Forumi Horizont
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjergj Kastriot Skenderbeu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=386)
-- Gjergj Kastrioti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6749)


Postuar nga ALIEN datë 18 Nëntor 2004 - 23:52:

Talking Gjergj Kasterjoti; s'eshte peshengrites

Duan Greket qe te bejn SKENDERBEN grek ; Dua te them diqka, nuk e dine grekt se GJERGJ ka qen luftetar por jo peshngrites, vetem peshngrisit prenojne nanshtetsi greke.


Postuar nga kontinenti datë 23 Janar 2005 - 02:12:

Alien

Hahahahahahahahaha sa bukur qe e ke thone mer lal.
Edhe MAO CE DUNI ka qene grek
hahahahahahahahahahahahaha


Postuar nga amoxil datë 08 Gusht 2005 - 07:33:

Gjendet në Itali një stemë e Gjonit, birit të Skënderbeut

Me 600 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit jetojnë edhe ata që deri tani mund të konsiderohen dega në vijë mashkullore e Heroit tonë kombëtar, Alesandro, Xhulio dhe Paola Kastriota Skanderbeg. Të tre jetojnë në rajonin e Pulias, në qytetet e Leçes dhe të Brindisit. Që të tre ndihen të mobilizuar për t’i shtuar e dhënë ndonjë ngjarje të re këtij viti përkujtimor. Paola, duke qenë avokate e një studioje private përherë e zënë në rutinën e përditshme, jo gjithnjë gjen tek vetja forca profesionale për të kontribuar me gjetje apo interpretime historike.Eshtë bashkëshorti i saj, Xhankarlo Valone, që po punon për një takim historianësh shqiptarë dhe italianë, i cili për dy ditë rresht do të mbahet pranë universiteteve të Barit dhe të Leçes. Valone është profesor dhe studiues i njohur i mesjetës italiane. Një nga librat e tij titullohet “Aspekte juridikë dhe socialë në periudhën e qeverisjes aragoneze. Kastriotët në Tokën e Otrantos”. Xhulio, gjykatës, është nxitësi i një projekti skënderbegas surprizë, modest, por mjaft emocionant. Tani për tani, ende pa u bërë një realitet i sigurtë për t’u shpallur, nuk po e publikojmë. Alesandro, mjeku dhe shkencëtari neurolog, më i njohuri prej bashkëkombasve për pasojë të intervistave të dhëna gjatë vizitës së kësaj familjeje në vendin tonë në 27 dhe 28 nëntor të vitit të shkuar, përherë njofton për të dhëna të reja të zbuluara së fundmi. Në dy mesazhe që na dërgon ditët e fundit ai dëshiron të informojë opinionin publik shqiptar dhe veçanërisht studiuesit për një emblemë të paraardhësve të tij kastriotas. Kërkesës tonë për një shpjegim më të hollësishëm për emblemën e gjetur, ai iu përgjigj saktësisht: “Emblema na ka rënë në dorë nëpërmjet punës kembëngulëse të një kërkuesi, i cili po studionte shënimet e Pietro Kavotit, të ruajtura pranë bibliotekës së qytetit të Galatinës. Pietro Kavoti (1819-1890) është një mjeshtër i vizatimit, i pasionuar të fiksonte në letër atë që vëzhgonte gjatë udhëtimeve të tij në mjedise të ndryshme të Salentos.
Kështu kur erdhi në Salento, ku ishte edhe kështjella e Kastriotëve, të cilët, siç dihet zotëronin dukatin e Shën Pjetrit në Galatinë dhe kontenë e Soletos, dalloi të fiksuar mbi portën që të ngjiste drejt katit me dhomat për fisnikë të pallatit, stemën e Gjonit ose të birit të tij dhe e vizatoi menjëherë në letër. Pallati i Soletos u prish gjatë viteve tetëqind të dy shekujve të shkuar. Kurse në pallatin tjetër, atë të Galatinës, nuk kanë mbetur shenja të Kastriotëve. Prej kohësh ai është blerë e shitur nga privatë të ndryshëm, përgjatë më shumë se dyqind viteve dhe çdo shenjë e gjurmë kastriotase është hequr e fshirë. Pronarët nuk kanë patur asnjë lidhje me arbëreshët dhe aq më pak me pasardhësit e Skënderbeut në Tokën e Otrantos. Sipas të dhënave, kjo stemë duhet të jetë ose e Gjon Kastriotit, ose e të birit të tij, Ferrantes. Ajo ka në strukturën e saj shqiponjën e zezë dykokëshe dhe kryqin e Jeruzalemit. Të pashpjegueshme mbeten dy luanët e pikturuar në të, për të cilët mendohet se mund të jenë simbole të Shqipërisë antike.


Postuar nga amoxil datë 12 Gusht 2005 - 23:08:

Rikapitullim te atyre qe jane thene dhe po riperseriten me qellim qe falsifikimet te mos zere rrenje. Skenderbeu eshte konsideruar nga Volteri, Papet, Vivaldi, Dhimiter Frengu, Pinjollet e familjes Kastrioti, Barleti etj-etj si shqiptar e familje shqiptari. Feja e tij, per cdo burim serioz jo-politik nuk ka qene objekt primar studimi, prandaj nuk eshte arritur ndonje konkluzion shkencor ne kete pike. Vendosmeria juaj per ta perfunduar debatin ne dobi te “ortodoksise” sllavogreke, perseritja tendencioze e te njejtave argumente (Papagalli dhe serbogreket kane didaktike te perbashket), si dhe titujt e temat qe zgjidhni, koincidojne pike per pike me propaganden sllavogreke ne pikat kyce te debatit mbi origjinen e Shqiptareve. Le te kujtojme ketu decizivitetin tuaj per fjalen “kale”, pa hyre ne partizanllekun tuaj “ortodoks” (lexo sllvogrek), apo teori te cuditshme si ajo e hiliasteve (Shen Iraneous).

