me Ilir Metën, i them se kur flasim për dialog, ka dialog edhe me kundërshtarët,” tha Rama.
“Shqipërisë i duhet sot një president që të garantojë kalimin e kësaj prove të rëndësishme për marrjen e statusit, i duhet një president që të garantojë pavarësinë e institucioneve dhe të jetë garant i zgjedhjeve të ardhshme. SHBA dhe BE e kërkojnë, shqiptarët e kërkojnë, ne do bëjmë gjithçka që kemi në dorë duke vënë në dispozicion të gjitha energjitë tona në emër të kësaj kërkese. Ne nuk mund të predikojmë proces apo konsensus të nevojshëm dhe të domosdoshëm duke qëndruar në llogoren tonë dhe duke bërë sehir në llogoren e qeverisë. Është koha për të komunikuar me të gjithë në mënyrë që nga ky proces të dalë rezultati i pritshëm në funksion të interesit kombëtar,” deklaroi Rama.
* * *
Kokluzioni, sipas meje:
Ky ishte fundi jot, Edi Rama, si Politikan shpresedhenes per nje Shqiperi ndryshe!
Takimi i sotem, i cilitdo forme e permbajtje, mbylli karieren tende Politike!
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise, me njeriun qe mban=beri e ben te mundur mbajtjen ne pushtet te Kriminelit, Mafiozit Sali Berisha!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise me vete kryemafiozin!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e shqiperise me Kryeinstaluesin e Korrupsionit!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise, per integrimin dhe hyrjen e saje ne BE, me njeriun per te cilin BE-ja priste nje vendim tjeter nga Gjykata = Denimin e tije!!!???
Edi Rama, qe u tregove FRIKACAK perpara Kriminelit e krimineleve, kete nuk e thashe vetem une por, qe tani, t'i shtrengosh doren dhe ti kerkosh bashkepunim Kryemafiozit shqiptare, e humbe davane komplet!
Nuk ka llogjike te shendoshe Opozitare qe ta pranoje kete veprim!!!
Komentoje, Interpretoje si te duash veprimin e sotem, Ti, bashke me PS-ne u dogjet!
Mjere Shqiperia, per keta te vetequajtur Politikane!
&
Takimi i sotem: Rama - Meta
Por nuk ka lënë rastin pa i shpëtuar TV Klan, ku Edi Rama do shfaqet të enjten në emisionin “Opinion”. Në një shënim të gjatë në hyrje të edicionit të lajmeve, ata kanë sulmuar Ramën se po bashkëpunon dhe po i përulet njeriut, për të cilin nxori njerëzit në shesh më 21 janar, duke shkaktuar edhe katër viktima. Duke përdorur një shprehje të Ramës dikur, se Meta i është ngjitur Berishës pas këpucës, edhe TV Klan thotë se tani është Rama që i është ngjitur Metës si … pas këpucës.
p.s. Shtrengo, shtrengo duart me Kryemafiozin se, dhe ato hile qe si di ti akoma mire, ti meson ai &
Keto jane "rruget" e raja qe kerkon te shkelesh per t'a cuar Shqiperine ne BE dhe per nje "Rilindje shqiptare"!!!??? Rruget e mafiozeve!!!??? &
...Nje pjese e shkeputur nga Editoriali "Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi" i dates se sotme te Mero Bazes:
"..."
"Por leksioni më i hidhur që dhanë zgjedhjet greke ishte se në moment krizash politika e ka për detyrë të ngjallë shpresë me qëndrime morale dhe tërësisht të besueshme".
"..."
"Në të vërtetë ajo që ndodhi në Greqi, ndodhi pak a shumë dhe në Serbi, përveç faktit se aty dy partitë e mbrapshta, ajo nacionaliste dhe ish- socialistët e Milosheviçit, janë më të qartë dhe më të “moralshëm” në ruajtjen e identitetit të tyre kriminal.
