Forumi Horizont
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Vuajtjet edhe Djallzirat hedhin poshte proven per nje Zot te dashur (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9065)


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 13 Gusht 2005 - 08:36:

Vuajtjet edhe Djallzirat hedhin poshte proven per nje Zot te dashur

INFSHS

Shume ne kete forum por edhe ne gjith boten ndeshen me shume pyetje e konflikte per Zotin. Kur pergjigjen nuk e gjejne ata dorezohen menjehere edhe hedhin poshte besimin ne nje Zot.

Ne Bibel shkruhet: Seek and ye shall find. ose Kerko edhe do te gjesh.
Kush do ta gjej Zotin? ai qe e kerkon!!!

Une mendoj qe Epicurus, filozof, e ka permbledhur shume mire provat kunder nje Zoti te dashur:

Ndoshta Zoti don me heq djallzin, por nuk mundet; ose mundet, por nuk don. Nese ai don, por nuk mundet, atehere ai eshte impotent. Nese ai mundet, por nuk don, ai eshte i djallzuar. Por nese Zoti, mundet edhe don, PSE KA VUAJTJE NE BOTE?

Shume shikojne vuajtjet ne Afrike ku femijet vdesin urije cdo 30 seconda, sepse nuk ka rene nje pik shiu. Pse Zoti sdon me ndihmuar nenat afrikane qe i vdesin femijet ne krah? Si mund tja heqesh femijen nga jeta vetem per nje pik shiu?


E drejte! ne kete bote ka prova kunder Zotit, edhe prova Per Zotin!

ST. Augustine ka thene: "Nese nuk ka ZOT, pse ka kaq te mire? Nese ka Zot, pse ka kaq te keqija?"


Egzistenca e Djallit eshte nje arugment i forte kunder Zotit. Peter Kreeft, Ph.d. , eshte nje Katolik edhe filozof. Ai e quan egzistencen e vuajtjeve edhe te keqes si nje prove e madhe per Zotin.

Kur mendoni per vuajtjet e nenave afrikane, edhe shpreheni me tmerr edhe urrejtje ndaj Zotit, domethene qe po perdorni STANDARTIN E te mires per te gjykuar nje djallzi!!!!

Domethene qe njeriu ka nocionin per nje te MIRE SUPREME, qe po ta krahasosh kete te MIRE SUPREME me vuajtjet e nenave afrikane atehere keto vuajtje jane te Djallzira. Kush eshte e Mira Supreme? ky eshte nje emer tjeter i Zotit.

NESE SKA ZOT, KU E GJETEM STANDARTIN E TE MIRES ME TE CILEN GJYKOJME TE KEQEN ME TE KEQEN???

Keefe e quan ateizmin si nje pergjigje e lire, qe thojne se 9 nga 10 njerez ne history kan qene gabim per Zotin, edhe jan genjyer ne rrenjet e zemres.

Po si ka mundesi qe 90 % e njerezve qe kane jetuar ne histori, ne shume raste edhe me me shume vuajtje se tani, kane besuar ZOTIT? Leo Tolstoj mendonte qe ne jete ka me shume vuajtje se sa gezime, keshtu qe tentoi te vriste veten, por nje dite i erdhi ne mend po disa njerez qe jane shume me keq si mua pse jan kaq te gezuar?

jane te gezuar jo prej SHPJEGIMEVE, por prej Besimit!!! Shiko komunizmin, forma me forte e ateizmit ne bote!

ju lutem komentoni, kjo eshte bazuar ne librin "the Case for Faith" nga Lee Strobel, ne Objection #1: Since evil and Suffering exist, a loving God cannot.
ZOndervan publishin House, grand rapids Michigan 2000


Postuar nga HERO datë 14 Gusht 2005 - 00:44:

