Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)


Postuar nga botaed datë 05 Dhjetor 2003 - 01:46:

shqipetari me i madh i te gjitha koherave

jepni dhe ju mendimin tuaj dhe rendisni dhjete apo me shume shqipetaret qe mendoni jane me te medhenjte e te gjitha koherave sipas rradhes.


Postuar nga botaed datë 11 Dhjetor 2003 - 23:44:

1-GJERGJ KASTRIOTI (SKENDERBEU)
2-ISMAIL QEMALI
3-ENVER HOXHA
4-AHMET ZOGU
5-ALI PASHA
6-NAIM FRASHERI
7-FAN NOLI
8-ABDYL FRASHERI
9-NENE TEREZA
10-ISMAIL KADARE


Postuar nga trojani datë 21 Dhjetor 2003 - 02:50:

top ten

1-Skenderbeu
2-Fan Noli
3-Nene Tereza
4-Ismail Qemali
5-Naimi
6-Migjeni
7-Vace Zela
8-Spiro Moisiu
9-Anton Ceta
10-Andon Zako Cajupi


Postuar nga qorri datë 29 Dhjetor 2003 - 21:44:

1)GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
2)ALEKSANDER MOISIU
3)AHMET ZOGU
4)ENVER HOXHA
5)ISMAIL QEMALI
6)FAN NOLI
7)MIT'HAT FRASHERI
8)FAIK KONICA
9)NENE TEREZA
10)ISMAIL KADARE


Postuar nga jimmy84 datë 14 Janar 2004 - 01:52:

Question

P.S Me falni qe dola ca nga tema.Per mua jane keta:
1.SKENDERBEU
2.ENVER HOXHA
3.ISMAIL QEMALI
4.NAIM FRASHERI
5.F.S.NOLI
6.CAJUPI
7.ALI PASHE TEPELENA
8. JERONIM DE RADA
9. NENE TEREZA
10.REXHEP QOSJA


Postuar nga roke datë 25 Janar 2004 - 16:47:

Thumbs down

Elbasanlli20003!Duhet te kesh parasysh se qe te jesh nje person i njohur per tu shenuar ne renditje duhet te vdesesh,keshtu qe hiqe nanon dhe N.Ceken nga lista.Co atje KAKAMIN dhe Mandelen e Elbasanit.....
Per mua sipas ndryshime radikale ne shtetin shqiptare,sipas filmave dhe historise me hope ,Skenderbeun,sipas asaj qe eshte me afer ne kohe,ISMAIL QEMALIN.Per mua ja disa nga figurat me te shquara:
ISMAIL QEMALI
SKENDERBEU
NAIM FRASHERI
FAN NOLI
ENVER HOXHA(DUAM S'DUAM 50 VJET MIKU NE KRYE)
ALEKSANDER MOISIU
GJENERAL GRAMAFONI(Kjo e fundit nuk quhet)


Postuar nga Cika datë 27 Janar 2004 - 20:01:

Shqiptari-ja me e madhe e te gjitha koherave: Nene Tereza

Nena Tereze,

Skenderbeu

Ismail Kadare


Postuar nga kacurrele datë 27 Janar 2004 - 22:35:

Une mendoj se te gjithe kane vedin e tyre ne historine e shqiprise se kane bere dicka,po dhe ti heqesh hakun enver hoxhes,nuk eshte e drejte aman se edhe ai ka bere per shqiperine ne nje menyre qe ne sna pelqen apo jo aman ka bere dicka................


Postuar nga enkelea datë 30 Janar 2004 - 03:37:

Kritike per Kacurrelen mbi ceshtjen e Enverit

Kacurrele, edhe Stalini e industrializoi Rusine por vrau 20 miljone vete. Sipas teje ajo eshte menyra e duhur per te zhvilluar bje komb apo menyra demokratike e ndjekur nga gjithe Evropa perendimore. Enveri ishte fatkeqesia me e madhe per shqiperine, qe e mbajti ne erresire deri ne vitet 90. NE kemi pasur nje histori shume te dhimshme, por neqofte se ne do te kishim qene shtet demokratik sote do ishim ne Bashkimin Evropian e nuk do iknim refugjat ne Greqi e Itali, e ti pastronim banjot atyre.


