Forumi Horizont
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Energji e Erret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14234)


Postuar nga Mister_DXP datë 29 Korrik 2007 - 22:04:

Dark Energy

Ato qe dime per universin duhet te ndryshojne


Sekretet e Dark Energy (Energjise se erret)

............Teoria e zgjerimit gradual te universit me nje shpejtesi qe vjen duke u zvogeluar, duket si teoria me logjike per shkencen dhe jo vetem per te por edhe per shume institucione qe jane ngritur mbi kete teori. Bota u krijua nga Big Bangu, nje shperthim fillestar i madh qe si cdo shperthim shkon drejt qetesise, drejt ekuilibrit. Keshtu jemi mesuar-natyra ka qef ekuilibrin. E turbullojme nje pellg me uje dhe pas disa oresh ai perseri shkon ne gjendjen e pare te dekantimit te pjesezave qe e kishin turbulluar. Po keshtu edhe Big Bangu dhe te gjitha teorite e njohura te ndertuara rreth tij.

.............Por me 1998, kur se pari u be e qarte qe universi po zgjerohej me nje shpejtesi qe vinte duke u rritur, pra me nje nxitim pozitiv, shkenca ndjeu nje paralizim te plote. Te gjithe faktoret e tjere te ndertuar rreth fizikes dhe astrofizikes per nje moment u duket jo reale dhe te dyshimte. Mijra shkencetare qe paten punuar te gjithe jeten, qe iu dedikuan shkences me pergjerim dhe devocion, u ndodhen si peshku pa uje. Ata duhej te rishikonin mijra faqe te shkruara dhe mbi gjithshka mijra leksine te bera. Si do te dilnin para nxenesve te tyre dhe t’u kerkonin falje per meismet e dhena aq me krenari dhe perkushtim…

...........Cila eshte pra kjo force misterioze qe i kundervihet gravitetit ( forces se njohur qe mban universin intakt)? Forca misteriose dhe e panjohur u quajt Energjia e Erret. Zbulimi i kesaj force eshte ndryshimi me i rendesishem ne shkence ne 50 vjetet e fundit. Ajo qe dihet per te, eshte qe duke i’u kundervene gravitetit pershpejton zgjerimin e galaktikes/ve. U quajt E Erret, pikerisht se askush nuk ka asnje ide se çfare eshte. Ajo eshte zbuluar nga fotot progresieve te teleskopeve dhe vecanerisht atij “Hubble”.

..........Energjia e Erret e mirenjohur si Dark Energy, eshte mjaft intriguese dhe terheqese per shkencetaret per shume arsye. Se pari dhe kryesisht, pa kuptuar thelle ate ne nuk mund te kuptojne universin dhe te ardhmen e tij. Megjithse kjo duket si nje enderr teper shkencore apo fantastiko shkencore, nuk eshte aspak e tille. Shume shkenca manipulojne dhe jane ngritur mbi teori te njohura dhe te pranuara per te verteta, por shkencetaret nuk e kane marre parasysh Dark Energji kur i kane ndertuar keto teori, pra edhe keto teori duhet te shihen dhe rinderohen mbi nje baze te re tani. Problemi eshte qe me pare duhet te njihet kjo baze dhe pastaj te rinderohen teorite, por sa kohe do vazhdoje shkenca qe te manipuloje ne te tille gjendje suspendimi. Teorite e fizikes drejtojne dhe udheheqin pjese kyce te jetes si elektroniika, inxhineria apo mjeksia. Kush e di si do te ndryshojne keto teori nen nje kendveshtrim te ri qe do t’u jape Dark Energy.
Mos po mjekojme pacientet ne baza joshkencore/ Mos po diagnostikohen ata nen teori te gabuara? Kush e di?…Koha do te treguje si qendron e verteta.


Artikull eshte shkruar nga Prof. Meg Urry e cila eshte drejtuese e Departamntit te fizikes ne Universitetin Yale, USA. Ajo eshte nje nga kerkueset me ne ze ne fushen e vrimave te zeza.

 

 

DXP


Postuar nga Fizikanti datë 30 Korrik 2007 - 23:12:

interesante kjo teme...