Une kam nje pyetje.
Ckuptim ka lutja?
Po te veshtrojme ata qe luten me teper ne bote jane natyrisht me fetaret ,dhe njerez me fetare ne bote se ne afrike nuk ke ku gjene.
Afrikanet qe luten me shume se te gjithe, jane faktikisht me te deshperuarit nga te gjithe.
Ketu dalim pa asnje dyshim tek hipoteza , qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete.Cfare hipokrizie.
A eshte e thene te vuash ne kete jete qe te shkosh ne parajse ne jeten tjeter? Nqs ky eshte shperblimi qe zoti do tu jap atyre besimtareve qe luten per te ne kete jete,por qe jane te varfer dhe te raskapitur ,atehere prifterinjte e hoxhallaret do te jetonin ne nje kasolle me afrikanet e vdekur urie.
Po pra por te gjith hipokritet na shesin mend dhe na japin mesime fetare ,por harrojne se genjejne veten e tyre, dhe zotin e tyre ( nqs besojne se ka zot) ,pikerisht sepse njerez me vetjak dhe me koprac se besimtaret nuk ke ku gjen , a nuk jane ata qe besojne ne zot vetem per arsye te interesit te tyre personal, dhe per friken se cdo te ndodhe me ta mbas kesaj jete?
HHAHAHA nqs ndonje besimtar do te me thote qe ai lutet per njerezimin , une do ti thosha ti hidhte poshte parate,dhe te ndihmonte njerezit ne ndihme ne udhen e zotit.Padyshim qe shperblimi do te ishte i madh, do te ishte nje vend ne parajse, a ka shperblim me te madh?
por megjthese kane frike tja thone edhe vetes te tyre , e verteta eshte se ata nuk besojne , ata duan te mirat ne boten tjeter, pa humbur te mirat ne kete bote.Edhe vete jezusi te kthehej ne toke ( apo muhameti) hipokritet fetar nuk do ti leshonin kapitalet e tyre.
Atehere pra miq te dashur pyetja me e sakte QE DUHET TE DREJTOHET MBI TEMEN NJERI- ZOT,DO TE ISHTE KJO

A KA NJEREZ QE BESOJNE NE ZOT NE KETE BOTE?
EDHE KJO PA MARRE PARASYSH ASPAK FAKTIN NQS ZOTI EGZISTON APO JO.
KOMENTONI PRA BESIMTARE TE KULLUAR.
SHENDET.


Postuar nga clk320 datë 14 Gusht 2005 - 02:54:

Te besosh ne zot per shumicen s eshte gje tjeter vecse e leverdishme. D.m.th. ka apo ska zot kete une nuk e di po me mire te besoj se sa te mos besoj se nuk i dihet si vene punet me vone. Pra eshte convinient qe te besosh ne zot. Por kjo ngacmon idene tjeter qe thote vetem frikacaket besojne ne zot. Une nuk disrespektoj ata qe besojne ne zot po nuk respektoj ata qe besojne ne zot vetem se kane frike te pyesin per exzistencen e tij. Go Hero


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 14 Gusht 2005 - 03:52:

infshs


Para se te me besh pyetje tjeter Hero, a mbahesh me ate qe thash me siper? A hedh poshte dicka si te pallogjikshme?

......Hero je njeri i zgjuar prandaj do te sugjeroja ta lexosh Case for faith, sepse autori i librit eshte Ateist edhe ben te gjitha pyetjet nga Vuajtjet, deri ne evulucion shume pyetje me verte interesante si te tuajat, edhe pyet nje ateist te flakte me nje teolog ose filozof. Intervista e tyre eshte dicka qe hap shume horizonte. nje liber qe ta jap garantine te lene pershtypje. Ndoshta duhet ta perkthej ..........


Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Une kam nje pyetje.
Ckuptim ka lutja?
Po te veshtrojme ata qe luten me teper ne bote jane natyrisht me fetaret ,dhe njerez me fetare ne bote se ne afrike nuk ke ku gjene.
Afrikanet qe luten me shume se te gjithe, jane faktikisht me te deshperuarit nga te gjithe.
Ketu dalim pa asnje dyshim tek hipoteza , qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete.Cfare hipokrizie.




AFRIKANET LUTEN ME SHUME SE TE GJITHE, SE AJO ESHTE E VETMJA SHPRESE QE KANE. EDHE PO TI SHIKOSH TI HERO ATA NUK JANE ME TE DESHPERUARIT SE GJITHMONE VALLZOJNE E KENDOJNE TE QESHUR.


