| Forumi Horizont | Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Shoqeri-Hipokrizi apo Shoqeri-Kalim Kohe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14928)
Shoqeri-Hipokrizi apo Shoqeri-Kalim Kohe
SI I KONSIDERONI SHOKET DHE SHOQET TUAJA.
Nje kalim te kohes se lire, qe i jepni investimin dhe vleresimin e duhur apo si nje eveniment, qe brenda ka hipokrizine dhe genjeshtren e nevojshme, ku ne momente te caktuara fshihet edhe keqardhja edhe admirimi????????
Mua vitet me mesuan, se nuk ka shoke dhe shoqe te vertete ne kuptimin e plote te fjales. Familja eshte shoqeria me e paster dhe me e brishte edhe kur ata te behen armiq.
Mbas shpine syte dhe veshet e mij pane dhe degjuan shume edhe ato, qe kurre nuk i kisha imagjinuar.
Duhet te mjaftohemi vetem me shoke qe ne i frymezojme ata ne jete apo duhet te jemi edhe ne kerkim te atyre shokeve qe na frymezojne edhe neve vete........
as njera as tjetra
E dashur Kotka.....Shoqeri e bukur ka qene ajo e viteve te juaja dhe e prinderve te mi.
Sot nuk ekziston me shoqeria. Quaje si te duash, kalim kohe, argetim, hipokrizi, futje mbas krahut, futje prapa krahut
, sot mund te quhet dicka pa vlere.
Shoqeri mund te jete vetem familja siç e the dhe vete.
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
E dashur Kotka.....Shoqeri e bukur ka qene ajo e viteve te juaja dhe e prinderve te mi.
Ke hapur nje teme qe kisha kohe qe mendoja qe te flisja per te kotka.
Eshte me se e vertete qe shoqeria nuk eshte asnjehere ashtu sic e ka dhe vete emrin, vone e kam kuptuar qe nje shoqeri jetegjate dhe e sinqerte te mos ekzistoj. Dikur thonja nuk ka si shoku, nuk nxirrja famijen para tij por me vone e kuptova qe ishte dicka tjeter, ishte prindi qe me thoshte , degjo se nuk eshte shoqeria ashtu si mendon ti por un prap thonja! Pse flasin kot keta por ne fakt kishin te drejte nejse edhe un them qe jan gjera te papjekurise dhe besoj qe cdo kujt i falet ne ate moshe ,
Shok per mua ka qen , eshte dhe do jete vellai ...ne te mire dhe te keq!
Me duhesh nje keshille! pyesja ate.
Doja te ndoja nje muhabet ! gjithmone me te.
Dhe pa harruar dhe familjen qe jan rrenjet tona.
Edhe nje here kotka pergezime per temen , nje cik inat qe nuk e hapa un i pari
por prap mjafton qe postova dicka per te.
Shoku nuk duhet te duhet me gjithe shpirt Smoker, ai nuk duhet te vihet mbi familjen. Shoku duhet te respektohet reciprokisht dhe vjen gjithmone mbas familjes.
Shokut nuk duhet t'ja japim cdo gje, se edhe ai kurre nuk na jep cdo gje.
Familja eshte ajo qe te jep gjithcka ty pa kursim dhe ti i jep asaj, duke ndjere lumturine e dhenjes.
Eshte shume e rendesishme te dish si te konfrontosh nje shok. Vetem kjo menyre zgjat jeten e nje shoqerie te respektueshme reciprokisht, ndryshe nuk quhet shoqeri, por interes ose shfrytezim.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Shoku nuk duhet te duhet me gjithe shpirt Smoker, ai nuk duhet te vihet mbi familjen. Shoku duhet te respektohet reciprokisht dhe vjen gjithmone mbas familjes.
Shokut nuk duhet t'ja japim cdo gje, se edhe ai kurre nuk na jep cdo gje.
Familja eshte ajo qe te jep gjithcka ty pa kursim dhe ti i jep asaj, duke ndjere lumturine e dhenjes.
Eshte shume e rendesishme te dish si te konfrontosh nje shok. Vetem kjo menyre zgjat jeten e nje shoqerie te respektueshme reciprokisht, ndryshe nuk quhet shoqeri, por interes ose shfrytezim.
Te dyja glaukus, si e percepton ti ate? dhe ne baze te ketij perceptimi, c'vend ze tek ty kjo shoqeri.
Jane te lidhura shume me njera-tjetren.
Nje shok me vlera do te thoja une mos e kritiko kurre ne sy te shoqerise ose ne shtepine tende apo te tij, qe te mos e humbasesh pergjithmone.
Do te ishte me mire te linit takim ne ndonje kafeteria apo park dhe t'i rrihni atje mendimet, qe edhe ne qofte se ndodh ndonje keqkuptim gjate bisedes askush nuk ndihet i ofenduar. Edhe e-mailet sot funksionojne shume mire per te sqaruar biseda te pambaruara.
Mbas nje keqkuptimi me nje shok, do te thoja ti lesh kohe shokut te mendohet. Ne qofte se nuk shikon ndonje reagim pozitiv, nuk eshte ide e keqe te besh ti vete nje telefonate. Nuk humbet kurgje nga nje telefonate, se sa humb nje mik te mire pa telefonuar kurre.
