Forumi Horizont
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Si duhet te sillemi me personat me aftesi te kufizuar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16771)


Postuar nga lornida datë 15 Janar 2009 - 22:23:

Si duhet te sillemi me personat me aftesi te kufizuar?

Une kam dhume deshire te di mendomin e secilit prej jush se si duhet ne te sillemi me nje person me aftesi te kufizuar.
Si duhet ta trejtojme ate ,me ndjeshmeri apo sikur ai nuk ka asnjelloj mangesie?
Ne momente te caktuara te permendim mungesen qe ai person ka apo ta evitojme ne cdo bisede tonen?????


......


Postuar nga lornida datë 16 Janar 2009 - 00:21:

kerkoj ndjese per gabimin ortografik qe kam bere lart (dhume-shume),por pyetja qe une kam bere eshte serioze dhe kam nevoje per ndihmen tuaj.Ju lutem nese nuk keni gje per te thene ,me mire mos thoni asgje.


Postuar nga akrepi2008 datë 16 Janar 2009 - 00:28:

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
kerkoj ndjese per gabimin ortografik qe kam bere lart (dhume-shume),por pyetja qe une kam bere eshte serioze dhe kam nevoje per ndihmen tuaj.Ju lutem nese nuk keni gje per te thene ,me mire mos thoni asgje.


Pershendetje lorinda.

nese vertete do te dish nje mendim profesional (gje qe keshillohet) mos ekerko ne forume. Kjo eshte nje teme shume delokate sepse trajtimi i aftesive te kufizuara prk nje game te gjere rastesh dhe karakteresh. Pastaj eshte dhe pjesa e perplasjeve te pashmangshme te asaje qe thuhet me ato qe de facto behen. ka shume kundershti dhe shume teori.

Nese do nje specialist une ta rekomandoj ne MP.

gjithe te mirat


Postuar nga lornida datë 16 Janar 2009 - 00:42:

te falenderoj per keshillen Akrepi2008,te lutem do me thush cfare do te thote MP?


Postuar nga akrepi2008 datë 16 Janar 2009 - 00:46:

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
te falenderoj per keshillen Akrepi2008,te lutem do me thush cfare do te thote MP?


mesazh privat. Mund te me thuash moshen seksin dhe lloin e problemit qe ka personi qe t'a kem me te lehte


Postuar nga Deb* datë 16 Janar 2009 - 01:23:

Re: Si duhet te sillemi me personat me aftesi te kufizuar?

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Une kam dhume deshire te di mendomin e secilit prej jush se si duhet ne te sillemi me nje person me aftesi te kufizuar.
Si duhet ta trejtojme ate ,me ndjeshmeri apo sikur ai nuk ka asnjelloj mangesie?
Ne momente te caktuara te permendim mungesen qe ai person ka apo ta evitojme ne cdo bisede tonen?????


......



Nuk ka pse ta evitosh.Shikoje si njeri ne radhe te pare dhe jo si nje person me aftesi te kufizuara.Nuk na tregove percfare lloji disability e ke fjalen?


Postuar nga Katilesha datë 16 Janar 2009 - 02:59:

Kujdes!

Mesazhet jashte teme do fshihen.

Faleminderit.


Postuar nga ColdFire datë 16 Janar 2009 - 03:18:

Re: Si duhet te sillemi me personat me aftesi te kufizuar?

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Une kam dhume deshire te di mendomin e secilit prej jush se si duhet ne te sillemi me nje person me aftesi te kufizuar.
Si duhet ta trejtojme ate ,me ndjeshmeri apo sikur ai nuk ka asnjelloj mangesie?
Ne momente te caktuara te permendim mungesen qe ai person ka apo ta evitojme ne cdo bisede tonen?????


......



Person me aftesi te kufizuara nga ana fizike apo mendore? Duhet te jesh pak me e qarte kur shkruan mendimet e tua, sepse ne qe te lexojme nuk e kemi aq te qarte sa e ke ti ne mendjen tende.
Megjithate,sic e tha dhe Akrepi me lart, une do tju pergjigjesha me MP nqs keni ndonje pyetje. Nqs personi eshte me aftesi fizike te kufizuara, te cilat si rrjedhoje mund te sjellin crregullime tek mendimet e tij atehere ai person eshte e domosdoshme para se te vij ne kontakt me "te gjithe ne" te kete kaluar nje periudhe te mire me psikoterapi intensive.
Nqs personi nuk pranon dhe kupton se pari vete kufizimet e tij, sado te kujdeshem dhe eksperte te jemi ne, nuk do arrijme kurre ta bejme kete person te ndihet i pranuar/lirshem ne shoqerine tone.
shendet


Postuar nga ColdFire datë 16 Janar 2009 - 03:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Kujdes!