Jezusi ka premtuar Parajsen te varfereve qe te pasurit te ulin koken.
Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik.

Nuk eshte e vertete qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete, shume lutje me jane realizuar edhe ne kete jete. Ne kohen e Sodomit edhe Gomorrahs Zoti shkoi ke abrahami edhe tha NJERZIT PO LUTEN KUNDER DJALLZIRAVE TE KETO QYTETEVE. KAM ARDHUR Ti HEQ QAFE NGA KJO BOTE, e CDO GJE QE NDODHET ATY.

Citim:

A eshte e thene te vuash ne kete jete qe te shkosh ne parajse ne jeten tjeter?



JO, edhe pasaniket vuajne. me trego per nje njeri qe ska vuajtur asnje here ne jeten e tij. EDHE vete Jezusi ka vuajtur ne kulm. Vuajtjet te cojne me afer Zotit. jane si zjarri qe heq te papasteritit e arit, edhe e ben arin te kulluar. E njejta gje, vuajtjet e bejne besimin me te kulluar.


Citim:

po citoj ctha HERO: Nqs ky eshte shperblimi qe zoti do tu jap atyre besimtareve qe luten per te ne kete jete,por qe jane te varfer dhe te raskapitur ,atehere prifterinjte e hoxhallaret do te jetonin ne nje kasolle me afrikanet e vdekur urie.--------




Per mua, HERO une shikoj NENE TEREZEN. Ajo eshte nje njeri shembullor qe ka mbajtur urdheresat e ZOTIT. gjithashtu njoh misionere ne afrike e azi qe jetojne ne te njejten menyre me te varferit.




Citim:
po citoj ctha HERO: Po pra por te gjith hipokritet na shesin mend dhe na japin mesime fetare ,por harrojne se genjejne veten e tyre, dhe zotin e tyre ( nqs besojne se ka zot) ,pikerisht sepse njerez me vetjak dhe me koprac se besimtaret nuk ke ku gjen , a nuk jane ata qe besojne ne zot vetem per arsye te interesit te tyre personal, dhe per friken se cdo te ndodhe me ta mbas kesaj jete? ------------------------------



Hero, nga kjo ce the e ctha Prishtinasja ne Shkencen E kuranit une nuk gjej ndonje ndryshim. Ndoshta ti ske takuar misioner kristjane, a kristjane te vertete .



Citim:
Ctha HERO: HHAHAHA nqs ndonje besimtar do te me thote qe ai lutet per njerezimin , une do ti thosha ti hidhte poshte parate,dhe te ndihmonte njerezit ne ndihme ne udhen e zotit.Padyshim qe shperblimi do te ishte i madh, do te ishte nje vend ne parajse, a ka shperblim me te madh?
por megjthese kane frike tja thone edhe vetes te tyre , e verteta eshte se ata nuk besojne , ata duan te mirat ne boten tjeter, pa humbur te mirat ne kete bote.Edhe vete jezusi te kthehej ne toke ( apo muhameti) hipokritet fetar nuk do ti leshonin kapitalet e tyre.==========



Hero, po te Lexosh biblen, JEZUSI i tha te njejten gje njerit qe donte me u be dishepulli i tij. Jezusi i tha, HIDHI poshte te gjith parate shiti te gjitha pronat, jepja te varfereve edhe me NDIQ. por ai iku se kishte shume prona. Nicodemus ishte elite por kur vdiq Jezusi ai shpenzoi pasurine e tij te blinte varrin e paprekur te Jezusit. Gjithashtu ne AKTET E APOSTUJVE do shikosh qe shume njerez mbasi u konvertuan ne Kristjanizem shiten te gjitha pasurite e ja dhane te varferve.

Tani, ka shume njerez hipokrite, ske cti besh, por nje besimtar i vertete duhet te japi te pakten 1/5 e pasurise te varfereve. DMTH nese ti takon ate qe u luska per njerezimin pyete a eshte besimtar? e nese thote po. pyete si?




