Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)
Ne shkollen e Dashurise.
Te kam prane
dhe te ndej larg.
Te pelqej,
Te kam inate.
Per ty vdes
per ty "ringjallem"
Nga ty perlotem
Per ty permallem.
seriozisht te flas
me pas dhe tallem.
Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
Te pranoj
dhe ste pranoj
Te humbas
serish te gjej.
Te them t'verteta
dhe te genjej.
Te kerkoj neper kenete,
te kerkoj neper shkretetire.
Te kerkoj neper fushe
te kerkoj neper rrepire.
Te kerkoj
dhe ste kerkoj.
te pohoj dhe te mohoj.
te ndryshoj
te c'ndryshoj
te te "vdes'
te "gjalleroj".
Te shetis
te ngujoj
te bej te qash
te ngushelloj.
kur iken larg
une ndjehem prane
kur bie shi
une ndizen zjarr.
kur ti e ftohte
akull ngri
une ndizem
shkrihem si qiri.
Dhe kur ti ndizesh
porsi une
Une kthehem ne shi
bresher, furtune.
Me pas une zbutem perseri
por me egersohesh ti
skuptoj pse gjithe
ky absurditet
te jetoje
ne realitet!!
Me poezine e mesiperme, pershendes te gjithe anetaret qe aktivizohen ne kete forum, vecanarisht anetaret qe kerkuan rikthimijn tim qofte ne forum te hapur ose edhe me mp dhe emaile.
Flm te gjitheve jam i lumtur qe i ndaj ndjenjat me ju
Mire se na u rikthyet Indriti!
Te perqafoj me shume mall!-Mu kenaqen syte kur pashe serish nikun tend ne forum!
Pale me dhe shkrimet e tua aq te vlefshme!
Ju uroj vit te mbare shkollor dhe" U`re Welcom Diti!"
Indriti Po te uroj edhe ketu rikthim te kendshem. Poezia e siperme shume shume e bukur, si gjithmone ti nje shkrimtare i veçante per mendimin tim.
Ahhhh Se shpejti dua qe te me dedikosh nje poezi sepse ma ke premtuar.
Me behet qejfi qe je rikthyer dhe mendoj qe edhe une me ato pak fjale qe te kam shkruajtur per tu kthyer te paskan goditur.
Te uroj shkrim dhe qendrim te kendshem.
Pershendetje Indriti.
O zot..ose un jam bere nostalgjike ose poezija jote ishte fantastike..
Mendoj se kjo e dyta do te jete
Te uroj rikthim te kendshme.., shpresoj te gjesh ketu pak lumturi, harmoni e shoqeri, virtuale
me respekt sabina
Mirë se rierdhe indriti dhe gjith të mirat të uroj.......
Poezia qe më tepër se diçka hyjnore......
Edhe nji herë përshëndetjet e mia të përzemërta.....
Eh, more Art vellai, e sheh sa miq ke....
MIRESERDHE!
Poezia pershendetese nuk ka nevoje per komplimenta, por TI, PO!!!
Eshte mengjes, sapo kam ardhur ne zyre dhe po vizitoj forumin, mbi dhjetera tema te tjera qe me kane ardhur zgjodha mesazhin tend per ta hapur te parin!
Me frymezoi kjo poezi, shume e bukur dhe shume nostalgjike, me kujtove kohe te vjetra te adoleshences...
Vazhdo keshtu, po deshe mos shkruaj ne asnje teme tjeter, vec me poezi mos na ler....
Shkruhemi, selam!
Indrito si te tjeret dhe une, me zemer te pershendes dhe te falenderoj per poezite e bukura qe na shkruan here pas here e na kenaq, na ul nervat e na zbut shpirtin........ ama kjo e fundit qenka me i vjedh autoresine, aq me pelqeka...
s'po zgjatem se i paskan shkruar te gjitha anetaret e tjere.
vec dua te pershendes dhe njehere e te uroj gjithe te mirat e kesaj bote
dhe sa me shume te tilla poezi te bukura ne vazhdim.
miqesisht per djalin me te mire te forumit.
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Me poezine e mesiperme, pershendes te gjithe anetaret qe aktivizohen ne kete forum, vecanarisht anetaret qe kerkuan rikthimijn tim qofte ne forum te hapur ose edhe me mp dhe emaile.
Flm te gjitheve jam i lumtur qe i ndaj ndjenjat me ju![]()
Pershendetje te gjitheve!
Ju falenderoj qe te gjitheve dhe ju them se jam vertete i befasuar nga tere keto pershendetje.