Postuar nga ThE_MaStEr datë 30 Janar 2004 - 04:15:

O jim po ik o se3 ku merr vesh ti per keto gjera ,,,,

Doja te thoja vetem se e keqja e shqiperise eshte se te gjithe "shqiptaret e medhenj " kane bere gjera te medha ne vende te tjera dhe "te huaj te medhenj" kane bere ndryshime te medha ne vendin tone
PO per mua kjo eshte me mire :
1.SKENDERBEU
2.ISMAIL QEMALI
3.NAIM FRASHERI
4.F.S.NOLI
5.CAJUPI
6.ALI PASHE TEPELENA
7. JERONIM DE RADA
8. NENE TEREZA
9.REXHEP QOSJA
10.Bakua


Postuar nga peti datë 21 Shkurt 2004 - 00:47:

Njerzit me te shquar

Ismail Kadare
Gjergj Fishta
Mbreti Zog
Faik Konica
Naim Frashri
Azem Hajdari
Fan Noli
Nene Tereza
Skenderbeu
Ali Pash Tepelena

Me vjen shume keq kur lexoj emrin e komunistit(dhe me kete i kam thene te gjitha te sharat)Enver Hoxha.


Postuar nga dafine datë 07 Mars 2004 - 05:33:

unë mendoj se dhjetë shqiptarët më të mëdhenj janë këta:

1. Skenderbeu
2.Enver Hoxha
3. Avdyl Frashëri
4. Adem Jashari
5.Fan Noli
6. Ismail Qemali
7.Hasan Prishtina
8.Ismail Kadare
9.Ali Pashë Tepelena
10.Rexhep Qosja


Postuar nga sheki datë 11 Mars 2004 - 21:41:

unemendoj ne kete radhitje

nene tereza
skenderbeu
ismail kadare
hasan prishtina
ismail qemali
isa boletini
migjeni
noli
naim frasheri


Postuar nga jom seksi datë 27 Mars 2004 - 19:03:

Gjergj Kastrioti
Ali Pashe Tepelena
Ismail Qemali
Naim Frasheri
Jeronim De Rada
Faik Konica
Gonxhe Bojaxhiu
Enver Hoxha
Loro Borici
Vace Zela(pavarsisht se akoma jeton)


Postuar nga Keni datë 27 Mars 2004 - 19:41:

Gjergj Kastrion (Skenderbeu)
Ismail Qemali
Gonxhe Bojaxhiu
Vellezrit Frasheri
Fan Noli
Ahmet Zogu
Ismail Kadare
Enver Hoxha
.............
.............


Postuar nga Perendi datë 03 Prill 2004 - 00:28:

Question Enver Hoxha i madh?!?!

Se pari pershendetje te gjitheve!!
Sipas titullit te temes thuhet "shqiptari me i madh", e nuk kuptoj ku qendron MADHESHTIA e Enverit. Te roberosh, te vrasesh e te varferosh kombin tend nuk me duket madheshti, por me duket poshtersi. Atehere mund te thuhet se, edhe Esat Pashe Toptani ose Haxhi Qamili (parrulla e te cilit qe "dum baben, s'dum shkaben") ose gjithe llumrat e tjere qe vetem dem i kane bere Shqiperise, jane te medhenj.


Postuar nga Perendi datë 03 Prill 2004 - 00:40:

Per mendimin tim kjo eshte lista:


Gjergj Kastriot Skenderbej
Nene Tereza (Gonxhe Bojaxhiu)
Ismail Qemal Bej Vlora
Fan Noli
Frashallinjte (Abdyl, Naim, Sami, Mit'hat)
Faik Konica
Isa Boletini
Ismail Kadare
Ali Pashe Tepelena
At Gjergj Fishta


E lista vazhdon me...
Lasgush Poradeci
Vaso Pasha
Ahmet Zogu
Pirro (Epirjoti)
Mehmet Ali (Mbret i Egjyptit) e plot, e plot te tjere...


Postuar nga jimmy84 datë 04 Prill 2004 - 07:40:

Zoti Perendi.

Zogu I e meriton se mori vetem ca arka me flori dhe ja mbathi nje dite para pushtimit te Shqiperise.

Mit`hat beu e meriton se ka qene kreu i Ballit te Kombit dhe i beri shume te mira shqiptareve ne kohen e gjermaneve.

Kadareja po qe po.Poemat per xhaxhin Enver dhe Nenen Parti jane te famshme.
Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti,
Si nje rrap madheshtor, mbi kete vend te larte,
Ke mbire ndane udhes ku shkojne shtrengatat.

Ato rrahin te te shkulin,
Por ti vec vaditesh prej shqotes se tyre,
Dhe mes shqotave rritesh.