Citim:

Atehere pra miq te dashur pyetja me e sakte QE DUHET TE DREJTOHET MBI TEMEN NJERI- ZOT,DO TE ISHTE KJO

A KA NJEREZ QE BESOJNE NE ZOT NE KETE BOTE?
EDHE KJO PA MARRE PARASYSH ASPAK FAKTIN NQS ZOTI EGZISTON APO JO.
KOMENTONI PRA BESIMTARE TE KULLUAR.
SHENDET.




TONIN talles per besimtare te kulluar, shitja laraskave.


P.S. HERO: Hera e fundit qe do ti analizoje cdo fjali tenden, e bera kesaj rradhe te ulesh hunden.



Citim:
PO citoj CLK23: Por kjo ngacmon idene tjeter qe thote vetem frikacaket besojne ne zot. Une nuk disrespektoj ata qe besojne ne zot po nuk respektoj ata qe besojne ne zot vetem se kane frike te pyesin per exzistencen e tij.



Une me thene te drejten NUK KAM FRIKE, e kam thene edhe perpara NUK BESOVA NE ZOT se kisha frike, BESOVA ne ZOT, sepse te jep PAQE edhe Drejtim edhe Dashuri JETES.

PAQEN QE ndjej shpirterisht sdo ta zevendesoja per milliona dollar.


Postuar nga wydra datë 14 Gusht 2005 - 15:08:

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq


Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik.




.... te hyje ne deren e parajses. (apo jo...?)


Postuar nga HERO datë 14 Gusht 2005 - 17:12:

Kaloresi i kuq

E ke gabim.
Nuk mund te analizosh nje fjali timen , pasi fjalit e mija jane te lidhura me njera tjetren,ti kur ben nje analize te fjalise time del nga konteksti,dhe nga kuptimi qe i kam dhene une shkrimit tim.Dhe po ta provoj.
1)Ajo qe ke thene per afrikanet eshte shume e vertete,une nuk jam kundra atij lloj shpjegimi,ku e shikon ne kontekst kundershtimin?
Por ama me gjej nje besimtar ne perendim ,i cili do te jepte pasurine e tij,dhe jeten e tij plot mekate per te bere jeten e lumtur afrikane , plot me valle dhe me kenge , dhe me buzeqeshje?
Je gabim pra.Mos u mundo te na thuash Jezusi i do afrikanet sepse ata jane te qeshur ,nuk eshte e vertete,ata po vdesin urie ,nenave po u vdesin femijet per buk.Ne nje vend ku nuk perdorin as kontraceptiv sepse eshte mekat.
2)Ajo qe kam thene ne lidhje me ( a duhet te vuash ne kete jete te shkosh ne parajse?) e kam thene si rrjedhoje e fjalise te pare, duke marre parasysh se justifikimi i kishes mbi vuajtjet e afrikaneve besimtare eshte pikerisht ky,qe vuajtjet ne kete jete kompesohen ne jeten tjeter,sepse nuk kane tjeter si te genjejne afrikanet e mjeruar.

3)Nene tereza ishte nje njeri shume i vecante,qe besonte ne kauzen e humanizmit, une nuk kam thene qe nuk ka besimtare qe sjane njerez te mire ,por institucionet fetare dhe ata qe kontrrollojne keto institucione nuk kane lidhje me fjalen e zotit.Nene tereza do te ishte njeri i mire edhe mos te qe fetare.

4) Hipokrite jane ata prifterinj dhe hoxhallar qe e perdorin mesazhin e zotit per sherbim te interesave te tyre.Ti ndoshta nuke e beson por eshte mese e vertete qe besimtaret kane ne thelb interesa vetjake.

5) Nuk eshte tone talles por ngacmues,te lutem kuptohe , une nuk tallem me njerezit.

Atehere shkruhemi heren tjeter,gjith te mirat.


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 15 Gusht 2005 - 04:55:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


.... te hyje ne deren e parajses. (apo jo...?)




KORRIGJIM:

Jezusi ka premtuar Parajsen te varfereve qe te pasurit te ulin koken.
Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik NE DEREN E PARAJSES!!!

thank you wydra.


