Forumi Horizont
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=169)
-- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1808)


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 07:20:

Kupa e Shqiperise

Kupa e Shqipërisë, nuk mund të mos jetë një eveniment i eklipsuar nga kampionati kombëtar. Në vendet me futboll të fuqishëm, vlera e kësaj veprimtarie është minimizuar me zgjerimin e Champions Leagues, por në vendet e vogla si Shqipëria përveç vlerës morale ky eveniment ka edhe vlerë materiale: fitimi i saj do të thotë pjesmarrje në Kupën Uefa dhe një shpërblim i konsiderueshëm ekonomik.
Në vendin tonë kjo veprimtari e ka ruajtur të gjithë vlerën, edhe sepse kampionati ynë deri më sot ka qenë, shumë pak i ngjeshur me ndeshje. Fakti që në shumë raste Kupën e ka marrë skuadra që ka fituar edhe kampionatin do të thotë se impenjimi ka qenë maksimal ndër vite.
Për herë të parë Kupa e Shqipërisë është zhvilluar në sezonin futbollistik 1938-39. Fituesja e saj e parë është S.K Tirana. Por kjo veprimtari është zhvilluar me ndërperje të ndryshme për arsye objektive. Vetëm nga viti 1970 Kupa e Shqiperise luhet rregullisht. Për herë të dytë Kupa është zhvilluar vetëm në vitin 1948 nga skuadra që aktualisht mban rekordin e këtij evenimenti, Partizani. Të kuqtë e kanë fituar plot 14 herë këtë trofe.
Nga viti 1948 dhe deri në 1961, kupa do të ishte një çështje e diskutuar mes Partizanit dhe Dinamos të cilat në atë kohë dominonin pa kundërshtarë edhe në kampionat. Dinamo mban rekordin e triumfeve rradhazi me pesë të tilla nga 1950 (një vit ky qe përkon me themelimin e këtij klubi), deri në 1954.
Në vitet 60-të S.K Tirana dhe Vllaznia kanë shtuar përpjekjet për të rivalizuar. Tirana thyen hegjemoninë e dy skuadrave të tjera kryeqytetase në vitin '63, ndërsa Vllaznia e bën të vetin për herë të parë këtë trofe vetëm dy vjet më pas. Gjeografia rritet në dekadat pasaardhëse pasi Elbasani fillimisht dhe më pas Flamurtari e bëjnë të tyre, të ashtuquajturën Kupa e Rupublikës.
Vitet 80 dhe 90-të Kupa do të diskutohet nga më shumë ekipe. Tirana dominon me tre trofe, ndërsa duket se ka përfunduar era e Partizanit dhe Dinamos. Gjithashtu dy here e fiton dhe Flamurtari. Në vitet 1990 trofeu do të jetë për herë të parë edhe në duart e Teutës dhe Apolonisë. Mijëvjeçari është hapur pikërisht me triumfin e durrsakëve, ndërsa në dy edicionet e fundit bardh e blutë e Tiranës kanë qenë fituesit e saj.

(Shkurtazi permbledhur historia e Kupes se Shqiperise. Sillni ketu çdo lajm, qe keni persa i perket ndeshjeve ose te rejave mbi zhvillin e Kupes se Shqiperise.)


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 22:30:

Shumë skuadra nuk dinë ende se ku do të luajnë

Kupa e Shqipërisë nis mes shumë pikëpyetjesh. Sot, nis zyrtarisht sezoni i ri futbollistik 2003-2004 me ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë shumë dilema janë ngritur me fillimin normal të tij, pasi shumë skuadra janë ende enigmë, si dhe nuk dihen saktë fushat ku do të luhet. Sektori i garave jep alarmin për zhvillimin normal të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Shkak për këtë shqetësim të FSHF-së janë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë tur, të cilat përgjithësisht janë ato të grupeve A2, B1, B2 dhe kategoria e tretë. Pikërisht këto të fundit, duket se nuk kanë kushtet më minimale për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe prej ditësh kanë shqetësuar sektorin e garave. Shefi Hitaj, lidhur me këtë çështje shprehet se shumë ekipe, që do të luajnë ndeshjet e Kupës, nuk kanë as fushë dhe as kushtet minimale të kërkuara nga FSHF-ja për zhvillimin e një ndeshjeje. Në këtë kategori futen pothuajse të gjitha skuadrat e kategorisë së tretë, madje dhe nga kategorive më të larta. Një shqetësim tjetër i sektorit të garave është mosparaqitja e ekipeve në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Për këtë qëllim, Federata ka bërë gati një urdhër, që u është dërguar të gjitha skuadrave shqiptare në prag të sezonit të ri futbollistik, që starton sot më datë 20 gusht. "Nëse një ekip kushdo qoftë, nuk paraqitet për të zhvilluar ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë më datën 20 gusht, duhet t'i bëjë mirë llogaritë. Sipas rregulloreve të Federatës, ekipet të cilat mund të thyejnë vendimin, duke mos u paraqitur në fushën e lojës, në bazë të rregulloreve dhe vendimeve të komitetit ekzekutiv të FSHF-së, do të marrë dënimin shumë të rëndë", - është shrehur Hitaj. Dënimi mund të variojë nga një gjobë e rëndë e deri përjashtimin nga aktiviteti i sezonit futbollistik 2003-2004. Rreziku për dështimin e disa ndesheve të Kupës së Shqipërisë ekziston dhe vetëm dita e sotme do të tregojë realisht, nëse do të ketë ndeshje të anuluara apo jo.


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 22:34:

Gjyqtarët, short edhe për anësorët.

Në ambientet e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", sot në orën 13.00 do të hidhet shorti për arbitrat e javës së parë të kampionatit të 65-të shqiptar të futbollit. Sipas shefit të sektorit të garave, Hito Hitaj, përzgjedhja e arbitrave do të bëhet me short, si në sezonin e kaluar. Por, ndryshe nga sezoni i vjetshëm, së bashku me arbitrat kyesorë, do të përzgjidhen me short edhe ndihmësit për çdo ndeshje të grupit A1. E reja në këtë short është se tashmë, për të gjykuar në kategorinë e parë, do të jenë vetëm 22 arbitra të përzgjedhur nga komiteti ekzekutiv, ndërkohë anësorët janë 44. Po kështu, vëzhguesit do të vendosen nga sektori i garave, ndryshe nga sezoni 2002-2003.
Java e 1-rë: (23.08.2003)
Partizani - Vllaznia
Teuta - Shkumbini
Dinamo - Besa
Elbasani - Flamurtari
Lushnja - Tirana

Kupa e Shqipërisë, turi i parë, ndeshjet dhe gjyqtarët.

(Sot)
Cakrani-Apolonia (M.Sopjani)
Butrinti-Luftëtari (S.Velani)
Poliçani-Albpetrol (E.Sina)
Çlirimi-Erzeni (A.Gjeloshi)
Përmeti-Bylis (B.Muka)
Kukësi-Laçi (P.Ujka)
Korabi-Veleçiku (M.Metohia)
Frakulla-Naftëtari (Gj.Shyti)
Domosdova-Egnatia (R.Jashollari)
Burreli-Dajti (E.Peza)
Pogradeci-Maliqi (Y.Cufe)
Nacional-Iliria (A.Shkëmbi)
Gramozi-Skënderbeu (T.Latifi)
Tepelena-Delvina (A.Lulaj)
Rrësheni-Kastrioti (A.Beqari)
Fushëmbreti-Sopoti (V.Guranjaku)
Këlcyra-Memaliaj (J.Zyraj)
Albania-Ada (Q.Kaçi)
Gramshi-Cërriku (B.Breshenaj)
Melesini-Devolli (G.Duraj)

(Nesër)
Suçi-Besëlidhja (GJ.Selala)
Skrapari-Tomori (S.Bogdani)


Postuar nga BUCS datë 29 Gusht 2003 - 21:13:

Fusha të papërshtatshme dhe terrene sportive të shkatërruara. Disa prej tyre me ujë e baltë edhe gjatë sezonit të verës. Këtë zbuloi Turi i Parë i Kupës së Shqipërisë që përfshiu të gjitha ekipet e vendit. Kjo u pa në Përmet, Skrapar, Butrint, Pogradec, Fushëmbret, Këlcyrë, Memaliaj, Poliçan si edhe në disa qytete e zona të tjera të vendit.