Në Shqipëri, ku humbja e moralit në politikë është bërë identitet i vetëm i politikës, ekzistojnë rrethana të ngjashme si tek fqinjët tanë. Koalicioni në pushtet është bërë simbol i mungesës së moralit, jo vetëm me skandalet e tij financiare, politike, korruptive, dhe kushtetuese, por dhe me përpjekjen për të rifutur në lojë dhe për të ripërdorur karta të vjetra të politikës shqiptare. I ndërgjegjshëm për këtë status, Berisha po përpiqet po ashtu të bëjë pis dhe opozitën, ta përfshijë dhe atë në valën e marifeteve të tij, duke e bërë pis për tu dukur njësoj para shqiptarëve.
Në skenë po shfaqen dita- ditës mashtrues ordinarë të kohës së Fatos Nanos, burgaxhinj, që bëjnë sikur janë sekserë mes opozitës dhe pushtetit me qëllim që pushteti të mos rrëzohet nga shqiptarët, por të rrotullohet rreth tyre e prej tyre. E gjithë kjo krijon një aversion tek shqiptarët e thjeshtë, që kur thotë Nano do bëhem president, u kujtohet Nari, kur thotë Meta do fus Shqipërinë në BE, u kujtohet kaseta, kur thotë Berisha që Serbia është barbare, u kujtohet Fazlliçi dhe miliardat që Berisha u jep serbëve, kur thotë Rama që do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “të fala Sandrit”.
Në kushte të tilla depresive për shoqëritë, kur gjithë palët bëjnë pis njëra- tjetrën dhe askush nuk përpiqet të qëndrojë në këmbë me një kartë morale, nuk është çudi që forca të reja, gjysmë të besueshme si nacionaliste dhe ekstremiste, por me një retorikë të ashpër kundër kësaj situate, të fitojnë terren dhe ne të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, duke tronditur rëndë bipolarizmin, i cili u ndërtua për të zhdukur të tretët".
..dhe e mbyll:
"Është fat i madh që këtu ka pak ekstremistë apo nacionalistë që mund të bëhen rrufepritës për shpresë-humburit e demokracisë, por as në Greqi apo Serbi ata që po fitojnë nuk shkëlqejnë aq shumë si shpresë. Ata thjesht janë të qartë, kurse ata që sundojnë nxijnë. Ekstremizmi nuk sjell shpresë, por kur njeriu është i zemëruar duhet të hedhë një gur diku".
Editorial "i fresket" = i sapobotuar
Samiti i Sheraton-it dhe Samiti i Lalzit
Nga Mero Baze
Edi Rama dhe Ilir Meta u shfaqën bashkë solemnisht në Hotel Sheraton në një takim çlirues për marrëdhënien e tyre të vështirë tri vitet e fundit, që mori shkas nga vetëpërfshirja e Partisë Socialiste në procesin e zgjedhjes së presidentit. Nga aq pak gjëra që u thanë pas takimit, duket se gjëja më e rëndësishme ishte takimi.
Nuk pati ndonjë shpjegim për planin që kanë së bashku dy ish- partnerët e së majtës, por dhe nuk ka ndonjë kuriozitet në fakt se çfarë është biseduar. “Samiti” i Sheraton-it mori rëndësi për shkak të zërave që kishin ditë që qarkullonin se Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar fshehtas më parë në vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit, që për analogji po e quajmë “Samiti i Lalzit”. Në atë shtëpi Ilir Meta ka mbyllur shumë probleme të tij me politikën. Aty ka thirrur Kastriot Islamin për ta lëshuar kundër opozitës, aty ka thirrur Fullanët për tu premtuar Guvernatorin dhe për ta liruar nga akuza, aty thërret njerëzit që ndajnë tenderat e skrapit apo licencat e hidrocentraleve. Aty paska thirrur, sipas shtypit, dhe Edi Ramën. Kjo i dha shumë vëmendje takimit të Sheraton-it, për të cilin ashtu siç e dimë të gjithë, Edi Rama ka një mandat publik nga kryesia e Partisë Socialiste.