Desha te shtoja dicka ne lidhje me kete teme intresante.
Cdo gje ne lidhje me energjine e zeze eshte nje spekullim per mendimin tim. Me sa di une nuk ka asnje prove qe te vertetoje ekzistencen e kesaj lende apo energjie. Keto teorira dhe shpjegime bazohen ne vezhgime dhe mundohen te perdorin dicka qe nuk e njohim "energjine e zeze" (duhet te themi qe nuk ekziston perderisa nuk eshte provuar) per te vertetuar nje effect. Dhe me tej keto teorira i japin veti kesaj "energjie ose lende te zeze" ne menyre qe kur perdoret shkenca qe ne e pranojme sot universi dhe cka ne vezhgojme te shpjegohet. Mua me duket si menyra me e thjeshte per te provuar dicka, njekohesisht si menyra qe ka mundesi te madhe te jete e gabuar. Te mos mundesh te shpjegosh dicka qe shikon me "shkencen" qe ne kemi pranuar nuk do te thote qe ka dicka tjeter qe ne nuk e kemi zbuluar (mundet dhe te jete keshtu).

Po sikur shkenca qe ne kemi pranuar dhe qe mesohet neper shkolla dhe universitete te jete e gabuar? Dhe tani qe kemi ne mundesi me te medha vezhgimi (ne te gjitha fushat) te shikojme "anomali" qe nuk duhet te ndodhnin sipas "shkences" qe ne perdorim. A eksiston nje mundesi e tille? Une do te vija bast gjithcka kisha qe ne nje te ardhme te aferme (brenda jetes sime) ne do te zbulojme se shkenca qe ne perdornim eshte ne themel e gabuar. Dhe se pershkrimi i natyres behet ne menyre tjeter me effective dhe te thjeshte. Kjo menyre do happi rruge per zbulime te medha qe sot as nuk i imagjinojme. Njekohesisht do ti lere shkencetaret qe ndjekin qorrazi teorite e tanishme me goje te hapur.

Por kjo nuk do jete e lehte sikur nuk ka qene e lehte ne ato kohera kur shkenca ndryshoi drejtimin e saj. Shume i hidhen poshte iderat e raja te viteve 1900 duke thene se keta njerez ishin te cmendur dhe nuk mund te ishe keshtu. Ky brez eshte me shume fat pasi do jete deshmitar i nje revolucioni ne shkence te papare qe ne vitet 1900.

Qellimi i ketij mesazhi nuk eshte te hedhi poshte kete teori apo te beje deklarata ekstreme te veje ne dukje diturite e personit qe e shkruan. Eshte shkruar qe te hapi sadopak horizontet e brezit te ri, dhe te gjithe atyre qe jane te guximshem te mendojne jeshte kufijve te shkences se sotme.

Me falni per gjuhen, nuk e praktikoj shume shqipen. Nese doni ndonje detaj ne lidhje me cfare shkrova ketu mund to ktheni pergjigje ketij shkrimi dhe jini i detajuar ne pyetje nese kerkoni pergjigje te detajuara.


Postuar nga aint datë 01 Gusht 2007 - 09:35:

Kur e pyeten Penrose per energjine e zeze ai e cmitizoi duke thene qe eshte thjesht konstantja kozmologjike e Ajnshtainit, ashtu si shume konstante te tjera. Megjithate cdo gje qe thuhet per energjine e zeze mbetet me shume ne kuadrin e spekulimeve.


Postuar nga Mister_DXP datë 05 Gusht 2007 - 04:04:

Sigurisht qe "Dark energy" eshte nje forme hipothetike energjie, vecse nepermjet saj shpjegohen shume fenomene astronomike dhe fizike. Per analogji shkenca mathematike  perdor  per qellimet e saj kalkulative, hapesiren me kater, pese dhe me shume dimensione. Edhe une nuk e besoj qe te kete nje dimension te katert, po ku pyet mathematika per mua. Ajo i perdor keto me shume sukses.

 Dimensioni i katert, me qe ra fjala, eshte nje koncepsion abstrakt dhe shume i veshtire per t'u kuptuar. Ja, imagjino qe te qerosh nje portokall pa e care lekuren. Po dimensioni i peste? Po hapesira me "n"dimensione?