Mbarimi i tij nxorri në pah vlerat e disa ekipeve të veçanta dhe evidentoi mungesat e Federatës Shqiptare për terrenet dhe organizimin. Kështu skuadrat e Nacional dhe Fushëmbreti, megjithëse janë të panjohur për mjedisin tonë sportiv, përsëri bënë një figurë shumë të mirë duke arritur kualifikimin. Ndeshja Nacional-Iliria përfundoi 1-0, dhe me të njëjtin rezultat Fushëmbreti mundi ekipin e njohur të Sopotit. Ndërkaq janë kualifikuar 22 ekipe të cilat do të ndeshen së bashku në kuadrin e turit të dytë. Në këto ekipe bie në sy fitorja e skuadrave që tradicionalisht i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, por edhe skuadra të vogla dhe pa eksperiencë që treguan dëshirë dhe vullnet për fitoren. Ky tur do të luhet në datat 17 dhe 20 shtator. Por tani këtyre 22 skuadrave të kualifikuara i shtohen edhe 10 skuadrat e grupit A1, të cilat nuk morën pjesë në turin e parë paraeleminator. Kështu 22 skuadrat që u kualifikuan për në turin e dytë janë: Bylis, Besëlidhja, Tomorri, Egnatia, Luftëtari, Dajti, Pogradeci, Nacional, Skëndërbeu, Delvina, Kastrioti, Fushëmbreti, Memaliaj, Ada, Cërriku, Devolli, Albetrol, Laçi, Apolonia dhe Erzeni. Ndërkaq, nesër do të luhen ndeshjet e dyta të Kampionatit të 65-të të Shqipërisë.


Postuar nga qershor13 datë 17 Shtator 2003 - 20:32:

Të mëdhatë e kampionatit do ta kërkojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë
Kupa, "intermexo" e kampionatit

Sot, në të gjithë vendin, skuadrat të gjitha kategorive do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në nisje të këtij turi do të jenë 32 ekipe nga kategoria e dytë, Grupi A2 si dhe 10 skuadrat e Grupit A1, që për herë të parë këtë sezon do të luajnë ndeshjet për Kupën e Shqipërisë. Të gjitha ekipet "e mëdha" do të luajnë përballë kundërshtarëve shumë të lehtë, ndërkohë që ekipet e kategorive inferiore, ndeshjet me skuadrat "e mëdha" mund t'i quajnë ngjarje të veçanta të këtyre zonave. Në këtë edicion të ri të kupës marrin pjesë për herë të parë disa skuadra, si FC Nacionali, Fushë-Mbreti, dhe ndonjë tjetër. Çiftet janë përzgjedhur sipas shtrirjes gjeografike, ku skuadrat nuk janë larguar shumë nga zona e tyre. Pothuajse të gjitha ekipet "e mëdha", që përpara ndeshjeve, janë shprehur se kualifikimin kanë ndër mend ta arrijnë që në ndeshjen e parë. Kjo pasi nuk kanë dëshirë të kenë probleme në ndeshjet e kthimit. Madje të gjitha ekipet "e mëdha" nisen si favorite për t'u kualifikuar për faktin e vetëm se forcat reale në fushë kanë diferenca shumë të mëdha. Skuadrat "e mëdha" i quajnë këto ndeshje në mesjavë më shumë një detyrim që duhet kapërcyer, pa humbur shumë energji. Kjo sepse shumë prej ekipeve në fund javë do të luajnë ndeshje të rëndësishme për javën e 4-t të kampionatit dhe më shumë mendjen e kanë te renditja. Ekipe të elitës, si Dinamo, kanë preferuar ta marrin seriozisht ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, duke udhëtuar në Pogradec me shumë futbollistë titullarë, edhe pse disa prej këtyre të fundit kanë qëndruar në Tiranë për t'u përgatitur për derbin me Partizanin. Po kështu, Tirana, që edhe pse mund të mos dojë të luajë me formacionin bazë, detyrimisht duhet ta bëjë një gjë të tillë, pasi edhe stoli i bardhebluve është i formuar nga futbollistë që fare mirë mund të quhen titullarë te Tirana, por edhe te shumë ekipe të tjera. Për sa i përket ndonjë skuadre, si Partizani, ndeshja e Kupës së Shqipërisë do të shërbejë si test për ndeshjet e ardhshme, për të harmonizuar skemat dhe mënyrën e lojës. Nga ana tjetër, për të gjitha ekipet "e vogla", ky tur i dytë i kupës mund të quhet fare mirë edhe një shans i madh për t'u kualifikuar. Sot, në orën 16.00, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë mund të quhen ndryshe edhe përballjet e "të mëdhenjve" me "të vegjlit". Këta të fundit, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, do të kërkojnë me gjithë shpirt e me zemër të fitojnë para sportdashësve të tyre, deri sa të mendojnë edhe për kualifikimin. Do të jetë e vështirë, pasi kundërshtarët janë shumë më lart me nivelin e lojës. Gjithsesi, vetëm rezultatet pas ndeshjeve do ta tregojnë nëse me të vërtetë ndonjë skuadër e vogël ka mundur ndonjë "gjigant". Për sa u përket 16 ndeshjeve të sotme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, takime interesante mund të konsiderohen vetëm 3, ku mes tyre do të përballen ekipe të Grupit A1 dhe A2. Në ndeshje si Egnatia-Teuta, Naftëtari-Besa dhe Luftëtari-Bylis janë të garantuara surprizat, ku ndonjë ekip pretendent për fitimin e këtij trofeu mund të eliminohet.




Sot, turi i dytë i Kupës së Shqipërisë
Ja ndeshjet dhe gjyqtarët:
Cërriku-Tirana
I.Gashi (Durrës)
Fushë Mbreti-Partizani
Q.Koi (Durrës)
Ada-Vllaznia
M.Metohia (Lezhë)
Egnatia-Teuta
K.Meta (Tiranë)
Skënderbeu-Shkumbini
R.Jashollari (Pogradec)
Pogradeci-Dinamo
M.Sopjani (Lushnje)
Albpetrol-Flamurtari
A.Nase (Tiranë)
Devolli-Elbasani
Y.Cufe (Korçë)
Naftëtari-Besa
A.Lulaj (Vlorë)
Memaliaj-Lushnja
E.Sina (Fier)
Delvina-Apolonia
T.Latifi (Gjirokastër)
Tomorri-Çlirimi
P.Ujka (Shkodër)
Luftëtari-Bylis
A.Mua (Sarandë)
Kastrioti-Besëlidhja
B.Pashaj (Tiranë)
FC Nacional-Laçi
E.Peza (Tiranë)
Dajti-Veleçiku
E.Dobi (Durrës)


Postuar nga qershor13 datë 17 Shtator 2003 - 20:37:

Ndeshjet e kthimit luhen më datë 30 shtator 2003

Presidenti portokalli, entuziast për ecurinë e skuadrës në tri javët e para të kampionatit
Kumuria: Elbasani, "barrikadë" çdo kundërshtari
Presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, ka mbetur i kënaqur jo vetëm nga rezultatet që ka arritur ekipi i tij, por edhe nga loja që zhvilluan portokallinjtë në ndeshjen me Shkumbinin. "Po të punohet me këtë lloj përkushtimi, si nga futbollistët, ashtu edhe nga stafi teknik, e them me bindje se Elbasani do t'u hapë probleme skuadrave më të mira të kampionatit. E kemi nisur me këmbë të mbarë këtë fillimkampionati, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë. Natyrisht, kemi ende shumë për të bërë në të ardhmen. Sidoqoftë, sido që të vijë puna, i qëndroj deklarimit tim se Elbasani do të mbetet deri në fund ekip me pretendime serioze. Në ekipin tonë luajnë lojtarë mjaft cilësorë, që do t'i kishte zili çdo skuadër. Interesant është fakti se të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim gjatë seancave stërvitore. Kjo, pasi ne, si financues të ekipit, ua kemi krijuar të gjitha kushtet për të zhvilluar një garë tepër profesionale. Mjafton të kujtojmë këtu faktin që problemet financiare të skuadrës janë zgjidhur në kohën e duhur dhe ndoshta më mirë se në çdo skuadër tjetër. Për rrjedhojë, marrëdhëniet me klubin, stafin drejtues dhe me financuesit po zhvillohen në rrugë institucionale. Askujt nuk do t'i shkelen të drejtat, sikurse çdo futbollist do të jetë përgjegjës për shkeljet që do të bëjë," - pohon Kumuria.
Me këtë rast, ai dëshiron të falënderojë stafin e trajnerëve dhe futbollistët për fitoren e fundit ndaj Shkumbinit. Njëherazi, Kumuria kërkon që seria e rezultateve pozitive të mos mbyllet me kaq. Me këtë, presidenti portokalli i ka lënë të kuptojë skuadrës së tij se, edhe në ndeshjen e radhës në trasfertë, me Vllazninë, pret nga Elbasani të paktën një pikë.