.....................................................
Ai qe ju mblodhi, 33 vjecar ahere ishte,
Ne xhep nje laps dhe nje leter, ne zemer Marksin dhe Leninin kishte,
.......
U themelua Partia, shoku Enver nenshkroi dokumentin e pare
Ajo s'ish firme, ajo ish vetetime ne qiell te revolucionit,
Me re dhe suferine.

DUke nenshkruar dokumentin e pare, shoku Enver Hoxha nenshkroi stuhine.


Postuar nga Perendi datë 04 Prill 2004 - 22:28:

Po te lexosh vetem historine e bere prej komunizmit (Shokut Enver) eshte e vertete ajo qe thua ti!
Sipas teje cilet jane shqiptaret e medhenj (d.m.th. ata qe vijne pas sh.Enver)?


Postuar nga Keni datë 05 Prill 2004 - 03:36:

Citim:
Po citoj ato që tha Perendi

Sipas teje cilet jane shqiptaret e medhenj (d.m.th. ata qe vijne pas sh.Enver)?


Shqiptar i madh quhet cdo njeri qe ka ber dica, qe ka len emer ne historin e vendit ton, panvarsisht nese ka ber dicka te keqe apo te mire.
Edhe Enver Hoxha eshte nje nga keta te medhenjte qe ka ber emer ne historin e vendit tone panvarsisht ne ka ber per mire apo por keq.
Tema thot shqipetari me i madh i te gjitha koherave" dhe jo shqiptari qe ka ber te mira per vendin apo te keqia per vendi.


Postuar nga Keni datë 06 Prill 2004 - 04:00:

Per Kenin

I nderuari dhe i respektuari perendi!
Nuk te thash si e kupton ti por ju permbajta temes se cfar thot.
Do apo nuk do ti, enveri ka ber emer dhe e ka ngritur veten e tij ne pjedestale te larta, panvarsisht se jan pjedestale te zeza. Edhe ai do te permendet ashtu sic permendet dhe skenderbeu, por medalja ka dy ane, te bardhen dhe te zezen, njeri do permendet per mir dhe tjetri per keq, por te dy ama kan ber nje emer shume te madhe.
Edhe Hitleri, mqen se e permende, permendet ne gjermani si nje nder njerzit me te medhenj te kohes ne gjermanis. Madje ka dhe statuja te tij qe ne gjrmani qe nuk i preken me dore, ashtu sic vepruam ne, por i lan per tu kujtuar si nje njeri qe ka len emer ne histori. Fakti qe dhe ti e permende ketu do te thot se nuk ka ber emer vetem ne Gjermani por ne te gjith boten. Nuk po zgjatem me shume per Hitlerin mbasi nuk ja vlen ne kete tem, por kam materjale dhe per te, nga gazetat dhe artikujt qe jan shkruar nga historjan me emer.
Me respekt keni.


Postuar nga Admirali datë 06 Prill 2004 - 05:58:

Hmmm

Kjo eshte lista ime, nuk e di nese mund ti arrij 10.


1. Gjergj Kastrioti, Skenderbeu
2. Ali Pashe Tepelena
3. Karamahmut Pashe Bushatlliu
4. Andon Zako Cajupi
5. Naim Frasheri
6. Theofan Stilian Noli
7. Ismail bej Qemali (Vlora)
8. Luigj Gurakuqi
9. Bajram Curri
10. Aleksander Moisiu
11. Jeronim DeRada



Dhe dicka, lereni debatet mbi Enver Hoxhen. Duam apo jo ne, ai ka vendin e tij ne histori me te mirat (qe i ka te pakta) dhe te keqiat(qe duhen vellime me i publikuar) qe ka pasur. Edhe mua nuk me vjen mire kur fusni Enver Hoxhen ne liste, por realiteti eshte realitet, ndoshta e vleresoni si njeri te madh per krimet qe i ka bere ndaj ketij populli, nuk eshte cudi, pasi me te tilla paradokse jemi mesuar tashme.

Ciao


Postuar nga tonilittle datë 07 Prill 2004 - 20:51:

po jap nje mendim ndryshe

do ishte e pamundur qe kjo teme te mos kalonte ne debat lidhur me figuren e Enver Hoxhes. Ve re gjithashtu qe politikanet e sotem s permenden fare, ndofta sepse eshte akoma heret.
une doja te rreshtoja jo me emra konkrete, ( apo me mire te njohur), po doja te beja jne liste tjeter, me persona qe kane bere dicka per shqiperine, do jete nje liste pak ndryshe, e pastaj ju te nderuar miq me gjykoni