Ju pershendes qe te gjitheve me poezine e meposhtme, megjithese nuk me duket dicka e arrire, dhe e dyta nuk jam i sigurte ne kete menyre te shkruari.
Miqesisht Indriti.
Pa ndonje titull
Nuk eshte poezi por…
Nje klithme qe me zgjon
Dhimbjen e pakujdesise
Trysnine e merzise…
Kalon neper erresire
Vajza qe…
Brenda kraharorit e burgosa
Gonxhja pranverore
Qe ne zemer mbolla.
Perqafimi i saj
Shpirtin ma trajnoi
Cdo vale te zemres
Pasqyroi.
Ne mengjeset gri isha ne krahe te saj
Asaj i thashe te parat fjale magjike
Te dua,
tmerresisht te dua
Te dashuroj ty ,
fytyren simpatike.
Ne zemer do ti ruaj
Kujtimet e tua
Dhe gjithe historite
Aq fantastike.
Rrezet e paradites u perflaken
Nga nje tronditje e forte zemrash
Historirrefenjesit zeri ju shterua
Prej mbreterise se mallengjimit
Perjetesisht u debua.
Vajzes ju gjynjezuan
te tere…
Lumenjte
deti i gjere
Me gjithe uje,
me gjithe rere
Shenderrohet edhe dielli nga
Kulminacjon drite
Ne nje lule te arte
Qe per te, ere kundermon
Per te nxehtesi mban
Dhe zemra ime u shenderrua
Ne album fotosh te madh
Njeri prej syve mu verbua
E tjertri per cdo nate qan.
Por dicka e them me shpirt
Me ty dua te jem prape.
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
Indriti Po te uroj edhe ketu rikthim te kendshem. Poezia e siperme shume shume e bukur, si gjithmone ti nje shkrimtare i veçante per mendimin tim.
Ahhhh Se shpejti dua qe te me dedikosh nje poezi sepse ma ke premtuar.
Me behet qejfi qe je rikthyer dhe mendoj qe edhe une me ato pak fjale qe te kam shkruajtur per tu kthyer te paskan goditur.
Te uroj shkrim dhe qendrim te kendshem.
Citim:
Po citoj ato që tha Lozonjare
Upsss kush erdhi....Ku je INDRIT
Na ke mundguar shume lali edhe ketej edhe andej nga poezite e humorit..
welcom.
te falenderoj nga zemra sepse poezia eshte shume e bukur.
te uroj qendrim te kendshem mes nesh
Epo, une skam bere ndonjehere bejte, por po e bej sefte me ty Indrit
**************
Indrit ty nickun ta themi
qe mes nesh mezi te kemi
le ta bej nje bejte une
dhe pse duhet pakë punë
E qe thoni miq te dashur
mos ai iku padashur?
Jo mor jo, shume e shane
s'lane llaf pa i thane
Mendjemadh e egosit
ca i thane ekstremist
Se beson shume në Zotë
ta thote llafin troç e copë
S'di te shaje prapa kraheve
Drejt ne sy te kritikon
Edhe fajin e pranon
Kush lindi e s'gabon?
Mysliman ti na je
dhe per nder te madh e ke
lutesh falesh ti perditë
i kerkon ti miresitë
Eh, mor njerez, thote Indriti
kot ne jet ky Zot su qiti!
ta besoni perendin
t'i kerkoni perjetsin
Ne kte bote udhetare ne jemi
shpi me 2 porta dynjan kemi
Diku hyme dhe diku ndalemi
Zotit t'madh le ti falemi....!
Djale si ti ore Indrit
rralle e nxjerr nena ne drite
si jane bere kta djemt e sotit
si kaçaket e qëmotit
Ne forum prape te dum
poezit te shkojne lume
stili yt plot lezete
na ke bere te gjithe per vete...
Kjo ishte e tera, tani mendja mos te rritet, s'shquhem per te tilla gjera, por kot si thone nje llafi, "Me thuaj me ke rri te te them se cili je":p
P.S
Ej se harrova, ne nuk lahemi me kaq, du nje pizi te ma kushtosh vetem MUA...ok, mos bej numra....se perndryshe.....të
Indriti gezohem qe qenke kthyer dhe sidomos qe paske ro n`dashni .Me kete rast do njihemi me ate pjese tenden prej te ciles rrjedhin ndjenjat e pafundme,shpirtin tend te bukur.Mezi pres te te lexoj ne vazhdim.
Se per pak harova.Une do doja nje roman po pate mundesi per mua! .