--------------------------------//////////////////////--------------------------


Apolonia-Naftëtari të shtunën në "Selman Stërmasi"

Dje, në sektorin e garave, është konfirmuar se ndeshja për javën e dytë të Grupit A2, Apolonia-Naftëtari, do të luhet të shtunën në stadiumin "Selman Stërmasi". Shkaku për këtë spostim të ndeshjeve të Apolonisë nuk është bërë publik nga drejtuesit e sektorit të garave, të cilët vetëm sa kanë informuar shtypin për këtë fakt. Gjithashtu, skuadra e Besës do të luajë po në stadiumin "Niko Dovana". Por, ndryshe nga kalendari, këtë herë ndeshja me Flamurtarin do të luhet të dielën, pasi të shtunën në atë stadium do të luhet ndeshja Teuta-


Postuar nga qershor13 datë 18 Shtator 2003 - 21:14:

Arrow “Lumë” golash në Kupën e Shqipërisë

Përfundon turi i Kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar surprizat e shumta. Pas mbylljes së turit të parë të Kupës, ku morën pjesë 44 skuadra pa 10 ekipet e elitës së futbollit shqiptar, Grupit A1, dje kanë zbritur në fushë dhe këta të fundit në një aktivitet që ka përfshirë 32 skuadra në 16 ndeshje të zhvilluara. Këto ndeshje kanë prodhuar 12 fitore (6 për skuadrat vendase dhe 6 për skuadrat udhëtuese) dhe 4 barazime, ku dhe janë shënuar në total 46 gola. Ndërkohë që bie në sy fitorja e thellë e Partizanit në fushën e Fushë -Mbretit. Të kuqtë kanë mundur të marrin një fitore 8-2, që e bën Partizanin skuadrën e parë të kualifikuar për në turin tjetër, por për zyrtarizimin e së cilës do të pritet edhe formaliteti i ndeshjes së kthimit. Të kuqtë kanë luajtur më një skuadër të re në moshë, mes të cilëve ka pasur vetëm 4 nga lojtarët e formacionit parë. Ndërkohë që fitore të rëndësishme kanë arritur edhe bardhelutë, të cilët kanë mundur 3-0 Cërrikun, Vllaznia fiton në 2-0 në fushën e Ada-s, Teuta 1-0 në fushë e Egnatias, Lushja 3-0 në fushën e Memaliajt etj. Pas fitoreve të skuadrave të mësipërme të cilatë përfaqësojnë A1-shin në kampionatit shqiptar të futbollit, vërehet ndalimi i hapit të dinamos, 1-1 në Pogradec. Barazime 1-1kanë koleksionura dhe Skënderbeu-Shkumbini e Devolli-Elbasani. Takimet e kthimit do të luhen në më 30 shtator.


Postuar nga qershor13 datë 19 Shtator 2003 - 12:32:

Dje janë luajtur 16 ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë
Turi i dytë i kupës, jo pa surpriza

Dje, në 16 fusha futbolli të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, është folur vetëm me gjuhën e këtij sporti. Këtë herë, kundërshtarët kanë ardhur nga kahe krejtësisht të kundërta, sepse skuadrave inferiore, të dala fitimtare nga turi i parë i kësaj veprimtarie kombëtare, u janë bashkuar edhe ato të Grupit A1. Nuk ka pasur shumë surpriza, kryesisht në rezultatet e fiksuara pas 90-minutëshave të parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, por ka pasur bollëk golash e kartonësh. Rekordin e golave të shënuar në këtë "akt" të kësaj veprimtarie, për turin e dytë, e mban ndeshja Fushë-Mbreti-Partizani, ku janë shënuar plot 10 gola. Nga këta, të kuqtë kryeqytetas kanë realizuar 8 gola, duke ua lënë vetëm 2 herë kënaqësinë e prekjes së rrjetës së tyre vendësve. Gjithsesi, për Fushë-Mbretin, dje ka qenë një festë e vërtetë, sepse mysafire kanë pasur një skuadër me emër në futbollin shqiptar, Partizanin. Kësisoj, humbja ka dalë pothuajse në plan të dytë. Interesant duket barazimi i arritur në ndeshjen e luajtur në Pogradec, mes vendësve dhe Dinamos. Trajneri i bluve, Andrea Marko, ka pasur disa mungesa titullarësh në formacion, por edhe të tjerët që kanë luajtur nuk janë më pak të njohur. Ish-skuadra e tij, Pogradeci, ka arritur ta frenojë Dinamon në fushën e saj, duke i marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të këtij turi. I befasishëm ka qenë edhe rezultati i arritur nga skuadra e sapokrijuar këtë sezon, FC Nacionali. Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën laçiane me pretendime në grupin A2, 2-0, në ndeshjen e parë të turit të dytë të kupës. Në këtë rrugë ka ecur edhe Luftëtari i Gjirokastrës, skuadër e cila ka triumfuar ndaj "superskuadrës" së Grupit A2, Bylisit. Gjirokastritët kanë shënuar dy herë në portën e miqve, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e tyre. Në derbin e veriut, Ada-Vllaznia, kuqeblutë kanë fituar pa shumë sforcim ndaj fqinjve të Velipojës, 2-0, duke shënuar kështu suksesin e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Po kështu, edhe kampionët në fuqi, bardheblutë, nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë ndaj modestëve të Cërrikut, 3-0. Sidoqoftë, duke i lënë paksa mënjanë rezultatet teknike të ndeshjeve të para të turit të dytë të kupës, vëren se konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e vogël. Gjithashtu, është marrë një numër i konsiderueshëm kartonësh të kuq, pa llogaritur këtu të verdhët, çka tregon se kjo garë nuk është parë nga askush me syrin sa për të kaluar radhën. Madje, disa skuadra të kategorisë së dytë, duke pasur privilegjin e të luajturit në shtëpinë e tyre, kanë arritur t'i frenojë "të mëdhatë".
Gjithsesi, nuk mund të thuash se ndeshjet e kthimit do të jenë vetëm një formalitet, sepse asgjë nuk është përcaktuar në 90-minutëshat e djeshëm. Ka çifte që mbajnë brenda tyre mjaft enigma, për sa i takon skuadrës që do të kualifikohet për më tej. Të presim datën 30 shtator, kur do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të kupës, për të parë se kush do ta hedhë "lumin" për më tej.

