Forumi Horizont
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Kur Keni Bere Nje Sy Qorr E Nje Vesh Shurdh? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5446)


Postuar nga durrsake_topolake datë 23 Qershor 2004 - 14:17:

Question Kur Keni Bere Nje Sy Qorr E Nje Vesh Shurdh?

Mendoj se te gjitheve na ka ndodhur te gjindemi ne situata jo shume te kendshme, te besdisshme te sikletshme e gjithsesi shpeshhere nuk reagojme;sepse ne disa raste nuk mundemi e ne disa te tjera nuk duam, pra bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh!
do me pelqente nese ju do na tregonit situata te tilla.....
ja po ia filloj une para

rasti nr.1 ne nje bar

duke punuar ne nje bar si kamariere, 2 cuna shqiptar ja krisin nje muhabet
(mes çunash) muhabet shume i ngjyrosur, pa e ditur qe une isha shqiptare. fusin ne mes te muhabetit ca komplimente te avancuara( per mua) dhe ne ato momente mendova ti flas apo mos t'i flas shqip

si perfundim s'i thashe qe jam shqiptare, per te mos i vene ne siklet se me ato flale s'kishin si te ndjeheshin ndryshe. (sa zemermire e)


rasti nr.2 ne nje dyqan

duke punuar si shitese(kam ndrru ca pune) me ka ndodhur shpesh te kap vajza te reja duke vjedhur( ragazzine)
nje dite hyne 2 studente shqiptare, qe per me shume i njhja si fytyre; dhe bisedonin me njera tjetren se si te villnin nje bluze.
u vura ne siklet sdija ca te beja? pas nja cerek ore shoh qe njera fut ne cante bluzen. desha s'desha, bera sikur s'pashe gje.
me e forta se pas 2 ditesh u takuam ne universitet te gjthe grumbulli i shqiparve, dhe kto me thonin:si fytyre e pame ti ......... :-)

tani po ja u lej rradhen juve


Postuar nga sado datë 23 Qershor 2004 - 15:29:

me eshte zgjat shkolla se merrem edhe me pune edhe me shkolle. prinderit kuptohet qe ndihen keq te thone se me eshte zgjat shkolla nga qe kam ngelur dhe fillojne e me japin shembuj per tipa te tjere qe studjojne me mua. ja bja e filankes me thane nje dite mbaroi shkollen dhe po ben master. ia futa te qeshurit sepse e njoh mire ate vajze dhe e di qe ska mbaruar akoma shkollen, jo me te bej master. mgjth ate vajze e shoh shume shpesh prandaj u mjaftova vetem duke thene: i lumte, eshte e zonja, une sjam, ca te bej...te vras veten? e mbyllen muhabetin pastaj...


Postuar nga roke datë 24 Qershor 2004 - 23:39:

O durrsake!!per gjera ordinere e ke mbyllur nje sy ti???sa mire i dashuri yt??kur ta kapesh me ndonje nje nuk do ti thuash se do te vije rend.Ah sikur te ishin te gjitha si ty:p:p


Postuar nga durrsake_topolake datë 25 Qershor 2004 - 02:34:

jo mo roke jo, jane te tjera gjerat qe me djegin dhe me bejne qe te reagoj sesa 1 muhabet ordiner qe behen mes 2 cunash, deh mos me thuaj qe ti nuk do beje kesoj muhabetesh me shokun tat!!! e mos mu hiq si cun i mire..... mendova se do ishin sjellur ne nje menyre tjeter po ta dinin qe isha shqiptare.

nejse sna tregove asnje rast ti per kte teme, me sa duket je nga ato tipat reagojne per gjene me te vogel........


Postuar nga roke datë 25 Qershor 2004 - 23:30:

Pse mos te hiqem si cun i mire kur jam i tille???(te kuptohemi,i mire ndryshon nga i bukur:p:p )
Ti do nje shembull nga une??Ok!
Kur isha student.Nje shoku i dhomes(lushnjar) ngrihet naten dhe fut doren tek xhepi i pantalllonave dhe hap portofolin tim.Une per fat ndjej dhe e shoh,por nuk i thashe gje se kishte pak qe i kish ndodhur nje fatkeqesi familjare dhe ja fala,thashe hajd mo se leku vjen prape.Por kur beri te njejten gje me nje shokun tjeter te dhomes dhe ai bisedoi me mua se i mungonin ca leke,atehere e kapem dhe e nxorem prej leckash perjashta.Dhe qe atehere sa na shihte ndrronte rruge.Ja nje shembull.Pastaj kam edhe shembuj te tjere,por jane me pulle te kuqe ciao!!