Keto doja te tonizoja me konfrontim te shoqerise.
jam dakord me lelen, se nuk ka shoqeri sot, por mos harrojme se nga zhgenjimet tona do ti japim ato keshilla femijeve tone. une nuk kam femije por te gjithe mesojne femijet keshtu dhe vertet nuk do t'kete shoqeri te vertet.
ose ca thote smoker, nuk jam dakord krejt se une nuk kam patur vella, dhe e kam dashur shoqerine me nje siqeritet te plote. une kam qene si vella tek ca shoke edhe jeten e kisha dhene per ata, por me mori shume kohe ta kuptoj ket bote te djadhzuar. dhe kurr nuk kam pasur nevoje materjale nga shoqeria, se gjithmone kam ditur te bej para. ne te gjithe kemi pasur zhgenjime ne jete por jeta ma dha shancin te njoh ca njerz me nje shpirt aq te korruptuar, dhe aq te maskuar, sa ju betohem qe sikur te gjithe shqiptaret te jene ashtu!?!! une do behem serb. njerz qe sikur mos te kishin frike nuk do lejne gje pa ba. sinqeriteti morali shpirtror nuk ekziston tek karakteri i tyre. ma mesoj jeta se shetita boten ne nje moshe te re, dhe isha naive shkodran.lol (aka idiot)lol. nejse kjo eshte bukuria e jetes, te mesojme, une i mesova ne nje mosh te re.
Ndoshta jam ende e re dhe besoj tek miqesia.nuk e di sec mund te ndodh pas shume vitesh.
Kam pasur dhe kam shume shok&shoqe,por shume pak prej tyre u kam dhene nje vend te vecante.Jam nje njeri qe nuk flet dhe tregon shume gjera mbi veten,shume pak,per te mos thene asnje mund te dine per mua.
Miqte kane lezetin e tyre,kur kthehesh ne shtepi&del per te pire nje kafe,(ose kur se mbaj fjalen per te dale,se gjithmone me ka dale dicka 
)por e shikon se njerezit ndryshojne,sjane me ata te paret.
Une kam nje shoqe ne Itali&me ate kam gjithmone shume kenaqesi te takohem,ndoshta sepse jemi te dyja larg&keto takime,sikur na bejne te kujtojme te kaluaren.
Ketu ku jam kam shoqe te mira,por jane sa per te kaluar kohen,per te mos qene vetem.Secili ka hallin e tij&qan vetem hallin e tij.Ndoshta klima &mentaliteti i njerezve ndikojne qe te ndryshosh(nje mik me tha para ca kohesh qe jam bere grifshe e ftohte,qe sdua tia di me per njeri
),te mendosh vetem per ato qe po heq mbi supe.
Ne Shqiperi njerezit jane bere akoma me keq.Atje te fillojne thashethemet nese del me nje fund te shkurter&nqs ke nje djale per krahu,qofte ky vellai apo kushuriri.
Ose mos te pafshin unaze ne dore,se te fejuan me zor&pa ditur gje 
.
Shkurt hesapi si besohet njeriu,ose te besoj qe mund te kem besim tek ata qe kam pasur&kam besim ( fola tamam si Don Kishoti
).
Shoqja ime me e ngushte eshte mami ime.

Eshte nje pikepyetje perdite...?!
Por... pikepyetjen e shuan perceptimi... dhe ndjesia!
Nuk mund te kerkosh te gjesh perfeksionin ... askund!
Mjafton te ndihesh mire!
Dhe ne baze te kerkesave ... te ndihesh i plotesuar... dhe te jesh (dhe te jene ) i mirekuptueshem / i mirekuptuar !
Po. Ka shoqeri te vertete!
Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Shoqja ime me e ngushte eshte mami ime.
[/B]



. Ndrsyhe nga njerezit e tjere qe mund te kene nostalgji dhe mall per miqesine e vjeter ,per shoqerine e matures ,une ndihem e lumtur per miqesine qe kam pasur fatin te takoj ne Univ.sepse ajo po qe me ka rritur me te vertete dhe me ka bere ta shoh boten me nje sy tjeter......se u zgjata ma shume sec duhet ketu.....:p
Vetem shoke nuk duhet te jene prinderit!!!
shoqeri e lezetshme eshte kur te lidhe puna ose shkolla, ku gallata nuk pushon per 8 oret e punes. dita kalon shpejt:)
Kjo eshte shume e vertete kurti. Une me shoqerine time kemi nja dy bare qe shkojme per te kaluar ndonje ore pushimi qe mund te kemi dhe bejme aq gallat saqe shkon deri ne skajet e te lenurit name...
:p...Keshtu ndodh ne shoqerine e vertete , i hap dyert e mendimeve,fjaleve dhe je i shpenguar deri ne palimit.
Uauuuu s'po shkruj ma se po me kap ndonje dell malli miqesor se kam 3 dite pa i pa dhe po bej carcafe mendimesh ketu....
ehhhhhhhhhhhh
miqte duhen te jene te vlefshem vetem brenda kesaj fjale.......ndryshe e humbasin vleren e tyre,,,,,,,,nje shoqeri qe i reziston kohes eshte shoqeri e vlefshme.....ne te kundert ne mos hipokrizi dhe imponim rrethanash eshte thjesht nje shoqeri kalim kohe..sa keq!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.