I. Le te kthehemi tek Kastriotet:

Kastriotet nuk duket te jene nga Kanina, dhe as me mbiemer “Grek”.
Noli (Vepra 4, f 237-238), pasi kutoton disa variante te mundshme, nje nga te cilet eshte varianti qe jepni ju konkludon: “Te gjithe deshmite e ndryshme qe numeruam me siper mund ti permbledhim keshtu, Kastriotet rrjedhin nga katundi Kastriot I Dibres, ose nje fshat I quajtur Kastria qe ndodhej a ne Mat, Mirdite, ose Has. Po ashtu, emri Kastriot bie ndesh per te paren here ne 1385 kur nje Kastriot permendet si kapedan”. Lexo postimin vijues e “Origjina e Familjes Kastriote" Preng Cub Lleshi

Qe Skenderbeu ka qene fillimisht katolik, pastaj musliman, dhe u ripagezoua katolik ne fund te jetes se tij, thuhet ne librin"Scanderbeg, un eroe moderno" Gennaro Francione, me aprovimin dhe parathenien e trashegimtareve te sotem te familjes Kastioti, Alesander dhe Jul Kastrioti. Per detaje shif postet e mija me lart.

Provat qe keni dhene nga Sufflai vetem mbeshtesin teorine Katolike se:

1.Deri ne shek. IV-VII Illiria ishte e varur nga Papati, pra Katolike.
2.Shek VII-X lidhet me Kishen e Bizantit por ama mbaheshin lidhje te ngushta me Papen. (Historia juaj qe fillon me ardhjen e Sllaveve ne Ballkan, nuk mund te mos I quaje Kastriotet si ortodokse. Me te njejten llogjike mund te themi qe Albo eshte I pafe, pasi prinderit e tij qene zyrtarisht ateiste gjate kohes se komunizmit. Per moshen dhe kombesine tuaj, Seminarist, po e le komentin te lire.) Per ortodoksine si FE ZYRTARE te kesaj periudhe lexoni me tej.
3.Shek. XII Gjithe Peshkopata e Arberit,nga Drini ne Shkumbin, kishte kaluar me Papen.

Meqe flisni per Suffflain, nuk do qe me mire te sillnit kuotime nga parathenja (50 fq. nga 700 faqe te shfrytezuara) te Actae Albania III te Scufflait, qe I eshte dedikuar Skenderbeut, ne vend qe te lexojme ekstrakte dhe perafrime nga librat parararendes Actae I dhe II? Ju gjithmone ju sjellin nje kopje.


Dhuratat e Kastrioteve Manastirit ortodoks te Hilandarit, argumentojne vecse traditen e aleancave dhe shkembimit te dhuratave reciproke. Edhe Car Dushani dergoi dhurata ne Kishen Shqiptaro Kristiane te Prizrenit ne momentet e konvertimit te saj (me pas u pershi ne zoterimet e Kastrioteve). Kastriotet me ane te dhurates siguronin gjithashtu ortodokset se nuk do persekutoheshin ne zoterimet e tyre zgjeruara (minus tre fshatra) te perfituara ne momentet e c’organizimit te shtetit Serb. Te tilla dhurata i jane drejtuar edhe tek kishave dhe shteteve katolike (sidomos ne forme sherbimesh e aleancash ushtarake tregtare). Ndersa Papa ne kembim, I ka dhuruar rreth 80mije mburoja luftetareve te Skenderbeut.

“The defeat of 1389 totally disorganized the Serbian state and left a free field of action to the most powerful local princes, including the Albanian princes of the north and the northeast. The most distinguished among them was Gjon Kastrioti Skanderbeg's father, who, from an original ruler of the mountainous region of Mat, extended his principality from the mouth of the Ishem River up to Prizren, at the centre of Kosova.

In 1420 he granted Ragusa the trade privilege from "his coastal lands up to Prizren" 19 for trade This new Albanian state brought about the development of a class of merchants from a population,..” dhe

In fact, the Serbian texts show the opposite: on the occasion when, in 1348, Stefan Dusan endowed a gift to the monastery of Saint Michael and Gabriel in Prizren, we learn that in the vicinity of that town there were at least 9 villages described as Albanian Arbanas. The famous code proclaimed by the same sovereign one year later shows that in many villages under his rule, besides the Slavonic population, there were Wlachs and Albanian elements, which must have been very dynamic since the Tsar was obliged to restrict their settlement on his lands.If the Wlachs and the Albanians come to be called nomads, this is surely not only because they were "shepherds from birth", but merely because of the economic and political pressure of the ruling people. This was happening since 1328 in the regions of Diabolis, Kolonea and Ohri, where JKantakuzen speaks of the meeting of the Byzantine Emperor Andronicus III with the "nomadic Albanians" of Central Macedonia. HAVE THE ALBANIANS OCCUPIED KOSOVA? ALAIN DUCELLIER Toulouze, France.

Emertimi I kishes te Prizrenit (shih paragrafin me lart) si ShenKoll, apo Shen Nicolas (mos te na ngaterrohen disa) eshte emer I tradites se besimtareve katolike shqiptare. Skenderbeu u varros ne nje kishe Kishe Katolike me te njejtin emertim. Katolicisti dhe Albanologu Fulvio Cordignano (1887-1951) liston rreth 275 Kisha katolike shqiptare ne shekujt 16 dhe 17te. Me shume se gjysma e tyre mbanin e emrin e vetem 4 shenjteve Virgin Mary, Saint Nicholas, Saint Veneranda and Saint George. Orientalia Christiana Periodica 36, pp. 230-94.