Por pyetja kryesore që shtrojnë njerëzit e “zhgënjyer”, siç i quan Rama, është se kush është plani?
Është shumë e rëndësishme që Partia Socialiste mori iniciativën për të çelur bisedimet për presidentin konsensual. Ajo nuk ka vërtet vota të zgjedhë presidentin dhe duhet të respektojë frymën kushtetuese për të zgjedhur një president konsensual. Në këtë mes, takimet e Edi Ramës me Ilir Metën, Sali Berishën, Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin dhe këdo tjetër, janë normale dhe nuk ka pse prodhojnë kaq shumë emocione. Anormaliteti dhe emocionet janë prodhuar nga ideja naive se mund të arrihet në një aleancë fluide dhe të zgjidhet një president, jashtë vullnetit të Berishës, mes socialistëve dhe aleatëve të majtë në koalicionin e Berishës. Pra, flitet për një shumicë të re presidenciale, duke mos prekur, siç tha Ilir Meta pas takimit, shumicën qeverisëse, për të cilin ai u zotua se do t’i qëndrojë besnik deri në fund. Pra, për aq sa u tha publikisht nga Meta, shumica qeverisëse është e sigurt, ndërsa premtimet për një shumicë presidenciale pa Berishën janë nën rrogoz.
Kjo është një politikë e gabuar e Partisë Socialiste, e cila zbeh qëndrimin e saj parimor për një president konsensual. Një president konsensual dhe një president pa Berishën, janë dy gjëra të ndryshme. Një president konsensual është një president që e voton edhe Rama, edhe Berisha, pra një shumicë së paku mbi 84 vota, sa e ka Kushtetuta. Kurse një shumicë presidenciale, me 71 vota pa Berishën, është një gjest që na jep një president kundër frymës kushtetuese dhe mbi të gjitha një proces, i cili në vend të na japë një president të fortë, na fuqizon një faktor negativ në politikën shqiptare, që është fenomeni LSI.
Për të shkuar tek një president konsensual duhet që opozita të ulet në një tryezë zyrtare me qeverinë dhe të shkojnë së bashku drejt konsensusit. Këto negociata duhet të zhvillohen në afatin kushtetues kur parashihen negociatat dhe duhet të jenë transparente. Bile shumë transparente. Kemi zgjedhur një president konsensual në vitin 2002, me shumë transparencë, dhe kemi dështuar në vitin 2007 me konsensusin politik, duke e arritur fitoren me pazar personal. Tanimë është më e lehtë. Ose do të bisedohet për një president konsensual, publikisht dhe me transparencë, për të dalë një president i nderuar, ose do shantazhohen palët para se të ulen duke sabotuar konsensusin paraprakisht dhe duke shkuar tek një president me vota të blera. Kjo është e shëmtuar dhe antiproduktive dhe nga ana politike.
Dhjetëra qytetarë nervozë që komentojnë takimin Rama- Meta, duket se nervozizmin e kanë jo nga takimi i Sheraton-it, por nga ideja se këta kanë bërë një plan shantazhi ndaj Berishës në një ose dy takime në Lalëz. Unë jam njeriu i parë në këtë vend që dua të shikoj Berishën jashtë zyrave të shtetit dhe mundësisht në qelitë e burgut për vrasjet dhe vjedhjet që ka bërë, por Sali Berisha ka nevojë të mundet dhe jo t’i vidhet pushteti. Nëse atij i vidhet presidenti, ai nuk mundet, përkundrazi forcohet moralisht dhe opozita merr në shpinë gjithë baltën që ka prodhuar pushteti i tij i korruptuar për shkak të aleancës me Ilir Metën. Ky është një proces që në finale rrit pazarin e LSI, faktorizon në kulm Ilir Metën dhe lë opozitën me gisht në gojë dhe baltë mbi supe, një vit para zgjedhjeve.
