Forumi Horizont | Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ciftet qe zgjasin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14552)
Ciftet qe zgjasin
Ne ditet tona, (flas per ne europe) çiftet qe zgjasin gjithe jeten e tyre, jane te rralle si ai soji ne zhdukje.
Me lindi pyetja.
Kush eshte sekreti i atyre çifteve, dashuria e te cileve zgjat gjith jeten?
E per te tjeret, qe ndahen ose tradhetohen, kush jane arsyet qe e zbehin ose transformojne ate pasjonin e tyre te fillimit?
Mendoj qe karakteri i forte dhe pranimi i faktit qe partneri ka te meta, dhe qe nuk jane te dy njesoj, ka te beje me ciftet qe zgjasin. Kam degjuar arsye te njerezve qe ndahen nga me qesharaket, deri tek me seriozet...dhe pyesja veten perse ndodhin ndarjet qesharake: nga pamundesia e personave qe te tolerojne, mbase? Apo nga fakti qe e filluan marredhenien pa dashuri? Apo nga fakti qe prisnin dicka tjeter nga jeta ne cift?
Nuk e di.
Sekreti im personal eshte: Qe kur mbyllim deren e dhomes se gjumit, te gjitha qe jane lene jashte asaj dere, mbeten vetem jashte kesaj dere dhe nuk hyjne brenda kesaj dhome.
Ne kete dhome duhet hyre dore per dore.
Nuk do te thote qe ata qe dashurojme nuk kane dhe nuk bejne gabime dhe duhet te pajtohemi me gabimet e tyre, por keto gabime i takojne nje seance tjeter.
Ta pranosh partnerin,-en me te metat qe ka .Nuk ka njerez perfekt.Tolerimi ,mirekuptimi ,keto jane celsi per nje bashkejetese te gjate e te shendoshe.Kuptohet qe flasim per ''te meta te pranueshme''.Nuk mund te tolerohet nje mashkull qe e ka per ves tradhetine,dhunen fizike,krimin etj veprime te patolerushme si keto.
Suksesi i nje çifti fillon pa u njohur fare;njohje e thelle e vetes (qellime,principe,deshira....)Nje çift duhet te funksionoje ne te njejtin drejtim pra qellimet e perbashketa ne jete jane esenciale.
Nese ke te qarte çfare do,e ke me te lehte te kerkosh njeriun qe mund te te plotesoje ne kete prizem.
Dashuri do thote te zgjedhesh cdo dite per ate njeri: vete-disipline. Do kete perhere njerez rreth-e-rrotull qe do jene inteligjente,simpatike,ambicioze etj. por ne fund fare,mbasi te kaloje ajo marramendja fillestare mendon qe mund te kthehen ne "njeriun tend"?!
E ne fund fare,nje doze e mire durimi
Nje anekdode e lezetshme ne lidhje me sa shkruan me siper Amour per durimin.
Plaka ishte ne momentet e fundit te vdekjes dhe ishte afer te nentedhjetave. Plaku si shume i dashuruar tere jeten mbas saj, e pyet duke i sherbyer deri ne momentin e fundit. "Kemi qene nje cift shume i dashur dhe e di qe me ke sherbyer e te kam sherbyer tere jeten, por para se te me lesh vetem te lutem me thuaj sekretin tend, cfare fsheh ne ate kutine me celes qe e mban gjithmone ne dollap, se nuk dua ta hap pa lejen tende".
"Ok", i thote plaka, "hape dhe do te them." Kur plaku hap kutine sheh nja dy fustanka te vogla kukllash dhe paketa dyzinash me para.
"Nuk po kuptoj" i thote plaku, "c'jane keto fustanka kukllash" pyet me cudi...
"Keto fustanka une i qepja ne dhome kur mbyllesha vetem ne momentet kur kam qene e merzitur nga ty dhe nuk doja te debatonim, ndersa parate jane nga fustankat e kukllave, qe kam shitur tere kohen qe kemi jetuar bashke"
Ky ishte celesi i marteses afatgjete i plakes dhe i plakut, por jo i imi
Cdo cift mendoj une ka celesin e vet
Hmmm ndoshta thelbesor eshte PRANIMI + pjekuria e sakrifica
Re: Ciftet qe zgjasin
Citim:Dashurohet me vegla e jo me fjale... fjalet i mer era
Me lindi pyetja.