Restaurimi I Kishes nga raguzianet, dhe traktati me Raguzen deshmojne per zoterimet e Kastrioteve ne Prizren dhe tradite Katolicizmi, derisa ne ndihme nuk u thirren bizantinet, por u synua aleance me qytete kryesisht katolike si Raguza.

Perkatesia e Kishes ne fjale: “… edhe Manastiri i Shënjtorëve Mihal e Gabriel është ndërtuar mbi një kishë të moçme dardane të periudhës së antikitetit të vonë. Rindërtimi është bërë rreth vitit 1348. Kontribut të madh në ndërtimin e tij kanë dhënë tregtarët katolikë raguzianë, që jetonin e vepronin në Prizren. Arkeologët, në rrënojat e këtij manastiri, kanë zbuluar fragmente interesante të artit bizantin, romanik dhe gotik. Ajo që tërheq më tepër vëmendjen është mozaiku, që nuk ka ndonjë paralele me ndonjë mozaik të punuar në Serbi, veçse më shumë i ngjan mozaikut në pagëzoren e katedrales Santa Maria në Firence. Në kishën e këtij manastiri ruhet dhe varri i kryezotëruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga viti 1372. Krishterimi tek Shqiptarët- Simpozium Ndërkombëtar 1999 -J. Drançolli

Ne kete studim mund te lexohet se stili bizantin I Decanit vjen nga arkitekti shqiptar At Vit Kuçi ose Cuci, emri I te cili eshte gdhendur ne murin e Kishes, si edhe mjaft ish-Kisha katolike shqiptare tani te mirenjohura si Ortodokse.

Kisha e Rodonit, pozicioni diellor I te ciles i studjuar nga Seminaristi e ben kete te fundit te konkludoje se eshte kishe bizantine, nuk perforcohet nga Elsie (Shenjtet e Krishtere Shqiptare, f 39), I cili thote “Ka pasur kisha Katolike ne : Ulqin (Mal I Zi tani), Shurdhah ne Shkoder, Drisht-Shoder….. ne kepin e Rodonit Durres te regjistruar ne 1418….Linez ne Tirane, etj.” Ka mundesi qe kjo kishte te jete ndertuar nga vete Kastriotet. (Eshte e vertete se parlamenti shqiptar I dha te drejte eskluzive grekeve per te ndertuar baze ne Rodon? Historia ndryshon…)

Si ndodhi qe kishat katolike u konvertuan ne Ortodokse dhe populli shqiptar u tregua “ I paqendrueshem ne fe” sic thone ca gjerinj ketu:
„Car Dushani (XIV) sebashku me kishen ortodokse adoptoi masa drastike sidomos kunder Katolikeve Shqiptare. Per te konvertuar kishat shkoi aq larg, sa Kleri Shqiptar qe nuk ju bind instruksioneve u shfaros. Nga ana tjeter, femijte Shqiptare u baptizuan me emra greke dhe sllave, keshtu qe baza per te provuar prejadhjen Shqiptare mbi baze te dokumentave historike te Atroponomise nuk eshte e mundur. (Vemendje Albo)Keshtu qe Kisha Greke dhe Serbe i konsideronte si Greke ose Sllave ortodokse edhe Shqiptaret qe jetonin ne Shqiperi. Ai ndermori masa dha sanksione cnjerezore ne perputhje me „Zakonikun“ (kanonet)e mirenjohur, sipas te cilit feja katolike duhet gjykuar me keq se herezija. Ai perndoqi prifterinjte dhe kishat qe okuponin i konvertoi ne kisha ortodokse. (Branisla Djurdjevic, History the slawischen Volker II, Zagreb 1959, 108)

„Kishat katolike okuponin gjithe gjirine Kororrit, Adria dhe Shkodra. Konvertimi me force ne fene ortodokse symonte shkaterrimin e kishave katolike qe ekzistonin atuy me pare“ shkruan Sime Cirkovic, History of Montenegro, Titograd 1967, f 75

„Kisha ortodokse Serbe.... politika e kesaj kishe favorizon hegjemonine serbe“. (Sava Brkovic, Ethnoginophobia, Zetinje 1988, 6, 67)

Skenderbeu ka perdorur latinisht ne korrespondencen e tij me Princin e Tarantos. Kancelari I tij Dhimiter Frengu nuk ka qene me origjine greke ortodokse. Lexoni librin “Skenderbeu” te ketij te fundit.

II
Shqiponja (dykrenare) eshte perdorur nga Skenderbeu, Balshat, Aranitas Komnenet, te trija familje me origjine Iliro-Dardane. Shih stemen e qytetit te Shkodres ne librin e statuteve per Balshat. Shqiponjen me nje koke e kane perdorur Dukagjinet, Roma, e nje pjese e vendeve te evropes perendimore qe kane dokumentuar prejardhej e tyre nga Troja, epiqendra e Dardanise. Nje shqiponje e tille eshte ende ne tempullin e Zeusit, Mbretit te Dardanise ne Dodone, dhe Agia Triada ne Krete ku pretendohet qe Zeusi kaloi disa vite te jetes se tij. Per origjinen Trojane te Romes, dhe Anglise eshte shkruar gjeresisht. Materiale te redukturare gjenden edhe ne internet.