Pra, pyetja kryesore që bëjnë qytetarët se cili është plani që kanë këta të dy, kam frikë se duhet ndryshuar në formën “cili është plani që ka Ilir Meta?” Më duket se Edi Rama është pa plan në këtë histori, ose me një plan të keq. Ai ka bërë një zgjedhje parimore të shkëlqyer duke kërkuar që të hapet procesi për një president konsensual, dhe po lë përshtypjen se në fakt po shkon drejt një skenari shantazhi me LSI kundër Berishës për një president PS-LSI- etj. E sigurt është se këtë betejë e fiton Sali Berisha. Votat e numëruara me gishta në Lalëz përfundojnë si votat për Ardian Vishën. Sali Berisha del i fituar nga kjo histori edhe sikur të bëjë sikur ia marrin presidentin, edhe pse kjo zor se do të ndodhë.
Edi Rama duhet t’i përmbahet asaj çfarë ka thënë publikisht për një president konsensual dhe duhet të largojë çdo dyshim për pazare të nëndheshme dhe duhet të bëjë transparencë më shumë për “Samitin e Lalzit” se sa për “Samitin e Sheraton-it”. Nuk ka asgjë pse takohet dhe dhjetë herë në ditë me Ilir Metën, Sali Berishën apo këdo tjetër për të folur hapur se si të gjitha palët mund të bien dakord për një president konsensual, por jo duke bërë një gjë të ngjashme, që do të bëjë edhe Berisha, duke hyrë në garë kush t’i vjedhë njëri- tjetrit deputetë. Kjo bën pis presidentin e ri të Shqipërisë, edhe sikur ai të jetë vërtet një burrë i nderuar. Larg qoftë pastaj sikur ai të jetë Ilir Meta.
Editoriali i Meros eshte nje shprehje e te berit politke ne mesjete
Mendimi im eshte ky
Ky takim i sotem i shefit te opozites , Edi Rama me kreytarin e LSI-se , Ilir Meten, eshte nje nje hop cilesor ne drejtimin e duhur te te berit nje politke moderne ne nje kohe moderne ,
Pse e them kete ?
Ne nje shoqeri demokratike moderne ka nje aksiome eternale ,
qe , askush nuk ka te drejte te akuzoje dike perderisa mbi kete dike nuk rendon nje vendim gjykate qe e konsideron ate fajtor
Duke zbatuar kete aksiome , te pakundershtueshme nga askush qe e quan veten njeri te civilizimit te sotem modern,
ne tregojme respekt ne radhe te pare per pavarsine e institucioneve .
Pra respektojme nje vendim gjykate , pavaresisht se si eshte ai
Vendimet e gjykatave jemi te detyruar ti respektojme , pavaresisht se si jane ato , dhe ne te njejten kohe ne nuk kemi drejte te paragjykojme askend perderi sa ka nje vendim gjykate
Ky arsyetim eshte ne aspektin civil, te te sjellurit ne shoqeri
Ne aspektin moral takimi me Meten , por edhe aleanca me te , nuk e prek aspak moralin e opozites
Morali i opozites shqiptare nuk varet nga aleancat , sepse lidhja e nje aleance me nje parti tjeter nuk do te thote qe Prokuroria ne vitet ne vijim te ndaloje investigimet per shkeljet penale qe ka bere ndonjera nga palet qe eshte ne koalicion me PS-ne
Absolutisht jo.. Ata qe arsyetojne ne menyre te kundert do te thote se ata mendojne qe kur te vijne ne pushtet ta vendosin prokurorine nen hyqmin e tyre
Prandaj do te thosha qe edhe nqs PS-ja vjen ne pushtet bashke me aleatet e saj , Prokuroria duhet te vazhdoje punen e pavarur nga pushteti dhe coje per ndjekje penale te gjitha shkeljet ligjore qe ajo gjen , pavaresisht se ato parti mund te jene pjese e koalcionit te PS-se, apo vete PS-ja
