Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 157 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Nje burrè te pasur apo te varfer?Per femrat pergjigja eshte e qarte,te pasurin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3698)


Postuar nga uragani datë 14 Janar 2004 - 03:40:

Mes nje burri te pasur e nje te varferi, femrat zgjedhin te pasurin.

Ne keto kohera flitet shume per nje jete moderne, cilesore e te sigurt por mbi te gjitha diskutohet se ne mardheniet mashkull-femer eshte e rendesishme perputhja e karaktereve apo gjetja e shpirtit binjak. Theniet, "jane bere per njeri-tjetrin", "ka gjetur tenxherja kapakun", "ka gjetur miza m... mjaltin" shprehin pikerisht deshiren e njerezve per tu lidhur me natyren qe u pershtatet . Femrat, shpesh here kur duhet te zgjedhin mes nje mashkulli te pasur dhe nje te varferi, injorojne kete lloj vlere dhe zgjedhin te pasurin pamvaresishte se mund te jene karaktere krejt te ndryshem dhe qe mund te jete e veshtere ti pershtaten njeri tjetrit.
Faktet tregojne se meshkuj qe dhurojne unaza diamanti japin me pak ne nje raport dashurie nga nje tjeter qe dhuron unaze llamarine por qe kompeson ne dashuri.
Nqs kjo teori eshte e vertete a duhet te mendojme se femra dashurohet mbas pasurise?
Nqs kjo teori eshte e vertete a duhet te mendoje se femra kushtone nje vlere ne lek?
Nqs kjo teori eshte e vertete dini gje sa mund te kushtoje nje femer?
Nqs kjo eshte e vertete, une ngela beqar.


Postuar nga Bledumi datë 14 Janar 2004 - 04:00:

hahahaha i madh je Uragano..
Vallai shume here i kam menduar keto pyetje dhe fatkeqesisht edhe i kam jetuar..Te them te drejten ketu ne Tr dhe ne disa qytete te tjera te Shqiperise,aq sa di une,ky problem eshte shume i perhapur.
Po nuk pate leke ==> qe sjell makinen,je i fundit ne listen e vajzave.
Pyetja parashtrohet.:C'mund te behet per kete fenomen.???
Dashuria po kthehet ne dicka materiale..

Skam kohe te shkruaj me shume tani,po e le per neser...


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 04:46:

Me dashuri apo pa dashuri jeta vazhdon, dhe sigurisht qe te jetosh dhe te plotesosh nevojat e ndryshme nevojiten money.
Kur jepet mundesi zgjedhjesh pse mos zgjedhesh ate me para, dhe kursesi kjo nuk mund te ekuivalentohet me vleren femer.
Eshte tamam si nje nga temat e Forumit : Te kesh apo te jesh?
Dhe ne kete rast pergjigjja eshte te dyja.


Postuar nga ESHI datë 14 Janar 2004 - 05:45:

Ka shume gjera qe paraja nuk mund ti bleje dot.Shpirterat qe nuk cmojne asgje mund ti blesh me para.


Postuar nga JamCelik datë 14 Janar 2004 - 16:14:

mona

ti do pranoje te jetoje me nje 'loser' vetem se ai mund te kete para te madhe ????
nqs po, atehere une do te zija dashnore dhe do ti merrja paret qe ai do te jepte ty.


Postuar nga GRAMOLLARI datë 14 Janar 2004 - 17:00:

Talking

Po te pyesni zhoana Nanon,mbase do te metrni pergjigje te sakte.Saper monen ,me duket se eshte beqare .Kur beja llafe me ndonje shok,per ta kaluar me shaka mbas gjakut te nxehur,ithoja:martohu zemer martohu se mbase te vijne ment.me respekt(edhe per monen).


Postuar nga amor alucius datë 14 Janar 2004 - 17:51:

Smile

Ndoshta eshte mè mire te thuash "te zgjedhesh budallain e pasur apo te varferin e zgjuar?",dhe besoj qe nese kemi parasysh faktin qe paraja behet me kohen por "bagazhi" intelektual& inteligjenca e njeriut nuk ndryshon atehere nuk do kishte shume dyshime mbi pergjigjen.
Egsiston ky fenomen ne Shqiperi,por mendoj qe ndodh me teper tek njerezit qe nuk shikojne me larg se hunden e tyre.
Njerez te njefare niveli te cilet duke mos pasur sodisfaksione ne ate qe arriten vete duan qe te ngrejne statusin e tyre ne shoqeri duke u martuar me nje te pasur.
Por fundja pasuria cfare eshte?
Sjell lumturi e harmoni??
Te ben te dashurosh me shume partnerin?