Per Indritin ca vargje ne vazhdim.
o goca dhe ju c'boni keshtu mi, kerko roman njona, kerko poezi tjetra.
po ne kthim c'fare i jepni Indritit e
Indrito une per vete, s'du te me besh poezi, kam shkrujt une per ty.......
****************************
Si Indriti s'ban ma nana,
ka thane Isra pak me lart
edhe une ia mbeshtes mendimin
se Indriti e ka hak.
Eshte i ditur tolerant,
respekton Atdhe e fe,
edhe nenen e do fort,
qysh prej dites qe ka le.
dhe per nenen ju e dini
vargje te bukura shume ka shkru
e ka larg e i dhemb zemra
shume per te eshte permallu
Sa per vajzen e endrrave
nuk e di se cfare te them?!
her eshte kalores me shpat
e here i embli poet.
Pastaj ne radhe shoqeria
shume e vyer eshte per te
duket qarte tek forumi
gjithve na keshillon nen ze
Kam pas rastin me u taku
nja tri kafe me i pi
eshte i dashur , dreqi , fort
e i çilter porsi femije
Shkruj ketu e shkruj aty
te reja plot na ka mesu,
meriton pa diskutim
"hero te forumit" me t'vu
Hajt Indrito , ti pelqeje kujt ti pelqeje, pak rendesi ka
ju pershendes dhe ju te tjereve.
tunggg
Hemmmmmmmmm
Qenka Tallavit pak tema por do behet me mire
Isra, diellza, amoxil dhe Eliz ju falenderoj qe me keni lexuar por edhe per pjesemarjen ne teme ju falenderoj njekohesisht.
Tani dua sdua duhet me ju plotesu kerkesat apo jo?
fillimisht po ju pershendes te gjitheve keshtu grumbull pastaj do i shqyrtojme kerkesat ne vecanti
Kjo ska te beje shume me shkollen e dashurise por ama mendoj se eshte e mire...
Me pare njeri te jesh.
Kjo bote sec u shthur e filli s'gjendet me
fajtor do te jesh, ne veten tende s'gjen
akuze ti mos ngri, askurre e per aske
por dhe padine lufto ,shpifjen mos e pelqe.
Me lengun tend rro e veten shfaq parreshtur
si nje njeri jo humbes, manjak jo per kurore
me lypes meshiro, me krale prano ndeshje
tiran s'dua te te shoh, kuptohet skllav te gjore.
Me gjuhen tende fol me hapin tend te ecesh
trokit ne porten tende me mend trokit ne qiell
te kundershtosh forcen e urtesine te pyesesh
te drejten merre drite genjeshtren shporre terr.
Ne do te jesh njeri ta duash ti njerine
ti engjejt mbaj ne shpirt, ne ferr ke hedhur djallin
dhe nese bote e cmendur e prish te saj catine
catine e shtepise tende ti ruaj mos te t'kallin.
Beso si beson burri ne rrugen qe je nisur
jeto aq ndershmerisht menyren qe te ben te jetosh
te dashurosh me zjarrin qe zemra ka prushitur
ti jetes vetem lindje ne jete ti kerkosh.
Shtepine e gjukimit ndertoje permbi friken
kurore te kesh keshillen ,thesar vellai im
ti shortin mos e hidh me kurthin e te ligen
mos e lakmo kuleten e shtegun ne gremine.
Mundimin mos e thirr, mos humb ne rrokullime
i trishte eshte gjithmone fati e dashuria skice
asgje me lart se vuajtja ste ngre vellahu im
orakuj e shortare mos pyet e magjistrice.
Ti drejtesine kerko ne rrugen e diturise
gjithmone te pastrosh veten nga cdo shpirteligesi
kalores ji, jo rob ne fron e dashurise
te falesh mekatarin vet mekatar mos ji.
Mos loz me fatin tend mos loz as me te tjere
ne smund dicka te mire,ti keq mos i bej tjetrit
mundohu te jetosh jeten, jetohet vec nje here
e nderin ruaj fort, nga njerezit e nga dreqerit.
Ne rrugen e diturise do ngjitesh mjekerbardhe
te ndjek ne udhet e fatit keshilla kam besim
por mbaji mend mire e mos harro keto fjale
me pare njeri i Zotit te jesh vellai im.
Mund ta kenilexuar edhe me pare.
Israse.
Ju falenderoj per mikpritjen
po ashtu dhe per bujarine
uroj qe kurre tmos njihni dhimbjen
por vetem kenaqesine.
Zoti qofte me ty perhere
ne cdo kohe e ne cdo vend
te befte trendafil me ere
te dhente nje qerre mend
dhe sa here qe merzitesh
zoti ty te dhente durim
mos e tepro ne fjale e shkrime
lere anash nje gjykim...