Nje nga arsyet e shumta , por edhe thelbesore per te ringjallur kete demokraci anemike ,ndaj dhe duam qe t e ndryshoje pushteti , eshte qe tu japim institucioneve pavarsine e merituar , qe ato t e punojne me te vertete ne menyre te pavarur nga pushteti–Te mos kene frike nga pushteti , por vetem nga ligji
Pra edhe ne aspektin moral takimi apo edhe alenaca me Meten nuk e demton aspak moralin e opozites -
Por edhe sikur Meta te denohej , prape morali i opozites eshte i pacenuar, sepse opozita shqiptare ben aleance me Partine jo me personin -
Nqs Meta do denohej, kjo nuk do te thote se do denohej gjithe partia , se nuk jemi ne ditkature
Prandaj del edhe dicka tjeter ketu tek njerezit qe ulerijne kunder ketij takimi , se ata tregojne qe kane reminishenca nga e kaluara e mentalitetit bardh e zi te diktatures , dhe kjo nuk eshte aspak gje e mire
Kjo frenon ecjen perpara te shoqerise .sepse njerez te tille me kete lloj mentaliteti kane mungesa te sjelljes me bon sense ne shoqeri,por kane mungesa edhe t e kultures se bashkejeteses me kundershtarin politk, sepse e konsiderojne ate armik
Porse ne politiken e brendeshme te nje kombi, absolutisht kundershtari nuk konsiderohet armik, sepse kjo con ne shkaterimin
e kohezionit te shoqerise , dhe tregon edhe nje te mete tjeter shume te madhe per keta njerez : ….Qe keta kane mangesi te mendimit konceptual per Shtet -formimin
Nje njeri shtet-formues , dmth qe vendos mbi gjitheshka interesin e shtetit te tij , fal dicka nga egoja e vet , per te miren e te gjithe kombit dhe shoqerise se tij
Shume njerez thone te mos behet aleanca me Meten se eshte ky apo ay problem
Keta njerez shumica jane emigrante , si puna ime qe e kane jeten te siguruar, apo jane gazetare ne Shqiperi te cilet e kane nje fare roge te mire dhe e bejne jeten e tyre -
-Por keta harrojne ate fshatarin e varfer atje ne malesi me nje tufe femije qe del e thote ne tv : ….nuk kam me se ti ushqej …
..Harrojne ate vajzen e semure me semundje te keqe nga nje fshat i Librazhdit qe e mbeshtjelle me nje batanije ne nje dhome te ftohte e plot lageshtire te spitalit priste , pa ilace , pa mjekim …qe dikush ta ndihmonte per te kryer nje operacion per ti shpetuar jeten….
…E kam pare ne nje video ne top chanel ne ju tube , ate vajzen e mbeshtjelle me batanije duke pritur ……. qe dikush ta ndihmonte …….
…Harojne keta njerez spitalet publike ku vene shumica e shqiptareve, qe jane skandal …
Jam kurioz te di nese keta kryqetaret e noralit qe ulerijne kunder kesaj politke te bisedave dhe te aleancave me kedo per te haritur ndryshimin e deshiruar , a kane patur ndonje njeri te tyre ne ate gjendje te pashprese ?
A ju ka ndodhur ndonjehere ketyre “moralisteve” te marin ruget e botes me te semurin ne kuriz….? Ti luten te huajit per te kuruar njeriun e tyre sepse ne Shqiperi spitalet jane nje tmerr?
Nuk besoj qe ta kene provuar ndonjehere ate fat , dhe ju uroj mos e provofshin kurre
Por si ai rast ne fshatrat shqiptare te rembyera nga mjereimi ka pa fund ……..