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 18:50:

Ore e shoh qe me jeni qepur mua.
po a me thoni a keni pare ndonje budalla te pasur?


Postuar nga amor alucius datë 14 Janar 2004 - 18:55:

Talking

PO,jo me larg se sot paradite!


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 19:01:

Nuk e di Amor Ti ke bindjet e Tua. Klase e pasur injorante mund te egzistoje vetem ne Shqiperi.
Kurse klasa e konsoliduar ka te tjera vlera. Padashur te fyej askend eshte me te vertete problemi ekonomik ai qe shkaterron dhe dashurite me te zjarta. Po te kesh mundesi ekonomike ke mundesi arsimimi me shume, ke mundesi informacioni dhe kontakti, turizmi qe do apo s'do do te coje ne nje nivel me te larte ne shoqeror.


Postuar nga amor alucius datë 14 Janar 2004 - 19:06:

Smile

Mona je gabim:mos harro qe ne boten e jashtme nuk ka shqipetarè qe kane marrur pasurine e tyre ketu per ti quajtur TE PASUR.(pervec ca rasteve me probleme jo te perditeshme)
Jashte vendit(te pakten ketu ku banoj une)shteti ju siguron te drejten e studimit si te pasurve ashtu dhe te varferve ndaj pasuria nuk eshte sinonim i diturise!
Ti kur takon dikè dhe te pelqen shkon e informohesh me perpara se si eshte ekonomisht qe pastaj te vazhdosh ta shohesh????
Ku ka gjè me te bukur se te ja fillosh nga e para me ate qe do,te punosh per te ndertuar folene e perbashket pa pasur nevoje qe njeri nga partneret te ndihet inferior??


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 19:51:

Ok pra tani do tu them nje rast te vertete :
Shoqja ime me e mire, shqiptare , u martua para disa ditesh me nje djale qe ishin njohur ne shkolle, por qe vinte nga nje shtrese teper e pasur.
Une isha ne dasmen e tyre, dhe me ka bere shume pershtypje se sa respekt tregonin per te, menyra si e prezantuan dhe pa patur asnje lloj iluzioni per shtresen prej nga ajo rridhte. Ata kalojne me te vertete shume mire, dhe pasuria nuk eshte ndonje hendek midis tyre apo shenje qe te krijoje inferioritet te njeres pale.

Pra pasuria apo varferia nuk eshte ajo qe ndan te budallain nga i zgjuari.
jo gjithmone varferia simbolizohet me zgjuarsine dhe anasjelltas.


Postuar nga BUCS datë 14 Janar 2004 - 19:56:

Talking

Po ti Mona ca pret, ta paska hudh shoqja


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 20:31:

hej Bucs nuk eshte nevoja te diskutojme me kete gjuhe, ma hodhi apo Jo.

Une jam ne gjendje shume te mire ekonomike, dhe kjo eshte arsyeja qe nuk ve re nese dikush eshte i pasur apo i varfer, por mendoj se pasuria eshte nje plus i padiskutueshem.
pastaj kush nuk do te jetoje mire.
O burra le te turen te gjithe e te jetojne ne zonat e varfra rurale, se njerez te zgjuar ka pafund.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 14 Janar 2004 - 20:56:

Wink uragani ec aty lal.....

uragan mos i mendo lal qe te gjitha vajzat nuk jane njesoj.
sepse dashuria nuk blihet edhe shitet me para. Dashuria nuk eshte e shtene o ju popull po eshte endjere nga shpirti.
Di shume raste qe vajzat jane martuar me te pasur edhe nuk kane kaluar jete te lumtur,se vajzat e sotme genjehen se ka no njeri benz ose ndonje makine lluksi ose pare se kush e di se me ca pune eshte mare < se te ralle jane ata cuna qe i nxjerin leket me gjak >. vajzat kushedi ca mendojne ne trurin e tyre se do i ken gjithe te mirat. mona lal paraja shkon e vjen po njeriun qe do kurre nuk e gjen. kujtoni se paraja eshte gjithcka sot po eshte nje gabim fatal per ju vajza qe i doni burratttttt e enderrave me pare.Uragan te lumte dora vellai qe ke hapur kete teme qe ketyre shushkave t`ju vije mendja (jo te gjithave)
Per veten time po nuk pata dashurin jam si nje njeri kot e qe jetoj ne kete bote se money nuk ka rendesi per mua............