Kur flasim per historine nuk mund te fillojme nga shek.15 e ketej. “Ger(rr)mat Greke” qe kuotoni ju, jane pjese e nje sistemi te perpunuar ne mijevjecar. Mjafton te themi qe vetem po te lexosh Plinin Plak (Gaius Secundus), kuoton ardhjen e alfabetit nga Kadmi si nje variant nga shume te mundshem. Ka nje tjeter qe alfabeti eshte marre nga Siria I cili perkon me shkrimet me linear B gjetura ne Mikene qe datohen para eres se re, dhe qe cuditerisht jane braktisur nga siro- “greket”. Ka edhe nje variant qe germat kane ekzistuar tek pellazget qe nga fillimi I kohes se lashte, dmth. Poroneus qe njihet si mbreti me I lashte I Athines menjehere pas permbytjes. Ka mendime se Menon (apo Monun? Mbreti Ilir) I shpiku ato. Sidoqofte, ne……..Plini (Historia Natyrale e Botes, Chap. LVI) konfirmon se “Te paret qe sollen alfabetin ne Latium ose Itali qene pellazget ” dhe se “Cikllopet themeluan qytetin e pare qe ka ekzistuar ndonjehere dhe e quajten me emrin e tyre Cikllopia, qe sot eshte keshtjella e Athines” Burime te tjera konfirmojne se Greckai ishin nje fis qe jetonte ne rreze te Malit te shenjte te IDES ku u vendosen Dardanet, gje qe I ben ata…Dardane/Trojane. Te jene bere Trojanet “greke”?


Postuar nga amoxil datë 12 Gusht 2005 - 23:12:

Trokasin dy zbulime te medha per Skenderbeun

*Ne Itali jetojne dy pinjollet mashkullore te fisit Kastriotas, Alesandro dhe Xhulio Skanderbeg

*Rembrandi ka bere nje pikture kushtuar Skenderbeut, qe eshte vjedhur ne vitin 1992

"Fillimi i dy zbulimeve interesante" per heroin kombetar ka nisur permes nje vezhgimi te publicistit dhe shkrimtarit Visar Zhiti. Ai ka hulumtuar ne Rome ne librin e nje autori vendas, per pasardhesit reale, qe jetojne te Skenderbeut dhe nje portret te panjohur te Rembrandit per heroin, qe pas vjedhjes, tashme kerkohet nga Interpoli

Skenderbeu eshte figura e vetme shqiptare, qe i ka shpetuar anatemes kombetare. Ajo qe i ka prekur te gjithe heronjte tane, duket se nuk e ka perbaltur heroin Kombetar. Ai megjithese gati eshte nje hero i koheve moderne ka kaluar me plot te drejte ne mit, qe ne te gjalle te tij. Ndoshta, eshte ky fakti, qe shqiptaret, kudo qe te jene, identifikojne krenarine kombetare me figuren e tij. Libri i fundit i autorit italian Gennaro Francione, "Skenderbeu nje hero modern" (hero multimedial), kushtuar atij, eshte nje sprove, nga ku fillojne dhe dy zbulime interesante per shqiptaret. Kjo deshmi na ka ardhur nga shkrimtari i njohur Visar Zhiti, qe eshte njekohesisht mik i autorit dhe qe ka hulumtuar nga faktet e tij. Thelbi i deshmise, qe i intereson publikut shqiptar, eshte se "Lisi i gjakut", i familjes se Kastrioteve gjallon. Zhiti ka takuar nje prej pinjolleve Kastriotas ne Rome. Fakti tjeter interesant eshte qe piktori i madh i shekullit te XVII, Rembrand, i ka kushtuar nje nga portretet e tij. Deri vone, pak para se te grabitej, ajo ka qene pjese e inventarit privat te pinjolleve Kastriotas ne Itali. Per fat te keq, kemi imazhin e Rembrandit, por jo origjinalin, qe eshte grabitur dhe tashme eshte ne kerkim te Interpolit. Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D'Albania jane emrat e dy vellezerve Kastriotas, qe e kane nenshkruar hyrjen e librit dhe qe nuk kane sesi mos te mrekullojne me titullin e tyre "Castriota Scanderbeg D'Albania". Te dy pinjollet e sotem, me profesione njeri mjek dhe tjetri magjister administrativ perbejne sipas autorit italian, pasardhesit e tij te vertete.

Vepra eshte e ndare ne tri pjese, ku ne te paren "Histori e siperfaqshme e shqiponjes dykrenore" me tete kapituj jepen te dhena per familjen e Gjergj Kastriotit, per Lidhjen e Lezhes, betejat, keshtjellat, luftetaret, krushqite e princave shqiptare, udhetimet dhe fitoret e Skenderbeut dhe ne Itali, pasardhesit, etj. Kurse ne pjesen e dyte: "Histori e thelluar e shqiponjes dykrenore", autori flet per arbereshet ne Itali, per kenget dhe vallet e tyre, zakonet, per Kanunin e Leke Dukagjinit, per demokracine e tij barbare, per Besen dhe Kanunin sot, per bektashizimin, per rapsodet, madje dhe per kafshet dhe perbindshat e Skenderbeut, etj. "Pjesa e trete e librit eshte befasia me e bukur, letersi te mirefillte, nje drame e re e autorit Gennaro Francione, 'Shkalla e Skenderbeut' me 12 skena dhe nje epilog, me konceptim modern duke perngjare njekohesisht me dramat e antikitetit, ku shfaqen kori dhe te vdekurit. Personazhet jane historike, reale, qe nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Donika e tij, Lek Dukagjini dhe princa te tjere, mbreti i Napolit", thote Zhiti.