Mesazhet jashte teme do fshihen.

Faleminderit.



ti me vrap ti, na i preve kokat te gjitheve...pa pike meshire...he ma pri dhe mua se kjo ngeli...gjaku im i paster ne duart e tua...
:p :p :p
dhe mos hup, se ke bere mungesa


Postuar nga lornida datë 16 Janar 2009 - 04:12:

Bejet fjale per personat qe kane paaftesi fizike.

Qe jane absolutisht shume inteligjente ,por qe ti sa e here e shikon te vjen keq per situaten ne te cilen ai ndodhet.
Ne kete rast si duhet te veproj une?
.....te ndiej keqardhje ,apo...


Postuar nga Deb* datë 16 Janar 2009 - 04:25:

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Bejet fjale per personat qe kane paaftesi fizike.

Qe jane absolutisht shume inteligjente ,por qe ti sa e here e shikon te vjen keq per situaten ne te cilen ai ndodhet.
Ne kete rast si duhet te veproj une?
.....te ndiej keqardhje ,apo...



Gjeja qe ata urrejne me shume eshte te ndjesh  keqardhje per ta,nuk duan ti shikosh si persona qe kane nje paaftesi fizike.Ti sillu sic sillesh me te tjeret ,as me ngrohte e as me ftohte.


Postuar nga lost_soul datë 16 Janar 2009 - 05:47:

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Bejet fjale per personat qe kane paaftesi fizike.

Qe jane absolutisht shume inteligjente ,por qe ti sa e here e shikon te vjen keq per situaten ne te cilen ai ndodhet.
Ne kete rast si duhet te veproj une?
.....te ndiej keqardhje ,apo...


Ndjenjen e keqardhjen nuk e menjanon dot, por ajo nuk duhet te jete motivi i sjelljes tende me te.

Ata jane njerez si te gjithe te tjeret. Kane nevoje per shoqeri, dashuri, te qeshin e te qajne. Nese ke mundesi t'i ofrosh ne menyre te sinqerte ndonje nga keto do te jesh e falenderuar, perndryshe me mire lere rehat.


Postuar nga ColdFire datë 16 Janar 2009 - 05:58:

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Bejet fjale per personat qe kane paaftesi fizike.

Qe jane absolutisht shume inteligjente ,por qe ti sa e here e shikon te vjen keq per situaten ne te cilen ai ndodhet.
Ne kete rast si duhet te veproj une?
.....te ndiej keqardhje ,apo...



Ne asnje menyre...asnjehere keqardhje. E kuptoj, vjen shume natyrale, kur shikojme dike te themi: " oh sa keq", por gjithesesi nuk eshte aspak mire per ate person. Pse? Per te vetmen arsye sepse ai person ka nevoje per ndihme psikologjike, duhet te kuptoje qe aksidente, semundje dhe lindje abnormale ndodhin dhe jane shume te shpeshta. Me lart te kam shpjeguar sesi duhet te kete nje ndihme profesionale. Ne shumicen e rasteve keta persona e kane ate ndihme (nuk flas per ne shqiperi), keshtu qe pas disa kohesh kane arritur te pranojne "te metat" e tyre fizike (nuk tingellon mire ajo fjale, por kerkoj ndjese qe nuk me vjen asnje tjeter ndermendje).

Keta persona munden me forcat e tyre te jetojne pa qene te pavarur nga te tjeret, kuptohet varet dhe nga niveli i kufizimit. Me pak fjale tani jane si te thuash te forte dhe po qendrojne ne "kembet e tyre". E vetmja qe nuk do ndihmoje ne kete rast eshte keqardhja...dhe ne si njerez qe jemi dhe bejme gabime pa e kuptuar...e shprehim jo vetem me fjale por edhe me ane te menyres sesi i shikojme. Pa folur asnje fjale i demtojme me ate shikim.

Nqs deshironi te ndihmoni nje person te vecante, flisni hapur me te. Pyeteni: "Si ndihesh te flasim per gjendjen tende?" Ai/ajo do jete shume i sinqerte me ju dhe do tju ktheje pergjigje sesi ndihet ne ate moment. Nqs pergjigja eshte jo, respektoje deshiren e tij/saj. Nje dite do ndihet i lirshem te flasi vete per gjendjen. Nese pergjigja eshte po, degjoje deri ne fund pa bere shume pyetje dhe pa e nderprere. Mos i ofro ndihme specifike pa te kerkuar. Pyete ne pergjithesi: Ke nevoje per dicka qe une mund te te ndihmoj? Vetem atehere ai/ajo do te thote pikerisht per cfare ka nevoje. Mbase jo me here te pare, por nqs je nje shoqe e denje per te dhe do te ndihmosh, duhet te kesh shume durim per pergjigjen e tij/saj.