Keshtu edhe tek femomeni "Dark energy", perseri duke theksuar qe eshte nje teori e hipotekuar, pra qe mendohet sukur te jete si e tille...po sikur te jete? Po t'i thuash nje religiozi qe ka nje energji te tille, ai do te qeshe me ty. Njeriu ka te drejte te mendoje ashtu si i pelqen atij, por ne kendveshtrimin shkencor ngrihen nje sere hipotezash dhe keto mbeten te tilla deri sa te vertetohen.

 

Respekt

DXP


Postuar nga kontinenti datë 11 Gusht 2007 - 23:49:

Thuhet ''energji e erret'' por mos harroni se ka dhe nje emer tjeter; ''Materia e erret''.


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 08:28:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Thuhet ''energji e erret'' por mos harroni se ka dhe nje emer tjeter; ''Materia e erret''.


 
Kam frike se nuk eshte e njejta gje.
Materja e erret “Dark matter” eshte edhe kjo nje element hiptetik i astronomise, qe i referohet asaj lloj materje qe nuk emeton asnje lloj drite apo vale, bile as nuk reflekton asnje lloj elementi te observueshem. Mendohet qe perberja e materjes se erret te jete Neutino dhe pjese te tjera te berthames te kolabuar te atomit.

DXP


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 08:34:

Citim:
Po citoj ato që tha aint
Kur e pyeten Penrose per energjine e zeze ai e cmitizoi duke thene qe eshte thjesht konstantja kozmologjike e Ajnshtainit, ashtu si shume konstante te tjera. Megjithate cdo gje qe thuhet per energjine e zeze mbetet me shume ne kuadrin e spekulimeve.


Nuk mendoj se eshte kaq e thjeshte.

Ceshtja e energjise se erret filloi jo me kot, jo nga hici. Sigurisht ajo si edhe shume ceshtje te tjera te pavertetuara mbetet akoma hipteze, por ka nje fakt: Dy observatore te fuqishem duke dashur te kapin shpejtesine e ngadalesimit te perhapjes se dy supernovave te largeta, kapen te kunderten qe ato ishin duke u perhaopur me nje shpejtesi qe po rritej.

 Ne fakt, jo te gjitha supernovat e vertetojne kete dhe ka edhe je teori tjeter qe thote se ndoshta ne momentet e para te shperthimit ato kane nxitim pozitiv dhe kur nuk jane me te reja(gje qe mund te doje disa miljona vjet) ato kane ngadalesim.

Respekt

DXP


Postuar nga kontinenti datë 12 Gusht 2007 - 10:30:

Per ''materien e erret'' ne fakt kam pare nje emision qe nen kuptonte pikerisht ate qe thashe.

Mister DXP, cfar duhet te kuptojme me fjalet nxitim pozitiv ?
Po thame kete kemi dhe te kunderten apo jo? Pra nxitimin negativ?


Postuar nga Mister_DXP datë 12 Gusht 2007 - 18:32:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Per ''materien e erret'' ne fakt kam pare nje emision qe nen kuptonte pikerisht ate qe thashe.

Mister DXP, cfar duhet te kuptojme me fjalet nxitim pozitiv ?
Po thame kete kemi dhe te kunderten apo jo? Pra nxitimin negativ?



Sigurisht qe nuk ka "nxitim negativ". Ketu nuk behet fjale per nxitimin, si konstante, pra "a" apo "g".

Megjithate ne forme eksperimentale, nuk eshte e pamundur qe te arrihet te krijohet nje ngadalesim konstant negativ, progresiv, qe t'i korespondoje pikerisht ne sensin e kundert konstantes pozitive.

Sidoqofte kjo eshte nje tjeter gje.

 DXP 


Postuar nga kontinenti datë 14 Gusht 2007 - 04:46:

DXP- njohuria juaj ne kete fushe qenka e madhe.
Une kam kete pytetje?
Pse kozmosi eshte i erret?


Postuar nga Mister_DXP datë 14 Gusht 2007 - 05:08:

Pse me ben pyetje qe ti i di?

Pyetja jote duket sikur e ka pergjigjen vete.

Nuk ka ndricim ne kozmos, por sigurisht ka drite... sepse drita udheton permes tij.