Duke iu kthyer portretit, Zhiti, sepse per sa i perket pasardhesve te Skenderbeut, ka pasur disa syresh qe kane pretenduar ne kohe te ndryshme, autori thote me modesti se "eshte detyre e specialisteve te percaktojne, une vetem informoj per here te pare ketu per nje mundesi te tille: portret i Skenderbeut nga Rembrandi". B.an


Postuar nga amoxil datë 12 Gusht 2005 - 23:13:

Ai vjen për herë të parë në tokën e stërstërgjyshit. Padyshim që ndihet krenar. E kush nuk do të ishte, nëse në dejtë e tij do të rridhte gjaku i Skënderbeut të madh. Dje, për herë të parë, Alessandro Castriotta Skanderbeg, një nga stërstërnipërit e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, ka ardhur në Shqipëri, për të zbuluar diçka prej prejardhjes së tij dhe për të njohur njerëzit e të njëjtit gjak. Ai është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve rreth prejardhjes së tij, madje ka ardhur i “armatosur” me dokumentacione që vërtetojnë lidhjen e tij me familjen e Kastriotëve. Me vete ka marrë një pemë gjenealogjike, të cilën do t’ia falë arkivave tona. Në pamje të parë, nuk ka asgjë nga tiparet me të cilat e kemi veshur historikisht figurën e Skënderbeut. Nuk është hundëshkabë e shpatullgjerë, nuk ka sharm luftëtari, është imcak, por ka një vështrim të mprehtë, që të bën të ndiesh se tek ai ka diçka prej kastriotëve. Në vizitën e tij ai ka ardhur i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe dëshira e tij e madhe është të vizitojë qendrat më të rëndësishme historike në Shqipëri, si Krujën e Beratin.

Jeni për herë të parë në tokën e Skënderbeut, ç’mund të na thoni për këtë?
Kjo është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë dhe jam shumë i emocionuar që gjendem në vendin tim të prejardhjes, prej të cilit stërgjyshërit e mi janë larguar pesë shekuj më parë. Më vjen keq që nuk arrij të flas e të kuptoj gjuhën tuaj, por kam filluar të studioj nga pak, madje unë udhëtoj me një fjalor të gjuhës shqipe në xhep.
Jam i lumtur që jam pasardhës i Skënderbeut, që jam me ju, sepse edhe unë jam një si ju.
Çfarë ju bëri më tepër përshtypje, sapo mbërritët në Tiranë?
Pa dyshim që menjëherë më bëri përshtypje ……………………………..busti i Skënderbeut, i vendosur në qendër të qytetit, i cili është shumë më ndryshe nga ai që ndodhet në Romë. Skënderbeu i Tiranës, ka një pamje shumë më krenare se ai në Itali.
Ruani dokumente, apo dëshmi që vërtetojnë prejardhjen tuaj prej Heroit tonë kombëtar?
Patjetër që kam shumë dokumente, njëra prej tyre është edhe pema gjenealogjike, që është edhe një nga dëshmitë e mia, në të cilën janë paraqitur brez pas brezi, të gjithë paraardhësit e mi. Këtë dokument ne do t’ia dhurojmë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shqiptare. Ndërkohë që familja ime disponon edhe shumë dokumente të tjera që dëshmojnë për prejardhjen time. Nuk e di se sa materiale mund të ketë në arkivat shqiptare, por jam i bindur që ka shumë në ato italiane, sepse në periudhën e Skënderbeut, siç edhe mund ta dini, ka pasur marrëdhënie të ngjeshura diplomatike, relacione e letërkëmbime me Mbretëritë e Napolit e të Venecias. Atje ka dokumente interesante.
Po ndonjë objekt, apo relike të Skënderbeut?
Objekte të Skëndërbeut, fatkeqësisht nuk kemi, por familja jonë ruan shumë dokumente të vjetra, sidomos libra, si edicioni i parë i librit të Barletit i vitit 1508, La Vardinit, e të gjithë biografëve të mëdhenj të Skënderbeut. Gjithashtu në shtëpi ruaj kujtimin e një paraardhësit tim, Aleksandrit, të vitit 1670, ku përmenden dokumente që ai kishte në atë kohë, që mendohet të kenë qenë të Gjonit, birit të Gjergjit dhe gruas së tij.
Cilat kanë qenë raportet tuaja me Shqipërinë?
Raportet tona me Shqipërinë kanë qenë gjithmonë ideale, pasi realiteti historik, apo personal, nuk na ka dhënë mundësi të krijojmë raporte konkrete, por tashmë që kemi miq këtu, shpresojmë që të kemi lidhje më të forta dhe të krijojmë edhe marrëdhënie në nivelin shkencor, si në atë të dokumentacioneve, të provave dokumentare.
Përse nuk keni ardhur më parë në Shqipëri?
Eshtë e vërtetë që unë nuk kam qenë, por në vitin 1992, në Shqipëri ka qenë motra ime dhe një vit më parë, vëllai im. Por nuk ka qenë e lehtë të vish në Shqipëri.
Jemi kuriozë të dimë diçka rreth jush…
Jam mjek dhe punoj në Leçe në spitalin “Tre shtëpitë”, por kam xhiruar nga pak në gjithë Italinë. Deri në gushtin e këtij viti, për tetë vjet, kam punuar në Romë. Jam radiolog e pediatër, por tani merrem me rezonancën manjetike. Kam bërë shumë kërkime dhe kam publikuar disa studime. Vëllai im Giulio është gjykatës, ndërsa motra, Paola, është avokate.