Zenka grindje keqkuptime
do te kete sa te jete jeta
Lum ai qe gjakun s'prishi
lum ai qe pa punet e veta.
qe te mos e zgjas me shume
me fjale te gjata pakuptim
po e mbyll bejten dhe une
te te jap t'fundit urim
Po te jap nje urim te shkurter
sic e meritojn, si te ka hije
Zoti moter ta shtrofte rrugen
Te teren me kurore lavdie.
Diellzes!
Si kolege qe te kisha
ty te ftova per nje kafe
ne msn ty te rastisa
dhe i beme nja dy llafe.
Pasi dola te te takoja
larg ne vendin e caktuar
asgje aty spo shikoja
thashe me vete jam ngateruar.
aty tutje pashe nje vajze
dhe e pyeta me nxitim
me fal goce mos je diellza?
jo mer cuno je gabim.
Edhe ti nga ana tjeter
kishe pyetur dy tre djem
Une tha njeri jam i vjeter
dhe Indriti smund te jem.
I humba shpresat qe te gjeja
dhe me sdija cfare te veproj
mire po rrofte Amc-ja
qe m'dha mundesi te telefonoj.
kishim qene fare prane
ose ndoshta balle per balle
kur me erdhe dalengadale
dhe rrezet e diellit vane.
kishte ardhur tjeter diell
qe sa vjen e shume ndricon
megjithese eshte shume vape
ky djell s'djeg madje freskon.
isha vertete tejet i lodhur
me ish marre zeri ne goje
sapo diellzen kisha njohur
e gjithe lodhja me kaloi.
Je e zonja dhe bujare
e qeshur me mjaft humor
nuk me le me pagujt fare
nuk me le ne xhep me vu dore
kisha nje sugjerim!
meqenese ka nje teme te hapur nga sykaltera, per vargje te kushtuara miqve te forumit do sugjeroja qe te shkeputej kjo teme atje per te pasur mendesi te shkruaj poezi te tjera per shkollen e dashurise.
Eshte vetem nje sugjerim dhe transferimi mund te behet vetem pas miratimit tuaj.
Indriti.
te rikthehemi ne shkollen e dashurise...
Me thuaj te dua.
Me thuaj te dua, te me shtohet hijeshia
Pa dashurine tende,ndjehem krejt i humbur.
Me thuaj te dua te kthehen duart e mija
Ne nje pene te arte, qe per ty shkruan bukur.
Me thuaj te dua qe te transformohem
Te behem i pashem, trendafil me vese
Ma thuaj ne mengjes,sapo te zgjohem
Sepse disa ndjenja nuk pranojne vonese.
Me thuaj te dua te me shtohet fantazia
Te ngrihet vargu im, ne ajer si drite
Me vezellimin e tij, te shohe njerezia
Se si ne k’te bote nisin dashurite.
Do te ndryshoj rendin ,nese do me duash
Vrerin do nderroj me nurin e miresise
Shkolla e urrejtjes do falimentoje
Vendin do ja zere, shkolle e dashurise.
Me thuaj te dua, thuaje me nxitim
Me thuaj te dua te rrije shpirti qete
Me thuaj te dua, ky eshte rasti im
Te behem i lumtur ndoshta edhe “mbret”
Indrit, poezit shumë të këndshme, veçse një sygjerim miqësor prej meje.
Pse sbën ndonjë përçapje ti botosh gjëkundi qoft edhe ndonjë revistë ose gazetë ditore që ti lexojn dhe të tjerë njerëz këto poezi të mrekullueshme që shkruan.....
Ta uroj me gjith zemër suksesin edhe sa më të shumtë...
Ne shkollen e dashurise,
Ne nje banke te vetmuar;
Ne nje korridor,
ne fund te shkalleve;
sa here kemi biseduar!
Sa here malli me merr
per ate zemer diku shkarravitur;
sillem ne kujtime,
pa gjet shteg;
ne
enderren e grabitur!
Te pershendes me kete poezi Indriti!
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Indrit, poezit shumë të këndshme, veçse një sygjerim miqësor prej meje.
Pse sbën ndonjë përçapje ti botosh gjëkundi qoft edhe ndonjë revistë ose gazetë ditore që ti lexojn dhe të tjerë njerëz këto poezi të mrekullueshme që shkruan.....
Ta uroj me gjith zemër suksesin edhe sa më të shumtë...
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Ne shkollen e dashurise,
Ne nje banke te vetmuar;
Ne nje korridor,
ne fund te shkalleve;
sa here kemi biseduar!