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 15 Gusht 2005 - 05:56:

Re: Kaloresi i kuq

Citim:
Po citoj ato që tha HERO


1)Ajo qe ke thene per afrikanet eshte shume e vertete,une nuk jam kundra atij lloj shpjegimi,ku e shikon ne kontekst kundershtimin?
Por ama me gjej nje besimtar ne perendim ,i cili do te jepte pasurine e tij,dhe jeten e tij plot mekate per te bere jeten e lumtur afrikane , plot me valle dhe me kenge , dhe me buzeqeshje?
Je gabim pra.Mos u mundo te na thuash Jezusi i do afrikanet sepse ata jane te qeshur ,nuk eshte e vertete,ata po vdesin urie ,nenave po u vdesin femijet per buk.Ne nje vend ku nuk perdorin as kontraceptiv sepse eshte mekat.

.


infshs



ok, tani une njoh misioner Amerikane qe kane ikur atje e bejne te njejten jete me ate afrikane. Nje misioner amerikan i nderuar edhe shume i famshem Msn. Livigstone la gjithe jeten e tij ne Amerike edhe sherbeu popullit afrikan. Nje gazetar ateist iku edhe e gjurmoje ate per tre muaj, edhe u kthye mbrasht besimatr duke u shprehur qe edhe se Msn. Livingstone nuk me foli fare per fene, menyra e jeteses edhe vete jeta e tij me ktheu.
Eshte edhe nje misionere franceze gjithashtu qe iku atje edhe jetoi ne fshatrat e tyre.
NDOSHTA jane me koka, POR KA!!!

Per vallet, kenge, e buzqeshje nuk jam aq injorant sa te shprehem qe ashtu eshte jeta e tyre, duke mohuar vuajtjet por e kisha fjalen qe shume njerez te deshperuar ose te vuajtur nuk i shikon te kercejne.

Jezusi i don te gjith njerezit, te keqinj edhe te mire. Jezusi u shpreh ne bibel qe NUK KA ARDHUR per te SHENDOSHET, por per TE SEMURET. Prandaj edhe populli Afrikan lutet me shume, edhe gjejne me shume mbeshtetje ke JEZUSI.

Tani sa per kontraceptivat, Afrikanet jane shume aktive seksual edhe vete kultura eshte e paedukuar ne perdorimin e kontraceptivave. Nje shoku im nga Burkina Faso lindi nje femije ketu edhe i tha prinderve qe ka nje femije jashte martese edhe prinderit e tij kishin bere feste per tre dite. Edhe afrikanet ketu mbajne traditat e tyre.



Citim:
.2)Ajo qe kam thene ne lidhje me ( a duhet te vuash ne kete jete te shkosh ne parajse?) e kam thene si rrjedhoje e fjalise te pare, duke marre parasysh se justifikimi i kishes mbi vuajtjet e afrikaneve besimtare eshte pikerisht ky,qe vuajtjet ne kete jete kompesohen ne jeten tjeter,sepse nuk kane tjeter si te genjejne afrikanet e mjeruar.
.


Mire shko ne Afrike e thuaji Afrikaneve, JU KAN GENJYER, vuajtjet e juaja jane boshe. Do vuani ne kete bote githashtu edhe ne tjetren. Por ky mezash nuk eshte vetem per Afrikanet, Vuajtje ka patur Europa e amerika por ky mesazh eshte me i forte ne Afrike TANI se i jep me shume shpresa. Me kupton ku e kam fjalen, qe ky mezash ka qene ne kohen e Krishtit per ata te ve e jetim, edhe aplikon per te gjithe, tani e kane marre Afrikanet per sdo te thote qe Kisha e shpiku vetem per ta.


Citim:
.3)Nene tereza ishte nje njeri shume i vecante,qe besonte ne kauzen e humanizmit, une nuk kam thene qe nuk ka besimtare qe sjane njerez te mire ,por institucionet fetare dhe ata qe kontrrollojne keto institucione nuk kane lidhje me fjalen e zotit.Nene tereza do te ishte njeri i mire edhe mos te qe fetare.
.