Perdite degjojme drama te familjes shqiptare per shkak te kesaj krize te pergjithshme si pasoje e ekonomise se renuar familjare , perdite …
Kemi frike te flasim me njerezit tane ne Shqiperi se do na japin ndoonje lajm qe dikush u divorcua, dikush u mbyt ,
…dike tjeter e vrane,..dike e grabiten, ….dike …. dhe dike-te nuk kane fund ….
Pra sipas meje , Biseda me Meten , por edhe me kedo tjeter , ne aspektin e te berit poltike eshte pjese e jetes moderne politke, eshte civlizim, por eshte mbi te gjitha patriotike
sepse i sherben opozites shqiptare , per te bere ndryshimin e madh ne te mire te gjithe shoqerise shqiptare
Ne kete bote moderne konfliktet zgjidhen me biseda edhe midis kombeve te ndryshem ,
ndersa brenda per brenda nje kombi zgjidhja e konflikteve me bisedim eshte nje detyrim moral kategorik ,
qe te tregosh se je me te vertete komb europian dhe ne te njejten kohe
kjo eshte edhe nje nga treguesit kryesor per te merituar nje vend ne familjen europiane
Po e perseris edhe njehere –Te bisedosh dhe t e krijosh aleanca me nje parti politke nuk do te thote q e je njelloj si ajo parti politke , nuk do te thote qe shperblen veset e aleatit,
Aleancat jane te perkoheshme , sot lidhen neser zgjidhen , Por kushdo qe ka shkel ligjin apo e shkel ate eshte direkt objekt i organeve kopetente per zbatimin e ligjit , qe ne demokraci jane reptesisht te ndara….
Ne gjithe kete te famshmin takim nuk eshte problemi dhe aq tek Presidenti, se sa eshte tek aleancat e grupimit opozitar ne zgjedhjet parlamentare ne 2013
Ne fund do shtoja se per cdo gje ka nje cmim . Ne kete bote nuk ka gje pa cmim ,
Dhe natyriosht edhe ky ndryshim i madh qe duam te bejme e ka nje cmim , te cilin ne duhet ta pagujame .
Porse
ne kete rast cmimi qe ne paguajme eshte shume i vogel ,
pothuaj
i paperfilleshem., eshte …egoja e “moralisteve”……
Porse perfitimi eshte i jashtezakonshem .Fiton gjithe shoqeria shqiptare…..
Shefi i Opozites duhet te verpoje me kurajo ne lidhje me aleancat partiake duke marre per sistem referimi politik-berjen perendimore
Ky takim ishte si nje nyje gordiane , dhe bere shume mire qe e zgjidhe ne ate menyre…
pse nuk e beri rama takimin me meten dhe berishen kur diskutohej statusi i shqiperise per tu anetaresu ne be dhe u kujtua tani pikerisht qe po behen pazaret e karrigeve te pushtetit kete vit dhe vitin tjeter?!
E degjoj njeri mbreme ke opinioni?
Lexo kete pjese te Intervistes se Mero Bazes, por lexoje me vemendje, pastaj ishalla mendon ndryshe.
Dhe mos harro: Keto jane zhvillime ne Shqiperi dhe, jo ne vendet Perendimore, te stabilizuara Politikisht.
Shqiperia eshte Fenomen ne vetvete dhe s'mund te krahasohet me standartet e standartizuara Politikbere te Gjermanise, Frances etj, etj.
Citim:
RAIMONDI
Editoriali i Meros eshte nje shprehje e te berit politke ne mesjete
Mendimi im eshte ky
Ky takim i sotem i shefit te opozites , Edi Rama me kreytarin e LSI-se , Ilir Meten, eshte nje nje hop cilesor ne drejtimin e duhur te te berit nje politke moderne ne nje kohe moderne ,
.
.
.
.
.
.
Ky takim ishte si nje nyje gordiane , dhe bere shume mire qe e zgjidhe ne ate menyre…
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.