Dje është prezantuar libri i shkruar nga shkrimtari italian Gennaro Francione
Historia e një heroi modern
Një tjetër arsye që e solli në Shqipëri, pasardhësin e Skënderbeut, ishte edhe promovimi i një libri, mbi Gjergj Kastriotin, botuar një vit më parë në Itali nga “D’Agostino”. “Skënderbeu, një hero modern”, është shkruar prej shkrimtarit Gennaro Francione, President i Bashkimit të Shkrimtarëve Juristë të Bashkimit Evropian dhe shoqëruar me një parathënie nga Alessandro Castriota Skanderbeg dhe i vëllai i tij, Giulio. Në këtë libër sillen fakte mbi jetën e heroit, por edhe të tjera momente të periudhës në të cilën ai jetoi, si Kanuni i Lekë Dukagjinit, apo feja.
“Titulli i librit “Skënderbeu, një hero modern”, është shumë i gjetur. Nuk ka të bëjë me një titull komercial, por me anën konceptuale të njeriut, për atë që quhet moderne. Ky libër, i cili nuk është thjesht një libër historik, apo monografik, mund të quhet një palimpest i Gjergj Kastriot Skënderbeut, pasi në të, nuk gjejmë vetëm të dhëna mbi heroin tonë Kombëtar, por kemi edhe të dhëna mbi kanunin e Lekë Dukagjinit, madje gjendet edhe një kapitull për Bektashizmin, një guidë spirituale, që prek një nga temat më të mprehta që historianët tanë e kanë anashkaluar, por që ka qenë edhe një nga faktet më interesante, sepse në qoftë se, sipas historisë, Skënderbeu ka qenë tek Jeniçerët, ata kanë patur një guidë spirituale, që ka qenë bektashizmi”, - thotë Moikom Zeqo, i cili ka bërë edhe prezantimin e librit. Sipas Zeqos, kjo vepër ka të bashkangjitur edhe një dramë, për të cilën prof. Françesko Altimari ka shprehur një mendim shumë pozitiv, që plotëson palimsestin dhe që i jep veprës një frymëmarrje dhe zgjeron horizontet e komunikimit. “Ky libër është i mbështetur mbi një bibliografi, e cila pa dyshim nuk është shteruese, pasi bibliografia për Skënderbeun, arrin të paktën në 4 mijë zëra dhe është e pamundur që të bësh konsultimin me të gjitha, por për realizimin e tij janë shfrytëzuar burimet kryesore, si Marin Barleti dhe literatura italiane”, - shton Zeqo. Një tjetër vlerë të këtij libri, përbën edhe kopertina e tij, në të cilat gjendet një nga pikturat më interesante, e cila i atribuohet Rembrandit, por në fakt, sipas studimeve shkencore, ajo i përket shkollës së piktorit. Sipas Zeqos, ai është një portret, i cili është trashëguar në familjen e kastriotëve në Itali dhe ikonografikisht, është nga më të veçantët e njohur deri më tani.


Postuar nga belga datë 18 Prill 2007 - 21:47:

Skenderbeu!

Kruje o qytet i bekuar

prite prite Skenderbene

po vjen si pellumb i shkruar

te shpetoje memedhene

pershendetje nga belga


Postuar nga sarandaebukur datë 18 Prill 2007 - 23:55:

MALL PER ATDHENE

Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit
përkthye nga Fan Noli):
"Kapedanë dhe ushtarë trima".
S'është as e re, as e papritun pamja që
kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja,
ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një
race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë
 
të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj.
Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap
zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa
kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall
për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë.
Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i
Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që
kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga
mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe
nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të
helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa
ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe
shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë
mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj
dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë
dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më
tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua
fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa
dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u
kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po
se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u
futtë në këtë valle; po se puna duhej
mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se
duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të
derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do
t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe
ahere çdo shpresë për të nesërmen
fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e
mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe
mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë
prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as
vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste
gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për
dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur
këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me
ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e
vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse
rronim e hanim bashkë dhe kishim një
zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë
nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë
n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin,
gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë
mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj.

-------------------------------------------

Pershendetje Sarandaebukur


Postuar nga °°°°° datë 19 Prill 2007 - 16:02:

:(

meqe qe ra tema une do tju sjell nje liber te skenderbeut nja 150-200 vjet te vjeter do tja u postoj nese do te kem kohe eshte i shkruar ne shqipen e vjeter ajde ciao


Postuar nga RAIMONDI datë 05 Korrik 2007 - 02:48:

doja te thosha dicka ;Ne lidhje me mbiemrin KASTRIOTI eshte studiuesi italialian me origjine arbereshe PAOLO PETA(ne fakt ky eshte nje studiues amator jo profesionist) qe ka thene se mbiemri Kastrioti eshte paraqitur per here te pare ne Kanine te Vlores dhe ai thosh se mbiemrat KASTRIOTI dhe BERISHA jane shuem te vjeter dhe( ai ka botuar nje liber qe esht botuar edhe ne shqip ne lidhje me familjet princerore shqiptare te mesjetes)jane cfaqur qe 1000 vjet para,ai pretendonte se keto te dhena i ka zbuluar nga arkivat e vatikanit.Dhe sa per ate qe AMOXIL thote se latinet e moren shkrimin nga pellazget ,une do citoja nje burim tjeter qe eshte APPIANI ,qe ne lidhje me shkrimin e latineve nuk i ze fare ne goje pellazget.