Kush eshte sekreti i atyre çifteve, dashuria e te cileve zgjat
dashuria me zemer shpirt e vegla :p perkushtimi dhe respekti per njeri tjetrin
futi e ca doza shejtanlliqesh neper te qe mos kaloje lidhja ne monotoni e nuk vdes kurre
pse ju femrat keni bindjen qe egziston vertet Dashuaria...? megjithse s esht per tju von shum faj, ka njerez qe besojn ne Zot, pse ju te mos besoni ne Dashuri
une spara besoj ne teori por ne jeten e jetuar dhe e kam jetuar dashurine noto prandaj e them
se veje ne dyshim ate qe me the... po ku di un sec merni kot ju femrat, sdi as si ta shpjegoj...
shpjegohu me qarte ti cuno se e kishe me qitje te larget me duket :p
Qe te zgjasin ciftet duhen te kene gjera te perbashketa,pasione,opinione,botkuptime pak a shume te ngjashme dhe mbi te gjitha respekt per njeri tjetrin! Shume cifte lidhen pasi kane mungese afeksioni,kane nevojen e dikujt afer, por heret a vone ajo alkimia,ai pasioni,joshja fizike,terheqja sensuale fillestare fillojne e vaniten (s'po i fus fare ketu rastet e atyre qe lidhen per interes apo me mbleseri) !
Eshte normale biologjike,shpjegohet ne menyre shkencore pse e qysh !
Dhe nese nuk kane gjera te tjera te perbashketa,lidhja fillon e merr nje ruge jo shume te kendshme. Do filloje tradhetia,edhe nese jo fizike sdq do fillojne ato gili-vilit me persona te trete nga te dyja palet ! Dhe nese nuk ka respekt per partnerin dhe nje projekt te perbashket,do fillojne grindjet,njeri do filloje ta menjanoje e e ta neglizhoje me shume tjetrin,do tregoje gjithmone e me pak interes e nese vazhdojne keshtu keta cifte nuk do zgjasin shume !
Qe ciftet te zgjasin besoj se varet edhe nga kultura qe kane marre ne familje,pra dicka eshte edhe ne dna-n e njerezve,serioziteti,respekti per tjetrin pa vajtur me te parin qe te del perpara !
Pastaj nese s'jane bere per njeri -tjetrin,me mire te ndahen se dhe ato lidhjet e martesat qe shkojne perpara per tere jeten vetem me zenka,moskuptimie,joharmoni, s'kane lezet ! Per mos te fol pastaj per ato cifte qe rrine bashke vetem nga frika e partnerit,apo pasi ashtu e do "opinioni" i vendit ku jetojne....vertet absurde !
Pfffff
Po ju flas nga ketu ku me perplasi Lela_Dr. Po lexoj keto bebushlleqet qe thoni per nje lidhje te gjate. Habitem se pse instiktivisht perqendroheni vetem te martesa! Te dashur dhe te dashura! Nuk duhet bere fare fjale per martesen, sepse ajo nuk quhet lidhje! Quhet burgim i perjetshem per bashkefajesi. Kur njerit prej ciftit, i vjen "falja" kemi te gezushmin divorc! Nese duhet folur, besoj se duhet folur per lidhje, dhe jo per burgosje! Jam kurjoz te di, sa nga ju te kudondudhurat e kudondodhurit ketu, jane te martuar?
P.S. Po flas pa autorizimin e IQVLORES, po me te do merem vesh ne privat. Doli burre me influence dhe rendesi, ndaj do ta shqyrtoj sjelljen time, nen driten e rethanave te reja.
Re: Pfffff
Citim:
Po citoj ato që tha Briganti
Po ju flas nga ketu ku me perplasi Lela_Dr. Po lexoj keto bebushlleqet qe thoni per nje lidhje te gjate. Habitem se pse instiktivisht perqendroheni vetem te martesa! Te dashur dhe te dashura! Nuk duhet bere fare fjale per martesen, sepse ajo nuk quhet lidhje! Quhet burgim i perjetshem per bashkefajesi. Kur njerit prej ciftit, i vjen "falja" kemi te gezushmin divorc! Nese duhet folur, besoj se duhet folur per lidhje, dhe jo per burgosje! Jam kurjoz te di, sa nga ju te kudondudhurat e kudondodhurit ketu, jane te martuar?
P.S. Po flas pa autorizimin e IQVLORES, po me te do merem vesh ne privat. Doli burre me influence dhe rendesi, ndaj do ta shqyrtoj sjelljen time, nen driten e rethanave te reja.![]()
Kusar te kishte koken nga ka kembet do ishte me i bukur!Po ik or kerric se je kthyer ne papgallin e forumit me 3 dite jete te gjitha!
Djemte dhe vajzat e forumit te japin uje ne bisht te luges ty.Ku ke zgjuarsi ti per te thene gjera te mencura!A... per pislleqe nuk ta marrka njeri!
Re: Ciftet qe zgjasin
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Me lindi pyetja.
Kush eshte sekreti i atyre çifteve, dashuria e te cileve zgjat gjith jeten?
Harrni për thes
1- arsyet sociale
2- niveli i njejt
3-psiguria
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.