Postuar nga durrsake_topolake datë 26 Qershor 2004 - 18:17:

hahahahahaha
O roke po qesh se po imagjinoja momentin, kur ti ke bere sikur ska ndodhur gje, ne rastet me pulle te kuqe.

shpresoj qe te kene qene per te miren tate


Postuar nga roke datë 07 Korrik 2004 - 10:09:

Po ne te miren time ka qene sado qe sishte gje e mire.Po i ke mbushur 20 vjece ti se keto muhabete nuk behen me adoleshente:p:p Ciao!


Postuar nga durrsake_topolake datë 07 Korrik 2004 - 14:03:

Citim:
Po citoj ato që tha roke
.Po i ke mbushur 20 vjece ti se keto muhabete nuk behen me adoleshente:p:p Ciao!



oj te mbushur, dhe i kam kaluar pale!!!


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 09 Korrik 2004 - 09:28:

hahahahaha

O zot ti ROKE mos vdeksh kure
se me shkule se qeshuri sonte
vec per moshen i pyske femrat ti lal
hahahahahahahahahhahahahaha


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 31 Maj 2005 - 11:27:

Arrow

Patjeter!


Postuar nga Ruby_DR datë 03 Qershor 2005 - 07:45:

topolake po ta them nje kur punoja ne diskotek njoha nje vajz dhe nuk e di a per shanc a per dreq e degjova duke fol me shoqen qe i pelqeja megjithate i gjemova dhe i propozova per te pir ndonje gje dhe ajo pranoj por duke pir kaloj prap shoqa dhe i thot qe do te vinte me mu kshu qe ajo mund te ikte dhe gjeja me e bukur ishte kur ajo e pershendeti dhe i tha mirupafshim ne shqip.....................
dhe keshtu ate nat e kaluam bashk por un as qe nuk i thash qe isha shqiptar................ mbas nje jave vjen me mamin tek bari babit dhe presantohemi duhet bte shifje fyteren e asaj nuk la ngjyr pa perdor ................por nuk e kam kuptu se i vinte inat qe e kishte ber me shqiptar apo donte nje italian.........

hahahahahahahhahahahahah


Postuar nga Amici di Nessuno datë 04 Qershor 2005 - 02:01:

Patriote

Citim:
Po citoj ato që tha durrsake_topolake



oj te mbushur, dhe i kam kaluar pale!!!



Nuk dukesh fare.


Postuar nga roke datë 21 Qershor 2005 - 10:31:

Re: Patriote

Citim:
Po citoj ato që tha juve


Nuk dukesh fare.


Epo eshte Milaniste ajo:p:p
Une nje vesh shurdh e nje sy qorr e kam bere para 2 vjeteve kur kisha lidhje me nje braziliane(teper e madhe ne moshe per mua),por ishte ebukur,elegante,sexy,e embel,me arome eksituese,me qeshje te bukur,ze te embel,sy te zinj e me forme,gjokse te ngritur e te forte,bel te holle e me te ndenjura te rrumbullakosura.Difekti i saj ishte mosha dhe qe ne lidhje me mua dallohej shume.ur: Pra te kthehemi une beja si tip menefrego kur shkoja ne disko ose ne bare te rregullt per darke soe dreke(ndersa nga brenda njeqind mendime me vinin e iknin nga sikleti).Sesi me ngjante kur me veshtronin te tjeret kur ajo me fuste krahun ose me puthte lehte.nejse te kaluara keto gjera.Ehhhhhhhh e kaluara.........


Postuar nga durrsake_topolake datë 22 Qershor 2005 - 00:41:

ama eksperience kishte teta brazilanja.
ciao **o


Postuar nga Enya datë 03 Shtator 2009 - 10:56:

Kur me bejne komplimente "nigga`boys"!


Postuar nga Deb* datë 17 Nëntor 2009 - 19:51:

Kur e do puna.:aha


Postuar nga Krista datë 30 Korrik 2010 - 01:22:

atehere kur arrin dhe do nje person shum shum,dhe qe te vazhdosh te jesh me te, do besh rolin edhe te qorrit edhe te shurdhit...


 
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.