Sa here malli me merr
per ate zemer diku shkarravitur;
sillem ne kujtime,
pa gjet shteg;
ne
enderren e grabitur!
Te pershendes me kete poezi Indriti!![]()
A te kujtohet?!
Puthja e pare,
kur ne sy u pame te Dy?!
a te kujtohet ore e gjeografise
kur na perjashtuan mu dhe Ty?!
A te kujtohet ajo dite,
kur une ty te vija pas!
Ne dritare rrinim ulur,
-hanim fara ne nje tas!
A te kutohet ty i dashur,
Kur vellai im te ra me shpulle?!
Une nga dhimbja qe per ty ndjeva,
ia futa kokes atij me tulle??!!
A te kujtohet ty zemra ime,
Kur u puthem ne oborr?!
dolen zyshat ne dritare;
dhe e gjith shkolla na pergojoi?!
A te kujtohet ate nate;
Ku ne lokal rrinim te dy?!
Kur tu afru afer zeshkanja,
dhe ta beri"terrc", me sy?!!!
Te pershendes Indrit!Respekte!Je nje shok qe ia vlen te shkruash me TY!
Flm, nga Helga!
Prsh Indrit!
Flm per poezine (bejte) qe me kushtove.
Re: A te kujtohet?!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Puthja e pare,
kur ne sy u pame te Dy?!
a te kujtohet ore e gjeografise
kur na perjashtuan mu dhe Ty?!
A te kujtohet ajo dite,
kur une ty te vija pas!
Ne dritare rrinim ulur,
-hanim fara ne nje tas!
A te kutohet ty i dashur,
Kur vellai im te ra me shpulle?!
Une nga dhimbja qe per ty ndjeva,
ia futa kokes atij me tulle??!!
A te kujtohet ty zemra ime,
Kur u puthem ne oborr?!
dolen zyshat ne dritare;
dhe e gjith shkolla na pergojoi?!
A te kujtohet ate nate;
Ku ne lokal rrinim te dy?!
Kur tu afru afer zeshkanja,
dhe ta beri"terrc", me sy?!!!
Te pershendes Indrit!Respekte!Je nje shok qe ia vlen te shkruash me TY!
Flm, nga Helga!
Citim:
Po citoj ato që tha isra
Prsh Indrit!
Flm per poezine (bejte) qe me kushtove.![]()
Shtegetari
Kush do te me degjoje
te pakten nje here
me pas te me mbylle
ne burg a qeli
me ka bere te vuaj
nje trendafil me ere
ma kane shqyer zemren,
nja dy sy te zi.
Mendoj te ulerij,
me ze te larte
Megjithese e di
askush s’me degjon
Te kerkoj vajzen
me zemer te arte
Te kerkoj ate,
qe zemra me don.
Ta kerkoj neper shtigje
pafund te gjata
Ose midis mureve
te varreve te zi
Neper shkrtetira
te nxheta te thata
Te rend dite e nate
dhe uje te mos pi.
Do rendem ne maja
te larta dhe shkrepa
Atje ku ka folezen
debora e bardhe
Te vishem me triko
kepuce e doreza
Te rrembej vajzen
qe rri aty lart.
Kush do me ndihmoje
Vec nje here te pakten
Ne maje te me coje
Qe te takoj vajzen.
Ti them se e dua
Lules me vese
Ne qafe ta shtengoj
Tere boten te ndez.
Ndihme kerkova eres
tufanit te forte
Dhe kete e bera
Vec me nje vikame
Ndihme i kerkova
dhe bores se ftohte
Por asgje nuk mora,
Asnje ndihme s’me dhane.
Ndihme i kerkova
Diellit te arte
Detit te kaltert
Henes se bardhe
yllit te shenderitshem
dhe malit te larte.
Edhe zemres sime
Qe qan dite e nate.
Dielli sme ndihmoi
Rrezet mi pengoi
Hena driten humbi
Erresire leshoi
Era e forte vajzen
Pas diellit e dergoi
Deti u zemrua
Dallge e shkume leshoi
Vendosa te kthehem
Por zemra s’me lejoi.
Shtegetimin vazhdova
Mora dhe nje harte
Qe te gjeja rrugen
Pas diellit te arte.
Ndoshta drite e diellit
Syte do mi verboje
Ndoshta do me djege
Do me perveloje
Do me beje te qaj
Shume do me mundoje
por kam dashurine tende
qe do me ngushelloje
do me jape kurajo
shtegtimin te vazhdoj.
Indrit te pergezoj per shkrimet qe ben....
Shume e bukur....
