Forumi Horizont
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kortometrazhe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=402)
-- Bende Sira - E kam rradhen une (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17619)


Postuar nga Fajtori datë 04 Shkurt 2010 - 16:15:

Bende Sira - E kam rradhen une

"A declaration of love to the cinema."



Directed by: Ismet Ergün
Turqisht me titra italisht

Ne Istambul disa femije kane nje loje te preferuar...


Postuar nga Fajtori datë 04 Shkurt 2010 - 16:33:

Regjizorja - Ismet Ergün

Ka lindur ne Konya (Turqi). Punon qysh nga 1972 ne Berlin si kineaste, piktore dhe skenografe. Per gati 20 vjet ajo punon per teatrot, filmat dhe televizionet gjermane dhe turke. Krijoi skenarin dhe xhiroi filmin Bende Sira, i cili mori çmim ne festivalin e Locarnos (2007) dhe ne sdisa festivale te tjera (Trieste, Atlanta, etj). Me natyralitetin qe ka filmuar femijet ajo i ngjan regjizores shqiptare Xhanfize Keko.

Born in Konya/ Turkey. Since 1972 she is working in Berlin as a filmmaker, painter and stage designer. For almost 20 years she is working for theatre, film and tv in Germany and Turkey. With her own script she made the short feature film “Bende Sira” that was awarded at Locarno International Film Festival 2007 and at many other international and national Film festivals.


Postuar nga Anemone datë 04 Shkurt 2010 - 22:37:


Loje e bukur,realizim origjinal.


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Shkurt 2010 - 22:50:

Shum e bukur...familja duhet ven perpara shoqerise.


Postuar nga Anemone datë 04 Shkurt 2010 - 23:06:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Shum e bukur...familja duhet ven perpara shoqerise.


Ku e pe ti kete?! Sipas meje,kenaqesia qe perjetonte secili ishte gjate procesit te interpretimit te filmit, me fjalet edhe gjestet e tyre duke mbajtur te goxhduar pjesen tjeter. Ne fund, kur djemte e tjere fryheshin e nuk degjonin njeri tjetrin,ai u kthye nga motra e tije e vogel.


Postuar nga lezhjani-82 datë 04 Shkurt 2010 - 23:11:

kyt pra po them kur shoket e tradhetuan e ne fund i ngeli motra qe ky e linte gjithmone vetem, t'pakten kshu e shoh un si moral i fabules .

Cili thua ti eshte morali?


Postuar nga Anemone datë 04 Shkurt 2010 - 23:13:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
kyt pra po them kur shoket e tradhetuan e ne fund i ngeli motra qe ky e linte gjithmone vetem, t'pakten kshu e shoh un si moral i fabules .

Cili thua ti eshte morali?



Dmth,dashnia per familjen vjen kur ke provu tradhetine e shokeve?


Postuar nga Piktor datë 04 Shkurt 2010 - 23:43:

Shume i bukur si film, mbron vlerat e familjes. Shoqeria eshte e perkoheshme, familja mbetet e njejta.


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 00:49:

Ceri familje mer? Hahahahhah

Djali thjesht donte te tregonte filmin, gjeti vajzen e vogel (qe deri dje e parkonte si shuk) dhe realizoi tregimin e tij. Vetem familja qe s'kishte te bente ne ate mes.

Shikojme te njejten gje dhe secili e interpreton si te doje, si ne film dhe ne. Hajdeeeee.

Kur as 5 minuta film nuk interpretojme njelloj imagjino gjera me abstrakte.

P.s. Propaganda per familjen i duhet shoqerive klanore, qe te nxisi friken ndaj shoqerise. Retorika qe kam degjuar nga te tjere, sikur shoket jane te pabese, ndersa familja nuk tradheton. Familja... hehhhh


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 00:59:

Mu nuk mu duk ashtu,
Meqe nuk ja vari askush, plus qe i takonte atij te tregonte filmin megjithse e kishin pare te gjithe.
Pastaj e motra kishte dhe kontribuar ekonomikisht.


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 01:02:

Po, kishin bere shoqeri multinacionale me aksione.


Postuar nga Deb* datë 05 Shkurt 2010 - 01:04:

Cfare morali kishte filmi? Njerezit nuk bien kurre ne nje mendje per dicka qe kane pare. Si e shikon e gjykon njeri se gjykon tjetri. Vellai mori motren ne fund jo se u kujtua qe kishte moter por sepse ajo nuk e kishte pare dhe nuk kishte si ta kundershtonte kur t'ja tregonte filmin.
Interesante loja e tyre.


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 01:06:

Morali eshte shprehur nga ata qe e kane cilesuar keshtu ne internet:

"A declaration of love to the cinema"


"Nje deklarate dashurie per kinemane"


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 01:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Cfare morali kishte filmi? Njerezit nuk bien kurre ne nje mendje per dicka qe kane pare. Si e shikon e gjykon njeri se gjykon tjetri. Vellai mori motren ne fund jo se u kujtua qe kishte moter por sepse ajo nuk e kishte pare dhe nuk kishte si ta kundershtonte kur t'ja tregonte filmin.
Interesante loja e tyre.

Jo more, po motra aty ishte dhe heret e tjera, jo po ju dhembs e motra, apo donte se s'ben ta tregonte filmin.
Po te donte t'ja tregonte asaj e merrte veçmas, u ndalinin ne stol e i tregonte filmin, por meqe moren e rruges se shtepise mendoj se ka shume domethenie.



Ps Fajtor une e perkthej ate
"Nje deklarate dashurie ne kinema".


Postuar nga Deb* datë 05 Shkurt 2010 - 01:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jo more, po motra aty ishte dhe heret e tjera, jo po ju dhembs e motra, apo donte se s'ben ta tregonte filmin.
Po te donte t'ja tregonte asaj e merrte veçmas, u ndalinin ne stol e i tregonte filmin, por meqe moren e rruges se shtepise mendoj se k a shume domethenie.


Piktoro beri sikur e coi ne shtepi se kishte hall se mos vinin te tjeret nga prapa dhe i tregonin versionin e tyre asaj.
Perkthehet. ''Deklarim dashurie ndaj kinemas.''


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 01:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Piktoro beri sikur e coi ne shtepi se kishte hall se mos vinin te tjeret nga prapa dhe i tregonin versionin e tyre asaj.
Perkthehet. ''Deklarim dashurie ndaj kinemas.''


Postuar nga Deb* datë 05 Shkurt 2010 - 01:37:

Nuk ka kuptim Deklarate dashurie ne kinema mo Piktor. Femijet pelqenin kinemane, dhe organizonin kete loje si nje mundesi per tu futur atje dhe te diskutonin rreth asaj qe shikonin. Nuk beheshin deklarata dashurie ne kinema, por ata shprehnin dashurine per kinemane npm kesaj loje.


Postuar nga Piktor datë 05 Shkurt 2010 - 01:50:

Mendoj se perkthehet ashtu sikurse e thashe une dhe mund ti shtojme e kete:
Titullohet "E kam rradhen une" ose me mire, "Rradha ime", ti merre si te duash.


Postuar nga Fajtori datë 05 Shkurt 2010 - 02:37:

O Piktor,

Te mungon vetem goca e vogel qe ti tregosh filmin tend :p


 
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.