Nese institucionet fetare jane ashtu si e akuzon ti, atehere Nene Tereza smund te vazhdonte misionin e saj, biles smund te FILLONTE misionin e saj



Citim:
.4) Hipokrite jane ata prifterinj dhe hoxhallar qe e perdorin mesazhin e zotit per sherbim te interesave te tyre.Ti ndoshta nuke e beson por eshte mese e vertete qe besimtaret kane ne thelb interesa vetjake.



Atehere shkruhemi heren tjeter,gjith te mirat.

.


Une nuk shikoj ndonje interes personal te madh te DEDIKOSH JETEN TENDE per Zotin. Te heqesh dore nga shume gjera qe nuk te lejohen te besh. NJe prift apo hoxhallare nuk punon 8 ore si ne edhe pastaj vazhdon jeten e tij, PERKUNDRAZI puna e tij eshte gjith kohen.....


Postuar nga naimi datë 18 Shtator 2005 - 04:23:

sikur

ALLAHU t u jepte begati me te madhe njerzve ata do te shfrenohen, prandaj A i furnizon ne mase ashtu si di vete.
Ne nje hadithi kudsij thuhet : ka nga robrit emi qe meritojne vetem begati sepse sikur ti varferoja ata do te humbin fene evete,
kurse ka tjere qe meritojne vetm farferi,sepse si kur ti pasuroja ata humbisin fene e vete .


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 18 Shtator 2005 - 04:33:

Arrow

1-Vuajtjet,jane prove e existences se Zotit!(deshmojne gozhdimin e Jesuzit ne Kryq)

2-Ndersa djallezirat, jane prove e existences se Judes(djallit), dishepulli
qe tradhetoi Jezusin(te birin e zotit)!


Postuar nga wydra datë 18 Shtator 2005 - 12:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
1-Vuajtjet,jane prove e existences se Zotit!(deshmojne gozhdimin e Jesuzit ne Kryq)

2-Ndersa djallezirat, jane prove e existences se Judes(djallit), dishepulli
qe tradhetoi Jezusin(te birin e zotit)!



ne fakt per here te pare po degjoj qe Juda qenka djalli. Vertete t'i kem pare fare pa vemendje tere filmat per historite e ndryshme te bibles...?


Postuar nga erzeni_be datë 19 Shtator 2005 - 22:19:

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


ne fakt per here te pare po degjoj qe Juda qenka djalli. Vertete t'i kem pare fare pa vemendje tere filmat per historite e ndryshme te bibles...?




Sa te rrosh do te mesosh Wydra...


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 19 Shtator 2005 - 23:14:

Re: sikur

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
ALLAHU t u jepte begati me te madhe njerzve ata do te shfrenohen, prandaj A i furnizon ne mase ashtu si di vete.
Ne nje hadithi kudsij thuhet : ka nga robrit emi qe meritojne vetem begati sepse sikur ti varferoja ata do te humbin fene evete,
kurse ka tjere qe meritojne vetm farferi,sepse si kur ti pasuroja ata humbisin fene e vete .



me pelqen ky hadith por une mund te referoj nga libri Job, kur nje te begati edhe te pasuri, Zoti ja merr cdo begati edhe e ben te semure por ai kurre nuk e harroje Zotin ose humbi besimin.
Zoti i jep shpetim te varfereve qe te pasurit te mos ngrene koken. Sic ka ne bote te forte e te dobet, te shendoshe e te semure, intelligjent e injorant etj etj. eshte vetem cfare plani ka Zoti per ty edhe si do e mbash besimin tend ne skenat qe te ka vene Zoti.


Sa per Juden, sdo ikja aq shume sa ta quaja te djallzuar ose djalli vete. Jezusi e mori ate si dishepull por eshte nje shembull qe si njeriu ndryshon edhe si ja prish mendjen edhe karakterin Paraja.
Gjithashtu Judas u pendua per ate qe kishte bere, edhe vrau veten e tij.