Postuar nga Bledumi datë 14 Janar 2004 - 20:56:

Citim:
Po citoj ato që tha GRAMOLLARI
Po te pyesni zhoana Nanon,mbase do te metrni pergjigje te sakte.


Vetem ajo qe nuk duhet pyetur.Me mire te pysesh Tosin sesa Xhoin lal..
Xhoi ka aq leke sa ti nuk i numeron dot me duar se kishe per tu bere telef..

Mona..Me duket se nuk e ke kuptuar mire pyetjen..A kemi pare ndonje budalla te pasur..???
Mund te te them se te disa prej tyre punoj,dhe ketu ne shqiperi jane te paket intelektualet e pasur..(nuk fus politikanet ketu).
Meqe thua qe egzistokan vetem ne Shqiperi kjo klase e ke shume gabim edhe kete..


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 14 Janar 2004 - 21:03:

bledium

Se me ktheve prape ti lal per kundrazi intelektualet kane mbetur pa pare se qeveritaret nuk i lene te ngrene kokat lal per tu pasuruar se ata jane te zgjuar edhe dine si ti vertitin gjerat prandaj ata jane me te varfrit ose te larguar qe nga albania.
Edhe sa per Xhoanen mos me flisni se edi populli se ca eshte edhe se ku ka punuar neper clubet e greqise edhe mo na folni me per te se na hapni zoret e barkut sa per qeveritaret se na vine zoret ne goja se ata jane bo BBOSSAAAAAAAAAAA me parate e prinderve tane qe paguajne taksat e shtetit ajdutttttttt ika tani se mu ngrit nervi )))
ju puc te gjitheve)


Postuar nga unforgiven datë 14 Janar 2004 - 21:51:

Nuk e di a i lexoni postimet nga fillimi ne fund, apo kapni nje fjale e vareni pas saj dhe e beni terkuze.
Nuk jemi ketu per te gjykuar dhe ndeshkuar por te ndajme idete e te kenaqemi ne shoqerine e njeri tjetrit.


Postuar nga GRAMOLLARI datë 14 Janar 2004 - 22:15:

Wink

E dashur mona.Nuk te jemi qepur ty,ne jemi si shoke e thjeshte diskutojme veme dhe pak humor.Me te vertete turku thote fukarallik ,maskarallik,me ter mend ekonomija e dobet shkaterron dashuri te zjarrtapor te them po deshe me fakte se skandalet me te medhaja seksuale nga me te mahnitshmet(itali,dhe greqi ku rrojta 15 vjet,ne amerike jam i ri)kane ndodhur nga shtresat e larta ekonomiko-shoqerore.Si thote populli u zuri gjalpi syte.Me respekt duke u shqepur(prap humor).


Postuar nga amor alucius datë 14 Janar 2004 - 22:48:

Smile

Vetem njerez qeduan te "perfitojne" nga pasuria e dikujt dhe qe s'ju intereson dashuria vènè parane ne plan te parè!
Sic tha dhe Bledi ne Shqiperi ka shume njerez te ndershem,intelektuale qe jane te varfer.Dhe kjo perse?Thjeshte sepse intelektuali nuk e ule veten ne poshtersira e korrupsion.
Dhe kjo puna e shtresave po me duket cike si mendime mesjetare.Aman,kush shikon shtresat sot?!

Shendet


P.S. Mona vi nga nje familje te njefare mireqeniet & me njefare sfondi intelektual(kjo sa per te mos thene qe kjo flet keshtu se duhet te jete vete keshtu)


Postuar nga uragani datë 15 Janar 2004 - 07:23:

"Ruhuni nga zengjini i ri"!