Postuar nga albadimix datë 28 Mars 2008 - 20:12:

Gjegj Kastrioti

Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri më 1443
Gjergj Kastrioti lindi rreth vitit 1405. Ishte fëmija i parafundit në familjen me shumë fëmijë të Gjonit e të Vojsavës. Këta kishin katër djem (Stanishën, Reposhin, Konstandinin e Gjergjin) dhe pesë vajza (Marën, Jellën, Angjelinën, Vlajkën e Mamicën).
Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim. Qendra administrative e tij duhet të ketë qenë Prizreni. Këtu duhet të ketë lindur edhe Gjergji.
Që kur Gjergji ishte fëmijë, familja e Kastriotëve i ndjeu rrjedhimet shkatërrimtare të pushtimeve osmane. Dokumentet tregojnë se në vitin 1409 Gjon Kastrioti ishte detyruar t'u dorëzonte peng osmanëve një nga djemtë e tij, ndoshta Stanishën, dhe më pas edhe djalin e vogël, Gjergjin. Ky u dorëzua si peng rreth moshës nëntëvjeçare, kur osmanët pushtuan Krujën (në fillim të vitit 1415) që ishte në kufi me zotërimet e Kastriotëve.
Dërgimin e Gjergjit të vogël në oborrin osman rreth moshës nëntëvjeçare, e dëshmojnë, pavarësisht nga njëri-tjetri, burime historike bashkëkohore ose pak më të vona, vendase e të huaja. Këtë e pohojnë autorët e vjetër shqiptarë, veprat e të cilëve shërbejnë si burime më të rëndësishme për njohjen e historisë së Shqipërisë të shek. XV, si Marin Barleci, Marin Beçikemi, Gjon Muzaka, Dhimitër Frëngu. Edhe në jetëshkrimin më të hershëm për Gjergj Kastriotin, të hartuar rreth viteve 1481-1482 prej Martin Segonit, tregohet se ai u dërgua i vogël peng, u rrit dhe u edukua pranë oborrit të sulltanit. Të njëjtën gjë njoftojnë edhe kronistë e historianë të huaj, bashkëkohës me Skënderbeun, si italianët F. Filelfo, I. Potani, R. Volaterani, bizantini L. Halkokondili, shumica e autorëve osmanë të shek. XV e XVI: Ashik pasha Zade, Tursuni, I. Bitlisi etj.
Gjergji, pasi u mor peng rreth moshës nëntëvjeçare, u dërgua në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, në Edrene. Ai u edukua këtu gjatë një periudhe dhjetëvjeçare në shkollën e iç-ogllanëve, ku u dallua mbi të tjerët. Në këtë shkollë futeshin zakonisht djemtë e zotërve të nënshtruar për t'u përgatitur e edukuar në frymën osmane si komandantë të zotë e feudalë të bindur. Këta zakonisht shërbenin si spahinj në vendet ku pushtimi osman ndeshte në qëndresën e popullsisë, si dhe në vendet nga ata kishin ardhur.
Gjergj Kastrioti nga natyra ishte i pajisur me dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Sipas dokumenteve të kohës dhe njoftimeve të Marin Barlecit, Gjergj Kastrioti kishte mendjemprehtësi të veçantë dhe arriti të zotëronte disa gjuhë të huaja. Ai ishte shtatlartë, shpatullgjerë e shumë i fuqishëm. Luftonte mbi kalë e në këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.
Gjergji u shqua gjatë viteve të shkollës, kur iu vu emri mysliman Skënder, dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake, në Ballkan dhe në Azi të Vogël, gjatë të cilave fitoi një përvojë të madhe ushtarake. Pasi mbaroi shkollën e iç-ogllanëve, Skënderbeu hyri në kuadrot ushtarake të sistemit feudal osman dhe përparoi shpejt në karrierën shtetërore, nga pozita e spahiut deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Funksionet si kuadër osman për vite të tëra Skënderbeu i ushtroi në Shqipëri, duke u lidhur me mjedisin vendas dhe interesat e familjes së tij. Emri i Gjergj Kastriotit për herë të parë përmendet në Shqipëri bashkë me ata të vëllezërve të tij në dokumente të vitit 1426 për çështje pronësie. Në këtë kohë Skënderbeu kishte mbaruar shkollën e iç-ogllanëve dhe ishte në Shqipëri si spahi, më pas u bë subash i Krujës dhe qëndroi në këtë post zyrtarisht deri në fund të vitit 1438, kur në zeametin përkatës është shënuar se i rijepej Zaganoz Beut. Qysh në fillim, kur u hartua regjistri kadastral osman i vitit 835 h. (1431-1432), zeameti i subashit të Krujës është regjistruar me emrin e Zaganoz Beut. Pas riemërimit zyrtar në fund të vitit 1438 në postin e subashit të Krujës, Zaganoz Beu duhet të jetë rikthyer me vonesë në Krujë, sepse Skënderbeu përmendet në Shqipëri edhe më 7 dhe 10 korrik të vitit 1439. Nuk dihet se cilët fshatra formonin timarin e tij në Shqipëri, kur ai ishte në postin e një spahiu. Ndoshta kanë qenë disa fshatra të vilajetit të Dhimitër Jonimës, diku midis Lezhës e Rubikut, ku në mes të viteve 30 Skënderbeu pati në zotërim një timar të madh, me të paktën nëntë fshatra.
Skënderbeu konsiderohej si bashkësundimtar me të drejta të plota me anëtarët e tjerë të familjes në veprimtarinë politike të Kastriotëve. Prandaj emri i tij është shënuar gjatë viteve 20 e 30 në aktet zyrtare që rregullonin marrëdhëniet e Kastriotëve me vendet e tjera, si p.sh. në vitin 1426 në një aktblerje nga Kastriotët të një pirgu pranë manastirit Hilandar në malin Athos dhe në një aktdhurimi të dy fshatrave të Kastriotëve për manastirin e Hilandarit, si dhe në mars të vitit 1438 kur Stanisha dhe Gjergji kërkuan qytetarinë e Venedikut dhe më vonë (korrik 1439) edhe atë të Raguzës. Qytetaria veneciane e raguzane kërkohej që, në rast shkatërrimi e dëbimi nga zotërimet e veta prej osmanëve, familjarët e Gjonit të strehoheshin në këto vende.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri si kuadër osman Skënderbeu punoi aktivisht për mbrojtjen e interesave të familjes së tij. Kështu, sipas një dokumenti osman pa datë, kur Gjon Kastrioti ra në konflikt me osmanët dhe humbi krahinën e Ishmit (Mysjen), Skënderbeu u kërkoi autoriteteve osmane që ta merrte si zeamet këtë krahinë. Gjatë këtyre viteve ai kishte një timar të madh në trevën Lezhë-Rubik, që përshkohej nga udha e karvaneve që lidhte bregdetin me Prizrenin. Kjo rrugë ishte shumë e rëndësishme për veprimtarinë ekonomike e tregtare të shtetit të Kastriotëve. Më 1437-1438 Skënderbeu u bë qeveritar (subash) i vilajetit të Krujës dhe siguroi për këtë një feud të madh prej dhjetëra fshatrash. Ky gradim ndikonte shumë në forcimin e pozitave ekonomike e politike të zotërimeve të Kastriotëve që shtriheshin në lindje e në veri të vilajetit të Krujës.
Pas vdekjes së Reposhit (1431), që i qe kushtuar jetës fetare, dhe të Konstandinit, dy vëllezërit e tjerë drejtuan shtetin e Kastriotëve, sepse ati i tyre, Gjon Kastrioti, ishte i sëmurë dhe vdiq në maj të vitit 1437. Të dy vëllezërit i kushtuan vëmendje ruajtjes e forcimit të marrëdhënieve me Venedikun e Raguzën, prej të cilave arritën më 1438 e 1439 të siguronin të drejtat e privilegjet që kishte patur ati i tyre me ato dy vende. Ata vepruan bashkërisht deri kur vdiq Stanisha më 1446.
Pas vitit 1439 Skënderbeu nuk përmendet më në tokat shqiptare. Në këtë kohë në Ballkan po fillonin trazira të reja, si rrjedhojë e aksioneve ushtarake antiosmane të Janosh Huniadit. Prandaj sulltan Murati II e largoi Skënderbeun nga posti i subashit të Krujës, duke e emëruar sanxhakbej me sa duket larg tokave shqiptare, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri si funksionar osman, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu del me emrin mysliman (Iskënder) në dokumentet osmane, kurse në ato perëndimore ka përdorur vetëm emrin e krishterë Gjergj, gjë që shpreh lidhjet e tij me parinë drejtuese shqiptare.
Sigurimi i privilegjeve dhe i qytetarisë së Venedikut e të Raguzës në fund të viteve 30, në një kohë kur Skënderbeu po përparonte në karrierën politike si kuadër i Perandorisë Osmane, tregojnë se ai e shikonte të ardhmen jo në kuadrin e karrierës së një funksionari osman. Përkundrazi, praninë e tij në radhët e kuadrove osmane, ai e gjykonte si diçka të përkohshme. Në kushtet kur së bashku me të vëllanë, Stanishën, kishin marrë drejtimin e zotërimeve të Kastriotëve, largimin e tij nga posti i subashit të Krujës dhe emërimin si sanxhakbej larg Shqipërisë, Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një "gradim", por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij.
Ndonëse kaloi një kohë të gjatë në shkollën e iç-ogllanëve e në vende të huaja si kuadër e komandant i shquar i ushtrisë osmane, Skënderbeu mbajti lidhje të ngushta me familjen e tij, me interesat e zotërimeve të tyre. Ai jetoi për vite të tëra në atdheun e vet, ku u brumos dhe u formua në mjedisin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesit të huaj osman dhe të disfatave të para që osmanët pësuan në Shqipëri gjatë kryengritjeve të viteve 30. Kthesa rrënjësore e Skënderbeut në nëntor të vitit 1443, duke ardhur në Shqipëri për të ngritur lart flamurin e luftës kundër pushtuesve osmanë, ishte rrjedhojë e përvojës jetësore shumë të pasur të tij dhe e luftës së shqiptarëve.