1.shqiptari i thjeshte qe punon ne emigrim dhe jeton me djersen e ballit
2.shqiptari qe dhe ne kohe te Enverit, ka punuar shume e mjaft here ka punuar per vendin e tij, pa kerkuar lavdi
3. studentet shqiptare qe kane rezultate te mira, ne universitetet e huaja
4.shqiptari qe mirepret te huajin, qofte edhe me copen e fundit te bukes qe ka, vetem e vetem qe te respektoje mikun, kete gje te huajt nuk e kane per zakon e tradite
5.shpirti i shqiptarit qe kudo qe shkon, nuk asimilohet kurre, por ngel e do ngele gjithnje SHQIPTAR, ndofta jo aq per patriotizem, por sepse ka kokefortesine tone karakteristike qe na ka bere te jemi ndryshe e te ruajme traditat tone
Pra ne fund te te gjithave, RROFTE SHQIPTARI I THJESHTE se eshte ai qe ben me shume, ne menyre te pandergjegjshme per Shqiperine


Postuar nga BETERRI datë 07 Maj 2004 - 21:19:

Gjergj Kastrioti,
Ali Pashe Tepelena,
Ahmet Zogu,
Fan Noli,
Gjergj Fishta,
Nene Tereza,
Ismail Kadare,


Postuar nga DON-KISHOTI datë 09 Maj 2004 - 04:20:

Te jap edhe une mendimin tim

ENVER HOXHA(EMORI SHQIPERIN FUSHE DHE E BERA ME PALLATE SHKOLLA KOPSHE SPITALE RRUGE UJE DRITA,DUHET TA PRANOJME TE VERTETEN)
SHERIF MERDANI
FAN STILJAN NOLI
GJERGJ KASTRIOTI
AZEM HAJDARI(PAVARSISHT SE ISHTE HAJDAR,ISHTE NGA TE PARET QE U NGRIT KUNDRA DIKTATURES KOMUNISTE)
ISMAIL KADARE
GJERGJ FISHTA
NENE TEREZA
QEMAL STAFA
MEHMET SHEHU
VOJO KUSHI


Postuar nga dena datë 09 Korrik 2004 - 17:26:

Wink

nese behet fjale per ata njerez qe kane lene vertet gjurme pozitive ne historine shqiptare jane keta per mendimin tim:
1.skenderbeu,
2.nene tereza
3.ahmet zogu
4.gjergj fishta
5.naim frasheri
6.Fan Noli
7.ismail kadare
8.rexhep Qosja
9.ismail qemali
10..................
nese behet fjale per njerez qe e kane kthyer rroten e historise mbrapsht jane: Enver Hoxha dhe pasusi i tij me i zjarrte Nano me kompani...



------------------------------------------
Ka te vdekur qe duhen vrare


Postuar nga Papa datë 03 Gusht 2004 - 14:21:

Shqipetari me i Madh

tung

meqe tema ishte SHqipetari me i madh ( jo vetem nga Shqiperia) do te thosha...

1. Skenderbeu
2. Ismail Qemaili
3. Enver Hoxha
4. Adem Jashari
5. Nene Tereza
6. Ismail Kadare
7. Ahmet Zogu
8. Fan Noli
9. Fishta
10. Naimi

jam i gatshem te argumentoj


Postuar nga IQVLORA datë 24 Gusht 2004 - 01:17:

Te medhenjte vleresohen nga veprat ne dobi te kombit

Qe te vleresosh dike si shqipetar i madh ose i vogel duhet pare veprimtaria e tij ne sherbim te kombit te cilit i perket.C'fare ka bere ai ose ajo ne te mire te popullit te vet dhe ne arenen nderkombetare.Nuk mund te radhitesh si shqiptar i madh nje person nga i cili populli i vet per 1/2 shekulli nuk pa asgje te mire vecse vuajtje, tortura,burgje dhe nuk e ngopi kurre barkun me buke kallamboqi.Nuk u vesh e u mbath ashtu si gjithe bota,por arnat nuk ju ndane mbas bythe me njefjale nuk qe kurre i lire as te fliste pa le te vepronte.Pra si rezultat i veprimtarise se tij antipopullore ne po bredhim dyerve te botes si lypesar dhe ata qe jetojne atje jane<< ibreti alem>> thone katundaret prej Tirane.Me vjen keq per ndonje person ketu qe bie ne kurthin e autorit te kesaj teme i cili kudo qe shkruan dhe ne cdo hap qe hedh do ta lidh me nje qen te quajtur enver hoxha,bile ai fle me veprat e tij nen jastel.<> Besoj dikush,ndonje fatos i enverit eshte kenaqur me kaq.