Ada - Vllaznia 0-2
Ada: Prendi (Memeti 68'), Kulla, Bori, Preka (Luca 78'), Luka, A. Doçi, Nika, Pjetri, Leka, Salja, Kurti. Trajner: A. Pjetri
Vllaznia: Grima, Zmijani, Teli, Osja, Belisha, Sinani (Ahu 70'), Martini (Selmani 70'), Salihi (Mashi 70'), Cungu, Dibra, E. Doçi. Trajner: D. Haxhiosmanoviç
Shënues: Osja 3', Cungu 74'
Gjyqtarë: M. Metohia, T. Doda, N. Leka (Lezhë)
Karton i verdhë: Luka.
Gjergj Kola

Skënderbeu - Shkumbini 1-1
Skënderbeu: Ametlli, Drabaj, Bajrami, Xheka, Bajraktari (Lako 53'), Zylyftari, Zyla, Agolli, Bila, Ngjela, Amadaj (Fermani 60'). Trajner: D. Kushe
Shkumbini: Morina, Magani, Xhyra, Tafaj, Kaseja, Buna (Kosta 59'), Bylykbashi, A. Nexha (E. Nexha 77'), Pasha, Merxha, Robo (Gjata 66'). Trajner: L. Deliu
Shënues: Merxha 2', Ngjela 6'
Gjyqtarë: R. Jashellari, V. Angjo, A. Çela (Pogradec).
Leonard Trebicka

Pogradeci - Dinamo 1-1
Pogradeci: Lamçe, Fetollari, Kolonja, Larti, Çajku, Çobani, Çerepi (Shaho 85'), Apuar, Laçka (Çekiçi 64'), Abeshi (Sulçe 53'), Muska. Trajner: I. Medini
Dinamo: Gjika, Gallo, Dervishi, Kuluri, Arapi (Maho 63'), Poçi, Xhihani (Hoxha 55'), Dhëmbi, Ishka, Kaseke, Çipi (Peqini 46'). Trajner: A. Marko
Shënues: Ishka 27', Laçka 40'(11-m)
Gjyqtarë: M. Sopjani, D. Koreshi, N. Gjolena (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Abeshi, Fetollari, Dhëmbi, Peqini.
Pëllumb Starova

Egnatia - Teuta 0-1
Egnatia: Gjondeda, Sufaj, Bano, Ceko, Kote, Gjyla, Zeneli, Pustina, Bibali (Gaba 46'), Ymeri, Jakupi (Simaku 46'). Trajner: S. Branica
Teuta: Shehi, Zëre, Driza, Tetova, Kotomelo, Desouza, Kotja (Mançe 75'), Kumalo, Hasho (Bespalla 46'), Mancaku, Bërzezi (Begeja 46'). Trajner: V. Bici
Shënues: Mancaku 10' (11-m)
Gjyqtarë: K. Meta, L. Uka, H. Praga (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Sufaj, Bano, Bespalla, Hasho
Karton i kuq: Begeja, Kote.
Ali Hallulli

Luftëtari - Bylis 2-0
Luftëtari: Miço, Shameti, Çoni, Miho (Bistri 70'), Mancaku (Gaxhaj 46'), Brahimi, Dhima, Sadikaj, Çenko, Braho (Dimo 46'), Muço. Trajner: A. Çulli
Bylis: Sinani, Rustemi, Asllani, Kaci, Noci, Devolli, Liçi (Gjondeda 67'), Shehaj (Ivanaj 67'), Nenaj (Muka 46'), Elezi, Bubeqi. Trajner: K. Mile
Shënues: Muço 38', 72
Gjyqtarë: A. Muka, Sh. Çiçaj, A. Kolonja (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Shehaj, Gaxhaj, Shameti, Sadikaj
Karton i kuq: Devolli.
Sokrat Papadhopulli

Cërriku - Tirana 0-3
Cërriku: Hoxha, Kute, Çoku, Çengeli, Cenko, Sulejmani, Roseni, Elezi, Jordani, Agolli, Roxha. Trajner: L. Tona
Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, Pinari, Tafaj, E. Bulku, S. Bulku, Agolli, Lici, Xhafa, Merkoçi. Trajner: S. Mema
Shënues: Merkoçi 40', 78', Tafaj 68'
Gjyqtarë: I. Gashi, I. Shima, F. Lame (Durrës).
Fatmir Popja

Fushë-Mbreti - Partizani 2-8
Fushë-Mbreti: Sadiku, Bajrami (Ziu 46'), Toçi, Sharra (Çarku 46'), Jorgji, Bilani, Çota (Canellari 50'), Lena, Myslihaka, Shëngjergji, Lumani. Trajner: B. Bashalliu
Partizani: Agolli, Ndreka (I. Allmuça 46'), Grizha, Çela, Metani, Pollozhani, Ballço, Bejzade (Pashai 46'), Abilio (Plaku 46'). Karioka, Hallaçi. Trajner: I. Spahiu
Shënues: Ndreka 8', Ballço 17', 44', Abilio 40', Karioka 42', 72', Plaku 50', Metani 53', Shëngjergji 23', Lumani 89' (11-m)
Gjyqtarë: Q. Koçi (Durrës), A. Bejra, B. Kadriu (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Jorgji, Çarku
Karton i kuq: Jorgji.
Fatmir Popja

Devolli - Elbasani 1-1
Devolli: Meraku, Shkëmbi, Dedaj (Bushi 58'), Maçolli, D. Bejleri, A. Bejleri (Meçani 46'), Azizaj, Xhambazi, Shirgu, Gjata, Sifo (Çezari 50'). Trajner: S. Meraku
Elbasani: Gogunja, Kasollja, Hoxha, Çapja, Dalipi, Roshi, Mehmetaj, Guranjaku, Albrahimi, Sejdini, Ajegba. Trajner: A. Sejdini
Shënues: Dalipi 26', Çezari 72'
Gjyqtarë: Y. Cufe, A. Kaçani, G. Lozhe (Korçë).
Alfred Mullai

Naftëtari - Besa 2-2
Naftëtari: Vashaku, A. Kanani, Isufi (Kotobelli 71'), Pashollari, Stoiçevski, Mile (Bako 46'), Dautaj, Ilia, Çekrezi, Rama (Rodi 34'), Blloku. Trajner: I. Gjyla
Besa: Osmani, Mergjyshi, Xhani, Bratja, Lorja (K. Bajaziti 71'), Lila, Romanishin, Kollçaku (Shima 67'), E. Xhihani, Kapllani, Kuli. Trajner: F. Sejdini
Shënues: Kapllani 23', Kollçaku 36', Çekrezi 72', A. Kanani 82'
(11-m)
Gjyqtarë: A. Lulaj, F. Hysomema, A. Muça (Vlorë)
Karton i verdhë: Lorja, Lila, Kuli
Karton i kuq: Kuli.
Erion Vrusho

Tomori - Çlirimi 1-0
Tomori: Dura, Fani, Lala (Arbri 46'), Hysi, Memlika (Gjata 46'), Muzhai, Kahremani, Hoxha, Dino, A. Hoxha, Gurguri (Iljazi 46'). Trajner: Th. Arbri
Çlirimi: Qefa, Adili, Sokoli, Ndoni, Zeqo, Kermezi, Dulaj (Morini 48'), Topi, Varfi (Dhamo 75'), Mullai, Koprenska (Ristani 52'). Trajner: Ll. Dushi
Shënues: K. Arbri 85'
Gjyqtarë: P. Ujka, A. Ymeri, S. Zeka (Shkodër)
Karton i verdhë: Ndoni, Dino
Karton i kuq: Ristani.
Rushan Dosti

Albpetrol - Flamurtari 0-2
Albpetrol: Halili, Hoxha, Jani, Mërtiri, Sule (Muça 75'), Halimi, Haxhiu, Ibrahimi, Goxhe, Okeke (Heqimi 60'), Gjoni (Yzeiri 58'). Trajner: P. Bifsha
Flamurtari: Dahriu, Lilo, Gjoni, Bega, Andoni (Taho 54'), Liçaj, Sinani, Bedini, Telhushi (Çerepi 65'), Serjani, Papa. Trajner: A. Bozhani
Shënues: Bega 30', Serjani 83'
Gjyqtarë: A. Nase, S. Bezhani, A. Shkëmbi (Tiranë)
Karton i verdhë: Sinani.
Arbër Emiri

Memaliaj - Lushnja 0-3
Memaliaj: Merdani, Ruçi, Hajdini, Çaushi (Todhe 10'), Harizi (Arapi 60'), Muçi, Dilaj, Manaj (Saka 55'), Avduli, Seferi, Halaj. Trajner: V. Bushi
Lushnja: Spaho, Bika, Nikolla, Sula, Renxa, Zhuli, Bardhi, Çela (Sefa 68'), Zheraldinjo (Kornea 70'), Mindev, Nora (Byzhyti 60'). Trajner: A. Cikleanu
Shënues: Nora 12' (11-m), 60' (11-m), Mindev 65'
Gjyqtarë: E. Sino, V. Troka, K. Ceka (Fier)
Karton i verdhë: Renxa, Merdani, Bilaj, Zhuli.
Roland Suli

FC Nacional - Laçi 2-0
FC Nacional: Ristami, Bega, Lena, Pëllumbi, Misko, Ceka, Nakolli (Sadikaj 46'), Lushi (Peshkëpia 58"), Ziri, Hamzaj, Bejollari (Hoxha 46") Trajner: G. Tomori
Laçi: Lekisi, Jakupi, Laska, Sallata, Hasani (Hysenaj 46'), Çapuni, Rexha, K. Faruku (Xhetani 46'), Kurti, Osuji, Lama (Xh. Farruku 46') Trajner: A. Maçi
Shënues: Çeka 16', Miska 45'
Gjyqtarë: E. Peza, G. Qirici, A. Akramaj (Tiranë),
Kartonë të verdhë: Bejollari, Lushi, Lekisi, Xh. Farruku
Karton i kuq: Rexha, Bega.