Gjeja e pare qe une shikoje tek nje Femer jane syte. Kur mua me shikone
per here te pare nje femer nuk mi hedh me syte. Populli thote se "kush ka fat ne pasuri nuk ka fat ne dashuri" dhe anasjelltas, ose natyra kompeson, te jep pasurine e te merr shendetin. Populli thoshte "me mire te dish se sa te kesh" por edhe kjo thenie nuk doli gje se ka dale nje tjeter fjale e urte qe thote se "kush ka patjeter qe di" etj..etj... Une fatkeqesisht nuk po shoh asnje prej ketyre te mirave. Shpresoje qe njerezit per mua te thone "duroi por fitoi". Ja fitova por cfare do fitoje?!!! I Urti thote se "dy te mira nuk vijne bashke". Ehhhh bela e madhe!!! Dikush tha se "nuk ka ndonje te pasur budalla. Une them se ka nga ata trima qe nuk u bene syri terr dhe e kane vene pasurine nen rrezikun e ligjeve dhe plumbave te kundershtareve. Populli thote "budallai eshte trim". Po ta zgjidhim ne menyre te trashe kete ekuacion i bie qe budallai = trim, trimi = pasuri, pasuri = budall. Mu be kacurrel arsyetimi tani..... jo per gje po kam frike te ve pasuri tani se do me marrin per budalla.....
Gjyshja ime thote "ruhu nga zengjini (pasaniku) i ri" patjeter kjo ka lidhje me fjalen e urte "hapi rrugen budallait". Sa e mencur qenka gjyshja ime... prandaj eshte edhe e varfer!!!!!
Uhhhhh! Sa kunfuz qe jam tani. Me duket se po behem budallaaaaaaa!(i bie qe se shpejti te behem edhe i pasur apo jo?!)


Postuar nga JamCelik datë 17 Janar 2004 - 16:13:

ai qe nxjerr parane vet me zotesine e tij nuk eshte asnjehere budalla, une kam inat ata tipa qe qe kur kane lindur kane patur miliona ne emrin e tyre neper banga dhe kane gjetur c'do gje gati. dhe ne nje menyre ose nje tjeter te gjithe i hedhim syte nga pasuria e partner'es(it).


Postuar nga AsE Vogel As E madhe datë 18 Janar 2004 - 02:57:

Talking

Hej, ajo nuk esht e sakt fare, per mua leket s'kan rendesi fare!!


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 20 Janar 2004 - 22:27:

Talking ci doni lloact

Aman er se ju bo menja mony degjomni mua hiqni dore nga zgjedhja e nuses ose e burrit me leke shume se per demin e kokes eshte
jamcelik me pelqevi mendimi jot lal edhe une ate doja te thoja qe
parane ta nxjeresh vet edhe me djerse jo me pislliqe
ju pershendes te gjitheve byeee


Postuar nga hirushja datë 24 Janar 2004 - 21:52:

Me kushtoi me shume se gjysem te ore te lexoja kete teme te sotme..pasi po e shikoj qe po bime ne kontradita me fjalet qe themi.

Jane hapur shume tema per dashurine dhe me te shumten e kohes shkruajm shume per te sps eshte vertet dicka e vecante per cdo njeri..si i varver dhe si nje i pasur.
Te rrime shtrember e te flasim drejte, Nuk mund te krasojm ndjenjat sps edhe nje i pasur ka shpirt edhe gjithashtu ndenja. Pra se me bie mua per fat nje djale me shume para nuk do te thot qe une shikoj vetem parat. Mendimi im:
eshte e vertet qe paraja mund te bej gjithcka por cdo kush nga ne duhet ta kuptoj qe paraja ben shume gjera por jo te gjitha.

Vete une si vajze nuk do nisja nje dashuri vetem per para sps ne fund te fundit paraja shkon e vjen.


Postuar nga jimmy84 datë 25 Janar 2004 - 21:22:

Talking Uragano

ti e zgjidhe problemin lal, do behesh i pasur,do marresh nje grua qe do doje vetem parate e tua (kush ka fat me parate nuk ka fat ne dashuri)
keshtu qe ti e di se si do veje puna jote po qysh t`ja bejm ene te tjeret qe s`e dime


Postuar nga Endri datë 26 Janar 2004 - 00:31:

Teme Interesante

Shume Interesante!!

Mua sme pelqen ky fenomen i ri ose sic mund te thuash modernizim , ne shqiperi kurre paraja ska qene pre e dashurise me pare por profesioni .