Postuar nga sarandaebukur datë 07 Nëntor 2004 - 06:48:

Fushate per rikthimin e simboleve te ish udheheqesit komunist Enver Hoxha

--------------------------------------------------------------------------------

Komunistet, 200 firma per te rikthyer bustin e Enver Hoxhes
E Shtune, 06 Nentor 2004
Ne Gjirokaster, fushata e mbledhjes se firmave po vazhdon intensivisht, me qellim referendumin per rivendosjen e simboleve te diktatorit stalinist



GJIROKASTER - Komunistet gjirokastrite vazhdojne fushaten e mbledhjes se firmave per rrikthimin e simboleve te ish udheheqesit komunist Enver Hoxha, ne vendlindjen e tij, Gjirokaster. Votimi kunder i anetareve te Keshillit Bashkiak te qytetit per vendosjen e emerit te Enver Hoxhes ne rrugen kryesore te lagjes Palorto ka nxitur Partine Komuniste Shqiptare te inicoje mbajtjen e nje referendumi lokal per figuren e Enver Hoxhes. Aktualisht dega e kesaj partie per Gjirokastren eshte duke mbledhur firmat e simpatizanteve dhe perkrahesve te saj per hartimin e nje peticioni popullor nepermjet te cilit do te kerkohet mbajtja e referendumit. Kryetari i deges se PK-se Eqrem Peci pohon se deri tani nga ana e kesaj dege jane mbledhur 200 firma. Peticionin e kane firmosur jo vetem anetare dhe simpatizante te partise sone, shprehet Peci, por edhe banoret te thjeshte te Gjirokastres te cilet respektojne dhe nderojne kujtimin e Enver Hoxhes. Ketyre firmave komunistet iu shtojne edhe dhjetra telefonata dhe deklarime te grupimeve te ndryshme ne mbrojtje te figures se ish diktatorit stalinist. Rruges nuk mund t'i hiqet emri i Enver Hoxhes, vlereson drejtuesi i komunisteve gjirokastrite, pasi ka nje Parti Komuniste qe ecen sipas mesimeve te tij. Enveri, pretendon ai, ka sot gjithe shtresen e varfer qe e kerkon dhe respekton jeten dhe vepren e ndritur te tij. Krahas kerkeses per rikthimin e emrit ne rrugen e lagjes "Palorto", komunistet nepermjet ketij peticioni kerkojne edhe rihapjen e muzeut te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare ne mjediset e ish shtepise se Hoxhes. Aktualisht shtepia eshrte shnderruar ne Muze Etnografik. Kjo kerkese e komunisteve gjirokastrite vjen ne prag te 60 vjetorit te Clirimit te atdheut. Kerkesa me e re qe komunistet i kane shtuar peticionit me 200 firma eshte rivendosja e bustit te udheheqesit komuniste ne mjediset e qytetit te Gjirokastres. Perpara viteve '90-te ne Gjirokaster ishin vendosur dy krijime ne skulpture qe i kushtoheshin Hoxhes. Njeri prej busteve ndodhej ne hyrje te qytetit ne vendin e quajtur "Mulliri", ndersa tjetri veper e Skulptorit te Popullit Muntaz Dhrami ishte vendosur ne kodren ku sot eshte lokal "Fantazia". Te dy bustet u hoqen ne fillim te levizjeve demokratike. Blerim Kore

Shnet


Postuar nga wydra datë 07 Nëntor 2004 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
o shpirti e di ku bie SHQIPERIA ti?Hape harten dhe mesoje.Po te ndihmoj pak: e ke perballe nje cizmeje.S`e di ti cfare ka qene SKENDERBEU?Po atehere me fal po ti shko ne ndonje forum tjeter se nuk e kuptoj se c`do ne nje forum shqiptar.Sipas mendjes sate meqe greket llapin e shpifin se SKENDERBEU eshte i tyre ne s`duhet t`a vleresojme biles s`duhet as t`a quajme SHQIPTAR.Po CAMERIA mos eshte gje e serbise?


po dal pak nga tema kryesore:

Kur diskutohet, flitet me argumenta dhe jo me ndjenja, sado patriotike. Me sa di une (nuk e ve koken ne zjarr, personalisht s'e kam njohur), mamaja e Skenderbeut ka qene serbe. Thjesht doja te thoja qe gjerat s'jane aq te thjeshta, dhe ne raste te tilla njeriu e vendos se kujt kombesie i perket (dihet qe Skenderbeu na perket neve, sepse vete e zgjodhi). Sigurisht qe nga ana tjeter nuk mund te themi se Aleksandri i madh ka qene shqiptar (ose ilir), vetem sepse mamaja e tij ka qene nga trojet tona (nuk e di mire nese nga epiri apo nga iliria).