Kastrioti - Besëlidhja 2-1
Kastrioti: Rama, Deliu, Caca, Hasa, Sh. Rustami, R. Maloku (Beqaj 80'), S. Maloku, Tepelena, Hoxha (Tema 70'), Paqolli, Belbasi. Trajner: R. Ndreu
Besëlidhja: Ferhati, Hasani, Osmani, Prela, Perloshi, Abazi, Lika, Pjetrushi (Bruka 46'), Toma, Zenuni (Mallota 46'), Gjini.
Trajner: N. Lorenci
Shënues: Hasa 22', R. Maloku 67', Mallota 76'
Gjyqtarë: B. Pashaj, B. Banushi, A. Bardhaku (Tiranë)
Karton i verdhë: Abazi.
Nderim Goci

Dajti - Veleçiku 2-0
Dajti: Haka, Balla (Fuçia 46'), Matraku, Koli, Samarxhi, Zorba (Janina 40'), Malluta, Rama, Thanasi (Dervishi 46'), Zuna, Osmanlliu. Trajner: S. Bardhi
Veleçiku: Naka, Isufi, Muka, Zmijani, Pepa, E. Kraja, Hasani, Burgaj, E. Gerçi, Loka, Radohina (Çokaj 68'). Trajner: B. Duli
Shënues: Samarxhi 88', Malluta 90'
Gjyqtar: E. Dobi (Durrës)
Karton i kuq: Rama, Kraja.
N. Goci

Delvina - Apolonia 5-0
Delvina: Mujo, Zani (Muho 60'), Berberi, Kalo (Hamiti 86'), Pipiko, Çafa, Alinani (Bamiha 46'), Hasani, Janku, Mano, Yzeiri
Trajner: L. Beqiri
Apolonia: Dulla, Vrushi (Dervishaj 79'), Agolli, Vasi (Tole 67'), Zahaj, Myrtaj, Aliaj, Byzyka, Buzi (Bizvani 46'), Kaja, Gerço
Trajner: P. Mali
Shënues: Yzeiri 3', Kalo 35', Pipiko 47', Muho 72', Çafa 81'
Gjyqtarë: T. Latifi, B. Bejko, R. Shosha (Gjirokastër)
Karton i verdhë: Vasi, Gerço
Karton i kuq: Hasani.


Postuar nga qershor13 datë 30 Shtator 2003 - 19:27:

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë

Ja ndeshjet dhe gjyqtarët:
Sot:
Dinamo-Pogradeci (1-1) (në "Selman Stërmasi")
A. Beqiri (Tiranë)
Lushnja-Memaliaj (3-0) (në Berat)
Sh. Balliu (Tiranë)

Nesër:
Tirana-Cërriku (3-0)
E. Dobi (Durrës)
Partizani-Fushë-Mbreti (8-2)
B. Breshanaj (Tiranë)
Vllaznia-Ada (2-0)
Gj. Selala (Laç)
Teuta-Egnatia (1-0)
E. Peza (Tiranë)
Shkumbini-Skënderbeu (1-1)
I. Ziraj (Kuçovë)
Flamurtari-Albpetrol (2-0)
E. Sina (Fier)
Elbasani-Devolli (1-1)
A. Gjeloshi (Lushnje)
Besa-Naftëtari (2-2)
Y. Cufe (Korçë)
Apolonia-Delvina (0-5)
E. Meçe (Vlorë)
Çlirimi-Tomori (0-1)
G. Duraj (Memaliaj)
Bylis-Luftëtari (0-2)
M. Sopjani (Lushnje)
Besëlidhja-Kastrioti (1-2)
A. Taullai (Tiranë)
Laçi-FC Nacional (0-2)
Q. Koçi (Durrës)
Veleçiku-Dajti (0-2)
M. Metohia (Lezhë)
(Në kllapa rezultati i ndeshjeve të para)


Postuar nga qershor13 datë 01 Tetor 2003 - 14:07:

Smile Kualifikohen Dinamo e Lushnja, sot të tjerat

Janë kualifikuar për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë skuadrat Dinamo e Lushnja. Ky ka qenë verdikti që kanë dhënë dy ndeshjet e para të turit të Kupës të zhvilluara dje. Dinamo, në kuadër të ndeshjeve të kthimit të këtij turi, ka mundur në fushën e saj skuadrën e Pogradecit me rezultatin 1-0. Për blutë, e drejtuar nga trajneri Andrea Marko, ka qenë vendimtar rezultati i arritur në ndeshjen e djeshme, pasi në përballjen e parë me skuadrën e bregut të liqenit të njohur ishte mbyllur në barazim 1-1. Eshtë zhvilluar një ndeshje e një niveli jo të mirë, por gjithsesi ka dhuruar emocione. Golin e vetëm të këtij takim e ka shënuar Dalipi. Ndërkohë që po dje, ndeshja tjetër e zhvilluar ajo mes Lushnjës dhe Memaliajt. Në takimin e parë, skuadra e qytetit të Lushnjës kishte arritur në fitonte me rezultatin 3-0 dhe i ishte afruar shumë kualifikimit për në turin tjetër. Por një gjë e tillë nuk i ka mjaftuar lushnjarëve, të cilët e kanë shndërruar në një ndeshje “miqësore me një skuadër amatore”. Një goleadë e vërtetë ka karakterizuar këtë takim, i cili në fund të 90 minutave është mbyllur me rezultatin 10-0 në favor të skuadrës vendase. Lushnjarët me këtë fitore kanë konfirmuar edhe një herë formën e tyre të mirë dhe i janë bashkuar Dinamos për në turin tjetër. Ndërkohë që do të zhvillohen sot dhe ndeshje e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku do të jenë të impenjuara dhe skuadrat e tjera të elitës së futbollit shqiptar si Vllaznia, Tirana, Teuta e Partizani. Përsa i përket ndeshjes së të kuqve, mund të thuhet se takimi i sotëm i tyre në Tiranë përballë Fushëmbretit do të jetë thjesht një formalitet, pasi duhet të kemi parasysh rezultatin e ndeshjes së parë 8-2 në favor të Partizanit.