 Ne e shohim qiellin te ndricuar blu ne jeshil, per arsyen e zberthimit te drites ne elementet e saj te coloruar. Shkak eshte pikerisht atmosfera e pasur ne Nitrogen (Azot) dhe Oksigjen. Dhe vec kesaj syri yne eshte i programuar qe te shohe me mire valet ne mes te spektrit, te cilat jane pikerisht valet "boje qielli" lol...(blu-jeshil).

Do te shtoja edhe dicka tjeter. Neqoftese kozmosi do te kishte ndricim, do te ishte i pamundur observimi i tij me teleskop optik. Kjo eshte edhe arzyeja qe mjaft teleskope, tashme elektronike-optike jane vendosur ne satelitet artificiale, pikerisht per te shmangur ndricimin e atmisferes.

DXP


Postuar nga kontinenti datë 14 Gusht 2007 - 23:30:

Ok.

Tani...sikur t'i hedhim nje sy qiellit naten.
Shikojme yjet...
Ajo qe desha te di eshte se; Psh, kemi Arushen e Madhe apo Arushen e Vogel.
Keto formacione yjesh i shikojme gjithmone te pa levizura, pra e njejta forme sic ka qene 5 mije vjet me pare, e njejta eshte edhe sot.
Ne nje kohe qe thuhet se; cdo gje leviz ne kozmos.
Tek sistemi yne planetar nuk kemi qetesi dhe po te ishim diku larg e ta shikonim, ne kurre nuk do te shikonim nje formacion te rregullt e te pa levizshem.
Atehere per konstelacionet e tjera jane te pa levizshem brenda ''familjes'' se tyre?
Arusha e Madhe dhe e Vogel nuk ndryshojne. (dhe te tjera keshtu)
Pse?


Postuar nga Mister_DXP datë 15 Gusht 2007 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ok.

Tani...sikur t'i hedhim nje sy qiellit naten.
Shikojme yjet...
Ajo qe desha te di eshte se; Psh, kemi Arushen e Madhe apo Arushen e Vogel.
Keto formacione yjesh i shikojme gjithmone te pa levizura, pra e njejta forme sic ka qene 5 mije vjet me pare, e njejta eshte edhe sot.
Ne nje kohe qe thuhet se; cdo gje leviz ne kozmos.
Tek sistemi yne planetar nuk kemi qetesi dhe po te ishim diku larg e ta shikonim, ne kurre nuk do te shikonim nje formacion te rregullt e te pa levizshem.
Atehere per konstelacionet e tjera jane te pa levizshem brenda ''familjes'' se tyre?
Arusha e Madhe dhe e Vogel nuk ndryshojne. (dhe te tjera keshtu)
Pse?



 

Ketu ka dy gjera;

-Sisteme planetare dhe

-konstelacione yjore.

Ne fakt, te parat perbehen nga nje dielle dhe planetet rreth tij

 dhe

Konstelacionet perbehen nga bashkesi yjesh(djejsh) apo me tej galaktikash.

Ne lidhje me pozicionimin e tyre dhe levizjen: Yjet levizin dhe ndryshojne vend duke u zgjeruar, por ne e kemi te pamundur gjate jetes sone te shkurter qe te dallojme kete ndryshim. Galaktikat zgjerohen. Ti nuk e di se si ishin Arusha e madhe apo Kasiopea para pesemije vjetesh, megjithse edhe aq vite jane shume pak per t'u reflektuar ne harten e yjeve.

Po e shpjegoj me poshte:

Shpejtesia e levizjes se yjeve eshte shume e vogel, afersisht disa km/sek dhe yjet jane vendosur disa, (ose disa mijra), vite drite larg nesh.