Nuk jam dakort me mona se qe nje marredhenie qe te shkoje sa me mire duhet te kete nje nivel financiar gjithashtu te mire sepse standardi i jeteses nuk ndikon cilesine e jetes.

Ketu marrim shembullin e shteteve , Une jetoj ne Kanada nje vend i pasur dhe te them te drejten se kam ndjer veten me mire se ne shqiperi sado i varfer si vend ishte , une isha shume i lumtur. (Balta -- m'ë ëmbël se mjalta)

Pra kur dy partner duan njeri-tjetrin i varfer , mesatar apo i pasur ajo nuk ndikohet nga paraja por nga tipi i njeriut.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 26 Janar 2004 - 22:26:

hirushe

te ralla jane ato femra qe kan fat te marin burre te pasur se shumica i zgjedhin se duan pare lal edhe ne nuk po flasim per fatin se fatit nuk i dihet po per njeriun se si femrat edhe cunat e sotem duan te martohen me njeri te pasur sepse mbase nuk kane edhe ndenje per ate njeri edhe martohen vec per pare qe keshtu eshte si shume diference me fatin kush do i do parte ajo nuk diskutohet po fat me pare eshet i zorshem te te biere
se kot nuk kane then PARAJA SHKON TE PARAJ .
HIRUSHE te uroj nje fat me burrin qe te ma kesh boss jo bos po ene mbret ishalla ta kesh se me mire se jo per gje ndihmon edhe shqiperine e shkrete lol bye all


Postuar nga unforgiven datë 26 Janar 2004 - 23:28:

Ok, po nqs bini ne dashuri me nje Djale te pasur, cfare duhet te beni?

-Ta refuzoni se eshte "zengjin" dhe te zgjedhesh nje te varfer me ideale te larta, se ......

Dmth sipas jush te pasurit nuk duhet te dashurojne kurre....


Postuar nga hirushja datë 26 Janar 2004 - 23:40:

Smile Sexy_girl05

Une e di qe s'po flasim per fatin ketu dhe e bera si shembull dhe ne fakt ketu jam me Monen do zgjedhja nje burre te pasur qe mos te kem probleme ne te ardhmen.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 27 Janar 2004 - 20:59:

mona

ajo nuk diskutohet qe te gjithe te ardhmen te mire e duan po mos prit kur nga te tjeret se nuk nxjer gje ne dritre meso te fitosh gjithcka me mundin edhe djersen tende. se ja u ndave nga burri i pasur ca do besh ti ku do shkosh, se mos pretendosh se mos te te mbaji ai akoma po me mire te mundohesh vete per nje te ardhme te mire edhe jo nga burre me pare.
mona mos me merzitesh po ky eshte mendimi im sepse une nuk mundet te te gjykoj ty edhe jeten tende . byeeeeeeee


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 27 Janar 2004 - 21:03:

Wink hahahahah enderra e vdekur

hahah cuno mja se na i fute gocat ne sher
se me duket po fut sherin ti cuno mes ketyre
qe duan burrat e pasur kujdes i zi se te mbyten fare lol
hahahahah
ika se me ktheve prape edhe lash nam


Postuar nga unforgiven datë 27 Janar 2004 - 21:55:

Sexy Girl 05, Une jam vete e pasur. C'fare duhet te bej ta marr burrin e varfer?


Postuar nga jimmy84 datë 30 Janar 2004 - 09:47:

o mona neqoftese e kam kuptuar mire temen pyetja shtrohet:a do martoheshe me nje te pasur vetem per faktin qe eshte i pasur apo do zgjidhje nje burre te varfer sepse e do?
pra nqs nje vajze do nje burre te pasur nuk thote njeri qe lere vetem sepse ai eshte i pasur ose duhet te martohesh patjeter me nje te varfer.


Postuar nga amor alucius datë 31 Janar 2004 - 00:40:

Citim:
Po citoj ato që tha mona
Sexy Girl 05, Une jam vete e pasur. C'fare duhet te bej ta marr burrin e varfer?