Indrit si gjithmon shkrimet tuaja jan te persosur.......
nje pyetje kisha.... do ma firmosesh librin tend kur te dali?
Pershendetje Rubi!
Flm qe me ndjek edhe per vleresimin flm
Mos me thuaj do e firmosesh, do e zhgarravisesh thuaj sepse kam shkrimin shume te keq. Megjithate do e bej me kenaqesi Fundja eshte nder per mua.
Per kenaqesine tende po postoj edhe dicka qe shpresoj te te pelqeje si zakonisht.
Indriti.
Dua te jem...
Dua te jem vetvetja,
kete dua gjithmone
Te jem i lumtur qofte
dhe per pak minuta
Te dashuroj nje vajze
qe me dashuron
e vargje per te
Nate e dite te thurja.
Te dua ate…
magjine e syve te saj…
Ne zemer te saj,
dashurine te kerkoj
Ta vendos ate,
lart permbi qerpike
Qe driten e syve
te me zevendesoje.
Te jem lot dua
ne pikellimin e saj
te rreshqas si krua
sa here ajo te qaje
Dua te jam gaz…
Dua te jem shprese
Dua te jem tingull
sa here qe te qeshe.
Dua te mi pushtoje
arteriet e zemres
Dua te jem me te
Pergjithmone.
Te jem nje trendafil,
Qe per te kundermon
Te jem era e perfumit
qe ajo preferon.
Dua zemra ime
te jete foleza e saj
Ne zemer ta mbyll
Ne shpirt ta ngujoj
Te shkrihem te tretem
Te mbytem ne vaj
Te zgjohem cdo mengjes
Ne krahet e saj.
Dua te jem...
Dua te jem engjell,
te fle ne krahet e tua;
Dua te jem puthje,
per buzet e tua!
Dua te jem yll,
ne netet e tua te trishta!
Dua te jem ndjenje,
ne vargjet e tua te brishta!
Dua te jem lot
te dal nga syri yt!
Dua te jem dhimbja jote,
dhe kurre mos te te mbyt!
Dua te jem hene
te fle diku me ty;
Ndoshta ne netet me shi,
kur do takohemi te DY!
Dua te jem pasqyre,
te te shoh cdo mengjes;
Dua te jem kostumi yt,
ne trup,-kur e vesh!
Dua te jem buzeqeshja jote,
e kurre nga Ti te mos ik!
Dua te jem udha jote,
me.., dhe pa trafik!
Dua te jem ylber,
te ndricoj diten tende!
Dua te jem engjelli Yt;
ne fundin e kesaj enderre!
haahahahahahaha, Indriti-a mund te vazhdojme serish?!
Te pershendes lal!
Sykelater...:)
Dua.
Dua te jem drite
per ty te ndricoj
dua te jem gjethe
jershile ftoi
dua te jem gonxhe
te jem trendafil
dua qe per ty
ta ruaj dashurine.
dua te jem mal
i larte me bore
dua te jem peme
qe hije ben per ty
dua per cdo dite
te te pershendes me dore
dua per cdo dite
te puth tendin sy.
Dua per cdo nate
prane teje te vi
dua te bej cerdhen
mbi tenden cati
dua pas dritares
te behem avull
vese
dua te te jap
pak afsh e pak shprese
dua ne ate gjendje
te ri e te pres
derisa ti te zgjohesh
heret ne mengjes.
dhe kur ne ate gjendje
me sy te me shikosh
te rendesh tek xhami
te me ngushellosh.
Me pas dua dritaren
ta ma hapapesh ti
te me marrsh ne dore
te me futesh ne gji
aty le te mbetem
nen afshin tend te zjarrte
te mos dal me kurre
as dite as nate.
Ahahahahaahah lere se doli e forte kjo, e nisa si kot.
Te pershendes Helga
shume i kendshem ky "dialogu" me poezi
Dua te te kem sonte prane,
ne prehrin tend te ulem;
Te te puth lehtazi ne buze,
me pas syte dhe gushen!
Dua te ndjej zemren tende;
sesi rreh me nxitim!
Dua te te puth syte,
Te te fal krejt dashurine!
Dua te te kem sonte prane,
Te qeshim serish si dikur!
Te ndezim nga nje cigar,
Te shkrihemi njesh,- ne gjume!
Dua te te perkedhel floket;
sic lozja dikur me to!
Te te peshperis ne vesh,
Shpirt,-Sa me do?!
Dua te te ledhatoj trupin,
me duart e mia si dikur!
Dua te zgjohem serish ne mengjes,
Prane teje, pa rremuje!