Nje shembell: Nje yll eshte vendosur 10 vjet drite larg nesh dhe leviz me shpejtesi 10km/sek.( ky eshte ylli me i afert, te tjeret jane shume me larg). Pra ne 100 vjet levizja do te jete rreth  30miliard km. Distanca e yllit prej nesh e krahasuar eshte 90 000 miliard km. keshtu qe levizja e tij ne 100 vjet eshte kaq e vogel e krahasuar me distancen e larget sa qe ne do te na duket ne te njejtin vend ne qiell. Sidoqofte po te kete dikush durimin dhe te prese duke vezhguar nje konstelacion per disa qindra apo mijra vjet, atehere me siguri qe do te shohe edhe ndryshimin e formes se tij.

ky shembull eshte per nje yll fare te afert, te tjeret jane mijra vite drite me larg

Krahasimi i distances me levizjen eshte 1 me 1000. Pra nje objekt 1000 metra larg zhvendoset 1 meter ne 100 vjet nga vendi fillestar. Duhet durim per te pritur. lol. Por astromomia keshtu e shpjegon kete nga ana shkencore.

Po me kujton konkurset ne gjimnaz me keto pyetje. lol

Shenim: Nje vit drite eshte rruga qe pershkon drita ne nje vit duke ecur me shpejtesi 300 000 km/sekonde. Nje makine qe iken me shpejtesi 100km/ore ne fakt leviz me 0.027km/sekonde, pra drita leviz 1111111 here me shpejt se makina. keto llogaritje sa per qejf.

DXP


Postuar nga kontinenti datë 15 Gusht 2007 - 03:04:

DXP shume faleminderit.

Por, po te marrim Orionin, qe egjyptianet ndertuan piramidat per nder te tij.
Keto piramida jane vene pikerisht ashtu sic dhe ka formen e tij Orioni.
Mua me kenaq pergjigja qe me keni dhene se, as 5 mije vjet nuk do ta arrinin ndryshimin ndermjet planeteve te kesaj familjeje, sepse edhe sot Orioni eshte ashtu sic ka qene para 5 mije vjetesh (sipas syrit te c'veshurr tonin ok).
Sidoqofte faleminderit per pergjigjen qe vertet kaq e thjeshte, por ja qe nuk e kisha menduar ne kete rruge.

DXP...respekte!


Postuar nga shelgu datë 05 Mars 2010 - 19:12:

Ore po lexoja kete"shkeca dhe jeta" te Amerikes. Kishte nje artikull per Dark energy.
Kush i di mire keto gjera se u bera si kurrioz.

Kjo Angeldevil sikur ja thote kesaj pune. Apo Debora, se ajo gjen ca gjera te mira.

Ja nje sit i mire:
http://www.scientificamerican.com/s...m?q=dark+energy


Postuar nga AndreaPirelli datë 05 Mars 2010 - 19:21:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Ore po lexoja kete"shkeca dhe jeta" te Amerikes. Kishte nje artikull per Dark energy.
Kush i di mire keto gjera se u bera si kurrioz.

Kjo Angeldevil sikur ja thote kesaj pune. Apo Debora, se ajo gjen ca gjera te mira.





Perse nuk hap nje sondazh ????????


Postuar nga Piktor datë 05 Mars 2010 - 19:31:

Sa me shume ecen shkenca aq me te medhaja behen hipotezat dhe ....
Me e fundit thone se kane pare grumbuj akulli ne hene?! po i besohet kesaj! Hahet kjo!? Jo me te flasim per energjite e erreta e kozmike :aha:aha:aha


Postuar nga shelgu datë 05 Mars 2010 - 20:19:

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth



Perse nuk hap nje sondazh ????????


Po ku di une ta ngas kaq mire komputerin dhe ti.


Citim:
Po citoj ato që tha Piktor


Sa me shume ecen shkenca aq me te medhaja behen hipotezat dhe ....
Me e fundit thone se kane pare grumbuj akulli ne hene?! po i besohet kesaj! Hahet kjo!? Jo me te flasim per energjite e erreta e kozmike


Akuj ne Hene jo gjanem, po si te thuash, jane si intriguese keto.
Fenomenet paranormale nuk jane fare pa gje de. Oj


Postuar nga Piktor datë 05 Mars 2010 - 22:04:

Fenomenet dhe Gorilla.

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Po ku di une ta ngas kaq mire komputerin dhe ti.



Akuj ne Hene jo gjanem, po si te thuash, jane si intriguese keto.
Fenomenet paranormale nuk jane fare pa gje de. Oj

Po ore po biles kane fotografuar edhe gorillen ne Mars. Kjo e fresket fare.


 
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.