Mona cfare eshte pasuria per ty?
Per mua ASGJE,dhe e di perse?Sepse une s'kam levizur nje gisht qe te ndertoj "mbreterine" e prinderve te mi.Fundja,nje dite njeriu vendose te krijoje nje familje te tijen dhe natyrisht sdo marre pasurin e base me vete.Atehere,do vazhdosh te quash veten te pasur???Te lutem,ky eshte kulmi!!
Pastaj varet se cfare permban per ty termi pasuri...ate qe une mund te quaj varferi ti mund ta quash pasuri dhe e kunderta...
Ne vendin tend nuk do isha munduar asnjehere te fitoja nje status duke thene"jam e pasur",nese vertete te interesojne gjera te tilla atehere shko e puno dhe statuset ndertoji vete!
Nje detaj te vogel,tek njerezit vertete te pasur(e kam fjalen ne anen intelektuale&shpirterore)nuk ju intereson pasuria nese takojne dikè.
Do thoja se kujt i perket ky mentalitet por nuk besoj qe do ishte shume e kendeshme...

Ciao,ciao

P.S. Nese te ndihmon ne bisede mund te te jap dhe nje copez letre te nxjerrur pikerisht sot nga llogaria ime bankare


Postuar nga amor alucius datë 31 Janar 2004 - 00:50:

Mona serish nuk arrite te kapesh thelbin e asaje qe thashe...
Meqe ra fjala,me behet zemra mal sahere qe me shfletojne CV-tè njerezit
Duhet te mesoj nga ty ne ca gjera


ciao,ciao


Postuar nga Losa datë 02 Shkurt 2004 - 03:59:

Thumbs up

persa i perket pyetjes patjeter do te martohesha me ate qe doja te varfer ( por jo dembel). Nuk e kuptoj se ku qendroj e keqja e parase. Ato ndihmojne qe te paguash faturat, te shkosh holiday te ndihmosh dhe ata qe skane biles. Pra jeta behet me e lehte ,pa strese ,qetesi shpirterore pra e lumtur.

Te jesh ne dashuri me nje djale te varfer ekziston ne periudhen e shkolles.
Por kur kalon ajo periudhe lindin femijet fillon te mendosh ; ah te martoheshe me nje ........jo te pasur por te kishte nje pune te nxirrte ca para. Pra parate nuk jane misherim i se keqes sic i kemi quajtur ne shqipot deri me sot. Besomeni jane te mira.

Pershendetje dhe me mire mos e lodhni koken rreth parase, merreni jeten si t'iu vije shtrini kembet sa te keni jorganin thote populli.


Postuar nga vajza_e_valeve datë 04 Shkurt 2004 - 17:40:

dashuria nje ndjenj e vrare

Eshte e vertete se njerzit kerkojne mirqenjen dhe jan aq te dhene pas paras saqe sot nuk arihet te kuptohet se kur flet dashuria dhe kur ambicia"etja per para"...Dashuria ne ditet tona konsiderohet antike dhe shpesh here nese dikush i beson ketij antikiteti klasifikohet dhe ai antik.
Eshte mekat qe ky shekull na ka gjetur me dashuri te vrar dhe me etje per para te madhe .Por ndoshta kete fat ne njerzit e meritojm...
Dashuria e vertet lind 1-here ne 100vjet...Urimet e mia kush e gjen.
Te tjeret...?Te kenaqen me ate qe gjejn.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 04 Shkurt 2004 - 20:52:

oj mona

oj goce ene une jam e pasur ene kam biznese po ce do
per ca me duhen se mos jane timet jane te nenes ene te babit une edi shume mire qe ata per mua i kane po nuk kam nevoje per paren e askujt jame zonja ti nxjer vete qe te di se si eshte mundimi edhe vuajtja edhe jo ti kem hazer tek goja . sen per hazer i kam une.
ENE per burrin motra nuk kam ku te ta gjej te varfer edhe as te pasur por une te them qe me ke te te bjere zemra jote ne dashuri ate lejohe qe te behet burri jot se sa per mua never martesa ekam nje cike si pa qejf terezine per tu martu se jam akoma ere lol hahahahha


Postuar nga lulka datë 04 Shkurt 2004 - 22:05:

Femrat si natyre jo te gjitha ee po ne pergjithsi jane pak si komode domethene preferojne luksin ,te kene prane nje njeri te pasur qe deri ne nje fare menyre ju ploteson tekat dhe nevojat ,ndihen me te mbrojtura prane nje njeriu te tille dhe ne kohet e sotme shof shume materialiste qe vejne lekun para njeriut.
Une mendoj se cdo kush duhet te martohet me ate qe vertet po vertet dashuron dhe e shikon veten e vet me ate person deri ne fund te jetes dhe eshte gati te beje sakrifica per te ,prandaj nuk ka rendesi pasuria tek nje mashkull po personaliteti dhe ca ndienja ka per ty qe do behesh gruaja e tij.
Leku te ben te lumtur po me te nuk mund te blesh dashurine.