Postuar nga historiani datë 16 Nëntor 2004 - 20:19:

shqiptari me i madh

1-NeneTereza
2-Ismail Kadare
3-Ahmet Zogu
4-Abdyl Frasheri
5-Skenderbeu
6-Ismail Qemali
7-Enver Hoxha (figure e shqura historike jo shqiptar i madh )
8-Faik Konica
9-Fan Noli
10-Eqerem Çabej


Postuar nga historiani datë 18 Nëntor 2004 - 14:58:

per shqiptarin e madh

Po mundohem qe te jape nje pergjigje perse Ismail Kadare eshte nje shqiptar i madh .Per te qene nje shqiptar i madh duhet qe te kesh bere dicka per kete komb nga kjo pikpamje mendoj qe Kadareja ka bere qe me veprat e veta te njihet emri shqiptar ne bote ,ka ndihmuar shume ne ceshtjen kombetare duke folur ne takimet qe ai ka bere me figura te ndryshme botetore. Mund te sjelle edhe argumenta te tjera por me keto dy elemnte mjaftojne dhe teprojne .Persa i perket ceshtjes se eshte gjalle dhe nuk i takon kjo nuk ka rendesi pasi edhe i gjalle mund ta kesh vendin e sigurt ne panteonin e nje kombi .

Lexova dhe nga nje anetar tjeter se shqiptari i madh eshte dhe Riza Cerova duhet te jemi te kujdeshem per emrat qe vendosim pasi une per vete e njoh pasi e kam patriot kete figure te shquar por nuk ka vend ne shqiptaret e medhenj te kombit ,Eshte nje figure me teper krahinore .


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 25 Nëntor 2004 - 18:09:

aqoooooo...

hajt pra gezuar me raki rrushi nga SKRAPARI se keshtu vajti kjo pune ishit dy nga sk tani erdha edhe une u beme 3 nga nje gote pak meze edhe hajt nga KTHESA E AQO-se per pak ashtu...nejse perveç shakave prsh te dyve ju çuna gjithe te mirat dhe figura me e madhe shqiptare eshte pa diskutim GJERGJ KASTRIOT SKENDER BEU


Postuar nga historiani datë 26 Nëntor 2004 - 16:51:

bad_drawn_boy

Pershendetje gjithashtu Bad-drawn_boy!

Eshte nje kenaqsi kur gjen ne forume te tilla njerez te te gjitha zonave a vendeve te botes e jo me nje patriot . Ka filluar dhe vera(e kam fjalen per pije ) andej nga kthesa e Aq..... . Per personin qe po e permend me duhet te them se nuk je brezi i ri pasi ata nuk e njohin figuren kryesore te rrethit tone aq...
Me duhet ta mbyll pasi kam nje teme per master per te dorezuar brenda 1 dhjetorit dhe jam shume i zene ,Per Skenderbeun une per vete e kam renditur ne listen time (qe nuk e di a e ke pare) por jo shume i bindur pasi ka dhe disa ane qe duhet analizuar.Une kam nje studim jo timin per Skenderbeun por mbas dhjetorit mund te debatojme ne forum ndoshta dhe per listen .
Me respekt Historiani (Tani u beme tre)
Ps.Po xhirot e dumes a i mban mend . Emrin e ke pak te ngaterruar .


Postuar nga dancenation datë 27 Nëntor 2004 - 00:54:

Sali Berisha eshte i pari dhe kot mundoheni per te tjere.
Mos e vritni mendjen kot se alternative tjeter skini per te gjetur.


Postuar nga spartacus datë 06 Shkurt 2005 - 20:02:

e veshtire ,

pak veshtire , por po vendos disa

skenderbeu,
nene tereza
te gjith rilindasit sepse nuk i ndaj dot dhe nuk dua te harroj asnje.
enver hoxha
ismail qemali
ali pash tepelena
mbreti zog
cerciz topulli me shok etj.