Duhet shume deshire per te ndihmuar dhe durim...keqardhje JO. Ji vetvetja, sillu njesoj si sillesh me njerzit qe nuk kane kufizime. Mos e bej te ndihet kurresesi si invalid, sepse ne thelb nuk eshte, eshte i njesoj i afte (une quaj invalid vetem ata qe kane mungesa mendore, megjithate nuk u tregoj keqardhje as atyre) si ty dhe si une vecse i duhet te punoje dhe te perpiqet me shume per te perballuar veshtiresite qe i sjellin ne jeten e perditshme kufizimet e tij fizike.

Shendet

p.s. me fal e bera carcaf


Postuar nga shelgu datë 16 Janar 2009 - 06:00:

Re: Si duhet te sillemi me personat me aftesi te kufizuar?

Citim:
Po citoj ato që tha lornida
Une kam dhume deshire te di mendomin e secilit prej jush se si duhet ne te sillemi me nje person me aftesi te kufizuar.
Si duhet ta trejtojme ate ,me ndjeshmeri apo sikur ai nuk ka asnjelloj mangesie?
Ne momente te caktuara te permendim mungesen qe ai person ka apo ta evitojme ne cdo bisede tonen?????


......



Varet shume se cfare kufizimi te aftesise ka personi ne fjale.

Nje njeri qe calon, nuk besoj se ka nevoje per ndonje sjellje te vecante. Sigurisht qe nuk mund te bisedosh me te dhe t'i vesh ne dukje qe ka kete difekt trupor. Njeroi duhet te matet nga mendja dhe meqe jemi ketu, problemi komplikohet shume me njerez qe kane mangesira mendore.

Shume e veshtire per ata qe i kane ne familje dhe per vete personin. Ka te semure mendore, ose me aftesi te kufizuar qe nuk e dine kete gje dhe kjo ata vete i lehteson.

Sidoqofte shoqeria e ka per detyre qe te jape ndihmen e saj per ta dhe t'i trajtpoje ne menyre shembullore.

Sa per aftesine fizike te kthehem edhe njehere, eshte rasti i ndoshta fizikantit me te madh te kohes se sotme, i cili megjithse me karroce dhe me nje demtim te theksuar te pamjes, ka respektin e te gjitheve.


Postuar nga kotka datë 23 Janar 2009 - 23:54:

une kam patur per nje vit nje qiraxhi, djale te ri ne karroce me kembe te pergjysmuara qe ne lindje. jetonte ne katin e dyte dhe i duhej cdo mengjes dhe darke te perdorte karrocen, e ndihmonin shoket. sa here e shihnim ne mengjes te shkonte ne pune fytyra e tij kishte buzeqeshje dhe sa me shume buzeqeshte ai aq me shume buzeqeshja edhe une.
por kur mbyllja deren mbrapa shpines time i fusja nje ulerime ne shqip djalit tim, qe pse ai nuk kishte motivacionin shpirteror te ketij djali te rri sakat.
keta tipa nuk kane qef keqardhjen, ata duan biseda normale, ofrimin e ndihmes sipas mundesive dhe trajtim te rregullt.

isha me fat qe kisha nje qiraxhi te tille, se me mesoi cdo te thote te jetosh me veshtiresi permanente.

ishte nje inspirim shume i vlefshem ne jeten time.

ata qe kane paaftesi mendore ne duhet t'i respektojme gjithashtu edhe ata, por duhet te eliminojme ne maksimum ngacmimet ironike dhe ofenduese.


Postuar nga IQVLORA datë 24 Janar 2009 - 23:04:

Vertet eshte ndryshe menyra e te sjellurit te popujve te qyteteruar me njerez te ketyre lloj kategorive.nuk e di por me kujtohet vite me pare ne qytetin tim,beheshin depresiv edhe njerzit normal e jo me ata qe kishin ndonje siklet.Une di disa raste qe persona normal jane bere nga ngacmimet per ne pavjonin e 17.Kotka ke te drejte kur thua se femijve tane ju mungon motivimi shpirtror.Pse?Sepse ne i ushqejme akoma si dallendyshe te vogla.Ata nuk kane ndjere se c'eshte veshtiresia(Dhe mos e ndjefshin kurre).A i keni vene re trotuaret apo pavements qe kane vende ku nje sakat me karrocen e tij mund te levizi lirshem ne te gjithe rruget e qytetit,bile per ta ka edhe toilete te posacme.Me nje fjale ka shume lehtesira qe kjo kategori e shoqerise ta ndjeje veten si e barabarte ne shoqeri,pavaresisht sakatllekut.


 
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.