O Zot me jep aq pasuri sa te mos me kene zili po jo aq pak sa te ndjell meshire.(s'e mbaj mend kush e ka thene)


Postuar nga u.s.a600 datë 05 Shkurt 2004 - 14:34:

Ec te vdeksha, Uragano ti ngele beqar.

Po ku ka dashuri sot more lere se cthone te tjeret me degjo mua.Ke leke i ke te gjitha , ske rri me gisht ne goje.
Nje keshille nga une mos dashuro asnjehere ok se ndryshe ta futi po spate leke, ky eshte realiteti ne Shqiperi.
E vetmja gje qe duhet te besh te mos e vrasesh mendjen per femra kur te dale rasti shif e bej por mos harro asnjehere mos bie ne dashuri.
Sa per cmimin di te them qe tani jane shtrenjtuar nje cike por ka sezone qe behet ulje p .sh kur ato e kalojne moshen apo kur nuk jane shume te bukura ok.
Ti mos u shqeteso per femrat se kur ajo ka per te zgjedhur mes te varferit dhe te pasurit ajo normale te pasurin do zgjedhe edhe sikur te jesh ti Raul Bova nga bukuria apo te jesh i zgjuar etj, etj.
Keshtu qe para se te kerkosh per femra kerko me perpara te besh noj leke se pastaj te vijne vete ok.Lekun ne fillim ok.


Postuar nga uragani datë 06 Shkurt 2004 - 07:25:

hahahahahahahaha

u.s.a600
Tani qe ka rene dollari rrezikohen djemte shqiptare ne USA te ngelen pamartuar.
Me renien e kursit te dollarit eshte rritur kursi i femrave. Sipas ketij arsyetimi, nje "ambulante"(shqiptare) "mielli" ne Zvicer pasi te kete bere shume lek i bie te kete nje femer 18 vjec, 2 nga 21 deri ne 28, tre nga 29 deri 31 dhe 150 nga 32 deri ne 40 (ato qe jane mbi 40-tat ofrohen gratis).
muahahahahahahahahah
Po nisem qe sot per Zvicer se per ndryshe ngela pamartuar.


Postuar nga u.s.a600 datë 06 Shkurt 2004 - 14:15:

Me degjo or trim

Uragano, ne Amerike , Zvicer etj, nuk ka shume rendesi paraja ne nje maredhenie mes nje vajze dhe nje djali ok.
Nuk mund te mendosh qe ne Amerike nje femer te zgjedhe mes nje burri te pasur dhe atij te varfer, ate te pasurin ok.
Kjo vjen ngaqe jeta eshte e sigurte ne keto vende dhe jo si ne Shqiperi qe s'mund te ndertosh kurre nje familje te shendetshme me te ardhurat qe te ofron ky vend dhe keshtu une u jap te drejte femrave qe te zgjedhin te pasurin edhe pse ato mund te dashurojn nje te varfer.Pa para ska jete te lumtur ok.Mos harro asnjhere qe te kesh sukses mos e vrit fare mendjen per femrat sepse ato gjithmone kane nevoje per ne.ok.


Postuar nga u.s.a600 datë 06 Shkurt 2004 - 14:28:

Une po kerkoj noj femer me lek qe te martohem me te.

Kush femer eshte e pasur , une pranoj te martohem me te edhe po qe se nuk eshte shume e bukur ok.
Po qe se eshte edhe shume e bukur akoma me mire do ta dua me shume .
Hajde gooooca n.q.s jeni vete te pasura mos i merrni edhe burrat e te pasur ok.Meshireeeee per ne te gjoret.