Postuar nga Annika datë 07 Shkurt 2005 - 21:30:

Për temën shqiptari më i madh

Përshëndetje miq të forumit!
I lexova ato që shkruani dhe kuptohet që gjithë se cili mund të shprehë atë që mendon. Etika në forum tregon dhe kulturën e shkruesit. Unë nuk mund të radhis 10 më të shquarit për faktin se duhet të kesh lexuar shumë për ata që kanë jetuar jashtë Shqipërisë, ( si Nënë Tereza, Zogu, e të tjerë në mërgim që thuhet kanë kontribuar) për t'i radhitur me ndonjë që me gjithë përpjekjet për të minimizuar kontributin, ndodh e kundërta, rritet vlera. Enver Hoxha ka kontributin e vet në historinë 50 vjecare të Shqipërisë. Dhe nuk është e vërtetë se është negativ. Duhet të gjykojmë ftohtë dhe jo me pasion të momentit. Në kohën e tij u zhduk analfabetizmi, të gjithë punonin, dy policë mbanin rendin në qytet, miqësia ishte me emrin e vet dhe jo interesi në mes. Ai i ka bërë vetë vënd vehtes në histori e populli e ngriti në piedestalin që i takon. Koha ka filluar të bëjë të vetën. gazetat e sotme shqiptare po shiten vetëm nga fakti që kanë një frazë për Enver Hoxhën. Ai jetoi i nderuar dhe i respektuar,vdiq i nderuar e i respektuar. Ata që duan t'a fshijnë nga historia nuk do të munden kurrë se nuk mohohen 50 vjet të Shqipërisë. Unë e ndjej vehten krenare që jetova në kohën e tij se mësova të dua vëndin tim, prindërit, fëmijët e mi dhe të mos ndjehem inferiore edhe në vënd të huaj. Kush mohon historinë e tij nuk mund të dojë të tashmen. lexojeni që të gjeni argumenta për t'a kundershtuar.


Postuar nga volter datë 17 Mars 2005 - 19:59:

1. Gjergj Kastriot - Skenderbeu
2. Ismail Qemali
3. Fan Stilian Noli
4. Ali Pashe Tepelena
5. Sulejman Vokshi
6. Abdyl Frasheri
7. Nene Tereza
8. Faik Konica
9. Avni Rustemi
10. Eqrem Çabej

etj, etj

{Plloshtani}


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 21 Mars 2005 - 03:01:

Shqipetari me i madh i te gjitha Koherave!

Citim:
Po citoj ato që tha dancenation
Sali Berisha eshte i pari dhe kot mundoheni per te tjere.
Mos e vritni mendjen kot se alternative tjeter skini per te gjetur.




Arben Broci,

Azem Hajdari,

Sali Berisha,

qe risollen ndryshimin e lekures Shqipetare!


Postuar nga amoxil datë 18 Korrik 2005 - 07:07:

Nje permbledhje te shkurter emrash te patrioteve shqiptare me banim ne Amerike...........



KOL KRISTOFORI

SOTIR PECI

KRISTO KIRKA

FAN NOLI

FAIK KONICA

NICK KRESHPANI

AT NAUM CERE

NIKOLLA DISHNICA

ANTHONY ATHANASI

IMAM VEHBI ISMAILI

ABAS KUPI

BABA REXHEPI

monsinjor ZEF OROSHI

DOM LAZER SHELDIJA

DOM ANTON KCIRA

MIHAL GRAMENO

ADAM DHE JAMES BELUSHI

JOHN BELUSHI

STAN DRAGOTI

KEMAL BUTKA

SKENDER XHILAGA

NIKOLLA CAKO

ODHISE DHIMA

FADIL BERISHA ...................................................




VAZHDON..................kjo eshte nje prezantim i thjeshte i disa figurave te shquara shqipatre ne Amerike mbi te cilet shume prej jush nuk kane informacion dhe do te ishte mire ti dinit . Nqs deshironi edhe jua shpjegoj edhe aktivitetin patriotik ndaj Shqiperise te tyre

ne vazhdim...................................................................


Postuar nga HERO datë 06 Gusht 2005 - 15:40:

Shqipetari me i madh????????????

Skenderbeu
Enver hoxha
Mbreti Zog
te tjeret jane rilindasit , duke filluar me Hasan Prishtinen, shkrimetaret , dhe lideret politik te periudhes te rilindjes,qe mbet padyshim periudha me e ndritur e historise shqipetare ,dhe figurat me te ndritura dhe me te dashura gjenden ne ate periudhe.
Nene tereza nuk besoj eshte nje Shqipetare e madhe,ajo i perket botes ,dhe nuk mund te gjykohet ne terma kombesie , sepse edhe vete qenia e saj ne kete bote ishte shume komplekse,ajo punoi per njerezimin dhe ja kushtoi jeten humanizmit , dhe ne fushen e humanizmit nuk ka vend kombesia.Do ta zgjidhja si nje nga njerezit me te shquar te historise boterore ( qe ndodhi te ishte e lindur shqipetare).