Postuar nga qershor13 datë 02 Tetor 2003 - 18:18:

Patosarakët mposhtin kuqezinjtë vlonjatë 3-0 brenda "shtëpisë" së tyre dhe kalojnë turin
Albpetroli, surpriza e turit të dytë


"Akti" i dytë i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, në fakt, ka nisur që të martën, me ndeshjet Lushnja-Memaliaj dhe Dinamo-Pogradeci. Lushnjarët kanë fituar thellësisht ndaj memaliotëve, ndërkohë që blutë e kanë pasur mjaft të vështirë për ta siguruar kualifikimin për më tej. Madje, që në këtë çift (Dinamo-Pogradeci) mund të kishte "lindur" surpriza e parë e këtij turi. Megjithatë, skuadra e Markos e ka hedhur lumin me shumë vështirësi. Pjesa tjetër e ndeshjeve të këtij turi janë zhvilluar dje, duke u shoqëruar me bollëk golash dhe rekord kartonësh të verdhë. Natyrisht, nuk kanë munguar edhe surprizat, mes të cilave, ajo më e pabesueshmja, që ka të bëjë me skualifikimin, mban emrin Flamurtari. Patosarakët i kanë befasuar vlonjatët e rizgjuar pas asaj fitoreje të bujshme në kampionat me Shkumbinin. Trajneri Bozhani ka mbetur i shokuar në fund të 90-minutëshit të djeshëm, teksa skuadra e tij ka pësuar 3 gola, duke zhvlerësuar fitoren 2-0 në ndeshjen e parë. Madje, nëse mund të ketë fajtor për këtë skualifikim të kuqezinjve vlonjatë, i pari është ai. Kjo, sepse ka gabuar, duke hedhur në fushën e lojës një formacion me të rinj, ngaqë e kishte quajtur kapitull të mbyllur kualifikimin që në ndeshjen e parë. I befasishëm ka qenë edhe kualifikimi i dy skuadrave të kategorisë së dytë, ndaj atyre të Grupit A2, Kastrioti dhe Dajti. Krutanët kanë spostuar nga kjo garë lezhjanët me probleme dhe e shohin vetën në turin e tretë të kupës. Po kështu, edhe kamzalinjtë kanë triumfuar ndaj koplikasve, falë atij gol të shënuar dje në fushën e vendësve, që ka pasur vlerën e kualifikimit. Për sa u takon skuadrave me numrin më të madh të golave të shënuar në këtë tur, vendin e parë e mban Lushnja, me 10 gola, Vllaznia me 9, Elbasani me 8 dhe Partizani dhe Apolonia me nga 6 gola. Sikurse shihet, përveç "gjeografisë" së madhe të këtyre ndeshjeve, turi i dytë i Kupës së Shqipërisë ka "prodhuar" bollëk golash dhe jo pak surpriza. Megjithatë, rëndësi ka fakti se nuk ka pasur incidente apo gjeste të tjera të këtij lloji, çka përbën një sukses më vete për organizatorët dhe klubet pjesëmarrëse.

Kupa, ja skema e turit të tretë
Në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë ndryshon skema e ndeshjeve. Në momentin kur u prezantua kampionati i ri kombëtar, u mësua se edhe skema e kupës kishte pësuar ndryshime. Kështu, pas dy tureve të para, çiftet e turit të tretë të kupës do të zbulohen me short të lirë. 16 ekipet e kualifikuara do të ndahen në dy grupe. Në grupin e parë do të jenë të gjitha skuadrat, nga çifti 1 deri në të 8-tin, që kanë qenë në turin e dytë të kupës. Ndërkohë, në grupin e dytë, janë skuadrat nga çifti i 9-të deri tek i 16-ti. Pasi të jenë ndarë skuadrat në dy grupe, çiftet e turit të tretë të Kupës së Shqipërisë do të dalin pas shortit të lirë, që do të hidhet nga sektori i garave.

Bylis - Luftëtari 4-0
Bylis: Sinani, Demiri (Besha 85'), L. Asllani, Muka, Gjondeda (Nenaj 75'), Bubeqi, Elezi, Liçi, Devolli, Shehaj, Rustemi. Trajner: K. Mile.
Luftëtari: Aliko (Teleku 46'), Bistri, Goga, Ruçi, Seiti, Dhima, Neçi, Qëndro, Mastora (Dimo 46'), Mehmeti (Mancaku 46'), Diamanti. Trajner: A. Çulli.
Shënues: Bubeqi 14', 23', Elezi 45', Devolli 80'
Gjyqtarë: M. Sopjani, A. Bejtja, B. Kadriu (Lushnjë)
Karton i verdhë: Demiri, Mastora, Elezi, Ruçi.


Besa - Naftëtari 2-0
Besa: Osmani, Xhani, Sheta, Doka, Qerolli, Abdulla (Lila 46'), Bratja, Ypi (E. Xhihani 58'), Lorja, Kapllani (K. Bajaziti 72'). Kuli. Trajner: F. Sejdini.
Naftëtari: Vashaku, A, Kanani, Isufi, Pashollari (Peri 18'), Stoiçevski, Çekrezi, Mile, Rama (Alushi 70'), Blloku, Thomai (Kotobelli 46'), Ilia. Trajner: S. Vasili.
Shënues: Kuli 15', 65'.
Gjyqtarë: Y. Cufe, Sh. Gega, A. Kacani (Korçë).


Shkumbini - Skënderbeu 4-1
Shkumbini: Kotorri, Gjika, Tafai (Kaseja 53'), Salliu (Bajaziti 53'), Bylykbashi, Magani (Xhyra 62'), Pasha, Kosta, Nexha. Dervishi, Merxha. Trajner: L. Deliu.
Skënderbeu: Ametlli, Drabaj (Çaushi 75'), Xheka, Bajrami, Lako, Zylyftari, Zyla, Agolli, Zotka (Bila 60'), Ngjela (Geço 69'). Fermani. Trajner: D. Kushe.
Shënues: Kosta 25', Merxha 31', 59', Dervishi 46', Geço 81'.
Gjyqtarë: I. Ziraj, A. Piperoni, L. Gega (Kuçovë).


Besëlidhja - Kastrioti 1-1
Besëlidhja: Llanaj, Malota, Kaçi, Toma, Zenuni (Alt. Bruka 46'), Alb. Bruka, Haxhia (Osmani 60'), Pjetrushi, Perloshi, Volumi, Abazi (Gega 70'). Trajner: N. Lorenci.
Kastrioti: Rama, Deliu, Çala, Çerri, Begolli (Beqja 80'), Hasa, Rustami, Turdiu, Tepelena, Maloku, Hebibasi. Trajner: R. Ndreu.
Shënues: Alb. Bruka 15', Tepelena 28'.
Gjyqtarë: A. Taullau, G. Qirici, D. Agaraj (Tiranë).
Karton i verdhë: Çerri, Rama.


Flamurtari - Albpetrol 0-3
Flamurtari: Dahriu, Resuli, Sinanaj, Ahmetaj, Andoni (Bega 46'), Gjoni, Liçaj, Taho, Bubeqi (Skënderi 46'), Papa, Veizi. Trajner: A. Bozhani.
Albpetrol: Halili, Hoxha, Jani, Mërtiri, Sula (Okeke 83'), Haxhiu (Heqimi 85'), Halimi, Muçaj, Goxhaj, Gjoni, Ibrahimi. Trajner: P. Bifsha.
Shënues: Ibrahimi 49', Gjoni 73' (11-m), Muça 89'.
Gjyqtarë: E, Sino, F. Beqiri, L. Kastrati (Fier).
Kartonë të verdhë: Halimi, Papa.
Karton i kuq: Taho.


Vllaznia - Ada 9-0
Vllaznia: Grima (Ndoja 46'), E. Luka, Zmijani, Teli, Belisha, Osja, Cungu, Salihi, Doçi, Sinani (Xhahysa 64'), Ahu (Hoti 21'). Trajner: D. Haxhiosmanoviç.
Ada: Muça, Kurti, Kulla, Bori, Preka (Lumaj 62'), Shpatina, T. Luka, Nika, Pjetri (A. Martini 30'), Ndoci, Bruçi. Trajner: F. Pjetri.
Shënues: Salihi 6', 26', 56', 74', Luka 29', 35', Sinani 37', Xhahysa 65', Hoti 75'.
Gjyqtarë: Gj. Selala, A. Molla, S. Haxhija (Laç).


Elbasani - Devolli 8-2
Elbasani: Mustafa (Toçi 46'), Osmani (Kila 46'), Shahini, Kasollja, Muça, Guranjaku, Albrahimi, Mehmeti, Dalipi, Memelli (Sejdini 46'). Stojku. Trajner: A. Sejdini.
Devolli: Ahtili, Gjata, Dedaj, Shkëmbi, Xhambazi, Bejleri (Tare 46'), Azizaj (Meçani 46'), Maçolli, Qesari, Bushi, Shirgli. Trajner: S. Meraku.
Shënues: Memelli 10', 26', 40', Stojku 24', Dalipi 30', Sejdini 47', 80', Guranjaku 55', Shirgli 84', Shkëmbi 88' (11-m).
Gjyqtarë: A. Gjeloshi, A. Guçe, D. Koreshi (Lushnjë).