Postuar nga kujta1 datë 29 Mars 2008 - 03:56:

Ne enciklopedin me te re qe e kan bere maqedonasitato thojjn se Skenderbeu ka qen vlleh ndersa nana e tij ka qen maqedone dhe si rrjedhoj e kesaj eshte duke u folur qe mos te lihet te botohet kjo enciklopedi


Postuar nga albadimix datë 29 Mars 2008 - 20:23:

kjo

kjo qi po e citojne macedinasit eshte vetem nje mashtrim se Gjergj Kastrioti ka qen dhe eshte dhe do te jet dhe do ta ket e gjith familjen prejardhje ilire kurse maqredonasit duan emancipim


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 04 Korrik 2011 - 07:00:

" Gjithmonë do të thonë se kali im kapërcen fush' e det' dhe shpata ime çan male n'dysh! "


Postuar nga briseide datë 13 Korrik 2011 - 03:29:

U ktheve ti kaposh?


Postuar nga ColdFire datë 12 Gusht 2011 - 08:01:

Re: kjo

Citim:
Po citoj ato që tha albadimix
kjo qi po e citojne macedinasit eshte vetem nje mashtrim....... kurse maqredonasit duan emancipim


Shume thelle... me vjen inat qe s'e mesova kurre notin...si per inat me dalin raste te tilla, ku duhet te isha te pakten fillestare ne not...


Postuar nga ColdFire datë 12 Gusht 2011 - 08:03:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
" Gjithmonë do të thonë se kali im kapërcen fush' e det' dhe shpata ime çan male n'dysh! "


ImZot na i thave syte


 
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.