Dua te te jap premtimin,
qe kurre s`ta dhashe me pare;
Asgje me s`na ndan ne te Dyve!
As diell dhe as hene!
Dua te te rikujtoj sonte,
Vitet qe bashke kaluam!
Deti ishte i qete ate vere,
Kur te paren her u takuam!
Notuam deri ne thellesi,
Trupat tane njesh te ngjitur!
Dhe rera na e pati zili ate kohe;
Dhe vete uji i kripur!
Mengjeset na gjenin perjashta,
Te qeshur, shpirtdashuruar!
Ndersa sot dhe gjeografikisht na ndane,
Prinderit, qe kurre s`na kuptuan!
Ne qiell, ngre koken lart..
Me yllin me te zjarrte te krahasoj!
Atje lart te coj urimet e shpirtit!
Zemer, "Vec Ty Dashuroj!"
hahaahahahahahahahaahaha, Indrit!Kam frike se nuk na kuptojne sic duhet miqte tane!
Por te jene te sigurt qe thjeshte po shkembejme mesazhe dashurie ne imagjinaten -poetike!
Te kam xhan, perqafime Indrit!
Mora nji vendim shum të fort sot....javën që vjen do bohem poet
Citim:
Po citoj ato që tha Lozonjare
Indrit te pergezoj per shkrimet qe ben....
Shume e bukur....![]()
Citim:
Po citoj ato që tha wydra
shume i kendshem ky "dialogu" me poezi![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Dua te te kem sonte prane,
ne prehrin tend te ulem;
Te te puth lehtazi ne buze,
me pas syte dhe gushen!
Dua te ndjej zemren tende;
sesi rreh me nxitim!
Dua te te puth syte,
Te te fal krejt dashurine!
Dua te te kem sonte prane,
Te qeshim serish si dikur!
Te ndezim nga nje cigar,
Te shkrihemi njesh,- ne gjume!
Dua te te perkedhel floket;
sic lozja dikur me to!
Te te peshperis ne vesh,
Shpirt,-Sa me do?!
Dua te te ledhatoj trupin,
me duart e mia si dikur!
Dua te zgjohem serish ne mengjes,
Prane teje, pa rremuje!
Dua te te jap premtimin,
qe kurre s`ta dhashe me pare;
Asgje me s`na ndan ne te Dyve!
As diell dhe as hene!
Dua te te rikujtoj sonte,
Vitet qe bashke kaluam!
Deti ishte i qete ate vere,
Kur te paren her u takuam!
Notuam deri ne thellesi,
Trupat tane njesh te ngjitur!
Dhe rera na e pati zili ate kohe;
Dhe vete uji i kripur!
Mengjeset na gjenin perjashta,
Te qeshur, shpirtdashuruar!
Ndersa sot dhe gjeografikisht na ndane,
Prinderit, qe kurre s`na kuptuan!
Ne qiell, ngre koken lart..
Me yllin me te zjarrte te krahasoj!
Atje lart te coj urimet e shpirtit!
Zemer, "Vec Ty Dashuroj!"
hahaahahahahahahahaahaha, Indrit!Kam frike se nuk na kuptojne sic duhet miqte tane!
Por te jene te sigurt qe thjeshte po shkembejme mesazhe dashurie ne imagjinaten -poetike!
Te kam xhan, perqafime Indrit!![]()
Dialogu i te dashuruarve.
Me tha:
Kush jam une?
Thashe:
Ti je lumturia
Qellimi im
dhe magjia...
Ti je plage
qe me dhemb
Po une valle
kush mund te jem?
Tha:
Ti je strehimi im
Shpresa ime
Ti je i pari
Ti je i fundit
Ne jeten time…
Ti je origjina
E loteve te mi
Ti je lidhja
Midis trupit
Dhe shpirtit
Tim
Ti je i cmendur
Pas meje
je shterngate
e forte rrufeje
Ti je brenge
perqafim.
Ti je puthje
Pergjerim.
Ti je
Fruti i pemes
Ti je dhe
Hadjuti i zemres
Ti je i vetmi
Ne jete qe kam
Po une, valle
cila jam?
Tashe:
Ti je substanca
E jetes sime
Ti
je dashuria ime
Ti je fillimi i fjales
Je pulsi i zemres
sime.
Ti je gaz
Por je dhe dhimbje.
Ti je vjeshta
je pranvera
ti je gjumi
ti je enderra
ti je vendi
ti je koha
ti je shiu
ti je bora.