Veleçiku - Dajti 2-1
Veleçiku: Makaj, Çokaj (Nasja 76'), Isufi, Hasani, Plori, Zmijani, Lumani (Burgaj 46'), Selhani, Belisha, Ed. Kraja (Er. Kraja 46'), Egerçi. Trajner: B. Duli.
Dajti: Haka, Balla, Matraku, Koli (Pajana 53'), Samarxhi, Kryemadhi, Jani (Luzi 80'), Mallota, Thanasi, Osmanlliu (Gjoka 75'), Zuna. Trajner: S. Bardhi.
Shënues: Jani 23', Hasani 28', Isufi 66' (11-m).
Gjyqtarë: M. Allkja, S. Resmeliu, V. Luta (Elbasan).
Kartonë të verdhë: Hasani (2), Egerçi, Balla, Thanasi (2), Pajana.
Kartonë të kuq: Hasani, Thanasi.


Apolonia - Delvina 6-0
Apolonia: Fejzullai, Shala, Brari (Muça 46'), Prifti, Kule, Argjendari, Gërço (Kalari 46'), Shelgu (G. Arbri 46'), Ruko, Miho, Shanaj. Trajner: V. Capo.
Delvina: Mujo, Peçi, Berberi, Kalo, Pipiko, Qafa, Halimadhi, Bormi, Rexho, Muho, Yzeiri. Trajner: L. Beqiri
Shënues: Miho 2',15', Ruko 43', 77', Kule 64', Prifti 69'.
Gjyqtarë: E. Meçe, F. Hysomema, A. Muço (Vlorë).
Kartonë të verdhë: Yzeiri (2), Shala, Miho.
Karton i kuq: Yzeiri.


Laçi - Nacional 3-0
Laçi: Beqiri, Jakupi, Kadillari (Makaj 69'), Hysenaj, Hasani, Xhetani, Xh. Farruku (Tanushi 69'), Kurti, Gjini (Sallata 22'), K. Farruku, Osusi. Trajner: A. Maçi.
Nacional: Ristani, Lena, Pëllumbi, Fisheku, Ziri, Çeka, Lushaj, Niska, Nakolli (Hoxha 46'), Bejollari, Hamzaj (Sadikaj 83'). Trajner: G. Tomori.
Shënues: K. Farruku 14', Osusi 28', Xh. Farruku 47'.
Gjyqtarë: Q. Koçi, E. Miho, F. Lame (Durrës).
Karton i verdhë: Hasani, Kurti, Xhetani, Sallata, Hamzaj, Hoxha.

Teuta - Egnatia 0-0
Teuta: Shehi, Driza, Qato, Tetova, Kotomelo, De Souza, Babamusta (Berzezi), Khumalo (Kote), Hasho, Bespalla, Begeja. Trajner: H. Lika.
Egnantia: Gjondeda, Sufaj, Kote, Thartori, Halilaj, Qara, Lila, Duri, Ciko, Imeri, Kashari. Trajner: S. Branica.
Gjyqtarë: E. Peza, D. Rexha, A. Shkëmbi (Tiranë).
Karton i verdhë: Sufaj.

Tirana - Cërriku 5-2
Tirana: G. Tafaj, Manastërliu (Sharra 55'), Prenga, Shkreli, Agolli, Vladi, A.Tafaj (Shazivari 70'), E. Bulku, Grami (Maloku 65'), Fagu. Trajner: S. Mema
Cërriku: Am. Hoxha (Adilaj 86'), Kute, Nasufi, Maliqi, Hoxha, Sulejmani, Shatro, Ranxha, Al. Hoxha, Xhelili (Ymeri 60'), Thaçi.
Trajner: E. Belshi
Gjyqtar: E. Dobi, F. Elezi, I. Shima (Durrës)
Kartonë të verdhë: Ymeri
Kartonë të kuq: Ymeri
Shënues: Merkoçi 40', 66', Prenga 80', Sharra 82', Agolli 89', Ranxha 42, 87'.

Çlirimi-Tomori 1-1
Çlirimi: Qafa, Adili, Sokoli, Ndoni, Mullai, Topi, Zeqo, Çoba, Mehmeti (Sharra 35'), Varfi, Hyskaj. Trajner: Ll.Dushi
Tomori: Dura, Lako, Fani, Aliaj, Karamani, Xhema, Iljazi, Veliaj, Dimo, Gjata (Hysi 45'), Mile. Trajner: Th. Arbri
Shënues: Gjata 36', Varfi 80' (11-m)
Gjyqtarë: G.Duraj (Memaliaj)
Kartonë të verdhë: Sharra

Partizani-Fushë Mbreti 6-0
Partizani: Agolli (Bendo 46'), Pollozhani, Brashini (Bakaj 54'), Bajrami, Çela, Allmuça, Metani, Rosha, Pashaj, Ballço, Plaku.
Tr. I. Spahiu
Fushë Mbreti: Sadiku, Bajrami, Toçi, Çota, Lumani, Lena, Kalallari (Gjika 53'), Kotorri, Bilani, Shëngjegji, Myslihaka. Tr: D.Sadiku
Shënues: Pashaj 9', Rosha 45', Ballço 58', Bakaj 62', Pollozhani 64', Plaku 78'
Gjyqtarë: B. Breshanaj, S. Brezhani, E. Derdhaku
Kartonë të verdhë: Lena, Çela

Skuadrat e kualifikuara:
Kastrioti
Albpetrol
Besa
Bylis
Shkumbini
Dinamo
Lushnja
Tirana
Partizani
Laçi
Vllaznia
Dajti
Teuta
Apolonia
Tomori
Elbasani


Postuar nga qershor13 datë 26 Nëntor 2003 - 13:51:

Kupa e Shqipërisë, turi i tretë
Dje
:
Partizani - Kastrioti 6-1 (2-1)
Abilio 5', 57', Grizha 7', Nallbani 52'(11-m), Plaku 59', Metani 86'/ Beqja 90'
Sot, ora 13.30:
Ndeshjet dhe gjyqtarët:
Tirana - Lushnja (1-0)
E. Dobi (Durrës)
Shkumbini - Bylis (0-2)
B. Pashaj (Tiranë)
Besa - Tomori (2-1)
A. Beqiri (Tiranë)
Vllaznia - Apolonia (4-2)
Gj. Selala (Laç)
Elbasani - Albpetrol (1-1)
A. Isufi (Shkodër)
Dinamo - Laçi (2-1)
E. Peza (Tiranë)
Teuta - Dajti (3-3)
Sh. Balliu (Poliçan)
(Në kllapa rezultati i ndeshjeve të para)


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 28 Janar 2004 - 22:31:

tifoza

po ku jeni mo aman se nuk po na sillni asnje informacion per futbollin shqipetar kaq poshte kane rene futbolllistat tane qe nuk kane hedhur no nje hap te ri na thoni no nje gje te re per futbollin ca eshte bere edhe ca thuhet


Postuar nga qershor13 datë 02 Mars 2004 - 20:21:

Të mërkurën, shorti i Kupës së Shqipërisë

Të mërkurën, në orën 12.00, në FSHF do të hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shorti për këtë tur të Kupës së Shqipërisë do të hidhet në ambientet e Federatës, ku do të jenë të pranishëm edhe sekretarët e 8 klubeve të kualifikuara. Shorti do të jetë i lirë dhe klubet do të jenë të ndara në dy vazo.Tete klubet e kualifikuara në këto çerekfinale janë:

Tirana
Vllaznia
Partizani
Dinamo
Teuta
Shkumbini
Elbasani
Besa

Ndeshjet për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë do të luhen më 10 dhe 24 mars.


Postuar nga qershor13 datë 04 Mars 2004 - 21:09:

Dinamo - Teuta, finalja e parakohshme e kupës

Në FSHF është hedhur dje shorti i çerekfinaleve të Kupës së 52-të të Shqipërisë.