Skenderbeu , Enver Hoxha dhe Zogu mbeten padyshim shqipetaret me te medhenj, kan qene ne periudhen e tyre lidere absolut,mesues absolut dhe prinder te popullit te tyre , nuk ka se si te shpjegohet ndryshe madheshtia.


Postuar nga oliinter datë 06 Gusht 2005 - 16:48:

Tani une desha te them qe jam une me i madhi por nuk ka per te me besuar njeri....

PO te me njiihni do te me vleresoni. hahahahahahahahahah


Postuar nga amoxil datë 07 Gusht 2005 - 08:27:

Të mëdhenj jemi të gjith. Unë për vete jam fare kolosal.


Postuar nga amoxil datë 13 Gusht 2005 - 09:52:

Kontinenti mirë se erdhe, kam shkruar disa info tek ato temat, mund ti hedhësh një sy......


Postuar nga kalorsi_i_kuq datë 15 Gusht 2005 - 06:26:

Re: Shqipetari me i madh????????????

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Skenderbeu
Enver hoxha
Mbreti Zog
te tjeret jane rilindasit , duke filluar me Hasan Prishtinen, shkrimetaret , dhe lideret politik te periudhes te rilindjes,qe mbet padyshim periudha me e ndritur e historise shqipetare ,dhe figurat me te ndritura dhe me te dashura gjenden ne ate periudhe.
Nene tereza nuk besoj eshte nje Shqipetare e madhe,ajo i perket botes ,dhe nuk mund te gjykohet ne terma kombesie , sepse edhe vete qenia e saj ne kete bote ishte shume komplekse,ajo punoi per njerezimin dhe ja kushtoi jeten humanizmit , dhe ne fushen e humanizmit nuk ka vend kombesia.Do ta zgjidhja si nje nga njerezit me te shquar te historise boterore ( qe ndodhi te ishte e lindur shqipetare).




e drejte per nene terezen. Ajo u shpreh qe ndihet shume indjane, prandaj edhe e varrosen atje. POR gjithashtu ajo u luste shume per shqiperine, edhe u shpreh se cdo shqiptare duhet te lutet per kete vend.

Nene tereza, eshte quajtur si greatest albanian ever lived. edhe ne Shqiperi ia kemi vene te shume ndertesave emrin e saj. Kalkuta quhet qyteti i nene terezes gjithashtu. Por pereseri po te shikosh jeten e saj, ajo ka filluar ti ndihomnte njerezit e varfer me nenen qy ne shkup Nene Tereza edhe pse nuk e ka bere misjonin e saj ne emer te Shqiperise nuk e ben ate me pak shqiptare.

Lista ime eshte e gjat por vetem dy jane me fame boterore e te gjitha kohrave

nene tereza
Skenderbeu


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 01 Tetor 2005 - 02:53:

mesuesi im i matematikes ne gjimnaz thoshte gjithmone lexoni mire pyetjen para se te jepni pergjigjen!!!



Gjergj Kastrioti


Postuar nga katia datë 08 Tetor 2005 - 02:00:

Talking

1- Leke Dukagjini
3- Idriz Suli
4- Gjergj Kastrioti
5- Gjergj Fishta
6- Faik Konica
7- Fan Noli
8- Gonxhe Bojaxhi
9- Dervish Hatixheja
10-Ismail Qemali
11-Nermin Vlora
12- Skender Rizaj
13- Eqerem Cabej
14- Leke Zogu 1
15- Karl Gega
16- Pjeter Gaci
17- Ismail Kadare

18- Ndre Legisi (kerkoj ndjese po kete te fundit e kam radhitur vetem si inteligjent)


Postuar nga Cindi datë 26 Tetor 2005 - 20:36:

Re: shqipetari me i madh i te gjitha koherave

Citim:
Po citoj ato që tha botaed
jepni dhe ju mendimin tuaj dhe rendisni dhjete apo me shume shqipetaret qe mendoni jane me te medhenjte e te gjitha koherave sipas rradhes.


GJERGJ KASTRIOTI nje dhe i vetem


Postuar nga Simona datë 26 Tetor 2005 - 20:51:

Re: Re: shqipetari me i madh i te gjitha koherave

Citim:
Po citoj ato që tha football


GJERGJ KASTRIOTI nje dhe i vetem




Nje mendimit me ty jam
kush thot ndryshe shum gabim


Postuar nga bylis datë 06 Nëntor 2005 - 13:14:

# 1

Skenderbeu, Gjergj Kastrioti!


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.