Postuar nga kacurrele datë 06 Shkurt 2004 - 14:32:

pse keshtu ju meshkujt nuk keni nevoje per ne?ke te drejte per ate qe thua se ne pa para nuk mund te krijosh nje familje , eshte e kote ajo qe thone romantiket qe besojne verberishte ne dashurine, po dhe kjo e fundit eshte shume e rendesishme, nuk mund te martohesh me nje njeri kur do nje tjeter dhe pse nuk ka leke ."zgjidhja eshte:mos martohesh fare po jerti dashurine"


Postuar nga u.s.a600 datë 06 Shkurt 2004 - 14:38:

bravo kacurrele

Edhe une mendjen tende kam,nuk do martohem fare,pasi n.q.s une dashuroj nga njera ane dhe nga ana tjeter skam leke ather ia kam futur vetes, pasi di qe do kem shume probleme ne te ardhmen .Une dua te jetoj pa stresin e parase ok.


Postuar nga vajza_e_valeve datë 06 Shkurt 2004 - 17:30:

Mos haroni...

Ju te nderuar meshkuj mos haroni qe persa i perket interesit nuk jan per te vene ne kryqe vetem femrat, sepse ju jeni te paret themelus te interesit.
Ndoshta ju vjen keq qe kemi qene nxenese shembellore ne mesimin e ketij arti dhe filloni te nxeheni por mos u merakosni se neqoftese ne kemi qene te zonjat ne mesimin e artit te interesit ju na keni mesuar shume mire artin e thashethemeve ...Jeni ju tani qe mbizoteroni kursin e llafazaneve pale keni mesuar aq mire sa keni filluar te na nxirni dhe kurse te blerjes se nje femre...Epo e dini se cju them ...nese ne akoma kemi nje vlere juve e keni humbur me koh...Nese se dini meshkujt jan pa lek fare ata mund ti kesh kur te duash...te gatshem gjithmon i gjen ne cfardo lloj moshe pa diferenxa...


Postuar nga u.s.a600 datë 06 Shkurt 2004 - 18:00:

kujdes

vajza_e_valeve
dukesh se paske pesuar noj disfate ne jeten tende po kjo sdo te thote qe ke te drejte ne ate qe ti thua, per thashemet, qe mund te bejne meshkujt etj....Mundohu te kuptosh thelbin e temes zemra ok dhe mos u rrembe...Ketu flitet edhe per dashurin qe ti do ta lidhje me interesin apo jo


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 06 Shkurt 2004 - 18:43:

Wink ua ua

CUNaa po ca po na beni keshtu se na i ulet shume gjinine femerore
Degjo ti u.s.a600 mos na bej kaq pertoke ti vellai se ju cunat nuk beni dot pa ne ok edhe pse ja u qani hallin kaq shume njerezve kush
do ta mar burrin e pasur le ta pare kush e do te varfer prap le ta mare ne nuk jemi ketu per te gjykuar njerezit
ti po te duash martohu dac me te varfer dac edhe me te pasur se me te dyja nje m... ka per te qene po mos eshte dashuria ne mes se nuk ke se
si ri me nje njeri qe se do se te gjitha qe do i besh do ti besh falso edhe jo me zemer do shtiresh kot edhe gje ne drite nuk ke per te nxjere
po me gjithe ate shpresoj qe mos kesh nje fat te ketillte........

edhe jo kaq shume menefrego per te ardhmen tende
le qe kot qe flas edhe shkruaj se hyne ketej edhe dalin andej lol hahahahah


Postuar nga u.s.a600 datë 06 Shkurt 2004 - 19:16:

Ej sexy_girl

po ku ka dashuri sot moj zemer, ka lek te gjitha jane ne rregull ok.
Ti do preferoje te kaloje jeten me nje cun qe e dashuron por i jo i pasur apo do preferoje nje te pasur qe do te jepte cdo gje qe ti ke enderraur por ama ti vetem njerin dashuron vertet ,ate tjetrin qe eshte i lodhur fare.
Tani ti thua po se deshe ske si jeton me te, ta them une si do ndodhe zemra, kur ai te tregon se cfare pasurie ka se cfare jete te ofron nje pasuri e tille ateher ai i varfri do te ngelet vetem nje kujtim i bukur zemra me kupton.
Po s'keni faj ju femra dhe une po kerkoj nje vajze te pasur por s'po e gjej se s'ka fare ketu.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 157 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.