Ja çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë:

Besa - Tirana
Elbasani - Partizani
Shkumbini - Vllaznia
Dinamo - Teuta

Dinamo-Teuta, finalja e vjetshme, do të jetë ndeshja më interesante e çerekfinaleve në edicionin e 52-të të Kupës së Shqipërisë. Ka qenë shorti i lirë, i hedhur dje në FSHF, ai që ka vendosur 4 sfidat nga do të dalin ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së 52-të Shqipërisë. Shorti i kupës është hedhur dje në Federatë, në orën 12.00. Të pranishëm në short, veç presidentit Duka dhe drejtuesve të sektorit të garave, kanë qenë edhe përfaqësuesit e klubeve të kualifikuara në këtë kompeticion. Sektori i garave i kishte ndarë 8 ekipet e kualifikuara në dy grupe, sipas renditjes së vjetshme në kampionat. Kështu, në grupin e parë bënin pjesë 4 ekipet më të forta, Tirana, Vllaznia, Partizani dhe Teuta. Ndërkohë, grupi i dytë përbëhej nga Shkumbini, Dinamo, Elbasani dhe Besa. Me short, çifti i parë i çerekfinaleve të edicionit të 52-të në Kupën e Shqipërisë ka qenë Besa-Tirana. Partizani, një nga ekipet që e ka fituar më shumë këtë trofe ndër vite, do të përballet me Elbasanin, ekipin me të cilin këtë fundjavë ka barazuar 1-1. Më të lehtë në këto çerekfinale të Kupës së Shqipërisë duket se do ta ketë ekipi i Vllaznisë. Shkodranët do të përballen me Shkumbinin. Ndërkohë, dy ekipet e mbetura, Dinamo dhe Teuta, finalistet e vjetshme të Kupës së Shqipërisë, do të jenë çifti i fundit i çerekfinaleve të edicionit të 52-të të kupës. Madje nga të gjithë ky çift është cilësuar më i forti dhe finalja e parakohshme e këtij edicioni të 52-të të Kupës së Shqipërisë.Sipas kalendarit, ndeshjet para të çerekfinaleve do të zhvillohen më 10 mars. Ndërkohë, takimet e kthimit do të zhvillohen 2 javë më pas, pra më 24 mars. Sipas shefit të sektorit të garave në FSHF, ndeshjet e para do të luhen në fushat e ekipeve të vazos së dytë, çka favorizon shumë ekipet e mëdha, si Tirana, Vllaznia apo Partizani, që janë pretendentët kryesorë për fitimin e këtij trofeu.

Protagonistët e çerekfinaleve shprehen pas shortit
Menjëherë pas përfundimit të shortit të Kupës së Shqipërisë, kanë dhënë opinionin e tyre edhe drejtuesit e klubeve që kanë qenë të pranishëm në FSHF.
Albert Xhani, president i Partizanit:
"Eshtë një ballafaqim i vështirë për ekipin e Partizanit. E njohim mirë forcën e ekipi elbasanas, për më tepër që para disa ditësh kemi luajtur me këtë skuadër. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe një sfidë e denjë për këto çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kundërshtarin nuk e kemi frikë, ndonëse në Elbasan, në dy ndeshje këtë sezon, kemi barazuar dy herë. Shpresoj që të kualifikohemi për më tej, ndonëse "armiku" ynë i vetëm në këtë sfidë me dy takime do të jetë fusha e Elbasanit, që është në një gjendje të mjerueshme. Do të bëjmë çmos që të mos e luajmë në atë fushë takimin e parë."
Genc Gjylsheni, sekretari i klubit "Besa":
"Nuk mund të shkonte më keq për ne në këtë short. Vetë kundërshtari nuk të lejon të thuash ndonjë gjë. Tirana është ekipi kryesues i kampionatit dhe një nga skuadrat më të forta të Shqipërisë. Komentet do të ishin të tepërta. Gjithsesi, do të mundohemi të bëjmë diçka në fushën e lojës, edhe pse ndaj Tiranës do ta kemi shumë të vështirë."
Eduard Gjini, administrator i Tiranës:
"Vetë skema e shortit dhe ekipet që ishin në vazon e dytë mund të them se ishin të njëjta, nëse fati do t'i kishte vënë kundër Tiranës. Përjashto ndonjë përplasje me Dinamon, të gjitha ekipet e tjera janë të një niveli dhe shumë të rrezikshme, megjithëse në renditjen e kampionatit janë disi poshtë. Edhe pse kundër Besës kemi fituar në kampionat, nuk do të thotë se duhet ta nënvleftësojmë, pasi takimet e Kupës së Shqipërisë janë pak specifike dhe mund të ndodhë gjithçka. Kavajasit kanë një ekip të mirë. Gjithsesi, ne dëshirojë të kualifikohemi për më tej, pasi këtë sezon, si gjithmonë, kemi pretendime në të dyja kompeticionet dhe them se ekipi bardheblu mund ta kalojë pa problem çdo pengesë."
Hasan Lika, trajner i Teutës:
"Nuk do shumë mend të thuash se Teuta doli "e persekutuar" nga shorti i Kupës së Shqipërisë. Dinamo-Teuta ishte ndeshja më e fortë e këtyre çerekfinaleve dhe finalja e parakohshme e Kupës së Shqipërisë, pasi dihet që vjet këto dy ekipe kanë luftuar për këtë trofe në fund të sezonit. Nuk kishte si të shkonte më keq për Teutën. Dinamo është nga ekipet më të forta në Shqipëri dhe kualifikimi do të jetë i hapur deri në fund, për më tepër që këtë sezon nuk kemi fituar ndaj tyre. Duke parë që ekipi i Teutës është larguar nga lufta për titull, të gjitha energjitë do t'i përqendrojë në këtë kompeticion. Kupa e Shqipërisë mbetet për ne ndoshta e vetmja rrugë për Evropë. Teuta do të bëjë maksimumin për t'u kualifikuar, ndonëse do të jetë shumë e vështirë. Shpresoj që fati të jetë nga ana jonë në këtë sezon, ndryshe nga finalja e vjetshme e kupës."
Astrit Isai, sekretar i klubit "Shkumbini":
"Kupa e Shqipërisë nuk është synimi kryesor i Shkumbinit në këtë sezon. Dihet që ne po luftojmë për të qëndruar në kategorinë e parë dhe kupa në këtë moment del në plan të dytë për ne. Deri tani kemi kaluar disa shkallë në këtë kompeticion dhe jemi të kënaqur. Gjithsesi, kundër Vllaznisë do të marrin atë që do të mundim, qoftë ky edhe kualifikimi, nëse e arrijmë. Insistoj të them se Shkumbini duhet të sigurojë qëndrimin në Grupin A1."
Gëzim Mustafaraj, drejtori teknik i Vllaznisë:
"E kemi pritur me qetësi hedhjen e shortit dhe mund ta konsiderojmë të pranueshëm për Vllazninë. Shkumbinin e konsideroj të kalueshëm nga Vllaznia, megjithëse nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë. Eshtë një ekip, lojërat e të cilit kanë ardhur në rritje kohët e fundit dhe, megjithëse vëmendjen kryesore e ka te kampionati për të mos rënë nga kategoria, nuk do ta lërë pas dore as Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e parë luhet në Peqin dhe, siç dihet, në fushën e tyre peqinasit kanë luajtur gjithmonë mirë, çka do të thotë se duhet të bëjmë kujdes të madh për të mos i ndërlikuar punët për ndeshjen e kthimit."


Postuar nga titi_ali_demsi datë 27 Mars 2004 - 18:56:

tirona!!!

Tirona ne cerek finale fitoi ndaj ekipit te beses me rezultatin 2--1 ndeshja e pare kishte perfunduar ne kavaje 3--1 ne favor te tirones !!

Ne gjysem finale jane gjithashtu partizoni ,,dinamo ,,edhe vllaznia

mire do ishte qe tirones ti bite morri i kuq ta shtypim i here se akoma nuk u mushet menja se kush jane kampionet !!!!

ec aty bardheblute te hongsha zemren ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,


Postuar nga brendon datë 29 Mars 2004 - 00:37:

Angry

titi, thuj Partizani mor bab pse thu morr i kuq.
Tirones i bie te jete morr bardh e zi.


 
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.