Ti je lule
Trendeline
ti je gonxhe
jasemine
ti je strofe
ne poezine time
e dashur je vete
zemra ime.
eh, more indrit, cna bere te krijojme poezi me zor tani
ja nja dy vargje nga une, dedikuar shokut tim te jetes:
Me pyete nje dite, c'jam une per ty?
je drite e fuqishme
je enderr sublime
je mal me debore
mbret me kurore
je lot ne syt e mi
qe fort te shtrengoj
je fjale dashurie
vec ty ta dhuroj
je lule plot ves
mbremje e mengjes
marr force te jetoj
kur ty te kujtoj
me pyete nje dite, c'je ti pa mua?
jam rrenje e shkulur nen kembet e tua
jam zog qe s'kendoj
ne kafaz qendroj
jam trup pa koke
jam nate pa hene
jam yll pa shkelqim
jam flutur pa krahe
diell ne perendim
Te pyeta nje dite, c'jam une per ty?
embel me veshtrove me ata te zinj sy
je gjysma ime qe me mungon
je ti ajo qe mua me ploteson.........
Sonte
dua sonte te te kem prane
te te them nja dy tre fjale
dua sot te jesh e mua
te ta shpreh sa shume te dua.
sa je prane, jam ngazelluar
dua nata te jete e gjate
shpirtin tim te pezmatuar
ta perfshije e nxehta flake.
te marre flake porsi nje pishe
te mbaje prush e nxehtesi
te na beje tere naten drite
gjer n'agim ndezur te rrije.
dhe atehere sdua te flej
dua zgjuar te qendroj
lart ne ere ty te te ngrej
te te puth te ledhatoj.
Ps. te pershendes Sykalter me kete megjithese nuk eshte aq e arrire sa poezia jote
Indriti.
Citim:
Po citoj ato që tha isra
[B]eh, more indrit, cna bere te krijojme poezi me zor tani
ja nja dy vargje nga une, dedikuar shokut tim te jetes:
Enderra
Imazhi yt
Per cdo nate
Si kartoline
Me vjen
S’me le rehat
Me josh…
Si pakuptuar
Me rremben...
Ferferin ne veshe
Zeri yt
aq i brishte…
Me pas me merr
Si me magji
Te dyfishte…
Enderren ma vret
Zemren ma ther
Larg me dergon…
Enderren me prish
Shpirtin ma gris
Me roberon...
Sa here ne gjume
Fytyren tende
E enderroj.
Sa jam munduar
Kete drite hene
Ta pikturoj.
Por sa marr lapsin
Ne dore
Ta vizatoj
Shkelqimi zhduket
Nuk mundem dot
As ta kujtoj.
Shikoj ne enderr
Kur si nje nimfe
Tek une ti vjen
Futesh lehtesisht
Ngaqe dritaren
Hapur e gjen.
Me pas nga une
Porsi nje gjethe
Afrohesh lehte
S’kerkon jastek
Mbi gjoksin tim
Koken mbeshtet.
Fytyra ime
Ne kete cast
Mbushet tere gaz
Pa u menduar
Drejt trupit tend
Doren e zgjas
Dhe sa provoj
Me dore te bardhe
Ty te te prek
Shperthen nje vale
Nga trupi yt
Doren ma djeg.
Me pas te dhimsem
Dhe drejt meje
Duart i con
Zemren ma ndez
sapo me prek
Me lumturon.
Sa shume cuditem
Vec me nje prekje
Dhimbja me shkon.
Por nuk zgjat shume
Se vjen mengjesi
Dhe te largon.
Sa e sa here
Kjo enderr
Me perseritet.
Sa e sa here
Ma ka bere zemren
Qe te venitet
Sa here qe vajza
Ne gjume te nates
Ndjenjat me grish
Vjen nje furtune
Vajzen perze
Enderren ma prish.
Epo kur sdo sdo tha tha samarxhiu, ske ci bon
Trokitje
Une trokas ne zemren tende
ti me ndjen apo s'me ndjen
rrahjet ti degjoj me endje
ngaqe shume me pelqen.
Ah, trokas, sa shume trokas
ne kete porte mbyllur me hekur
dashuria me tere kete gaz
do me lene te ngrire te"vdekur"
Me force trokas une perseri
dhe tek ti, dua te hy
ndoshta, vajze me ke bere magji
qe te dua vetem ty.
Recete dashurie
Mos e shuaj zjarrin
qe te pervelon
se uji perseri,
si benzine do te ndizet
mos e braktis dashurine
dhe pse te mundon
se nga dashuria,
nje shpirt i ri ngjizet.
Mos e mbulo prushin
persiper me hi
pasi zemra,
do te venitet
por lere prushin
te hyje thelle ne gji
qe dashuria te rritet.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 » Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.