Postuar nga naimi datë 20 Shtator 2005 - 01:58:

Kriusi

ka leshuare smunde dhe ilaq dhe per cdo semundje ka dhene sherimine esaj,keshtu qe te sheroni.por mos e kerkoni sherimin ne ate te Ndaluar,e ne nje te hadith tjeter thuhet vertetes kriusi nuk e ka dhen sherimin ne ate qe ua ka ndaluar (ua ka bere haram) juve .raliteti i hidhur i mesiper Alarmon per semundjet serioze qe kan infektuar shoqerin tone.


Postuar nga lorie datë 22 Maj 2006 - 10:31:

Vuajtet

sjellin nje njeri shume afer nje qenieje te mbinatyrshme.

Me shume interes dhe dhimbje gjithashtu mund te them se Uragani Katrina dhe Tsunami kane qene dy ngjarje qe mendoj Zoti i ka perdorur qe njerezit te afrohen drejt tij. Eshte e vertete,shume dhimbje ka ne bote,shume padrejtesi, por kam mesuar te shoh qe Zoti perdor pikerisht padrejtesite dhe dhimbjet dhe i kthen ne vende me dritedhe shprese.
Punet e nje qenieje te mbifuqishme jane kaq te mistershme saqe mendja jone kurre nuk do arrije te shpjegoje dot.

Sa per kristjane te vertete,ua siguroj qe ka ne bote dhe po shtohen dita dites sepse dita dites po behen pagezime. AWESOME NEWS GUYS!!!
E di qe ju do thoni :c'je ti qe te te besojme ty?
Megjithate une flas per cfare di dhe per cfare kam qene dhe jam deshmitare.
Cdo vit po behen udhetime misionare ne Bukuresht, Shqiperi, Indi, Israel. Shpesh behen shoe-boxes me lodra per femijet dhe jetimet ne bote te lidhur me shoqaten THe Samaritan Purse, dhe KAtrina Relief u organizua nga organizata Hope Worldwide e ndertuar prej dishepujsh apo nxenes te Jezu Krishtit apo sic quhemi ne ndryshe Kristjane ku nuk bazohemi mbi tradita religjoze/ institucione fetare etj por bazohemi tek figura e Jezu Krishtit dhe sakrificen e madhe qe beri ai per njerezimin.
Mbaj mend qe presidenti i Hope Worldwide meqe eshte dhe ai kristjan po mbante nje mesim Bible ne kishen tone mbi punen e tij. Pasi foli per shume projekte qe kishte ne dore, na u paraqit nje film mbi Katrinen me qellim qe te rekrutoheshin sa me shume vullnetare per te ndihmuar.Ne film nje thenie e shkruar mbi nje mur qe me preku dhe me beri pershtypje ishte:Katrina was big but God is bigger.
Sesa sakrifikojne njerezit per te varferit eshte nje vendim qe ata kane marre ne zemren e tyre te japin.Une jap me mundesite e mia prej studenti cdo jave per kontribut misionar. Ka njerez qe japin me pak, ka njerez qe kane shitur shtepite e tyre per ti dhene ne kontribut misionar. Everybody gives according to their FAITH. The more you read about what Jesus did in that cross the more you realize you want to sacrifice. Sacrifice needs to come from a pure and loving heart. That is what God is looking for-your heart.


Postuar nga ingmetalboy datë 02 Qershor 2006 - 11:45:

Njerzit ne kohen e Moisiut ju luten Zotit qe ti jepte ligje per ti zbatuar. Zoti ju dha ate qe deshironin. Nqs ka ligje ka dhe denime per ata qe nuk zbatojne ato ligje.
KUSH ESHTE NJERIU QE NUK KA MEKATUAR NE KETE BOTE? Ose ndryshe nuk ka thyer te pakten nje nga 10 urdheresat e Zotit???
Hmmm te pakten per veten une mendoj se duhet te kem lindur me kemishe qe jam akoma gjalle dhe mire e bukur nqs do te isha denuar per cdo mekat qe kam bere ne jeten time (dhe jam vetem 21 vjet ).
Me besoni mua eshte nje Zot i meshirshem AI qe ne besojme jo nje Zot djallezor apo ku di une.


 
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.